Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359

    Incident i rëndë në Tetovë, plagoset zyrtari i BDI-së

    Fushata e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni ka shënuar të premten në orët e vona incidentin më të rëndë deri tani.


    Persona të paidentifikuar kanë shtënë dhe kanë plagosur rëndë në Tetovë Abdylhalim Kasamin, zyrtar i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

    Zoti Kasami është shtruar në spital në gjendje të rëndë.

    Gjatë 10 ditëve të fushatës për parlamentin e ri në Maqedoni, votuesit kanë dëgjuar më shumë akuza dhe kundër akuza për një varg incidentesh, se sa ofertat e partive politike.

    Që në fillim të fushatës incidentet përfshinë partitë shqiptare.

    Policia njoftoi se të hënën në komunën e Sarajit, që është pjesë përbërësë e qytetit të Shkupit, dy grupe të armatosura kishin shtënë me armë zjarri për disa minuta.

    Situata ishte tejet e tensionuar, por nuk u njoftua për të lënduar.

    Ajo ngjarje i shtyu ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së të thërrasin në një takim udhëheqësit e partive kryesore shqiptare, Arbër Xhaferin dhe Menduh Thaçin e Partisë Demokratike Shqiptare në opozitë dhe Ali Ahmetin dhe Teuta Arifi nga BDI-ja në pushtet.

    Mediat në Maqedoni njoftuan se gjatë takimit triorësh politikanët shqiptarë kishin marrë një leksion të fuqishëm.

    Pas takimit zoti Xhaferi dhe zoti Ahmeti me një fjalor të unifikuar, për dallim nga ai i ditëve më parë, u distancuan nga dhuna dhe u bënë thirrje qytetarëve dhe simpatizantëve të ruajnë qetësinë.

    Partitë politike shqiptare qëndruan të qeta vetëm dy ditë, dhe të enjten akuzuan njëra-tjetrën për incidente të tjera, për sulme ndaj zyrave partiake në zona rurale./bbc

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Po s'kemi cka te cuditemi, kete qe ben Organizata Terroriste Shqiptare, PDSH-ja, e ka bere edhe me pare, ne zgjedhjet e vitit 1998, ku u vra poashtu nje zyrtar i PPD-se...

    Ato duan lufte vellavrasese, ato jane te mjerre!
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Cuditëm përse kjo urrejtje ndër shqiptarët në Maqedoni, kur dihet se ata nuk kanë përse të shtyhen bërrylas dhe të rrahen e vriten për pushtet kur dihet se maqedonasit janë në pushtet! Pastaj përse aq shumë parti shqiptare në urrejtje dhe kundër njëra tjetërës? Mos do të ishte më mirë dy parti shqiptare ( sa për sy e faqe ) e faktikisht të dyja sikur një kur të bashkëpuojnë dhe të dalin në zgjedhje. Kështu do të dilnin më të fuqishëm, do të zinin më shumë vende në parlament, do të kishin më shumë pushtet dhe më shumë të drejta.
    Por, cfarë ti bësh! Thonë "dy shqiptarë e tri parti"! Nuk janë përjashim as vëllezërit tonë në Maqedoni!

  4. #4
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Po s'kemi cka te cuditemi, kete qe ben Organizata Terroriste Shqiptare, PDSH-ja, e ka bere edhe me pare, ne zgjedhjet e vitit 1998, ku u vra poashtu nje zyrtar i PPD-se...

    Ato duan lufte vellavrasese, ato jane te mjerre!

    C'ka e perzish PDSH Davius ketu mos e mer rolin e gjykatsit.....Si duket paske informacione te dobta apo te njeanshme rreth kesaj ngjarjeje ...Pyet pak me shume se kush mund te ja kese bere kete...Ka mbet gjalle ai qe tradhtoi Shkendijen do tregoje se kush ja ka bere ...Mos ja fut kot se ste ka hije .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    menduh xhaferri i arber thaqit nuk e importoj kot mahm.ut mu,tm,utin e bardhylit.. pi kup xhavit qose thaq demaqit..
    moti e vnova ne dukje un kte pun po sbesun kto bdi-stat..
    tash ka ilac kjo pun.. bdi duhet me importu ndoj milaim zek apo ilir kull apo ndoj pojataxhi tjeter me i ba ball rivalve..
    e te tan ne poce te nanos edvinave pj.erdhin si thaqat e prishtines si jakup limat e llapushnikit si surrat vetonat e prizrenit si arber golemat e menduhit..

  6. #6
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Keto incidente i kemi dhurate nga Arber Xhaferi.Ai mendon se po nuk qe vete ne pushtet,pak rendesi ka stabiliteti i Maqedonise dhe e ardhmja e popullit shqiptar ne keto treva apo edhe me gjere.Sidoqofte ne po bindemi se nuk paska qene vetem faji i serbeve apo maqedoneve,apo i grekeve per gjendjen tone te mjerueshme kudo qe jetojme.Turp per ne per keta politikane qe kemi,ne Maqedoni ne Kosove e aq me teper ne Shqiperi.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Arbër Xhaferi

    Citim Postuar më parë nga murik
    Keto incidente i kemi dhurate nga Arber Xhaferi.Ai mendon se po nuk qe vete ne pushtet,pak rendesi ka stabiliteti i Maqedonise dhe e ardhmja e popullit shqiptar ne keto treva apo edhe me gjere.Sidoqofte ne po bindemi se nuk paska qene vetem faji i serbeve apo maqedoneve,apo i grekeve per gjendjen tone te mjerueshme kudo qe jetojme.Turp per ne per keta politikane qe kemi,ne Maqedoni ne Kosove e aq me teper ne Shqiperi.
    Arbëri është kategoria e politikanëve shqiptar që sillet me shumë përgjegjësi ndaj situatës. Është shumë i përgatitur dhe nuk mendoj se shkon aq larg sa të ngre dorë mbi vëllain...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    More kaherë është kah më brenë dicka, një koncidencë e rastit apo...?! Për afro 40 vite i patën dy udhëheqës, njërin në Shqipëri dhe tjetrin në Kosovë, që të dy me të njejtën ideologji dhe me një mbiemër, pra Hoxha, ndërsa tashmë ka kohë që na imponohen edhe dy përsonalitete, po të të njejtit krah politikë, pra që të dy me prirje majtiste, njëri në Kosovë dhe tjetri në Maqedoni, por me të njejtin mbiemër, pra mbiemrin e kanë Thaci! "Koftë hajr!", thotë populli, por...

  9. #9
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Ngadale ore burra se ky zyrtari nuk eshte plagosur me prapavije partiake por per qellime kriminale ne te cilen eshte zhytur ky person.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Merkure, 28 Qershor 2006

    KRYETARI I BDI SE, ALI AHMETI, SI EDHE KRYETARI I PDSH SE, ARBEN XHAFERRI, FLASIN PER DOJCE VELEN

    Ahmeti: Shqiptaret ndryshuan statusin
    Xhaferri: Marreveshja e Ohrit, e deshtuar


    Zoti Ahmeti, fushata elektorale vazhdon te shoqerohet me incidente mes dy partive shqiptare rivale. Cili eshte qendrimi i partise suaj qe prej kater vjetesh eshte ne pushtet?

    Per ne eshte e denueshme. BDI eshte e percaktuar qe keto zgjedhje te jene te lira, te pranueshme per te gjithe qytetaret e Maqedonise, si dhe te pranueshme per komunitetin nderkombetar. Ne ndodhemi perpara nje situate jashtezakonisht te rendesishme. Ne Maqedoni, punet deri me tani kane shkuar mire.

    Jemi ne rruge te mbare per zgjidhjen e te gjitha problemeve, qofshin ato te aspektit nacional, qofshin ato te aspektit ekonomik. Kuptohet qe ne fushen e ekonomise sigurisht qe ne kemi pasur probleme si cdo vend ne tranzicion. Keshtu qe te gjitha obligimet, qofte si parti dhe si shtet, sigurisht qe ka vend edhe per kritika ne kete drejtim. Mirepo jemi ne nje rruge te mbare edhe per krijimin e kushteve, per nje mireqenie sa me te mire sociale per qytetaret.

    Zoti Xhaferri, a ka arsye per acarime te tilla mes shqiptareve ne fushaten elektorale? Si opozite, ke beni fajtor per keto incidente?

    Burimin e nje antagonizmi te ketille e shoh tek mossuksesi i partise politike qe eshte ne qeveri ne kete mandat katervjecar. Une e fajesoj me kete rast edhe sistemin politik maqedonas qe eshte teper refraktar dhe nuk krijon hapesira per realizimin e objektivave, kerkesave elementare te shqiptareve ne Maqedoni.

    Po ashtu nje pjese te fajit e shoh tek komuniteti nderkombetar qe nuk arbitron raste te tilla. E kam fjalen, per te bere vleresimin e procesit te implementimit te Marreveshjes se Ohrit. Shtylla e pare eshte perdorimi zyrtar i gjuhes shqipe. Ne nuk kemi perdorim zyrtar te gjuhes shqipe definitivisht, por kemi nje variant qe perbuz ne fakt menyren e perdorimit te gjuhes shqipe.

    E dyta, eshte ceshtja e perforcimit adekuat te shqiptareve. Ne nuk kemi perfaqesim te shqiptareve, vec ne lemi shume te ngushta per te krijuar nje pershtypje statistikore se punet jane ne rregull. E treta, eshte shtylla e decentralizimit. Edhe ne kete segment nuk shohim qe pushteti eshte bartur ne te gjitha mekanizmat e tij, por ne fakt eshte bere dekoncentrimi i pushtetit, ndersa segmentet e tjera nga kjo marreveshje ose nuk jane realizuar fare ose jane degjeneruar ne trajta perbuzese per shqiptaret.

    Ekziston pabarazia etnike qe prodhon konflikte apo ferkime te vazhdueshme. Dhe kjo eshte e natyrshme per faktin se nje parti politike shqiptare krijon iluzion se konflikti nuk ekzsiton, nderkohe qe kemi fakte qe te trondisin qe keto konflikte ekzistojne dhe jane ne dem te shqiptareve.

    Zoti Ahmeti, sipas Xhaferrit, Marreveshja e Ohrit ka deshtuar, nuk jane arritur objektivat per shqiptaret. Ju keni fakte qe e kundershtojne kete vleresim te kryetarit te partise opozitare?

    Kete vleresim mund ta thote zoti Xhaferri, por kjo nuk qendron fare, sepse te gjitha vleresimet, jo vetem nga BDI, qe eshte pjese e implementimit te kesaj marreveshje, por te gjitha vleresimet edhe nga palet qe garantojne implementimin e marreveshjes se Ohrit, si SHBA, BE dhe NATO kane vleresime mjaft te mira per implementimin e Marreveshjes se Ohrit.

    Sigurisht qe Marreveshja e Ohrit eshte nje dokument qe eshte arritur ne kushte te jashtezakonshme dhe eshte nje kompromis dhe sigurisht qe te gjitha palet nuk mund te mbesin te kenaqura nga kompromiset. Kjo do te thote qe pakenaqesi ka pasur edhe komuniteti maqedonas, por edhe komuniteti shqiptar. Marreveshja e Ohrit eshte dokument i rendesishem qe nderpreu luften dhe i hapi ruge paqes.Per kete mund te jape edhe shembuj konkrete.

    Ne ne vitin 2001 e gjetem Maqedonine me 150 police shqiptare, kurse sot jane mbi 1800. Ne ne 2001 e gjetem Maqedonine me 60 oficere apo nenoficere shqiptare, sot jane 1100 te tille. Ne ne 2001 e gjetem Maqedonine pa flamurin kombetar te shqiptareve, sot flamuri kombetar i shqiptareve valevitet i lire dhe i mbrojtur me ligj.

    Ne e gjetem Maqedonine ne 2001 pa perdorim zyrtar te gjuhes shqipe, sot ne parlamentin e Maqedonise flitet gjuha shqipe, sot gjuha shqipe eshte ne komunikim ne administraten vendore, pra ka perdorim te gjere. Sigurisht qe per sa i takon nivelit qendror, pra ne kabinetin qeveritar, ne Marreveshjen e Ohrit ka disa mjegullnaja, per te cilat ne e kemi permendur disa here qe duhet nje ligj gjeneral qe keto paqartesi te zbardhen brenda Marreveshjes se Ohrit. Per kete ne kemi marre disa inisiativa ne kete drejtim.

    Vleresimet tuaja zoti Xhaferi per Marreveshjen e Ohrit bien nderkohe ndesh me vleresimet jo vetem te BDI se por edhe te nderkombetareve. Si e shpjegoni ju kete?

    Por nderkombetaret kane per qellim qe te japin keshilla te mira, te mos nxisin antagonizma kombetare, kerkojne qe te gjithe te sillemi ne menyre te arsyeshme, mirepo ne kete mes, ne kete dimension, shqiptaret dalin te humbur.

    Ja ku e kemi fenomenin e pajtimit nderetnik ose fenomenin e risocializimit te ish pjesetareve te UCK se. Ne nuk kemi asnje projekt per risocializim te kesaj kategorie, te popullates, e cila eshte bere madje objekt i survejimeve dhe ndjekjeve te vazhdueshme.

    Zoti Ahmeti, a ka perpjekje nga qeveria per trajtimin e kesaj kategorie te popullates qe permend zoti Xhaferri?

    Ne maksimalisht jemi perpjekur qe te gjithe ushtaret t'i ndihmojme. Vazhdimisht kemi bere perpjekje edhe me institucione jo qeveritare nderkombetare qe merren me kete fushe te veprimtarise qe te organizohen trajnime te ndryshme. Jemi ne rruge te mbare edhe ne kete drejtim per trajtim adekuat te te gjithe ushtareve.

    Nese fitoni zoti Xhaferri, cfare qendrimi do te mbaje partia juaj lidhur me Kosoven, me statusin e saj ne te ardhmen?

    Ne prej fillimit e kemi shpalosur qendrimin tone lidhur me Kosoven. Kosova ka fituar te drejten e vetvendosjes me vete faktin se Jugosllavia po shthurret dhe me vete faktin se ka qene element konstituiv i federates.

    Te gjitha teorite e dominoefektit, te gjitha teorite idjotike se me pavaresimin e Kosoves rrenohen principet kryesore te mosndryshueshmerise se kufijve, jane te kota, meqe Kosova i kishte kufijte e vet brenda Jugosllavise, meqe Kosova ishte entitet konstituiv i Federates jugosllave dhe pse Kosova nuk mund te krahasohet fare me Republiken Srpska. Kosova ishte element konstituiv i Federates.

    Me shthurjen e kesaj federate, ajo fiton te drejten per pavaresi dhe kjo nuk mund te kontestohet me asnje teori tjeter politike.

    Ju, zoti Ahmeti, jeni shprehur ne mbeshtetje te opsionit per pavaresi te Kosoves, a eshte ky qendrim qe do te vazhdoje se bashku me patneret tuaj edhe ne te ardhmen, dhe nese po pse?

    Pavaresia e Kosoves prodhon stabilitet per Maqedonine, pavaresia e Kosoves prodhon stabilitet per rajonin, pavaresia e Kosoves eshte ne te mire te Maqedonise. Ne fund te fundit ne Maqedoni jetojne me shume se 25% shqiptare dhe asnje shqiptar nuk eshte kunder pavaresise se Kosoves.

    Ne si shtet duhet te mbajme qendrim ne kete drejtim. Une i jam shume mirenjohes edhe partive politike ne pozite dhe atyre ne opozite qe ndertuam nje qendrim te perbashket dhe qendrimi i vete shtetit maqedonas eshte: Ne do te mbeshtesim cdo zgjidhje qe do arrihet ne mes te Prishtines dhe Beogradit, por nuk na pengon edhe pavaresia e Kosoves.

    Se fundi zoti Xhaferri, kush mbetet patneri me i favorshem per koalicion ne rast se fitoni ne zgjedhje?

    Ne vetveten e perceptojme si parti e Qendres se djathte dhe do te ishte e natyrshme qe te bejme koalicion me parti politike maqedonase te po kesaj linje. Tani per tani jemi te orientuar qe te hyjme ne koalicion me VMRO, por megjithate varet nga bisedimet dhe rezultatet e zgjedhjeve.

    Ne rast se BDI fiton perseri zgjedhjet, a do ti ndryshoni patneret e koalicionit, zoti Ahmeti? A jeni te kenaqur per keto vite me kete koalicion?

    E verteta eshte se brenda partive ka perplasje ideore apo mospajtime dhe une nuk mund te them se gjithcka ka shkuar si ne vaj brenda ketyre kater viteve me patneret e koalicionit. Mendoj se punet qe na presin ne te ardhmen jane shume me te medha.

    Dua te theksoj, se shqiptaret, ne keto kater vite te qeverisjes me kete koalicion, kane ndryshuar statusin e tyre ne Maqedoni dhe nuk jane popull i rangut te dyte apo te trete, por kultivojne vlerat e tyre ne Maqedoni. Une nuk them qe historia ka filluar me Ali Ahmetin, as me BDI ne, pasi gjenerata te tera kane kontribuar qe shqiptaret te jene zot ne shtepine e tyre.

    "Koha Jonë"
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    E mërkurë, 28. Qershor, 2006
    ARIFI: NË ZGJEDHJE DUHET TË JENË FITUES GJITHË QYTETARËT



    Teuta Arifi, nënkryetare e Bashkimit Demokratik për Integrim


    RADIO EVROPA E LIRË
    Zonja Arifi, si i shpjegoni incidentet e fundit në fushatën zgjedhore në Kosovë?

    TEUTA ARIFI
    Përgjithësisht ne i dënojmë të gjitha incidentet në të cilat ka përdorim të dhunës, dhe jemi të pakënaqur me çdo situatë ku ka incidente, veçanërisht duke patur parasysh faktin se në pjesën më të madhe të tyre, në një mënyrë kanë qënë aktivistë të Bashkimit Demokratik për Integrim. Mendojmë se këto lloj incidentesh nuk duhet të përsëriten dhe ata të cilët dëshirojnë që të maten në zgjedhje, këtë punë duhet ta bëjnë përmes debateve përsa i përket programeve politike dhe jo nëpërmjet dhunës dhe incidenteve.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Përse incidentet kryesisht ndodhin ndërmjet ithtarëve të subjekteve politike shqiptare?

    TEUTA ARIFI
    Mendimi im është se për fat të keq, disa subjekte politike shqiptare, në këtë rast konkretisht Partia Demokratike Shqiptare, ka zgjedhur një rrugë, që unë mendoj se nuk është korrekte për të arritur fitoren në zgjedhje, dhe ajo është rruga e kërcënimeve, rruga e presioneve që bëhet mbi popullatën, por njëkohësisht edhe e sulmeve të ndryshme mbi shtabet zgjedhore. Mendoj se nuk është diçka e mirë që një gjë e tillë të jetë karakteristikë në suaza të bllokut politik shqiptar, për arsye se ajo do të na shënohej si kredi negative, pikërisht subjektit politik shqiptar në përgjithësi.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Zonja Arifi, liderët e BDI-së dhe PDSH-së u zotuan para ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për t'i dhënë fund dhunës. Megjithatë incidentet vazhdojnë. Sa janë në gjendje udhëheqësit partiakë të kontrollojnë gjendjen në terren?

    TEUTA ARIFI
    Unë nuk mund të flas për udhëheqësit partiakë të ndonjë partie tjetër, unë mund të flas vetëm në emrin e Bashkimit Demokratik për integrim. Në takimin që ne patëm në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne mbajtëm një qëndrim konstruktiv. Nuk hymë në debatin se kush apo kujt i bën probleme, mirëpo thamë që me përgjegjësi të plotë do të marrim përgjegjësinë për të mbajtur zgjedhje të lira dhe demokratike. Dhe jam mëse e bindur se partia Bashkimi Demokratik për Integrim dhe udhëheqja e saj, në mënyrë të plotë janë në gjendje që të mbajnë kontroll mbi aktivistët e vet dhe nuk dëshirojnë që fajin t'ja hedhin dikujt tjetër. Përkundrazi presin që edhe të tjerët të mbajnë përgjegjësi për aktivitetet e ndryshme që ndodhin në terren.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Zonja Arifi, a mendoni se partitë politike shqiptare janë të pjekura për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme?

    TEUTA ARIFI
    Unë e di se BDI-ja është duke treguar një maturi dhe pjekuri pikërisht duke patur parasysh faktin se këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë, jo vetëm për rrugën e Maqedonisë për integrim në Bashkimin Evropian, kanë edhe rëndësi të veçantë për rajonin, duke patur parasysh faktin se janë duke u zhvilluar bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës. Çdo sjellje jo serioze e shqiptarëve, në cilëndo pjesë të rajonit, faktikisht do të ishte një sinjal negativ ndaj komunitetit ndërkombëtar, ndaj këtyre proceseve të mëdha për shqiptarët në rajon. Prandaj dhe Bashkimi Demokratik për Integrim dhe ne do të sillemi me përgjegjësi të plotë, me maturi të plotë, prandaj edhe kemi kujdes në të gjitha sjelljet tona që bëjmë. Jo se kemi frikë, por për shkak se jemi të bindur dhe duam që të kontribuojmë që shqiptarët e Maqedonisë të dalin me një imazh evropian dhe jo me një imazh të fisrave apo tribalëve të dikurshëm, ashtu siç dëshiron dikush tjetër t'i prezantojë shqiptarët për fat të keq.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Ju përmendët ndërkombëtarët. Ata vazhdimisht sugjerojnë se incidentet po e prishin imazhin e vendit dhe i zvogëlojnë gjasat e Maqedonisë për eurointegrimet. A nuk mendoni se pavarësisht fituesit nga pala shqiptare, humbësi më i madh megjithatë do të jenë shqiptarët?

    TEUTA ARIFI
    Në qoftë se do të kishim zgjedhje problematike, gjithsesi humbës do të ishin të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Kjo është dhe arsyeja pse ne sillemi me përgjegjësi të plotë, me kujdes maksimal, për arsye se nuk jemi të interesuar për zgjedhje në të cilat do të ndodhin incidente të mëdha dhe të cilat do të kenë pasoja jo të mira në aktivistët, qofshin ata të Bashkimit Demokratik për Integrim, qofshin ata të partive të tjera politike shqiptare, për shkak se konsiderojmë se fituesit e fundit në këto zgjedhje duhet të jenë të gjithë qytetarët dhe jo vetëm partitë politike.

    Intervistoi Vullnet Poshka

    marre nga europa e lire
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nënkryetari Limaj: Përmbyllja me sukses e procesit zgjedhor në Maqedoni, është ndihma më e madhe që mund të japin partitë shqiptare në Maqedoni për Kosovën

    Nënkryetari i PDK-së, z.Fatmir Limaj priti sot në një takim pune Përfaqësuesin e Komisionit Evropian në Shkup, ambasadorin Ervan Faurer. Në takim u bisedua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në Maqedoni me theks të veçatë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen javën e ardhshme në Maqedoni.
    Pas takimit z.Limaj dhe z.Faurer u prononcuan për media.



    Në fjalën e tij drejtuar gazetarëve nënkryetari i PDK-së, z.Fatmir Limaj ndër të tjera tha:
    “Sot, patëm një takim shumë të dobishëm me ambasadorin z.Ervan Faurer, me të cilin biseduam për zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe në Kosovë. Por, në fokusin kryesor të bisedës ishin zhvillimet e fundit në Maqedoni.”

    Duke folur për zhvillimet e fundit në Maqedoni, z.Limaj theksoi ”Ne e shprehëm edhe një here qëndrimin tonë para ambasadorit Faurer, se PDK-ja, por edhe të gjithë qytetarët dhe institucionet e Kosovës, janë shumë të interesuar që procesi zgjedhor në Maqedoni të shkojë ashtu siç duhet dhe të zhvillohet në mënyrë demokratike, ku do të respektohet ligji dhe vota e qytetarëve. Fitues në Maqedoni do të dalin forcat politike dhe qytetarët e Maqedonisë vetëm duke respektuar të drejtat demokratike dhe votën e lirë.”

    “Ndihmën më të madhe që mund ta japin forcat politike shqiptare në Maqedoni për Kosovën në këtë moment është përmbyllja me sukses e këtij procesi zgjedhor, vazhdimi i rolit konstruktiv të tyre në ndërtimin e shtetit demokratik në Maqedoni si dhe vazhdimi në përpjekjet e tyre për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Ky rol do të ishte mesazhi më i mirë që do të mund të dërgonin ata për Kosovën dhe statusin final të saj. “-theksoi nënkryetari politik i PDK-së

    Ndërkaq, në fund z.Limaj u shpreh ”Shfrytëzoj rastin që edhe një herë ti ftoj partitë politike, veçmas ato shqiptare në Maqedoni që ta përfundojnë këtë proces në mënyrë plotësisht demokratike, të pranojnë se në jetën demokratike ka edhe fitues edhe humbës. Por, shikuar në afat të gjatë të gjithë do të jenë fitues nëse respektohet vullneti dhe vota e qytetarëve të Maqedonisë. Besoj që partitë shqiptare në Maqedoni kanë kapacitete të mjaftueshme për ti tejkaluar këto situata dhe zgjedhjet do të jenë të suksesshme dhe demokratike”

    Ndërsa përfaqësuesi i Komisionit Evropian në Shkup z.Ervan Faurer në fajëln e tij para gazetarëve të pranishëm tha:
    “Ekzistojnë një numër arsyesh për ardhjen time këtu në Kosovë. Së pari kam ardhur këtu me trenin që vije nga Shkupi për në Prishtinë për të treguar rëndësinë e kësaj lidhje. Pastaj kam ardhur për ti thënë lamtumirë mikut tim që po e lë tani Kosovën z.Petersen si dhe kam ardhur këtu në PDK për ti shprehur edhe një herë së bashku qëndrimet tona të thëna edhe më parë për rëndësinë e përmbylljes me sukses të fushatës zgjedhore në Maqedoni.

    “Me z.Limaj, jemi pajtuar se zgjedhjet e javës së ardhshme janë një test i rëndësishëm për vendin. Nëse zgjedhjet në Maqedoni do të jenë të rregullta dhe nëse pjesa e mbetur e fushatës shkon ashtu si duhet atëherë sigurisht që kjo do ta ndihmojë vendin në rrugën e vet drejt integrimeve evropiane. Nëse Maqedonia inkuadrohet sa më shpejtë në këto rrjedha evropiane, atëherë kjo do të kishte efekt pozitiv edhe në Kosovë por edhe në të gjithë rajonin. Zgjedhjet e rregullta dhe demokratike do të kenë efekt pozitiv ne Maqedoni dhe në të gjithë rajonin shikuar në aspektin e integrimit evropian.”-theksoi në fund të deklarimit të tij ambasadori Faurer.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #13
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Incidente te medhaja ne Tetove. Kriminelet e Partise se Deshtuar Shqiptare PDSH-se, kalojne neper cdo vendvotim te percjellur me mbi 10 vetura te armatosur deri ne dhembe me kallashnikov dhe boma, bejne dasme me kutite e votimit. Dmth behet mbusha e kutive si ne Kandahar, bilem atje eshte me mire!

    O shqiptar i mjerre, deri kur do behesh vegel e shkaut, o i mjerre! Sonte, nuk i shkruhet mire rajonit!

    O PDSH-....

    PS:
    O JU TE NDYRE MOS MENDONI SE DO KALONI ME KAQ, PERE KETE QE KENI BERE SOT, DO E PAGUANI SHTRENJT.
    My silence doesn't mean I am gone!

  14. #14
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Incidente te medhaja ne Tetove. Kriminelet e Partise se Deshtuar Shqiptare PDSH-se, kalojne neper cdo vendvotim te percjellur me mbi 10 vetura te armatosur deri ne dhembe me kallashnikov dhe boma, bejne dasme me kutite e votimit. Dmth behet mbusha e kutive si ne Kandahar, bilem atje eshte me mire!

    O shqiptar i mjerre, deri kur do behesh vegel e shkaut, o i mjerre! Sonte, nuk i shkruhet mire rajonit!

    O PDSH-....

    PS:
    O JU TE NDYRE MOS MENDONI SE DO KALONI ME KAQ, PERE KETE QE KENI BERE SOT, DO E PAGUANI SHTRENJT.
    Davius flm per informaten mirepo nuk duhet te hudhush vrell ketu ne forum se ne nuk jena ata qe e bejme kete.

    Ate qe e bete ju ne 2001 e bejne keta nese eshte ashtu si e thua ti...Prandaj hin Jonuzi e del Domuzi shkurt e shqip...

    S'ja vlen per hic....

  15. #15
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove
    Ate qe e bete ju ne 2001 e bejne keta nese eshte ashtu si e thua ti...Prandaj hin Jonuzi e del Domuzi shkurt e shqip...
    Pse valle BDI-ja ne kete rruge sic po mundohet PDSH-ja sot, hyri ne pushtet me vitin 2002, jo gabim e ke zotrote, sepse atehere ishte vota e lire e qytetarit qe vendosi se kush do te perfaqeson shqiptaret ne Kuvend!
    My silence doesn't mean I am gone!

  16. #16
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    BDI dhe PDSH raportojnë për incidente në zonat shqiptare

    05.07.2006 15:12 ET Shkup (KosovaLive)

    Subjektet kryesore politike të shqiptarëve në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në pushtet dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në opozitë akuzuan njëra-tjetrën për parregullsi zgjedhore në disa mjedise shqiptare.
    My silence doesn't mean I am gone!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    ore po cbehet keshtu andej nga ju po per pune kolltuku te vriten shqiptaret me njeri tjetrin atje duhet te jeni bashke te gjithe , dhe te kete vetem nje parti shqipetare te jene bashke te gjithe , keshtu mund te jene me te fuqishem shqiptaret aty duke qene bahke

  18. #18
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    turp per Zotin, si nuk u vjen turp nga vetja njehere dhe pastaj nga pjesa tjeter e kombit shqiptar, ca jane keto perleshje?
    Me c'justifikim i bejne keto?
    Keta jane llumi i kombit tone shqiptar.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zgjedhjet ne Maqedoni, Deklarohet i mbyllur procesi i votimit, priten rezultat e para

    Nga Ina Koxha
    SHKUP (5 Korrik)

    Ora 19.00 - Eshte mbylluri votimi ne oren 19.00 ne 2967 qendrat e votimit ne Maqedoni dhe menjehere ka nisur procesi i numerimit. Nderkaq, priten edhe rezultatet e para, te cilat, nga shtabet partiake priten të deklarohen rreth orës 21.00. Nndërsa përfaqësuesi i Komisionit Zgjedhor paralajmeroi se rezultatet e para jozyrtare do t'i shpallin rreth orës 24 dhe 01 pas mesnatës.

    Nderkohe perqindja e votuesve ka qene e ulet. Deri nje ore para mbylljes se kutive te votimit, Komisioni zgjedhor ka raportuar per rreth 43% te votuesve qe kane hedhur voten e tyre, per zgjedhjet e reja parlamentare.

    Gjatë këtyre zgjedhjeve janë regjistruar vetëm disa incidente në qendrat e votimit në rrethin e Tetovës dhe në Shkup, por vetëm në dy vendvotime, në Xhepçishtë dhe Bërvenic është ndërprerë procesi i zgjedhjeve.

    Numri i përgjithshëm i vëzhguesve që kane monitoruar këto zgjedhje ka qene rreth 6 mijë. Në garën zgjedhore kanë hyrë 2 mijë e 700 kandidatë, të cilët konkurrojnë për 120 vende në Parlamentin e Maqedonisë. Të drejtë vote kishin 1 milion e 700 mijë shtetas të Maqedonisë, të shpërndarë në 6 njësi zgjedhore.

    Sipas informatave të fundit të KSHZ-së perqindja e votuesve deri në ora 17 është diçka mbi 42 për qind. Sipas asociacionit qytetar "Most" perqindja e votuesve , po ashtu deri në ora 17, është 43.36 për qind.

    Përafqësuesit partiake të favoritëve kryesorë për këto zgjedhje, partia opozitare e VMRO-DPMNE-së dhe partia në pushtet e LSDM-së, deeklaruan se janë "shumë të kënaqur" me daljen e elektoratit në procesin zgjedhor. LSDM-ja nuk saktësoi perqindjen e votuesve, ndërsa zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së deklaroi se sipas llogaritjeve të tyre ne votim kane marre pjese rreth 60 ose 62 për qind te zgjedhesve.

    Këto janë zgjedhjet e pesta parlamentare në Maqedoni, pas pavarësisë së këtij vendi në vitin 1990.

    Ora 18:30 - Incident ne nje qender votimi ne Tetove, nderpritet votimi

    Rreth ores 16.30 perfaqesues te komisionit komunal zgjedhor kane nderprere procesin zgjedhor ne vendvotimin 2004, per shkak te leshimeve qe jane bere gjate votimit.
    Nga komisioni komunal zgjedhor, paralajmeruan procesverbal per shkaqet, duke mos dashur ta sqarojne incidentin.
    Incident eshte regjistruar edhe ne vendvotimin 2014 ne komunen e Tearces, informoi KKZ-ja e atjeshme.
    Nje person ka penguar procesin e votimit, tentoi dhe futi disa fletevotime ne kutine. Ndaj ketij rasti nderhyne perfaqesues te komisionit zgjedhor dhe ne shoqerim me policine larguan personin, pas çka vazhdoi te rrjedhe votimi ne menyre normale.

    Ora 18:30-Zgjedhjet ne Maqedoni, kane votuar vetem 43 perqind. Votimi mbyllet ne oren 19.00. Komisioni Zgjedhor: Ka pasur incidente te vogla

    Ne Maqedoni deri në oren 17 te pasdites kane votuar 43% e zgjedhësve. Keto jane te dhenat me te fundit nga Komisioni Zgjedhor, i cili ka konfirmuar gjithashtu se ndryshe nga cfare kane deklaruar per mediat kampet partiake, nuk ka pasur incidente te renda qe mund te ndikojne mbarevajtjen e votimeve, por ka pasur vetem disa incidente te vogla, por jo te demshme.

    Gjithsesi, sipas zëdhënësit të KSHZ-së Zoran Tanevski, per te shmangur cdo lloj parregullsie apo abuzimi, jane vene ne mbikqyrje te gjitha ato qendra votimi per te cilat u tha se jane bere nderhyrje.

    Nderkaq, votimi vazhdon ndonese ne nje numer te ulet zgjedhesish dhe kutite e votimit do te mbyllen ne oren 19 te pasdites

    (Balkanweb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Pjesë letrare nga fletorja ime
    Nga h75 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 14:02
  2. Tetovë - Edicioni i XII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë
    Nga Fiori në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-11-2008, 22:03
  3. Masakra e Monopolit 1944 - Tetovë
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 14:21
  4. Nuse shqiptare në Tetovë, për 500 euro
    Nga ArberXYZ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 13:19
  5. MAQEDONI, Incident në Tetovë, persona të maskuar plagosin kosovarin
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2003, 12:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •