Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Exclamation Nje vetevrasje tjeter: Vetehelmohet 17 vjecarja

    GRAMSH- Njė 17-vjeēare i ka dhėnė fund jetės rreth orės 16. 00 tė ditės sė djeshme. L.Xh, 17 vjeē, nxėnėse e vitit tė tretė nė shkollėn e mesme tė Gramshit, pas njė debati me nėnėn e saj, ka siguruar helmin nė fshehtėsi dhe ėshtė mbyllur nė dhomė. Askush nuk do ta besonte se adoleshentja do tė konsumonte helmin vdekjeprurės. Ka qenė sėrish nėna e saj qė e ka gjetur nė fund tė jetės, pasi e ka kėrkuar nė tė gjithė shtėpinė. Menjėherė familjarėt e kanė trasportuar nė spitalin e Gramshit dhe pėr shkak tė gjendjes sė saj tė rėnduar, mjekėt kanė kėrkuar dėrgimin nė Tiranė pėr njė mjekim mė tė specializuar. Megjithėse nė qytetin e Gramshit ka mbėrritur njė helikopter pėr ta trasportuar drejt Tiranės, pėr 17-vjeēaren ka qenė tepėr vonė. Ajo ka gjetur vdekjen pasi kishte konsumuar njė sasi tė madhe tė helmit qė pėrdoret pėr zhdukjen e minjve
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Eshte ngjarje shume e hidhur kjo qe ke shkruar ketu shpirt njeriu

    Mosha e adoleshences eshte shume delikate.. Prandaj edhe prinderit duhet te bejne me shume kujdes me femijet e tyre ne ate moshe.. sepse nuk dihen pasojat e grindjeve qe mund te ndodhin ne jete..... dhe mund te jene katastrofike per gjith jeten ato
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anėtarėsuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    oh pse i tregoni kto gjera te shemtura

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    per fat te keq nuk eshte rasti i vetem. njeriu ndeshet shpesh ne jete me situata te rrenda , por nuk eshte kjo zgjidhja e problemit.Ngushellime familjes dhe me teper asaj nene qe i duket sikur e vrau vete femijen e saj , por qe une e kuptoj se ka qene thjesht ne rolin e nenes. Ndoshta pak me teper takt do te ishte mire por gjithesesi nuk eshte kjo besoj aresyeja e vetme qe shpuri ne ngjarjen e dhimshme.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  5. #5
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Me vjen keq per kete histori te dhimbshme por me vjen edhe habi me sa lehtesi arrijne te rinjte e sotem ne keto gjera.
    Mjafton 1 fjale e keqe apo pak zenke me njerezit e shtepis edhe ndodhin episode te tilla.Per mendimin tim eshte vertet Fatekeqesi qe ne vitin 2006 degjojme akoma te tilla histori.
    Ngushellime familjes edhe shpresojme mos te degjojme me nga keto gjera.

  6. #6
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Vetėvrasja e ndėrgjegjes (Marre nga Shekulli)

    Citim Postuar mė parė nga IL__SANTO
    .Per mendimin tim eshte vertet Fatekeqesi qe ne vitin 2006 degjojme akoma te tilla histori.
    Vetėvrasja e ndėrgjegjes

    Tashmė vetėvrasja nuk mund tė konsiderohet thjesht njė plagė nė gjirin e shoqėrisė sonė, por njė dukuri qė po shndėrrohet nė zgjidhjen mė tė shpejtė tė problemeve tė panumėrta nė jetėn e brishtė "moderne" tė kėtij vendi. Tej ēdo hamendjeje shifrat e raportuara flasin pėr rreth 20 vetėvrasje nė muaj nė tė gjithė vendin. Ėshtė katastrofike dhe me pasoja nė shėndetin mendor, ekonomik e social tė ēdo shqiptari qė e pėrjeton me shumė dhimbje kėtė fenomen, duke u trembur nga tė qenit e vdekjes nė prag tė shtėpisė, farefisit dhe shoqėrisė. Sepse mund tė zbarkojė njė ditė tė papritur edhe ky lloj morti i frikshėm.

    Ajo qė tė shqetėson edhe mė shumė nė kėtė histori tė keqe ėshtė edhe fakti se pjesa mė e madhe e viktimave janė fėmijė ose adoleshentė. Nė vitet e tranzicionit, pėr shkak tė njė vakuumi shpirtėror, moral dhe ekonomik, faktorė kėta qė janė pasuar edhe me njė krizė tė dukshme identiteti, fenomeni i vetėvrasjes ėshtė bėrė pjesė e jetės sė pėrditshme. Pėr ta shmangur ose mė saktė pėr ta minimizuar atė u krijuan organizma tė ndryshme joqeveritare e shumė institucione shtetėrore.

    Jemi nė vitin 2006 dhe nė njė vėshtrim tė pėrciptė vėren se fenomeni nė fjalė, jo vetėm qė nuk ėshtė pakėsuar por ėshtė nė rritje e sipėr. Mendonim se fajin tė parat e kishin telenovelat qė nėnat i shohin gjithė endje me fėmijėt e tyre apo doktrina famėkeqe e ndonjė grupimi religjoz. Por nė fakt, nėse i bėjmė njė analizė tė thellė problemit, kriza e vėrtetė lind nė ndėrgjegjen tonė.

    Ēdo ditė lexojmė mbi njė apo dy vetėvrasje apo tentativa vetėvrasjesh. Risku i parė ėshtė yni… Jemi kaq tė pasionuar pas eksplorimit tė shkaqeve qė e ēojnė individin nė vetėvrasje, saqė nuk lėmė rresht dhe pamje tė mediave pa na kaluar nga sytė. Nė kėndvėshtrimin e parė duket i mirė ky interesim, por informacioni nė ndėrgjegje mbetet shumė i copėzuar. Merret ngjarja, pėrthithet me kureshtje mėnyra e krimit dhe analizohet me shokė e miq nė metoda spektakolare.
    Ky fenomen pranohet dhe shumė pak pėrpjekje bėhen pėr ta luftuar. Njė shembull ėshtė rasti i njė krize mendore. Shumė herė kjo stigmė qė rrethon personat e prekur nga sėmundje mendore ndikohet negativisht nga shtypi dhe emisionet e reportazhet televizive, (nė ato raste kur dominon zelli pėr informacione sensacionale). Edhe nė jetėn e pėrditshme kėta individė jo vetėm qė nuk pranohen nga shoqėria, por edhe pėrbuzen prej saj. Kjo gjeneron njė krizė edhe mė tė thellė, duke ēuar nė vetėvrasje dhe nga viktima kjo mėnyrė zgjidhjeje psikologjikisht konsiderohet “gjest fisnik dhe i lartė”. Shoqėria hesht dhe bėn rolin e spektatorit.

    Nė shoqėrinė shqiptare dukuria nė fjalė ėshtė konsideruar brenda “normalitetit” tė tranzicionit. Nė shtete tė tjera, vetėvrasja ėshtė cilėsuar si krizė kombėtare. Ndėrsa nė krizėn tonė janė evidentuar faktorė tė tillė si varfėria, papunėsia, konfliktet nė familje, stresi. Njė aspekt tjetėr ėshtė edhe kriza e identitetit, qė ėshtė pasojė e mungesės sė pikave tė referimit. Shqiptari pėrballet me njė situatė tė re qė ofron mundėsi tė pakufizuara zgjedhjeje pėr jetėn e vet, pa njė drejtim, pa njė orientim, pa mjetet pėr t’u pozicionuar diku e, mbi tė gjitha, nė njė gjendje ateizmi dhe mungese te besimi.

    Sipas studimeve, pasojė e kėtij ēorientimi janė ndryshimet nė strukturėn e familjes shqiptare, kontradiktat nė familje, pėrfshi dhe dhunėn ndaj grave dhe tė miturve, stresi, qė nė shumicėn e rasteve, pėrfton pėrmasat e kompromentimit tė shėndetit mendor, konfliktet ndėrpersonale, pėr shkak tė bindjeve ideologjike, kthimit tė pronave, pėrplasjes sė brezave, rritja e numrit tė divorceve. Tė gjithė kėta faktorė ēojnė nė vetėvrasje. Rezulton se nė vetėvrasje kanė ndikuar edhe aspekte tė tilla sociale si egocentrizmi, materializmi, hedonizmi (gjendje supreme e kėnaqėsisė), multietnia, laiciteti apo faktorė individualė si: fobia sociale, perfeksionizmi, tė parit bardhezi tė gjėrave, pesimizmi.

    Po nė ndėrgjegjen tonė, ku lind vetėvrasja? Nėse i referohemi filozofisė, ajo vjen si pasojė e mungesės sė kuptimit tė jetės nga absurdi, ndėrsa psikologjia ndalet te faktori stres. Nė ndėrgjegjen shqiptare, vetėvrasja ka tejkaluar ēdo kuptim relativ tė shkencave sociale, duke marrė dimensione individuale dhe njė trajtė sociale tė pėrgjithėsuar me tendencė pėr t’u konsideruar rrugėzgjidhje e problemeve. Shembulli qė jepet nė kryerjen e vetėvrasjes si njė mėnyrė e lehtė pėr zgjidhjen e problemeve pėrbėn njė rrezik shumė tė madh. Pasojat negative tek tė afėrmit e viktimės, dėmet ekonomike, shpirtėrore etj. janė tepėr tė ndjeshme.

    Ēėshtja shtrohet si mund tė parandalohet ose tė paktėn tė reduktohet ky fenomen. Nėse i referohemi Shėn Agustinit, ai ndaloi vetėvrasjen duke e konsideruar si krim tė rėndė te besimtarėt e njė sekti qė hidheshin nga maja e njė mal, me qėllim qė tė afroheshin mė shumė me Zotin. Ndėrsa nė realitetin shqiptar njė histori e tillė duhet aplikuar pikėrisht nė koshiencėn tonė, tė tejmbushur me idenė e tė qenit vrasės tė vetvetes. Pikėrisht duke u hedhur nga maja e malit tė ndėrgjegjes sė trazuar tė mbushur me pesimizėm dhe dėshpėrim, duke reflektuar dėshirėn e mirė pėr t’i parė gjėrat nė dritėn e optimizmit. Nėse pėr rilindėsit tanė motoja “feja e shqiptarit asht shqiptaria”, pėrbėnte thelbin e zhvillimit dhe emancipimit tė asaj kohe, sot nėn parullėn “vetėvrasja shkatėrron Shqipėrinė dhe shqiptarėt”, duhet tė trumbetojmė idenė e ēminimit nga ndėrgjegjja jonė tė kėtij fenomeni, hija e tė cilit rreket tė rrėmbejė frikshėm jetė njerėzish nė njė kohė stresante dhe tė ēoroditur.

  7. #7
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Mua me vjen shume habi dhe i urrej TV qe japin lajme te tilla, pse e bejne nje gje te tille, po i bejne reklame vetvrasjes apo cfare?

  8. #8
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Depresioni eshte shtuar shume ne Shqiperi dhe po ndodhin gjera te babesueshme sidomos me adoleshent/e.
    Eshte shume e trishtueshme kjo ngjarje

  9. #9
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Citim Postuar mė parė nga Flora82
    oh pse i tregoni kto gjera te shemtura
    Eshte realitet dhe na meson te jemi me te duruar dhe jo aq posesive me femijet, sidomos ne adoleshence.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  2. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  3. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  4. Kuptimi i shehadetit
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 13-01-2005, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •