Kardinal Mikel Koliqi 1902-1997


-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York





Njė qiri nė 100 vjetorin e lindjes

212 ėshtė numri i faqeve qė studiuesi muzikolog i njohur shkodran Prof.Gjon Simoni i ka pėrkushtuar Kardinalit tė parė nė historinė e krishtėrimit nė popullin shqiptar, Shkėlqėsisė sė Tij Mikel Koliqi, tė pėrmbledhur nė tre studime rė mirėfillta shkencore: "Jeta", "Veprat" dhe "Dėshmi".
Vepra hapet me njė parathėnie tė shkruar nga At Francesco Botta S.J. E parė me njė sy kritik dhe analitik, vepra muzikore e Kardinal Mikel Koliqit ruan vlerėn e rėndėsishme pėr veprėn muzikore tė Kardinalit. tė studiuar me skrupolozitet dhe profesionalizėm nga Prof. Gjon Simoni, duke bėrė njė shprehje dhe nderim zemre ndaj njė prelati, pėr njė mik shumė tė dashur tė njė bashkėsie, e famullisė sė Kishės sė "Zemrės sė Krishtit" nė Tiranė, pėr njė meshtar besnik tė klerit katolik shqiptar. "Jeta", pėrfshinė: Koha e parė: Allegro Giusto; koha e dytė: Adagio Lamentoso; koha e tretė: Allegro Maestoso dhe Coda. Nė kapitullin e dytė "Veprat", bėjnė pjesė melodramat: "Rozafa", "Rrethimi I Shkodrės", "Ruba e kuqe". Kapitulli i tretė "Dėshmi" pėrfshinė tre nėnēėshtje: "Njė pikė referimi" (Gjon Kapidani), "Veprimtaria muzikore e imzot Mikel Koliqit" (Tonin Zadeja) dhe mbyllet me biografinė, shembujt dhe veprat, dhe fotografi. Vepra ėshtė shtypur cilėsisht nga shtypshkronja e njohur "Laurenziana" nė Napoli tė Italisė.

Kardinali, i pari i tetė fėmijėve tė Koliqėve

Mikel Koliqi, lindi nė Shkodėr mė 29 shtator 1902. I ati, Mark Koliqi, ishte tregtar dhe e ėma, Age Simoni, ishte bijė tregtari. Mikeli qe fėmija i parė i njė vargu prej 8 fėmijėsh, ndėr tė cilat pesė djem dhe tri vajza: Mikeli, Ernesti (Prof.Ernest Koliqi, njė ndėr yjet e letėrsisė shqiptare si shkrimtar dhe njėri me kulturė shumė tė madh) Leci, Gulielmi, Margerita, Antonieta, Viktori dhe Terezina. Koliqi i ri studioi dhe arriti tė luante nė piano pjesė nga Moxart dhe Bethoven. Studioi pjesė pianistike tė Shopen-it, duke luajtur sidomos valset dhe nokturnet e kėtij autori. Njohu autorė bashkohorė, si: Debysi, Ravel etj. Lexoi dhe studioi me kėnaqėsi muzikėn operistike, ndoqi me intensitet zhvillimin e veverizmit muzikor, por nė tė njėjtėn kohė kishte adhurim tė veēantė pėr Vagnerin, veprat e tė cilit i njihte shumė mirė. Ai shkonte pėr tė ndjekur shfaqjet operistike nė Milano dhe nė qytetet e tjera tė Italisė, dallonte qartė karakteristikat interpretuese tė njėrit kėngėtar apo tjetrit, pėrshkruante atrmosferėn e koncerteve dhe operave si spektator.
Nė periudhėn kur vinte nė qytetin e lindjes, Kardinali i ardhshėm Koliqi shkonte nė piknik nė periferi tė Shkodrės, si nė Shirokė, Zogaj e gjetkė, dėgjonte nė shtėpitė e shokėve dhe miqve muzikė me gramafon. Diskoteka e tij filloi tė pasurohej nė mėnyrė sistematike me veprat dhe kryeveprat e autorėve tė ndryshėm, si: Moxart, Verdi, Puccini, Vagner, Rossini, Donixetti, Maskanji, Leonkavalo, Boito, Hendel, Bach, Hajden, veprat vokale nga Palestrina, Laso, Kerubini, Perozi, Kasimiri, Paxhela etj. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme, filloi studimet e larta nė Politeknikumin e Milanos nė degėn e inxhinierisė mekanike. Por gjatė kėsaj periudhe mori vendimin pėr t'u bėrė prift, duke lėnė pėrgjyshėm studimet nė vitin e dytė pėr tė vijuar studimet teologjike nė seminarin "Corso di Venezia" tė Milanos dhe mė vonė nė seminarin Vonogonos. Atje studioi nga viti 1928 deri mė 1930. Nė 30 maj 1931, nė moshėn 30 vjeēare, u shugurua meshtar nė Kishėn e Jezuitėve tė Shkodrės, nga Arqipeshkėvi I Shkodrės imzot Lazėr Mjeda (1869-1935).
Studiuesi muzikolog, me veprėn e vet pėrkushtuar Kardinal Mikel Koliqit, hedh dritė pėr herė tė parė nė pasionin e madh qė meshtari kishte pėr muzikėn, krahas adhurimit pėr meshtarinė dhe punėn e pėrditshme me rininė nė Veprimin Katolik, me shtypin, themelues dhe drejtues i revistės popullore tė pėrjavshme shkodrane "Kumbona e sė diellės". "Gjatė studimeve teologjike, vlerėson studiuesi Prof.Gjon Simoni, nė Milano, Mikelit i besuan drejtimin e korit tė kolegjit. Siē duket, Mikeli nga Shqipėria ishte mė i afti nga muzikantėt seminaristė qė kishte kolegji. Ai tregonte se pėr tė shoqėruar korin, caktuan njė tjetėr seminarist qė kishte pėrfunduar studimet nė konservator dhe luante mjaft mirė". Duke ditur se priftėrinjtė katolikė qė shėrbenin nė atė kohė nė Shqipėri konsideroheshin nga Selia e Shenjtė si misionarė, ky "status" u jepte lejen dhe mundėsinė qė, sipas rastit, tė studionin e tė diplomoheshin edhe nė fusha tė tjera tė tjera tė kulturės dhe artit. Kėshtu, sapo mbaroi studimet, para se tė vinte nė Shkodėr pėr tė filluar punė si ndihmėsfamullitarė, Mikeli iu drejtua imzot Luigj Bumēit qė ta dėrgonte nė ndonjė shkollė muzikore pėr tė mėsuar muzikė. Me rekomandimin e Ipeshkėvit, Mikeli shkoi nė Austri (kryeqytet i muzikės operistike botėrore, ku ēdo vit jepet me 1 janar Konverti i Madh i Vjenės, shėnimi im K.Kapinova) pranė njė kori tė famshėm. Siē duket atje studioi elemėntėt e dirigjimit lokal, duke vėnė nė bazė profesionale njohuritė qė kishte marrė autodidakt dhe nga pėrvoja artisitike, dhe kjo jo e pakėt.
Tė gjithė e moshuarit e qytetit tė Shkodrės dhe nga antarėt e Veprimit Katolik asokohe, korit tė famshėm tė qytetit e katedralės sė Shėn Shtjefnit (sikurse njihet nga tė gjithė si Kisha e Madhe) e kujtojnė portretin e tij si njė njeri tė qeshur, tė dashur, optimist, me kulturė tė gjėrė, amator i muzikės, qė kishte bėrė pėr vete shumė miq e shokė. Nė libėr, pėr kėtė natyrė tė dashur popullore, Prof.Gjon Simoni shkruan: "Tė gjithė nė mėnyrėn e vet pritnim shumė prej tij, por mė shumė se shoqėria, mė shumė se Shkodra priste prej tij familja, e cila po kalonte njė periudhė tė vėshtirėshisė financiare dhe tė gjithė shpresat pėr tė dalė nga kjo gjendje i kishte mbėshtetur tek djali i madh. Ishte plotėsisht e natyrshme. Megjithatė, e ėma, me njė "U bėftė vullnesa e Zotit", duhet tė ketė hequr mendjen nga kjo shpresė, duke iu nėnshktruar vullnetit tė Perėndisė."
Dhe natyrshėm, sikurse kishin vepruar gjatė 2000 vjetėve, edhe dom Mikeli nuk erdhi nė Shkodėr si prift i zakonshėm pėr t'iu nėnshtruar rutinės, pėr tė kryer vetėm detyrat fetare si ndihmėsfamullitarė dhe mė vonė famullitar nė qytetin e Shkodrės sė tij tė dashur. Plane ambicioze dhe realizimin e menjėherėshėm tė tyre kishte nė kokė prifti i ri. Ai e kishte tė qartė se ēfarė duhej bėrė dhe si duhej bėrė sa mė mirė. Me njė pėrvojė tė pasur evropiane, menjėherė i hyri punės pėr t'i shėrbyer sa mė mirė bashkėsisė katolike, dhe jo vetėm asaj.
Profofesor Simoni, duke hulumtuar mbi jetėn dhe veprėn e Kardinal Koliqit, ndėr tė tjera vlerėson: "Gjatė kėsaj periudhe arriti tė organizonte korin e Katedrales, tė cilit i vuri emrin ‘Scola Cantorum’ (1932). Kompozoi dhe realizoi nė skenė tri melodrama me theks tė fortė patriotik. Kompozoi edhe 30-40 pjesė tė ndryshme korale, shumica me objekt kishtar. Kėto pjesė kishin formėn e motelit qė ishte shkruar pėr violinė dhe kor vajzash, ndonjėra edhe pėr solist e kor. Themeloi dhe drejtoi pėr shumė vjet revistėn e njohur "Kumbona e sė diellės" dhe e drejtoi atė si kryeredaktor nga numėri i parė (1938), deri sa u mbyll nga censura komuniste nė vitin 1945."
Kardinal Koliqi kishte njė aktivitet tė pasur si muzikant, ekzekutues, drejtues kori dhe kompozitor. Pra, edhe pse famullitar, pasioni i tij pėr muzikėn bėri qė ai tė nerrej ne tė seriozisht dhe nė njė masė mė tė madhe se i takonte. "Si intelektual me kulturė tė gjėrė muzikore, i hyri menjėherė punės pėr krijimin e korit tė Katedralės nė baza profesionale... Ky grup koral pėrbėhej nga burra tė aftė pėr tė interpretuar meshėn dhe pjesė tė tjera tė muzikės fetare gjatė ceremonive kishtare. Ai qe njė fillesė e traditės sė muzikės korale Scola Cantorum qė do tė lulėzonte mė vonė", vlerėson muzikologu i njohur shkodran dhe nxėnės i Kardinal Koliqit, Prof. Gjon Simoni.
Dom Mikeli mendoi tė organizonte shfaqje skenike, nė tė cilat kori dhe elemėntė tė tjerė angazhoheshin si elementė si aktorė qė recitonin dhe ndonjėherė, edhe kėndonin sipas rolit. Kėshtu, ai filloi t'u pėrshtaste muzikė tė huaj teksteve teatrale tė shkruar nga poeti i ėmbėlsisė, dom Ndre Zadeja (pushkatuar nga komunistėt mė 25 mars 1945) ose nga poetė tė tjerė shqiptarė. Me interes ėshtė pėrshkrimi qė muzikologu Simoni i bėn bashkėpunimit tė ndėrsjelltė midis poetit dhe kompozitorit qė, njėkohsisht, ishin edhe vėllezėr nė Krishtin, respektitivisht dom Ndre Zadeja dhe dom Mikel Koliqi. "Drama tė ndryshme shqiptare u pėrshtatnin melodi kėngėsh tė huaja, e kėshtu kori dhe solistėt merrnin pjesė si aktorė nė veprimet skenike. Nuk dimė sa kohė vazhdoi kjo lloj pune artistike, kur njė ditė erdhi dom Ndreu nė studion e dom Mikelit dhe, duke vėnė "soleminisht" libretin e dramės "Rozafat" mbi tavolinėn e punės, i tha: "... shkruaje vetė muzikėn. Njė dramė shqiptare kėrkon muzikė shqiptare...", dhe iku duke lėnė tundimin pas vetes. Dom Mikeli, qė vetėm, njė shkak donte, i hyri menjėherė punės dhe kompozoi shpejt, brenda pak javėsh, muzikėn pėr dramėn "Rozafat"...
Kompozonte nė mbrėmje, kur kthehej nė qelė, nė selinė e famullitarit dhe pas aktiviteteve tė tjera. Meqenėse nuk kishte shumė kohė, muzikėn e shkruante pa e zbardhur nė tė pastėr. Kėngėt (ariet) dhe pjesėt e tjera solistike, ndonjėherė gjenden tė shkruara nė njė vijė melodike dhe shoqėrimi i tyre pianistik ka vetėm disa kthesa harmonike dhe shėnime tė fakturės sė shoqėrimit si dhe ndonjė figurė instrumentale, e cila shėrben pėr tė pėrcaktuar emocionalisht edhe nga ana dramatike figurėn artisitike, qė ta karakterizojė dhe ta vendosė atė mirė nė mjedisin artisitko-dramatik."
Autori i veprės kushtuar Kardinal Koliqit, ka bėrė njė studim profesional tė tė gjithė vlerės krijuese artisitke muzikore, duke i paraqitur sot tė freskėta pas shumė dekadash. Ai me dashamirėsi, respekt tė thellė e nderim pėr maestron e tij tė parė, ka ruajtur nė thellėsi tė kujtesės dhe shpirtit dashurinė pėr ēdo partiturė dhe notė muzikore nga pėrndjekjet e pėrbinshme komuniste qė kėrkonte tė asgjesonte ēdo notė dhe muzikė tė progresit botėror, njė pjesė tė tė cilat i trashėgoi edhe Kardinali ynė Mikel Koliqi. Prof.Gjon Simoni, pėrmes njė pune hulumtuese, sistemuese dhe analitike tė materialit faktografik, ka mundur tė na dhurojė meshtarin e krijuesin, Krishtin dhe muzikėn kushtuar Atij nė emėr tė njė populli qė ndėr shekuj i ka qendruar besnik fesė dhe traditės kulturdashėse tė tė parėve. Pėrmes njė stili ta pasur narrativ dhe njė elegance nė tė shkruar ofron pėr lexuesin mbarėshqiptar melodramat e muzikuara nga dom Mikel Koliqi, sikurse njihen sot si "Rozafa", "Rrethimi i Shkodrės" dhe "Ruba e kuqe", tė tria tė shkruara nga poeti i njohur i ėmbėlsisė dom Ndre Zadeja (1891-1945).

Ndėrkohė revolucioni i kuq kinez pėrsekutonte intelektualėt e klerikėt katolikė

Muzikologu Prof. Gjon Simoni, gjatė hulumtimeve tė kujdeshme shumėvjeēare ka dhėnė tė shkrira nė linjat e veprės sė vet pėr Koliqin tė gjithė jetėn e tij dhe pėr tė parė nė njė profil mė tė ngushtė, si muzikolog i gurrės shqiptare. Por autori nuk ka lėnė pas dore edhe gjeografinė e kalvarit komunist me tė cilin u pėrballė drejtpėrsėdrejti Kardinali ynė Mikel Koliqi. Kėshtu nė vepėr mėsojmė se nė vitin 1952-1953 filluan presionet dhe pėrpjekjet e diktaturės pėr tė krijuar Kishėn Katolike Autoqefale, pra tė pavarur nga Selia dhe Ati i Shenjtė nė Vatikan. Nė vitin 1953-1954 kjo valė arrestimesh pėrfshiu shumė intelektualė nga mbarė Shqipėria.
Prof. Gjon Simoni duke shkruar pėr kėtė dramė tragjike qė preku mbarė popullin shqiptar dhe mė sė shumti klerin katolik shqiptar nė Shkodėr, pėr Kardinalin Koliqi vė nė dukje: "Mbaroi kėshtu koha e parė e simfonisė sė jetės sė tij. Akordet dramatike mbyllnin kėtė pjesė. Megjithatė, buzėqeshja e tij e vazhdueshme qė vinte nga qetėsia shpirtėrore bėnte qė tragjedia e kėsaj jete tė merrte njė pamje pothuaj joreale, gati-gati teorike. Si lufta e sė mirės kundėr sė keqes. Kėshtu pėr dom Mikelin filloi epoka mė e zezė e jetės, ajo e privimit tė pėrhershėm tė lirisė, pa asnjė kuptim pėr botėn e tij intelektuale dhe tė misionit tė tij si meshtar. Gjithēka pėr te zbret nė banalitet. Nga ana e tjetėr vuajtjet dhe torturat rriteshin, duke lėnė pėrshtypjen se do tė vazhdonin pėrgjithmonė."
Megjithėse i burgosut ose i internuar, ai vazhdoi tė kryente detyrėn e vet fshehtas. Zhvillonte me shumė kujdes ungjillizimin e bashkėvuajtėsve, kur ata e kėrkonin, kryente ritet fetare, si pagėzim dhe kungimin, dhe megjithėse larg nga Shkodra, jepte kėshilla dhe udhėzime dhe sė bashku me kolegėt meshtarė merrte vendime pėr problemet e famullive, qė ishin nė gjendje pėrndjekjeje tė jashtėzakonshme. Kėshtu nė vitet 1954-1986, kaloi nė burgim dhe internim edhe 32 vjet tė tjera. Nė vitin 1977, nė moshėn 75-vjeēare, dėnohet pėr tė tretėn herė me 15 vjet burgim. Absurdi kishte logjikėn e vet djallėzore. Vitet e burgimit dhe internimit i kalon nė disa krahina tė Shqipėrisė, si nė Lushnjė, Fier, nė zonėn e maleve tė Vlorės dhe nė vende tė tjera syrgjynimi.
Mė vonė do tė tregonte pėr torturat e tmerrshme qė pėsonin nė burg: rrahje deri nė gjakosoje, elektroshok, varje nga duart e lidhura disa ditė me radhė, pėrve urisė, etjes e tė ftohtit. Gjatė kohės sė gjatė tė burgimit shumė qenė shokėt e tij klerikė, por edhe bashkėvuajtės tė tjerė, qė u vranė ose vdiqėn nga torurat mizore. Pra me tė drejtė ēuditemi kur shohim se dom Mikelin nuk e zhdukėn qė nė vitet e para (1945-1950). Me tė drejtė konstaton nė librin e tij Prof.Simoni, se siē duket, ishte njė peng i ēmuar nė dorėn e diktaturės pėr t'i bėrė presion vėllait tė tij Ernestit qė tė mos merrte inisiativa dhe tė zhvillonte aktivitet politik kundėr pushtetit komunist nė Shqipėri. Madje kur e pyetnin dom Mikelin pėr vuajtjen e tij pėrgjigjej: "... tė tjerėt kanė vuajtur mė shumė se unė nga torturat...". Gjithsesi, ai ėshtė "Mandela i Shqipėrisė" me 40 vite burg... dhe Zoti shtriu dorėn pranė Nėnės Shqipėri pėr tė vlerėsuar si KARDINAL...
Pėr kėto dhe shumė episode tė rėndėsishme tė jetės sė Kardinalit Mikel Koliqi do tė mėsoni mė shumė nė veprėn e sapodalė nė qarkullim. Autori, Prof.Gjon Simoni, kryen njė detyrė dhe detyrim tė madh ndaj qytetit tė tij tė lindjes, si besimtarė dhe ish nxėnės nė korin e njohur Scola Cantorum dhe nė Veprimin Katolik nė Shkodėr, qė drejtohej nga themeluesi i saj Shkėlqėsia e Tij Kardinal Mikel Koliqi.


[ Marrė nga gazeta "Illyria" ]