Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb At Zef Pllumi - "Rrno vetem per me tregue"

    Tė jesh mirė, padre

    -- nga Ardian Klosi


    Po tė ra nė dorė ky shkrim, e pėrfytyroj se si do shkosh prej fronit ku kalon tė shumtėn e ditės gjer te tryeza anė dritares, ngadalė-ngadalė, nė 5-fishin e kohės qė tė ėshtė dashtė 15 vjet mė parė, kur tė kam njohur. Kėmbėt mezi binden, edhe shikimi ka humbė thellė brenda syve, sadoqė shkėlqimi i tyre mbetet i zi e depėrtues si pėrherė. Ke me marrė pastaj lupėn mbi tryezė e ke me ia afrue gazetės pėr t’i shkoqitė gėrmat njė pėr njė: “Tė jesh mirė, patėr Zef”. Shqiptarėt e vjetėr e thoshin kėtė fjalė pėr falemnderės, edhe unė s’rri dot pa ta thėnė, tė shumėfishuar, nė dy kuptimet e saj, sepse sapo mbarova edhe njė herė sė lexuari tre blenjtė e kujtimeve tua “Rrno vetėm pėr me tregue”, qė sė afėrmi botohen nė njė vėllim tė vetėm.

    Kur doli sė pari ky libėr, kėtu e para 10 vjetėsh, e kam pasė lexuar titullin e tij: “Rro vetėm, pėr me tregue”, dmth. mos u pėrzje me tė tjerė, nė qoftė se do tė rrėfesh. Por presja duhet vendosur ndryshe: “Rro, vetėm pėr me tregue”, e kjo bėhet e qartė qysh nė faqet e para: Jeta e at Zef Pllumit, njė jetė e kaluar trupėrisht nėpėr 9 rrathėt e ferrit e shpirtėrisht nė ajrin kėndellės tė Besimit, ka kuptim sot vetėm pėr me u tregue.
    Njė titull qė mendoj i ka lėnė larg shumė lexues tė mundshėm, sidomos ē’vinė nga Shkumbin e poshtė, me njohuritė e varfra qė kanė sot qytetarėt tanė pėr variantin letrar gegėnisht tė shqipes.
    Por kjo pėr patėr Zefin nuk ka ndonjė rėndėsi, sepse ai rrėfen jetėn e vet dhe atė nuk ka si e rrėfen ndryshe pėrveēse me gjuhėn e Bogdanit e tė Mjedės, Fishtės e Gjeēovit, Gjon Shllakut, Donat Kurtit e Martin Camajt. Zef Pllumi, edhe kur ēon rrallė e tek meshė ose pagėzon ndonjė fėmijė miku, nuk pėrdor atė liturgji tė pėrkthyer nė toskėrisht pa lėng nga do priftna tė rinj, por vė lupėn te sytė dhe kėndon nga njė ruzare e vogėl e vjetėr gjuhėn e moēme siē e njohim qyshse u zbulua i pari dokument i shqipes 1462: “unė tė pagėzonj pėr emnit Atit, Birit e Shpertit Shenjt”.
    Tani qė s’dal dot nga fryma e kujtimeve tua, padre, mė bėhet sikur jetėt tona, aq tė ndryshme sė jashtmi, janė nisė me u ndeshė, me u kryqėzue e me ecė bashkė paralel. Nuk qe ēudi qė na ke pėrkrahė menjėherė nė ato idetė tona tė panumėrta nė vitet 1991-92, nė Lidhjen Albania, partinė KIS, gazetėn “Libertas” etj. etj. Nė kohėn qė pėrktheja “Premtimi i plotėsuar. Dokumentim i persekutimit tė klerit katolik nė Shqipėri” nga Gjon Sinishta, pėr ta pėrhapur si samizdat mė 1990 ndėr miq e kolegė, ti kishe filluar njė dokumentim shumė mė tė gjerė e tė plotė, nga Arkivi i madh i kujtesės tėnde, diku te hauri i motrės Gjeorgjinė prapa rrugės Fortuzi. Paradoks, sepse kur linda unė mes tė mirave nė kryeqytetin e tiranisė, ti mbaje ndezur mes skamjes atė pak flakė tė lirisė fetare nė famulli tė Shoshit e thellė nė Dukagjin, e parrizi i fėminisė sime ishte koha kur pėr ty po hapeshin portat e Ferrit pėr herė tė dytė, epoka e revolucionit kulturor. Lexova te vėllimi i tretė se si tė arrestuan nė Malėsi tė Madhe, kur po kėrkoje njė rrugė arratie pėr veten e pėr Dom Nikollė Mazrekun, se si tė prunė nė fshatin Tamarė e aty tė mori gazi i degės pėr tė tė sjellė te hetuesi nė Shkodėr: Mė hyri njė dridhmė! Nė atė kohė, verė ka qenė, fund i viteve ?60, edhe unė, fėmijė, vija me gazin e degės nė Tamarė nėpėr luginėn e Cemit. Shkoja nė ndėrtimin e rrugės sė Malsisė sė Madhe, pionier entuziast pėr tė ndihmuar motrėn nė brigadat vullnetare... Stemat me “S” nė kraharorin e saj, mė kishin lėnė pėrshtypje aq tė thellė sa nuk rrija dot pa e marrė dhe unė njė tė tillė. Nė Shkodėr, natyrisht qė u vu nė dispozicion makina mė e sigurt pėr tė ēuar nė Tamarė djalin e shokut Filan. E ndoshta po ky Gaz nuk kthehej bosh, por merrte tė lidhur me hekura at Zef Pllumin pėr nė hetuesi tė Shkodrės, ku do tė fillonte kalvari i 22 vjetėve tė tjerė burg.
    E di, padre, qė kėto paralele e kryqėzime janė mbase thjesht fantazi ose dėshira. Por mund tė ketė edhe njė grimė zilije brenda, kur shoh jetėn tėnde tė derdhur nė kėta tre libra dhe gjej aq shumė kuptim nė tė. Aq sa nuk gjej nė shumicėn tonė. Ne lindėm dhe u rritėm nė njė botė pa besim, ose me besime tė rrejshme qė kaq herė u detyruam t’i pėrmbysnim, t’i korrigjonim, sikurse bėjmė edhe sot e gjithė kohėn. Kurse ti u rrite nė njė besim qė vinte nga shekujt e qė pėr mė tepėr kishte rritur tė vetmet filiza tė qytetėrimit nė Shqipėri. Fakti qė kėtij besimi iu vėrsulėn qysh mė 1944-45 me zjarr e me hekur pėr ta shqymbur krejt, e bėri atė veē mė tė thellė, sikurse e bėri martirizimin tuaj gurin mė tė rėndė e mė tė rėndėsishėm tė historisė sė feve nė kėtė vend.
    Po jetojmė njė kohė kur kanė vėrshyer nė shtypin dhe botimet tona lumenj, pėrrenj e gjiriza kujtimesh, shumica rrena dhe vetidilizime. Nuk kam asgjė kundėr dėshirės normale tė njeriut pėr t’i dhėnė njė kuptim jetės sė vet tė hallakatur diku nga fundi, por e kam tė vėshtirė t’i lexoj sepse mė mungojnė aty faktet dhe ēastet. “Jam kloun - thotė personazhi i njohur i Hajnrih Bėlit – dhe koleksionoj ēaste”. Nuk ka rrugė tjetėr pėr tė pėrballur sulmin e fjalėve tymtuese qė po na merr frymėn ēdo ditė. Besoj se i kėtij mendimi je edhe ti, patėr Zef, qė patjetėr i don klounėt shumė, sepse nė kopertinėn e librit tė tretė shkruan pėr veten: “Thonė se asht i marrė e nuk rrin me dekė rehat”.
    Tek ti, padre, faktet dhe ēastet janė aq tė shumta sa m’u desh njė muaj tė tė rilexoj.
    Po, edhe mė shumė se njė muaj, sepse ato ēaste makthi dhe lumturie, torture fizike dhe shpirtėrore kanė nevojė pėr pushime, pėr pak ajėr tė pastėr nga e tashmja. Vetėm se s’vonon shumė dhe tė tėrheqin prapė mbrapsht.
    Libri yt patjetėr qė nuk i ka rreshtur diskutimet e pafundme tek ne pėr Luftėn N-Ē, pėr Luftėn Civile, pėr luftėn e klasave dhe pėr tiranin mė tė madh nė shekujt e Shqipėrisė, Enver Hoxhėn. Pėr shembull, mėnyra se si pėrshkruan ti hyrjen e brigadave partizane nė Shkodėr mė 1944 i ngjan pak njė ēlirimi dhe shumė njė pushtimi. Ja disa fragmente: “29 nandori gdhini ditė e zymtė dhe e ftohtė. Nė orėn 10-11 nėpėr rrugėt kryesore tė qytetit hyni brigada partizane e prime prej major Gjin Markut. ushtrija partizane, e veshun me gjithnduer uniformash tė hueja, paraqitej si nji ushtri e parregullt, leckamane, me opinga dhe e untė... Populli i strehoi, i ushqeu dhe u mbush me parazitė. Por nuk ishin rob Zotit: kėqyrshin me tinzi nėpėr shpija nėse mund gjejshin ndonji “reaksionar” tė mshehun. E para punė qė banė qe vumja nė funksionim e burgjeve, tė cilat u mbushėn plot e pėrmajė me njerėz tė pafajshėm. Menjiherė filluen tė shpėrndahen fjalė: kanė vra X-in o Y-in... Shkodra u mbush me brigada partizane dhe ēuditej se nga erdhėn aq shumė ushtarė sa nuk i kishin pasė as ushtritė e hueja! Partizanėt thojshin se kishin ardhė pėr tė ndjekė gjermanin deri nė Berlin, por ishin pa kėpucė ndėr kambė. Nė pėrgjithėsi ishin njerėz me tė cilėt nuk mund tė flitej, me sjellje tė kėqija: hajshin bukėn e pėrmbysshin kupėn. Shumė ushtri tė hueja kishte pa Shkodra, por si kėtė kurrnji jo... Flamujt e shumtė tringjyrėsh jugosllavė valaviteshin nė ēdo rrugė, nė ēdo ndėrtesė shtetnore e nė ēdo shpi... Shtoheshin kontrollet, shtoheshin tė burgosunit, shtoheshin torturat, shtoheshin pushkatimet. Ndėrsa pothuej pėr ēdo natė, mbasi errej, turma tė organizueme silleshin nėpėr rrugė tue u ējerrė me tėrbim me kangėt terroriste “Hakmarrje Rini!”...Jo vetėm qyteti, por edhe katundet pėrreth pėsuen tė njajtėn fatkeqsi. Vėrtet: asnji pushtim i huej nuk kishte veprue kėshtu mbi shqiptarėt.”
    Nė kujtimet e ndonjė ish-komandanti partizan patjetėr qė do ta gjejmė “tė vėrtetėn” ndryshe. Aty tregohet se si i priti me brohorima ēlirimtarėt populli i Shkodrės, se si vėrtet u morėn masa tė rrepta ndaj kundėrshtarėve, por kėta kishin qenė tė gjithė bashkėpunėtorė tė pushtuesit etj. etj.
    Prandaj, padre, unė mbledh ēastet te ty dhe ato ēaste nuk mė lėnė tė qetė ditė e natė, derisa nė kėtė vend tė vendoset mė sė fundi njėfarė drejtėsie historike. Ēastet kur rrije i varur te pema e pjeshkės, ajo shtyllė e Pilatit nė oborr tė Pjetėr Ēurēisė, ku ishte vendosė Sigurimi i shtetit. Tė lanė lidhur nė pemė me litarin nėn sqetull e kėmbėt qė nuk preknin dot tokėn pėr net tė tėra nė cikmėn e dhjetorit. Shokėt e tu priftėrinj ose jo rrinin dhe ata varur kush nėn parmakė tė shkallėve e kush mbi WC, Guljem Sumėn e kishin rrasė te njė raft tepėr i ngushtė pėr trupin e tij tė madh, prej dy muajsh, me fytyrė nga muri derisa vdiq. Ēasti padre kur lexove te muri i WC-sė mbishkrimin “Un Dom Vlash Muēaj kėtu mė 22 korrik piva urinėn time pėr mos me dekė etjet”. Ose ēastet pa mbarim tė Frano Kirit, qė mė vonė do tė pushkatohej, i cili kaloi dy ditė e dy net lidhur me zinxhirė me njė tė vdekur. Mė ther mes shpatullave, mik, kur shoh atė kapterin qė tė bie me hu po nė njė vend te kurrizi derisa shkopi lagshtitet me gjak dhe mendja tė turbullohet nga dhimbja.
    Kur tė takova para dy javėsh nė Kuvendin Franēeskan te Arra e madhe mė the se shumė gjana nuk deshe me i futė nė libėr a se janė tė pabesueshme pėr njerėzit sot a se janė tepėr tė randa me i shkrue, si ēastet kur i shponin pulpėn e kambės njerit me shtizė...
    Po e le kėtu se ėshtė e pamundur tė ritregohen ēastet e jetės dhe tė vetmisė tėnde. Ti i shkove sė keqes deri nė fund, pėr tė realizuar profecinė e fratel Gjon Pantalisė, siē e ritregon nga viti 1947: “Fra Zef, mos mendo se kjo murtajė kalon shpejt. Ti je i ri. Kleri Katolik do tė shkojė “usque ad unum” (deri nė fund), vetėm atėherė do tė vijė liria. Ti do t’ia mbrrijsh asaj dite dhe ti do tė tregojsh tė vėrtetėn pėr tė kaluemen e tė sotmen. Kėshtu jam i bindun un”.
    “Rrno vetėm pėr me tregue“ ėshtė “Arqipelagu Gulag” i Shqipėrisė; vėrtet nuk ka autori teknikėn e lartė tė mjeshtrit rus, por arqipelagu i tij shqiptar ėshtė edhe mė i shtrirė nė kohė, plot 45 vjet. Dhe nuk ėshtė vetėm pasuria e detajeve, fakteve, ēasteve qė e mban fort paralelen, por pikėsėpari humanizmi i birit tė Franēeskut, i cili di ta zbulojė njeriun edhe te njė komisar edhe tė njė hetues dhe di tė falė.
    Dėgjova kėto ditė njė propozim qė pater Zefi tė shpallet “Nder i kombit”. Them se ėshtė i tillė qė tani, pa ndonjė dekoratė konkrete, e nė qoftė se do tė ketė njė tė tillė, le tė quhet mė mirė “Nderi i kombit dhe i fesė”. Nocioni abstrakt i kombit, aq mė shumė i kėtij kombit tonė kaq tė tollovitur dhe tė hapėrdarė, nuk do t’i kish dhėnė kurrė forcėn qė i dha feja e tij. Tani e di qė tė lodha, padre, lene thjerzėn mėnjanė, kthehu prapė nė fron. Dhe tė lutem rri i marrė e mos dis rehat deri nė fund, pėr tė mirėn tonė.

    Pėrmbledhje
    “Rrno vetėm pėr me tregue“ ėshtė “Arqipelagu Gulag” i Shqipėrisė; vėrtet nuk ka autori teknikėn e lartė tė mjeshtrit rus, por arqipelagu i tij shqiptar ėshtė edhe mė i shtrirė nė kohė, plot 45 vjet. Dhe nuk ėshtė vetėm pasuria e detajeve, fakteve, ēasteve qė e mban fort paralelen, por pikėsėpari humanizmi i birit tė Franēeskut, i cili di ta zbulojė njeriun edhe te njė komisar edhe tė njė hetues dhe di tė falė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar NoName pėr postimin:

    Meriamun (10-12-2013)

  3. #2
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092

    At Zef Pllumi, jeta, vujtjet dhe krijimet e tij

    Kush te ket informacjone per kte figure, le ti vendos ktu...


    Per mua ku njeri personifikon qendresen e Shqiptarve kunder nje rregjimi te peshtire sic ka qene rregjimi i zi komunist.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Homza pėr postimin:

    Meriamun (10-12-2013)

  5. #3
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    At Zef Pllumi eshte ikone e Klerit Shqiptar.Kjo figure eshte shembelltyra e te mires ndaj se keqes.Humbja e tij eshte humbje e Kombit tone, ndersa veprat e tij jane themeli i mendimit demokratik dhe luftes per liri.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Bel ami pėr postimin:

    Meriamun (10-12-2013)

  7. #4
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga Homza Lexo Postimin
    Kush te ket informacjone per kte figure, le ti vendos ktu...


    Per mua ku njeri personifikon qendresen e Shqiptarve kunder nje rregjimi te peshtire sic ka qene rregjimi i zi komunist.
    At Zef Pllumbi, nė vitin 1967 arrestohet dhe pėr 23 vite vuan dėnimin nė burgje dhe kampe tė ndryshme



    At Zef Pllumi ka lindur nė vitin 1924, nė Malin e Rencit (Lezhė). Nė vitin 1931 hyn nė kolegjin franēeskan tė Shkodrės, ku ndjek ciklin e arsimimit klasik me mėsues personalitetet e shquara tė kulturės kombėtare si At Gjergj Fishta, Patėr Anton Harapi, At Gjon Shllaku e tė tjerė ku, veē tė tjerash, pėrvetėson dhe mjaft gjuhė tė huaja.

    Gjatė viteve 1943-1944 ėshtė bashkėpunėtori mė i ri i revistės Hylli i Dritės dhe sekretar personal i At Mati Prendushit. Ky i fundit ishte Provincial i franēeskanėve nė Shqipėri (Shkalla mė e lartė hierarkike). Ishte nė moshėn 22-vjeēare, kur nė fund tė vitit 1946 arrestohet dhe dėnohet me tre vjet burg, tė cilat i vuan nė kampet famėkeqe tė Bedenit dhe Orman-Pojanit. Shkak pėr arrestimin e tij, edhe pse ishte mė i riu ndėr tė arrestuarit, pohon vetė at Zefi, ishte sepse duke qenė sekretari personal i Provincialit, komunistėt mendonin se duhej tė dinte shumė dhe nga ai mund tė nxirrnin informatat e duhura. Por u gabuan rėndė.

    Nė vitin 1956 shugurohet meshtar dhe pėr 12 vite shėrben si meshtar i Dukagjinit me qendėr nė Shosh. Nė vitin 1967 arrestohet dhe pėr 23 vite vuan dėnimin nė burgje dhe kampe tė ndryshme. Me ardhjen e demokracisė rifillon meshtarinė tek kisha e Shna Nout nė Tiranė (25 dhjetor 1990). Prej atėherė nuk pushon dhe pasioni i dikurshėm pėr dijen dhe kulturėn. Nga viti 1993 deri 1997 rinxjerr revistėn Hylli i Dritės, e cila pas njė ndėrprerjeje ka dalė dhe nė vitin 2003. Janė gjithashtu kėto vite kohė e njė veprimtarie krijuese pėr at Zefin. Ai shkruan dhe boton trilogjinė Rrno vetėm pėr me tregue, vėllimet Franēeskanėt e mėdhenj, Frati i pashallarėve Bushatli, Erazmo Balneo, Ut heri diēebamus-siē i thonim dje, ndėrkohė, me gjithė moshėn e thyer e vėshtirėsitė e shikimit, i ndihmuar nga nxėnėsit e vet, po punon pėr libra tė tjerė. Njė ndėr nismat e tij me vlerė tė pamasė ėshtė dhe ribotimi i kolanės sė plotė tė veprave tė etėrve franēeskanė, tė zhdukura barbarisht nga qarkullimi dhe nga raftet e bibliotekave. Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, nė vitin 2006 dekoroi At Zef Pllumin me Urdhrin "Nderi i Kombit". Presidenti Moisiu vlerėsoi At Zefin “si pėrfaqėsues tė pasurisė kulturore e njerėzore, si njė institucion tė vėrtetė, qė i rezistoi regjimeve dhe kohrave mė tė vėshtira dhe si simbol i qytetarit tė lirė, vizioni i tė cilit frymėzohet nga vlerat evropiane”. Nga ana e tij, At Zef Pllumi u shpreh se e pranon kėtė nderim me dėshirė, si njė shenjė qė sot e mbrapa nuk do tė ketė mė censurė e dallime krahinore, fetare e ide, qė e copėtojnė kulturėn shqiptare dhe si njė shenjė e unitetit tė kėsaj kulture gjatė shekujve. Po nė vitin 2006 At Zef Pllumi merr ēmimin letrar Penda e Artė pėr trilogjinė e tij me kujtime Rrno vetėm pėr me tregue tė akorduar nga Ministria e Kulturės e Shqipėrisė. Juria paska pranuar edhe mendimin ndryshe, edhe mendimin e kundėrt, kėtu besoj ėshtė vlera qė ka demokracia. Kjo ėshtė vlefta mė e madhe qė i bėhet librit tim. Tė tjerat janė pėr mua kurora qė ēohen nė funerale qė i vdekuri nuk i sheh, ka thėnė Zef Pllumi me rastin e pranimit tė ēmimit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 10-12-2013 mė 21:13
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar toni77_toni pėr postimin:

    Meriamun (10-12-2013)

  9. #5
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Enciklopedia e Lirė
    Kurrgjė mė shumė se liria
    Nga: Elsa Demo



    Nė kuvendin franēeskan tė Gjuhadolit nė Shkodėr. Verandėn e ndėrtesės njėkatėshe ku ndodhet administrata, biblioteka dhe kthinat e fretėrve franēeskanė, megjithė pemėt nė oborr, e rreth dielli fund e krye. Pater Zef Pllumi ndodhet nė kthinėn nė fund tė korridorit. U bė kohė i sėmurė. E kanė lėnė kėmbėt qė njė kohe bridhnin kryq e tėrthor Dukagjinin. I mban mbėshtetur nė tokė me gjithė bastun qė e ngre herė pas herė dhe shtyn derėn gjysmė hapi larg poltronit. Njerėzit qė e vizitojnė e lėnė dhe hapur.

    Si je me shėndet pater Zef?

    Dje mbret, sot ruajna Zot.

    Tre fėmijė i kthejnė faqen. Pėrshėndetja e ditės. Vijnė prapė nesėr.
    Kthina ka pak gjurmė franēeskani. Shtrati i ngushtė nuk ka gjurmė gjumi. Pas derexhaketa e zezė e rėndė. Nė jakė duket kryqi gri. Duket qė ka kohė qė s'e ka veshur. Nga tavolina e punės kėrcet diēka sa herė ikin dhe vijnė dritat. Ėshtė kompjuteri.

    Te kryet, pranė poltronit, ngjitur nė mur kalendari franēeskan. Nesėr ėshtė 2 gusht, ėshtė Ndjesa e Shėn Franēeskut.

    Ndjesė pėr ēfarė pater?

    Ai ėshtė paraardhėsi ynė. Si ai, ne besojmė qė edhe mbas vdekjes kemi jetė. Kėshtu besojmė ne. Kėshtu kanė besuar dhe ata qė kanė bėrė piramidat. Po ne besojmė qė pjesa mė e madhe e mėkateve qė bėhen nė kėtė tokė mund tė shlyhen nė jetėn tjetėr.

    I pari ynė, Shėn Fraēesku, ishte duke u lutur nė atė kishėn e vogėl qė kish ndėrtuar vetė kur iu duk Shėn Mėria, ishte me Krishtin. E pyeti ēfarė kėrkon. Ai i tha qė unė kėrkoj ata qė sillen rrotull kėsaj kishe t'u shlyhen mėkatet nė atė botė.

    Tash kanė filluar njerėzit t'i harrojnė punėt e fesė.

    Bota ėshtė mė plakė, a mundet lutja tė shlyejė detin e mėkateve tė njerėzimit?
    Sigurisht qė do tė jetė mė e vėshtirė, por tash pėr tash na duhet me mendu me mendimin e kohės. Ēdo kohė ka etapėn e vet, besimin dhe filozofinė e vet. Ne s'mundemi me i fajėsu njerėzit. Ėshtė gabim me i fajėsu njerėzit. Ne fajėsojmė politikanėt, po jo njerėzit. Njerėzit do tė bėjnė gabime se s'bėn.

    Po ku ėshtė feja nė hapin dhe filozofinė e kohės? Ju thatė se nuk ėshtė mė si dikur kjo punė.

    Nuk mendoj qė feja ka nevojė tė reformohet, ka nevojė tė kultivohet.
    Ju keni investuar nė njerėzit tuaj pėr kėto ditė.

    Kam njerėz tek tė cilėt kam investuar, por u mungon fati dhe guximi. Dy sende u dashkan nė jetė: fat dhe guxim.
    Ju na keni folur qartė pėr guximin pater, guximin jo si rrahjegjoksi. Ky besoni quhet dhe fat i juaj?

    Tė them tė drejtėn guximin e kam pasur dhe nė burg. Nuk mė kanė dėnuar pėr sė dyti.

    Dhe ky ėshtė fati?

    Fati pater? Mos mendo se ai libėr s'ėshtė shkruar kot (Rrno vetėm pėr me tregue). Mė kanė lidhur, mė kanė rrahur, mė kanė izoluar, dhe unė prapė mundja tė flas me oficerėt e Sigurimit. Operativi ishte shumė i keq, shumė i vėshtirė, sidomos nė Ballsh. Edhe kur mė kanė lidhur, kur mė kanė rrahur, kur mė kanė izoluar, ata kishin respekt pėr mua.

    Njė vizitor hyn nė derė.

    At Zef Pllumi na kujtoi kampin e Ballshit, fort i vėshtirė. Ja njė skenė mes operativash qė rrėfen tek vėllimi i tretė "Rrno pėr me tregue":

    Atėhere ai mori prangat tė cilat i kishte lanė mbi tavolinė, m'i suell duert mbrapa shpine, m'i shtini hekurat nė kyēe dhe shtėrngoi vidėn me sa fuqi kishte. – Ja, - tha, - le tė vijė Zoti e Krishti e tė shpėtojnė nga duart tona. A beson gjithnjė?

    - Po.
    - Nuk di ta bėsh mirė atė punė, - ndėrhyni prapė Jorgoja, - ma ler mua ta pėrfundoj. – Dhe ndėrkaq mori njė palė pinca elektricisi pėr tė vazhdue shtėrngimin e vidės me atė fuqi qė kishte ai trupmadh.

    Me hekura ndėr duer kishem jetue qė nė rininė 20 vjeēare, por kurrė nuk kisha provue dhimbje si kjo.

    - Beson tani? – mė pyeti operativi.
    - Po, besoj.
    - Le tė shohin nė se vjen ai Zoti e Krishti yt tė tė shpėtojė. A vazhdon tė besosh pėrsėri?

    - Po, besoj, - thashė me nji za gjithnji e ma tė ligshtė.
    Dhimbjet ishin aq tė forta, sa gjaku mė hypi nė krye. As kambėt, pothuej, nuk mė mbajshin ma. Megjithate, ma fort pėr inad tė tyne, nuk lshova asnji britmė, asnji oh!, asnji eh! Mendjem e kishem te Zoti dhe thojshem me vedi: "O Zot, ndėr duer tua shpirti em".

    At Zefi kthehet nė bisedė.
    Atė fazė e kam kaluar, thotė. Qėndron pak dhe duke qeshur shton:
    Tash tė vetmin fat qė s'kam pasur ka qenė me femra. S'kam dashur.
    Nėse do tė na tregosh njėherė, na trego dhe pėr kėtė.

    Karshi Muzeut kishim postėn. (Vitet '40. Pater Zefi ishte 20 vjeēar.)
    Aty ishte njė vajzė ēalamane. Njė miku im piktor mė nxiste t'i shihja ndryshe punėt me femra. Njiherė, vajza ēalamane vjen e mė thotė se gjashtė vajza duan tė bėjnė njė vizitė nė muze. U afruan dhe ēalamania mė prezantoi njė vajzė: Kjo ėshtė myslimania mė e bukur qė ka Shkodra, tha.

    Ishte e bukur. Jo e bukur, po kishte nji palė sy qė i lėshonin xixa. Ashi sysh s'kam parė mė nė jetė. Ndoshta pėr hir tė atyre syve edhe mund tė kisha folur me tė, por... megjithate vetėm i pėrshėndeta me dorė.

    Unė kam dashur lirinė mė tepėr se kurrgja. Kur femra apo mashkulli lidhen e kanė dorėzuar lirinė. Po duhet ta dorėzosh lirinė se kjo ėshtė jeta, pater. Megjithėkėte kam frikė me e humbė lirinė.

    Ē'thotė Shėn Franēesku i Asizit pėr kėtė?
    (Qesh) As ai s'ka pasė.

    A ėshtė trupi burgu i shpirtit?
    Janė tė dy bashkė nė zhvillim e sipėr. Nuk mund tė zhvillohet shpirti pa trupin, as trupi pa shpirtin. Kur bashkėpunojnė tė dy bashkė mund tė japin vepra tė mėdha. Sot, s'mund t'i kuptojmė veprat e mėdha tek njerėzit pa bashkėpunimin ndėrmjet dashurisė. Ajo i ka tėrhequr nė kėtė jetė dhe ka menduar dhe pėr pavdekėsinė.

    Ėshtė kjo parajsa shpirtėrore?

    Besoj se po.

    Atėher, pse janė njerėzit tė palumtur?

    Janė larguar prej natyrės. Pėr shembull homoseksualiteti ėshtė kundėr natyrės njerėzore.

    A s'ėshtė kjo gjė dhe nė Bibėl pater para shkatėrrimit tė Sodomės e Gomorrės?
    Po, ėshtė. Homoseksualiteti ishte njė sėmundje e pėrhapur. Njerėzimi ka qenė gjithmonė njerėzim, ka pasur tė mirė e ka pasur tė kėqe.

    Bota ėshtė kthyer aty ku ka qenė, prapė nė fillesėn e rėnies?

    Bota sugjeron tolerancė pėr kėtė punė. Por njeriu ėshtė i lirė tė bėjė ē'tė dojė dhe le tė bėjė ē'tė dojė me veten, por jo me u shtu nė shoqėri. E keqja ėshtė qė tani i mbron ligji. Kjo ėshtė njė nga sėmundjet e mėdha tė shekullit. Sėmundja e dytė ėshtė terrorizmi.

    Terrorizmi si sėmundje?
    Terrorizmi si filozofi qė tė mbysėsh njerėzit nė emėr tė fesė dhe kjo ėshtė krejt e kundėrta e fesė. Ky ėshtė njė lloj terrorizmi sepse ka edhe tė tjerė tė lidhur me islamizmin. Nuk e di pse vazhdon islamizmi me kėtė teori.

    A nuk ishte enverizimi njė lloj terrorizmi?

    Ishte njė terrorizėm i madh. Enverizmi mė tepėr se sa komunizėm ishte njė fondamendalizėm islamik i veshur me maskėn e komunizmit. Po tė ishte komunizėm, s'do tė qe prishur as me Kinėn e as me Rusinė komuniste.
    Pater, kėto fjalė po i thotė njė njeri qė ėshtė i veshur me petka tė fesė tjetėr, katolike.

    Unė s'mundem tė flasė keq pėr myslimanizmin, sepse shokėt mė tė ngushtė qė kam pasur nė jetė ishin myslimanė. Unė fola kundėr fondamentalizmit islamik. Prej nga vjen ky? Vjen nga njerėz tė politikės qė venė mantelin fetar. Po ata s'janė as fetar, as njerėz tė politikės.

    Bashkė me kėtė bisedė do tė botojmė dhe shkrimin tuaj tė fundit nė "Hyllin e dritės". Ē'ju shtyu tė shkruani pėr tranzicionin tani?

    Sepse ka filluar tash e njėqind vjet. Po unė ka frikė se do mundem tė mbyll librin e fundit.

    Cilin libėr?
    Saga e fėminisė.
    Ka treguar gati gjithēka pėr pjesėn e dytė dhe tė tretė tė jetės nė njė Shqipėri tė frikshme, tani Pater Zefi i ėshtė kthyer fėminisė. Ky ėshtė njė libėr qė nis nga dita e lindjes sė fratit. Nėna e lindi nė pyll. Ishte duke prerė dru, e kapėn dhimbjet, vetėm, merr sėpatėn dhe pret kėrthizėn e foshnjės. E ngarkoi bashkė me drutė nė kurriz dhe u kthye nė shtėpi. At Zef Pllumit i gjallėrohen sytė. Janė sy qė kanė parė drejt dhe kanė vėshtruar gjithnjė pėrtej.

    Ka shkruar pjesėn mė tė madhe tė Sagės dhe tani nuk ndan dot po qesh apo po qan frati.
    Dalim nė oborrin e kishės. Pas ditėve tė nxehta fryn pak ajėr i freskėt. Burri qė i shėrben paradites, qė e mban fort nė njėrin krah thotė se Pater Zefi ka dy javė qė s'ka dalė nė oborr. Mė 28 gusht ėshtė pėrvjetori i 83 i lindjes. Nė fakt datė zyrtare i ka mbetur 7 prilli i vitit 1924. Kur u shpall armik i popullit, i vunė datė lindjeje 7 prilli, meqė armiku, italia fashiste nė kėtė datė kishte pushtuar atheun.
    Kjo foto mund tė jetė pėr librin e fėminisė.

    Vė buzėn nė gaz dhe e vazhdon mendimin, tani me zė:
    - Ata fėmijė qė pe sot rrotull mė kanė zgjatur jetėn. Fėminia zgjat mė shumė nga ē'mendon ti.

    Ėshtė lėngu i jetės pater...
    ... Zgjat aq sa njeriu tė jetė zot i vetes, vetėm qė vdekja tė mos vijė para kohe.
    Periudha njiqindvjeēare e tranzicionit
    (Shikime rreth historisė sonė kombėtare)

    vazhdonn-->
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 10-12-2013 mė 21:12
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar toni77_toni pėr postimin:

    Meriamun (10-12-2013)

  11. #6
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    At Zef Pllumi


    Pothuej po mbushen njiqind vjet qė nė vendin tonė, nė Vlonė, u shpall pavarėsia e jonė kombėtare nga Ismail Qemal Bej Vlora, i rrethuem nga pėrfaques tė tjerė nga tė katėr anėt e Shqipnis. Kje nji ēast historik, tue mos marr parasysh se si e kush e organizoi. Vendi ynė mbas nji robnie osmane gadi pesėqindvjeēare shpallej i lirė e i mosmėvarun, kėshtu thotė dokumenti zyrtar.
    Simbas mendimit tim kjo asht e meta e madhe e politikės shekullore qė u shpall shtet nė veti pa u interesue pėrpara se ku janė kuadrot drejtues tė vendit. Kjo lojė vazhdon gjithnji edhe sot nė politikė.

    Tashti vjen puna! U shpallė Shqipnia nė vete. Po kush do ta drejtonte. Vetėm mehmurėt e Turqisė. Po mehmurėt kishin baben mbret tue vdekė edhe aq ma tepėr kurrkush nuk e don vdekjen nė shtėpi tė vet sepse ajo sjell shum ndryshime. Nuk asht puna te financat tė cilat duhen tė pėrballohen, por asht te trashigimia e pushtetit tė nji mbreti tė vdekun. Atėherė mehmurėt e vjetėr tė Turqisė, tue mos u gjetė tė aftė me e pėrballue situatėn e re shpallėn "kohėn e Tranzicionit", qė tė pėrgaditeshin pėr nji shtet tė ri europian.

    Pėr rrethana tė turbullta qė kaloj jo vetėm vendi ynė por e gjith Europa, kjo periudhė tranzicioni u zgjat deri nė vjetin 1920. Mbas Konferencės sė Versajės nė tė cilėn u konfirmuen kufijt e Shqipnis tė paracaktuem nė Konferencėn e Londrės 1913, shqiptarėt menduen tė formonin nji shtet demokratik e ma vonė u banė "zgjedhjet tė lira tė parlamentit" ndėr tė cilat shqiptarėt nuk ranė kurr nė ujdi pėr nji "Kushtetutė demokratike". Mbas shumė aventurash politike fitoi Ahmet Beg Zogolli i Matit i cili me aftėsitė e me inteligjencen e tij personale formoi nji ndėr diktaturat e para tė Europės me synim qė tė krijonte nji Shtet moderrn Europian por i cili nė tė vėrtetė nuk mund emancipohej nga mentaliteti feudal mesjetar.

    Mbas nji aventure pesėmbėdhjetėvjeēare tranzicioni, vendi ra nėn okupacionin fashist italian e kėshtu filloi nji periudhe tjetėr tranzicioni fashist. Falė Zotit, nuk vazhdoi aq gjatė, mbasi u dorzue nė fillim tė shtatorit 1943.

    Shqiptarėt pėrsėri menduen me e formue nji shtet por kje krejt kot sepse lufta civile nė Shqipni ishte acarue aq shum sa nuk i lente vend asnji dialogu. Ajo pėrfundoi me fitoren e komunistave tė Josif Broz Titos qė kishte emisarėt e vet nė Shqipni, e kėta ia dorzuen pushtetin Enver Hoxhės.

    Qė nė fillim tė vitit 1945 ai shpalli epokėn e tranzicionit tė madh pėr tė shndrrue Shqipnin nga nji vend i mbrapambetun agraro-feudal nė nji shtet nga ma modernat e botės, tue detajue ma sė miri me plane pesėvjeēare staliniane.
    Kjo periudhė e tranzicionit komunist vazhdoi pothuajse 50 vjet deri sa mordja natyrale bani tė veten tue zhduk fizikisht diktaturėn e cila pėrfundimisht u shue nė vitin 1990-91.

    Kishte ardhė koha e ndrrimit tė diktaturės me pluralizmin politik. Partia e Punės nė fuqi e drejtueme nga Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha e Fatos Nano e pranuen si tė domosdoshme kėtė shndrrim por nė vend qė tė banin nji pluralizėm tė vėrtetė nė Shqipni banė nji pluralizėm komunist tė drejtuem nga qeveria e Fatos Nanos dhe opozita demokratike e Sali Berishės pa i sjellė popullit kurrgja tė re.

    Ky pluralizėm politik u shndrrue ma tepėr nė nji kacafytje personale antagoniste pa ide tė vėrteta demokratike. Nuk kishte si tė ndodhte ndryshe sepse intelektualt shqiptarė nuk e njifshin me tė vėrtetė se ēka ishte demokracia: vijshin gadi tė gjithė prej shkollave tė Partisė sė Punės sė Enver Hoxhės.

    Skandalet e Parlamentit Shqiptar sot janė evidente para gjithė, popullit shqiptar, i cili e sheh sesi "lufta" parlamentare asht ma tepėr personale sesa ideologjike.
    Ligjet themelore demokratike siē asht ai i kthimit tė pronave pronarve tė vėrtetė si dhe shpėrblimi i tė denuemve politikė gjatė kohės sė diktaturės ende sot nuk kanė gjetė vendin e duhun.

    Politikanėt shqiptarė gjithnji mendojnė se politika asht rrenė e kurrgja tjetėr.
    Njerzit e politikės shqiptare tash 16 vjet rresht, kur shkojnė me urue Bajramin ose Pashkėt, t'vetmen gja qė premtojnė asht kthimi i pronave komuniteteve fetare, por nė tė vėrtetė deri m'sot nuk asht paraqitė nė parlament asnji projekt-ligj pėr kėtė problem.

    Po t'i pyesėsh privatish tė pėrgjigjen: se nuk mund tė bahet dallim ndėrmjet komuniteteve fetare dhe popullsisė, e cila ka vuejtun tė njėjtin fat. Nė tė vėrtetė nė tė gjithė ligjet shtetnore, si nė Lindje ashtu nė Perėndim, komunitetet fetare gėzojnė privilegje.

    Tash 16 vjet ne kemi fillue nji periudhė tė re tranzicioni gjoja pėr tė rivendosė demokracinė e vėrtetė nė Shqipni. Por ky tranzicion pėr shkak tė konflikteve dhe kompromiseve personale duket se do tė vazhdojė shumė gjatė.

    Popull shqiptar, nuk mund tė vazhdohet ma nė rrugėn e tranzicioneve politike, hapni sytė se po bahen 100 vjet qė u shpall pavarėsia e Shqipnis dhe ende nuk asht krijue nji shtet ligjor! Vendi sundohet jo me ligje por me urdhnesa. Jo se nuk ka ligje, pse nė letėr kemi ligje shum tė mira e moderrne europiane, po kush i kqyr e i respekton ato?! Por kemi gjithashtu edhe ligje diktatoriale komuniste tė bame edhe sot nė kohėn e pluralizmit politik nė Shqipni. Ku pėrveē ligjeve ma tepėr sundon Maliqi me urdhnesa.

    Tranzicione politike kaq tė gjata nuk duhet tė vazhdojnė ma pėr mos daēim tė mbetemi shenj pėr keq nė Europė e nė botė.

    Popull shqiptar, me anėn e lirisė sė votės n'kjoftė se ja del me e fitue mund ta ndrrojsh kėtė gjendje pėrdryshe je i humbun, dhe kot s'koti i thue vedit shtet, derisa nuk mbrrin me krijue nji shtet ligjor.

    Po flitet se duen me shtue edhe dhomėn e Senatit. Nuk jemi kundėr kėsaj, por, me konditė qė nė kėtė dhomė senati mos tė kenė tė drejtė me marrė pjesė neokomunistat e kėtij pluralizmi 17-vjeēar. Por nė kjoftė se aprovohet nji dhomė Senati ajo duhet tė zgjedhet nga shoqnia civile, e cila nuk ka marrė pjesė deri sot nė kėtė politikė neokomuniste.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 10-12-2013 mė 21:11
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  12. #7
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    O Shqiptar, hapni sytė se ku po shkoni!
    Botuar si fillim nė "Hylli i Dritės", korrik 2007


    At Zef Pllumi lindi mė 7 prill 1924 nė katundin Mali i Rrencit, rrethi i Lezhės. Qė nė moshėn e vogėl hyri nė Kolegjin Franēeskan nė Shkodėr. Ndoqi mėsimet fillore e tė mesme nė Lyceun "Yllyricum" nė vitin 1942. Pėr rrethanat e ashpėrsimit tė luftės, ndoqi mėsimet e larta teologjike nė Kuvendin Franēeskan, nė Shkodėr. Nė 1946 kur u mbyll ky Kuvend, atė me shumė klerikė tė tjerė e arrestuan mė datė 14 dhjetor. U dėnua nga njė gjykatė ushatarake nė fillim tė vitit 1948 me tri vjet burg tė cilat i kaloi nė Shkodėr, Beden tė Kavajės e nė Orman-Pojan tė Maliqit. U lirua mbas tri vjetėsh e u kthye nė Kuvendin Franēeskan, te Arra e Madhe nė Shkodėr. Nė vitin 1958 u transferua ndėr Malėsitė e Dukagjinit, ku ndenji derisa u mbyllėn kishat nė pranverė 1967. Nė fund tė shtatorit e arrestuan pėrsėri dhe u dėnua me 25 vjet tė cilat i kaloi nė Spaē tė Mirditės, nė Krypore tė Vlorės, nė Ballsh tė Fierit, nė Zejmen tė Lezhės e nė Pėrparim (Shėn Vlasil) tė Sarandės. U lirua mė 11 prill 1989 mbasi kaloi shumė sėmundje. Nė vitin 1990 u kthye nė Tiranė si klerik ku pėrveē aktivitetit, pėrpiqet t'i vėjė arna kulturės dhe edukimit shqiptar aq tė dėmtuar gjatė pesėdhjetė vjetėve. Ka shkruar tri vėllime pėr historinė e kėsaj kohe nėn titullin "Rrno vetėm pėr me tregue", si dhe ka shkruar artikuj nė mjaft organe tė shtypit shqiptar.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 10-12-2013 mė 21:11
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar toni77_toni pėr postimin:

    Meriamun (10-12-2013)

  14. #8

  15. #9

  16. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    GJITHE RESPEKTI,ATDHETARIT TE NDRITUR SHQIPTAR,at ZEF PLLUMI.

  17. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar SERAFIM DILO pėr postimin:

    Meriamun (10-12-2013)

  18. #11
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    Ju prehte shpirti ne paqe At Zef Pllumit pishtar i dijes dhe i patriotizmit Shqiptar.
    KJOFTE LEVDUE JEZU KRISHTI
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  19. #12
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    At Zef Pllumi, ka qene me te vertete nje kolos i mendimit shqiptar.Shkrimet, (veprat), qe ka lene jane nje e vertete e pa mohueshme e asaj periudhe terrori dhe barbarizmi qe kaloi Atdheu . Ai si askush tjeter i ka gdhendur ato vite per te treguar realisht ate shemtire te qelbur te asaj epoke qe i solli vetem te keqia Shqiperise. Ai eshte nje Hygo shqipetar!
    C'do liber, c'do shkrim , c'do bisede e regjistruar prej Tij , mendoj qe perben nje thesar qe sa here ti lexosh apo degjoshe ke se c'fare te mesosh.
    Ju prefte shpirti ne Parajse , Patriotit te madh !

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar EDilo pėr postimin:

    Meriamun (10-12-2013)

  21. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Rrėfime tepėr rrėnqethėse na la sa "rrnoi" At Zef Pllumi.

  22. #14

    Pėr: At Zef Pllumi - "Rrno vetem per me tregue"

    Berluskoni, parathėnia e plotė pėr librin e At Zef Pllumit

    Nėn titullin “Il Sangue di Abele – Vivi per testimoniare”, njė nga librat mė tronditės mbi diktaturėn ėshtė pėrkthyer edhe nė gjuhėn italiane. Bėhet fjalė pėr “Rrno vetėm pėr me tregue”, i At Zef Pllumit, i cili i jepet publikut italian falė pėrkthimit tė Keda Kacelit dhe botimeve “Diana”.

    Libri paraprihet nga njė parathėnie e njėrit prej figurave mė tė rėndėsishme tė politikės italiane, Silvio Berluskoni. Nė kėtė ftesė qė ai i bėn lexuesit, e vlerėson librin e At Zef Pllumit, si njė vepėr qė nuk duhet t’i mungojė asnjė biblioteke, qė shėrben pėr t’u mėsuar tė rinjve se ēfarė ėshtė komunizmit dhe se nėpėr ē’kalvar vuajtjesh i ėshtė dashur tė kalojė populli shqiptar, nėn diktaturėn e Enver Hoxhės.

    Por, duket se lidhja e Berluskonit me emrin e At Zef Pllumit do tė vijojė edhe mė tej. Organizatorėt e ēmimit letrar “At Zef Pllumi”, qė ndahet nga komuna e Shėngjinit, e kanė ftuar nė Shqipėri. Qėllimi ėshtė pjesėmarrja nė ceremoninė e ndarjes sė kėtij ēmimi nė fund tė kėtij muaji. Me gjithė pėrpjekjet e organizatorėve, pjesėmarrja ende nuk ėshtė konfirmuar nga ana e Berluskonit. Ēmimi letrar “At Zef Pllumi” u nda pėr herė tė parė mė 19 dhjetor tė vitit 2012. Tė parėt qė merituan kėtė trofe ishin Ismail Kadare, Spartak Ngjela, Rudolf Marku e Zija Ēela.

    Nga SILVIO BERLUSKONI
    Ky libėr i franēeskanit shqiptar At Zef Pllumi ėshtė zbulesa e njė bote tė panjohur, por qė na pėrket nga afėr. Ėshtė e pėrlyer me gjak dhe lot, dhe shihet si urrejtja ėshtė nė gjendje pėr mė tė keqen, pėrtej ēdo imagjinate. Por, nė fund ėshtė e pafuqishme; nuk arrin ta ndalojė dashurinė e jetuar deri nė heroizėm. Nuk arrin tė shuajė dėshirėn pėr liri qė ndjehet nė faqet e kėtij libri.

    Sa varre duhet akoma tė gėrmojmė nė kujtesėn e popujve, pėr tė gjetur tė gjitha viktimat e komunizmit? Ky vėllim shumė domethėnės qė nė titull “Rrno vetėm pėr me tregue” me thjeshtėsinė e tij u jep zė tė vdekurve, nė vazhdėn e tė madhit Aleksandr Solzhenicyn. At Zef Pllumi thyen vitet e heshtjes dhe tė vdekjes nė kampet e internimit shqiptar me kurajėn e atyre qė e duan lirinė dhe luftojnė nė emėr tė saj.

    Ai hap zemrėn tonė, zbrazėtinė tashmė tė njohur, e rimbush me mallėngjim dhe indinjatė po pastaj – si tė gjitha gjėrat e vėrteta – na prin drejt ndėrtimit tė diēkaje, udhėheq pėr tė ndėrtuar mirėsinė dhe tė drejtėn. E vėrteta ėshtė se dashuria ėshtė shumė mė e fortė se urrejtja. Ky libėr jo vetėm qė duhet tė jetė nė tė gjitha bibliotekat dhe tė bėhet film, por duhet madje tė rekomandohet pėr t’u lexuar nė tė gjitha shkollat italiane, nė mėnyrė qė tė rinjtė tė arrijnė tė kuptojnė disa tė vėrteta historike: ēfarė ėshtė komunizmi qė shihet nė kėtė vepėr, si e merr pushtetin dhe si e administron nė mėnyrė tė tmerrshme; ēfarė vuajtjesh ka hequr populli shqiptar, nė ēfarė humnere gėnjeshtrash dhe dhune ka qenė i zhytur; por edhe sa tė fortė kanė qenė gratė dhe burrat qė nuk e kanė ulur kurrė kokėn, pavarėsisht nga torturat qė duruan mbi kurriz. Ėshtė e mundur tė rezistohet.

    Komunistėt besuan se nė pak vite i shkatėrruan tė gjitha besimet. Shqipėria e lidhur ngushtė me marksizėmleninizmit mbylli tė gjitha kishat, duke u kthyer nė njė shtet ateist qė dėnonte me vdekje ēdokėnd qė guxonte tė pagėzonte fėmijėt dhe t’u mėsonte lutjet. Asnjėherė nė historinė e Kishės nuk ishte parė diēka e ngjashme. Mė vonė, por shumė mė vonė, e njėjta gjė ndodhi nė Kamboxhian e Pol Pot-it. E njėjta skemė, e njėjta dhunė ēnjerėzore. Tė ballafaquar me kėtė turp, komunistėt italianė kanė parė pėr shumė vite me simpati shokėt ‘skiptarė’; qe njė aleancė e trishtė pikėrisht nė muajt dhe vitet, nė tė cilat vrasėsit nė shėrbim tė tiranit Enver Hoxha tėrhiqnin nėntė gramė plumb kokės gjithkujt qė ishte i dyshuar. Ose, siē rrėfehet nė libėr, gratė i fusnin nė njė thes me mace tė uritura, dhe pasi i mbyllnin grykėn pėsonin vdekje tė tmerrshme mes tė qeshurave tė torturuesve komunistė. Disa mijėra shqiptarė ama, fshehurazi tė admiruar nga shumėkush qė heshturazi gjente veten tek ata, kanė guxuar t’i thonė “jo” despotizmit. Qėndresa e tyre me koston e torturave dhe vdekjes, ėshtė prova qė nevoja pėr liri ėshtė e pandalshme. Kur despoti mendon se ėshtė tashmė pa kundėrshtarė dhe duhet edhe njė milimetėr qė tė mbyllet kapaku me ulėrimėn metalike mbi ēdo shpresė, ja qė nė mėnyrė tė mistershme forcat shpirtėrore shkatėrrojnė me dėshmitė e tyre perandorinė e errėsirės.

    Nuk mund tė rri pa pėrmendur kėtu redaktoren dhe pėrkthyesen e librit, tė dashurėn Keda Kaceli, krenisht shqiptare, aq sa italiane. Ajo i njeh nga pėrvoja e saj krimet e pėrshkruara kėtu nė libėr, por dhe kurajėn qė pėrēon ēdo rresht i kėtij libri. Nė fakt gjyshi i saj, Jonuz Kaceli, qė nuk pranoi t’i dorėzohej padrejtėsisė, u arrestua, u torturua dhe u pushkatua nga komunistėt, vetėm sepse ishte intelektual dhe sipėrmarrės liberal. Keda e rrok dėshminė nė emėr tė brezit tė ri, qė jam i bindur, se do ta bėjė Shqipėrinė gjithnjė e mė tė lirė, mė tė fortė, tė drejtė e paqėsore, njė komb vėlla, mė nė fund i mirėpritur nė demokraci dhe liri.

    Panorama
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  23. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    Meriamun (10-12-2013)

  24. #15
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669

    Pėr: At Zef Pllumi - "Rrno vetem per me tregue"

    Liber Autobiografik shume i mire. Me eshte dukur interesant pjesa ku Fra Zefi ju ben vizite komuniteteve fetare ne prag te vendimin te rinise Komuniste per mbylljen totale te Kishave dhe Xhamiave ne fundin e viteve 1960, dhe dorezimin e disa komuniteteve fetare perball presionit Komunist.

    Eshte intersant dhe rrenqethes kur ne prag te lirimit rreth vitit 1987 kur Fra Zefi ka si nje vegim ne nje mengjes te hershem ne burg kur ndegjon kembanat e Kishes duke rene dhe dal jasht disa here.
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  25. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Gogi pėr postimin:

    Meriamun (29-12-2013)

Tema tė Ngjashme

  1. At Zef Pllumi - Deshmia e se Vertetes
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-04-2015, 19:34
  2. Hapja e dosjeve sekrete tė ish-Sigurimit tė Shtetit.
    Nga DYDRINAS nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 11:32
  3. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturės
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  4. Atė Zef Pllumi - “Nderi i Kombit"
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 18:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •