Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 9 prej 9
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    907
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Vaksinat

    Cilat jane vaksinat qe duhen bere medoemos, per te evituar surpriza te keqia gjate rrjedhes se jetes se njeriut ?

  2. #2
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Vaksinimi, parandalimi i semundjeve per ju dhe femijen tuaj.

    Pak histori (si perralle e bukur dmth. )...

    Vaksinimi i pare i zbuluar eshte bere ne Angli kunder smallpox-it, duke perdorur virusin e cowpox-it qe eshte i ngjashem me virusin e smallpoxit por pasojat e semundjes i ka shume me te lehta dhe sigurisht qe ka shume me pak raste vdekjesh se smallpox.

    Per shume shekuj me rradhe immuniteti kunder smallpox-it ne Azi dhe Afrike behej me "ilace popullore" duke mare leng nga nje e care e nje te semuri dhe duke ja dhene nje te shendetshmi, pasi nese infeksioni nuk ishte natyral pasojat ishin shume te lehta dhe imunizoheshe perjete. Por ne Evrope u fut vetem ne vitet 1700 te vona, kur u perdor dhe nga Katerina e Madhe e Rusise dhe Luigji XVI i Frances.

    Ju desh anglezit Edward Jenner qe te shpikte menyren e mbrojtjes nga smallpox-i pasi e kishte vuajtur kur kishte qene i vogel dhe me vone vendosi te behej mjek per te luftuar semundje te tilla. Si nje mjek fshati qe ishte ai e njihte zgjuaresine popullore te mjeleseve te qumeshtit, te cilat nese semureshin me cowpox (semundje shume me e lehte qe ju vjen njerezve nga lopet, por me virus te ngjashem me smallpox-in) ishin te mbrojtura perjete nga smallpox.

    Keshtu Dr. Jenner ne 1796 beri nje eksperiment me James Phipps, 8-vjecarin e vogel duke ja inokuluar lekuren me virusin e cowpox-it. Kete virus e mori nga nje e care ne lekuren e nga mjeleses Sarah Nelms, qe ishte e semure ne shtrat me cowpox. James i vogel u semur lehte per nje dite, pati disa fshika cowpox-i ne lekure (proces qe quhet variolim), dhe nuk u semur asnjehere as me formen me te bute te smallpox-it vdekjeprures. Jenner-i e inokuloi James-in perseri, dhe perseri james-i nuk u semur asnjehere.

    Keshtu Jenner perfundoi saktesisht qe cowpox-i e kishte imunizuar James ndaj smallpox-it. Vaksinimi me injeksion zevendesoi variolimin nga te carat ne Europe me ligj ne 1840. Biles fjala vaksine vjen nga Latinishtja vacca qe do te thote lope per vete lidhjen qe zbulimi i vaksines se pare pati me lopet dhe cowpox-in. Sot dime qe infeksioni me cowpox na mbron nga infeksioni me smallpox-in vdekjeprures pasi viruset e smallpox-it dhe cowpoxit jane te lidhur midis tyre dhe ndajne disa antigjene te perbashketa.

    Semundja e smallpox-it nuk ekziston me ne bote fale perpjekjeve te nje Programi Boteror te Zhdukjes se Smallpox-it, por megjithate virusi perdoret vetem per zbulime ne laboratore dhe mund te perdoret si arme biologjike nga ndonje i lajthitur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 14-11-2003 mė 22:53
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #3
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,560
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Eni, une nuk i di emrat e semundjeve ne Shqip, por po vendos nje tabele qe kam bere per vaksinat e bebeve. Ju gjithashtu mund te pyesni doktorrin tuaj t'ua japi nje tabele me moshat qe duhet te beni vaksinat.

    Grupmoshat e tjera do i ve me vone.

    Hep-B mbron prej Hepatiti B, semundje serioze e melcijve
    DTaP mbron prej difterise (gryka e bardhe), tetanozi, dhe kolles
    Hib mbron prej hemofilise se gripit lloji b
    Polio vaksina pasive e poliomelitit (e injektuar), gjithashtu IPV, mbron prej poliomelitit
    PCV7 mbron prej pmeumonise
    MMR mbron prej fruthit, shytes, dhe rubella
    Chickenpox mbron prej chickenpox

    Numrat e vogla qe shikoni ne tabele jane:
    1 - Kjo eshte mosha qe vaksina duhet dhene.
    2 - Varet nga lloji i vaksines Hib qe eshte perdorur per dozen e pare & te dyte, nje doze ne moshen 6 muajshe mund te mos jete e domosdoshme.
    3 - DTap mund te jepet ne moshen 12 muajshe ne qofte se 6 muaj kane kaluar prej dozes se fundit, dhe ne qofte se femija mund te mos kthehet ne spital perpara moshes 18 muajshe.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #4
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ja dhe dicka per femijet deri 6 vjec ne Amerike, keshtu sic e kam ne nje burim tjeter (te perkthyer nga une, meqe shume nga ne ketu jetojne ne kete vend dhe per kuriozitet krahasimi)

    ***Shenime per tabelen e bashkengjitur ne skedar:

    *Ketu paraqiten moshat e rekomenduara per administrimin e vaksinave te licensuara tek femijet ne USA. Cdo doze qe nuk jepet ne moshen e rekomenduar duhet dhene ne nje periudhe vijuese te thene nga doktori, per te kapur kohen e humbur dhe mbajtur nivelin e imunizimit ne optimum.

    *Skeda te ndryshme ekzistojne duke u varur nga niveli i antigjenit per Hepatit B tek nena. Pra varet nese nena eshte e infektuar me Hepatit B apo jo, pasi ky lloj infektimi tek femrat shtatzena sjell anomali ne fetus.

    *DTaP (toksoidet e difteria dhe tetanoz dhe vaksina joqelizore e pertusis) eshte vaksina e preferuar per te gjitha dozat ne serine e imunizimit. Td (toksoidi i tetanozit dhe difterise) rekomandohen ne moshen 11-12 vjec nese te pakten 5 vjet kane kaluar nga doza e fundit.

    *Dy lloj vaksinash per poliomelitin jane te licensuara ne USA: IPV (vaksina poliovirus i caktivizuar) dhe OPV (vaksina per poliovirus nga goja). Tani rekomandohet qe dy dozat e para te vaksinimit per polio te jene IPV, te ndjekura nga 2 doza OPV ne 12-18 muaj dhe 4-6 vjec perkatesisht. Perdorimi i IPV per te gjitha dozat rekomandohet gjithashtu per njerezit ne rrezik dhe ata qe kane ndonje te semure me polio ne shtepi. Sidoqofte, OPV mbetet vaksina e zgjedhjes per imunizim te masave per te kontrolluar ndonje epidemi te mundshme te poliomelitit. (Kur isha une ne tetevjecare, 1994-1996, mbaj mend qe ministria e shendetesise ndermori nje tip fushate dhe po vaksinonin te gjithe femijet neper shkolla me OPV-ne ne Shqiperi. Me ate vaksinen qe te jepnin 2 pika leng te kuq nga goja qe doli dhe ne reklame ca kohe.)
    Tani ndryshimi midis IPV dhe OPV eshte se IPV eshte e caktivizuar dhe ka me pak ngjasa qe te kapesh polion nga vaksina, kurse OPV eshte me e kollajshme per t'u dhene por mund te kete ndonje rast(1 ne 100.000 ta zeme) qe te jep polio sepse eshte virus i dobesuar qe mund te ngjallet ne trupin tend. Por para rendesise se vaksinimit nje rrezik i tille eshte shume shume i vogel.

    *Vendimi per te perdorur vaksinen e Rotavirusit duhet mare nga prindi ne konsultim me mjekun. Doza e pare administrohet para se te mbushesh 6 jave qe ke lindur dhe intervali minimum midis dozave duhet te jete 3 jave. Ndersa seria e vaksinimit duhet te niset ne moshen 7 muaj ose me shume dhe te gjitha dozat duhet te kompletohen para ditelindjes se pare.

    *Vaksinimi i varicelles rekomandohet ne cdo moshe pas ditelindjes se pare per femijet ne rrezik si p.sh. per ata qe s'jane imunizuar nga chickenpox-i dhe per ata qe nuk e dine nese e kane pasur chickenpox-in me pare apo jo, pasi simptomat e chickenpox-it ka raste qe mund te jene jo shume te dukshme dhe shume njerez mund te mos e dine qe e kane pasur. Personat ne rrezik 13 vjecare ose me te vjeter duhet te dhena te pakten te ndara me kater jave midis tyre.

    P.S.: Ekzekutuese ku m'i gjen keto ne shqip qe jane lluks i paarritshem per mua moj aman?

    Gjithashtu ju lutem nese dikush i di emrat e semundjeve dhe vaksinave ne shqip te na iluminoje nese gjen kohe.
    Skedarėt e Bashkėngjitur Skedarėt e Bashkėngjitur
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 15-11-2003 mė 01:36
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #5
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,560
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    VAKSINAT E DOMOSDOSHME PER EMIGRANTET

    * Angeldust: nuk i gjej... i bej (<shrug!>) *

    VAKSINAT E DOMOSDOSHME PER EMIGRANTET
    Flet per emigrantet ne Angli, por besoj eshte e njejta edhe per ata ne Amerike.

    IPV = vaksine pasive e poliomelitit (e vdekur)
    OPV = vaksine oral e poliomelitit (e gjalle)
    PCV = vaksine cift pneumococcal
    PPV = vaksine pneumococcal polysaccharide
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-03-2006
    Postime
    13
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Kujdesi ndaj foshnjave tė vogla

    Ju kisha lutur ata qe munden me ndihmue se sa muajshe duhet me pase femija me udhetue me aeroplane pasi e kame djalin ne amerike e deshiron me ardhe ne vizite ne kosove qe mos me pase probleme shendetsore pasi asht udhtim i gjate .Ēdo keshill juaja me ndihmon pasi deshira me takue mbesen asht emadhe por rreziku nuk kisha ekspozu?????????- me nderime pres nji keshille sa ma pare .

  7. #7
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    915
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Zanzi problemi me i madh qe mund te japi foshnjes udhetimi me avion eshte dhimbja e vesheve per shkak te ndryshimit te trysnise gjate ngritjes dhe uljes se avionit, gje qe te rriturit e evitojne duke hapur gojen.Sidoqofte do ishte mire qe prinderit te keshilloheshin me pediatrin e femijes per te qene te sigurte qe s'paraqet rrezik per te.
    Te uroj ta takosh sa me shpejt mbesen

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-05-2006
    Postime
    26
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    edhe une mendoj qe eshte e mundur udhetimi ,nes eplotesohet disa kushte.Se pari duhet qe te zgjidhni menyren e usghqyerjes se bebit nese nuk eshte me gji.Se dyti duhet te pyesni pediatrin tuaj per barnat e emergjences qe do ju rekomandoj.Dhe se fundi nga pervoja bebet behen engjej kur udhetojne, vetem gjume flejne

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime nė 10 postime
    Me sa di une eshte e ndaluar te udhetodh vetem kur je Shtatzane mbas muajt te 7-te dhe e lejueshme per rastet e tjera .
    larguar forever

Tema tė Ngjashme

  1. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  2. Atropina
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  3. Kujdesi i Kishės pėr arsimimin e fėmijėve shqiptarė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 01:38
  4. Kujdesi ndaj femijeve
    Nga london_girl_02 nė forumin Vogėlushėt shqiptarė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 31-07-2003, 09:13
  5. Kujdesi ndaj flokėve
    Nga Ingenuous nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-11-2002, 11:24

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •