Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Thumbs up Nene Tereza: "Une jam nje pende ne doren e Zotit"

    Nėnė Tereza: "Unė jam njė pendė nė dorėn e Zotit"

    -- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York



    E Lumja Nėnė Tereza - antare e denjė
    e familjes sė shenjtorėve tė krishtėrimit shqiptar e botėror


    Vuatja ka mbetur pa shėrim. Trupat e Dandit tė Indisė dhe Xheharl Nehru, (Kryeministėr i parė) kishin si privilegj shtratin e topit, pėr t’u dėrguar nė banesėn e fundit. Kėtė fat kishte edhe trupi i Nėnė Terezės, i mbuluar me shumė ngjyra lulesh dhe me flamurin kombtar tė Indisė. Nė varrin e saj, mė 13 shtator 1997, morėn pjesė 1 milion vetė, nė njė varg tė gjatė prej 9 kilometėr dhe 3 miliard teleshikues tė tjerė ndoqėn direkt ceremoninė e varrimit.
    Por, bota sot ėshtė nė zi. Ajo ka ndjer jetėn dhe vuajtjen, pėr t’ia lehtėsuar atė tė varfėrve midis tė varfėrve. Njerėz me zemėr tė madhe e ndėrgjegje tė pastėr, janė tė domosdoshėm, pėr tė lehtėsuar ato vuajtje, qė mori pėrsipėr pėr 50 vjet tė shėronte Nėnė Tereza e Kalkutės.
    Mė shumė se kurrė, bota ka mbetur jetime. Vuajtjet e njerėzve kudo kanė mbetur pa shėrim. Bota po shton pikėllimin mbi Shenjtėreshėn e gjallė tė kohėve moderne. Njerėzimi, humbi Nėnėn e Madhe dhe fitoi Shenjtėreshėn e Madhe. U tronditėn isntitucionet teologjike, civile, kulturore dhe shkencore. Shkencėtarėt, tashmė kanė rėnė nė heshtje tė thellė, pėr disa ēaste, duke respektuar Princeshėn e Humanizmit. Kumbimi i kėmbanave, mbushi eterin dhe mė shumė ato u mbytėn nga kumbimet e zemrave njerėzore. Jeta njerėzore humbi drejtpeshimin, ndjeu varfėrinė, qė papritmas e pllakosi nė mėnyrė tragjike pėrballė pllakosjes sė tragjedisė. Ajo ishte dhe ėshtė mė tepėr Njeri-Nėnė-Shenjtėreshė.
    Tek figura e saj poliedrike evidentohet si element plot vlerė unisimi mes filozofisė sė saj predikuese, pėrkushtimit shpirtėror, duke dhuruar kompleksin e ndjejave qė quhet mirėsi njerėzore dhe okjonit praktik, si veprim, ku, karakterizohet gjithēka si pėrkushtim, ndjenjė dhe mesazh filozofik, shoqėror e rezatues. Kjo strukturė vlerash, projekton Atė, jo si njė moralizuese, por si objekt kristian, qė mishėron diēka mė shumė. Ajo, krijoi njė filozofi sociale, me njė kurs tokėsor, me qėllim; kujdesin tokėsor dhe jo pranimin e vuajtjes nė emėr tė shpėtimit tė shpirtit me njė botė tjetėr. I shtrenjtė ėshtė ai njeri, i thirrur nga Zoti, nė gjithēka qė bėnte derisa Zoti e mori nė krahėt mikpritės tė Tij.
    Butėsia, buzėqeshja, identifikohen me devocion ndaj asaj shtrese mė tė varfėr midis mė tė varfėrve, mė tė pėrbuzur, mdis tė pėrbuzurve, mė tė uritur midis tė uriturve, njerėzve tė braktisur si mbeturina tė mbeturinave. Ajo, u shtriu dorėn e pėrjetshme tė mirėsisė. I mori nė krahėt e saj tė ngrohtė, duke u thėnė mos u merzisni, unė do t’ju mbaj me ngrohtėsinė prindėrore. Buzėqeshje, lumturi shpirtėrore dhe ngrohtėsi shoqėrore u fali me gėzim pėrherė Nėnė Tereza. Ajo u shoshte nė shqip shqiptarėve "Zoti ju bekoftė".
    Si njė mesazhere biblike, shenjtore e gjallė dhe e prekshme, ajo sillte e pėrhapte atė gonxhe jete tė mrekullueshme si vetė emri i saj, atė dashuri njerėzore kaq tė zbehur gjatė shekullit XX, kur pėrbuzja, mjerimi, lufta e pakuptimta, kėrcenin valle si nė shtėpinė e tyre. Ajo ishte njė ushtri i vėrtetė dashurie.
    Thjeshtėsia, ishte bashkėudhėtare nė jetėn nė shėrbim tė tė varfėrve, tė sėmurėve me lėbrozė, antikapatėve, jetimėve, tė moshuarėve, qė padrejtėsisht ishin braktisur nga aparaardhėsit e tyre, fakirėve tė Indisė, me tė cilėt gjithė jetėn ndau vuajtjet e kėsaj bote. E donte thjeshtėsinė, sepse njerėzit me tė cilėt punonte dhe u dhuronte pėrkushtimin mbinjerėzor, u dhuronte me ėmbėlsi aq tė dashurėn fjalė, "Dashurinė".
    Ajo, pėrsonifikonte mirėsinė, dashurinė me anė tė Jezu Krishtit nė Tokė. Me dashuri e pėrvujtėri, iu bind fjalėve profetike tė Jezu Krishtit. Dhe tashmė Ajo ėshtė lart nė Qiellin e pavdeksisė sė pėrjetshme, nė atė banesė qė e ėndėrronte drejt lumturisė sė pasosur nė paqe. Ajo ėshtė ulur nė tryezėn e shenjtorėve tė historisė sė krishtėrimit dhe po kuvendon pėr jetėn tokėsore me tė cilėn ajo u shkėput me dėshirė.

    Jo histori, por pak sintezė ėshtė mirė tė thuhet

    Ėshtė e vėrtetė se shqiptarėt ndėr shekuj, janė ndeshur me tė keqen dhe kanė dhuruar vazhdimisht mirėsinė. Oėr mė teoėr, ndėr shekuj, besa, mikpritja, qėndresa, fjala, etj., si institucione tė traditės popullore, mbetėn kode morale, juridike, etike, kushtetuese, etj., tė cilat, sė bashku shpalosin veoritė e genit shqiptar, atė kumt e formulė magjike shekullore, qė humbet nė mugėtirat e lindjes sė njerėzimit, tė transmetuar nga brezi nė brez, nga vitet nė shekuj.
    Edhe fjala, si varg konstitucional, ka me vete esencėn e mėshirės, e cila nė ballafaqim mendor tė shqiptarit shprehet me njė semantikė tė veantė, duke pohuar njėherazi bujarinė, dhurimin, dhėnien e vetės, flijimin pėr tė tjerė. Purifikimi i shpirtit njėrzor dhe mbushja e vullnetit tė tij me dashurinė dhe pėrkushtimin pėr tė bėrė vetėm mirė, e pėr t’ju ndodhur pranė atij qė vuan, se i kėrcenohet vdekja, i ėshtė gjymtuar trupi, e turturon sėmundja, i mungon dashuria njerėzore, e tmerron braktisja e shoqėrisė apo e shpėrbėn vetmia torturuese, janė abetare tė virtytit Terezian, tė cilat mishėruan njerėzoren e pamėkatuar dhe bėnė qė hierarkia e lartė shtetėrore tė pėrkulej e tė bėnte apel pėrballė trupit tė saj pa jetė, duke kėrkuar njė kod tė ri moral. E kėsisoj, ky dhurim, kjo fjalė, ky flijim pėr gjakun shqiptar ka pėrmasa qė kalon kufijtė e lindjes, duke pushtuar hapėsira e vizione tė reja pėrjetimi. E Shqipėria e vogėl gjeografikisht, a nuk i dhuroi njerėzimit figura tė mėdha krenarie, qofshin kėto perendorė tė tillė, si Konstandini i Madh me origjinė ilire, qė nė vitin 313 pas Krishtit, nxori Dekretin e Milanos, tek sanksionoi krishtėrimin si fe zyrtare? A nuk u pėrpoqėn tė parėt e krishterė ilirė, tek tė cilėt kemi edhe martirėt e parė tė krishtėrimit, si: shėn Lauri, shėn Flori, shėn Asti (emrat e tė cilėve pėrmenden nė librin e njohur "Martyriologun romanum", tė cilėt nė kohėn e perendorit Adrian nė Ulpianė tė Dardanisė, dy gurėgdhendėsit (tė parėt shėn Lauri e shėn Flori) i mbysin nė pus, pėr tė mohuar fenė e Krishtit? A nuk janė ndjekėsit mė tė mėdhenj, nė kohėn, kur kisha po legalizohej si institucion shpirtėror, perandorėt e gjakut ilir , nė mėnyrė sistematike pėrmes Decit, Aurelianit, Dioklecianit, bėjnė qė tė derdhet gjaku i fatosave tė krishterė kudo? Sa kontrast i madh! Mirėpo kjo trevė e begatė dhe konkretisht nga Salona (Vlora), nė vitin 183 mbas Krishtit, dhuron edhe njė papė me emrin Gain, tė pa zbardhur deri tani nga historiografėt kishtar shqiptar. E gjithsesi, bota e krishtėrė dhe kisha nė veanti, gjatė kėsaj periudhe ballafaqohet edhe me herezi tė shumta qė tė parė nė prizmin njerėzor, kanė mundur tė jenė edhe fatale. "Mirėpo, kėtu shihet Provania Hyjnore dhe elementi Hyjnor i Kishės", -sintetizon studiuesi i shquar akademik prof.dr. Zef Mirdita, pedagog i historisė antike nė Universitetin e Zagrebit.
    Por historia ėshtė e lavdishme, sepse tė tillė e bėjnė njerėzit e kėsaj tokė, duke kulmuar mė tej me njė nga prelatėt mė tė mėdhenj tė krishtėrimit Papa Klementi XI (Gjon Albani), i lindur nga prindėrit me origjinė tė trungut tė mirėfiltė shqiptar nė Urbino, duke qenė kėsisoj i 250-i papė nė Selinė e Shenjtė nė Vatikan. Ai, ishte pėrkrah papėve tė famshėm, si: Gjoni XII, Gregori VII, Piu V, qė kishin sukses nė organizimin kishtar, etj. Por tė mos harrojmė se lutja e famshme dhe e mbarė krishtėrimit "Te Deum", ėshtė shkruar dhe kompozuar nga njė peshkop shqiptar. Po shėn Jeronimi ilir (340-420), qė pėrktheu Shkrimin e Shenjtė (Bibla) nė latinisht?
    Kėsaj radhe, Zoti me fisnkėri pėr Shqipėrinė dhuroi plot bujari njė Nėnė tė Madhe, qė shquhej pėr nga forca shpirtėrore deri nė kufijtė e shenjtėrisė. E kjo ishte Nėnė Tereza e Kalkutės, e lindur nė dekadėn e parė tė shekullit XX. Sa dorėlėshuar jemi treguar ne shqiptarėt, sa shumė kemi dhuruar si komb deri aty, sa i falem njerėzimit Nėnė Terezėn! E famshme sa trimėria dhe vendosmėria e Gjergj Kastriotit legjendar, qė si "Atlet i Krishtėrimit", u bė mburoja e civilizimit evropian, ndėrsa Nėnė Tereza e Kalkutės sė mjerė, u bė mburojė dhe histori e gjallė feje, pėrkushtimi, duke ndryshuar fytyrėn e botės sė mjeruar. Ajo jetoi nė varfėri, me tė varfėrit midis mė tė varfėrve, duke pėrjetuar tėrėsisht filozofinė e Krishtit. A nuk u shndėrrua ajo si e tillė se qe shqiptare?
    tė gjitha kėto janė pyetje me pėrgjigje shembullore tė popullit shqiptar. Njė Nėnė prej gjak shqiptari, qė do tė lindte trupvogėl e imėt dhe shėndetlig, do tė vinte njė ditė qė tė shpėrthente si njė trėndafil i mrekullueshėm, tė kthehej nė trėndafil tė dashurisė, duke u dhuruar skamnorėve dashuri tė pėrjetshme. Ajo tronditi botėn, duke i apeluar, se kjo substancė e shformuar ėshtė pjesė dhe produkt i shoqėrisė sė sotme, qė kontraston me qytetėrimin. Nė fund tė shekullit XX, Ajo rizgjon imazhin e Jezusit tė Nazaretit dhe aksioni i saj human mori sendertim real, duke shpalosur tipare krejt unikale. Ku ta dinte babai i Nėnė Terezės, ky tregtar i thjeshtė shqiptar, se para thjeshtėsisė sė bijės sė Tij, do tė pėruleshin me respekt tė thellė mbretėr, presidentė, prelatė tė kishės dhe tė gjithė besimeve fetare nė botė; ku t’a dinte ai se si njė kor gjigand, tė gjithė njerzit e planetit kėrkojnė qė Ajo tė shpallet Shenjtore edhe zyrtarisht nga insitucioni mė i lartė i kishės katolike (Selia e Shenjtė) nė Vatikan.
    Nė saksinė e botės plot vuajtje tė ndryshme, si i lajmėruar prej njė fuqie Hyjnore, ai vuri emrin e thjeshtė, por kuptimplotė Gonxhe dhe Gonxhja, si njė syth trėndafili, nuk mund tė rrijė plotėsisht e tillė.
    Ajo kėrkon me ngulm dritėn dhe dashurinė. Ajo ėshtė njė dhuratė e Zotit pėr t’i shėrbyer me pėrvujtėri vetėm Atij. Me jetėn dhe veprėn e Saj, na tregoi, se do gjė ėshtė e mundur me Zotin. "Mbani qetėsinė e zemrave, meditoni, sepse atje do tė takojmė Krishtin, sepse edhe ne mund tė ecim tė takojmė Zotin tonė "- i porosistė bashkėudhėtaret e "Misionit tė Dashurisė" kryemurgesha Nėnė Tereza. Jeta pa vepra ėshtė e kotė, se veprat pa lutje janė tė papėrkryera. Ajo nuk ėshtė e shkėputur nga universi shqiptare.
    Mbretėresha e Humanizmit, e Pėllumbit tė Paqes tokėsore, nuk kishte se si tė mos ishte shqiptare. Ajo ėshtė pjesė e hershme e genit shqiptar. Rastėsia nuk e solli atė qė tė lindte nė kėto troje me tradita tė pastra, nė kėto treva ilire tė lashta, aty, ku, kanė zanafillėn e tyre kozmike erėrat qė sollėn agimin e lindjes sė qytetėrimeve mė tė lashta se sa vetė historia e kontinentit tė plakur tė Evropės; aty ku ngjizi miti dhe legjenda, kėnga e vaji, ninulla e fosnjes mitologjike, aty ku morėn udhė shtrati i besimeve dhe drita e dijeve, filozofia e jetės dhe e vdekjes.
    Ajo erdhi nė jetė, nė fillim tė shekullit tonė, kur ende nuk kishte shtet shqiptar politikisht tė krijuar dhe u largua nga kjo botė e zhurmshme nė fund tė shekullit, duke i mbyllur sytė nė njė vend tė largėt nga Atdheu, por shumė tė dashur prej saj, atje, ku nė saj tė veprės qė ajo realizoi, shnderrimin e madh tė vetes dhe tė moralit njerėzor nė pėrmasa tė tilla tronditėse, si rrallėkush tjetėr. Nė tryezėn e shenjtorėve tė Romės do tė ftohet tė kuvendojė nė paqe, mirėsi dhe dashuri Hyjnore edhe Nėna e tė gjithė Nėnave. Ndoshta, edhe njė Nėnė qė po shėron plagėt e nipave dhe mbesave tė atyre shenjtorėve, qė pėrfaqėsojnė pėr nga origjina shtetet ku ato kanė lindur. Tashmė Nėna nė Shqipėri, ėshtė njė institucion me vlera dashurie ndaj tė gjithė atyre, qė kėrkojnė tė triumfojnė mbi kulturėn e vdekjes, pėr t’i dhėnė dritė e shpresė kulturės sė jetės. Me shtatė pėllumbat e bardhė ka ngritur folezat e dashurisė Hyjnore, pėr njeriun e Atdheut tė Saj.
    Nė rrugėtimin e Saj, mbėshtjellė me njė frymė universale, krijoi mitin e shenjtit, tė profetit tė luftės kundėr mjerimit, tė Engjėllit Mbrojtės, qė komunikoi me botėn Hyjnore, tė shpresės dhe tė guximit pėr njė jetė mė tė lumtur.
    Pamteoni i njerėzve tė shquar, qė me veprėn e tyre tė shumanshme kanė manifestuar virtyte tė larta njerėzore dhe forcėn inspiruese pėr bashkėsinė sociale me vdekjen e Nėnė Terezės, pėsoi njė zbrazje tė thellė e tė gjėrė. Porse kur individė tė tillė unikal lėnė pas njė filozofi, njė moral dhe njė pėrkushtim nga dishepujt, Ata (nė kėtė rast) Ajo, njėherėsh gjenden nė majė tė panteoneve tė vlerave universale tė njerėzimit, duke rrėzuar njėherėsh pseudovlerat.
    Anjeze Gonxhe Bojaxhiu (1910-1997), bota e nderon pas vdekjes tragjike tė Princeshės sė Uellsit Ledi Dianės. Lajmi i dytė ėshtė shumė mė i hidhur pėr ne. Kjo vjen nga shpirti me fjalė zemre tė pikėlluar, sepse ishte njė njeri frymor qė drejtohej drejt Shpirtit tė Shenjtė dhe Ajo me shpirtin e paqes ka bėrė mrekulli. E shpirti i mrekullueshėm qe Nėnė Tereza. Dhe shpirti e njohu, jetoi me Nėnė Terezėn, qė ishte njė njeri i tillė. "Ēdo njeri ka lindur shenjt, por duhet tė dėshiroj dhe t’a dėshmoj"- ka pėrkufizuar Nėnė Tereza. Ajo solli evolucion, ose lėvizje tė re nė shpirtin e Saj njerėzor. Besonte shumė nė familje si njė bėrthamė solide, qė duhet ruajtur nga tjetėrsimi i demtuesve mėkatorė. Familja shtonte Ajo, aty lind, krijohet dhe vazhdon t’i jepet shoqėrisė, kur shpesh takohej me tė rinjtė shqiptarė.
    Nėnė, kam etje, nėnė dua tė ha, nėnė dua tė pi, nėnė kam ftohtė, nėnė jam sėmurė, nėnė o NENE, i thėrret fėmija, i riu, i braktisuri, plaku qė rėnkon nga plagėt e gėrbulės, nė ēastet e hidhėrimit e tė gėzimit. Mirėpo binomi Njeri-Nėnė, qė kėrkon ndihmė, ėshtė njė nyje e pazgjidhshme nė ēastet e hidhėrimit tė madh, nė vuajtje e dhimbje. Mirėpo, nėna ėshtė njė titull, njė ofiq, njė gradė, njė mision e mbi tė gjitha njė mesazh jete, buzėqeshjeje, gėzimi e hareje. Nė ēdo gjuhė tė botės, ajo ėshtė fjalė e parė dhe mė e dashur qė kanė mėsuar tė gjithė njerėzit nė kėtė planet, por nė shenjė dhembshurie e dashurie tė pakufi, ajo ka kuptimin e oksigjenit pėr ēdo qėnie njerėzore.
    Nėnė Tereza, nuk ėshtė asgjė tjetėr, veēse njė kryenėnė e tė gjithė nėnave tė botės, qė mirė ose jo, pėrpiqen tė pakėsojnė dėshpėrimin e madh tė kėsaj bote tė rėnduar. Dashurinė pėr jetėn e ka udhqyer pėrherė Ajo, me shpirtbutėsinė bujare, pėrmes duarve tė rreshkura qė kanė pritur e pėrcjellė pėr shumė dekada miliona fėmijė nė buzė tė vdekjes sė sigurtė. Vdekjen e tė sėmurėve e ka larguar, duke mėkuar dashuri njerėzore, pėr ditė tė tėra nė krye tė tė lėnduarve, ka lidhur miliona plagė, sikurse u ka mbyllur sytė pranė njė vdekje tė qetė natyrale tek i pėrkdhelte me uratė nė dorė. Ajo ka ofruar jetėn e ka larguar vdekjen e etur pėr flirte mjeranėsh, nė ēdo kėnd tė globit; ka dhėnė frymė, duke ngrohur trupat e ngrirė nė borė pa pėrkujdesje. Ka ulur urretjen midis njerėzve, duke falur dashurinė midis atyre njerėzve nėn shembullin e Jezu Krishtit. Nė shtegtimin e saj tė gjatė, si ikonė e gjallė qė adhurohet me dashuri nga tė gjithė, ėshtė ledhatuar, ndjerė nga miliona njerėz, duke ndezur qiriun e dritės sė pėrjtshme.
    Njerėzimit iu dorėzua e gjallė, duke dhuruar trupin, zemrėn, mendjen, fjalėn, frymėn, jetėn e saj dhe gjeneroi me forcė dashurinė, kėtė gonxhe tė mrekullueshme tė fshehur thellė nė skutat e shpirtrave njerėzorė. Postulatet e saj janė tė thjeshta nė formulim, por janė tė thekuara si ide: "Nuk ka paqe pa dashuri", "Nuk keni bėrė pak nėse keni dhuruar buzėqeshje", "Po, dashuria ėshtė e vėrtetė dhe ju takon juve!"
    Duke u endur e palodhur, Nėna e botės arriti ta gjejė, ta kėputė kėtė gonxhe dhe ua dėshmoi si shembull jetėsie, se kjo ėshtė dashuria nė Hyjin dhe njeriun, qė Ai vėtė krijoi pėr tė pėrballuar mirėsitė e natyrės qė pėrsėri vetė i dhuroi. Njerėzorja, autentike ėshtė institucioni mė i lartė, mė i pastėr, mė human dhe se institucionet e tjera, si: shteti, propoganda, ceremonitė, janė tė vonshme, e jo tė sinqerta pėrballė humanizmit dhe dashurisė.
    Kur shihte bebe tė vogla, vraponte qė t’i pėrkthelte dhe i merrte nė krahėt e saj tė ngrohtė, duke u dhuruar dashuri me njė buzėqeshje fisnike. Ajo kishte njė optikė tjetėr, kur vraponte nėn moton, se dhimbja e tjetrit zbutesh kur kujdesesh pėr te, dhe kujdesi kryehet kur vetė jeton thjeshtė e bashkė me te. Ajo shihte frikė nga vdekja ndaj edhe jetoi gjatė. Veshja e thjeshtė dhe kėmbėt e zbathura me sandale, asnjėherė nuk qenė garniturė moralizuese, por sfidė stoicizmi.
    E komentonte gjithnjė fjalėn "Kam etje" ("I’m thirsty), pėr dashurinė e njerėzve, ashtu sikurse e thotė Krishti nė Kryq. Ajo bėri atė qė bėnte me dashuri, i jepte ujė tė uriturit, veshte tė zhveshurit, mėkonte me ngrohtėsi prindėrore mė tė braktisurit. Dhe kėtė rit e pėrsėriti pėr shumė dekada, duke sfiduar pėrherė moshėn e vet, sėmundjet e njėpasnjėshme qė e shoqėruan kudo, dhe mbi tė gjitha kohėn qė jetojmė.
    Dhe bota u ul nė gjunjė pėrpara madhėshtisė sė bamirėses sė saj. Media marramendėse elektronike, nuk e besoi humbjen e saj dhe bėri qė t’a nderonin tė gjithė tė pasurit dhe me tė dashurit e saj, tė varfėrit midis mė tė varfėrve, mbasi Ajo dinte tė komunikonte me tė gjithė qėniet njėsoj si Krijesa tė Hyjit. Ajo ndėrroi jetė, mbasi shenjtorėt nuk vdesin. Pėrpara kamerave botėrore shihej qartė se si luksi e grykėsia njerėzore, etika e moralit akademik, uniforma e ushtrisė dhe kostumet e diplomatėve, mbetėn tė shtangur dhe u pėrulen me veneracion, me pendesė e me shqetėsim pėrpara atij lėmshi njerėzor, e aq gjigand njėherėsh!
    U kėput Gonxhja e Shqipėrisė, Lulja e Njerėzimit. Nėnė Tereza ėshtė poezia e jetės, poezia njerėzve tė varfėr. Kalkuta shumėmilionshe dhe me tė, mbarė bota qė e nderon si Qetetare Nderi tė ēdo kombi, race dhe ngjyre, ėshtė ulur nė gjunjė dhe si njė domosdoshmėri pavdeshmėrie, kėrkon tė shenjtėrohet. Ajo u shpall Shenjtneshė, por nėse altari shpirtėror, do tė mbajė nė koleksionin e tij si brilant emrin Shenjt, altari i vėrtetė i prekshėm tokėsor, human, bartė Nėnė Terezėn e vėrtetė, e cila duket tashmė e shpėrndarė si eter nė veorėn e misioneve tė saj, tė cilat me stoicizmin e tyre janė plazmor si specie Tereziane, aq tė mirėpritura e tė respektuara...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Nėnė Tereza - Bojaxhinjtė dhe prejardhja e tyre
    (Pėrgjigje ndaj shkrimit tė z. Aurel Plasari: “Bojaxhitė e Nėnė Terezės”)

    nga Albert Ramaj

    I nxitur nga kolegia ime I. A. dhe stafi i stublla.com u fillua qė tė punohet pėr reagimin ndaj shkrimit tė Aurel Plasarit, i cili pretendon qė Nėnė Terezėn ta paraqesė me preardhje vllahe. Me pėrkrahjen sidomos tė don Nikson Shabanit u arrit tė paraqitet njė studim i shkurtėr mbi historinė e familjes Bojaxhiu, ku duke u mbėshtetur nė burime arkivore, shihet shumė qartė se kjo familje ėshtė shqiptare.

    Ėshtė mirė qė nė mjetet tona tė informimit sensibilizohen herė pas here tema interesante; ėshtė mirė, pse kėshtu i ndihmohet hulumtimit mė me rrėnjė tė temave tė shtruara. Rasti i fundit, pėrkatėsisht teza e shtruar kohėve tė fundit, sipas sė cilės familja Bojaxhiu, pra familja e Nėnė Terezės, na qenka me prejardhje vllahe apo aromune, zgjoi interes tė madh tek shumė hulumtues, publicistė e mbase po aq edhe tek laikėt e shkencės e tė polemikave. Gjithandej po shtrohej pyetja se si na e “morėn Nėnėn tonė”. Kujtoj se pėrgjegjia qė duhet dhėnė tė gjithėve ėshtė kjo: Nėna Tereze ėshtė Nėnė e tėrė botės e jo vetėm e shqiptarėve, apo e atyre qė pretendojnė ta kenė nėnė: e aromunėve apo e maqedonėve. Shpresoj se do tė hulumtojmė ende mbi familjen Bojaxhiu, sepse ka ende shumė gjėra qė nuk janė cekė kėtu dhe kanė mbetur nė errėsirėn e arkivave tė ndryshėm.

    Vllehėt (aromunėt) nė Ballkan

    Pėr t’u kuptuar mė mirė ky shkrim, e shoh tė domosdoshme tė flitet diē mė shumė pėrkitazi me vllehėt nė Ballkan. Nė fillim tė kėsaj trajtese dua tė rikujtoj se edhe aromuni i njohur dhe i respektuar nė tėrė botėn, historiani vjenez prof. Max Demeter Peyfuss, i ka tėrhequr vėmendjen hulumtuesit austriak Karl-Markus Gauss qė nė hulumtimet e veta mbi aromunėt apo vllehėt tė ruhet nga mania, sipas sė cilės ēdo njeri nė Ballkan, qė ishte mė i mirė apo mė i Zoti se tė tjerė, duhet deomos tė jetė me prejardhje aromune (vllahe). Kjo vlen nė mėnyrė tė veēantė sa u pėrket shifrave qė dėgjohen, mitologjive e legjendave qė kallėzohen nga njerėz pėr (para) historinė dhe tė tashmen e aromunėve. Fundja, dhe vetė Gauss e dėshmon se ashtu edhe i ndodhi, kur po zhvillonte hulumtimet e veta nė Maqedoni (khs. librin e tij Die sterbenden Europäer, 193-94). Atje, thotė Gauss, ēdo mitologji ishte ngritur nė nivel “dokumenti” dhe ēdo spekulim ishte shndėrruar nė “argument”.

    Vllehėt janė njėri ndėr popuj e vjetėr tė Ballkanit. Ata jetojnė edhe sot nė shumė shtete tė Ballkanit si nė Greqi, Maqedoni, Shqipėri, Rumani, Serbi, Bullgari e gjetiu. Pėrkundėr kėsaj, vllehėt nuk njihen gati nė asnjėrin nga shtetet qė u pėrmendėn si pakicė kombėtare. Edhe pse nuk ka shėnime tė besueshme statistikore, besohet se nė Ballkan duhet tė ketė, sipas supozimeve tė pėrgjithshėm, sė paku mė shumė se gjysmė milioni vllehė. Pranimi apo mohimi i ekzistencės sė vllehėve nė shtetet konkrete varet pothuajse kryesisht nga politika e ditės e shtetit gjegjės. Vllehėt ishin gjatė historisė tė njohur si tregtarė, jo vetėm nė Ballkan, por edhe deri nė Europė; ata ishin dhe janė tė njohur si barinjė nomadė - sidomos pėr djathin kualitativ tė tyre.

    Nė shtete tė ndryshme tė Ballkanit i quajnė me emra tė ndryshėm, si aromunė, vllehė, remėr, ēobanė, kucovllehė, cincarė, karagunė etj. Vėshtruar nė rrafshin gjuhėsor, vllehėt flasin po aqė (shumė) dialekte sa edhe nėngrupet e tyre. Fati i tyre ishte tragjik pothuaj nė tė gjitha shtetet e Ballkanit, sepse asnjėra nga kėto nuk i njohu pėr pakicė kombėtare. Anasjelltas, nė shumicėn e rasteve ata pėrndiqeshin dhe keqtrajtoheshin deri nė vdekje, nėse deklaroheshin publikisht pėr vllehė. Kryet e vendit pėr keqtrajtimin e vllehėve e zėnė sidomos Rumania e Bullgaria. Tė drejtėn e deklarimit hapur tė pėrkatėsisė etnike tė tyre, vllehėt nuk e kishin deri vonė as nė Shqipėri, sado qė psh. dihet se qendra kulturore e politike e vllehėve ishte dikur Voskopoja e Jugut tė Shqipėrisė. I vetmi shtet nga ato qė dolėn pas shprishjes sė ish - Jugosllavisė, i cili ua njohu vllehėve statusin prej minoriteti, ėshtė ish - Republika Jugosllave e Maqedonisė. Ka shumė gjasė qė ky hap tė jetė marrė nga politika maqedonase pėr ta zbehur psh. satusin e shqiptarėve nė Maqedoni, por megjithatė ky hap duhet tė vlerėsohet pėr pozitiv, sepse vetė vllehėt kanė tani mundėsi qė pėr vete ta krijojnė njė lloj identiteti dhe publikisht tė shprehen pėr vllehė. Duket se elita politike e shtetit tė ri tė Maqedonisė ėshtė plotėsisht e vetėdijshme se nė Maqedoni ka shumė shqiptarė dhe se kėta do tė shtohen pėrherė; kjo elitė e di se Maqedonia kufizohet me dy vende tė shqiptarėve: me Shqipėrinė dhe me Kosovėn dhe druan se shtetit tė Maqedonisė rreziku i imagjinuar nga ata do t’i kanoset nė tė ardhmen pikėrisht nga kėto dy vende e jo mė nga Bullgaria dhe Greqia. Ndoshta Maqedonia zyrtare, kur i njohu minoritetet, sidomos minoritetin e aromunėve, do tė ketė shpresuar se nė Maqedoni do tė dalin mė pak shqiptarė, sepse do tė ketė njerėz qė do tė deklarohen pėr vllehė, pėrkatėsish aromunė. Qėllimi i tyre primar mund tė ketė qenė qė mundėsisht tė zvogėlohet numri i shqiptarėve, por edhe tė nxirren disa personalitete, prejardhja etnike aromune e tė cilėve do tė mund tė dėshmohej edhe “historikisht”. Kėshtu, ka gjasė qė jo pak njerėz qė kanė luajtur role kyēe nė historinė e nė shtetin e Maqedonisė tė cilėsohen pėr nga prejardhja jomaqedonė.

    K. M. Gauss e pėrmend rastin e njohur tė Lekės sė Madh, i cili, kur ndodhte tė fjalosej me t’ėmėn, gjeneralėt e tij nuk e kuptonin se nė ē’gjuhė flisnin mes veti, sepse gjuha qė e flisnin Leka dhe e ėma s’ishte ndonjė dialekt i greqishtes. Rreth kėsaj enigme janė deklaruar dijetarė tė huaj dhe sidomos dijetarė ballkanikė. Po t’i pyesėsh shqiptarėt, tė pėrgjigjen pa u menduar fare se ajo gjuhė ishte ilirishtja-shqipja, po t’i pyesish grekėt, edhe ata prapė thonė se ajo ishte njė dialekt i greqishtes, tė cilin s’e paska kuptuar askush; po t’i pyesish vllehėt, gjithsesi edhe kėta thonė se ajo gjuhė na paska qenė vllahishtja. Sado qė pėr zgjidhjen e kėsaj enigme nuk ka ndonjė “ēelės magjik”, shumica e dijetarėve (sidomos tė huaj) janė tė pajtimit se ajo gjuhė na paska qenė vllahishtja! Kėtė rast e pėrmenda qėllimisht, sepse dihet fort mirė qė popujt e vegjėl kanė komplekse dhe ilaēin kundėr tyre e gjejnė duke pėrvetėsuar personalitete tė mėdha botėrore apo sish rajonale. Ky kompleks dėshmohet shpesh edhe tek ne shqiptarėt dhe sidomos vėrehet tek ata publicistė qė dinė fare pak se ē’ėshtė gjenealogjia apo historiografia; publicistė a “shkencėtarė” qė janė formuar nėpėr oda tė “mėhallės”. Tė tillėt gjenerojnė vetėm emocione dhe mllef tė madh ndaj grupit tjetėr etnik pa kurrfarė nevoje. I njėjti vlerėsim vlen edhe pėr ata vllehė, tė cilėt veprojnė apo mendojnė kėshtu.

    Nuk mė duket punė qė do tė ketė ndonjė mbėshtetje, nėse nė ēėshtjen e gjuhės qė do tė ketė folur Leka i Madh me t’ėmėn ngatėrrohen edhe vllehėt. Pararendėsit e rumunėve, pėrkatėsisht tė vllehėve (edhe nė qofshin ata njė pėrzierje e thrakasve dhe e dardanėve tė romanizuar), atė kohė as qė ishin romanizuar. Procesi i romanizimit tė dakasve, thrakasve dhe i dardanėve nis mė vonė. Nėse nė dritėn e kėsaj rrethane pėr vllehėt thuhet se janė pjesė e trungut tė rumunėve, tė cilėt u shfaqėn nė jugun e Ballkanit nė shek. 10, do tė ishte budallėk tė flitet pėr njė gjuhė tė vllehėve nė kohėn e Lekės sė Madh.

    Studiuesi Thede Kahl pohon nė njė punim qė do ta trajtojmė mė poshtė, se edhe vetė ish - presidenti i Maqedonisė, Kiro Gligorov, ėshtė me prejardhje vllahe. Kėshtu ndodhi edhe me prejardhjen e Nėnės Terezė. Me kėtė rast ėshtė menduar se ndoshta do tė ngrihet edhe mė vetėdija nacionale e aromunėve dhe se do tė krijohet kėshtu njė grup i tretė etnik, i cili mė vonė ndoshta do ta drejtojė aparatin shtetėror bashkė me maqedonėt, e jo siē drejtohet tani, realishtvetėm nga maqedonėt e shqiptarėt. Ka mundėsi qė pėr mė vonė tė jetė paraparė qė nė Maqedoni tė ketė dy grupe etnike tė barabarta, pėrkatėsisht shqiptarė e aromunė, pėr tė cilėt do tė mund tė nxirren ligje pėrkitazi me tė drejtat e pakicave kombėtare. Sa pėr ilustrim po sjellim njė shembull: nėse shqiptarėt kėrkojnė mbishkrime shqipe nėpėr qytete nė Maqedoni, atėherė arėsyeja qė kjo e drejtė tė refuzohet do tė ishte se edhe vllehėt po e kėrkojnė tė njėjtėn gjė. Kėsisoji Maqedonia do tė bėhej e atij grupi maqedonėsh, i cili Maqedoninė e ndien pėr shtet tė vetin, ndėrsa minoritetet e tjera etnike do tė kenė tė drejtat e pakicave nacionale dhe do tė jenė qytetarė tė rendit tė dytė apo tė tretė. Ėshtė ndoshta edhe ndonjė ide e fshehtė e bashkėsisė ndėrkombėtare qė njėherė e pėrgjithmonė tė krijohet e tė konsolidohet grupi etnik i aromunėve pėrbrenda njė shteti siē ėshtė Maqedonia, ku ai do tė mund tė zhvillonte veprimtari tė lirė kulturore e politike. Kėsisoji nė Maqedoni do tė tuboheshin vllehėt nga tė gjitha anėt e Ballkanit dhe do ta ndienin atė si „gjysmėatdhe“ tė vetin – ashtu sikurse qė gjatė mesjetės njė hapėsirė e madhe territoriale e Greqisė njihej me termin Megalovllahia “Vllahia e Madhe”, apo qė Maqedonia tė jetė mė vonė njė Voskopojė e ardhshme. Kjo aq mė shumė pse ajo nuk ka ende themele tė forta prej shteti qė do tė mund tė mbijetonte. Mos vallė mendohet qė Maqedonia tė jetė njė Vllahi e mėvonshme? Sa kohė qė nėpėr mjete tė informimit - sidomos nė sosh europerėndimore e tė Europės Juglindore - thuhet se “Maqedonia u jep tė drejta tė plota edhe vllehėve, e lėre mė shqiptarėve”; sa kohė qė shqiptarėt nė Maqedoni trajtohen njėlloj si edhe njė grusht aromunėsh, duket se kjo nuk ėshtė larg mendėsh. Po e pėrsėris edhe njė herė se nuk kam asgjė kundėr ndonjė grupi etnik, e pra as kundėr vllehėve - kudo qė tė jetojnė: nė Maqedoni apo nė Shqipėri. Nuk duhet qė ēėshtja vllahe nė Ballkan tė anackalohet edhe mė tej, por duhet qė vetė institucionet shtetėrore tė pėrkujdesen dhe t’i pėrkrahin, nė mėnyrė qė kėta tė mos e humbin identitetin e tyre. Duhet qė institucionet shkencore, jo individė, por ekipe punėtorėsh shkencorė tė bėjnė kėrkime tė mirėfillta pėr ēėshtjen vllahe apo aromune dhe tė qesin nė dritė kulturėn dhe historinė e tyre. Tė gjitha grupet etnike qė jetojnė nė Shqipėri e nė Kosovė duhet tė pėrkrahen dhe t’u jepen tė gjitha tė drejtat konform standardeve ndėrkombėtare dhe shtetet gjegjėse duhet tė financojnė ngritjen kulturore e arsimore tė tyre. Kjo duhet tė jetė nė nivel shtetėror, institucional e jo nga ndonjė shoqatė. Po kjo vlen edhe pėr Kosovėn, kur ėshtė fjala pėr romėt e ackalinjtė. Sa mė tolerantė tė jemi, aq mė shumė do ta dėshmojmė pjekurinė tonė politike e shtetformuese. Shpirtngurtėsia apo jotoleranca tė bėn tė verbėr. Fundja, ne kosovarėt e kemi pėrjetuar shkeljen e tė gjitha tė drejtave tona nga njė grup tjetėr etnik. Nuk duhet qė ne tė jemi ata qė tjetėrkujt ia bėjmė ato padrejtėsi qė na i bėnė tė tjerėt neve.

    Nė kėtė mes nuk bėn tė lihen anash as hebrenjtė qė jetonin apo ende jetojnė nė trojet shqiptare, sado qė kėta e kanė shtetin e vet qė i mbron, ndėrsa vllehėt janė nė mėshirėn e shteteve tė ndryshme ballkanike dhe ėshtė parė mirė deri mė tani sa “demokrate” qenė shtetet ballkanike nė relacion me pakicat etnike. E njėjta gjė vlen edhe pėr individė apo grupe etnike qė haptazi deklarohen se nuk janė shqiptarė, siē ėshtė rasti me romėt, serbėt, malazeztė apo maqedonėt qė jetojnė nė Shqipėri e nė Kosovė. Nuk duhet tė lejojmė qė t’i shkelim tė drejtat e individit apo tė kolektivit - sidomos pėr ckaqe tė pėrkatėsisė etnike apo fetare.

    Problemi etnik i personaliteteve tona tė njohura

    Ėshtė tashmė e njohur se ka personalitete tė kulturės e tė politikės shqiptare, tė cilėve nuk mund t’u mohohet prejardhja vllahe. Kėshtu psh. Z. Mirdita, (khs. punimin e tij nė librin Krishtenizmi ndėr Shqiptarė, f. 351), thotė se Fan Stilian Noli ishte me prejardhje vllahe; tė tjerė kujtojnė se edhe Faik Konica na paska qenė me origjinė vllahe, ndėrsa pėr Aleksandėr Moisiun ėshtė thėnė se paska qėne me prejardhje hebreje. (khs. pėr kėtė: Albanien zwischen Kreuz und Halbmond, 19 98, f. 312). Kjo e thėnė e fundit ilustrohet me “argumentin” se nazistėt nuk e linin Moisiun tė qetė, kinse pėr ckak se dyshohej se ishte hebrej. Duket se pėr t’i ikur kėsaj pėrndjekjeje Moisiu e kėrkonte shtetėsinė shqiptare. Mirėpo, kushtet pėr shtetėsi qė ia parashtronte kėtij artisti botėror Ahmet Zogu nuk ishin edhe aq tė mira pėr tė. Artisti A. Moisiu vdiq mė 1935, nė kohėn kur naziztėt nuk kishin hyrė ende nė detaje tė dokumenteve pėr gjenealogjinė e tij. Ka pasur edhe tė tillė qė kanė thėnė se Aleksandėr Moisiu paska qenė vllah. Sipas tė gjitha gjasave, Moisiu ka qenė megjithatė me prejardhje hebreje. As pėrkatėsia etnike e Millosh Gjergj Nikollės – Migjenit nuk ėshtė ende e sqaruar nga historianėt e letėrsisė apo historianėt e mirėfilltė, sado qė mund tė thuhet se Migjeni ishte etnikisht malazez. Askush nuk guxon t’ia mohojė vlerėn letrare dhe artistike: as Migjenit, as Nolit, as Konicės apo Moisiut por, megjithatė, e vėrteta duhet tė dalė nė pah. Sipas studiuesit gjerman - njohės i mirė i ēėshtjes vllahe nė Ballkan, Thede Kahl (punimi i tij do tė botohet se shpejti nė gjuhėn gjermane nė Vjenė nė njė libėr tė pėrgatitur nga Izer Maksuti, Thede Kahl dhe Albert Ramaj pėr shqiptarėt nė Maqedoni me titull: Mazedonien und die Albaner. Fakten und Analysen) - edhe familja Frashėri e vėllezėrve Naim, Sami e Abdyl ishte me prejardhje vllahe. I kėtij mendimi ėshtė edhe studiuesi i njohur Karl Kaser, i cili (sh.veprėn e tij Hirten, Kämpfer, Stammeshelden, fq. 96, shėnimi nr. 42) thotė se fshati Frashėr, pėrkatėsisht frashėriotėt ishin vllehė. Me vllehėt ėshtė marrė shumė studiuesi gjerman Gustav Weigand, veprat e tė cilit janė si tė thuash njė abetare pėr ēėshtjen vllahe nė Ballkan.

    Sipas disa kėrkimeve (pyetjeve) qė i bėra privatisht, thuhet se edhe vetė Aurel Plasari ka deklaruar se ėshtė me prejardhje vllahe; supozohet po ashtu se edhe Aleks Buda, Emil Lafe, Fatos Nano, Abdi Baleta etj. kanė prejardhje vllahe. Nėse ėshtė pra Aleksandėr Moisiu me prejardhje hebreje, atėherė do tė dilte se edhe presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu ėshtė po ashtu me tė njėjtėn prejardhje, sepse ai ka pohuar radhazi se ėshtė i familjes sė Aleksandėr Moisiut; dihet po ashtu se heroi i popullit Sezai Surroi nga Prizreni deklarohej pėr turk dhe se prej kėsaj familjeje ėshtė edhe publicisti i njohur Veton Surroi. Pra, Veton Surroi ėshtė i sė njėjtės familje sikur Sezai Surroi e Vetoni e ndien veten shqiptar, kurse kushėriri i tij e ndiente veten turk. Pėr kėtė do tė flasim mė vonė mė gjėrėsisht. Pastaj dihet se shkrimtari Sterjo Spasse ėshtė maqedon – djali i tij quhet Ilinden. Nuk po radhis kėtu mė shumė emra, sepse druaj se dikush do tė shtronte pyetjen, a mbeti kund ndonjė personalitet me origjinė shqiptare, nėse gjithė kėta njerėz nuk na qenkan shqiptarė. Me kėtė qė u tha mė lart nuk desha e as nuk dua tė fyej apo pėrbuz identitetin e asnjėrit; pėrkundrazi, kjo duhet tė jetė njė pasuri etnike nė Shqipėri apo nė Kosovė e gjetiu. Ka disa personalitete qė jetojnė nė Shqipėri apo Maqedoni, Kosovė e gjetiu pėr tė cilėt ndoshta mendohet se janė shqiptarė, por nė fakt janė me prejardhje vllahe apo aromune, turke apo diēka tjetėr. Por dihet se kėta persona, qė mė lart i morėm shembull, e kanė ndier dhe e ndiejnė veten shqiptarė dhe ėshtė e drejta e tyre absolute qė tė ndihen tė tillė; kėtė kurrkush as nuk guxon t’ua mohojė. Pėr kėtė gjė kemi njė rast specifik dhe tejet interesant - Branisllav Nushiqi, qė mė heret quhej Alkibiad Nusha dhe e ndėrroi emrin nė Branisllav, ndėrsa mbiemrin nė Nushiq. I ati ishte shqiptar, ndėrsa e ėma vllahe. Qė tė dy ishin nga Maqedonia. Mirėpo, Nushiqi kurrė nuk e ka ndier veten as shqiptar e as vllah, bile e kundėrta; ai me veprat e veta ka vepruar kundėr shqiptarėve, sepse e ka ndier veten pėr serb tė vėrtetė. Nga ana tjetėr, secili qė mendon se vėllezėrit Frashėri, Migjeni, Noli e Konica nuk e kanė ndier veten shqiptarė, e ka shumė gabim. Po t’u thuhej pėr tė gjallė se nuk ishin shqiptarė pėrkah linja e gjakut, sigurisht qė ata do ta ndienin veten tė fyer. Ata kanė jetuar vepruar si shqiptarė. Kjo ndodh nė tėrė botėn, jo vetėm tek ne dhe ėshtė gati normale. A nuk ėshtė tejet e mirė dhe pozitive, kur njė njeri siē ishte Migjeni, u mishėrua nė popullin tonė, sado qė nuk ishte me prejardhje shqiptare. Ai e kuptoi shpirtin e popullit shqiptar mė mirė se shumė shqiptarė tė tjerė. Duhet t’i jemi mirėnjohės atij qė shpirtin e vet ia fali popullit shqiptar dhe qė ndihej shqiptar. Kjo mė gėzon pėrtej mase, kur njė joshqiptar e kuptonte atėherė popullin tim mė mirė se njė shqiptar, kurse nė tė njėtėn kohė kemi sish qė e thonė me mburrje se janė shqiptarė dhe e ckatėrrojnė shpirtin e popullit tė vet. Ēfarė ironie ėshtė kjo, aq sa nuk mund tė besohet. E njėjta gjė vlen edhe pėr vėllezėrit Frashėri, pėr Nolin dhe pėr tė gjithė ata pėr tė cilėt mendohet se, pėrkah linja e gjakut, rrjedhin nga grupe tė tjera etnike. Pėrfundimisht mund tė themi se rastet qė cekėm mė lart, edhe pse janė ndoshta me prejardhje vllahe apo hebreje, tė gjithė janė vllehė shqiptarė, sepse dihet se sa breza mė parė ishin vllehė, sidomos kur ėshtė fjala pėr vėllezėrit Frashėri, Nolin, Konicėn etj. (nėse ndonjėherė na paskan qenė vllehė).

    Mund tė thuhet se ēėshtja e historisė sė vllehėve nė Ballkan ėshtė nė pėrgjithėsi aqė e koklavitur, sa qė edhe sot ėshtė shumė e vėshtirė tė saktėsohet me argumente tė qėndrueshme shkencore. E njėjta gjė ngjan tė jetė edhe me mbiemrat familjarė nė Ballkan. Ėshtė e vėshtirė tė studiohet kjo fushė dhe ėshtė ēėshtje e ngatėrruar, nėse dikush mendon se nė Ballkan mund tė pėrcaktohet pėrkatėsia etnike e ndokujt pėrmes mbiemrit. Po u veprua kėshtu, do tė dilte se gjysma e shqiptarėve do tė ishin turq apo arabė, njė pjesė tjetėr do ishin grekė, italianė e edhe sllavė. Pra nuk bėn tė bazohemi vetėm nė aspektin gjuhėsore tė mbiemrave dhe nė bazė tė tyre tė gjykohet edhe pėrkatėsia etnike e bartėsve tė mbiemrave tė tillė – ashtu siē bėri Plasari pėrkitazi me prejardhjen etnike tė faljes sė Bojaxhinjėve. Por edhe Plasari e di se mbiemri Bojaxhiu nuk ėshtė gjuhėsisht emėr vllah.

    Kam pėrshtypjen se ata njerėz qė janė me prejardhje vllahe nganjėherė kanė dėshirė qė me apo pa qėllim tė ēojnė pluhur nė atė shtet ku jetojnė; kjo mund tė jetė edhe si reaksion ndaj shtetit gjegjės, i cili nuk ua pėrmbush tė drejtat nacionale qė do tė duhej tė kishin. Elementė tė tillė synojnė pastaj drejtpėrdrejt apo tėrthorazi tė jenė ckaktarė tė ndonjė “trazire” kulturore, historikeose politike. Nuk bėn tė harrohet se kemi nė mesin tonė sish qė ishin apo janė vllehė, por qė japin kontribut tė pazėvendėsueshėm pėr ngritjen e kulturės shqiptare. Nė kėtė mes bie patjetėr edhe Aurel Plasari (nėse ėshtė vllah), i cili me publikimet e veta ėshtė nė nivel shumė mė tė lartė se disa hulumtues shkencorė nė Shqipėri apo nė Kosovė. Le t’i pėrmendim nė kėtė mes shkrimet e tij “Vija e Teodosit rishfaqet” (teori qė e pėrfaqėsonte Konstandin Jireček e madje edhe Milan Šuflay) apo “Kitsch Bogdanica”, “Orienti apo hija nga Oksidenti?”... shkrime qė i bėjnė nder kulturės shqiptare.

    Po ia lejoj vetes tė dal pak qėllimisht edhe prej kėsaj teme. Mė 1993 i nderuari dhe i respektuari ilirolog Dr. Aleksander Stipčević deklaroi nė njė intervistė nė Zagreb se ImZot Pjetėr Bogdani dhe Atė Shtjefėn Gjeēovi qenkan me kombėsi kroate, por qė kėta e kanė ndier veten pėr shqiptarė. Ky shkrim befasoi shumė njerėz. Nė atė kohė, sa di unė, nuk reagoi askush, pėrveē meje. Kėtė e bėra pėrmes njė shkrimi, tė cilin e botova nė revistėn atėherė fare pak tė njohur fetare-kulturore “Urtia”, viti IV, 1/1993 fq. 22. Nė atė kohė pėr mua ishte tejet e vėshtirė tė reagoja ndaj profesorit Stipčević. Megjithatė i thashė, se pėr kėtė problem do tė reagoj, edhe pėrkundėr miqėsisė qė na lidh. Gati pas 10 vitesh, nė njė bisedė tė lirė nė Zagreb, mė tha se kishte gabuar me deklaratėn e dhėnė pėrkitazi me Bogdanin e me Gjeēovin, sepse kėtė e kishte bėrė i nxitur nga njė shkencėtar kroat nga Kosova qė jetonte nė Gjermani (Lazar Dodić). Ai paska pas thėnė se gjoja paska dokumente pėr kėtė tezė. Duhet pasur parasysh se kėto gjėra ndodhin mė shumė pėr t’u instrumentalizuar apo politizuar diēka qė nuk ka tė bėjė me realitetin. Ishte njė prapavijė diplomatiko-politike; atė kohė ishte nė pyetje se kush do tė shkonte si ambasador i Kroacisė nė Shqipėri dhe gjithėsesi njohja e komunitetit shqiptar si pakicė nė Kroaci. Tė kemi parasysh se ēdo reagim nė njė kohė tė caktuar ka njė prapavijė politike qė mė vonė do tė dalė nė shesh dhe shkrimi i Aurel Plasarit ėshte i tillė, pikėrisht para lumturimit tė Nėnė Terezės.

    Nėnė Tereza dhe Bojaxhinjtė nė shėnjestėr tė shtrembėrimeve

    Me vėmendje e kam lexuar disa herė shkrimin e Aurel Plasarit “Bojaxhitė e Nėnė Terezės“ nė gazetėn "Shekulli", 29.09.2003 dhe “Bota Shqiptare“ nr. 90, gusht 2003.

    Mė erdhi mirė kur e pashė kėtė shkrim. Nuk desha tė reagoj shpejt e shpejt. Mendova shumė, shumė kohė dhe pastaj ia hyra punės pėr ta pėrgatitur kėtė shkrim. Shumė gjėra m’u desht t’i shfletoja edhe njė herė pėr tė analizuar rishtas shumė tema qė deri mė tani nuk mė kishin shkuar ndėrmend, p.sh se dikujt mund t’i shkojė mendja qė Gonxhe Bojaxhiu nuk na ishte shqiptare, por vllahe. Po has shpesh reagime pėr kėtė shkrim tė Plasarit, por asnjėri nuk po ma mbush mendjen, sepse aty nuk po gjej fakte, veēse ofendime me mllef tė pakulturuar ndaj Plasarit dhe atyre qė mendojnė si ai. Ky ėshtė gabim tejet i madh. Moikom Zeqo botoi njė shkrim me titull: “Shqipėria dhe Nėnė Tereza” (Shekulli 07/10/2003) qė ka tė bėjė drejtpėrdrejt me shkrimin e A. Plasarit. Ky ishte shkrim shumė nė nivel dhe ma mbushi mendjen e mė nxiti qė edhe unė t’i pėrvjeli llėrėt pėr tė bėrė tė njėjtėn gjė nė njė prizėm krejt tjetėr, por qė do ta plotėsonte shkrimin e M. Zeqos.

    Po e theksoj edhe njė herė se ndaj Plasarit si shkencėtar kam respekt jashtėzakonisht tė madh dhe jo vetėm qė edhe mė tej do t’ia lexoj shkrimet, por i porosis edhe tė tjerėt qė edhe ata ta lexojnė pėrherė.


    Pagėzimi i Gonxhe Bojaxhiut si fėmijė – pagėzuesi don Zef Ramaj

    Dėshiroj tė mbėshtetem vetėm nė disa pasuse tė shkrimit tė tij mbi Bojaxhinjtė. Plasari thotė se: “Nuk ka ndonjė dėshmi qė tė dėftojė se ku Gonxhe Bojaxhiu ėshtė pagėzuar, por ėshtė e besueshme, qė ajo tė jetė pagėzuar nė kishėn e lagjes ku u lind: nė ‘kishėn e vllehėve” Sa i pėrket punės sė vllehėve dhe pėrkatėsisė fetare apo konfesionale tė tyre kėtu duhet theksuar njė gjė. Vllehėt si tė tillė, nė aspektin fetar, i pėrkasin konfesionit tė krishterė ortodoks, por ka edhe vllehė qė i pėrkasin besimit mysliman. Pra, qėllimi i Plasarit ėshtė qė tė dalė nė pah se Nėna Terezė nė krye tė herės na paska pas qenė pagėzuar si ortodokse e jo si katolike. Sipas kėtij shkrimi tė Plasarit, kjo punė shihet gjithsesi shumė qartė, sidomos kur ky thekson se Gonxhe Bojaxhiu duhet tė jetė pagėzuar nė “kishėn e vllehėve”. Pėr ata qė nuk e dinė, kėtu po sqaroj se nuk ka kishė vllehe qė tė jetė e ritit katolik. Pra, ka vetėm kishė vllehe tė ritit ortodoks. Sa kohė qė do ta kemi tė qartė kėtė rrethanė, do ta kuptonim krejt mirė problemin e shkrimit tė Plasarit. Po tė argumentohej se Nėna Terėzė na paska qenė e pagėzuar qysh si fėmijė nė “kishėn e vllehėve”, atėherė do tė dilte se ajo pėrnjėmend kishte diēka tė pėrbashkėt me vllehėt. Pra, qėllimi i Plasarit ishte qė ta anackalonte kėtė tė vėrtetė dhe ta “dėshmonte” se Nėna Terezė qė nga lindja e saj nuk i paska takuar komunitetit katolik. Dhe, pikėrisht ky paravendim i gabuar i Plasarit, do t’i ndihmonte mė pastaj qė tė manipulojė me tė dhėnat “historike”. Pra, duke kujtuar se askush nuk po mundka tė argumentojė se Gonxhe Bojaxhiu ishte pagėzuar nė kishėn katolike, ai do tė ketė pritur qė tė krijohej njėfarė rrėmuje midis shkencėtarėve. Sipas mendimit tim, ai e dinte se nė kohėn e Luftės II Botėrore, pikėrisht me rastin e bombardimit tė Shkupit mė 6 prill 1941, njė bombė kishte rėnė mbi ndėrtesėn e Ipeshkėvisė dhe se me atė rast flaka e kishte marrė tėrė arkivin dhe bibliotekėn, sidomos materialet mė tė vlefshme pėr historinė e Kishės Katolike nė Maqedoni dhe nė Kosovė e veēmas ato tė famullisė sė Shkupit. Tragjedia e dytė qė i ndodhi Shkupit ishte tėrmeti i vitit 1963. Me kėtė rast humbėn jetėn shumė njerėz, u rrėnuan shumė objekte dhe tė gjitha objektet e Kishave katolike u rrafshuan pėrtokė. Ndoshta edhe mbi bazėn e kėsaj ndodhie Plasari do tė ketė menduar se nuk do tė ekzistonte mė ndonjė dokument i tillė, pėrmes tė cilit tė dėshmohej pagėzimi i Gonxhe Bojaxhiut nė kishėn katolike.

    Mirėpo e vėrteta qėndron ndryshe. Po fillojmė qė nga e para

    Shpresoj se edhe z. Plasari e di se nė Kishėn katolike, pasi qė njė person tė jetė pagėzuar, shėnohet nė amzat e tė pagėzuarve. Nė kėto amza shėnohen emri, mbiemri, datėlindja, vendlindja, tė dhėnat pėr prindėrit, pagėzuesi dhe nuni apo kumbara, dhe nga kjo amzė lėshohet njė dokument, nė tė cilin shėnohen tė gjitha tė dhėnat mbi tė pagėzuarin dhe ai dokument quhet “Dėshmia e Pagėzimit“, ekstrakti apo dokumenti i pagėzimit. Pra, Plasari thotė se nuk ka dėshmi tė pagėzimit, nuk e di se nga? Pėr fat tė mirė ka njerėz qė kėtė dokument e kanė parė me sy tė tyre dhe e posedojnė privatisht; njėri nga ata ėshtė don Gjergj Gjergji-Gashi. Don Gjergj Gjergji-Gashi posedon njė kopje tė dėshmisė sė pagėzimit tė Nėnės Terezė qė ka bėrė nga amzat e tė pagėzuarėve. Po ashtu njė kopje gjendet nė kuvendin e Loretos dhe njė e tretė nė shtėpinė-qendėr tė motrave tė Nėnės Terezė nė Kalkutė, siē na dėshmoi don Gjergj Gashi. Pagėzues i fėmijės Gonxhe Bojaxhiu ėshtė prifti katolik nga Stublla e Epėrme, don Zef Ramaj apo, siē e gjejmė nganjėherė nėpėr disa shkrime nė gjuhė tė huaja, don Giuseppe Ramaj (i cili ėshtė kushėriri im). Nė kohėn e lindjes sė Gonxhe Bojaxhiut don Zef Ramaj ishte famullitar nė Shkup. Pėr don Zefin mund tė lexohet nė librin “Takimet e dom Mikelit II”, fq. 11-16. Material pėr tė mund tė gjendet edhe nė www.stublla.com, sidomos pėr kohėn e studimeve tė tij nė Innsbruck tė Austrisė dhe pėr veprimtarinė e tij nė famullinė e “Zemrės sė Krishtit” dhe si mėsues nė Shkup. Kam edhe dokumente (origjinalet e tė cilave ruhen nė Arkivin Shtetėror tė Austrisė HHSt Archiv nė Vjenė), qė dėshmojnė se don Zef Ramaj ishte aktiv me rastin e shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

    Ka edhe shumė relacione qė ai ia dėrgonte Monarkisė Austro-Hungareze pėrkitazi me vrasjet dhe keqtrajtimet qė u bėheshin shqiptarėve nė Maqedoni e nė Kosovė nė fillim tė kėtij shekulli. Dėshmi tjetėr se Nėna Terezė ėshtė pagėzuar nga don Zef Ramaj janė edhe shkrimet dhe ligjėratat e don Lush Gjergjit MISIONARE PĖR DASHURI – NĖNA TEREZE /1910 – 1997 qė mund tė lexohen edhe nė www.stublla.com. Me rėndėsi ėshtė nė kėtė mes tė theksohet se don Zef Ramaj ishte mik shtėpie i familjes sė Bojaxhinjve, gjė qė e dėshmon edhe i vėllai i Nėnės Terezė (khs. L. Gjergji, Nėna jonė Tereze, fq. 13). Nė Arkivin Shtetėror tė Vjenės kam gjetur shumė dokumenta qė kanė tė bėjnė edhe me familjen Bojaxhiu. Kėshtu psh. e kam nė dorė manuskriptin e Arkivit Shtetėror tė Vjenės (“Schulaktion in Albanien, Referat II”) ku janė tė pėrmbledhura vetėm pak dokumente mbi shkollat shqipe nė Shqipėri (kėtu pėrfshihen edhe shkollat nė Shkup e nė Kosovė). Nė kėtė manuskript ėshtė edhe njė Relacion i don Zef Ramajt i datės 26 shkurt 1914 nr. 19/P. Kėtu shihet shumė qartė se don Zef Ramaj i rekomandonte Konsullatės austro-hungareze nė Shkup qė nė Janjevė pėr mėsues nė shkollėn e kishės katolike tė atjeshme tė dėrgonin mėsuesin Filip Bojaxhiu, sepse ekzistonte rreziku qė zyrtarėt serbė ta mbyllnin atė shkollė.

    Don Zefi “vdiq” nė rrethana tė jashtėzakonshmedhe mistike mė 1914. Sipas disa dėshmive, don Zef Ramaj nuk vdiq natyrshėm. Ai nuk lėngonte nga ndonjė sėmundje. Ishte me shėndet tė mirė. Por ai kishte njė konflikt tė vėshtirė me qeverinė e athershme serbe, e cila synonte shpartallimin e famullisė katolike nė Shkup. Kėtė mendonte ta arrinte me hapjen, mes pėr mes oborrit tė Kishės Katolike, tė njė rruge – synim ky qė kundėrshtohej kėmbėngultazi nga don Zefi. Qėllimi i qeverisė serbe nuk ishte qė ta ndėrtonte rrugėn pikėrisht pėrmjedis oborrit tė kishės, por qė tė ckatėrronte diēka qė ėshtė katolike nė Shkup. Prandaj, pasi don Zefi e refuzoi kategorikisht kėtė punė, pas njė kohe tė shkurtėr “vdes” edhe pse me shėndet ishte mirė.

    Rrethana qė don Zefi “vdiq” mė 1914 i shėrbeu z. Plasari si “mbėshtetje” pėr t'sqaruar pyetjen, se si Gonxhe Bojaxhiu ishte pagėzuar pas “vdekjes” sė tė jatit, Kolė Bojaxhiut, i cili paska vdekur mė 1919. Gonxhe Bojaxhiu u lind mė 1910; don Zef Ramaj vdiq mė 1914, ndėrsa Kolė Bojaxhiu mė 1919. Plasari thotė se Gonxhja ėshtė pagėzuar pas vdekjes sė Kolės. Kush di tė ma shpjegojė se si ėshtė e mundur kjo punė. Sipas dokumenteve qė posedojmė, logjika e shėndoshė na thotė se Gonxhja ėshtė pagėzuar nė Kishėn Katolike tė Shkupit menjėherė pas lindjes, pra njė ditė pas lindjes; nuk e di se mbi ēfarė logjike i mbėshtet Plasari tė dhėnat e tij. Pagėzimit tė Gonxhes do t’i kthehemi edhe njė herė mė poshtė.

    Bojaxhinjtė e Prizrenit ishin katolikė me babė e babėgjysh, deri aty kemi arritur ta gjurmojmė kėtė punė. Por, nėse ka nevojė dhe nėse kėto nuk janė dėshmi tė mjaftueshme pėr Plasarin, pėr hir tė sė vėrtetės do tė vazhdojmė edhe mė tej. Gjyshin dhe babanė e Kolė Bojaxhiut i hasim nė Prizren nė kompanitė kishtare. Kėtu pra e kemi dėshminė e parė, se nėse gjyshi i Kolės dhe babai i tij ishin katolikė, atėherė mund tė pėrfundojmė se Kola, jo vetėm qė ishte katolik, por edhe i pagėzuar nė Prizren, i rritur e i formuar dhe i frymėzuar nga kultura e Kishės Katolike. Si i tillė, pra si katolik shqipta, ka mundur tė martohej me Dranen dhe nė njė familje tė tillė katolike shqiptare ėshtė lindur edhe Gonxhja me 26, e jo mė 27 gusht 1910. Ka datime tė ndryshme edhe pėrsa i pėrket vitit tė vdekjes sė tė jatittė Gonxhe Bojaxhiut, Kolės. Kolė Bojaxhiu ka vdekur mė 1919 e jo mė 1918, gjykuar mbi bazėn e mbishkrimit nė njė pllakė qė iu ngrit me rastin e vizitės qė Nėna Terezė i bėri varrit tė t’et nė varrezat e pėrbashkėta nė Butel tė Shkupit.

    Po i kthehem prapė pagėzimit tė Nėnės Terezė. Pėr ta kuptuar mė mirė kėtė, duhet tė sqarohen disa gjėra. Qysh prej fillimit tė shekullit XIX nė Kishėn Katolike fėmijėt pagėzohen menjėherė pas lindjes sė tyre, pėrkatėsisht nė interval kohe prej njė jave. Kjo mund tė shihet edhe nė amzat e tė gjitha famullive katolike tė Kosovės. Sė kėndejmi mund tė pohohet me plotė tė drejtė se Gonxhja ishte pagėzuar menjėherė pas lindjes. Para vetes i kam dy biografi tė autorizuara tė Nėnės Terezė: Kathryn Spink: [ CENSORED ]ter Tereza: Ein Leben für die Barmherzigkeit dhe Navin Chawla: [ CENSORED ]ter Teresa die Autorisierte Biographie. Nė tė dyjat shkruhet se Nėna Terezė ėshtė pagėzuar menjėherė, njė ditė pas lindjes sė saj. Nėna Terezė vetė e ka dėshmuar se ajo ėshtė pagėzuar me 27 gusht tė vitit 1910, kur i ati i saj ishte ende gjallė, shih Spink fq. 21, ashtu dhe Chawla fq. 30. Po ashtu edhe Eugen Vogt shkruan se pagėzimi i saj ishte mė 27 gusht, njė ditė pas lindjes sė saj (Eugen Vogt, [ CENSORED ]ter Teresa. Lebensbild, geistliche Texte 1990, fq. 11). Kėtu ka mbase nevojė edhe pėr sqarimin se nė Kishėn Katolike ekziston kalendari kishtar dhe nė secilėn ditė e datė janė tė shėnuar emrat e gjithė shenjtoreve dhe shenjtorėve qė kremtohen. Pra, nė familjet katolike ishte traditė qė emri i fėmijės tė jetė nė kalendarin kishtar, nė mėnyrė qė fėmija ta ketė pajtorin e vet, pėrkatėsisht shenjtoren apo shenjtorin e vet. Ka edhe shumė katolikė qė pėrveē ditėlindjes e festojnė edhe ditėn e emrit, pra ditėn e shenjtores apo shenjtorit. Sipas enciklikave tė Selisė Shenjtė qė i dedikoheshin popullit shqiptar, si psh. enciklikat: “Inter Omnigenas“ e vitit 1744, apo „Quod Provinciale Concilium“ e vitit 1754 apo edhe dokumenti qė pėr studiues tanė nuk ėshtė shumė i njohur „Decretum que reprobantur nonnullae praxes christianorum occultorum muhamethanum sectam simultantium“ i vitit 1774 preferohet qė fėmijėve tė krishterė t’u vihen emra tė krishterė. Kjo gati mė sė shumti ka tė bėjė me territorin e sotėm tė Kosovės dhe tė Maqedonisė. Shtrohet pyetja: ēfarė ka tė bėjė kjo me Gonxhe Bojaxhiun e lindur mė 26 gusht 1910 dhe e pagėzuar mė 27 gusht tė atij viti nga famullitari i Shkupit don Zef Ramaj. Shpesh na bie ta lexojmė edheemrin e pagėzimit, Agnez apo Anjeze tė Nėnės Terezė. Kjo ka ndodhur duke qenė se nė kalendarin kishėtar nuk kishte atėherė ndonjė shenjtore me emrin Gonxhe. Dhe emri i pagėzimit i Gonxhes sipas datės kur u pagėzua ajo, pra njė ditė pas lindjes, ėshtė emri i Shėn Anjezės. Kjo tregon se familja e Gonxhe Anjeze Bojaxhiut e njihte dhe e respektonte prej kohėsh traditėn e Kishės Katolike.

    Nė libėrthin me tė gjitha fjalimet, lutjet, meshėt, kėngėt etj. qė janė mbajtur nė Vatikan me rastin e lumturimit tė Nėnės Terezė nė Romė me 19. 10. 2003 ėshtė njė biografi e shkurtėr, nė tė cilėn pėr Nėnėn Terezė ėshtė shėnuar se “... Lindi mė 26 gusht 1910 nė Shkup (...) U pagėzua me emrin Gonxhe Anjeze, mori kungimin e parėnė moshėn pesė vjeē e gjysmė, ndėrsa u krezmua nė nėntor tė vitit 1916.” Nė Kishėn Katolike kungimi i parė dhe krezmimi nuk mund tė merret, nėse akėcili nuk ėshtė i pagėzuar. Edhe kjo rrethanė nga praktika e Kishės dėshmon se Gonxhja ishte e pagėzuar nė Kishėn Katolike para vdekjes sė t’et (pėr kungimin dhe krezmimin sh.: Beatificazione di Madre Teresa di Calcutta piazza San Pietro, 19 ottobre 2003, versioni shqip, fq., 28). Tani e pyes z. Plasari, jo pėr ditėn e pagėzimit, qė ishte ditėn e dytė pas lindjes, por ku ka element vllah nė familjen Bojaxhiu?

Tema tė Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nėnė Tereza ; Takimi i rralle me Mbretėresha Geraldinė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 19:09
  3. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  4. Nėnė Tereza e Kalkutės, bija e mohuar e Shqipėrisė
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-02-2005, 09:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •