Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post MSA, tarifat doganore qė ulen

    Tė gjitha produktet industriale, me origjinė shqiptare, mund tė eksportohen nė 25 vendet e Bashkimit Evropian me tarifė doganore 0%

    MSA, tarifat doganore qė ulen

    Njė ndėr beneficet qė do tė pėrfitojė Shqipėria, si rezultat i nėnshkrimit tė Marrėveshjes se Stabilizim-Asociimit, do tė jetė edhe liberalizimi i tarifave doganore. Sekretari i pėrgjithshėm nė Ministrinė e Integrimit, Arben Kashahu, ka sqaruar dje pėr “Shekullin”, se ky liberalizim do tė zbatohet nė mėnyrė graduale, pas hyrjes nė fuqi (muajt e ardhshėm) tė marrėveshjes sė ndėrmjetme. Kashahu ka zbardhur gjithashtu detaje tė etapave qė do tė shoqėrojnė kėtė proces.
    Produktet industriale

    Me hyrjen nė fuqi tė marrėveshjes, tė gjitha produktet industriale, me origjinė shqiptare, mund tė eksportohen nė 25 vendet e Bashkimit Evropian me tarifė doganore 0%. Sa i pėrket liberalizimit tė importeve, detyrimet doganore pėr importet nė Shqipėri tė disa prej mallrave industriale qė e kanė origjinėn nga vendet e BE-sė, do tė hiqen me hyrjen nė fuqi tė kėsaj marrėveshjeje. Ky grup produktesh pėrbėn rreth 83 % tė produkteve industriale. Pėr grupin tjetėr tė produkteve industriale, tė cilat janė konsideruar si produkte tė ndjeshme (rreth 17% tė produkteve industriale ose 155 linja tarifore) ėshtė pėrcaktuar njė liberalizim i pėrshkallėzuar i tarifės doganore.

    Liberalizimi parashikohet pėr njė periudhė 5-vjeēare dhe reduktimi i tarifave do tė bėhet sipas njė skeme tė tillė : nė momentin e hyrjes nė fuqi tė marrėveshjes, tarifa doganore pėr importin do tė reduktohet nė 80% tė tarifės bazė; mė 1 janar tė vitit tė parė pas hyrjes nė fuqi tė Marrėveshjes se Ndėrmjetme, nė 60% tė tarifės bazė; mė 1 janar tė vitit tė dytė pas hyrjes nė fuqi tė Marrėveshjes sė Ndėrmjetme nė 40% tė tarifės bazė; mė 1 janar tė vitit tė tretė pas hyrjes nė fuqi tė Marrėveshjes sė Ndėrmjetme, nė 20% tė tarifės bazė; mė 1 janar tė vitit tė katėrt pas hyrjes nė fuqi tė Marrėveshjes sė Ndėrmjetme, nė 10% tė tarifės bazė dhe mė 1 janar tė vitit tė pestė pas hyrjes nė fuqi tė Marrėveshjes sė Ndėrmjetme, tarifat e mbetura pėr importin do tė hiqen.

    Produktet bujqėsore

    Lidhur me produktet bujqėsore, pėr vetė specifikėn e kėtij sektori, ka njė kategorizim mė tė specifikuar tė liberalizimit tė tregtisė. Produktet bujqėsore ndahen nė produktet primare bujqėsore dhe produkte tė pėrpunuara bujqėsore. Nė produktet primare bujqėsore pėrfshihen prodhimet bujqėsore qė dalin direkt nga toka, pema, tė cilat pėrdoren pėr konsum, si lėndė e parė apo i nėnshtrohen pėrpunimeve tė mėtejshme, si frutat, perimet, qumėshti etj. Nė produktet e pėrpunuara bujqėsore pėrfshin ato prodhime tė cilat i janė nėnshtruar proceseve pėrpunuese dhe kanė vlerė tė shtuar likotė e frutave, turshitė e perimeve, bulmetet etj.

    Me hyrjen nė fuqi tė marrėveshjes, tė gjitha produktet primare bujqėsore, me origjinė shqiptare, mund tė eksportohen nė 25 vendet e Bashkimit Evropian me tarifė doganore 0%. Nė bazė tė nenit 14 tė marrėveshjes pėrjashtim bėjnė vetėm produktet: mishi i qengjit tė njomė dhe bovine pėr tė cilėn do tė negociohet periudhėn e mėvonshme. Perimet pėr tė cilat komuniteti evropian ka hequr tarifėn doganore tė importit, por aplikon njė detyrim doganor specifik si dhe produktet me origjinė shqiptare, ku me kuotė tarifore vjetore prej 1 000 tonė, aplikohet pa tarifė doganore. E njėjta gjė vlen edhe sa i pėrket liberalizimit tė eksporteve pėr produktet bujqėsore. Ndėrsa pėr produktet e pėrpunuara bujqėsore, me hyrjen nė fuqi tė marrėveshjes, tė gjitha produktet e pėrpunuara bujqėsore, me origjinė shqiptare, mund tė eksportohen nė 25 vendet e Bashkimit Evropian me tarifė doganore 0%. Sa i pėrket liberalizimit tė importeve, produktet e pėrpunuara bujqėsore janė tė trajtuara nė njė protokoll tė veēantė.

    Si do tė bėhet reduktimi i tarifave tė importit?

    Shembull:

    Produkti industrial : Kripė e pėrshtatshme pėr konsum njerėzor
    Kodi doganor : 2501 00 91
    Tarifa doganore e importit e vitit 2006 ėshtė : 10% (tarifa bazė)

    Me hyrjen nė fuqi tė marrėveshjes, brenda vitit 2006, tarifat doganore tė importit tė kėtij produkti do tė reduktohen si mė poshtė:

    Me hyrjen nė fuqi tė marrėveshjes (2006) 10% - (10%x20%) = 8%
    1 janar 2007
    10%- (10%x40%) = 6%
    1 janar 2008 10% - (10%x60%) = 4%
    1 janar 2009 10% - (10%x80%) = 2%
    1 janar 2010 10% - (10%x90%) = 1%
    1 janar 2011 0%

    Peshku, eksport me tarifa doganore

    Tiranė- Peshku dhe produktet e peshkut janė trajtuar njė tjetėr kapitull qė pėrfshihen nė liberalizimin e eksporteve. Kėshtu disa produkte peshku, me origjinė shqiptare, si krapi; koca; levreku; trofa; sardele e pėrgatitur ose konservuar dhe aēuge e pėrgatitur ose konservuar mund tė eksportohen nė tregjet e 25 vendeve anėtare tė BE me kuota tarifore. Gjithashtu, pėr tarifat doganore tė kėtyre produkteve, do tė ketė njė zvogėlim gradual tė tarifave doganore tė tyre pėr njė periudhė trevjeēare. Pėrveē produkteve mė sipėr, por edhe ndonjė kategori tjetėr peshku, pėr tė gjitha produktet e tjera me origjine shqiptare, do tė eksportohen me tarifė doganore 0%.

    Sa i pėrket liberalizimit tė importit, peshku dhe produktet e peshkut janė 100% tė liberalizuar. Tarifat doganore pėr importimin e peshkut dhe produkteve tė peshkut janė 0% qė nė vitin 2002. Kjo ėshtė bėrė nė kuadėr tė zbatimit tė angazhimeve qė ka ndėrmarrė Shqipėria nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė. Meqenėse BE-ja ėshtė vend anėtar nė kėtė organizatė dhe baza e negocimit, ka qenė regjimi aktual i Shqipėrisė, importet e kėtyre produkteve nga vendet e BE-sė kanė tarifė doganore 0%.

    Tiranė- Verėrat janė gjithashtu njė kategori e trajtuar me njė protokoll tė veēantė. Protokolli pėrfshin: njė marrėveshje mbi koncesionet tregtare preferenciale reciproke pėr disa verėra, njė marrėveshje mbi njohjen, mbrojtjen, dhe kontrollimin e emėrtimit tė verėrave si dhe njė marrėveshje mbi njohjen, mbrojtjen, kontrollin dhe emėrimin e pijeve alkoolike dhe pijeve te aromatizuara. Nė kuadėr tė kėtij protokolli, Shqipėria ka tė drejtė tė eksportojė rreth 7 000 hl verė me origjinė Shqiptare me kod doganor: ex 2204 10; ex 2204 21 dhe ex 2204 29. Brenda kėsaj kuotė tarifore nuk do tė aplikohet detyrimi doganor. Shqipėria gjithashtu mund tė importojė rreth 10 000 hl verė me origjinė komunitare, me kod doganor : ex 2204 10 dhe ex 2204 21. Brenda kėsaj kuote nuk do tė aplikohet detyrimi doganor.

    Struktura, pėr marrėveshjen: do tė krijohet Kėshilli i Stabilizim-Asociimit

    Tiranė- Me qėllim qė tė sigurohet dhe garantohet zbatimi korrekt i marrėveshjes, neni 116 i MSA-sė parashikon edhe ngritjen e Kėshillit tė Stabilizim-Asociimit, i cili shqyrton ēėshtjet kryesore qė mund tė ngrihen pėr trajtim gjatė zbatimit tė marrėveshjes si dhe ēėshtje tė tjera dypalėshe apo shumėpalėshe me interes tė pėrbashkėt. Ky kėshill do tė pėrbėhet nga pėrfaqėsues tė palės evropiane dhe tė asaj shqiptare, ndėrkohė qė pėr ēėshtje tė caktuara i jep tė drejtėn e pjesėmarrjes si vėzhgues edhe Bankės Evropiane tė Investimeve.

    Nė rast mosmarrėveshje lidhur me zbatimin ose interpretimin e MSA-sė, Shqipėria mund t’i drejtohet Kėshillit tė Stabilizim-Asociimit pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjes. Shqipėria duhet tė zgjedhė njė pėrfaqėsues pėr tė bashkėkryesuar kėshillin, si dhe duhet t’i njohė si tė detyrueshme vendimet e tij dhe tė marrė masat e nevojshme pėr t’i zbatuar ato. Kėshilli i Stabilizim-Asociimit mund tė krijojė nėnkomitetet e tij. Njė vit pas hyrjes nė fuqi tė marrėveshjes, pėrfaqėsuesit e Shqipėrisė nė Kėshillin e Stabilizim-Asociimit duhet tė pėrgatiten pėr tė ngritur nėnkomitetet e nevojshme pėr zbatimin e pėrshtatshėm tė MSA-sė. Nėse njėra palė konstaton se pala tjetėr ka dėshtuar nė plotėsimin e njė detyrimi tė marrėveshjes, ajo mund tė ndėrmarrė masat e nevojshme, duke informuar pėr kėtė Kėshillin e Stabilizim-Asociimit. Nė pėrzgjedhjen e masave, Shqipėria duhet t’i japė prioritet atyre qė dėmtojnė mė pak funksionimin e marrėveshjes.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    365
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    me uljen dhe me tej heqjen e tarifave doganore dhe territoriale qe perputhen me "masat me efekte ekuivalente" te ndaluara me ligj per ekzistencen e tregut te perbashket, do rrisin importin ne perqindje skandaloze ne lidhje me exportin shqiptar qe perveēse me produktet e ēajit dhe bimeve mjekesore nuk e perballon dot concurrencen e lire evropiane. Peshorja komerciale do te kthehet ne nje vrime te vertete qe do prishi perfundimisht ekuilibrin e shpenzim-recetave i cili eshte qe tani nje fllucke sapuni: problemi me ekonomine shqiptare eshte se nuk ekziston asnje firme prodhimi dhe fitimi i te ciles ka te beje eksluzivisht me kasat shteterore. shumica e firmave me kapital domethenes jane te pasura te huaja ne territorin shqiptar dhe fusin ne kasat e tij vetem taksat e terhequra nga rrogat dhe taksat e importit ose te zhvillimit te aktivitetit. MSA eshte e nevojshme por do arrihet duke bere sakrifica te medha ne ekonomine shqiptare.....mendoj

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelekom ul 25% tarifat pėr telefonatat ndėrkombėtare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 01:42
  2. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-05-2006, 14:04
  3. Ligji i doganave ne Shqiperi
    Nga studentja nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 15:27
  4. 1,146 ton drogė u bllokuan sot nė pikėn doganore tė Kakavijės
    Nga I-amėshuar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 12:07

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •