Partnershipi ne rruge e siper midis Usa, Kanada dhe Meksike eshte pa autorizimin e Kongresit

Ndonese nuk ka autorizimin e Kongresit, Administrata e Bushit ka filluar nje aktivitet intensiv me grupe perkatese per te implementuar marrveshjen trepaleshe me Meksiken dhe Kanadane.
Anetaresia e grupeve te punes nuk eshte publikuar, sic nuk eshte publikuar dhe produkti i punes se tyre pavaresisht nga perpjekja e madhe 2 vjecare e kraheve ekzekutive te USA, Meksikes dhe Kanadase.
Grupet, te cilat punojne nen ombrellen e Marrveshjes per Shkembimin e Lire te Amerikes se Veriut, zyra e Departamentit te Tregetise, jane per te implementuar Sigurine dhe Zhvillimin e Partneritetit (Security and Prosperity Partnership) ose SPP te firmosur nga Presidenti Bush, Presidenti Meksikan Vicente Fox dhe ne ate kohe Kryeministri Kanadez Paul Martin ne Waco, Texas, ne 23 Mars 2005.

Marrveshja trepaleshe qe u firmos si nje deklarate e perbashket por qe nuk u paraqit ne Kongres per tu rishikuar solli si rezultat krijimin e zyres SPP perbrenda Departamentit te Tregetise.
Raporti i SPP drejtuar krereve te shteteve USA, Meksike dhe Kanada qe u nxorr ne 27 Qershor 2005, listonte mbi 20 grupe te ndryshme pune qe shtriheshin ne nje game te gjere aktiviteti duke filluar nga ai tregetar, aviacioni, kufijte dhe emigracioni duke perfshire nje numer te madh agjencise qeveritare amerikane.

Grupet e punes kane nxjerre nje numer te konsiderueshem memorandumesh mirekuptimi dhe deklarata te marrveshjeve trepaleshe.
Qeveria Kanadeze dhe qeveria Meksikanase kane sejcila zyrat e tyre te SPP qe jane ekuivalente me ato te zyrave amerikane.

Geri Word i cili drejton zyren SPP ne Departamentin e Tregetise ne USA ne nje interviste telefonike konfirmoi faktin qe anetaresia e grupeve te punes si dhe rezultati i punes se tyre nuk eshte publikuar, perfshi ketu dhe internetin.


Pse gjithe ky sekret?

"Ne nuk donim qe grupet e punes te hiqnin vemendjen nga puna e tyre duke kontaktuar publikun," shprehet Word.

Por problemi lind ne momentin kur ne legjislacionin kongresual amerikan nuk gjehet as gjurma me e vogel e autorizimit te krijimit te ketyre grupeve. Legjislacioni me i perafert qe u paraqit perpara Senatit nga Senatori Richard Lugar ne 20 Prill 2005 ishte ai ne lidhje me Aktin e Bashkepunimit per Sigurine e Amerikes se Veriut. Por ky propozim nuk doli asnjehere ne pah nga ana e Komitetit te Senatit per Marrdheniet me Jashte.

Me pak fjale nuk gjehet asnje komitet kongresual qe te jete ne ngarkim per monitorimin e aktivitetit te SPP.

SHume nga grupet e SPP duket se po punojne drejt realizimit te disa objektivave specifike sic doli nga nje raport i task forces se Keshillit per Mardheniet me Jashte ku paraqitej nje "planimetri" per te zgjeruar marrveshjen e SPP ne nje Bashkim te Amerikes se Veriut ku do shkrihej USA, Kanada dhe Meksika ne nje forme te re qeverisese.

Sipas deklarates se perbashket te SPP, raporti titullohej "Ndertimi i nje Komuniteti Te Amerikes se Veriut", thuhet:

"Task Force ka nderin te paraqesi keshilla specifike per menyren sesi mund te arrihet dhe realizohet partnershipi.
Task Force propozon krijimin brenda vitit 2010 te Komunitetit te Amerikes se Veriut per te rritur sigurine, zhvillimin dhe mundesite. Ne propozojme nje komunitet te bazuar ne parimet te cilat u hartuan ne takimin e perbashket te Marsit 2005 qe e ben te qarte se "siguria dhe perparimi jone jane te lidhura dhe te varura ngushte nga njeri tjetri". Kufijte do percaktohen nga nje takse e perbashket dhe nga nje perimeter i jashtem sigurie brenda te cilit levizja e njerezve, mallrave dhe e kapitalit do jene legal, ne menyre te organizuar dhe te sigurta. Qellimi do jete per te siguruar nje zhvillim te lire te sigurt dhe te pandalshem te Amerikes se Veriut."

Raporti i Task Force te CFR (Keshilli per Mardheniet me Jashte, i cili nga shume gazetare dhe kritike konsiderohet si nje qeveri hije brenda qeverise kushtetuese amerikane) pra flet qarte per stabilizimin e nje kufiri te sigurt te perbashket ne gjithe Ameriken e Veriut brenda vitit 2010, gje qe i shtohet levizja e lire e njerezve, tregetia dhe kapitali perbrenda Amerikes se Veriut. Kjo do shoqerohet me lirshmeri te natyrave te tjera duke i shtuar dhe nje leje kalimi E Amerikes se Veriut qe do zevendesoje pasaportat midis USA, Kanada dhe Meksike.

Po ashtu sipas ravijezimit te raportit te CFR do krijohet nje gjykate e perbashket e Amerikes se Veriut, nje grup inter-parlamentar, nje komision ekzekutiv i Amerikes se Veriut, nje komande mbrojtese ushtarake e Amerikes se Veriut, zyre e perbashket doganore dhe nje banke zhvillimi e Amerikes se Veriut.

Link origjinal i lajmit: Bush sneaking North American super-state without oversight


Lajmi tani per tani nuk eshte ne asnje nga "mediat zyrtare" dhe mund te gjehet me bollek vetem ne news sites qe jane ne internet dhe qe merren me agjendat sekrete te qeverive (lajme qe shpesh jane te sakta dhe shume te bazuara ne informacion).