INTROSPEKSION


Mundėsia e njohjes sė botės ėshtė diskutuar gjatė gjithė shekujve tė
historisė njerėzore. Probleme tė tilla si : ē'ėshtė dija, nė
ē'raport ėshtė ajo me realitetin, si lind dhe zhvillohet ajo, cilat
janė kufijtė dhe mundėsitė e saj, janė diskutuar vazhdimisht dhe
pėrbėjnė atė pjesė tė veēantė tė filozofisė qė quhet "Teori e
njohjes" ose Gneseologji.
Pėr tė parė se nė ē'raport qėndron dija me padijen, le tė
pėrfytyrojmė dy rrathė bashkėqendrorė, njėrin me rreze tė vogėl,
tjetrin me rreze mė tė madhe. Mendojmė se pjesa e brendshme e
rrethit tė vogėl paraqet dijen e njė dijetari, kurse pjesa jashtė
tij paraqet padijen e tij.
Perimetri shumė herė mė i madh i rrethit, qė pėrfaqėson dijen e
dijetarit tregon se kontakti qė ka dijetari me padijen ėshtė mė i
madh.
Pra, sa mė shumė njeriu e shton rrethin e njohurive tė tij, aq mė
shumė ai bėhet i ndėrgjegjshėm se padija e tij ėshtė e madhe.
("Docta ignorantia" - "Padituri qė rrjedh nga dija").
Dhe e kundėrta : sa mė pak tė dijė njeriu, aq mė shumė ai mendon se
di gjithēka.
Njė nga problemet qė padyshim i ka preokupuar vazhdimisht
shkencėtarėt ka qenė dhe ėshtė origjina e njeriut, misteri i
shfaqjes sė tij.
Cila ka qenė lidhja e pėrpiktė prej primateve deri te prehomenianėt,
pastaj deri tek Homo Sapiensi? A rrjedh njeriu prej majmunit?
Anatomistėt, paleontologėt, imunologėt, fiziologėt, psikologėt janė
pėrpjekur t'i zgjidhin kėto enigma.
Paleontologjia konstaton se sipas mbeturinave tė qenieve tė para tė
gjalla si : protozoi, sfyngjerėt, triboliti etj. mosha e jetės sė
kafshėve mbi tokė i pėrket periudhės Kembriane (tė erės Polezoike),
pra 600 milionė vjetė mė parė, kurse formacioni i parė i jetės nė
Tokė lindi para 3,5-4 miliardė vjetėsh.
Kurse pėrsa i pėrket njeriut shkenca materialiste vėren
se "paraardhėsit" e tij u shfaqėn gjatė periudhės Kuaternare (tė
erės Kenezoike), pra 2 milionė vjetė mė parė, ndėrsa 40 mijė vjet mė
parė njeriu "mori" formėn qė ka sot.
Ēarls Darvini, themeluesi i doktrinės evolucioniste mbi zhvillimin e
jetės sė gjallė, nė veprėn e tij : Origjina e llojeve nėpėrmjet
seleksionimit natyral ose ruajtja e llojeve mė tė pėrshtatshme nė
luftėn pėr ekzistencė, botuar nė 1859, paraqet faktorėt kryesore tė
teorisė sė tij evolucioniste : 1) ndryshueshmėria, 2) trashėgimia,
3) seleksionimi natyral dhe 4) lufta pėr ekzistencė, gjatė sė cilės
jetojnė llojet qė u pėrshtaten mė mirė kushteve tė ambientit
natyror. Ndėrsa Engelsi shtoi mė tėj se faktorėt vendimtarė pėr
shndėrrimin e majmunit antropomorf nė njeri janė edhe ecja e
drejtuar, tė folurit e artikuluar etj.
Pra, njeriu shihet si produkt i seleksionimit natyror, i luftės pėr
ekzistencė qė u zhvillua shkallė-shkallė nga paraardhėsit e vet
shtazorė, - kėta nga ana e tyre si rezultat i zhvillimit shkallė-
shkallė tė qenieve tė para primitive- dhe kėto tė fundit, si
rezultat i kalimit nga bota inorganike nė atė organike.
Me kėtė lloj skeme qė servir shkenca, mendohet se enigma"u zgjidh".
Mirėpo shkenca asnjėherė nuk ka mundur tė shpjegojė : 1) kapėrcimin
nga inorganikja nė organiken, pra nga e pagjalla tek e gjalla- dhe
2) kalimin nga majmuni antropomorf apo homonidet tek njeriu. Kėtu
bėhet fjalė pėr dy kapėrcime tė pamohueshme. Bėhet fjalė pėr dy
dallime thelbėsore.
Edhe vetė shkenca moderne pranon se rindėrtimi i zanafillės sė jetės
ėshtė tentuar tė provohet nė laborator kėto vitet e fundit, por pa
ndonjė sukses real.
Ėshtė bėrė njė eksperimentim e tillė:
Nė njė enė xhami pyrex, kanė futur njė solucion amoniaku, metani dhe
uji, pra pėrbėrėsit esencialė tė oqeaneve fillestare dhe tė
atmosferės tokėsore tė 4 miliardė vjetėve mė parė. Kanė zhytur nė
kėtė solucion dy elektroda, kanė bėrė qė uji tė vlojė dhe kanė
lėshuar njė seri shkėndijash, pėr tė realizuar kėshtu kushtet e
Tokės nė ēastin, kur ajo po mbaronte ftohjen e saj: oqeani nė vlim,
atmosfera e mbushur me amonjak dhe metan, depozitime dhe avullime tė
vazhdueshme, stuhi shkatėrrimtare me shkarkime elektrike etj.
Mbas njė farė periudhe nė ujė ishin formuar disa pjesėza
aminoacidesh. Ky eksperiment u pa me optimizėm tė madh nga
shkencėtarėt, sepse aminoacidet janė substanca qė pėrbėjnė
protoplazmėn, qė ėshtė pjesė pėrbėrėse e qelizės, e cila ėshtė baza
e ēdo qenie tė gjallė bimore dhe shtazore.
Mirėpo pėrfitimi i disa aminoacideve nė rrugė eksperimentale nuk do
tė thotė kurrė se ke pėrfituar njė organizėm tė gjallė dhe aq mė
tepėr si pasojė e evolimit tė kėtij organizimi primitiv tė arrihet
deri tek formimi i pėrkryer i qenies njerėzore.
Njė element i tillė siē ėshtė albumina, enzima apo acidi nukleik nuk
ėshtė i gjallė.Vetėm organizmi ėshtė i gjallė dhe ai pėrfaqson shumė
mė tepėr se sa masa e kėtyre pjesėve. Ėshtė lehtė tė sintetizosh ca
elemente aminoacidesh apo acidesh nukleike, por deri tani nuk ishte
e mundshme tė krijohet vetė organzimi. Edhe sistemet mė tė thjeshta
sot nė Tokė, qelizat bakteriale janė objekte jashtėzakonisht tė
komplikuara…
Secila nė fakt ėshtė tamam njė fabrikė e vėrtetė e mikrominizuar qė
pėrmban mijėra pjesė tė projektuara nė mėnyrė tė pėrkryer dhe
mekanizma tė ndėrlikuar molekulare…shumė mė tė komplikuara se ēdo
makinė e ndėrtuar prej njeriut dhe absolutisht pa barasvlerės nė
botėn inorganike.
Pėr shkallėn e intelegjencės materialistėt thonė se gjatė evolimit
ajo vjen duke u rritur, mirėpo nė disa gjallesa tė imta ne shohim
njė "intelegjencė" tė tillė qė s'mund tė krahasohet me atė tė
gjallesave tė llojeve mė tė larta. Pra po na del njė argument i
kundėrt, sipas tė cilit shkalla e zhvillimit mendor shkon nė drejtim
tė kundėrt, nga lartė-poshtė. Pra argumenti mbi evolucionin mbetet
jo i saktė.

Ajo qė e dallon njeriun nga "paraardhėsi" i tij mė i afėrt nuk ėshtė
vetėm dallimi fizik e intelektual, (sipas teorisė evolucioniste),
por dallimi esencial ėshtė ai shpirtėror, qė shprehet nė ekzistimin
e Idesė Hyjnore (qė e shoqėroi njeriun qysh nė shfaqjen e tij), nė
ekzistimin e ndjenjės pėr dije, ndjenjės pėr tė bukurėn, ndjenjės sė
vetėgjykimit, nė ekzistimin e ndalesave, tabuve-shenja kėto qė nuk
ekzistojnė nė botėn shtazore.
Ēdo qenie e gjallė mban brenda saj njė sasi tė madhe shpirti, shumė
mė tepėr se sa i duhet pėr tė ndėrtuar xhaminė mė tė shkėlqyer. Nga
vjen ai?
Kėtė problem qė u intereson biologėve dhe filozofėve, shkenca
aktuale nuk duket e aftė t'a zgjidhė.
Shkenca, ajo qė nuk pranon asnjė kredo, rrėfen injorancėn e saj,
pafuqinė e saj pėr tė zgjidhur kėtė problem, pėr tė cilėn ne jemi tė
sigurtė se ai shtrohet dhe se ka njė realitet.
Tragjeditė greke, vizionet e Dantes pėr qiellin e ferrin, dramat e
Shekspirit, prologu i Faustit nė qiell etj. tregojnė sheshazi qė nuk
kanė tė bėjnė me njeriun e Darvinit.

Nė njė ēast nė mėnyrė tė pashpjegueshme njeriu ėshtė bėrė i
vetėdijshėm se jo vetėm qė nuk ėshtė shtazė, por kuptimin e jetės e
ka gjetur duke mohuar shtazoren tek vetja.

.Njeriu nuk sillet si fėmijė i natyrės, por veē si i huaj nė tė.
Ndjenja e tij elementare ėshtė frika. Po kjo s'ėshtė frikė
biologjike… Kjo ėshtė frikė shpirtėrore, e zanafillės qė ka lidhje
me fshehtėsitė dhe enigmat e ekzistencės.

Pėrveē pesė shqisave me tė cilat njeriu percepton kėtė botė
tredimensionale, besimi tek Hyjnorja ėshtė "shqisa e tij e gjashtė",
e cila e kompleton qėllimin e ekzistencės sė tij.
Faktin se "njeriu ėshtė fetar nga vetė natyra e tij" e pranojnė dhe
e dėshmojnė tė gjitha shkencat si : paleontologjia, etnologjia,
antropologjia, filozofia, sociologjia etj. Tashmė ėshtė e njohur
fakti se etnologėt kanė vėrtetuar se nuk ekziston asnjė popull nė
rruzullin tokėsor pa nocione fetare, pa parafytyrime dhe kulte
fetare, pa marrė parasysh zhvillimin e tyre intelektual.

Teoria evolucioniste nuk ka mundur dhe s'ka pėr tė mundur
kurrė tė shpjegojė shfaqjen e besimit hyjnor tek njeriu. Njeriu qė
nė ēastin qė shkeli nė pragun e historisė sė vet dhe nė epokat e
mėtutjeshme ka qenė i lidhur me idenė e hyjnores.
Nė disa vizatime shkėmbore nė Afrikėn Jugore, qė janė
vizatimet mė tė lashta qė kanė arritur nga njerėzit e kohės sė
gurit, 40-60 mijė vjet mė parė, tregohet : fytyra e njė gruaje,
pemėt e pėrkulura nga era, njė njeri me duart tė ngritura drejt
qiellit etj.

Njė nga format mė tė lashta tė fesė nė rendin fisnor, ku
secili fis kishte njė numėr tė caktuar kafshėsh, bimėsh ose sendesh
qė i adhuronte dhe i quante tė shenjta dhe lidhte ato me origjinėn e
vet ėshtė edhe totemizmi (qė rrjedh nga gjuha e indianėve tė
Amerikė "ototemon"-"i fisit tė tij"). Gjurmė tė kėsaj forme tė
lashtė tė besimit fetar janė gjetur nė shumė vende tė botės.
Njerėzit primitivė mendonin se ata i bashkonte "totemi"-
"adhuruesi".

Pėrveē zbulimeve arkeologjike, arti si njė pasqyrues i
fuqishėm i jetės njerėzore, na sjell shembuj e fakte tė panumėrta,
qė vėrtetojnė idenė se besimi hyjnor ka qenė i pandarė nga njeriu nė
ēdo moment tė historisė sė tij
Epi i Gilgameshit, i shkruar me shkrim kuneiform dhe i pėrbėrė prej
12 pllakash, ėshtė vepra mė e vjetėr letrare e shkruar deri mė sot
dhe ėshtė zbuluar nė bibliotekėn e Asurbanipalit tė qytetit Ninive.
Epi ipėrket traditės letrare sumero-babilonase tė viteve 2,000
p.e.s. ose 1,700 p.e.s. Epi konsiderohet mė se 500 vjet mė i vjetėr
se "Iliada", ndėrsa mė se 200 vjet mė i vjetėr se poezitė e vedave
indiane. Pėrpjekja pėr ti shpėtuar vdekjes, pėr tė gjetur jetėn e
amshuar,pėrbėn esencėn kuptimore tė kėtij epi.
Brenda traditės letrare tė Mospotomisė, pas Epit tė Gilgameshit janė
tė njohur edhe krijimtari tė tjera me karakter religjioz si : "Epi
mbi krijimin e botės", "Udhėtimi i Ishtares nė botėn nėntokėsore",
Epi mbi "Hyjneshėn Agushaj" etj.

Nė teogonitė orientale si edhe nė ato tė Greqisė, pėr tė
cilat shėrbyen si model, temat e gjenezės mbeten tė integruara nė
njė epope tė gjėrė mbretėrore qė vė pėrballė pėr sundimin e botės,
breznitė e njėpasnjėshme tė zotave dhe fuqive tė ndryshme tė
shenjta.

Duke u nisur prej Homerit, Hesiodit, duke vazhduar me
poetėt e lirikės greke : Kalimi, Tirteu, Soloni, Ksenofani,
Fokilidi, Teognidi, Hiponakti, Stesikori, Simonidi, Pindari, e duke
vazhduar me periudhėn atike : Sofokliu, Aristofani etj, tek tė
gjithė kėta komponentja religjioze ka qenė e pranishme nė
krijimtarinė e tyre, pavarėsisht nga kėndvėshtrimi prej tė cilit ata
i qasen.
Karl Jaspers thotė: " Grekėt botėn e vet, veēanėrisht perėnditė i
shikonin pėrmes artit, religjioni i tyre ėshtė religjion artistic ".

Themeluesi i tragjedisė klasike greke, Eskili (525-456
p.e.s.) ėshtė autor i njė prej legjendave mė tė hershme, qė tregojnė
pėr fillimet e kulturės njerėzore, qė titullohet : "Prometeu", nė tė
cilėn tė gjithė personazhet janė hyjni.
Edhe njė nga poetėt mė tė mėdhenj tė botės, Dante Aligeri
(1256-1321), qė shėrben si urė lidhėse e fundit tė Mesjetės dhe
fillimit tė Rilindjes, nė veprėn e tij "Komedia hyjnore", na bėn
njė udhėtim tėe imagjinuar nė botėn tjetėr. Njė temė e tillė ėshtė
trajtuar edhe mė herėt nga poetėt e shquar tė lashtėsisė, si
tek "Odisea" e Homerit apo "Eneida" e Virgjilit.
Xhoto di Bondone (1266-1337), piktor i madh Italian, bashkėkohės dhe
mik i Dante Aligerit, qė ėshtė cilėsuar si : "Maratonomaku i
pikturės europiane", nė veprat e tij ka trajtuar vazhdimisht tema
religjioze. Njė prej punimeve tė tij ėshtė edhe "Vdekja e
Virgjėreshės``, qė Mikelanxhoja e ka vlerėsuar nė mėnyrė tė veēantė,
por qė nuk ka mbėrritur nė ditėt tona. Vepra mė e famshme e Xhotos,
qė ka mbėrritur deri tek ne ėshtė "Kambanorja e Santa Maria del
Fiores", e cila ėshtė prej mermeri tė bardhė e tė zi dhe e mbuluar
me stoli e skulptura mahnitėse, e mund tė vazhdojmė mė tej me
piktorėt e famshėm tė Rilindjes : Da Vinēi, Rafaeli, Mikelanxhelo,
Ticiani, Tintoretoja, Botiēeli etj, qė kanė krijuar piktura
madhėshtore me karakter religjioz.
Besimi hyjnor dhe idea e superioritetit tė idesė ndaj materies, apo
sė shpirtit ndaj trupit, mes shumė e shumė pikturave, ėshtė trajtuar
me mjaft art dhe menēuri dhe nė kryeveprėn e Rafaelit : "Shkolla e
athinasve", nė tė cilėn zėnė vend filozofėt mė tė njohur tė Greqisė
Antike: Platoni, Aristoteli, Euklidi, Sokrati dhe Diogjeni. Vendosja
e tyre nė vepėr ėshtė nė funksion tė realizimit tė idesė sė epėrsisė
sė idesė ndaj materies : Platoni me dorėn lart dhe figurat nė tė
majtė, ku spikat Sokrati, pėrfaqėsojnė emocionin, anėn ideale tė
jetės : Aristoteli po nė qendėr po me dorėn poshtė sė bashku me
figurat nė tė djathtė, ku dallohet Euklidi duke treguar njė teoremė,
anėn praktike tė saj, Diogjeni skeptik plotėson kuptimin filozofik
tė veprės. Kėtė koncept, tė ndeshjes sė materies nė idenė, tė trupit
me shpirtin, e ka evokuar edhe Mikelanxheloja nė
skulpturat : "Skllavi qė po vdes", "Skllavi rebel" si dhe nė
kryeveprėn e tij: "Gjyqi i fundit", qė e realizoi nė Romė nė l54l.

Kėto janė si njė grimcė e vogėl rėrė nė shkretėtirėn e paanė e
pafund tė fakteve dhe dėshmive qė vėrtetojnė se besimi hyjnor u
shfaq qė nė momentin e parė tė shfaqjes sė njeriut, temė e cila
preokupoi vazhdimisht dhe u trajtua gjėrėsisht edhe mė pas nga arti
dhe filozofia gjatė Mesjetės, Kohės sė Re e Kohės sė Sotme.
Si pasojė kemi lindjen dhe pėrhapjen e rrymave tė ndryshme
filozofike siē janė : racionalizmi, vitalizmi, spiritualizmi,
solipsizmi, hilozoizmi, pragmatizmi, personalizmi, frojdizmi,
neopozitinizmi, ekzistencializmi, strukturalizmi etj…
Kėto rryma filozofike shėrbyen si bazė pėr lindjen e rrymave tė
tilla tė artit si " simbolizmi, impresionizmi, futurizmi, kubizmi,
abstraksionizmi, ekspresionizmi, surrealizmi, dadaizmi, avangardizmi
etj.
Ky spektėr i gjerė pikėpamjesh dėshmon pėr atė se njerėzimi gjatė
gjithė jetės sė tij ėshtė orvatur ta shpjegojė prejardhjen ,
origjinėn dhe zanafillėn e tij nė mėnyrė qė tė qetėsojė shpirtin e
vet dhe t'i japė kuptimin, qėllimin dhe drejtimin e duhur jetės sė
tij.

Evolucioni sipas Darvinit, ecėn nė sajė tė seleksionizmit, tė
mbizotėrimit tė fuqishmit mbi tė pafuqishmin,nė sajė tė pėrshtatjes
mė tė mirė ndaj ambientit etj. Pra njeriu, qenia e fundit mė e
organizuar dhe mė e pėrsosur, si pasojė e kėtij evolucioni do tė
duhej tė ishte i egėr, shtazor (bile nė shtazor se shtazėt e tjera),
agresiv, brutal, i papėrmbajtur-pėrkundėr tė gjithė atyre virtyteve
me tė cilėt ėshtė i pajisur njeriu, i cili e meriton tė quhet njeri,
si : dashuria, mėshira etj, tė cilat nuk mund tė jenė kurrėsesi
rezultat i evolucionit darvinist, por janė dhunti qė njeriut iu
dhuruan qė nė ēastin e krijimit tė tij.
Pra, teoria shkencore e Darvinit nuk mund tė jetė e shpjeguar
shkencėrisht, pėrderisa nuk arrin tė shpjegojė kalimin e kėtyre 2
etapave. Duke mohuar kėto dy etapa vendimtare, i vihet pikėpyetje
edhe shkencės qė ėshtė bazuar mbi to. Kur kris themeli rrėzohet edhe
gradaēela marramendėse e ndėrtuar mbi tė. T'i pranosh kėto dy
momente vendimtare dhe tė mendosh se e ke zgjidhur njėherė e
pėrgjithmonė problemin e zanafillės sė njeriut do tė thotė tė jetosh
i vetėgėnjyer.

Gjatė gjithė historisė njerėzore idealizmi dhe materializmi janė
pėrplasur vazhdimisht pėr tė pėrcaktuar se ėshtė shpirti primar apo
materia.
Sipas materializmit :"Shpirti ėshtė nocion i njėjtė me ndėrgjegjen,
e cila ėshtė forma mė e lartė e pasqyrimit tė realitetit objektiv".

Pra shpirti njerėzor shndėrrohet nė pėrēues tė forcave tė jashtme,
mekanike e tė pavetėdijshme.
Nė qoftė se shpirti ėshtė pasqyrim i realitetit objektiv, atėherė:
Pse pikėrisht kur standarti ekonomik ėshtė i lartė, njeriu ėshtė
gjithnjė e mė i pakėnaqur?

Nė fakt duhet tė ndodhte e kundėrta.
Nėse materia ėshtė primare, ndėrsa shpirti ėshtė pasqyrues i
realitetit objektiv, atėherė pse poeti i madh rus Pushkini, nuk e
ktheu fyerjen me fyerje, por zgjodhi duelin, qė do tė shkaktonte
zhdukjen fizike tė tij (pra atė materiale), pėr tė qetėsuar shpirtin
e tij tė trazuar?

Pse nė rastin e njė aksidenti automobilistik, ku si rezultat i
mosfunksionimit tė frenave, shoferi shkakton vdekjen e tė gjithė
pasagjerėve dhe nė rastin e njė vrasjeje me qėllime tė ulėta pėr
pėrfitim material, shpirti ynė urren mė sė shumti kėtė tė fundit:
Nėse shpirti ėshė pasqyrim i realitetit objektiv, duhej tė ndodhet e
kundėrta, ai do tė urrente atė qė shkaktoi vdekjen e mė shumė
personave.
Pra, tė gjithė njerėzit nė realitet, pa qenė tė vetėdijshėm edhe
vetė pėr kėtė, e njohim epėrsinė e shpirtit ndaj materies. Tė gjitha
kėto pyetje tė ēojnė nė pėrfundimin se shpirti njerėzor nuk ėshtė
pasqyrim i realitetit objektiv, por ėshtė paisje dhe frymėzim qė
njeriut iu dha qė nė momentin qė u krijua.

Askush mė mirė se Krijuesi nuk mund ta njohė natyrėn e krijesės sė
vet. Deri mė sot askush nuk e ka kuptuar fund e krye shpirtin
njerėzor : ndjenjat, emocionet, instiktet, dėshirat etj. Psikologjia
me gjithė emėrtimet e veta si : psikoanalizė, psikofiziologji,
psikometri, psikofizikė, psikosociologji etj. ka pėr objekt studimi
shpirtin njerėzor, por shpirti njerėzor ėshtė i pashpjegueshėm
plotėsisht, i pazbėrthyeshėm pėrfundimisht dhe i pakuptueshėm
krejtėsisht, nga ana e vetė njerėzve. Flasim pėr njeriun brenda
vetes, pėr atė botė qė ėshtė e tij dhe qė s' mund tė jetė kurrėsesi
e pėrsėritshme, e njėtrajtshme, uniforme.

"Me mijėra vjet njerėzimi hulumton dukuritė psikologjike, dukuritė e
jetės shpirtėrore, tė shpirtit njerėzor. Dhe s'janė vetėm psikologėt
specialistė qė merren me kėtė punė, por gjithashtu tėrė arti, tėrė
letėrsia…

Me mijėra faqe janė mbushur me shpalimin e botės sė brendshme tė
njeriut, por ende s'ėshtė konstatuar ndonjė ligj qė drejton jetėn
psikike tė njeriut".
Mund tė flasim pėr evolucion mendor, teknologjik, shkencor, ekonomik
etj, por jo pėr evolucion shpirtėror. Ligje tė tilla si : ligji i
kalimit tė ndryshimeve sasiore nė ndryshime cilėsore, ligji i
unitetit dhe i luftės sė tė kundėrtave, ligji i mohimit tė mohimit
etj, veprojnė dhe paraqesin historinė e sendeve e tė objekteve, por
jo atė tė shpirtit njerėzor. Ndėrsa qysh nga primitiviteti i
lashtėsisė e deri mė sot, kemi njė zhvillim gjithnjė e nė rritje tė
standartit ekonomik, tė zbulimeve shkencore dhe njė progres mendor,
nuk mund tė themi se i njėjti zhvillim dhe i njėjti progres shihet
edhe nė aspektin shpirtėror.

A mos vallė pėrkryerja gjithnjė e mė tepėr e standartit ekonomik dhe
i kushteve tė jetės ėshtė shoqėruar me pėrkryerjen shpirtėrore?
Sigurisht qė jo, madje mund tė themi tė kundėrtėn. Virtytet e larta
njerėzore karakteristike pėr epokėn e Mesjetės, si : fisnikėria,
pėrkushtimi, besnikėria etj, tani vijnė si "relike" tė njė kohe tė
shkuar (shpesh dėgjon tė thuhet : "dashuri si nė kohėn e Mesjetės").
Megjithėse jetojmė nė "kohėt moderne", shpirti ynė priret drejt
madhėshtisė sė veprave tė letėrsisė mesjetare.

Arti nuk shpjegon, por vetėm pasqyron spektrin e pakufishėm tė
shpirtit njerėzor. Figura tė tilla si " Natasha Rostova (Lufta dhe
Paqja", L. Tolstoi), Klajd Grific ("Njė tragjedi amerikane", T.
Drajzer), Karl Grande (Evgjeni Grande", H. Balzak)-janė disa prej
personazheve tė panumėrta tė galerisė sė artit letrar, drama
shpirtėrore e tė cilėve paraqitet nė mėnyrė tė gjallė dhe tronditėse
dhe qė janė figura, tė cilat janė skalitur nė mendjen e ēdo lexuesi
qė ka patur rastin t'i lexojė. E mira dhe e keqja, fisnikja dhe e
ulėta, dashuria dhe urrejtja, rebelimi dhe pendesa ndodhen tė
gėrshetuara nė figurat e kėtyre personazheve.

Ja disa thėnie tė njerėzve tė shquar, pėr shpirtin si frymėzues dhe
krijues i artit:

Safo, poeteshė e shquar e antikitetit, qė i kėndoi dashurisė,
miqėsisė, natyrės etj, e cilėsuar prej Platonit si : "Muza e
dhjetė", dhe qė ishte e mrekullueshme pėr ėmbėlsinė, harmoninė,
thellėsinė, sinqeritetin e ndjenjave dhe thjeshtėsinė e vargjeve
ėshtė shprehur : "Me tė vėrtetė i bukur ėshtė ai njeri qė ėshtė i
madh nga shpirti".

Leonardo da Vinēi , autor i tė famshmes "Xhokonda", qė ndodhet nė
ekspozitėn e Luvrit, nė veprėn e tij : "Fletoret", ėshtė shprehur:
"Piktura qėndron nė krye tė tė gjithė veprės njerėzore nė sajė tė
mundėsive fine qė gėzon syri, qė ėshtė dritarja e shpirtit".

Leonard Bershtajn, dirigjent amerikan, ėshtė shprehur :"Muzika ėshtė
diēka tmerrėsisht e veēantė. Ajo s'mund tė kalojė nė ēensurėn e
trurit pa kaluar nė shpirt". Virxhinia Vulf,
shkrimtare angleze, ėshtė shprehur :

"Shpirti ėshtė personazhi kryesor nė prozėn artistike ruse. Delikat
e subtil tek Ēehovi, ai ėshtė mė i thellė dhe mė i madh tek
Dostojevski… Romanet e Dostojevskit…pėrbėhen tėrėsisht nga shpirti."

Shkrimtarė tė tjerė tė shquar : Drajzeri , Gollsuorth, Kafka, Kamy,
Xhojsi, Buxati, Markesi, Moravia etj, me eksplorimin qė i bėnė
shpirtit njerėzor, krijuan vepra monumentale qė pushtuan botėn.

Materializmi ashtu sikurse i bėn njė shpjegim tė gabuar
nocionit "shpirt", nė po tė njejtėn mėnyrė tė gabuar shpjegon edhe
nocionin "fe".
Sipas materializmit dialektik : "Feja lindi nė njė shkallė tė
caktuar tė komunės primitive, si pasojė e nivelit shumė tė ulėt tė
zhvillimit tė forcave prodhuese dhe tė paaftėsisė sė njeriut
primitiv pėr tė kuptuar dukuritė e natyrės qė ndodhnin pėrreth tij."

Historia njeh plot shembuj tė njerėzve tė shquar qė janė dalluar pėr
ndihmesėn e madhe qė ata i kanė dhėnė njerėzimit pėr ecjen e tij
pėrpara dhe qė njėkohėsisht kanė qenė pėrkrahės tė idesė sė
ekzistimit tė Krijuesit Hyjnor.

Aristoteli (384-322 p.e.s.) ėshtė njė nga mendimtarėt mė tė mėdhenj
tė periudhės antike. Materializmi nga njėra anė pranon kontributin e
madh qė ai dha nė hedhjen e bazave tė shkencės sė logjikės dhe nė
fusha tė tjera tė dijes, por nga ana tjetėr shprehet se ambienti dhe
epoka ku ai jetoi, e ēoi atė nė pranimin e Zotit si " Shtytės tė
Parė dhe tė Palėvizshėm", qė vė botėn nė lėvizje.

Frensis Bekon (1561-1626) ėshtė filozof anglez, kontributin e tė
cilit materializmi e ēmon lart, sepse ai hodhi bazat e njė metode tė
re shkencore studimi, por njėkohėsisht shprehet se ishin rrethanat
dhe ambienti qė e ēoi Bekonin drejt pranimit tė Zotit si Krijues i
botės.

Rene Dekart (1596-1650) ėshtė filozof, matematicien, fizikant dhe
fiziolog i shquar francez.
Edhe pėr kėtė figurė tė shquar, materializmi pranon kontributin e
madh qė ai i dhe njerėzimit, por ndėrkaq pohon se ishin rrethanat e
kohės ato qė e shtynė Dekartin ta pranojė Zotin si "Shtytėsin e
Parė" tė lėvizjes sė materies.

Vilhelm Gotfrid Lajbnic (1646-1716) ėshtė njė tjetėr shkencėtar me
horizont tė gjerė, qė dha njė kontribut tė madh pėr zhvillimin e
matematikės, tė fizikės, tė gjeologjisė, tė biologjisė, tė mekanikės
etj. Sipas materializmit krijimi i botėkuptimit filozofik tė
Lajbnicit nė kushtet e njė Gjermanie tė prapambetur, tė copėtuar dhe
feudale, bėri qė ai tė anojė nga idealizmi. Ai e shpalli botėn
ekzistuese tė krijuar nga Zoti si mė tė mirėn botė qė mund tė
ekzistojė. Zotin ai e quante "Monadėn mė tė lartė", qė krijon
shumėllojshmėrinė e pafund tė monadave tė tjera, qė vendos lidhjet
midis tyre dhe formon njė harmoni tė paracaktuar.
Pra materializmi ekzistencėen e besimit tek kėto figura tė shquara
mundohet ta lidhė me zhvillimin e ngadaltė tė shkencave gjatė
periudhės sė Mesjetės. Po a ėshtė e vėrtetė kjo?
Sot kur shkenca ka ecur me hapa tė fuqishme, kur niveli i forcave
prodhuese ėshtė rritur mjaft, kur revolucioni tekniko-shkencor po
ecėn nė mėnyrė marramendėse, kur njerėzit e kanė mė se tė qartė
shpjegimin e dukurive dhe fenomeneve natyrore, mund tė thuash se po
aq fuqishėm ekziston edhe ndjenja e besimit nė shpirtin e njerėzve.

Mendimet se feja lindi si shkak i prapambetjes dhe paditurisė dhe mė
pas u trashėgua brez pas brezi, do ti kundėrpėrgjigjeshin mjaft
raste, kur njerėz, qė kanė lindur dhe janė rritur nė njė mjedis
familjar ateist (pra pa asnjė trashėgim fetar nga familja), janė
lindur nė njė epokė, kur shkenca ka ecur mjaft pėrpara dhe u ka
dhėnė pėrgjigje fenomeneve dhe dukurive natyrore dhe pėr mė tepėr
kanė studiuar nė shkollė materializmin dialektik pėr njė periudhė tė
gjatė tė jetės sė tyre-pėrkundėr tė gjitha kėtyre, nė njė moment tė
caktuar tė jetės sė tyre, kur ata i janė drejtuar vetėm arsyes dhe
mendimit tė tyre tė pavarur, duke u shkėputur nga mendimi qė u ėshtė
serviruar atyre nė shkollė, ata me forcė dhe me bindje e kanė
pranuar ekzistencėn e Krijuesit Hyjnor.
Njeriu nuk duhet tė mbetet skllav i ideve dhe doktrinave qė i janė
servirur atij gjatė arsimimit tė vet. Kur ai ėshtė shkėputur nga
tutela e shkollės dhe ka arritur njė moshė pjekurie, duhet vetė ai
me arsyen , logjikėn dhe bindjen e tij t'i japė drejtimin dhe
qėllimin e duhur jetės sė tij .

Shpjegimi qė materializmi i bėn fesė dhe rrjedhimisht origjinės dhe
zanafillės sė njeriut ėshtė i gabuar.
Me gjithė zhvillimin marramendės tė teknologjisė bashkėkohore, me
gjithė rritjen e standartit ekonomik, njerėzimi e ka humbur ēelėsin
e kasafortės sė lumturisė njerėzore. Kjo kasafortė do tė mbetet e
mbyllur, derisa shkenca tė mos i ndryshojė rrėnjėsisht idetė e saj
mbi origjinėn e njeriut.
Edhe zbulimet mė tė mėdha shkencore janė bėrė duke vėnė pikėpyetjen
atje ku ēdo gjė duket se ėshtė sqaruar. ("De amnibus dubitandum"-
"Dysho pėr gjithēka").
Derisa shkenca tė bėjė njė rishqyrtim tė tillė, ēdo njeri duhet tė
pėrpiqet vetė pėr tė arritur tek e vėrteta.
Njė nga pėrpjekjet qė pėrmes vetė qenies sė tij, njeriu tė arrijė
tek e vėrteta pėr jetėn e vet dhe pėr ekzistencėn nė pėrgjithėsi
ėshtė edhe meditimi. "Ndėrsa shkenca nėpėrmjet vėzhdimit, analizės,
zbėrthimit, eksperimentit dhe verifikimit vendos pushtetin e vet mbi
natyrėn, njeriu me anė tė meditimit vendos pushtetin mbi vetveten."

Fusha e veprimtarisė njerėzore, nuk mund ti nėnshtrohet shabllonit
teorik e llogarive statistikore-probabilitare apo hipotezave
filozofike. Ndjenjat fetare nuk futen kurrėsesi nė formula
matematikore.
"Besimi ėshtė ndjenjė para se tė jetė teori, e cila pranohet nė bazė
tė argumentit. Ajo ėshtė ndjenjė zemre para se tė jetė filozofi
racionale."
Shkenca merret me studimin e rregullave dhe ligjeve qė sundojnė nė
univers . Ajo funksionin e vet e kryen nė sajė tė mendjes, por ajo
nė vetvete nuk interesohet tė dijė se ēfarė ėshtė esenca e tė
menduarit dhe as pėr aftėsinė e saj pėr tė njohur tė vėrtetėn. Nė tė
kundėrtėn filozofia nuk merret me anėn e jashtme, ajo dėshiron dhe
tenton tė depėrtojė nė thelbin e gjėrave : do tė kuptojė esencėn e
materies , prejardhjen, shkakun e ekzistimit tė saj, ē'ėshtė tė
menduarit dhe sa ėshtė e aftė mendja tė kuptojė tė vėrtetėn.
Zoti qysh para krijimit tė njerėzimit e ka ditur mirė polemikėn qė
do tė zhvillonin njerėzit rreth ekzistimit tė Zotit, krijimit,
zanafillės, amshueshmėrisė sė botės, polemikė qė ėshtė zhvilluar dhe
do tė vazhdojė derisa nė Tokė tė ekzistojė njeriu, tė cilin Krijuesi
i tij e quan se ėshtė "polemizuesi mė i madh".

Njeriu i parė krijoi botėn e civilizuar me idenė e rremė se
zhvillimi material do t`i jepte fund pakėnaqėsive tė jetės dhe
zgjidhjes sė shumė enigmave." Por me gjithė zhvillimin e fuqishėm
material njeriu nė fund e gjeti veten tė zhgėnjyer, mė tė mėrzitur
se kurrė, me plot dilema e probleme tė pazgjidhura, nė ankth e
pasiguri pėr tė ardhmen, i kurthuar nga dyshime e dilema tė
shumta."

Iluzionet mbi tė cilat ėshtė ngritur bota reale janė tė kota dhe tė
pashpresa.
Njeriu, duke qenė plot dėshira tė ethshme, lakmitare dhe zilie
tregohet i pangopur, ambicioz, narcist dhe posesiv pėr ēdo gjė.
Ai rrethohet nga objekte materiale qė vetė i ka krijuar dhe qė e
kanė ndihmuar pėr t'u bėrė i civilizuar, dhe edhe pse e di qė
civilizimi e ka sėmurė dhe mėrzitur deri nė dėshprimin, ai
megjithatė nuk heq dorė nga gjėrat materiale. Madje pėrpiqet me
shumė mund tė shpikė e tė krijojė gjėra qė e dėfrejnė, por pėrsėri
mbetet nė gjendje mėrzie. Shumė njerėz nuk dinė ē'tė bėjnė me jetėn
e tyre dhe e shpėrdorojnė atė nė mėnyra tė ndryshme. "Pėr shkak se
nuk mendojnė pėr vetėn, ata ikin nga vetja, i frikėsohen vetmisė,
nuk dėshirojnė asnjėherė tė mbeten vetė me vetveten, pa ndonjė punė.
Pėr kėtė shkak argėtohen me biseda boshe, me ndonjė libėr tė
pavlefshėm…dhe u kalon jeta sikur tė ishin armiq tė vetvetės, armiq
qė e urrejnė dhe nga tė cilėt ikin. Sikur jetėn personale, e ajo
ėshtė kapitali kryesor i tyre- ta bartin nė shpinė, e tė cilėn
dėshirojnė ta hedhin qė tė lirohen ga ajo."

Njerėzit janė shndėrruar nė viktima shpirtėrore tė kauzės sė
civilizimit dhe po pėrjetojnė sė gjalli vdekjen e tyre
shpirtėrore. "Kėshtu vazhdojnė tė bėjnė njė jetė tė pajetė, jetojnė
nė errėsirė, tė stėrngarkuar me dyshim, pasiguri, hamendje,
mosbesim, iluzione, tė humbur, tė trazuar, tė zbrazur, tė
shqetėsuar…".

"Njeriu pa shpirt, krijoi edhe botė pa shpirt, botė tė pakuptimtė,
qė shkon drejt shkatėrrimit tė paevitueshėm jo pėr shkak tė mungesės
sė mjeteve, por pėr shkak tė mungesės sė qėllimeve. Heqja e tė
menduarit mbi kuptimin dhe qėllimin e jetės do tė thotė mohim i
dimensionit trashendetal. .
Kjo ėshtė ndimjė lloj si tė privosh jetėn nga kuptimi i saj."

Duke u dhėnė mė sė shumti pas njohurive shkencore dhe anės
materiale, dalėngadalė njeriu u tjetėrsua.
Qėllimi i vetėm u shndėrrua nė pėrfitimin e sa mė shumė tė mirave
materiale nė kėtė botė. Njeriu e humbi ndjeshmėrinė. Sentimenti i
tij u kthye nė egoizėm.

Zoti e krijoi kėtė botė qė tė jetė nė shėrbim tė njeriut, ndėrsa ai
u shndėrrua nė shėrbėtor tė saj. Paratė, veturat, puna, shėndeti,
fėmijėt, tė gjitha kėto u shndėrruan nė idhuj, kėto janė perėnditė
tė cilave u shėrbehet.
Formulave tė Solonit, qė janė kthyer nė proverba: "Pasuria nuk ka
kufij", u bėjnė jehonė fjalėt e Teognisit : "Ata qė sot kanė mė
shumė, lakmojnė dyfishin. Pasuria kthehet tek njeriu nė ēmenduri."
Kush zotėron diēka, do mė shumė akoma. Pasuria nuk ka objekt tjetėr
veē vetvetes, e krijuar pėr tė realizuar nevojat e jetės, mjet i
thjeshtė mbijetese, ajo kthehet nė qėllim nė vetvete, ajo shtrohet
si nevojė universale, e pangopshme, e paanė, qė nuk ka gjė qė ta
fashitė dot kurrė. Nė themel tė pasurisė zbulojmė njė vullnet tė
shtrembėr, njė dėshirė pėr tė patur mė shumė se tė tjerėt, mė shumė
se pjesa qė u takon, tė gjithė pjesėn."

Njeriu, dikur mė i varfėr, ishte mė i lumtur kurse nė civilizimin e
sotėm, nė kohėn e zhvillimit tė shkencės, teknikės, tė njė mirėqenie
materiale ėshtė pėr tė ardhur keq se nė ē'gjendje tė rėndė
shpirtėrore ka rėnė, duke qenė i mbėrthyer nga monotonia, pikėllimi,
ankthi, thuajse pret shpėtimtarin e madh-vdekjen.

Jetojmė nė njė epokė paradoksale. Kurrė njerėzit nuk kanė jetuar kaq
pranė njėri-tjetrit, tė grumbulluar e tė ngjeshur si sot e
megjithatė kurrė njeriu nuk ka vuajtur mė shumė nga vetmia.
Sot kur qenia njerėzore ėshtė shkatėrruar nė themel, ėshtė zhytur nė
antagonizmin klasor, ėshtė ndarė nė franksione dhe sekte fetare,
ėshtė pushtuar nga shovinizmi nėn petkun e patriotizmit,
nacionalizmit apo racizmit, dhe ėshtė duke u degraduar si pasojė e
amoralitetit, do tė ishte gabim tė mendohej se zgjidhja e kėtyre
problemeve do tė gjendej nė civilizimin e sotėm bashkėkohor. Njeriu
i sotėm bashkėkohor ėshtė bėrė rob i vėrtetė i pasioneve tė veta, i
botės materiale, i shoqėrisė dhe i sistemit. Pra ėshtė humbur dhe
tjetėrsuar.
"Shpirti vazhdimisht pretendon dhe synon sferėn mė tė lartė
shpirtėrore, botėn e panjohur nga e cila ka tė njohura vetėm disa
vegime, tė cilat shpėrndahen, para se tė paraqiten. Atėherė njeriu
kupton se kėnaqėsitė materiale janė jetėshkurtra dhe se kėnaqėsitė
shpirtėrore janė nė vėllim mė tė madh se ato materiale dhe se lėnė
gjurmė mė tė thella nė shpirt. Kėshtu njeriu bindet nėpėrmjet
intuitės dhe jo dėshmisė racionale se kjo jetė materiale nuk ėshtė e
tėra qė ekziston dhe se bota e panjohur ėshtė e vėrteta ekzistuese,
duke bėrė pėrpjekje qė tė ngjitet tek ajo."

Nė ēdo njeri ekziston njė jehonė e largėt e kėtij kuptimi pėr tė
shenjtėn, por shumica tmerrohen kur duhet tė pranojnė ekzistencėm e
saj, nga frika se mos bėhen qesharakė dhe tė poshtėruar. Ky grup
njerėzish tė ashtuquajtur "ateistė", por qė gjithsesi janė tė zhytur
nė supersticion, e kanė mohuar dhe i janė larguar fesė sė vėrtetė,
dhe instiktivisht iu drejtohen veprimeve iracionale, shenjave,
ndodhive sinjalizuese, riteve, marrėdhėnieve me ėndrrat, me yjet
etj. Kėshtu kjo turmė njerėzish gjithnjė e mė tepėr miqėsohet dhe i
forcon lidhjet me kėta aleatė mitikė misteriozė duke u zhytur nė
supersticion dhe duke u bėrė peng tė pėrhershėm tė tyre. Sot
intelektualėt ateistė janė duke e ēuar botėn nė rrugė tė gabuar,
sepse kanė njė shkallė tė ulėt tė zhvillimit
shpirtėror, "Shkencėtari ateist i brumosur me dituri ėshtė mė i
paditur se i paditur qė i beson Krijuesit tė vet, e ky nuk ėshtė gjė
tjetėr veēse "materie e gjallė primitive."

Edhe djalli nuk ėshtė ateist. Ai ėshtė plotėsisht i dijshėm pėr
ekzistimin e Zotit dhe beson tek Ai. Prandaj me plotė tė drejtė njė
nga shpjegimet qė mund ti bėhet sot krizės shpirtėrore ėshtė edhe ai
i zbrazėtisė ateiste tė individit, "Kjo frikė, qė arrin madje deri
nė shkallėn qė tė mos pėrmendet emri Zot, ėshtė treguesi klasik qė
tregon humbjen e tė ashtuquajturit qytetėrim perėndimor. Por ende ka
shpresė pėr mbetjen gjallė tė vlerave qytetėruese, dhe kjo varet nga
ajo qė ka mbetur gjallė nė zemra, nga ai kuptim i thellė i sė
shenjtės dhe shpirtėrores." Europa e pati tė veshtirė tė dalė prej
periudhės viktoriane e bashkė me peshėn e narcizmit kulturor, me
gjithė rėndesėn dhe magjinė e stilit barok dhe muzikėn e Bahut, iu
deshėn pėrpjekje gjigante pėr tė dalė nga qelitė makabre skandinave,
nga gjaku i dy luftėrave botėrore, nė gėrmadhat e sė cilės
bėri "katars", dhe qė ka ende shumė rrugė pėr tė bėrė nė kėtė katars
tė saj kulturor.
Osvald Spengleri i brengosur pėr fatin e kulturės sė Perėndimit,
paralajmėron nė mėnyrėn mė pesimiste fundin e saj definitiv, e cila
sipas tij ndodhet nė "fillim tė mbarimit." Nė perėndim edhe kur
ėshtė fjala pėr nevoja shpirtėrore e kulturore tė njerėzve,
veprimtaria kulturore paraqitet si pjesė integrale e lakmisė pėr
fitim material dhe produktet e saj reduktohen nė mall.
"Nė mungesė tė ēfarėdo idealeve tė larta, njeriu mjaftohet me jetėn
e organizimit tė ngopur biologjik-e derisa ėshtė kėshtu-thotė
Spengleri-fundi ėshtė i domosdoshėm qoftė edhe kur ėshtė puna pėr
kulturėn e gjatė mijėvjeēare tė Perėndimit, sė cilės nė njė ambient
tė tillė nuk i mbetet tjetėr veēse tė pėrfundojė nė errėsirėn e vet.

Kjo botė ėshtė shumė komplikuar dhe pėrditė dalin ide, rryma tė reja
qė s'bėjnė gjė tjetėr veēse shtojnė konfuzionin. Bota ka parė lloj-
lloj filozofish e teorish qė tė zbatuara ose jo nė praktikė, nuk
sollėn ndonjė efekt rrėnjėsor tė pritur nga njeriu. Disa prej tyre u
reklamuan shumė, mė vonė u riparian dhe u modifikuan, apo akoma mė
keq u hodhėn poshtė si regresive.

Si mohues dhe si rrėnues i sistemit tė vlerave e shpeshherė dhe si
nxitės i fuqive tė errėta, nė veprėn e tij "Vullneti pėr fuqi", Niēe
thotė : "Njeriu i lartė ėshtė jonjeri dhe mbinjeri". Sipas kėtij
filozofi njeriu ngrihet nė Mbinjeri, atėhere kur vepron krejtėsisht
i lirė, natyrshėm, nė mėnyre biologjike. Pra ,pėr tu ngritur nė
mbiqenie njeriu duhet tė udhėhiqet nga reflekset, instiktet
mekanike "sepse vetėm kur vepron instiktivisht, natyrshėm dhe i
lirė, njeriu bėhet qenie e pėrsosur, mbiqenie. "Njeriu i Niēes, nėse
nuk ia jepin, ai e rrėmben me dhunė, ngase askush nuk mund ta
frenojė tė ketė atė qė kėrkon.
Ky Mbinjeri nuk ka ndėrgjegje, sepse ndėrgjegjen e konsideron "veti
tė karakterit tė tė ultėve, " nuk ka as moral, ngase sipas tij"
morali pengon zhvillimin e lavdishėm tė njerėzve tė llojit tė lartė"
Sipas Niēes " vullneti pėr fuqi e pushtet ėshtė mė i lartė sesa
vullneti pėr njohjen e sė vėrtetės".

Ndėrsa Frojdi shkakun e mirėqenies ekzistenciale apo tė deformimeve
tė saj e kėrkon nė faktin sa ofron mundėsi njė shoqėri pėr
realizimin e botės instiktive tė njeriut. Strukturėn e
personalitetit Frojdi e pėfytyron tė ndarė nė tri instanca :
D "esi"ose"idi" me pėrbėrje biologjike, 2)"uni" ose "egoja" qė ėshtė
komponenti psikik dhe 3) "mbiuni"ose "superegoja" qė ėshtė
komponenti social.
Mbiuni ėshtė tėrėsia e rregullave morale tė shoqėrisė qė kryejnė
rolin e "ēensurės" pėr tė shuar impulset instruktive tė esit (idit),
sidomos ato me karakter seksual e agresiv dhe qė e detyrojnė unin
t`i zėvendėsojė ato me synime morale duke luftuar pėr tė arritur
pėrsosmėrinė.

`Esi` ėshtė krejt i pamoralshėm, `uni' pėrpiqet tė jetė i
moralshėm, `mbiuni' mund tė jetė i hipermoralshėm dhe mund tė bėhet
po aq brutal sa edhe `esi'. Sipas Frojdit : Sa mė shumė e kufizon
njeriu agresionin e tij tė jashtėm, aq mė i rreptė, pra mė agresiv
bėhet"mbiumi"ndaj "unit" tė tij. Tė njejtin "un" e shohim si njė
diēka tė mjerė qė lėngon nga : bota e jashtme, nga libidoja e esit
dhe rreptėsia e mbiunit.

Teorinė e Fjordit e hedh poshtė vetė realiteti i sotėm, sepse vėrtet
nė civilizimin e sotėm kemi njė shfrim gjithnjė e mė tė madh tė
instikteve njerėzore dhe njė tkurrje tė ndjeshme tė normave tė
moralit, por megjithatė njeriu jeton me lumturi tė vrarė.
Nė botėn e sotme ekzistojnė aq shumė enigma tė pashpjeguara sa qė
askush,sado euridit tė jetė, nuk mund ti kėnaqė ekstremet e mendjes
sė tij.

Shumė filozofė dhe psikoanalistė lodhen pėr tė shpjeguar fenomene qė
tė tjerėt i zbatojnė prej shumė kohėsh.
Filozofi shkruan e shkruan vėllime tė tėra pėr probleme tė ndryshme
dhe sė fundi lexuesi do tė ndodhet i kurthuar nė atė rreth vicioz nė
tė cilin ėshtė ndodhur edhe vet autori.

Nga vetė pėrkufizimi i saj filozofia ėshtė mė tepėr njė kėrkim sesa
zotėrim i dijes, ajo ėshtė mė tepėr njė pelegrin i sė vėrtetės, sesa
zotėrues i sigurt i diēkaje.
Ēdo epokė rishikon veprat e paraardhėsve me sy kritik. Vepra apo
teori, vlerat e tė cilave nuk janė vėnė nė diskutim nė epokėn e
tyre, kanė dalė tė gabuara nė tė ardhmen. Kjo gjė mund tė thuhet jo
vetėm pėr rrymat e ndryshme filozofike, por edhe pėr teori
shkencore, tė cilat me kalimin e kohės krijuan paradigma.
Pra historia njerėzore rrotullohet nė kėtė rreth pohimesh e mohimesh
qė prej shumė kohėsh.
"Shkenca ka bėrė shėrbim tė ēmueshėm pėr tė na treguar njė botė
shumė mė komplekse sesa ėshtė imagjinuar ndonjėherė. Por nė formėn e
saj bashkėkohore materialiste, njėdimensionale, ajo nuk mund tė
shpjegojė ēdo gjė… Disa shkencėtarė ngadalė po fillojnė tė kuptojnė
diēka nga frika e frymėzimit tė kompleksitetit dhe misterit tė
gjithėsisė…

"Mossuksesi i civilizimit qė me shkencėn, fuqinė dhe pasurinė e vet
tė zgjidhė ēėshtjen e lumturisė njerėzore do jetė fillimi i zgjimit
dhe shqyrtimit tė disa botėkuptimeve elementare tė pranuara nga tė
gjithė. Ndėr paragjykimet e para qė do goditen do tė jetė
paragjykimi i shkencės pėr njeriun. Sepse nėse shkenca nuk e zgjidh
ēėshtjen e lumturisė njerėzore, atėherė vizioni religjioz pėr
origjinėn e njeriut ėshtė i vėrtetė, kurse ai shkencor i
gėnjeshtėrt."

Ka ēaste kur mendja njerėzore e pakėnaqur nga gjėrat qė e rrethojnė,
drejtohet drejt zanafillės, dhe kur kėto ndjesi arrijnė nivele
kritike dhe mendja gjithmonė e mė shumė mediton pėr njė gjendje mė
tė lartė, atėhere vjen koha pėr njė proces fisnik qė ia largon
njeriut tė gjitha dilemat e lodhshme. Mendja fiton nivele mė tė
larta zhvillimi dhe fisnikėrimi.

"Nosce te ipsum"-(lat) "Njih veten". Kėto fjalė (tė Thalesit) janė
gdhendur greqisht mbi hyrjen e tempullit tė Apolonit tė Delfit.
Duhet guxim pėr tė hapur derėn misterioze tė vetvetes, kur tė
shumtėve u pėlqen tė ikin nga kjo jetė duke e lėnė tė mbyllur
njėherė e pėrgjithmonė derėn e frikės, derėn e vetvetes…
Sokrati (496-399 p.e.s.), filozofi i lashtė dhe i urtė i
Antikitetit, objektin i njohjes njerėzore e sintetizonte nė
formulėn : "Kėrko tė vėrtetėn mbi botėn nė vetvete".

Nėse do t'i referoheshim thėnies sė Arkimedit : "Mė jepni njė pikė
mbėshtetjeje dhe unė kam pėr borxh t`a lėviz lėmshin tokėsor`` -
atėherė me bindje do tė shpreheshim se besimi dhe pranimi i
ekzistencės sė Krijuesit Hyjnor, ėshtė pikė mbėshtetje nė jetėn e
secilit prej nesh, qė pa dyshim do t'a lėvizė jetėn e ēdokujt drejt
lumturisė dhe suksesit. Ajni Sinani