Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837

    Vista vs. MacOS X

    Lifehacler.com ka prezantuar nje artikull per te krahasuar MacOS x me versionin beta te Vistes leshuar per te gjithe nga Microsoft. Artikulli vendos krah njera tjetres foto te marra nga Vista dhe MacOS X me pretendimin qe versioni i fundit i OS se Microsoft ngjason ne menyre te habitshme me mjetet e OS se Apple!

    Kjo eshte nje nga diskutimet e fundit qe behen ne komunitete te ndryshme nese gjithe kjo ngjashmeri eshte nje kopjim i shemtuar apo nje rrjedhoje llogjike e zhvillimit ne desktop ku zhvendosja nga nje OS ne tjetrin nuk do te jete me nje problem, te pakten per perdoruesin e thjeshte. Kjo e fundit mbeshtetet dhe ne nje mini-artikull te publikuar ne osnews.com ku jepen fakte se Microsoft i ka patur te tilla idera per nderfaqen me perdoruesin qe ne 2003, fillimet e projektit LONGHORN sot te njohur si VISTA.

    Mendimi im personal, kjo eshte dicka e mire per perdoruesin e thjeshte pasi nuk do te ndjeje fare nga pikepamja e nderfaqes(perdorimit) ndryshimet midis OS qe kane qene problemi kryesor midis platformave te ndryshme pra do te kemi me shume mundesi zgjedhje nga ana teknike, ne qe punojme si IT, pa ndikuar perdoruesin ne preferencat e tij. Kjo e fundit dicka jashtezakonisht e mire kur deklaratat e fundit nga Bill Gate's mund edhe te ndikojne rrenjesisht ne drejtimet e Microsoft(kjo e fundit nje interpretim krejt personal)!

    Me te mira.

  2. #2
    BASTARDODENTRO Maska e reni00
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Vendndodhja
    * jetoje jetėn sic e di unė :-) *
    Postime
    805
    Qe nga ekzistenca Microsoft ka kopjuar nga Mac te themi
    http://www.youtube.com/watch?v=3QdGt3ix2CQ
    per mendimin time do ishte mire qe cdo kompani te kishte me mire ate stilin e saj ne ngitjen dhe disegjimin te sistemeve dhe ate ne komunikim me perdoruesin.
    E vertet qe e ka kopjuar dhe ne kete rast ne shume vende grafiken e Mac.


    Reni

  3. #3

    Cool

    Mac OS do te jete gjithmone me mire se sado qe te rregullohet, Vista prape bazat i ka te windowset e vjetra NT.
    Duke filluar nga filesystem dhe registry. Plus qe Vista per momentin ka ca kerkesa hardwari qe flutorojne. Minimumi sipas MS eshte jo keq http://www.microsoft.com/windowsvist...uirements.mspx por MS dihet qe eshte mire ne marketing. Nuk e di ne e ka provuar njeri por sipas MS Windows 2000 duhet te punonte mire ne nje Pentium 133MHz
    Ata qe e kane provuar ne laptopa thojne qe u nxehet shume sepse perdor shume karten grafike.

    Puna qe si Vista si Mac OS nuk eshte i hapur dhe do jesh gjithmone i detyruar tu "bindesh".
    Me duhet nje laptop dhe Macbook-et e rinj nuk duken hic keq. Nqs do marr ndonje, do i fus edhe ndonje instalim Linux dhe te shikojme.
    Tani qoska do te thote pse jo FreeBSD
    Puna eshte qe une nuk do perdor server dhe deri sa tja marr doren mire, linuxi ka shume me lehtesira.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kinezi : 16-06-2006 mė 12:10
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria -Pashko Vasa

  4. #4
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    Injoranca vret :O.

    Me vjen shume keq kur shoh njerez si Kinezi dhe te tjere qe bejne deklarta si
    Puna qe si Vista si Mac OS nuk eshte i hapur dhe do jesh gjithmone i detyruar tu "bindesh".
    ose
    Puna eshte qe une nuk do perdor server dhe deri sa tja marr doren mire, linuxi ka shume me lehtesira.
    Mac OS X eshte i mbyllur vetem per GUI dhe ate po mundohet ta leshoje pasi pjese e tij eshte dhe ka qene open-source!
    Kinezo ke degjuar per darwin kerko ne google dhe pastaj hajde rithuaj ate shprehjen(te lutem mos thuaj qe eshte i mbyllur versioni i386 se do hapet se shpejti).

    Persa i perket FreeBSD Mac OS X ka komplet pjese te kernelit dhe "user-base" nga ky sistem qe ne fillimet e veta dhe po te jesh perdorues i *BSD e ndjen menjehere ngjashmerine ne Mac OS X .

    Per me teper e ke shume gabim persa i perket thjeshtesise se Linux ti s'ke perdorur asnjehere FreeBSD dhe nuk e di se cdo te thote thjeshtesi .
    Per me teper projekte si PC-BSD dhe DesktopBSD nuk mund te thuash qe jane te veshtire per tu perdorur.

    Heh gjynah qe media nuk i mbeshtet me shume keto projekte por gjithsesi te pakten le ta bejme ne keto forume.

    P.S. Te me falin te ndjeshmit nga Linux por me te vertete qe po behet dita dites me lemsh dhe nuk di se ke te ndjekesh!

  5. #5
    Ti te kenaq me keto batutat dramtike. Ke qene me shume kohe perpara kompjuterit sesa duhet me duket.

    Microsofti dhe Apple jane korporata me qellim fitimi dhe synimin kryesor e kane te fitojne leke. Prandaj sa here qe te leshojne ndonje gje te bukur dhe interesante besoj se do te shfrytezojne mundesine te bejne ca leke. Apo jo? Ose paguaj ose rri gjej kopje pirate.
    Apple nuk ka per ta hapur ndonje here Mac OS sepse ndryshe nuk do te jete me ne gjendje te shesi kompjuterat e vete me ato cmime qe e ka zakon. Ate mund ta beje atehere kur te jete zene ngushte por he per here gjerat ne vije i ka.

    Sa per FreeBSD dhe Mac OS e di. Ka shume mundesi qe ti ta dish me perpara por ketu nuk behet fjale se kush e shpiku rroten.

    FreeBSD kam perdorur, jo shume gjate, nja nje muaj dhe duke qene se kisha perdorur me perpara Linux preferova te ktheheja mbrapsht. Kurseji mesimet sesi shell-i eshte nam se e di dhe po mesoj pak nga pak. Por une nuk kam qellim te behem administrator unix-i.

    Nje nga arsyet pse hoqa dore nga FreeBSD ishte sepse nuk po gjeja driverat per karten e zerit dhe karten e TV. Une e perdor per desktop prandaj nuk para kam qejf te shikoj kod duke kompiluar dhe nuk dua edhe te harxhoj shume kohe per gjera qe nuk punojne. Ti me sa mbaj mend ke nje Pentium 4 dhe prandaj perdor i386 por une po provoj amd64 dhe ka nje tufe me probleme me gjera qe mungojne. Sic te tashe nuk kam qejf te rri te shkarkoje kodin......

    PcBSD eshte si Mandrake per sa i perket experiences te perdoruesit. DesktopBSD-nuk e kam pare, nga screenshot lezetshem por sic te thashe punen time mire e kam Debianin. Po pata kohe mbase e provoj.

    Dhe nje nga gjerat me te rendesishme te cfaredo sistemi apo programi eshte mbeshtetja. Kur ke ndonje problem mund te shkosh te te pyesesh neper forumet dhe irc-te e Debianit dhe Ubuntuse. Kurse kur vjen puna te BSD ka shume veta qe shesin mend ...

    Edhe e lejme ketu kete pune se u bera pishman qe te permenda me siper
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria -Pashko Vasa

  6. #6
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    :P

    Nese PC-BSD te eshte dukur po aq i thjeshte sa Mandrake nuk e kuptoj ku e ke patur problemin me FreeBSD, pasi i pari s'eshte vecse i dyti me programe te instaluara pa te pyetur!

    Per sa i perket Mac OS X kodin e ka te hapur por licensa eshte qe ndryshon dhe ben dallimin. Po te shikosh ne Mac OS X eshte mjaft e perdorur procedura e kompilimit te kernelit per te marre me shume shpejtesi per aplikacione te ndryshme! Keshtu qe bej kujdes dhe me deklaratat.

    Sa kohe rri une para kompjuterit eshte pak e veshtire ta thuash ti.
    Per me teper je kontradiktor me vetveten dhe thua qe je fillestar(injorant) dhe pastaj merr persiper te japesh ide mbi cilesine e disa produkteve!

    Kur une them perdorni *nix as qe me shkon nder mend qe ti te ulesh dhe te perdoresh shell-in ose te fillosh te kompilosh kernela a ku di une. Por ti si perdorues i Debian duhet te jesh mesuar me idene e te parit kod duke u kompiluar pasi apt-get nuk te jep gjithcka, ose dhe ne e ka shumicen e rasteve jane versione te vjetra dhe prandaj shkon e permend shell-in. Per sa i perket driverave eshte pak e veshtire ta besoj nga ty pasi ti nuk di te perdoresh nje sistem nuk kuptoj se si duhet te dish te gjesh nje driver per FreeBSD(kam shume pershtypjen se shkon e kerkon ne google!). Sigurisht presupozohet qe ti te shkosh te kerkosh ne HCL(hardware compatibility list) para se te instalosh nje OS , kjo e fundit vlen dhe per Windows. Per support ne FreeBSD apo cdo *BSD nuk mendoj se forumet, irc apo dokumentimi i tyre ngelet mbrapa nga ato te linux, mos qofte e kunderta.
    Zgjidhje si KDE dhe GNOME jane po aq te mira sa shell-i i Windowsit dhe nuk krijojne probleme pervecse impaktit te pare.

    Per sa i perket Mac OS eshte e kote te diskutojme per lehtesi perdorimi, por shume veta kane idete ne versionet e vjetra prtandaj dhe shprehen ne njefare menyre.

    Per cmimet e Apple besoj se duhet ti rishikosh sepse kalimi ne Intel u be per vete faktin se zgjerimi i kesaj kompanie nuk mund te ndodhte ne pasije me ato cmime. Nese akoma sot te duken te shtrenjta te shohim kur te dalin laptopat me Vista te parainstaluar!

    Tani se sa je ne gjendje te besh dallimin e ketyre qe une kam shkruar ka te beje me aftesite e tua ne kete fushe.


    P.S. Opinionet zakonisht i shpreh ne pergjithesi pasi nuk jemi vetem une e ti qe lexojme kete forum.

  7. #7
    Nuk e mora vesh se pse fluturon dhe mundohesh te japesh mesim. Me kujton ate qe thashe me perpara per mbeshtetjen ne BSD

    Per punen e Mac OS ai eshte nja $129 dhe une aty e kam. Ai mund te jete i hapur si thua ti por ama kur une duhet te paguaj per ate filloj dhe konsideroj edhe alternativat. Me sa di une Mac OS i ka falas azhornimet e vogla, ato te medhate i ka me leke. Cmimet Apple i ka ulur tani por jo shume, sikur ti vinte ndonje ekran me te mire atehere po.

    Per te dhene nje mendim per nje OS nuk eshte e thene te lexosh tere kodin, nje ide mjaft te perafert ta jep edhe produkti perfundimtar. Ashtu si ti mund te mos dish nje lende por mund te thuash si eshte mesuesi. Nuk ka produkte universale qe te jene te mira per cdo gje. Une ne kete teme mora pozicionin e perdoruesit dhe thashe qe per mendimin tim Mac OS do jete me i mire. Ate e them si nga ana e sigurise por edhe nga ana e GUI-t. Tani qe kaloi edhe ne x86 edhe nr i programeve besoj do te rritet. KAQ. Mendimi im. Mbase i ndryshem nga mendimi i te tjereve.

    Tani ato krahasimet e tjera jane jashte teme, apo jo? Une e kam fajin se e fillova vete. Koka ben koka peson.
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria -Pashko Vasa

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e dreamcatcher
    Anėtarėsuar
    04-07-2004
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    84
    Pershendetje per te gjithe ...
    Me duhet te ju them nje gje, (qe jam miliona % se e dini) keni dalur nga tema....(haahhaha) nejse.

    Desha te jap edhe une mendimin tim ne lidhje me kete teme (Vista vs MacOS X - jo krahasimeve unix/qunixa bsdmnasdasjdsgfdsgfsdgf nj-ja) :

    Se pari dua te komentoj fjalet e Kinezi -t: (
    Vista prape bazat i ka te windowset e vjetra NT.
    Duke filluar nga filesystem dhe registry. Plus qe Vista per momentin ka ca kerkesa hardwari qe flutorojne. )


    Vista prape bazat...: nuk e di a ke informacione qe ntfs po shkone ne pension (kaq s'po ndalem me shume - per me shume msDOTcomSLASHvista - hahahah)

    Duke filluar... : nuk e di a e mendojme qe po jetojme ne shekullin e teknologjise dhe te thuash se 2 milion pika (pixel) te nje so -je ti qoj nje karte grafike e lodhuuur .... qesharake ... ose ... i tere 'dizajnimi' i forte (hardwuer) i kohes se 90-tave te shekullit te kaluar te jete kompatibil me sistemet e steravancuara te diteve te sot -it ... prape qesharake ... cdo kohe ka edhe tiparet qe e karakterizojne... na ishte nje here edhe nje windows 3.1 (qe shume mendojne se ka bere revolucion) .... na ishte njehere edhe nje Milenium (totalisht i deshtuar)... por tani nuk jane ... tani nuk jane, sepse statistikat per perdorimin e os-ve ne bote theksojne me mbi 90 perqind me XP (+ sp2 keni qejf me thone )... e keshtu e keshtu mos te shes kopalla me shume ... apple (ehhh tash kthehemi te apple) edhe sot e asaj dite e shane ate menaxhment te asaj kohe qe nuk e pranoj planin per butmjete (softuer) te nje adoleshenti (bill gates) ... po c'ti besh keshtu ka qene e shkruar ... prej diteve te para apple (si kompani -'softueri' po mendoj) eshte ne vs me Microsoft qe edhe sot e asaj dite kurr nuk arriti ta mposht ( e une mendoj se as qe do ndodh ndonjehere) ...
    Vista (nuk po them qe eshte diqka unike e papare ndonjehere) ndoshta mund te kete edhe ngjasi me macos x por ajo do te jete shummeee me efektive se mac - (i 'bukur' i apples) se treguuuu, tregu eshte ai qe vendos, njerezia, popullata ,,, ehhh mjere per ne shqiptaret qe akoma jemi me pentium 2,3 ... e 4 enderr akoma ... po ... se per pjesen tjeter te botes ready to lunch valla per visten ....e per macos X (qa osht ai more....) flm shume nese e lexuat ...
    ky ishte mendimi im ...
    macos x nuk mundet me u mat me visten ... ai nuk matet as me xp e lere me me visten... (qe ne prishtine - per info - dvd ja ka dal ne cdshop vetem dy dite ore para publikimit nga ms te betes publike - hahaha dvd ... proud 2 b1 alboz)

    pershendetje per te gjithe

  9. #9
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    Ok duhet bere nje fushare STOP injorances dhe vjedhjes kudo ne internet!

    Ju njerez nuk e kuptoni se c'po i beni vetes .

    NTFS nuk do shkoje asgjekundi dhe kete Microsoft e konfirmoi pasi WinFS do te vi vetem me SQL server dhe nuk edi pse duhet te mbaje te njejtin emer. Microsoft ka qe me Win95 qe e reklamon kete dhe akoma se ka bere!

    Persa i perket se cfare zgjedh konsumatori: bah ti je konsumatori nuk e di ne ke patur ndonjehere mundesine te blesh kompjuter me ndonje OS tjeter ne te sic blen nje televizor te markave te ndryshme.

    Gjithsesi nuk dua te te mbush mendjen ty sepse e paske te "mbushur == zbrazur"(ne kete rast :P), por thjesht atyre qe jane disi ne medyshje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e dreamcatcher
    Anėtarėsuar
    04-07-2004
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    84
    Pershendetje,
    O qoska cun, ti ishe i lindur bre vlla per me fy njerez, dhe nuk po ta ze per te madhe se nuk jam i pari qe ja bene kete pune. Ti cun nuk e di a i ke mbyllur syte apo je akoma ne enderr, ti as qe do te mund ndonjehere te ma mbushesh mendjen per asgje (se shitesh prej experti - po experti nuk eshte kaq sentimental ; kaq i ndjeshem ; dhe nuk gjykon me gjuhen e ndjenjes por me gjuhen e fakteve | e ne kete rast ti dhe faktet jeni dy botera te kunderta 'me vjen keq qe ta them kete') kjo ishte nen nje, tash nen dy po ku e din ti more vlla shqipetar a me ka rene mua te blej | provoj nje kompjuter me sistem operativ nonMS .... hahah nuk je pejgamber cuni per te ditur cdo gje qe ndodh ne kete 'nahije'. Edhe nje gje desha te te them, nuk kane vlere as per 1/100 e lekut, se ky mendimi jot tek nuk i shkon ne vesh as ray ozzie t as steve jobs it.
    ??Mos me thuaj ne pergjigjje se paske filluar ta nderrosh bill -in me ray -n hahahah??

    Shume sinqerisht ...per ty dhe per te gjithe RESPEKT



  11. #11
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    Dreamcatcher, nuk e kisha ne aspektin personal por gjithsesi nese te kam ofenduar ne ndonje sens kerkoj falje.

    Meqe une qenkam ne zhgenjim per faktet e vetmja gje qe kerkoj eshte te konsiderosh kete situate.
    Une kam qene nje perodrues *nix gjate gjithe kohes dhe nje dite te bukur perdora nje sistem te quajtur Windows, por s'me pelqeu fare!

    Tani ti si njeri qe bazohesh ne argumenta mund te me japesh disa mua pse une duhet te perdor kete sistem?!

    Faleminderit!

  12. #12
    Nuk ka asgje te konfirmuar prandaj mund te jete edhe tip shashke... gjithsesi
    http://theinquirer.net/?article=32669
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria -Pashko Vasa

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e dreamcatcher
    Anėtarėsuar
    04-07-2004
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    84
    Pershendetje per te gjithe ...

    Qoska nuk te kuptoj more vlla qare fakte lyp prej meje, por dua te te them nje gje qe ti e din shuuume me mire se une; se e shuume (per te mos thene te gjitha) 'procese' ne kete bote jane bisnes, i njejte eshte edhe ky bisnesi jone, na pelqej ose jo neve programerave. Sot suksesi i nje softueri nuk varet nga lavdatat se eshte bere pune e mire ne te, me llafe apo me kritika expertesh (natyrisht nuk jam tup te them se as keto nuk e kan rolin e vete), por ajo se cka percakton (mos)suksesin e nje softueri sot ne treg eshte shitja, ne sa kopje eshte shitur (nuk e di a me duhet te them shitur apo shperndare se pastaj mundeni me thone se disa 'versione' linux -esh nuk shiten por jepen falas) ose per te qene me i sakt sa e perdorin njerezia. E, ne kete kontest mirren faktet sot ne k'te bote biznesi. E di se do me thuash se kam prit fakte ne nivel xpertesh apo disi keshtu, por dua te te them se per te shpaluar faktet tona teknike duhet ta deshmojme veten se pari ne projekte tona (nuk e di per ty) e ta shohim se sa duhet djeresitur nga ideja e deri ne deploying per nje softuer.

    Me shume sinqeritet, per te gjithe.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •