Postuar mė parė nga
dp17ego
Ai edhte prototipi i politikanit te tranzicionit.
Arrogant? Sigurisht qe eshte, po nuk me thoni si duhet te jete me nje klase te pasur te korruptuar, qe e nisi pasurine duke bere kontrabande nga telat e kufirit? Me nje kaste politike qe sheh vetem xhepat si duhet te jesh? Ai eshte produkt i kohes qe e lindi, rriti dhe e beri politikan; ai eshte une, ti, ai shumica e jone...(ma kuptoni drejt alegorine).
Nuk e shihni se kush del ne TV dhe flet, nuk i shihni programet e humorit mbushur me fjale banale, te turpshme qe nuk thuhen para zonjave dhe femijeve?
I shihni pra muziken, letersine se ku ka katandisur...shihni perkthimet cfare nnivel kane-sigurisht qe edhe politikanet te tille do te jene.
Nuk e shihni si na gjunjezoi moralisht ky tranzicion-dhe me kerkoni politese nga politikanet? E harruat '97 kur kemi pare mesuese apo intelektuale qe vidhnin shkollat, spitalet, bile edhe shtepite e foshnjes.....'97 nuk duhet t'a harrojme qe te kuptojme se si u renua morali i nje populli dhe se sa e veshtire eshte te mbetesh i mire sa lufte duhet te besh me te keqen cdo dite. Pra ai perfaqeson nje situate me teper se sa nje popull apo nje parti
Edi Rama eshte asgje me shume se nje politikan qe i pershtatet popullit tone gjate kesaj kohe. Ja imagjinoni nje politikan engjell ne krye te njeres nga partite sa paradoksale do te duket!
Por Edi Rama ka dale ballas kunder diktatures, te pakten eshte trim, ka dale ballas ne 1990 e kam pare vete si fliste kur te tjeret fshiheshin, Thua te kishte ca roje perreth dhe ne s'i shihnim???(une jam kunder partise qe ai perfaqeson, dhe do te isha i kenaqur qe Prof Sala t'a kishte terhequr ne partine e tij, por duket ne PD nuk ka mjaft vend per shume individe te afte, nje eshte mjaft, zaten edhe Dulla ate bente mblidhte rreth vetes debila)
Kryeminister qe s'di asgje nga ekonomia, jo profesionist si edhe ky tjetri, e c'mund te presesh. Flasin per GDP e terma ekonomike duke mos qene profesioniste dhe ur ndodhen me prof si Prodi apo dikush tjeter, imagjino se cfare figure bejne, Turp i dheut ku u katandisem, kryeminister doktor apo arkitekt????
PS Mbasi e shkrojta e lexova edhe njehere cfare kisha shkruar per respekt te miqve qe do t'a lexojne. E gjeta shkrimin tim plot kontradikta, por te gjitha m'u duken te verteta dhe vendosa qe te mos ndrroj asgje-kjo eshte gjendja e jone, shtetit tone, popullit tone gjate kesaj periudhe dhe rrjedhimisht edhe politikanet te tille do te jene.
Krijoni Kontakt