VIROZA E MOSBESIMIT


Natasha XHAGOLLI

Ashtu si njė pacient i sėmurė, i pėrfshirė nga konvulsionet, edhe njė vend apo shtet, rėnė nėn ndikimin e tyre, mbetet pėr njė kohė tė gjatė… si i paralizuar, i dobėt, i pafuqishėm, apatik. Konfliktet e thella partiake, konfliktet e liderėve, tė parlamentarėve, deri dhe tė individėve tė thjeshtė, qė me dashje apo pa dashje pėrfshihen nė ingranazhin e qeverijes sė keqe tė vendit, u mpijnė qytetarėve, besimin dhe respektin ndaj ligjeve tė vendosura prej politikanėsh tė kėqinj, nė ēdo vend qofshin. Besimi ka njė lidhje dhe marrėdhėnie tė shumėfishtė me qytetarinė. Besimi e pėrkryen qytetėrimin dhe qytetėrimi e perfeksionon besimin. Mbrojtja dhe konsolidimi i vlerės sė besimit, jo vetėm e lehtėsojnė dhe e pėrmirėsojnė jetėn e qytetarit, por i japin mė shumė dinjitet dhe personalitet, mė shumė vlershmėri identitetit tė tij kombėtar, pa e vėnė atė nė siklet apo nė turpėrim para identitetesh tė tjera, qofshin ato italiane, franceze, amerikane etj. Nė botėn e sotme tė qytetėruar po zė vend, gjithnjė e mė shumė, pikėpamja progresive e qytetarisė globale, e cila pėr vlerat e saj, e shton edhe mė shumė sigurinė nė rrafshin e besimit njerėzor nė tė ardhmen. Brenda kuadrit tė njė qytetarie tė tillė nuk mund t’i heqėsh tė drejtėn qytetarisė sė ēdo vendi, qoftė edhe asaj shqiptare, pėr ta pėrqafuar kėtė pikėpamje, pasi ėshtė e drejta e gjithėsecilit qė e njeh, edhe ta pranojė apo ta zhvillojė atė. Megjithatė, pėr stadin ku jemi ne shqiptarėt (fazė kritike e zhvillimit tė demokracisė), pozitiviteti i njė pikėpamjeje tė tillė, duhet tė vijė te ne, i pėrshėndetur mė parė prej standardeve tė pėrparuara tė botės… Megjithatė, pėr sa i pėrket kėtij vendi, qė quhet Shqipėri (dhe qė ne, si shqiptarė, natyrisht s“mund tė na bėjė askush, fajtorė, pse i pėrkasim), kėrkohet shumė mė tepėr reflektim lidhur me atė, qė mund ta quajmė qytetaria brenda nesh, me pėrmasa kryesisht kombėtare, duke i dhėnė pėrparėsinė e domosdoshme, tė ashtuquajturit, dhe shumė tė vlershmit identitet kombėtar. Domosdo, bota, duke ecur nė rrjedhat e veta, duket sikur na pėrjeton ne shqiptarėve, si njė kockė nė grykė, por kjo ėshtė vetėm fasadė. Nė fakt, ne pėr tė, jemi si njė film i vjetėr, i kohėrave tė tyre tė vjetra, rixhiruar sėrish. “Varfėria nuk ėshtė njė shkak i mjaftueshėm pėr tė vrarė veten” . Dihet se demokracia si sistem, ka edhe riskimin e vet, pėrveē vlerave tė njohura dhe progresive. Kur ky riskim bėhet shumė i pranishėm, ndikon edhe nė errėsimin e vlerave tė njė kombi. Megjithatė, pėr njė varg vlerash tė reja, ky proces kėrkon njė gjithėpėrfshirje tė re shoqėrore, faktor ky, qė merr rėndėsi tė madhe nė kushtet tona, tė zhvillimit tė njė procesi delikat, demokratik. Kjo kėrkesė ka edhe mė shumė peshė, pikėrisht, atėherė, kur demokracia hyn nė rrugėn e rrezikimit, kur peshorja, padashur, anon nga antivlerat… Nė funksionimin normal tė njė demokracie tė re, njė rol efikas ka besueshmėria e qytetarit ndaj njė force tė caktuar politike. Kėshtu, duhet tė jetė dhe kėshtu duhet tė ndodhė…Por, popullit shqiptar i ėshtė dashur tė bėjė zgjedhjen e duhur ose jo, pėr njė parti politike…brenda njė periudhe tė shkurtėr tė zhvillimit tė proceseve demokratike nė vend, gjė qė ka shprehur, detyrimisht edhe pėrgjegjshmėrinė, edhe papėrgjegjshmėrinė e tij. Abuzime dhe parregullsi tė ndryshme, zbehin dhe vėnė nė dyshim drejtėsinė e vėrtetėsinė, besimin e njeriut tė thjeshtė, ēojnė nė shkallėzime tė frikshme, nė dėm tė mbarėvajtjes sė njė shteti, nė rėnien e vazhdueshme tė fuqisė sė tij, deri nė lėngatėn e mosrespektimit tė ligjeve…
Kur populli ka sy tė shohė, se janė tė parėt politikanėt, qeveritarėt, qė luajnė e tallen me ligjet e vendosura prej tyre, mpirja – virozė, e qytetarit tė thjeshtė, bėhet gjithnjė e mė e dukshme. “Njerėzit e mėdhenj ( nė poste drejtuese, shėn. i aut.) bėjnė pothuaj, po aq poshtėrsira, sa edhe horrat e pėrbuzshėm, mirėpo i bėjnė fshehurazi, kurse nė shesh nxjerrin virtytet e tyre dhe mbeten tė mėdhenj. Njerėzit e thjeshtė i harxhojnė virtytet e tyre, fshehurazi dhe nxjerrin nė pah poshtėrsitė e tyre, dhe pėrbuzen” . Por, jemi ca larg, shek. XVIII -XIX, dhe korrupsioni ynė, ndryshe nga ai i kohės sė Balzakut, ėshtė pėrditė ngado i lakueshėm, ndonėse s’mund tė jetė, po kaq i zotėrueshėm.E kėshtu i bie qė, edhe tek njeriu i thjeshtė, te qytetari ynė, tė lindė e zhvillohet viroza… e mosbesimit, e cila mund tė marrė edhe pėrmasa epidemike, nga mė tė vėshtirat pėr t’u shėruar.
Natyrisht qė duhet t’i thirret mendjes. Vendit tonė i duhen sot pikėrisht, njerėz me besim nė ide tė pėrparuara apo politikanė tė tillė tė rinj, ndonėse ende tė paprovuar, ende tė panjohur, por me njė CV tė pasur (krahas tė tjerėve, qė kanė dhėnė prova tė mėdha besimi nė popull), duhen pėrkrahur e mbėshtetur totalisht, dhe jo t“i djegėsh apo t’i lėsh tė venė dėm. Me qėllim qė idetė e tyre tė mund t’i vėnė nė jetė, natyrisht, sė pari, do hequr dorė nga paragjykime dallimesh partiake, pasi kryesorja qė na bashkon tė gjithė ėshtė interesi kombėtar...Thellė-thellė, njeriu e kėrkon dhe e ēmon besimin, e quan udhėheqėse nė jetė. Besimi, edhe po tė mbėshtetet nė fe tė ndryshme, te shkencat apo edhe te njė tjetėr sistem, i provuar apo i menduar si mė i mirė, mjafton t’ju ofrojė njerėzve tė thjeshtė, qytetarėve tanė, njė truall mė tė sigurt e mė tė qėndrueshėm… pėrballė universit qė na rrethon.




Shekulli
23/06/2006