Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    907
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Fiset e Veriut (edmondfieri)

    edmondfieri123
    (7/11/01 4:48:05 am)
    Reply fiset e veriut
    --------------------------------------------------------------------------------
    1 MIRDITA KATOLIKE, E CILA ME SUKSES RUAJTI BASHKIMIN DHE AUTONOMIN, DHE FAMILJEN SUNDUESE PERGJAT PUSHTIMIT TURK, I VETMI FIS QE NUK ESHTE I PERZIER ME MYSLYMAN. AI NDAHET NE PES BAJRAQE -OROSHI, SPACI, KUSHNENI, FANDI DHE DIBRA. BAJRAKTARET E SAJ SUNDUAN GJITHASHTU KTHELEN - E NDAR NE TRE BAJRAQET E KTHELES, SELATI, DHE PERLATI-ZADRIMA, DHE MALET E LEZHES

    2 MI SHKODRA OSE MALSIA E MADHE, GRUP ME 5 FISE KRISTJANE -HOTI, GRUDA, TE ANEKSUARA NGA MALI I ZI NE 1913, KASTRATI, SHKRELI, DHE KELMENDI- KY I FUNDIT I NENNDAR NE 4 BAJRAQE, I SELCES, VUKLIT, BOGES, DHE NIKSHIT.DUKE QEN AFER SHKODRES , E CILA ME 1832 U BE QENDER E AUTORITETIT TURK NE VERI , KETO FISE ISHIN TE DETYRUARA TE PAGUANIN PAK TAKS.
    KUR NE 1856 MUSTAFA PASHA U DERGUA ME NJE USHTRI NE SHKODER NE LIDHJE ME DISKUTIMET SEMINARE JEZUITE , AI U DHA TE DREJT MALSORVE TE MERNIN PJES NE KESHILLIN (XHIBAL) SECILI FIS PERFAQSOHEJ NGA NJE NJERI.

    3 RAJONI I POSTRIPES, E BANUAR NGA MAZREKU, TEMALI, DRISHTI, SHLAKU, DHE DUSHMANI, SI DHE DISA BAJRAQE,GJITHASHTU DHE KJO ZON PASI ISHTE AFER SHKODRES ISH E DETYRUAR TE PAGUANTE ATRIBIM. DIKUR KJO ZON KISHTE PESHKOP POR ME VON U LA PA PRIFTERINJ DHE SOT TE GJITH JAN MYSLYMAN.

    4 MALESIA E LEZHES, MALET NE LINDJE TE LEZHES, E BANUAR NGA KATER FISE TE VOGLA KATOLIKE- BULJERI, MANATIA,KRYEZEZ, DHE VELIJA.

    5PULATI I POSHTEM I BANUAR NGA KATOLIKET -KIRI, PLANI, MGULA, DHE GJONI, SECILI FIS ME NGA NJE BAJRAK.

    6 PULATI I SIPERM, I BANUAR NGA KATOLIKET -SHALA, SHOSHI, NIKAJ, MERTURI, DHE TOPLANA, FISE KETO TE NENDARA NE DISA BAJRAQE. KETO FISE RUAJTEN PAVARSI TE PLOT, DHE KURR NUK PAGUAN ATRIBUT (TAKS) PER TURQIN, TOPLANI KA FAMEN PER VRASJE HAKMARRJESH , ME TE MADHEN NE FISET KATOLIKE, NIKAJ KA QEN NJOHUR PER VJEDHJE. BANORET E PULATIT, POSTRIPES, DHE PUKES (PUBLICA LATINISHT), NJIHEN SI DUKAGJINI, POR FAMILJA DUKAGJINI S KA SUNDUAR VETEM KETO FISE POR GJITH SHQIPERIN E VERIUT, KANUNI I TIJ ESHTE PRANUAR NGA TE GJITHA FISET MALESORTE, DHE ZBATOHEJ NGA SKENDERBEU NE ZONAT NEN SHPATEN E TIJ.

    7 FISI I PUKES NE JUG TE DRINIT , E NDAR NE 7 BAJRAQE - PUKA, QERRETI, KOMAIN, , DUSHAJ, KIRI, BERISHA DHE MERTURI-GURIT, DHE KABASHI. FISI I PUKES ESHT PJESERISHT KATOLIK DHE MYSLYMAN. GJAT KOHEVE TE FUNDIT KETO FISE ADMINISTROHEN NGA NJE KAJMAKAN TURK, POR AI ESHT VEC NJE SPEKTATOR DHE ATO RUAJN PAVARSI TE PLOT.

    8 NE LIDJE TE PULATIT DHE PERRETH QYTETIT TE GJAKOVES JAN TRE FISET E MEDHA TE KRASNIQIT, TROPOJES DHE GASHIT, DHE NE JUG TE TYRE HASI POTHUAJSE I GJITH MYSLYMAN. KETO FISE NJIHEN SI MALESIA E GJAKOVES , DHE KISHIN NJE PERFAQSUES NE GJAKOVE POR NUK PAGONIN TAKS PER TURQIN.

    9 NE JUG TE HASIT PRAPA DRINIT TE BARDH ESHTE FISI I NJOHUR PER LUFTETAR DHE I PAVARUR I LJUMES.

    10 POSHT LJUMES SHTRIHEN FISET , MALI I ZI, DHE LURIA MYSYLMANE -TIGRAT E DIBRES , DHE TMERRI I SLLAVEVE NE FUSHEN NE LINDJE. ATOA KURR SE NJOJTEN SUNDIMIN TURK VEC SE I QUANIN ATA ALEAT KUNDER SLLAVEVE.
    NE PERENDIM SHTRIHET MATI I NDAR NE KATE RAJONE, SECILI I UDHEHEQUR NGA NJE BAJRAKTAR, NGA KETA ME I NJOHURI, FAMILJA ZOGOOLI QE NXORRI FIGUREN ME TE NDRITUR SHQIPTARE TE SHEK 20.






    Enip
    (7/24/01 2:35:17 am)
    Reply Re: fiset e veriut
    --------------------------------------------------------------------------------
    Hi edmondfieri123 !

    A ke mundesi te me rekomandosh ndonje literature mbi fiset e veriut qe ke permendur ne kete rubrike?

    Faleminderit.


    edmondfieri123
    (7/24/01 12:51:07 pm)
    Reply re
    --------------------------------------------------------------------------------
    literatura me e mire eshte libri i edith durhamit high albania. e vitit 1909

    ReEdD
    (7/25/01 1:27:55 am)
    Reply Re: re
    --------------------------------------------------------------------------------
    Edmond, vazhdo me keto tema, sepse askush nuk humbet, perkundrazi gjithkush nese do mund te mesoje dicka, madje edhe te na referosh burimet e shkrimeve te tua nuk do te beje keq.

    Enip
    (7/26/01 3:54:19 am)
    Reply Re:
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ate liber e kam lexuar do me interesonte ndonje liber i shkruar nga autore shqiptare.

    Flmd.

    edmondfieri123
    (7/26/01 12:14:43 pm)
    Reply re enip
    --------------------------------------------------------------------------------
    enip un jam ne norvegji, librarit ketu kan vetem libra anglisht, eshte nje tem ne forum *libra per shqiptaret ne norvegji, shiko njeher aty kliko tek adresa, ke version anglisht dhe te linja search shkruaj albania apo cdo autor

    re do shikoj mos ka ndonje shqip por s besoj

    flmnd edmond




    Enip
    (7/27/01 4:50:16 am)
    Reply Re:edmondfieri123
    --------------------------------------------------------------------------------
    thx edmondfieri123 perperpjekjen edhe sugjerimin per librat e bibliotekave ne norvegji e kam pare ate faqe dhe te tjera dhe po libra ne gjuhe te haj kam gjetur dhe kam lexuar disa prej tyre,ajo qe me intereson eshte te di mbi autoret shqiptare qe kane shkruar mbi fiset e veiriut te shqiperise,pasi te huaj ka plot,madje dje mbarova se lexuari nje artikull te Universitetit te Harvard mbi fiset e veriut: The maountain of Giants dhe kam lexuar edhe M.Hasluck po mbi fiset shqiptare apo autore te tjere.
    Por ama mendimi shqiptar do me hynte me shume ne pune pasi dua te bej krahasime mes studimeve vendase edhe atyre te huaja.
    Megjithate flmd per mundimin.

    leshai
    (7/28/01 10:13:17 am)
    Reply Fiset
    --------------------------------------------------------------------------------
    Gabimi i pare qe ti ban asht kur thua se Mirditoret nuk u perzien me musliman. Kjo nuk asht e vertete sepse shume mirditore u larguan nga mirdita dhe u kthyen ne musliman.
    2 Mirdita nuk asht numer 1 sic thua ti sepse ajo e ka pranue pushtetin turk me shekuj. Ne fakt mirdita ka pase edhe Pashallare. Preng Pasha i Mirdites ishte nepunesi i sulltanit. Mirdita gjithashtu ka qene e detyrueme me shekuj me i dhane ushtare turqise. Ali pasha ka pase shume ushtare mirditas te cilet kane qene ne sherbim te ushtrise turke. Ali Pasha vete asht vra nga nji mirditas -Lleshi i Zi - pra ushtar ne sherbim te turkut. Mirdita duket se ka pase fanatizem te madh ne lidhje me ruajtjen e fese, por nga ana tjeter ka qene ashtu si shume krahina muslimane te shqipnise - pra ka pranue pushtimin turk dhe ka pase nepunesa turqe qe kane qene zotat e mirdites - Pashallaret

    Malcia e Madhe ne anen tjeter nuk ka dhane as taksa, as ushtare, as nuk e ka njofte ligjin e turkut - nuk ka pranue nepunse turq .
    Por ti gabon kur thua se Malcia e madhe asht katolike. Malcia e madhe asht e perbame nga katolike dhe muslimane. Ne kelmend ka pase disa familje muslimane, ne hot gjithashtu, dhe nji krahine e tane ne Kastrat, Alijajt, jane musliman. Gjithashtu Zagora ne shkrel asht kryesisht mulsimane e shume fshatna te tjera jane te perzieme me musliman e katolik. Boga, nji fshat i kelmendit ka muslimane te cilet sot jetojne ne afersi te ulqinit

    Pse, simbas tejet, qenka merite per mirditesit mos me u perzie me musliman, apo mos e shkruajte kete shperhje dejshem?

    Posrribasit jane te gjithe muslimane.... forget it... Lexoje edhe nji here librin e Fiseve Shqiptare, por kete rradhe mos u mundo me i qite Katoliket si Superior sepse ata NUK JANE te tille

    ReEdD
    (7/28/01 8:09:51 pm)
    Reply Re: Fiset
    --------------------------------------------------------------------------------
    Nuk ka rendesi, ose me mire nuk duhet te behen krahasime midis rajoneve dhe fiseve katolike dhe myslimane ne veri te vendit.Kuptohet qe librat europiane, ne nje menyre apo ne nje tjeter do te mbeshtesin anen katolike, por shqiptaret nuk duhet te bien pre e ketyre paragjykimeve fetare.
    Nga rrethet veriore, dy jane ato me popullsi me te perzier(katolike dhe myslimane), Malsia e madhe dhe Mirdita.
    Gjithashtu, keto jane edhe dy rrethet me te persekutuara nga regjimi komunist.Ne malesi te madhe u be kryengritja e pare antikomuniste, ne Postribe dhe po aty( ne kete rreth jane ekzekutuar dhe persekutuar nje numer mjaft i madh besimtaresh dhe pratikantesh katolike.Armiku i perbashket i ketyre dy feve ka qene komunizmi.Edhe Mirdita u persekutua ne menyre cnjerezore nga ky sistem.
    Duhet te gjejme te perbashketat dhe jo te vecantat.Perpara se te vihen kontradikta ndermjet myslimaneve dhe katolikeve, do te doja te hidhnit nje sy nga feja ortodokse, e cila ka patur numrin me te paket te persekutuarve nga regjimi.Kjo fe eshte e njejte me fene e armiqve tane.Nese kerkoni te meta, ato duhet ti shikoni tek kjo fe.Nje merite e Nolit, ka qene shkeputja e kesaj feje nga trungu i saj, gje qe sot nuk po ndodh.
    Armiqte me te medhenj te ketij kombi, nuk kane qene myslimanet apo katoliket, por ortodoksit, te cilet kane bere lojen e patriarkanes greke, serbe dhe asaj ruse.

    burimuji
    (7/29/01 5:28:02 pm)
    Reply Fiset e Veriut
    --------------------------------------------------------------------------------
    Mundet qe fiset e veriut te jene me "autoktone", njekohesisht edhe me te "izoluara", per disa shkaqe, kjo edhe per nga ato ekonomike, gjeografike, tradite, mbijetese imediate, etj. Ne kete veshtrim, mendoj se ekziston e del ne pah ndryshimi midis Gegerise e Toskerise, si pjese te pandashme te te njejtit trung Keto ndryshime vecse e vitalizojne dhe e pasurojne trashegimine e traditen kombetare shqiptare

    Nuk do te isha dakord aspak se nga feja ortodokse (une vete nuk i perkas asaj feje) i ka ardhur e keqja Shqiperise; nuk jane te pakte deshmoret e kombit e te letrave shqipe qe kane patur emra, deri edhe klerike ortodokse. Merrni shembull Camerine: ortodokse apo muslimane, ata kane qene e jane shqiptare, pavarsisht se Greqia Moderne (qe eshte aq larg e nuk i afrohet tek thoi Greqise se lashte) nuk ndan kombesine nga feja. Po keshtu po bejne Kishat e vendeve te dalura nga ish-Jugosllavia, dhe akoma ne krye te kishes autoqefale shqiptare eshte nje grek, sado i pergatitur, i ndershem dhe i Zotit te jete ai. Shqiptaret ortodokse, qe te mos e zgjas, kane qene me te brishte dhe me te cenueshem ne pikpamje te nderhyrjes "fqinjesore". Katoliket e kane te institucionalizuar e te nderkombetarizuar perkatesine e varesine fetare, ashtu dhe kleri eshte mjaft i pergatitur dhe erudit; ne kahje te kundert gjenden myslimanet, te cilet nuk jane te ndertuar institucionalisht si dy besimet e tjera, dhe nuk kane nje qender "varesie", si dhe nuk kane vende apo shtete fqinje muslimane, vec Turqise, e cila nuk eshte, kuptohet, si Irani apo Arabia Saudite. Ne kete kuader, ortodokset kane patur gjithnje nderhyrje, ndikim, presione te ndryshme nga fqinjet dhe kleriket qe ne vend te punes se Perendise, benin e bejne ate te AntiZotit. Megjitheketo, ortodokset mbeten e jane po aq shqiptare si vellezerit e tyre te gjakut e te gjuhes, te kultures e te traditave, katolike apo myslimane qofshin.





    edmondfieri123
    (7/30/01 2:49:29 am)
    Reply re enip
    --------------------------------------------------------------------------------
    provo edhe keta enip nese si ke lexuar


    some tribal origins durham
    laws and customs of the balkans e durham
    the peaks of shala rose lane wilder
    albania the rise of a kingdom joseph swire
    king zog's albania j swire
    when men and mountains meet h w tilman
    l'aventure albanaise prince michel sturdza

    Enip
    (7/30/01 3:37:16 am)
    Reply Re: re enip
    --------------------------------------------------------------------------------
    Faleminderit,pasi nga ata kam lexuar vetem 2,keshtu po i kerkoj se mos i gjej te tjeret.

    --------------------------------------------------------------------------------
    kam gjetur kete artikull interesant per fisin e Kelmendit:




    Dom Nikė Ukgjini

    Vėshtrim i shkurtėr historik pėr fisin e Kelmendit

    Shtrirja gjeografike

    Malėsia e Kelmendit shtrihet nė skajin verior tė Alpeve Shqiptare, nė trekėndėshin e formuar mes kufijve shtetėrorė tė Republikės sė Shqipėrisė, Republikės sė Kosovės dhe Malit tė Zi. Nė kuptimin etnografik, fisi i Kelmendit bėn pjesė nė malet e Malėsise sė Madhe. Sipas shtrirjes fisnore Kelmendi kufizohet me Hotin, Kastratin dhe Shalėn nė Jug, me Gash e Krasniqe nė Lindje, kurse me Vasojeviqėt, Kuēin, Triepshin dhe Gruden nė Veri. Banorėt e kėtij fisi, banojnė kryesisht rreth dy burimeve tė lumit Cem, Vuklit dhe Selcės dhe lumit tė Vermoshit. Komuna e Kelmendit sot ka 6344 banorė, tė pėrqėndruar nė fshatrat: Vermosh, Lėpushė, Selcė, Tamarė, Brojė, Kozhnja, Nikē, dhe Vukėl.1)

    Emri i fisit.

    Emri kėtij fisi vjen nga fjala latine clemens-(tis), dmth. i urtė, i thjeshtė, i mirė.2) Kėtė emėrtim tė natyrės sė njeriut, mė vonė e gjejmė si emėr personal, Clemens. Ndėr shkrimet e studiuesve tė huaj e gjejmė nė forma tė ndryshme fonetike "Klemnti" "Klimenti", "Clementiner"etj. kurse nė gjuhėn shqipe "Klmen-Klmente"3) gjegjėsisht "Kelmendi". Pėr herė tė parė, nė kuptimin e sotėm, si emėr personal, e takojmė tek zėvendėsi i tretė i Shėn Pjetrit Papa Klementi e I-rė (90-101),4) cili duke predikuar fjalėn e Krishtit ndėr paganė, u martirizua. Kelmendasit kėtė e kanė mbajtur pėr Shenjt, dhe mbrojtės tė fisit nė tėrė historinė e tyre duke ia kushtuar njėherit edhe tempujt e lutjes ndėr kisha. Pėr kėtė arėsye kelmendasit nė menyrė tė veēantė i nderonin papėt e Romės. Kėtė gjė na e dėshmon nė njė relacion pėr kelmendasit dėrguar Selisė sė Shenjte nė vitin 1636, nga At Bonaventura. Ai shkruan se kur se serbėt e fesė ortodokse, tė ardhur nė tokat kelmendase pėr tė shpėtuar nga barbarizmat e ushtrisė turke, filluan ta fyenin papėn, kėta tė fundit i kėrcėnuan se do t“i pėrzinin nga territori i tyre fisnor.5)

    Si toponim, ky emėr identifikohet me emrin e kėshtjellės bizantine "Klementiana", tė cilėn e pėrmend historiani i epokės Justiniana Prima (527-565), Prokopie i Cezaresė. Sipas historianit serb Vladislav Popoviq, kjo kėshtjellė duhet tė kėtė qenė e vendosur ndėr viset e Kelmendit, ose nė veri tė liqenit tė Shkodrės.6) Kurse pėr Sufflay-n kjo fortesė duhet tė kėtė qenė nė rrugėn romake Shkodėr - Prizren, tek dogana e Shpėtimit Shenjtė (Svetog Spasa).7)

    Origjina

    Origjina e fisit tė Kelmendit, si dhe fiseve tė tjera tė Malėsisė sė Madhe, sipas trajtimeve shkencore, deri me sot ėshtė ende e paqartė. Por e gjithė kjo nuk do tė thotė se nuk duhet tė bėhen pėrpjekje pėr tė plotėsuar apo shtjelluar sado pak atė ēka albanologėt shqiptarė e tė huaj, si Selami Pulaha, Rrok Zojzi, Milan Šyfflay, Franz Baron Nopcsa, Georg Stadtmuller, Giuseppe Valentini dhe nė kohėn e fundit, Peter Bartl-i, kanė shkruar mbi origjinen e fisit nė fjalė si dhe pėr fiset e tjera tė Malėsisė sė Madhe.

    Albanologėt e huaj si dhe ata shqiptarė, nė mungesė tė dokumenteve tė shkruara, prejardhjen e kėtij fisi e shpjegojnė sipas koncepteve tė gojėdhanave popullore. Kėshtu, sipas misionarit franēeskan Bernardo nga Verona, i cili pėr shumė vite punoi nė mes tė kėtij fisi, nė relacionin e dėrguar "Kongragates pėr Ungjillzim" nė vitin 1663, nė mes tė tjerash shkruan: "nuk ėshtė e lehtė tė thuhet nga e ka origjinėn ky fis, por ėshtė bėrė zakon me thėnė se kjo popullsi ėshtė pasardhėse e Kuēasve ose e fqinjėve tė tjerė"; , kurse Arqipeshkvi i Shkodrės (1656-1677) dhe mė vonė i Shkupit (1677-1689) Pjetėr Bogdani, nė relacionin e vet tė vitit 1685 dėrguar Selisė sė Shenjte, ndėr tė tjera thotė: "sipas gojėdhėnės, i pari i kelmendasve ka ardhur nga rrjedha e epėrme e lumit Moraēa"9), dmth nga fiset e vjetra shqiptare kodrinore, tė cilat, sipas Valentinit janė: Piperri, Kuēi, Vasojeviēi, Bratonoshiqi, Palabardhet-(Bjelopavliqi) 10) etj. Mė pas, i pari i kelmendasve u martua me njė vajzė nga fisi i Kuēit dhe djalit tė parė tė lindur ia vuri emrin Kelmend.11) Ndėrsa albanologu i shquar Zef (Giuseppe) Valentini, pas shumė versionesh, si mė te besueshmin variant mban atė se ky fis rrjedh nga fisi i vjetėr Kodrinor shqiptar i Kuēit, e ky i fundit rrjedh nga fisi Berishė, tė cilin nė dokumente e gjejmė qė nė vitin 1242.12). Sidoqoftė, njė mbiemėr tė dokumentuar tė kėtij fisi ne e gjejmė nė vitin 1353 me emrin, Gjergji, i biri Gjergj Kelmendit nga (vendi) Spasė, (dominus Georgius fulius Georgii Clementi de Spasso)13) tek fortesa e lartpėrmendur Clementiana, kurse si fis tė organizuar mirė, e takojmė nė vitin 1497.

    .Megjithatė, kur themi se zanafilla e fiseve sipas konceptit shkencor dhe atij popullor zakonisht lidhet me emrin e toponimit, ose me emrin e njė antroponimi nė patronim (mbiemėr njeriu), mė vonė nė emėr vllaznie dhe sė fundi nė emėr fisi, dhe se, mbeturinat e rendit fisnor nė Shqipėri janė tė trashėguara nga kohėt mė tė lashta tė historise sonė,14) d. m. th. nga trungu ilir, e kur nė anėn tjetėr mėsojmė se sa i lashtė qenka prejardhja e kėtij emri, nė mėnyrė tė natyrshme i bėjmė vehtes pyetjen: Vallė, a mund tė na tregojnė gjė fjalėt e enciklopedisė gjermane, tė botuar nė Altenburg nė vitin 1824, e cila kėtij fisi i kushtoi 22 rreshta, e ku ndėr tė tjera thotė: " Kelmendasit, Arnautėt, janė nga fiset e vjetra ilire".15) Pra, ndoshta kemi tė bėjmė me njė fis tė lashtė, i cili gjatė invazioneve barbare sllavo-avare nė trojet tona mbeti krejtėsisht nėndhe deri nė shekullin e XI-tė (sikurse vetė emri i popullit shqiptar dhe historia e kishės shqiptare), sepse, siē e dimė, ky fis nė rrjedhen e historisė kombėtare shqiptare, luajti njė rol tė rėndėsishėm nė ruajtjen e identitetit kombėtar dhe atij fetar nė Shqipėrinė e Veriut, me ēka shkurtimisht do te njihemi nė vazhdim.

    Mbi historinė e fisit

    Siē shihet nė regjistrimet e hollėsishme tė Defterit tė Sanxhakut tė Shkodrės tė vitit 1497, kelmendasit para pushtimit turk jetonin nė dy fshatra: fshatin Selēisha ku ishte vendosur katundi Liēeni dhe fshati Ēpaja-Spai-Ishpaja ku ishin vendosur katėr katunde dhe kishte 152 shtėpi16). Truallishta e pėrbashkėt quhej Petersjan-Petershban-Bishtan, dhe gjendet njė orė larg Selcės, nė veri tė Podgoricės.

    Fakti se nė vitin 1582 nė Kelmend shėnoheshin vetėm 70 shtepi17), tregon qartė se me ardhjen e pushtuesit aziatik ky fis u detyrua tė bėjė lėvizje brėnda Malėsisė dhe tė shpėrngulet nė viset e Anamalit, fshatrat Muriq, Shestan dhe Goljemadhė nė Mal tė Zi1 . Kurse sipas relacionit tė providurit Marin Bolica, procesi i organizimit territorial i kėtij fisi si dhe fiseve Hot, Piper, Kuē etj,19) nė fund tė shekullit tė XVI kishte pėrfunduar dhe ishte formuar tashme teritori bazė i Kelmendit. Nė relacionin e tij tė vitit 1638 dėrguar Selisė sė Shenjtė, ipeshkvi i Sapes Frang Bardhi, thotė: "Kelmendasit banojnė ndėr male shumė tė mėdha dhe me pozita tė forta ndėrmjet Bosnjės dhe Shqipėrisė. Ata janė me kombėsi shqiptare, flasin shqip dhe janė tė pėrfshirė ndėr kufijtė e Shqipėrisė, ushtrojnė besimin tonė tė shenjtė katolik romak".20) Pėrndryshe, sipas dokumenteve, qė nė vitin 1671 kėtė fis e gjejmė tė ndarė nė tri vllaznķ: Selcė, Vukel, Nikē dhe nė vitin 1688 edhe vllaun e katėrt Bogė21) qė nė fakt paraqitnin katėr degėt e fisit tė shpėrndarė nėpėr katėr lugina.

    Sipas ipeshkvit te Sapes, Gjergj Bardhit, i cili mė 8 korrik 1634 beri njė vizitė baritore nė malet e Dukagjinit, Pultit e Kelmendit, nė kėtė vit, ky fis kishte 300 shtėpi me 3200 shpirtėra22).

    Kelmendasit gjatė pushtimit otoman

    Pas rėnies sė Medunit mė 1457, dhe mė nė fund, tė Shkodrės mė 147923) ushtria pushtuese osmane ngadalė arriti tashmė qė pushtetin e vet ta shtrijė edhe nė viset e Malėsisė (sė Madhe). Kelmendasit nė pjesen mė tė madhe tė tyre, pėrkundėr njohjes sė pushtetit sulltanor nė vitin 1497, me gjithė vėshtėrsitė e mėdha jetėsore me tė cilat ballafaqoheshin, qendruan tė panėnshtruar duke mos paguar asnjė lloj detyrimi ndaj pushtuesit deri nė vitin 1664.24) Deshmi pėr kėtė ėshtė fakti se kelmendasit nuk ishin tė regjistruar nė Defterin e Sanxhakut tė Shkrodrės tė vitit 1485. Pothuajse ekzistonte traditė nė tė gjithė malėsorėt tė refuzohej dora e pushtuesit turk. Kjo mund tė vėrehet edhe nė relacionin e Marin Bicit (1608-1624), arqipeshkvit tė Tivarit, i cili nė vitin 1610 i shkruante Selisė sė Shenjte, se malėsorėt janė vetėm tė besimit latin (katolik) tė ndarė nė fise Kelmend, Grudė, Hot, Grise, Kastrat, Tuz, Shkrel, etj. Pėrsa i pėrket Kuēit, gjysma e tyre janė tė fesė ortodokse, pjesa tjetėr tė fesė katolike, e tė gjitha kėto fise jetojnė nė bjeshkė tė papėrshtatshme dhe asnjėherė nuk u janė nėnshtruar tuqve.25). Pėrndryshe, Bici nė kėtė relacion emėrtimin Kelmendi e pėrmend pėr gjithė konglomeratin verior shqiptar, duke pėrfshirė kėtu edhe fiset gjysėm tė slavizuara si, Bjelopavliqėt (Palabardhet), Piperėt, Bratonozhiqet dhe Kuqasit.26)

    Organizimi i parė i malėsorėve me pėrmasa ballkanike, pėr t'iu kundėrvėnė turqve me pėrkrahjen e aleatėve, tė Selisė sė Shenjtė dhe spanjollėve, mbajtur nė Kuē nė vitin 1614, bėri qė Kelmendi tė bashkojė 650 luftėtarė27) dhe tė formohej aleanca ushtarake "Bashkimi i Maleve"2 pėr luftė ēlirimtare kundėr osmanllinjve. Kėshtu, malėsoret u bėnė njė fuqi e rėndėsishme, e cila pėrcaktoi fatin e sundimtarėve tė Sanxhakut nė grindjet e tyre pėr pushtet. Nuk kaluan shumė vite dhe pjesa mė e madhe e zonave malore duke udhėhequr kryengritje tė vazhdueshme hodhi poshtė si detyrimet e vitit 1497, ashtu edhe regjimin e timarėve.29) Kėshtu, nė fillim tė shekullit XVII, spahinjtė u dėbuan pėrgjithmonė nga 11 krahina tė Malėsisė sė Madhe, pra edhe nga Kelmendi, i cili sipas relatorėve kishtarė, bėri kryengritjet mė tė mėdha duke qenė edhe i favorizuar nga shtrirja gjeo-strategjike. Shumica e malėsorėve, pas sakrificave tė mėdha, rrėnimeve, dėmtimeve, marrjes sė njerėzve si skllevėr, mbeti fshatarėsi e lirė.30)

    Kelmendasit, tė lirė nga armiku nėpėr malet e tyre, pėr shkak mungesės sė tokės, luftonin me armikun tjetėr, varfėrinė, e cila ata i detyronte tė grabisnin pronat e feudalėve, karvanet tregtare dhe disa herė vetė qytetet. M Bolica, nė kronikėn e tij tė vitit 1614, thotė se rajoni i Plavės dhe i Gucisė, tė cilin e administronin turqit, ėshtė shkatėrruar shumė herė nga plaēkitja e kelmendasve qė jetonin nė fqinjėsi direkte. Pėr kėtė, Porta e Lartė, nė vitin 1612, u detyrua nėn udhėheqjen e pashait tė Podgoricės, Cem Ēaushit31) tė ndėrtonte njė fortesė tė madhe mbi fshatin Gerēar, nė vendin e quajtur Godilje, fortesė qė u emėrtua Qytet i Ri. Pėrndryshe, kelmendasit i quajnė njerėz tė palodhur dhe trima. Ipeshkvi i Sapės Frang Bardhi, pėr kelmendasit sulmues, nė njė relacion tė vitit 1638 thotė se, ata u bėnin sulme tė pandėrprera karavanave nė Shqipėri, Bosnjė dhe Serbi.32)

    M. Bolica, shkruan gjithashtu se sulmet e kėtij fisi si dhe fiseve tė tjera, kanė arritur deri nė Filibe, qytetin e sotshėm Plovdiv nė Bullgari33). Kėtė gjė kelmendasit e bėnin me siguri edhe pėr shkak tė grumbullimit tė materialit luftarak pėr tė bėrė luftė me turqit. Kjo shihet nė luftrat ēlirimtare tė udhėhequra mė vonė kundėr Asllan Pashės sė Podgoricės nė vitin 1613, Ibrahim Agės tė Shkodrės nė vitin 1617, dhe Mehmet Beut nė vitin 1633 etj.

    Nė vitin 1638, pas njė pėrgatitje tė gjatė, me direktivat e vetė Sulltan Muratit IV (1623-1640), nėn udhėheqjen e Vuēo Pashės nga Bosnja34) dhe sanxhakbeut tė Shkodrės, Ali Ēengiqit, ku morėn pjesė, sipas ipeshkvit tė Sapės Frang Bardhit 15.000 ushtarė (kryesisht me pėrbėrje turq, dalmatinė, serbė bullgarė dhe boshnjakė), qeveria turke bėri njė luftė masovike, vendimtare pėr shkatėrrimin e kėtij fisi heroik35). Por edhe pas njė lufte njėvjeēare nuk ia arriti qė t'i mposhtė trimat kelmendasit, tė cilėt me njė luftė vetmohuese ia arrtitėn ta mbrapsin nė vitin 1639 armikun. Madje ata shpreheshin se, vetė Papa i Romės ėshtė lutur pėr ne qe tė na ndihmojė Zoti nė kėtė betejė. Kėshtu kelmendasit, edhe pse tė dėrrmuar, ruajtėn amanetin e tė parėve: "fe dhe atdhe".

    Megjithatė, kelmendasve nuk iu desh tė prisnin shumė pėr luftėn e tyre: nė vitin 1645 filloi lufta 25 vjeēare pėr Kretėn, njė ballafaqim ky veneciano-turk qė e kishte arenėn e luftės nė Ballkan. Kelmendasit gjatė kėsaj kohe hynė nė marrėveshje me venecianet dhe nė muajin gusht tė vitit 1648 nga paria e Kotorrit morėn ftesė, qė sė bashku t'u kundėrviheshin turqve pėr t'i ēliruar tokat shqiptare deri nė Krujė. Si datė pėr tė sulmuar Shkodrėn u caktua 27 shkurti 1649, por edhe pas pėrgatitjeve tė mėdha qė u bėnė nė Budva, sulmi nuk u realizua36)

    Mėvonė, pėr shkak tė ruajtjeve tė pozitave tė veta tė cilat kėrcėnoheshin gjithnjė nga hordhitė osmane dhe pėr arsye tė islamizimit tė njė pjesė tė fisit, Kelmendasit pėr njė kohė u terhoqėn nga kjo marrėveshje veneciane, nė trojet e veta. Por, gjatė viteve 1686-1699, kur austriakėt avancuan deri ne Prizren dhe Shkup nė luftė kundėr osmanllinjve, kelmendasit pėrsėri ndryshuan qėndrimin e tyre dhe iu bashkangjitėn gjeneralit austriak Piccolominit,37) i cili kishte pėrfshirė nė marreveshjen e 12 tetorit 1689. edhe fisin e Kelmendit.3 Dyshimi i shprehur nga autorėt serbė mbi pjesėmarrjen e kelmendasve nė luftėn e madhe austriako-turke (1683-1699), ėshtė i pabazuar. Kėtė gjė shumė qartė e deshmojnė burimet austriake nė fund tė XVII. Jo rastėsisht, Graf Luigi Ferdinand Marsigli (1658-1730), nė njė promemorie, drejtuar mbretit Leopoldit I, 39) mė 1 prill 1690 pėr Shqipėrinė dhe kelmendasit thekson se, "Pikolomini bėri marrėveshje me Kelmendasit dhe me ata qė jetonin nė Rozhajė dhe pėrrreth saj" dhe, se "Kelmedasit jetojnė nė Shqipėrinė Turke". "Ata - vazhdon Marsigli - shtrihen nga afersija e Prishtinės, nė Pejė e Plavė deri nė Shkodėr"40). Kėtė me siguri e thotė pėr arsye se Kelmendasit kanė qenė tė shpėrndarė edhe nė kėto vende, sė paku nė rrethin e Pejės. Pėr njė shtrirje tė ngjashme na flet edhe harta venedikase e Giovanni Giacomo Rossi-t, e vitit 1689 ku shihet qartė se territori i kėtij fisi ėshtė i shtrirė deri nė Hercegovinė.41) Graf Marsigli, kėtė e shkruan pėr tė treguar rėndėsinė e madhe qė kishte ky fis. Marsigli, i cili gėzonte njė autoritet tė madh nė shtabin e perandorisė austro-hungareze, nuk mund tė ishte i keqinformuar, gjė qė e pohon edhe Rajko Vaselinoviq.

    Nė vitin 1700, pėr t'i mposhtur kelmendasit, Porta e Lartė angazhoi pashain e Pejės dhe tė Dukagjinit, Hodoverd Mahmutbegun, i cili me dredhi dhe parį depėrtoi nė drejtim tė Ulqinit dhe Tivarit, pasi nėnshtroi Malėsinė e Madhe42). Sipas relacionit tė vitit 1702 dėrguar Selisė sė Shenjte nga arqipeshkvi Shkupit, Pjetėr Karagaqit, kelmendasit, pas njė rezistence tė spikatur, nga dhuna e madhe 274 familje u detyruan tė shpėrngulen dhe tė vendosen nė rrethin e Novi Pazarit, nė Peshtėr, Rozhajė dhe Rugovė.43) Kėshtu, vazhdoi shpėrngulja pakthim, tashmė masovike e kelmendasve e cila kishte filluar mė parė, qė nė vitet 1661, 1667, 1669 nė grupe tė vogla pėr nė Plavė e Guci.44) Pėr gjendjen e tyre tė mjerė ekonomike dhe fetare, mė sė miri njoftoi Arqipeshkvi i Tivarit Vinēenc Zmajeviqi (1701-1712) nė letrat e tij baritore dėrguar Selisė sė Shejtė qė nga viti 1702 e tutje,. i cili tashmė i kishte marrė nėn kujdesin e vet atėror45).

    Gjatė luftės ruso-austriake kundėr turqve (1735-1739), austriakėt pėrsėri u pėrpoqėn si shumėherė mė parė ta ēlirojnė Balkanin nga hordhitė turke dhe arritėn madje deri nė brendėsi tė Serbisė, ku mė 28 korrik 1737, pa luftė, morėn Nishin dhe Novi Pazari. Patriarku serb i Pejės Arsenije IV. Shakabenda, arqipeshkvi i Shkupit Mėhill Suma, ai Ohrit Joasaf, hynė nė bisedime tė fshehta me Vjenėn,46) pėr tė organizuar njė kryengritje. Kelmedasit, sė bashku me fiset e tjera tė Malėsisė, me kėtė rast i dhanė njė mbėshtetje tė fortė kėtij organizimi. Nė anėn tjetėr, shtabi perandorak u kishte premtuar shqiptarėve se nė rast tė vendosjes sė paqės dhe nėse rajonet e tyre nuk ēliroheshi nga sundimi turk, malėsorėt do tė mund tė emigronin nė rajonet perandorake, d.m.th. nė brendėsi tė Serbisė. Por, fatkeqėsisht, shkatėrrimi ndodhi mė shpejt se sa kelmendasit dhe kryengritėsit e tjerė kishin imagjinuar. Kėshtu, austriaket u detyruan tė zbrapseshin e tė hiqnin dorė edhe nga Prishtina. Me 24 gusht ra Novi Pazari, ku kishin pėrparuar 200 kelmendas, 200 nga Hoti e 100 nga Gruda. Kryengritėsve shqiptarė dhe serbė, sė bashku me trupat austriake nėn komanden e kolonelit Lentulus, iu desh tė tėrhiqeshin pėr nė Kryshevc47). Pas kėtij dėshtimi mė 4 tetor kelmendasit dėrguan njė pėrfaqėsues nė shtabin austriak tek feldmarshali Sekendorf pėr tė kėrkuar si mjet shpėtimi, emigrimin nė Banat-Vojvodinė. Kėshtu, nė nėntor tė vitit 1737, njė grup i madh i kėtij fisi, sė bashku me disa nga fiset tė tjera tė Malėsisė sė Madhe, rreth 4000 vetė,4 u dėrguan nė rajonet e Rudnikut, Nishit, Mitrovicės, Sremit, Karlovcit. Nė vitin 1738, pėr shkak tė sulmeve barbare turke nė Valjevė, u masakruan dhe robėruan 3000 shqiptarė dhe serbė. Kjo bėri qė disa nga malėsorėt tė kthehen nė trevat e veta tė okupuara, njė grup t'i bashkangjitej ushtrisė austro-hungareze, kurse njė pjesė tjetėr tė mbetet nė Serbi, ku mė vonė nė vitet 1749-55 u pėrqėndruan nė banim tė pėrhershėm nė fshatrat Hritkovci, Nikinci dhe Jarak.49) Nė kėto vende kelmendasit qėndruan dhe ruajten deri nė gjysmėn e dytė tė shek. 19 gjuhėn dhe etninė e tyre. Megjithe ambientin orthodoks serb pėrreth, ata mbetėn katolikė. Sipas regjistrimit tė vitit 1900 kėto fshatra numėronin 4438 banorė shqiptarė,50) kurse sipas njė kronike nė vitin 1921, nė Hritkovc flisni akoma 5 vetė shqip dhe nė Nikince vetėm 4 vetė.51) Por nė kėtė popullatė tashme tė sllavizuar edhe sot e kėsaj dite mbetet e pashlyer vetėdija e origjinės.

    Kelmedasit qė mbeten nė Shqipėri nga viti 1737, (bėhėt fjalė pėr mė shumė se gjysmen e fisit) vazhduan revoltėn kundėr turqve edhe pas tėrheqjes sė austriakėve, ashtu si dhe fiset e tjera kodrinore. Ekspedita ndėshkimi pėr nėnshtrimin e kelmendasve u zhvilluan edhe nė vitet 1739, tė udhėhequra nga Ibrahim pasha i Trebinjės, dhe nė vitin 1740, nga Sulejman Pasha i Shkodrės, i cili kishte superioritetin absolut, por nuk e pėrjetoi gjatė kėtė sukses, sepse po nė kėtė vit vdiq52).

    Gjatė luftės austro-ruse me turqit 1787-1792, ku merrnin pjesė edhe malazezėt, me pėrjashtim tė Piperit, fisi i Kelmendit nuk i mbeshteti. Kjo mospėrfshirje erdhi vetėm nga antagonizmi i tyre kundrejt malazezve53). Kėta, sė bashku mė banorėt e Kuēit, me tė cilėt pothuajse gjithmonė qėndronin sė bashku, kėsaj herė qėndruan nė anėn e Mahmut Pashė Bushatliut, i cili duke manovruar mes Austrisė e Rusisė, donte tė krijonte njė pozicion tė pavarur kundrejt Portės54)

    Nė kohėn e Rilindjes Kombėtare, nė mesin e atyre burrave tė Malėsisė sė Madhe tė cilėt moren pjesė nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit nė vitin 1878, ishte dhe seljani Ujke Gila,55) si vėlla mė i madhi i katėr bajraqeve qė kishte Kelmendi: Selca, Vukli, Nikēi dhe Boga. Sidomos gjatė dhe pas Lidhjes Shqiptare, kelmendasit ishin nga ato fise qė u ngriten kundėr dhėnies sė territoreve shqiptare, Malit tė Zi. Tė fuqishme ishin edhe protestat e tyre kundėr tė ashtuquajturit kompromisi "Corti" mbi shkėmbimin e territoreve.56)

    Mė 24 mars tė vitit 1911, Turgut Pasha, komandanti i ekspeditės turke kundėr kryengritėsve malėsorė, shpalli tradhtarė disa prej burrave mė tė nderuar tė Malėsisė sė Madhe. Nė mesin e tyre ishin edhe Fran e Mirash Pali, Lucė Mark Gjeloshi nga Selca57). Por e gjithė kjo, si dhe shumė kercėnime e vrasje tė tjera qė iu bėnė kėtij fisi nga pushtuesit, nuk i zbrapsen kėta trima qė tė marrin pjesė nė gėzimin shumė tė pritur, krah pėr krah me Hot, Grudė Kastrat, Shkrel e Shalė nė majėn e Bratilės sė Deēiqit, mė 6 prill 1911, ku me urdhėrin e trimit legjendar Dedė Gjo' Luli, Nikė Gjelosh Luli, Gjon Ujkė Miculi dhe Pjetėr Zefi ngriten flamurin kombėtar shqiptar5 . Kelmendasit nuk mbetėn prapa as nė Kuvendin e Gėrēes, i cili u mbajt mė 10-23 qershor tė 1911, nė kulmin e kryengritjes sė Malėsis sė Madhe, duke dėrguar si pėrfaqesues tė vetin Lule Rapuken nga Vukli, Col Dedėn nga Selca, Llesh Gjergjin, bajrakatarin e Nikēit59). E kėshtu, malėsorėt kelmendas, tashmė, luftė pas lufte ishin tė molisur dhe tė shperndarė. Numri i tyre nė vendlindje nė vitin 1916 ishte: Selca 852 banorė, Vukli 712, Nikēi 685, Boga 228, gjithsejt 2475 banorė.60)

    Po kaq e rėndėsishme nė historinė e ketij fisi ishte koha kur nga shtetet fqinje bėnė pėrpjekje si shumė herė mė parė t'i zaptonin trojet tona. Kėshtu Kelmendi, pėrkatėsisht paria e Bogės sė bashku me fiset e tjera, mė 2 korrik 1919 nėnshkruan Memorandumin qė do t'i dėrgohej Konferencės sė Paqės nė Paris61), ku shprehėn qartė kundėrshtimet pėr cungimin e trojeve stėrgjyshore. Po kėshtu, kėtė pakėnaqėsi e shprehėn sė bashku me malėsorė tė tjerė edhe me grykėn e pushkėve nė vitin 1920, duke i dėbuar ushtritė grabitqare serbo-malazeze nga kėto vise njėherė e pėrgjithmonė.

    Mė nė fund, pas marrjes sė pushtetit nė Shqiperi nga forcat komuniste nė vitin 1944, pėr Malėsinė e Madhe si njė zonė atdhetare, liridashėse dhe fetare, nisi njė epokė e re e vėrtetė zie e ideuar prej forcash qartėsisht antishqiptarėve62). Kėshtu, mė 27 dhjetor 1944, nė fshatin Ivanaj tė Bajzės, burrat e mbledhur nė shtėpinė e Gjokė Tomė Kokajt63), bėnė besėlidhjen e tyre pėr dalzotje kundėr komunizmit tė kuq, tė cilin nė Shqipėri e kishin sjellė agjentėt sllavė. E gjithe Malėsia pothuajse u ngrit nė kėmbė dhe u organizua pėr rezistencė. Kėshtu Kelmendit i printe seljani, Prekė Cali, i cili mė 1 janar tė po kėtij viti, mblodhi tė tri bajraqet e veta: Selcė, Nikē e Vukel, dhe me 150 burra zuri vend nė bregun e djathtė tė Urės sė Tamarės64). Pėr rreth njė muaj, ai ndaloi hovin e e tė ashtuquajturės brigadė e parė partizane shqiptare, e cila, sė bashku me forcat aleate komuniste serbo-malazezė, dėshironin ta pushtonin pendėn e hekurt tė racės shqiptare - Malėsinė. Por trimat malėsorė tė zbathur e tė zhveshur, pa ngrėnė e pa pirė, pa armatimin e duhur, nuk mundėn t'i bėnin ballė gjatė, betejave tė hordhive tė kuqe prosllave. Kėshtu, pas betejės sė pėrgjakshme tė janarit tė vitit 1945 te Ura e Rrjollit ku morėn pjesė trimat e Kastratit, tė Hotit, Shkrelit dhe Bajzės65) etj, e ku malėsorėt pėsuan disfata tė renda, pėr ta filloi njė kalvar i ri ku me qindra u pushkatuan me gjyq e pa gjyq, nga Kopliku, Bajza deri ne majat e Vermoshit. Si shenjė hakmarrje pėr t'i gjunjėzuar deri nė fund malėsorėt, po kėtė vit, nė Shkodėr, pikėrisht nė Zall tė Kirit u pushkatuar trimi i Kelmendit burri 78 vjeēar Prekė Cali. Sipas raportit tė shefit sė Mbrojtjes Shkodrės, Zoi Themeli, gjatė kėsaj vale, 44 Kelmendas u vranė, 21 u plagosėn, 3 tė tjerė u pushkatuan, sepse qenė bashkėpunėtorė tė Prekė Calit; 34 shtėpi u dogjen. Pra, ky fis kėsaj here u dogj nga vetė shqiptarėt66).

    Nė fund tė bie nė sy se, ne vitin e pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 1912, Kelmendi tashmė numėronte 2.475 frymė, dhe se 3% kishin pranuar islamizimin. Mė se shumti ndėr vllaznitė kelmendase u islamizue Nikēi, deri nė 10 %.67). Kundrejt atyre luftrave tė pėrgjakshme pesėshekullore, dhe presioneve tė ndryshme: tatimeve tė mėdha, dėrshirmes-jeniēerizmit, marrjes skllevėr, torturave ēnjerėzore, likuidimeve fizike etj, ky fis, si dhe fiset e tjera shqiptare edhe pse tė dėrmuar, arritėn te mbijetonin, ndokush mė pak e ndokush mė shumė, duke ruajtur etninė e pastėr, fenė stregjyshore, e cila kombit i dha dritė e jetė.

    Nė fund, themi se fisi i Kelmendit si njė gjymtyrė e rėndesishme e popullit tonė me njė organizim dhe vet flijim tė mahnitshėm gjatė tėrė tė se kaluarės, edhe kundrejt demtimėve te popullatės qe pati, luftoi dhe rreshtoi fitorėt tė panumėrta duke ndėrkombėtarizuar edhe mė shumė ēeshtjen tonė dhe duke i treguar qeverisė osmane si dhe fuqive ballkanike se trojet e stėrgjysherve dhe etnia do tė ruhen me ēmim jete si sytė e ballit.


    brari
    (7/31/01 2:18:58 pm)
    Reply ee ku jeni burra te malcise
    --------------------------------------------------------------------------------

    Shume teme e bukur.
    Kjo eshte kulture kombetare.Ju lumte pena juve ktu.rrofshi.
    Fiset e veriut kane lidhjet e tyre korespondente me fiset e kosoves.
    Mark krasniqi Akademiku i njohur i trajton mire disa aspekte te fiseve shqiptare.ne vepren.."gjurme e gjurmime" ne mos gabohem.
    Koperativa staliniste ne Shqiperi i shkaterroi Fiset...prandaj Studimi i Profesor Mark Krasniqit ne kosove eshte me rendesi sepse atje nuk qe kooperativa aq vdekje prurese.
    .Pra baza e Fisit TOKA qe ish nji mjet i vazhdimesise se kesaj tradite jetese nuk u shtetezua totalisht si ketej nga ne..
    Besoj Etnografi i shquar Prof.rrok Zojzi do kete lene studime ne kete fushe..natyrisht ne se nuk ja kan vjedhur studimet te tjeret.





    edmondfieri123
    (8/4/01 4:06:27 pm)
    Reply re burimuji
    --------------------------------------------------------------------------------
    burimuji sa per fen dihet se ne shqiptaret sduam tja dim se je muslim apo kristjan

    ja se c thot joseph swire

    ishte bashkimik kombetar dhe mos perfillja e fes midis tyre qe i beri ata te fitonin pavarsin e te rendisin vendin e tyre ne rangun e vendeve europiane

    ndersa ismail qemali te libri "kujtimet e mia" thot
    kur nje femij pagezohej(kur i priten kater fije floku ne diten e par te jetes se tij) I ATI MERTI NJE BURRR TE FJES TJETER JO TE ASAJ QE ISHTE KESHTU QE MIQESIA ISHTE ME MADHE KJO ME NDJESHEM NE VERI KU MALESORRET E QUAJN DITA E SHENKOLLIT

    SA PER MALESORET ATA NGA RRETHANAT ER HISTORIS KAN MBAJTUR ZAKONET SHQIPTARE SI KAN QEN PARA MIJRA VJETESH TE THEMI KETU VESHJA E MIRDITOREVE ESHTE E N JEJTE SI KA QEN NE DITET E ARBERIS.

    leshai
    (8/4/01 11:02:17 pm)
    Reply kelmenasit
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ate qe kelmenasit e bane per 500 vjet po e bajne kosovaret tash 100 vjet, po e bajne shqiptaret e maqedonise sot e shpresoj se andrra e kelmendasve per nji shqipni etnike do te realizohet. Asht e lehte me i cilsue luftat e kelmendasve heroike sot, por ne kohen kur keto lufta po zhvilloheshin shume njerez kane qene kunder tyne. Kjo tregohet edhe nga pranimi i islamizimit.
    Prandaj asht e randesishme me njofte e pergezue luftetaret e UCKse si heronj te kombit tone. Shume nga shqiptaret pretendojne se asgja nuk po ndodhe me gjysen e shqiptareve, disa edhe jane haptas kunder UCKs, por UCKja nuk asht asgja tjeter por vetem ringjallja e shpirtit iliro-shqiptar te Lekeve te Malcise qe fishta u kendon ne lahute. Sot asht koha me u dhane doren e me u heqe kapelen luftetareve shqiptar qe po luftojne kunder shkjaut, se neser kur shqipnia te bashkohet e dime se te gjithe kena me pretendue se kemi qene patriot te medhej. Nuk e kam fjalen per thirrje urrejtjet ndaj serbeve, as per nacionalizem fanatik, por per unitet te vertete te qellimit gjithshqiptar - shqipnise etnike

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet. Unė jam larg cunamit
    Postime
    4,439
    Faleminderit
    68
    44 falenderime nė 36 postime

    Eni!

    Kishe harruar fisin e TRIESHIT ose TRIEPSHIT fisi me veriore
    ne male te Malsise se Madhe.

    Ja dhe nje shenim historik qe me 6 prill u perkujtue 6 prilli 1911
    kur Malesia e madhe sulmuan postat turke ne rreth re Tuzit dhe
    ngriten flamurin e Skenderbeut ne maje te Bratiles(Deēiqit).http://shkembi.com
    edhe ketu mund te lexoni per kete ngjarje ku muaren pjese
    kengetare, artiste edhe historian nga tere tera viset shqipetare.

    Ja dhe si duket vesha malsorce
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    Refugjat!!! Maska e Gege Toska
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Downsview,Toronto!
    Mosha
    37
    Postime
    56
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Persa i perket Tropojes ia paskeni futur kot!?

    Lexova ndarjen e fiseve sipas kutit tuaj e me thene te drejten nuk e permbajta dot te qeshuren,per Tropojen ia keni mbeshtjelle kot se koti djema e ne raste te tilla kur u hyni ketyre gjerave me mire futiuni seriozisht ose lereni fare!Nuk ka fis me emer Tropoje,te pakten korrigjojeni se do qeshen njerzia me ju...!!!
    Me seriozisht here tjera e them sinqerisht...

Tema tė Ngjashme

  1. Flamuri shqiptar “pushton” nė Polin e Veriut
    By prenceedi in forum Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 20:00
  2. Koreja e Veriut ėshtė vendi me i cuditshem nė ..
    By Brari in forum Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-12-2006, 13:23
  3. Bushi po perpiqet te krijoje supershtetin e Amerikes se Veriut?
    By Darius in forum Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 20:01
  4. Supergrabitja e Thesarit te Veriut, rihapet dosja e 6 milione dollareve
    By Xhuxhumaku in forum Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 13:39
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    By Seminarist in forum Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •