Lifehacler.com ka prezantuar nje artikull per te krahasuar MacOS x me versionin beta te Vistes leshuar per te gjithe nga Microsoft. Artikulli vendos krah njera tjetres foto te marra nga Vista dhe MacOS X me pretendimin qe versioni i fundit i OS se Microsoft ngjason ne menyre te habitshme me mjetet e OS se Apple!
Kjo eshte nje nga diskutimet e fundit qe behen ne komunitete te ndryshme nese gjithe kjo ngjashmeri eshte nje kopjim i shemtuar apo nje rrjedhoje llogjike e zhvillimit ne desktop ku zhvendosja nga nje OS ne tjetrin nuk do te jete me nje problem, te pakten per perdoruesin e thjeshte. Kjo e fundit mbeshtetet dhe ne nje mini-artikull te publikuar ne osnews.com ku jepen fakte se Microsoft i ka patur te tilla idera per nderfaqen me perdoruesin qe ne 2003, fillimet e projektit LONGHORN sot te njohur si VISTA.
Mendimi im personal, kjo eshte dicka e mire per perdoruesin e thjeshte pasi nuk do te ndjeje fare nga pikepamja e nderfaqes(perdorimit) ndryshimet midis OS qe kane qene problemi kryesor midis platformave te ndryshme pra do te kemi me shume mundesi zgjedhje nga ana teknike, ne qe punojme si IT, pa ndikuar perdoruesin ne preferencat e tij. Kjo e fundit dicka jashtezakonisht e mire kur deklaratat e fundit nga Bill Gate's mund edhe te ndikojne rrenjesisht ne drejtimet e Microsoft(kjo e fundit nje interpretim krejt personal)!
Me te mira.
Krijoni Kontakt