62 vjetori i genocidit grek ndaj cameve, u perkujtua me lule ne varreza, marshim dhe proteste.Karvani i 12.000 njerezve, marshoi dje drejt Qafe Botit dhe fshatit Klloq te Sarandes
"Duam te na kthejne pronat dhe te trajtohemi si minoriteti grek ne Shqiperi, dhe si ai shqiptar ne Greqi, pa i ndryshuar kufijte" ishin fjalet qe zgjodhen dje ne proteste 12.000 camet pjesemarres. Te veshur me blusa te bardha me shenjen e deges se ullirit qe simbolizon paqen, kane kerkuar te kthehen ne trojet e tyre ne menyre paqesore.
Ja cilat te Drejta Universale u jane shkelur cameve:
Neni 15
"Askush nuk mund te privohet arbitrarisht nga shtetesia e tij".
Neni 6
"Njeriu ka te drejten t'i njihet personaliteti juridik, ne cdo vend dhe ne cdo rast".
Neni 3 i Konventes Evropiane
"Askush nuk mund te debohet me dhune, me mase individuale ose kolektive"
Eglantina Nasi
Nje perkujtim dinjitoz nga ana e popullates came ne Shqiperi, i eshte bere dje dites qe perkon me 62 vjetorin e debimit te tyre nga territoret e tyre etnike. Eksodi i imponuar dhunshem nga ana e shtetit grek, dje u kujtua me lule ne varreza, protesta dhe nje karvan i gjate prej 12.000 vetash qe marshoi drejt Qafes se Botes dhe fshatit Klloq.
Qafa e Botes, ky vend ne kufi me Greqine, 62 vjet me pare u be nje porte hyrese per te gjithe ata qe u debuan dhunshem nga trojet e tyre etnike ne territorin qe i perket zyrtarisht shtetit grek. Por qe para vitit 1913, ka qene toke shqiptare. Por radha e gjate e mijera cameve marshoi me autobuza edhe drejt fshatit Klloq.
Aty ka edhe nje varreze te madhe camesh, diten kur shkelen ne token shqiptare te debuar nga shtepite e tyre ne territorin grek. Pikerisht ne keto varreza, camet dje kane vene buqeta me lule ne perkujtim te dites se nemur. Nderkaq, ne tubimin e madh me shume pjesemarres, ne fjalen e tij, kryetari i shoqates "Cameria" Servet Mehmeti, do te kujtonte para te gjitheve genocidin e ushtruar nga popullata greke kunder asaj shqiptare.
Sipas tij, ka ardhur koha qe institucionet nderkombetare qe mbrojne te drejtat e njeriut ne vendin tone, ta marrin parasysh ceshtjen came dhe te reagojne duke urdheruar venien ne vend te te drejtave te neperkembura te kesaj popullate.
Kerkesat e njohura te cameve
Kerkesa per kthimin e pronave qe zoterojne brenda territorit grek, ishte e para qe protestuesit e djeshem te tubuar ne kufirin grek, ngriten te paren. Nderkaq, ata permenden edhe farin e respektimit te te drejtave te tyre si nje komunitet i caktuar. "Duam te na kthejne pronat dhe te trajtohemi si minoriteti grek ne Shqiperi, dhe si ai shqiptar ne Greqi, pa i ndryshuar kufijte" ishin fjalet qe zgjodhen dje ne proteste 12.000 camet pjesemarres.
Te veshur me bl8iusa te bardha me shenjen e deges se ullirit qe simbolizon paqen, kane kerkuar te kthehen ne trojet e tyre ne menyre paqesore. Mbeshtetes te ketij tubimi kane qene Shoqata "Cameria", Instituti i Studimeve "Cameria", te mbeshtetur nga Partia per Drejtesi dhe Integrim Evropian dhe Instituti i Studimeve "Cameria". Gjithe te tubuarit, me pankarta te duar, hodhen thirrjet e tyre per respektim te drejtash. Protesta zgjati rreth dy ore dhe me pas te gjithe u shperndane ne menyre paqesore.
Cfare te drejtash Universale iu jane shkelur Cameve?
Ceshtja came lindi si problem i mprehte ne marredheniet mes dy vendeve, Shqiperise dhe Greqise qe ne kongresin e Berlinit ne vitin 1878 dhe u perligj pas vendimeve te konferences se Ambasadoreve Londer 1913, ku Cameria u shkeput dhe iu dha Greqise. Si rezultat i spastrimit etnik (genocidit) qe u be ne 1944 1945 ne krahinen e Camerise u debuan 30.000 shqiptare myslimane te cilet gjeten strehe ne Republiken e Shqiperise nga ku jetojne edhe sot.
Camet jane shqiptare etnike, kryesisht muslimane, nga zona e Greqise veriperendimore. Per greket kjo zone njihet si Threspotia, ndersa per shqiptaret si Cameria. Ne lidhje me ceshtjen came, jane shkelur disa te drejta Universale te Njeriut, si pershembull neni 6 ne te cilin thuhet se njeriu ka te drejten t'i njihet personaliteti juridik, ne cdo vend dhe ne cdo rast.
Apo neni 15 i Deklarates Universale te te drejtave te njeriut, ku thuhet se "askush nuk mund te privohet arbitrarisht nga shtetesia e tij". Ndersa ne protokollin numer 4 te Konventes Europiane ne nenin 3 thuhet se "askush nuk mund te debohet me dhune, me mase individuale ose kolektive" (ka ndodhur me popullsine came)".
Absurdi, ende nje ligj lufte me Greqine
Fakti me absurd eshte se mes dy vendeve tona, Shqiperi dhe Greqi, ende eshte ne fuqi ligji i Luftes, i cili u nenshkrua mes Greqise, Italise dhe Shqiperise ne vitin 1940. Ky ligj eshte i qellimshem dhe dashakeq me rastin e Shqiperise pasi vendi yne nuk ishte protagonist i luftes dhe ajo vete ka qene e pushtuar nga Italia.
Megjithate, ligji i Luftes u la ne fuqi per Shqiperine, por kishte probleme me te drejtat e shqiptareve ne pergjithesi dhe te shqiptareve came. Ne fakt, sipas studiuesve, camet duhet te jene shtetas greke duke respektuar te drejtat nderkombetare te caktuara, pavaresisht se ne vitin 1953 iu eshte dhene shtetesia shqiptare ne menyre kolektive nga regjimi i atehershem socialist. Por mesa duket kesaj popullsie nuk iu hoq shtetesia greke dhe iu dha ajo shqiptare kolektivisht dhe pa kerkese nga ana e tyre per ta bere nje gje te tille.
Perse kete ligj lufte, Greqia e shtrin edhe per popullsine came, kur ne fakt ajo ka qene ligjerisht greke, pra shtetas greke, megjithese me origjine shqiptare? Eshte thene publikisht ne parlament nga ish kryeministri Fatos Nano se me Greqine eshte hequr ligji i Luftes, edhe nga kryeministri aktual Sali Berisha eshte thene nje gje e tille. Por ende nuk eshte realizuar nje gje e tille. Nderkaq, ekzistenca ende e ketij ligji lufte, ben qe gjykatat greke te bazohen ne baze te tij, duke demtuar ne kete menyre komunitetin cam.
Cfare permbante ligji i Luftes?
Ne vitin 1941, shteti helen shpalli ligjin e Luftes me Shqiperine. Arsyeja per te marre kete vendim u be pushtimi qe i beri Italia, duke perdorur si baze Shqiperine. Qe nga ajo kohe e deri me tani, ligji nuk eshte shfuqizuar. Ai vazhdon te jete ne fuqi, megjithese dy vendet kane nenshkruar traktatin e paqes.
Me 7 prill te vitit 2004, shoqeria 'Cameria' ne bashkepunim me disa deputete te legjislatures se kaluar, hartuan nje projekt rezolute drejtuar Parlamentit te Republikes se Greqise, Parlamentit Evropian, Kongresit Amerikan dhe parlamenteve te vendeve nenshkruese te Deklarates Universale. Ne kete projektrezolute kerkohej qe te gjitha institucionet te perdornin te gjithe autoritetin e tyre per korrigjimin e nje padrejtesie historike mbi popullsine e martirizuar came, ne respektimin e te drejtave te njeriut. Ky projekt u rrezua nga Kuvendi.
Krijoni Kontakt