Kjo teme i kushtohet marredhenieve publike, nje shkence e re qe ka te beje teresisht me komunikimin. Po e nisim me nje artikull qe eshte aktual dhe qe prek teresisht kete teme qe do mundohemi te trajtojme.
Nje menyre si nuk behet Manaxhimi i Krizes
Nga Alban Bala
Ekspertet e PR-it ne Shqiperi paten rastin kete jave te shohin nje ngjarje jo te zakonte per tregjet nacionale: sulmin e nje grupi shoqatash ndaj dy kompanive kryesore te telefonise celulare ne Shqiperi, AMC dhe Vodafone, te cilat akuzohen tashme prej disa muajsh se kane vendosur ne Shqiperi nje sistem tarifash disa here me te larta se ne vende te tjera te rajonit.
Per ēudine e te gjithe specialisteve te PR-it askush nuk doli nga keto kompani qofte edhe per te bere nje koment mbi sulmin, i cili u kerkonte konsumatoreve ndeshkimin e kompanive me mosperdorim te sherbimit.
Organizatat jo qeveritare qe u perfshine ne kete ngjarje perdoren te gjitha mjetet e mundshme- deri edhe advertising- per te siguruar perfshirjen sa me te gjere te publikut ne kete aksion civil, aq sa nje miku im biznesmen thoshte me pas duke qeshur se reklamat e AMC-se apo Vodafone-it tani me shume i kujtonin thirrjen per te fikur celularin, sesa ftesen per ta perdorur ate.
Por AMC dhe Vodafone e percollen teresisht ne heshtje kete situate, brenda te njejtes llogjike qe kishte shperfaqur me heret edhe nje show-girl e keqtrajtuar publikisht, kur nje xhirim privat erotik i saj u shpernda ne media. Ēudia me e madhe tre dite zgjat! Te katerten harrohet!. Por a harrohet vertet?
A mundet qe kompanite te adoptojne psikoza individuale te sjelljes, duke lene menjane efektet e perceptimit kolektiv qe prodhohen dhe rendojne per nje kohe shume me te gjate mbi markat e tyre? A munden kompanite te anashkalojne marredheniet e plasaritura me publikun dhe gjykimin publik negativ qe prodhojne sulme te tilla shume te qarta per nga mesazhet? A munden kompanite te nenvleftesojne ndjeshmerine e larte qe prodhojne keto sulme, kur investimi i tyre kryesor eshte ndertimi i besnikerise se klienteles? Une mendoj se jo....
Vazhdimin e artikullit do e gjeni ne blogun e Institutit Shqiptar te Marredhenieve Publike
http://www.albpr.org/g-news/modules....rticle&sid=201
Krijoni Kontakt