Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    31

    Marredheniet Publike

    Kjo teme i kushtohet marredhenieve publike, nje shkence e re qe ka te beje teresisht me komunikimin. Po e nisim me nje artikull qe eshte aktual dhe qe prek teresisht kete teme qe do mundohemi te trajtojme.


    Nje menyre si nuk behet Manaxhimi i Krizes…

    Nga Alban Bala

    Ekspertet e PR-it ne Shqiperi paten rastin kete jave te shohin nje ngjarje jo te zakonte per tregjet nacionale: sulmin e nje grupi shoqatash ndaj dy kompanive kryesore te telefonise celulare ne Shqiperi, AMC dhe Vodafone, te cilat akuzohen tashme prej disa muajsh se kane vendosur ne Shqiperi nje sistem tarifash disa here me te larta se ne vende te tjera te rajonit.

    Per ēudine e te gjithe specialisteve te PR-it askush nuk doli nga keto kompani qofte edhe per te bere nje koment mbi sulmin, i cili u kerkonte konsumatoreve ndeshkimin e kompanive me mosperdorim te sherbimit.

    Organizatat jo qeveritare qe u perfshine ne kete ngjarje perdoren te gjitha mjetet e mundshme- deri edhe advertising- per te siguruar perfshirjen sa me te gjere te publikut ne kete aksion civil, aq sa nje miku im biznesmen thoshte me pas duke qeshur se reklamat e AMC-se apo Vodafone-it tani me shume i kujtonin thirrjen per te fikur celularin, sesa ftesen per ta perdorur ate.

    Por AMC dhe Vodafone e percollen teresisht ne heshtje kete situate, brenda te njejtes llogjike qe kishte shperfaqur me heret edhe nje show-girl e keqtrajtuar publikisht, kur nje xhirim privat erotik i saj u shpernda ne media. “Ēudia me e madhe tre dite zgjat! Te katerten harrohet!”. Por a harrohet vertet?

    A mundet qe kompanite te adoptojne psikoza individuale te sjelljes, duke lene menjane efektet e perceptimit kolektiv qe prodhohen dhe rendojne per nje kohe shume me te gjate mbi markat e tyre? A munden kompanite te anashkalojne marredheniet e plasaritura me publikun dhe gjykimin publik negativ qe prodhojne sulme te tilla shume te qarta per nga mesazhet? A munden kompanite te nenvleftesojne ndjeshmerine e larte qe prodhojne keto sulme, kur investimi i tyre kryesor eshte ndertimi i besnikerise se klienteles? Une mendoj se jo....


    Vazhdimin e artikullit do e gjeni ne blogun e Institutit Shqiptar te Marredhenieve Publike
    http://www.albpr.org/g-news/modules....rticle&sid=201

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    31

    Ēfare eshte Marredhenia Publike?

    Ēfare eshte Marredhenia Publike?

    Nga Robert A. Kelly

    Ēfare tjeter ju mund ta quani nje disipline njerezore, natyra e se ciles vendosmerisht eshte e rrenjosur ne principet qe, njerezit veprojne sipas perceptimit te fakteve, me pas krijojne, ndryshojne dhe perforcojne opinionin publik duke takuar, bindur dhe nxitur drejt aksionit shume njerez, sjelljet e te cileve ndikojne tek organizata?

    Une e quaj marredhenie publike dhe qarte nje fenomen natyror.

    Ne fakt une besoj se eshte kushti paraprak i marredhenieve publike. Vecanerisht kur ajo lidhet me mbijetesen teresore te organizates, duke i shnderruar suksesshem perceptimet dhe prej ketu, sjelljet e grupeve te caktuara te njerezve, element i rendesishem per suksesin e kompanise.
    Sepse marredheniet publike jane te percaktuara zakonisht nga cfare njerezit mendojne rreth nje sere faktesh qe gjenden perballe te vertetes se ceshtjes, dhe qe na keshillojne me se miri te fokusohemi mbi keto premisa themelore.
    A mos ndoshta ajo kthehet ne me pak se nje fenomen nderkohe qe aplikon magjine e saj ne boten reale?

    Jo. Me sakte eshte shkalla e ndryshimit te sjelljes njerezore qe shkatohet permes planifikimit cilesor , ajo qe percakton suksesin apo deshtimin e nje programi te marredhenieve publike.
    Ne eksperiencen time ekziston nje pajtueshmeri e plote qe njerezit me te vertete veprojne mbi perceptimet e tyre rreth fakteve dhe menyra se si ata reagojne mbi keto fakte, aktualisht ndikon ne sjelljet e tyre.

    Per mua, te kuptuarit individual i ketyre fakteve duhet te jete nje proces i vazhdueshem informimi mbi sjelljet e njerezve, nese keto ndihmojne ne arritjen e qellimeve dhe objektivave te organizates.

    Nje strategji marredheniesh publike, e kombinuar me taktika komunikimi efektive, ju udheheq direkt per ne vijen e finishit, pra ne perceptime te ndryshuara, sjellje te modifikuara, klient/sipermarres te kenaqur. Me fjale te tjera, kur keto ndryshime ne perceptim dhe sjellje qartesisht ndeshin qellimin origjinal te vene ne fillim te programit per modifikim te sjelljeve, atehere perpjekja e marredhenieve publike mund te konsiderohet e suksesshme.
    Keshtu qe, cfare vjen e para? Une besoj se perceptimi individual i fakteve eshte drita udheheqese per tek ndryshimi sjellor dhe qe dicka mund te jete bere rreth ketyre perceptimeve.
    Ndaj, ēfare vjen si fillim? Une besoj se pranimi i idese qe perceptimi individual i fakteve eshte drita orientuese drejt ndyshimeve se menyres se te sjellurit, dhe se mund te behet dikca rreth ketyre perceprimeve. Nderkohe qe asnje njeri nuk e pranon kete, mund te them se faktikisht kjo me ka ndihmuar ti jap forme karrieres sime ne mardhenie me publikun.

    Vazhdimi i artikullit ketu:
    http://www.albpr.org/g-news/modules....rticle&sid=227

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    31
    Te besh me te miren ne nje situate te keqe
    Nga Prof. Dr. Steven R. Van Hook

    Fjala krize vjen nga greqishtja krisis, qe ka kuptimin “vendim”. Te gjithe jemi gjendur para nje situate te tille. Keto momente konkretizohen me mire kur jemi te trysnuar qe ne ēast te marrim nje vendim per menyren e veprimit. Te shkojme majtas apo te shkojme djathta? Te luftojme apo t’ia mbathim me vrap? Te ofrojme nje shpjegim, apo te bertasim me te madhe?

    Eshte nje prove e vertete e asaj se ēfare jemi, qofte si kompani apo si person, se si i bejme balle situatave ne mes te nje krize. Lajmi i keq eshte se ne kurre nuk e dime me siguri sa te mire jemi per ta bere kete derisa vjen koha e proves. Lajmi i mire eshte se ne mund ta pergatisim veten ne princip.

    Ekzistojne tre menyra te zgjuara per t’iu qasur situatave te krizave:

    1) Shmang nje krize ne rradhe te pare (pak parashikim ka vlera sa nje liste me kura);
    2) Adresim i shpejte dhe zgjidhje e problemit te krizes para se te shkallezohet;
    3) Kerkimi i rrugeve te mundshme, per ta kthyer krizen tuaj ne nje oportunitet.

    Me poshte gjendet nje model klasik se si nje krize mund te shnderrohet ne nje oportunitet fal nje Marredhenie Publike te mire:

    Ne vitin 1986 dikush vendosi kapsula te helmuara me sasi vdekjeprurese te cianidit ne shishet e Johnson and Johnson qe gjendeshin ne raftet e nje magazine. Kompania u ndodh para nje krize faktike. Pike se pari ajo terhoqi nga tregu gjithe mostrat e ketij produkti me vlere 300 miljone dollare.

    Me pas kompania futi amballazhues me element sigurie, te cilat u bene shkak ndryshimi per gjithe industrine. Por me e rendesishmja ishte se kompania u gjend e pregatitur, veproi me gjakftohtesi, iu pergjigje pyetjeve te ashpra dhe ne fund arriti te mbante dominimin e saj ne treg. Ata shfrytezuan median per te demonstruar shqetesimin dhe vendosmerine e tyre per zgjidhjen e krizes. Ka qene nje mesazh kurajoz dhe udheheqes, permes marredhenieve publike efektive.

    Situate tjeter nga California:

    Ky rast ka ndodhur ne Los Angeles ne kohen e nje thatesire te gjate, kur nje tubo e gjere uji shpertheu ne mes te Ventura Boulevard, nje prej rrugeve me te populluara, duke shkaktuar ēarjen e tokes ne pjese. Uji mbuloi rruge dhe trotuare duke detyruar bizneset qe te mbylleshin. Zona u bllokua teresisht, keshtu qe asnje prej konsumatoreve nuk mund te shkonte ne keto biznese.....

    Vazhdimi ketu:
    http://www.albpr.org/g-news/modules....rticle&sid=234

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    31
    Marredheniet Publike pėrmes kulturave:
    Tė ndertojme ura ndėrkombėtare komunikimi

    Nga Neil Payne
    Industria e marredhenieve publike (MP) ėshtė pergjegjese pėr krijimin dhe mirėmbajtjen e e marredhenieve midis klientit dhe konsumatoreve. Nepermjet fushave tė ndryshme si menaxhimi i markave, mardheniet me median dhe menaxhimin e krizave, punonjesit e marredhenieve publike pėrpiqen qe te rrisin interesin dhe besueshmerine e produktit ose kompanise.
    Punonjesit e MP-se janė me se te kujdesshem pėr kėtė gjė, kur bėjnė bisnes.Brenda kombit dhe kulturės se tyre, megjithėse, kur bėjnė bisnes me njė audience tė huaj ėshtė thelbesore qe ndryshimet nderkulturore te vihen re.
    Pėr te ilustruar kujdesin qe duhet treguar ndaj impaktit nderkulturor nga i cili varet suksesi ose deshtimi i fushates se Mp-ve po japim shembullin e mėposhtėm:
    Kompania Pepsodent u perpoq qe te shiste pasten e saj te dhembeve ne Azine juglindore duke theksuar se ajo “pastron dhembet tuaja”. Ajo ēfarė zbuluan ata ishte se qytetaret aty preferonin me mirė te hanin arra dhe bajame ne mėnyrė qe tu nxiheshin dhembet sepse u dukeshin me terheqese kėshtu. Ndaj mbrapa gjithė kėsaj fushate kompania e marredhenieve publike analizoi temat nderkulturore qe kishin ndikuar ne produktin e tyre Pepsodent, dhe mėnyrat se si ky dėshtim mund te ishte shmangur.
    Ndryshimet nderkulturore mund te ndertojne ose shkaterrojne njė fushate mardheniesh publike. Ndaj ėshtė thelbesore qe praktikuesit e MP gjatė kohės qe merren me fushata mardheniesh publike qe perfshijne elemente nderkulturore te jenė te mirė informuar dhe ti analizojne kėtė ndryshime pėrpara se ti nisisn kėto fushata ne mėnyrė te tillė qe te evitojne deshtimin.

    Gjuha dhe kultura
    Ne mėnyrė te tillė qe fushata e marredhenieve publike te jetė e sukseshme jashtė vendit, njė vleresim i gjuhės dhe i nuanceve te saj kulturore ėshtė mėse i domosdoshem pėr t’u kryer.
    Personat qe merren me MP dhe industrite e reklamave sulmohen nga reklama te pėrkthyera shumė keq, mė pak ose aspak kuptim pėr gjuhėn vendase, dhe kjo shpesh herė i ēon ata drej falimentit. Pėr shembull, kur Fordi hodhi ne treg “Pinto-n” ata u ēuditen pse ne Brazil shitjet e tyre ishin pothuajse te vdekura. Fatmiresisht ata zbuluan se brazilianet nuk deshironin qe te udhetonin me makina qe quheshin “Pinto” – “Organe mashkullore shumė te vogla” ndaj menjehere i ndryshuan emrin.
    Perkthimet e dokumentave, sloganeve dhe literatures duhet te kontrollohen disa herė para se te publikohen nė lidhje me ndyshimet gjuhėsore nderkulturore dhe nuancat e tyre; kjo nuk duhet te ndodhi vetėm midis gjuhėve por edhe brenda tyre. Edhe brenda anglishtes ka ndryshime te tilla. Pėr shembull, linja airore UAL theksoi njė artikull rreth Paul Hogan, ylli i “Krokodilit Dundee”, me sloganian ‘Paul Hogan fle jashtė” e cila ne Britani dhe Australi perkthehej si zhargon rreth “parades se homoseksualeve”.

    Fjalėt e folura
    Marredheniet publike qe angazhojne komunikimin gojor si konferencat e shtypit ose intervistat, kėto ngjarje duhet te pergatiten brenda kornizave te ndyshimeve nder kulturore. Me pak fjale, stili i tė folurit dhe pėrmbajtja e tyre ndyshon nėpėr kultura tė ndryshme.
    Stilet e komunikimit te Australianeve dhe Britanikeve janė pershkruar si “te hollesishme”, qe do tė thotė se mesazhi transmetohet vetėm nėpėrmjet fjalėve.
    Vazhdimi i artikullit gjendet kėtu: http://www.albpr.org/g-news/modules....rticle&sid=238

Tema tė Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Financat publike
    Nga Alban nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 09:54
  3. Londėr, kontrollonin shtėpi publike, burg tropojanėve
    Nga White_Angel nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-03-2005, 05:04
  4. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  5. Antiamerikanizmi dhe diplomacia publike
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 17:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •