Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Rinorja
    Anėtarėsuar
    23-07-2002
    Postime
    28

    Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni

    Ne 91 vjetorin e lindjes se poetit te Vargjeve te lira Migjenit.


    Migjeni pėrtej zonės sė harrimit tė shqiptarėve

    -- nga Ben Andoni

    Njė ditė nė qytetin e veriut, ku lindi 90 vjet mė parė Millosh Gjergj Nikolla. Busti i braktisur dhe i zhgarravitur, harresa e bashkėqytetarėve, dhe varri i mbuluar me borė.
    Poeti, pėrmes fjalėve tė Aurel Plasarit, Nasho Jorgaqit, Arshi Pipės, Skėnder Drinit, Moikom Zeqos, Robert Elsie, Fatlum Nures.


    * * *

    Dua tė kėndoj njė kėngė, por zėri im ka humbur. Unė dua tė eci, por nuk i kam mė kėmbėt. Nėna mė thotė: 'Por ti e ke njė shtėpi...' Po. Unė kisha njė shtėpi, por nuk e kam mė..." Kėto fjalė tė njė personazhi tė varur tė shkrimtarit tė madh boshnjak, Abdullah Sidran, mė kujtohen ndėrsa udhėtoj drejt Shkodrės, vendit ku 90 vjet mė parė lindi poeti ynė Migjeni. Si pėr njė ironi tė fatit, edhe Migjeni nuk ka njė shtėpi, ndėrsa zėri ka kohė qė i mungon. Zėri jetėsor i ėshtė shuar nė Torino, duke u gdhirė 27 gushti i vitit 1938. Pėr tė kuptuar gjendjen e Migjenit, mund t'i referohesh letrės sė fundit, qė ka shkruar me dorėn e tij: "Kam shėrbye pėr pesė vjet si mėsues i detyrės nėpėr malėsitė e Veriut, ku jeta e vėshtirė e atyne viseve ma rrėnuen nė kėtė mėnyrė shėndetin dhe lumturinė e jeme personale."
    Ditėt e ftohta tė dhjetorit 2001 mė sjellin ndėrmend vetvetiu ditėn e 20 dhjetorit tė vitit 1937, kur ai do tė nisej nga Shkodra pėr tė mos u kthyer mė nė Shqipėri. Gjithsesi, nga xhamat me brymė tė makinės ndjek ecjen e shkodranėve tė shekullit t'ri. Nuk e di pse mė duken ashtu si dhjetėra vjet mė parė, pėrmes rrugėve, me trishtimin e zakonshėm tė personazheve tė Migjenit. Kryeqyteti i kulturės tė duket krejt i hirnosur nė kėto ditė tė ngarkuara me borė nė dhjetor.
    Rikthim nė 90-vjetor
    Nostalgjia ka kohė qė ka kaluar nė qytet pėr poetin e shquar. "Faji" mė i madh ėshtė se vepra e Migjenit gjithmonė e ka tejkaluar tragjizmin qė shoqėroi jetėn e tij tė shkurtėr. "Sa turp, sa turp", do tė thoshte prof.Nasho Jorgaqi, kur e pyet pse nuk u bė diēka mė shumė pėr Migjenin, nė 90-vjetor, nė ditėt e tetorit. Ngre supet: "Eshtė me tė vėrtetė turp." "Pse nuk u kujtua askush pėr tė nė ēmimin mė tė madh tė letėrsisė 'Penda e Artė'!?" -tė kujton njė nga botuesit. Nė fakt, njė antologji poetike e pėrgatitur nga njė krijues, Kujtim Dashi, dy-tre shkrime nė shtypin periodik ishin gjithēka, qė kujtuan Migjenin nė 90-vjetorin e tij shtuar me dy aktivitete respektivisht nė Tiranė dhe Shkodėr. "Ai ėshtė mesazheri i tė gjitha kohėrave", thotė Dashi."Zyrtarisht vdekja e Migjenit merret vesh vetėm njė muaj mė vonė, mė 29 shtator 1938, me letra ku nuk mungojnė pasaktėsitė, neglizhencat...aq tė zakonshme nė burokracinė dhe injorancėn e shtetit...ndėrsa vetė Inspektoria e Arsimit nė Shkodėr e merr vesh krejt privatisht vdekjen e tij", thotė Rinush Idrizi nė monografinė kushtuar poetit. Njė situatė e tillė -mė thonė nė qytet- ka ndodhur edhe pak javė mė parė nė Shkodėr. "Mė kanė kujtuar ditėn e fundit, atėherė kur askush nuk kujtohet, mandej askush nuk ka propozuar diēka konkrete pėr pėrkujtimin e poetit", thotė njė nga funksionarėt e Bashkisė. Kjo do tė thotė se nė Shkodėr poeti nuk ėshtė, tė paktėn, qytetar nderi, ndėrsa lista e "Tė nderuarve" "ėshtė e madhe dhe nuk na kujtohet", thonė nė Bashki. Kjo tė thotė, qė listės sė artistėve tė kėngės, humorit dhe personave tė tjerė tė nderuar shkodranė i mungon 'rastėsisht' Qytetari Migjeni. Kėto mendoj, ndėrsa jam duke shkuar drejt Varrezave tė Dėshmorėve, ku gjendet varri i tij. "Eshtė rregulluar vorri, pak kohė mė parė", na sigurojnė nė Bashki. "Ne i kemi sendet e pėrdorimit vetjak tė Migjenit dhe dorėshkrime tė pabotuara tė autorit", thotė drejtori i Muzeut tė Shkodrės. Magjithatė shkodranėve u ngjan si ēudi kur i pyet pėr poetin. "Lene t' shkretin n'vorr", tė thonė indiferentė ata. Gjithsesi, 'rrezikun' ka kohė qė nuk e kanė lėnė rehat. Pak vjet mė parė i thyen varrin dhe ia lanė ashtu tė ekspozueshėm, pėr ndonjė mbledhės objektesh. Si pėr ironi tė fatit, nė 20-vjetorin e Muzeut Kombėtar, tė ekspozuara si relike tė rralla ishin edhe copat e mermerit tė varrit tė tij. Ky ishte ndoshta motivi ku fshihej dėshira pėr tė udhėtuar drejt Varrezave tė Dėshmorėve nė Shkodėr, ku prehen edhe eshtrat e tij. Askush nuk e di varrin, ndėrsa nėna natyrė kuriozitetit tonė e ka intriguar me njė shtresė tė admirueshme bore. "A, pse k'tu asht Migjeni", mė thotė njė nxėnės i shkollės sė mesme. Pėrpjekjet tona pėrfundojnė tė pasuksesshme nė varrezė. Listės sė gjatė nominative, me tre kolona tė heronjve, i mungon qartėsia e emrave nė kolonėn e dytė, atje ku shpresojmė qė tė jetė "Ai". Kėrkimet janė hipotetike dhe, kuptohet, edhe rezultati mbetet po ai. Mbetemi nė besimin e funksionarit tė Bashkisė, Fatlum Nure, qė na thotė se "varri i tij ėshtė rregulluar"...

    Shkodra dhe bashkėkohėsit
    "Shkodra, dashnorja e shekujve", sipas Migjenit, ėshtė treguar mazohiste me poetin e saj. Dashurinė ia ka kthyer sipas mėnyrės sė vet. E ka lėnė pa shtėpi. Bustin e tij, pasi ia ka prishur epigramin, e ka vendosur nė njė cep tė padukshėm, pėrbri teatrit me tė njėjtin emėr. Shkodra e ka 'strehuar' duke e bėrė vendin para tij nė njė parkim tė thjeshtė furgonėsh. "Ku ėshtė busti i Migjenit", pyes njė shkodran pranė Teatrit. "A nuk po e sheh rrezikun", mė tregon ai Migjenin. Pa hundė, monumenti gati nė degradim tė prezanton Migjenin. Falė nėnshkrimit me emrin e tij, i cili ėshtė fshirė nga njė dorė qė ka pasur kohė tė tregojė qetėsisht artin e saj, vėrtetoj gjithēka. Migjeni tė vėshtron kryelartė nė njė bust tipik tė realizmit socialist. Krenar, tashmė i mbuluar me njė shtresė bore, atij qė kalon aty pari, nuk i bėn asnjė pėrshtypje. Epigrami i tij ėshtė prishur 'kortezialisht' me njė vijė blu nė mes. "Qeshu rini qeshu/ Bota asht e jote"/ poshtė emrit tė tij ėshtė ironia mė e madhe nė kėtė realitet. Fare i braktisur, Migjeni qėndron nė shoqėrinė e furgonėve tė udhėtarėve. E vetė, nė pozicionin e dispeēerit historik, shikon personazhet njerėzore qė lėvizin pėrditė. Pėrbri tij qėndron njė dyqan i mbajtur keq dhe nė njė kėnd 90° shtrihet 40 metra mė tej, Teatri qė mban emrin e tij.
    "Nuk ka iniciativa pėr Migjenin", tė thotė nėnkryetari i bashkisė sė Shkodrės, Fatlum Nure. "P.sh. komuniteti i mjekėve propozoi njė mjek (figurė e nderuar pėr qytetin) dhe atij iu dha titulli, ndėrsa komuniteti i humoristėve propozoi njė koleg dhe atij iu dha ēmimi". Qesh me njė paradoks pėr njė humorist 'Nder i qytetit', qė nuk gjente dot njė sasi modeste lekėsh nga bashkia, pėr spektaklin e tij. "Nė qoftė se nuk do tė propozojė dikush, atėherė si mund tė bėhet qytetar nderi?! Unė jam me profesion inxhinier dhe problematika rutinore nuk mė jep mundėsi qė tė vėzhgoj data apo tė kem njohuri pėr figura", thotė Nure. Pėr tė, indiferenca ndaj Migjenit vjen fillimisht nga komuniteti artistik i Shkodrės. "Gjithsesi, ne jemi duke menduar qė monumenti i Migjenit tė riparohet dhe po shikojmė njė mundėsi pėr njė basoreliev qė mund tė vendoset nė murin e Teatrit. Njė projekt tjetėr ėshtė qė Migjeni tė ketė mundėsi qė tė jetė nė mes tė lulishtes qė do tė rikonstruktojmė sė shpejti, ku ai tė jetė figurė qendrore e kėtij kompleksi", thotė Nure.
    "Nė rast se nuk e realizojmė kėtė, thotė pastaj i revoltuar bashkiaku, atėherė edhe teatrit kryesor tė qytetit, t'ia ndėrrojnė emrin." Pa shprehje, fytyra e Migjenit, pas ndryshimeve estetike qė i janė bėrė, tė qesėndis. Po, vėrtetė, tekefundit ē'i duhen ato nė botėn tjetėr... Dikush nuk di se e ka varrin apo jo. Dikush tjetėr tė konfuzon pėr ish-shtėpinė e tij. Dikush tjetėr tė ngatėrron nė elementė tė tjerė... "Ai ėshtė krenaria jonė", tė thotė me dinjitet njė qytetar, qė, si pėr ndonjė koincidencė tė jashtėzakonshme, mban nė dorė librin "Migjeni nė Pukė". Ky qytet i vogėl, ku ai ka kaluar disa kohė, e ka bėrė "qytetar nderi" tė saj.

    Shtėpia dhe "sllavizmi" i tij
    Shtėpia muze e Migjenit ėshtė ndėrtuar nė vitin 1961 nė Shkodėr, nė vendin ku ka qenė banesa e lindjes e poetit. Dikur pėrmbante dorėshkrimet origjinale tė Migjenit, mjetet e punės, sendet vetjake, botimet qė lidheshin me tė, pėrkthime dhe dorėshkrime.... Pas viteve '90, shtėpia e tij ėshtė marrė nga pronarėt. Mė vonė kjo shtėpi u bė kuvend murgeshash. "Unė kam dėgjuar- thotė nėnkryetari i Bashkisė, Fatlum Nure- se edhe malazezėt e kanė dashur qė ta etiketonin si poetin e tyre." Nuk ėshtė ndonjė ēudi, ndėrsa sjell ndėrmend fjalėt e profesorit Arshi Pipa pėr shkrimtarin: "I lindur shqiptar nė njė familje me prejardhje sllave, pastaj i shkolluar nė njė mjedis kulturor sllav, ai pėrsėri pati kontakte me Shqipėrinė dhe me gjuhėn e kulturėn shqipe si i rritur. Gjuha qė fliste nė shtėpi ishte serbo-kroatisht, kurse nė seminar mėsoi rusisht. Ai nuk e dinte mirė shqipen. Shkrimet e tij janė plot gabime drejtshkrimi. Madje edhe mjaft elementare, kurse sintaksa e tij ishte larg sintaksės tipike tė shqipes." Kur mendoj kontributin e Migjenit pėr shqipen, atėherė dua t'i besoj fjalėt e Robert Elsie pėr tė: "Duke qenė edhe me prejardhje sllave, ai nuk u mbyll brenda kufijve nacionalistė, por do tė bėhej njė nga shkrimtarėt e paktė shqiptarė, qė do tė lidhte dy anėt e hendekut kulturor, i cili ndante dhe po i ndan shqiptarėt dhe serbėt".

    Morali, feja dhe Migjeni revolucionar
    Zoti ėshtė pėr tė njė gjigant me grushta graniti, qė dėrrmon vullnetet e njerėzve. "Migjeni ėshtė i anatemuar nga Kisha, tė thotė njė shitės. Mbahet njė diferencė me tė, sepse ai ka qenė i njohur kundra fesė". Kjo ėshtė njė e vėrtetė qė tė tremb nė Shkodėr. Tė gjithė e thonė dhe askush nuk e pranon me zė. "Manastiret, tė dobishme pėr edukimin e parė tė qytetėrimit modern, u bėnė pengesė pėr rritjen e tij dhe tė dėmshme pėr zhvillimin e tij", e perifrazon vetė Migjeni njė pjesė nga "Tė mjerėt" e Hygoit. Dy poezitė e tij, fillimisht tė censuruara, "Parathėnia e parathėnieve" dhe "Blasfemi", gjithmonė do tė na mahnisin me guximin e tyre. E njeriu nuk e di: /A asht zoti pjella e tij/apo ai-vetė pjella e zotit,/por e shef se asht kot i kotit/me mendue mbi njė idhull/qė nuk u pėrgjigj./Dhe tash s'po dihet ma kush asht zot e kush njeri./ Ndėrsa nė "Blasfemi": /Shkėlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndėr mjekra tė hoxhallarėve./O sa engjuj tė bukur pėrpara derės sė ferrit!.../
    Pėr Migjenin, shqiptarėt nė pėrgjithėsi kujtohen kur shfryjnė. 'Mllefi' i tij pėr pamundėsinė, tashmė i futur nė rrjeta tė shumtė librash, del nė momentin qė njerėzit duan tė kėlthasin."Kohė pėr Migjenin asht tani", tė thotė njė bashkėqytetar i tij, ndėrsa mbart njė si mangall....apo kush e di se ēfarė. Migjeni i pėrgjigjet vetė kėtij realiteti:"Unė jam pa moral. Konceptimi im menduer -mos me thanė ideologjik-nuk pajtohet me moralin tė cilin mue kjo shoqni ma imponon. Por unė e marr moralin e saj pėr sy e faqe, n'sa mbrapa unė ia loz lojėn kur tė due. Kėshtu si unė ia lozin lojėn shoqnis' me qindra veta nė vendin tonė..." Nė fakt, Migjeni i takonte njė kohe "kur ėndrrat ēirreshin si kėmishė e thurur me penj merimange dhe mbetej vetėm lakuriqėsia e jetės banale", thotė Plasari. Ndoshta ishte kjo kohė, kur ai bėri njė hop cilėsor nga bashkėkohėsit e tij. Migjeni pati kurajėn, qė tė tregonte aq sa dinte pėr misterin moral. Ai nuk pati frikė qė t'i shprehte instinktet e tij. Gjithsesi, kjo do tė mjaftonte qė bashkėvendasit t'i tregonin "mosmirėnjohjen". Kėtė sot e has nė indiferencėn dhe pėrshtypjet rutinore tė njerėzve nė Shkodėr. Nė fakt, pėr Migjenin ėshtė shkruar shumė. Por vallė ėshtė shkruar pėr vlerėn e vėrtetė tė veprės sė tij? "Ai nuk ėshtė zbehur nė epokėn postmoderniste, sepse Migjeni e ka konceptuar historinė nėpėrmjet paradokseve dhe, me sa duket, ligji i paradokseve ėshtė i pėrjetshėm", thotė Moikom Zeqo.
    "Nė mjaft raste, thoshte nė njė shkrim tė tij studuesi i njohur Aurel Plasari, kur pėr njė dukuri flitet shumė, ndodh qė ajo tė mbulohet mė tepėr, se tė zbulohet. Kam pėrshtypjen se kėshtu ka ndodhur edhe me diskutimet pėr vlerėn emancipuese tė veprės sė Migjenit. Vepra e tij ėshtė me vite drite larg romantizmit kombėtar, mbizotėrues pėr kaq shumė dekada nė letėrsinė shqipe."
    "Migjeni ėshtė lėnė nė heshtje. Ai ėshtė quajtur poet revolucionar. Kuptohet gjithmonė nga ata qė nuk e kuptojnė.
    Megjithėse ai nuk ėshtė poet socialist apo revolucionar, me gjithė revoltėn dhe grushtet e shtrėnguara, qė na tregon ndonjėherė", thotė Elsie. Sepse Migjeni nuk ishte as optimist, si edhe as nuk ishte i angazhuar.


    ***

    "O kangėt qė fleni reliktet e mia/q'ende s'keni prekun asnjė zemėr tė huej/vetėm unė me ju po kėnaqem si fėmija,/unė-djepi juej, ndoshta vorri i juej." Janė pak, gjithsesi, disa orė, qė tė ndjekėsh gjurmėt e Migjenit nė Shkodėr, por do tė mjaftonin vetėm disa minuta, qė tė ndieje neglizhencėn e madhe pėr tė. Poeti fle i qetė nė tė dalė tė qytetit, atje ku pak njerėz kujtohen pėr tė.
    Bashkė me largimin, pak orė mė vonė nga Shkodra, mė kujtohet fatkeqi i Sidran: "Nėnė, ja pse dua tė kėndoj njė kėngė, njė kėngė me kėtė zė, qė nuk e kam mė. Dua tė kėndoj pėr ata qė nuk mė dėgjojnė. Dua tė kėndoj pėr..."

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Shkodra harron Migjenin e saj


    Sot, ai qė i thuri vargje mjerimit shqiptar do tė mbushte 91 vjeē. Por ky pėrvjetor ka kaluar (si edhe tė tjerėt) nė heshtje. Shkodra nuk e ka kujtuar as kėtė herė Migjenin. Asnjė ceremoni nuk ėshtė organizuar pėr tė kujtuar sado pak emrin dhe krijimtarinė e tij. Kėshtu ndodhi dhe njė vit mė parė, nė 90 vjetorin e Migjenit. Asnjė buqetė lulesh nuk ėshtė vendosur mbi varrin ku prehen eshtrat e tij. Qyteti i shkodrės sė cilit ai i kushtoi kaq e kaq vargje, tė cilin ai e dashuroi mė shumė se ē'dokush tjetėr i ka ndėrtuar vetėm njė bust pranė teatrit qė mban emrin e tij. Por edhe ai bust, tashmė ėshtė vjetėruar dhe askush nuk kujtohet ta rifreskojė portretin e Migjenit tė madh, ose tė ndėrtojė pėr tė njė tjetėr bust, pse jo dhe nė qendėr tė qytetit. Pluhuri i harresės ka vėnė shtresa prej kohėsh mbi Migjenin sepse e para ėshtė Shkodra qė e ka harruar e pas saj dhe Shqipėria mbarė. Sot nė 91- vjetorin e tij tė lindjes, vetėm njė ceremoni e vogėl pėrkujtimore do ta zhdukte hijen e harresės por ajo ceremoni nuk u planifikua nga askush.
    A.

    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132
    Pse ,Ka vdekur Migjeni?
    Mirkoja yne ,a mund te vdese?
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-12-2002
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    17
    Rinore, faleminderit per mirenjohjen per poetin tone. Une kam hyre sot ne forum per here te pare dhe desha t'i them dy fjale Migjenit, duke shpresuar se do te me degjoje: Te dua miku im...

    Genti
    Geg' e tosk', malsi, jallia**)
    jan' nji komb, m'u da, s'duron;
    fund e maj' nji a Shqipnia
    e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

    Qoftė mallkue kush qet ngatrrime
    ndėr kto vllazėn shoq me shoq,
    kush e dan me flak' e shkrime
    ēka natyra vet' pėrpoq.***)

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ...se mos ia fastuan Migjenit ndonje pervjetor , per 50 vjet rrjesht.
    E megjitheate, Migjeni eshte mbi te gjithe kadarete e ri apo te vjeter... eshte i Madhi pa fame, eshte I Madhi pa ditelindje te festuar , I Madhi i pavdekshem.
    .......................
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    ...i madhi i te medhenjve...

    (pak drite,o vlla...)
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-10-2008
    Postime
    2
    poet i mirfillt qe solli drit ne letersin shqiptare dhe e meriton lavdimin ton dedikuar atij

  8. #8
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Migjeni, Nė vorbullėn e tė pavėrtetave dhe spekulimeve

    Alfred Uci

    Migjeni, Nė vorbullėn e tė pavėrtetave dhe spekulimev


    Nė varrimin e idhujve tė vjetėr kumonat kanė pėr tė plasė sė ramit, minaret kanė pėr tė thye kurrizin sė faluni dhe zhrecvet do tu kėputen telat e fytit sė kėnduari. Dhe do tė vijė heshtja. Se ēdo vikamė fillon e mbaron me heshtje. Mbasandaj do tė fillojė puna.
    (Nga "Idhuj pa krena" – Migjeni)


    Historia punon me themel, duke qenė e pamėshirshme. Pėrmes lojės sė saj, nė dukje-absurde e paradoksale, ajo e bėn mirė tė sajėn, duke i habitur brezat qė vinė me rreptėsinė seleksionuese tė shoshės sė saj: nė fund tė fundit, ēdo gjė ajo e vendos nė vendin e vet. Ajo pėrmbys figura tė ngritura pėrdhunshėm nė piedestal, shpėrndan shkėlqime breroresh tė rreme edhe kur balsamosen pėr t’u ruajtur pėrjetėsisht nė gjirin e saj, ajo i flak tutje si byk dhe i braktis pėrfundimisht nė harresė. Por historia punon edhe me njė kah tjetėr, ngulit nė kujtesėn e saj figura, qė duket sikur kanė qenė varrosur pėr tė mos u ndierė e dėgjuar kurrė mė dhe i vendos nė piedestalin e merituar, ndonėse me vonesė. E habitshme ėshtė forca e saj rivlerėsuese, qė zbulon thesare tė fshehur aty, ku nuk pritej dhe ia kthen ato sė ardhmes, duke e begatuar pėr brezat qė vinė.
    Gjysmė-shekulli i fundit i mjaftoi historisė pėr ta vendosur veprėn letrare tė Migjenit nė njė nga majat mė tė larta tė bjeshkėve me gjelbėrim tė pėrhershėm tė letėrsisė sonė kombėtare. Gura poetike e Migjenit rrahu paksa, sepse ai vdiq i ri, nė moshėn 27 vjecare dhe la pas njė trashėgimi letrare tė paktė nė sasi. Ky fakt, me sa duket, e shtyn dikė, qė desh ta parashikonte vendin e Migjenit nė historinė e letėrsisė sonė, ta quante njė “kometė”, qė lėshon njė shkėlqim tė castit e pastaj shuhet. Krahasimi ka qenė i gabuar, sepse trashėgimia letrare e Migjenit ndriēoi e do tė vazhdojė tė ndriēojė si njė diell i pashuar. Me gjithė kėtė pohim, nuk mund tė thuhet se ėshtė kapur e njohur i gjithė spektri i rrezatimit letrar migjenian. Nė kėtė spektėr pėrfshihen edhe shumė vlera ende tė pakuptuara, qė janė si rrezet e padukshme infra tė kuqe, qė syri i njeriut nuk i kap.
    Nė njė vėshtrim tė cekėt mund tė duket sikur Migjeni, poet i nderuar kėto dekadat e fundit, e ka zėnė vendin e plotė, tė saktė e tė pandryshuar nė panteonin e letėrsisė sonė kombėtare. Por s’ėshtė kėshtu; ka dy arsye tė rėndėsishme, qė e bėjnė tė nevojėshme e tė dobishme rishikimin edhe njė herė tė vlerėsimit tė veprės sė tij letrare.
    Sė pari, kushtet shoqėrore janė duke ndryshuar rrėnjėsisht dhe do tė ishte me interes tė shihnim se si duket Migjeni nė sfondin e proceseve tė sotme demokratike;
    Sė dyti, vlerėsimet e krijimtarisė letrare tė Migjenit nuk kanė shpėtuar nga ndikimi i atyre skemave e dogmave, qė udhėhiqnin kritikėn zyrtare partiake, e cila u pėrpoq ta tėrhiqte edhe atė nė vorbullėn e ulitarizmit politik.
    E dimė mirė se ē’pėrpjekje u bėnė pėr ta pagėzuar Migjenin si “pėrfaqėsues tė parė autentik tė realizmit socialist” nė letėrsinė shqipe. Nė kėtė rast poeti ynė u pėrdor si “kokė turku” deri sa, sipas kritereve ideologjike partiake, nuk mund tė zihej me gojė emri i Lame Kodrės sė dėnuar. Por ka shumė fakte, qė kanė qenė lėnė nė harresė e qė tregojnė se njė nga shqetėsimet mė tė mėdha tė Migjenit, e pėrjetuar fort emocionalisht, madje dramatikisht, njė mundim i tij i stėrgjatur pat qenė pėrpjekja pėr tė mos rrėshqitur nė “lojrat” politike e ideologjike tė kohės, pėr tė mos u bėrė pre i tyre. Ai tregoi forcė karakteri, ndershmėri tė lartė qytetare, kuptim tė thellė estetik tė misionit tė shkrimtarit, duke ua mbyllur atyre erėrave “tė ftohta acar”, qė vinin nga “e djathta” ose nga “e majta” dhe prej tė cilave poeti kishte frikė “mos ia fiknin dritėn”. Vepra letrare e Migjenit ėshtė dokumenti mė autentik e mė bindėsi, qė e provon pozicionin “jashtė loje” tė tij.
    Tė ruanje njė pozicion tė tillė nuk ishte e lehtė pėr poetin, qė e joshnin me thirrje circiane; ai ishte edhe mė i vėshtirė pėr njė “letrar tė angazhuar” (sipas shprehjes sė ZH.-P. Sartrit) qė pėrgjėrohej tė prishej amullia e trishtueshme dhe ai drejtpeshim social qė e mban botėn shqiptare larg e jashtė progresit qytetėrues tė kohės. S’ka dyshim se talente tė tjerė, madje tė njė rangu me tė, e kishin mė tė lehtė tė distancoheshin nga atmosfera inkandeshente ideologjike e viteve 30, qoftė edhe duke heshtur. Migjeni e kishte mė tė vėshtirė, sepse ishte nė kėrkim tė rrugėve tė shpėtimit, nė kufijtė e horizontet e tė cilave merrte frymė krijimtaria e tij poetike.
    Njėlloj si lėngata e pashėrueshme, atė e brente nė brendėsi tė shpirtit pyetja: Ku duhet shkuar?
    Kritika vulgare ka pasė pėrdorur argumenta banale rreth pėrgjigjes sė poetit. Duke manipuluar njė figurė simbolike artistike – “dielli alegorik”- kjo kritikė ia veshi poetit zgjedhjen e Bashkimit Sovjetik si rrugėdalje e si model tė s’ardhmes, ndonse, kur u prishėn marrėdhėniet me “revizionizmin sovjetik” u harrua edhe kjo bashfigurė. Drejt kėtij modeli e ftonin Migjenin edhe pėrfaqėsues tė grupeve komuniste tė asaj kohe, brenda tė cilėve ai dallonte njerėz tė ndershėm, por edhe ėndėrrimtarė tė cekėt e vizionerė tė pandreqshėm, tė cilėt, edhe pa dashur, mund ta merrnin mė qafė vendin. Ai nuk shihte nė rradhėt e tyre flamurmbajtės me potencial intelektual e moral tė mjaftueshėm pėr tė ecur pas tyre. Vetė Migjeni, sic e dėshmon mė sė miri edhe vepra e tij letrare, kishte njė pėrfytyrim mė tė gjerė e mė tė thellė pėr jetėn, ai e kuptonte se ajo nuk lėviz sipas dėshirave, sado tė bukura qofshin, tė vizionerėve. Ai ishte zhgėnjyer, si shumė tė tjerė, nė iluzionet racionaliste tė iluministėve; pėrvoja sociale e dramave tronditės tė shekullit 20 e kish mėsuar tė kuptonte se nė skenėn e historisė hedhin valle dhe “ia luajnė lojėn” njerėzimit forca tė tmerrshme irracionale; ato e tėrheqin nė aventura tejet tė rrezikshme e me tragjedi me pėrmasa apokaliptike. Ja pėrse poeti ndruhej tė ecte pas vizionarėve.
    Migjenin e thėrrisnin nė anėn e tyre edhe forca tė tjera shoqėrore, qė kishin nevojė tė ngrinin njė dekor tė madhėrishėm dhe t’i bojatisnin fasadėn “Mbretėrisė sė Salep Sulltanit”. Flirti i poetit me Mbretėrinė kishte pėr tė qenė jo vetėm shoqėrisht i rrezikshėm, por edhe poshtėrues pėr njė krijues qė qėndronte i palėkundur nė anėn e popullit, qė s’mund tė loste rolin e poetėve tė oborrit. Pėr refuzimin e pafalshėm regjimi zogollian e dėnoi dy herė me vdekje poetin- kur i ndaloi shpėrndarjen e “Vargjeve tė lira” dhe kur e la nė mėshirė tė fatit pėrballė sėmundjes vdekjeprurėse.
    Nė vitet 30 Migjeni pati guximin deri nė vetėmohim “t’i zbathte bragushat” regjimit tė hurit e tė litarit duke shpėrndarė atė mjegull tė dendur gjumėndjellėse, tė mbrujtur me mite, legjenda, iluzione e paragjykime mashtruese, tė gatuar nė kuzhinėn e propagandės zyrtare dhe tė letėrsisė anakronike, sentimentale, pseudoromantike e pseudopatriotike. Realiteti iu zbulua poetit i zhytur nė mjerim. Shumė faktorė tė asaj kohe ngjallnin dėshpėrim.
    Kritika vulgare nė vend qė tė pėrmendte pėrjetimet e idhta tė poetit qė vuante si Krishti pėr gjithė mundimet njerėzore, i vishte nofkėn e “pesimistit” atij, qė kishte mall pėr njė jetė tė gėzuar e tė lumtur, pėr njė rini tė qeshur. E ē’tė bėnte poeti? Tė qeshte, si Palacuya, “ndėrsa zemra t’i pėlciste nga hidhėrimi”?! Sidoqoftė me besimin nė idealet demokratike humanitare Migjeni shpresonte se do tė vinin zgjimet e do tė agonte njė botė e re, mė e mirė.
    Shteti totalitar e pranonte Migjenin si poet tė tij zyrtar; por nė kėtė rast regjimi bėnte njė lojė tė pandershme me poetin me shpirt tė brishtė e tejet tė pastėr. Poetin e pranonin nė kėtė rol, por me kusht qė tė vihej nė shėrbim tė regjimit, qė tė identifikohej ideali i tij me atė tė regjimit, madje qė tė kish profetizuar te “Komandanti” “Mesinė” e ardhshėm shpėtimtar. Kėtė kuptim i jepte kritika partiake poezisė “Tė lindet njeriu”; por sa larg qėndronte “Komandanti” nga “Njeriu pa yll nė ballė” i Migjenit. Sa herė qė “Komandanti” nga majat e piramidės sė kultit tė tij e ndjente tė gjallė lavdinė e merituar tė Naimit, Samiut, I.Qemalit, Gj. Fishtės, F. Nolit, Migjenit etj lėshonte anathema kundėr “kultit” tė artistėve, qė “janė tė kėtillė e t’atillė...”. “Komandanti” i parapėlqente rrugėt e historisė tė zbrazėta, pa personalitete e individualitete tė shquara, duke dashur tė shtrinte mbi kėto hapėsira vetėm hijen e kultit tė tij. Prandaj ideali i poetit nuk mund tė identifikohet me asnjė regjim shtypės dhe ai nuk mund tė ishte “poet zyrtar” i ndonjė regjimi. Migjeni punonte pėr njė kohė tjetėr – tė lirė, tė lulėzuar, humanitare. Ai ka qenė apostulli i kohės sonė, shenjtor i demokracisė. Ai e priste me padurim kėtė kohė...
    Kritika vulgare ėshtė pėrpjekur herė pas here ta futė Migjenin nė shtratin e Prokustit. Pėr kėtė qėllim ajo edhe ka spekulluar me qėndrimin e Migjenit ndaj Nices, duke e shndėruar nė njė lloj “klecke biografike”, gati nė simpati kolaboracioniste pėr nazistėt. Eshtė e vėrtetė se nė vitet 30 kishte forca qė kėrkonin ta tėrhiqnin inteligjencėn shqiptare nė aventurėn fashiste. Pati edhe viktima tė kėsaj gracke. Por Migjeni gjithsesi iu kundėrqėndroi nė mėnyrė tė papajtueshme miteve tė ideologjisė fashiste. Nė vjershėn “Trajtat e Mbinjeriut” (sa spekullime janė bėrė me kėtė vjershė!”) Migjeni zbulonte rrezikun e kėtyre miteve, qė dukeshin si “njė vegim shpresėdhėnės”, si “njė rreze e diellit mė ngroh zemrėn ngrimė tė kėsaj bote tė varfėn”. Ndoshta ka me ardhun... Ndoshta ka me zbardhun... Njė agim i pritun, ditė e parathanum”. Por kjo shpresė ishte e kotė, sepse pėr poetin miti i mbinjeriut ishte tmerrues: “N’ardhmeni tė trashėgueme Mbinjeriu vrehet/ Ndėrgjegje pa dyshim,/ Ndėrgjegje pa trillim/ Me njė grusht graniti qė kurr nuk do tė thehet”. Sipas poetit, ky mit nuk mund tė ėmbėlsonte botėn, sepse mbinjeriu qėndron si njė pėrbindėsh i pashpirt, ashtu si fytyra tmerruese e ēdo diktatori: “Njė sfinds i mashnueshėm Mbinjeriu i ardhshėm/ Pa zemėr, pa ndjenja,/ Syt e ti rrufena/ Qarkullojnė rreth rruzullit tue synue vranshėm” e sjellin me vete” gjurma luftimi, shenja hidhnimi”.
    I dashur Milosh! A e ka pas ditur se pėr kėtė portretizim diktatorėsh, tiranėsh tė conin nė Mat’hausen, nė Gulag, tė dėnonin pėr “agjitasion e propagandė”?
    Eshtė pėrpjekur ndonjė ta quaj “Migjenin “revolucionar”. Shumėkush me kėtė kuptonte njeriun e dhunės. Por a ka qenė i tillė me tė vėrtetė? Si natyrė njerėzore e brishtė dhe poet ai nuk mund tė ishte i tillė; kjo gjė, sigurisht, s’e pat penguar tė ishte kundėrshtar i padrejtėsive socviale, tė vepronte aktivisht me armėn e preferuar e tė plotfuqishme, me artin e tij; tė vepronte kundėr regresit; por “revolucionar” qė adhuron dhunėn, ai nuk ishte. Me kėtė nuk e fyejmė Migjenin. Duke e cliruar nga temjanet e ideologjisė staliniste duhet tė mėsohemi tė kuptojmė se njeriu mund tė jetė shumė i mirė edhe pa qenė “revolucionar” i kėtij tipi. Nuk bėn tė pranosh se si qė shfaq mendimin artistik:”O si nuk kam nji grusht tė fortė/ T’i bi mu nė zemėr malit qė s’bzan!”, medoemos beson se dhuna e revolucioni janė mjetet universale tė zgjidhjes sė problemeve sociale. Dufet e mllefet e tij tė brendshme Migjeni i transformonte nė vargje poetike qė jetojnė pėrjetėsish, pėrtej “pėrmbysjeve e kthesave revolucionare”. Ai kishte frikė nga pėrmbysjet e kataklizmat sociale dhe parapėlqente evoluimin, qė ka si forcė tė tij motore mė tė fuqishme pėrsosjen shpirtėrore e intelektuale tė njeriut. Ai kishte frikė nga “pėrmbysjet radikale sociale” sepse e dinte qė ato mund tė dalin jashtė kontrollit tė arsyes sė njeriut dhe mund tė kthehen kundėr tij. Qėllimet, sipas poetit, ngatėrrohen, armiku nuk pėrcaktohet qartė, mjetet s’janė gjithnjė tė pastra si qėllimet dhe prandaj mund tė pėrfundojnė nė njė “hap ekstravagand”, madje nė njė vetėvrasje tė njerėzimit: “Njerzia kundėr njerzisė,- ironizon poeti.- Domethėnė luftė me vetveten, me njė fjalė tjetėr:Revolucion! Kėshtu ia filloi epopeja njerėzore. Sikur Hamleti nė orė tė fundit, q’ashtu njerėzia pushoi tė lozi rolin mashtrues dhe u vue nė veprim pėr tė pas pėrfundime ma konkrete”. Por poeti ka frikė nga kėto veprime, sepse, sipas tij, me to njerėzimi “ia luan lojėn vedit”.
    Vepra letrare e Migjenit ėshtė njė pikėnyje referimi, qė zbulon momente kyce tė historisė sė letėrsisė shqipe. Nė vitet 30 nė botėn shqiptare Migjeni i dha letėrsisė atė peshė shoqėrore e estetike, qė pati gjatė Rilindjes Kombėtare verbi poetik i Naimit e i De Radės, i Fishtės e i Cajupit e mė vonė i F. Nolit e L. Poradecit. Migjeni lidhet me ta jo vetėm si majė midis majash, por edhe nga qė ripėrtėriu me mesazhe tė reja idealin estetik rilindas tė clirimit shoqėror e kombėtar.
    Vepra e tij letrare ishte njė pranverė e madhe shpirtėrore nė njė stinė tė thatė amullie shoqėrore. Nė kėtė stinė Migjeni u bė shkrimtari mė modern midis gjithė shkrimtarėve tė viteve 30. Ai ishte modern, sė pari, sepse si askush tjetėr zhvilloi frymėn kritiko-sociale, qė e shquante letėrsinė botėrore tė shekullit 20. Vepra e tij letrare ishte shfaqja mė e rėndėsishme e realizmit social, qė dallohej pėr frymėn cmistifiuese, cmitizuese. Ndryshe nga pėrfytyrimet idilike tė shkrimtarėve anakronikė, Migjeni zbuloi mjerimin si atribut thelbėsor tė jetės, tė realitetit shqiptar tė viteve 30. Nė veprėn e tij mjerimi damkoset si njollė e turpėshme nė ballin e shoqėrisė, tė historisė, tė shekujve. Nė truallin arbėror, sipas poetti, nuk ka vend pėr zana, orė e shtojzavalle, sepse tė tjera qenie hedhin vallen e mjerimit. Migjeni nuk e idealizonte historinė, por e poetizonte. Atė si poet nuk e tėrhiqnin ngjarjet historike tė rastit e konkrete, por kuptimi e pėrvoja globale e tyre. Kjo gjė i jep dorė tė shihte gjithė dimensionet e historisė, dramat e saj tronditėse, dukuritė e saj tragjike e tė madhėrishme, tė shėmtuara e heroike. Pėrjetimi i pėrmasave universale tė historisė e ndihmon ta konceptojė atė jo vetėm poetikisht, por edhe thellė, duke njohur gjithė rrymat e nėndheshme, gjithė rrjedhat e ngatėrruara e kontradiktore, gjithė vrullet e fashitjet e saj. Prej saj ai kėrkonte tė nxirrte mėsime pėr tė ardhmen e kombit, sepse kishte frikė:”Apo ndoshta shekujt me ne prap’ po tallen”. S’duhet tė humbasim mė, sic kemi humbur gjatė shekujve- ja cili ishte pėrfundimi i tij:”S’duhet me humbė/ nė lojė/ duem ngadhnjim, ngadhnjim ndėrgjegje dhe mendimi tė lirė!/ S’duem pėr hir/ tė kalbsinave tė vjetra, qė kėrkojnė “shenjtnim”/ tė zhytemi prap’ nė pellgun e mjerimit/ qė tė vajtojmė prap, kangėn e trishtimit/ kangėn monotone, pa shpirt tė skllavnis- / tė jem njė thumb i ngulun ndėr trutė e njerėzisė”.
    Sė dyti, Migjenin e quajmė poetin mė modern tė viteve 30, sepse parandjeu intuitivisht prirjet e reja tė letėrsisė botėrore bashkėkohore, duke vėnė nė qendėr tė saj problemin e tjetėrsimit. Migjenin nuk e kėnaqnin mė iluzionet iluministe e racionaliste mbi “mbretėrinė” e arsyet e tė harmonisė universale. Duke u kėrkuar gjėrave rrėnjėt dhe proceset zanafillėn, Migjenit iu shpalos realiteti i mbushur plot me kontradikta e forca armiqėsore, me situata paradoksale e absurde. Ai zbulon se lėvizja e jetės njerėzore nuk drejtohet e komandohet vetėm nga forca e arėsyes, por merr impulse e goditje tė nėndheshme edhe nga forca irracionale. Historia ėshtė pėr poetin arena, ku ndeshen e pėrleshen forcat e sė mirės e tė sė keqes, forcat krijuese me ato shkatėrruese. Nė tė vepron pjesa “mė e mirė e njeriut” arsyeja, por vepron edhe “atavizmi stėrgjyshor dhe instikti i njė organizmi tė egėr”, vepron “Njeriu – Sokrat”, por edhe “Njeriu-Derr”, vepron Hamleti, por edhe Don Kishoti (novelat “Ose... Ose...”, “Vdekja e trumcakut”. Ky kryqėzim forcash e shtyn njerėzimin jo vetėm drejt krijimit, pro edhe drejt shkatėrrimit. Pėr Migjenin, rruga e njerėzimit s’ėshtė drejtvizore, por e mbsuhur me “valle tė rrezishme”, ku ėshtė shumė e vėshtirė tė dallosh shkaqet nga pasojat, fajtorėt nga viktimat, aktorėt nga autorėt e spektatorėt. Prandaj, ndryshe nga dėshirat, nga synimet e vetėdijshme, nga vullneti i njerėzve, nė jetė shpėrthejnė pasoja tė papritura, tė paparashikuara, tė padėshiruara. Ky proces tjetėrsimi, sipas Migjenit, s’le jashtė veprimit tė tij asnjė sferė tė jetės individuale e shoqėrore. Nė tregimin “tė korrurat” Migjeni (si nė metamorfozat e mrekullueshme tė pėrrallave) e zbulon kėtė dialektikė tė tjetėrsimit si ligjėsori universale tė jetės e tė botės: Fshatarėt, qė shkojnė tė korrin, ēuditen se, nė vend tė grurit, nė arat kanė mbirė topa. “Ē’asht kjo? Na ket farė s’e kemi mbjellė... E pra, e thanum asht:”Cfarė fare do tė mbjellish, tė tillė od tė korrish”. Ne kemi mbjellė farė gruri ndėrsa kėtu na kanė mbirė topa hekuri!”.
    Bota, jeta e ndėrtuar sėprapthi, sipas Migjenit, jep edhe njė ndėrgjegje sė prapthi domethėnė tė tjetėrsuar. Ai kishte parasysh gjithė mitologjemat e vjetra e tė reja, qė shtrembėrojnė tablonė e jetės reale dhe e pengojnė njeriun t’i afrohet sė vėrtetės. Ai e quante njė detyrė fisnike tė artit realist t’u cirrte masakt “gogolėve qė lind errėsira”, t’i cmistifikonte mitologjemat politike e sociale, morale e estetike, kėto “bombarodame” (sipas shprehjes sė tij), “lutje tė parfumosura” dhe t’u hapte sytė njerėzve, t’u ndriconte mendjet, t’i shpėtonte nga “trutė e smundė”. Duke e bėrė vatėr tė hulumtimit tė tij artistik tjetėrsimin, Migjeni arrin tė zbulojė shumė “tė fshehta” pėr jetėn e ekzistencėn njerėzore qė i patėn shpėtuar syrit tė shkrimtarėve pararendės.
    Sė treti, Migjeni ishte shkrimtari mė modern i viteve 30, sepse, ai si asnjė tjetėr, gjithė lėndėn jetėsore qė pėrdori ia nėnshtroi njė kėndi me tė vėrtetė tė ri shikimi, atij ekzistencial. Fati i njeriut nė botė, lumtėria e fatkeqėsia e tij – kjo ishte tema zotėruese nė krijimtarinė e Migjenit. Larg cdo dogmatizmi e sentimentalizmi, Migjeni nuk e shihte njeriun as si qenie me pėrsosmėri ideale, hyjnore, por as si zvarranik; njeriu duhet tė merret sic ėshtė nė vetvete dhe nė rrethanat shoqėrore; po kėshtu edhe jeta e tij duhet tė merret sic ėshtė.
    Brenda dy skajeve tė ekzistencės: lindjes e vdekjes, sipas poetit, jetėn, ekzistencėn njerėzore e mbushin pėrjetime nga mė tė larmishmet: tė ėmbla e tė hidhta, tė vetėdijshme dhe spontane, racionale e instiktive, e mbushin tundimet e Parajsės dhe tė Skėterrės. Duke arsyetuar pėr thelbin e njeriut e tė ekzistencės njerėzore, Migjeni nuk don tė jetė as i cekėt, as qaraman; ai tė mėson ta marrėsh jetėn me seriozitet, sepse ajo na tėrheq me bukuritė e tė mirat e saj, sepse na jepet njė herė e duhet ta gėzojmė, por edhe njėkohėsisht ėshtė e ashpėr, tinzare dhe dinake. Jeta, sipas poetit, ėshtė e vėshtirė, sepse njeriu “lind nė thėrrime tė vogla tė lotit, e prej andej niset nė udhė tė fatit tė vet me shpresė nė ngadhnjime tė vogėl, pėrshkon tė gjitha viset kah rrugėt janė tė shtrueme me ferra, rreth tė cilave shifen vorret me lotė e tė marrėt qė zgėrdhihen”.
    Nė jetė ka faktorė qė i kundėrqėndrojnė njeriut e qė mund ta bėjnė pesimist. Ja si e shikon njėrėn anė tė botės poeti:”... Kjo botė mbarė/ndėr gji tė Univerzumit asht njė varrė/ ku qenia e dėnueshme shkrahet rreshan/ me vullnet tė ndrydhun nė grusht tė njė vigani...” Nė novelėn “Tragjedi apo komedi” Migjeni e thellon kėtė motiv ekzistencial:”Gjini njerėzor asht njė kitare e gjallė, mbi tė cilėn Shenjti e Katili pėrftojnė melodina tragjike apo komike... Njė melodi tė hidhėt, si ėshtė e hidhėt bota jonė (Dheu) nė majėn e gjuhės sė kozmosit”. Qė kėtej Migjeni arėsyeton sikur t’i kishte pas njohur predikimet e mendimtarė ekzistencialistė tė pas Luftės sė dytė botėrore, filozofinė e absurditetit tė ekzistencės njerėzore. Nė novelėn “Vetvrasja e trumcakut” poeti mediton: Drita e mendjes mund tė shėrbejė pėr tė zbuluar njė botė tė bukur, por trumcaku i Migjenit ka lindur dhe e gjen veten tė braktisur nė njė botė absurde, armiqėsore, ku zotėrojnė forcat shtazarake, fillesa derriane. Si dhe pse gjindet trumcaku nė kėtė botė tė pakuptim, “nė kėtė pikė kozmike”, kjo s’dihet. Sipas Migjenit, s’mjafton intelekti qė trumcaku tė bėhet i lumtur (se ai “pak kuj i solli qetėsi dhe tė mirė”); me ndihmėn e tij mund tė zbulosh anėt absurde tė botės dhe janė pikėrisht kėto qė e detyrojnė intelektin tė bėjė “kapėrcime logjike”: “Ē’ka janė kėto kapėrcime logjike”:- ka me bėrtitė ndokush.- Po, lexues i dashtun e jo i cekėt. Po! A pak po kemi kapėrcime logjike, morale dhe dogmatike nė botėn tonė reale? Pse mė zemėrohe dhe po don me mė gjyku pėr disa kapėrcime logjike askuj damsjellėse?...” Forca tjetėrsuese e jetės e vė njeriun pėrballė shumė dilemash: Tė distancohet prej saj, duke e soditur apo tė marrė pjesė nė lojėn absurde? Tė lozė rolin e Hamletit (tė humanistit qė paralizohet nga mėdyshja e s’vepron) apo rolin e Don Kishotit, duke hedhur vallen e aventurave tė tij tė pafundme, por sic shprehet Migjeni, tė domosdoshme?
    Pėrmes meditimeve ekzistenciale poeti arrin nė pėrfundimin se shoqėria ėshtė ngujuar nė njė krizė shumė tė rėndė dhe njeriu nė kėrkim tė rrugėdaljes nuk di c’tė bėjė e zvarritet nėpėr tragjedi komedinė e ekzistencės sė vet. Prandaj vetėm vetėdija e vėshtirėsive tė jetės mund ta aftėsoja atė t’i pėrballojė, duke mbetur nė kėrkim tė pėrhershėm tė rrugėdaljes. Sado e largėt ėshtė koha, pėr tė cilėn bėn fjalė Migjeni, meditimet e tij tė mėsipėrme ekzistenciale duken aktuale, duken sikur pėrftohen nga vėshtirėsitė e sotme, nga kriza, qė po pėrcjell procesin e demokratizimit tė vendit. Meditimet ekzistenciale tė Migjenit, mund tė tė pėlqejnė, mund edhe tė mos tė tė pėlqejnė, por s’mund t’u mohohet atyre thellėsia filozofike dhe pėrmbajtja humanitare. Migjeni ka besim se nėpėr rrugėt e ngatėrruara tė historisė njeriu gjen, ndonėse me vėshtirėsi, me sakrifica e mundime shtigjet pė rtė shkuar pėrpara, pėr t’u ngritur mė lart. “Ka ardh nji kohė/- shkruante poeti nė poezinė – testament “Parathėnia e parathėnieve”- nė tė cilėn njerzit po kuptohen fare mirė pėr me ndėrtue kullėn e Babilonit,- / Dhe nė majė tė kullės, nė majė tė majės sė fronit/ ka me hypė njeriu dhe ka me thirrė/- Perėndi! Ku je?”
    Kėto vargje sentencė kanė shprehur fuqishėm kredon e mesazhit humanitar qė bartnin me vete gjithė meditimet ekzistenciale tė Migjenit.
    Mė nė fund, Migjeni ishte letrari mė modern i viteve 30 edhe pėr faktin se pėrmbajtjen e re estetike qė solli nė art e sendėrtoi me njė gjuhė tė re artistike, me njė ekspresivitet tė panjohur mė parė nė letėrsinė tonė. Ai e cliroi letėrsinė nga kanunet klasiciziante tė ngurtėsuara, nga prosodia arkaike shkollaeske dhe i celi rrugėn estetikės sė “vargut tė lirė”. Synimi pėr tė shprehur me ekspresivitet artistik nyjet e fshehta e tė ndėrlikuara tė jetės njerėzore, e shtyu tė pėrdorė njė tipologji figurative tė pasur me grotesk, metafora, hiperbola, parabola etj. Nė njė mėnyrė tė re (duke sjellė njė material tė freskėt) e pėrdor Migjeni edhe figuracionin mitologjik tradicional, tė cilin ia nėnshtron lėndės konkrete jetėsore. Ai e zgjeronte ngarkesėn semantike tė figuracionit mitologjik pa e zhveshur nga universaliteti i tij, pa e barazuar me domethėnien e pėrvecme tė fakteve tė realitetit bashkėkohor. Nė frymėn e realizmit Migjeni nuk e vė figuracionin mitologjik tė punojė pėr njė paraqitje natyraliste, por pėr tė rritur dendėsinė e informacionit e tė mesazheve artistike, tė pėrgjithėsimeve dhe tė forcės emocionalo-ekspersive. Duke sjellė nė letėrsi njė pėrmbajtje tė pasur filozofike, ai pėrdori forma dhe zhanre tė reja, sic ishin novelėzat e vogla, kuptimi themelor estetik i tė cilave nuk qėndronte nė fabulėn dhe subjektin anekdotik rrėfyes, por kryesisht nė meditimet e thella filozofike dhe nė njė ngarkesė tė vecantė ironiko-satirike. Mjetet e reja tė ekspresivitetit artistik qė pėrdori Migjeni dhe ideali demokratik humanitar qė e frymėzonte e integrojnė nė thesaret e letėrsisė botėrore moderne tė shekullit 20.
    Tek Migjeni kthehemi e do tė kthehemi vazhdimisht, jo vetėm pėr tė kremtuar e pėr tė bėrė homazhe nė jubiletė e lindjes e tė vdekjes sė tij, jo vetėm sepse nga vepra e tij letrare lėvrijnė tė gjalla nė dejet e letėrsisė sonė bashkėkohore lėngjet pėrtėritese tė blerimit migjenian, por edhe sepse vepra e tij ėsahtė nxitje e pėrhershme pėr pasurimin e jetės shpirtėrore e intelektuale dhe tė kulturės sė kombit tonė, pėr pėrparimin e tij nė rrugėn e demokracisė.

Tema tė Ngjashme

  1. Dita e Shėn Nikolla - 6 dhjetor
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 12-12-2023, 15:16
  2. Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)
    Nga ILovePejaa nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2011, 08:19
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •