Diagnostikimi i hershëm i kancerit te gjirit
Ç’është kanceri?
Trupi i njeriut është i përbërë prej qelizave si njësia themelore funksionale dhe strukturale e organizmit.
Qelizat vazhdimisht shumohen, rriten dhe në fund vdesin dhe vendin e tyre e zënë qelizat e reja.
Në disa raste qelizat shumohen shumë shpejtë dhe formohen disa trashje që quhen tumore.Sipas asaj se sa shpejt zhvillohen tumoret ndahen në beninje dhe malinje.
Tumoret beninje janë të kufizuara mirë dhe rriten ngadalë – keto nuk janë kancer.
Tumoret malinje (kanceri) rriten shpejt në mënyrë të pakontrolluar, janë të pakufizuara dhe zgjerohen shpejt edhe në pjesët tjera të organizmit.
Epidemiologjia
Është sëmundja më e shpeshtë malinje tek gratë.
Sipas statistikave nga të gjitha grate që sëmuren nga sëmundje malinje,
çdo e pesta është e sëmurë nga kanceri i gjirit.
Çdo vit në bote rregjistrohen mbi mija raste të reja me kancer të gjirit tek gratë.
Etiologjia dhe faktorët e rrezikut
Deri sot nuk është zbuluar shkaktari i
vërtetë i kancerit të gjirit, se me zbulimin e tij do të ndryshonte incidenca dhe trajtimi i tij.
Nga kanceri i gjirit mund të sëmuren gratë e të gjitha moshave.
Sipas studimeve të shumta janë zbuluar një numër faktorësh të cilët kanë ndikim të theksuar në shfaqjen e kancerit te gjirit dhe ata mund të ndahen në faktorët madhor dhe minor të rrezikut.
Faktorët madhor te riskut
Predispozicioni gjenetik dhe historia familjare.
Historia pozitive e familjes e rrit rrezikun e përhapjes së kancerit të gjirit për 2 – 3 herë; historia e familjes tek nëna, motra ose vajza e rrit rrezikun e përhapjes së kancerit 5 – 10 herë; koha më e rrezikuar është para menopauzës.
Sëmundjet beninje të gjirit
Cistat, tumoret beninje – fibroadenomat nuk e zmadhojnë rrezikun për kancer të gjirit. Ekzistojnë disa forma të caktuara beninje siç janë hiperplazitë (rritja e qelizave të gjirit) që risin riskun për kancer 1,5-4 herë më shumë. Nëse këto qeliza nuk janë normale rritet risku 3-5 herë. Nëse kanë edhe histori familjare 11 herë.
Sëmundje të mëparshme malinje të gjirit
Historia e ciklit menstrual, shtatzanitë dhe lindja.
Gratë qe menstruacionin e parë e kanë pasur para moshës 12 vjet dhe që kanë menopauzë të vonshme kanë risk më të madh për 1-5 herë.
Gratë që asnjëherë nuk kanë ngelë shtatzënë apo shtatzënia e parë ka qenë në moshën mbi 30 vjet kanë 2-4 herë risk më të lartë për kancer të gjirit.
Mënyra e jetesës
Stresi
Shprehitë në jetë ( ushqimi, alkooli dhe duhani).
Terapia hormonale
Marrja e terapisë hormonale lehtësisht e zmadhon rrezikun nga kanceri i gjirit.
Statusi hormonal
Rritja e estrogjeneve në menopauzë
Faktorët e ambientit
Ekspozimi ndaj veprimit të rrezatimit radioaktiv
Mbani mend!!!
Faktorët e rrezikut nuk janë shkaktar të paraqitjes të kancerit të gjirit, por ata vetëm e rrisin mundësinë për zhvillimin e kancerit në disa periudha të jetës së gruas. Megjithatë një numër i madh i grave me kancer të gjirit nuk kanë asnjë nga faktorët e mësipërm, rreziku i vetëm i tyre është se janë gra!
Ç’farë duhet të bëjmë ne?!
Si të ndikojmë në ruajtjen e shëndetit tonë?
Që të ruajmë shëndetin tonë duhet të jemi të vetëdijshme që të përmirësojmë mënyrën e jetesës. Me rëndësi është:
* frymëmarrja
* dieta
* gjumi dhe relaksimi
* aktiviteti fizik
* faktori psiqik
Si duket ndryshimi i gjirit?
Trashja e gjirit në një vend dhe zakonisht pa dhimbje,
Thithi i gjirit i tërhequr,
Rrudhja e lëkurës si lëvorja e portokallit,
Vizatimi venoz i theksuar,
Enjtje e njërit ose të dy gjinjve,
Plagë në thithin që nuk shërohen dhe janë te mbuluara me krusta
Rrjedhje nga thithi.
Si zbulohet kanceri i gjirit?
Vetëkontrolli i gjirit,
Kontrollimi i gjirit nga ana e mjekut,
Ekografia e gjirit,
Mamografia,
Biopsia e gjirit
Parandalimi!
Vetëkontrollimi njëherë në muaj,
Kontrollimi te mjeku me ekografi të gjirit një herë në 6 muaj,
Mamografia e parë duhet bërë rreth moshës 40 vjet. Gratë e moshës 40-49 vjet bëjnë mamografi një herë në 1-2 vjet, ndërsa gratë mbi 50 vjet duhet bërë mamografinë çdo vjet.
Prognoza e kancerit të gjirit
Varësisht nga stadi i zhvillimit të kancerit të gjirit prognoza është e ndryshme.
Kanceri i gjirit nuk është vdekjeprurës nëse zbulohet në fazat e hershme.
Në rastet e zbulimit të hershëm shërimi i plotë nga kanceri i gjirit shkon edhe ne mbi 70% të rasteve.
Krijoni Kontakt