Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837

    Gjashtė kompanite me te qendrueshme per "hostim"

    Si rezultat i statistikave te publikuara ne netcraft 6 kompanite me te qendrueshme per sherbim faqe interneti(hostues) per muajin maj perdorin sisteme operative open-source.

    4 prej tyre kane te instaluar FreeBSD dhe 2 Linux dhe ne 10 e pare eshte dhe nje windows 2003 server!

    Kjo normalisht tregon se keto sisteme konkurojne denjesisht OS e tjere si Windows ne fushen e serverave qe gjithmone eshte dominuar nga sistemet e bazuara ne *nix persa i perket qendrueshmerise ne ngarkesa te medha. Normalisht tani pritet qe gjithe keto cilesi ti ofrohen perdoruesit te thjeshte per perdorim personal pra ne sistemet Desktop.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga qoska : 12-06-2006 mė 07:00

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Ja dhe njė lajm tjetėr nga po i njėjti burim

    Si rezultat i statistikave te publikuara ne netcraft 6 kompanite me te shpejta per sherbim faqe interneti(hostues) per muajin maj perdorin sisteme operative me pagese.

    4 prej tyre kane te instaluar Windows dhe 2 Linux dhe ne 10 e pare eshte dhe nje FreeBSD.

    Kjo normalisht tregon se keto sisteme konkurojne denjesisht OS e tjere si Linux ne fushen e serverave qe gjithmone eshte dominuar nga sistemet e bazuara ne Windows persa i perket shpejtėsisė ne ngarkesa te medha. Normalisht keto cilesi i ofrohen perdoruesit te thjeshte per perdorim personal pra ne sistemet Desktop.


    Shėnim: Shumica e fjalėve tė shkrimit mė lart janė huazuar nga shkrimi i qoskės. Interpretimi i statistikave ėshtė 100% i saktė.
    Edi

  3. #3
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Qoska,

    A mund tė mė shpjegosh pak si i nxjerr paratė Netcraft? Unė s'para marr vesh shumė (!), por nė faqen e Netcraft vura re shumė reklama tė kompanive hosting dhe ēuditėrisht, ishin po tė njėjtat kompani qė Netcraft i ka nxjerrė tė dalluara dhe qė ti na i ke pėrcjellė nė forum. Tė ketė gjė konflikt interesash vallė?! Sigurisht qė nuk ka pasi ėshtė kompani Evropiane!

    Meqėnėse Netcraft e kemi tė besės, a mund tė mė shpjegosh pak nga se varet qėndrueshmėria e njė shėrbyesi (server) faqesh?

    Shiko ēfarė thotė Netcraft nė faqen FAQ pėr testet e saj:
    Typical reasons for not being able to get a sample are:

    * DNS lookup failure - the DNS service was unavailable or failed to provide an address.
    * Routing failure - a route to the target site could not be found.
    * The request did not complete within 20 seconds
    Dmth ajo pėrqindje qė ti ke pėrdorur pėr tė renditur faqet mė tė qėndrueshme varet nga DNS, Routing, dhe koha pėr tė pėrmbushur kėrkesėn. DNS dhe routerat mund tė dėshtojnė pėr shumė arsye tė cilat nuk kanė lidhje fare me serverin qė po testohet. E vetmja pikė ku mund tė luaj rol serveri ėshtė pėrmbushja e kėrkesės pėr 20 sekonda. Por pėrmbushja e kėrkesės varet nga shumė faktorė qė nuk kanė tė bėjnė me sistemin operativ tė serverit:

    Serveri
    - Sa i shpejtė ėhtė procesori?
    - Sa memorje ka kompjuteri?
    - A ėshtė konfiguruar siē duhet sistemi operativ?

    Ngarkesa e serverit
    - Sa kėrkesa po i bėhen serverit nė ēastin qė dėrgohet kėrkesa e Netcraft?
    - Sa faqe po serviren nga ai server?
    - Sa programe tė tjerė janė hapur nė server?

    Rrjeti
    - Sa i shpejtė ėshtė rrjeti ku ėshtė lidhur kompania?
    - Sa larg ėshtė serveri nga pika testuese e netcraft?

    Tipi i kėrkesės/pėrgjigjes
    - Ēfarė kėrkese po bėn Netcraft? Njė faqe tė thjeshtė HTML statike apo njė faqe dinamike ASP qė tėrheq informacion nga databaza?
    - Sa KB ėshtė faqja/skedari qė i kėrkon Netcraft? A ėshtė njėsoj kjo pėr tė gjithė serverat?


    A po teston tė gjitha kompanitė host Netcraft? Vallė a po teston tė gjithė serverat e njė kompanie?


    ...s'po vazhdoj mė tej. Mendoj se mjaftojnė kaq pėr tė treguar sa tė pavlefshme janė statistikat e Netcraft pėr konkluzionet qė ke nxjerrė ti. Herėn tjetėr analizoi pak ato qė lexon qė tė mos gėnjehesh kaq kollaj, edhe pse mendoj se ty tė pėlqen tė gėnjehesh kur vjen puna pėr tė hedhur poshtė Microsoft.
    Edi

  4. #4
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    Shume emocional si gjithmone Edspace, por s'e kuptoj ne ketu eshte interesi i aksioneve te tua ne Microsoft apo ...?!

    Te lutem kupto dhe kete here si shume te tjera qe artikulli nuk cenon "lartesine" e sistemit te shfrytezimit Windows. Ai vetem hedh ose me mire mbron idene qe sitemet e shfrytezimit open-source(me kod te hapur) jane ne te njejten lartesi apo pak me mire persa i perket sherbimeve dhe qendrueshmerise ne Internetin e sotem, sipas postimit te pare te pakten per muajin maj.

    Persa i perket konfigurimit dhe parametrave te pasijeve te perdorura kjo eshte pikerisht cilesia qe e ben nje AS(ose si te duash ofrues sherbimesh) te vleresohet si e qendrueshme ose jo!
    Administratoret bejne diferencen ne keto raste dhe praktika ka treguar qe sisteme me kod te hapur japin mundesine e personalizimit, qofte nga nderfaqet e tyre, me te madhe se sistemet me pagese. Gjithe kjo perfshihet ne stabilitetin qe tregon studimi qe une kam paraqitur me siper.
    Per te te rikujtuar ti lexosh me shume postimet e anetareve:
    Ranking by Failed Requests and Connection time,
    May 1st - 31st 2006
    Po ta shpjegoj meqe se paske kuptuar heren e pare.
    Per popullin e thjeshte do te thote sa ka investuar kjo kompani ne qendrueshmerin dhe pregatitjen ose perzgjedhjen e stafit te saj. Meqe "ju" zakonisht pranoni me shume statistikat ku flitet me para ne gjuhen tuaj do te thote qe kompania ka investuar me shume para nga fitimet e saj ne drejtim te klienteve per ti ofruar nje sherbim me cilesor nga pikepamja e programeve dhe pasijeve fizike qe ajo perdor(sigurisht e mbeshtetur me staf me te perkushtuar).

    Persa i perket netcraft ti e di mire qe interneti s'eshte gje tjeter vec nje bashkesi AS dhe kjo kompani ndodhet pikerisht ne nderlidhjet midis ketyre AS(backone-ve) keshtu qe cfaredo ndikimi ne RTT, "route latency", etj, induktohen vetem nga AS ne fjale.
    Persa i perket besueshmerise se rezultateve regjistrohu ne netcraft dhe beje vete testimin dhe shikoi vete statistikat. Sic duhet ta dish netcraft perdoret dhe si laborator nga shkencetare te ndryshem ne lidhje me internetin dhe ka marre pjese ne ndertimin e grafikut te internetit ose me mire grafikut te shprendarjes se tij.

    Nese gjithe ato me siper nuk te mbushin mendjen atehere merr gjithe postimet e mia dhe nxirr konkluzione ne sa prej tyre une kam "genjyer" ne lidhje me Microsoft. Kete ta kerkoj per te provuar veten tende ne lidhje me statusin qe ke ne kete komunitet dhe per te provuar qe ti vete nuk je nje ofendues ordiner dhe pa baza.

    P.S. Perderisa ti si moderator nuk do te tregosh respekt ndaj anetareve te forumit dhe te mos i lexosh postimet tona, te pakten te miat, ne menyren e duhur dhe jo me kompleksitet "inferioriteti ose superioriteti" nga une vleresimin e ke 0.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-08-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    307
    Nuk e di une deri kur do te vazhdoni me debatet open source V microsoft.
    Nese doni te dini te verteten jepni nje sy hosting kompanive dhe shikoni cilet oferta jane me te lira ato qe bazohen ne sisteme operative open source apo ato te microsoftit, keni me pa se kompanite qe i kan ofertat me OS open source jane me cmime me te lira se ato me windows, pse, sepse kompania ne fjal nuk duhet te paguaj licence microsoftit dhe ky eshte shkaku pse jane me te lira hostinget me OS open source. Nese pajtohemi me kete konkluze, atehere tradite eshte ne ekonomi qe me se shumti oferte dhe kerkese kane ofertedhenesit dmth ne kete rast, favorit eshte open source, ne perjashtim nese kualiteti mbisundon ne anen tjeter, dhe kjo ndodhe ne raste te ralla se shumica kerkon me te liren dhe jo me te miren. Por sidoqofte edhe ne kete rast opensource ka kualitet me te mire per shkak se ende nuk eshte i invazionuar nga viruset. Argument e keni edhe qellimin e microsoftit qe sistemin operativ Vista ta lancoj falas vetem e vetem qe te dominoj ne treg, pershkak se e ka verejt se i kercenohen OS opensource.
    "Arsyeja e mosarsyes qė i bėhet arsyes sime aq shum ma dobėson arsyen sa qė me arsye e vajtoj bukurinė tėnde"

Tema tė Ngjashme

  1. Umberto Eco
    Nga Pedro nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 07-10-2013, 21:13
  2. A egziston nje sens i gjashte?
    Nga Enush nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-01-2010, 19:23
  3. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 05:43
  4. Privatizimi
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 21:09
  5. POLLO: KOMPANITE SHQIPTARE NE RINDERTIMIN
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 21-04-2003, 10:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •