Pjetėr Ndoc Daragjati
Pionier i tregtisė Italo-Shqiptare




nga Willy Kamsi *


Kur flasim pėr Shkodėr duhet tė kemi gjithmonė parasysh e tė kujtojmė ata qė i dhanė ndriēim, pasunķ e kulturė ndėr shekuj. E prej kėtyne rrjedh edhe nami qė mori Shkodra nė Lindje e Prendim. Kur flitet pėr Shqipnķ, tė gjithė ata tė huej qė kanė pasė tė pėrpjekun me shqiptarė, nė ēdo kohė e nė ēdo vend, kanė kujtue vetėm e vetėm Shkodrėn. Dhe Shkodra njihej pėr nji veēantķ tė saj, mbasi ishte nji qytet i cili, pėr hir tė qytetarėve tė vet, tė gjallnisė sė tyne nė tė gjitha fushat, pėr hir edhe tė ruejtjes sė traditave mā tė mira tė popullit tonė, tė mikpritjes e tė zemėrgjanėsisė nė marrėdhanie me kedo, kishte krijue, nė tė gjithė ata qė kanė pasė punė, ose qė kanė jetue aty njifarė kohe, nji dashunķ e nji nostalgjķ tė thellė kur largoheshin prej saj.

E prį, Shkodra nuk kishte mā ato monumente tė pėrmenduna, plot art, historķ e kujtime sikurse ato qė zbukurojnė qytetet e Europės, sepse i kishte shkatrrue me kohė pushtuesi aziatik. Por kishte diēka tjetėr, kishte njerėzit qė kanė qenė e, ndoshta, janė edhe sot pasunia e saj mā e madhe. Nji ndėr ta, ndėr sa e sa tė tjerė, dhe nuk janė pak, qė e banė tė pėrmendun Shkodrėn, āsht edhe Pjetėr Ndoc Daragjati.

Leu nė Shkodėr me 1870 vdiq nė Bari (Italķ) me 1947.

Nė fėmijėnķ pat ndjekė shkollėn e Kushė Mices dhe mā vonė kulturėn e vet ekonomike-financiare e rriti tue mbėrrijtė tė zinte nji vend me randėsķ nė shoqninė e kohės.

I ati, Ndoc Daragjati, nė kohėn e Lidhjes sė Prizrendit, ka qenė spedicioner nė Shėn-Gjin. Me t' vėllįn, Palokėn, āsht marrė me tregtķ edhe mā pėrpara. Thohet se nė vjetin 1865, rreshperėt shkodranė Daragjati, Bjanki e Muzhani, blenė nga Lloydi Austriak nji avullore 84 tonėsh, qė u pėrdor pėr nji kohė tė shkurtė nė vijėn e lundrimit Obot-Trieshtė dhe anasjelltas.1) Por edhe mā vonė, bashkė me vėllazėn, bani pėrpjekje pėr ngritjen e nji flote detare, nė fillim mjaft modeste, por me synim qė ta ritte, pėr me pėrballue kėrkesat e nji tregtie me brigjet e detit Mesdhé. Kjo pėrbahej prej dż anieve, prej tė cilave njena me motor e dż tė tjerat me vela, tė emėrtueme "Daragjati 1", "Daragjati 2" e "Daragjati 3", qė, deri nė vitet '20 tė shekullit tė kaluem, rrahėn udhėt detare tė Adriatikut e tė pellgut lindor tė Mesdheut.

Mbas vdekjes sė t'et, punon nė Pazar, ku kishte dugajė e magaze. Nė dż rasa i pat rį zjarmi, tue e damtue randė edhe aktivitetin tregtar. Kurse me 12 tetuer 1914 i qe vjedhė dugaja nė Pazar.2) Pėrballon kėshtu jetesėn, tue i pasė mbetė mbi shpatulla gjithė familja e pėrbamun prej nanės dhe gjashtė vėllazėnve mā tė vogjėl. Kėta ishin: Gaspri, Nushi, Ndreka (Shaptuku), Kola, Gjovalini,3) Zefi, Lazri (Cuku).4) Kola, qysh me tė gjallė t'et kishte shkue nė Brescia (Italķ) pėr me ndjekė studimet e me u bā frat franēeskan. Si frat mori emnin Filip e u quejt Įt Filip Daragjati. Nė moshė endč tė ré, kur ishte rreth 24 vjeē, tue qenė i ftohun, del prej Kuvendit pėr me krye misionin e vet fetar dhe me i krye shartet njźnit qė ishte tue vdekė, i randohet sėmundja, tue kalue nė bronko-pneumonķ, dhe vdes po nė Brescia me 13 maj 1898. Pėr tź thohet se ka lanė shkrime laike, kur ishte rregulltar, ende student i vjetit tė katėrt tė Teologjisė, shkrime tė cilat ruhen pranė Franēeskanėve tė atij qyteti. Vlen tė shėnohet se qe cilėsue «magnae spei juvenis».5)

Me 1897, tashmā pa babė, Pjetri 27 vjeēar, martohet me Ninen (1870-1947) tė bijėn e Gaspėr Shirokės, e nji familjeje sė njohun e atdhetare shkodrane, familje nga e cila ishin poeti e atdhetari Filip Shiroka, Marie (Taqja) Shiroka-Ēoba, drejtuese e Shoqnisė sė Grave nė Shkodėr e botuese e revistės «Grueja Shqyptare», e cila ndihmoi gjallėnisht Luftėn e Koplikut me 1920, Gjon Shiroka, gazetar, qė vdiq pėr hir tė profesionit tė vet, i vramė mizorisht me 1914 si dhe mjeku i njohun Dr. Frederik Shiroka.

Kemi thanė se nė moshė tė ré i rį mbi shpatulla familja. Kur u martue, mā i vogli ndėr vėllazėn posa kishte mbushė tė 9 vjetėt. Pėrpjekja e tij e parė, gjā qė difton urti e pjekunķ tė madhe, ka qenė t'i dėrgonte vėllaznit pėr me vijue shkollėn. Kėta mā vonė do tė baheshin bashkėpuntorėt e tij nė krejt veprimtarinė tregtare qė do tė zhvillonte mā vonė, deri kur secili, mā nė fund, si ishte e natyrshme, do tė ndiqte rrugėn e vet. Gaspri, qė dinte turqisht, mbante lidhjet pėr furnizimin me drithė tė ushtrisė nė Shkodėr. Gjovalini, i cili kishte studiue nė Shkollėn tregtare italjane nė Shkodėr, mbante kontabilitetin, kurse nė vitet '40 tė shekullit tė kaluem ka pasė nji agjencķ transporti qė vepronte deri nė Kosovė. Ndėrsa Ndreka tregtonte me Kosovė dhe ishte bā i njohun nė ato treva.

Gjatė qendrimit nė Shkodėr zhvilloi veprimtarķ shoqnore dhe qe nji ndėr pėrfaqėsuesit e zgjedhun tė parisė katolike shkodrane nė Komisionin pranė Kėshillit tė qytetit, tue mprojtė njiheri interesat e kėsaj bashkėsie, ashtu si edhe tė Shkodrės nė tanėsī, pėr tė gjitha problemet qė lindshin nė mbarėshtimin e saj. Me ketė funksion nėnshkruen sullet e vjetit 1910.6)

Duket se me kėtź cilėsķ dhe me peshėn qė kishte nė administrimin e punėve tė vendit, si dhe, nė vijim tė pėrpjekjeve pėr nji zhvillim tė vrullshėm tė ekonomisė, tue u frymėzue edhe nga pėrparimet e vendeve tė tjera ballkanike nė ketė lamė, ka si synim tė parė, kthimin e tregtisė nga mbrendia e Ballkanit e t'Europės Qendrore nė drejtim tė Shkodrės dhe anasjelltas, e ndėrtimin e hekurudhės Shėn-Gjin - Shkodėr - Shkup - Monastir. Kėshtu qė, me 1908, merr pjesė nė delegacionin e qytetit tė Shkodrės, qė shkon nė Stamboll pėr me kėrkue ndėrtimin e kėsaj hekurudhe.7) Por, si ndodhte zakonisht nė ato kohna, udhėtimi i kėtij delegacioni nuk solli gjā pozitive, sepse elementė fanatikė shkodranė e kundėrshtuen deri nė Stamboll ndėrtimin e saj, nga friga qė kishin prej depėrtimit tė qytetnimit Perėndimor. Po t'u bante ajo hekurudhė do tė kishte pasė dobķ qyteti i Shkodrės dhe tregtija e tij, si dhe krejt Shqipnia e Veriut sė bashku me Kosovėn. Gabriel Louis-Jaray thekson randėsinė e Shkodrės si qyteti mā i madh i Ballkanit nė brigjet e Adriatikut, dikur i lulzuem, vend transiti tregtar. Nė tregun e Shkodrės pėrshkoheshin mallnat e Prendimit, nė pritje tė dėrgimit nė mbrendķ tė Ballkanit, nė drejtim tė Shkupit, Sofjes e Beogradit. Prodhimet e pellgut tė Mesdheut nėpėr Buenė, n'atė kohė e lundrueshme, pėrcilleshin nė krejt perandorinė turke.8) Kėshtu qė, edhe sot, jo mā pėr arsye fetare, si ishte ēėshtja e ndėrtimit tė hekurudhės, por kryesisht politike, nė funksion antishkodran, synohet me e ndėrtue rrugėn automobilistike drejt Kukėsit e nė Kosovė, jo mā nga Shėn-Gjini, por nga Durrėsi, ndėrsa flitet, ndoshta, edhe nga Vlona, si shpėrblim kesaj tė fundit pėr grushtin e shtetit tė vjetit 1997.

Shpallja e Hyrjetit pat ngjallė shpresa tė mėdhį nė rrethet atdhetare shqiptare, dhe u ngritėn klube, u botuen gazeta dhe u hapėn edhe shkolla shqipe. Kjo bani qė edhe nė Shkodėr tė ngrihej nji klub. Nė ketė kohė (1908), si shkruen gazeta "Lirija" e Selanikut (4 vjesht' e dytė 1908) «Mė tepėr se tridhetė Shqipėtarė tė Shkodrės erdhė nė Selanik nė krye tė vjeshtės' sė parė. Midis kėtyre burrave ishin Riza beu, Shaqir beu, Myftiu i Draēit, zotėrinjtė Luigji Gurakuqi, Daragjati, Ēėrba (recte: Ēoba), Pistulli dhe shumė bajraktarė.9)

Shkodranėt u-pritnė fort mirė nė Selanik dhe pasdaj vanė disa ditė nė Manastir ku mbenė fort shumė tė kėnaqurė nga klub' i Shqipėtarėvet.

Kėta zotėrinj panė gjithė tė mirat e Lirisė dhe tė konstitucionit dhe dhanė fjalė qė do tė pėrpiqenė pėr tė sjellė nė Shkodrė bashkim, urtėsķ dhe vėllazėri duke punuarė dhe pėr pėrparim tė gjuhėsė shqip » (nėnvizim i imi - W.K.).

Por tė gjitha kėto qellime tė mira shkuen bosh nga qėndrimi anmiqsor i reaksionit islamik vendas, dhe klubi i Shkodrės qe mbyllė.

U ringjall me 1910 me emnin Klubi " Gjuha shqype ".

N'atė kohė nuk munguen edhe pėrpjekjet pėr me shpifė kundėr atdhetarėve shkodranė, e gazeta " Liri e Shqipėrisė " e Sofjes (me 20 prill 1911) do tė shkruente pėr nji shkodran « i cili guxonka tė shkruajn' e tė flasin kundra atdhetarėve tė ndershėm tė Shkodrės: zotni Pjetėr Daragjatin, Kol Krajėn e Kel Marubbin » dhe e cilėson shpifėsin « kundėrshtar i kombėtaris' sė vet e tradhėtor i poshtėr ».

Vjen vjeti 1912. Prap gazeta "Liri e Shqipėrisė" (14 korrik 1912) njofton se «nėr kėto dit, 25 djelmoēa tė flakt, rokne mauzeret dhe flamurin e Shqypėriis, dhe dolne nėr male pėr me u bashku me trimat e rept Malcor e Mirditas ». Ndėr ta qenė Gjovalin e Zef Daragjati, vėllaznit mā tė vogjel tė Pjetrit. Dalja e tyne nė mal shkaktoi pėr raprezalje arrestimin e vėllaut tė tyne André dhe dėnimin e tij me vdekje, me vjerrje, gjā e pandigjueme ndonjiherė dhe krejt barbare. U desh, simbas zakonit turk, dhania e nji rushfeti tė mirė autoriteteve ushtarake pėr shpėtimin e jetės e pėr lirimin e tij.

Ramja e Shkodrės, e nisun me 1875, kishte shkue tue u thellue. Ato qė kishin ndikue nė ramjen qenė: hapja e grykės sė Danubit, ndėrtimi i hekurudhės sė Rumelisė, pavarėsia e Shteteve tė krishtena, mosmirėmbajtja e udhės sė Drinit, politika e veēimit tė Shqipnisė, apatia e qeverisė turke, lindja e zhvillimi i Tivarit,10) mbushja me lym e Buenės. Tė gjitha kėto arsye rreshtohen prej frengut Louis-Jaray, nė nji broshurė qė pau dritėn nė Francė.11)

Megjithatź, me optimizėm, shprehet edhe kėshtu: « tash nji ēerek shekulli, ka rį prej lulzimit tė saj tė māparshėm, por rilindja e saj ekonomike nuk āsht kurrsesi e pamundun ». Mā poshtė ripohon se: « jeta e saj e ardhshme ka me e lejue qė tė rilindė ketė tė kalueme ».12)

Ky ishte prį edhe qellimi i Pjetėr Daragjatit: Rilindja e Shkodrės.

Por edhe sot, shteti i ashtuquejtun «shqiptar», i cili, po tė ishte me tė vėrtetė i tillė, do ta kishte pėr zemėr zhvillimin e pėrparimin pa dallim tė tė gjitha viseve tė Kombit shqiptar, po ndjek tė njajtėn politikė antikombtare tė 50 vjetėve tė diktaturės komuniste, qė synonte mohimin sistematik tė Shkodrės dhe kthimin e saj nė nji rrenojė fizike e morale.

Edhe nė Komisionin, qė do tė njihej prej Komisionit tė Sundimit tė Konsullatave, me 4 shtatuer 1914, pėr palėn katolike, qe zgjedhė Pjetėr Daragjati, bashkė me Filip Ēobėn e Ndoc Pistullin, kurse pėr palėn myslimane qenė Elez Muka, Hasan Bekteshi, Isuf Golemi.13)

Por, sidoqoftė, nė ketė detyrė qindroi pak, sepse u largue pėrfundimisht nga Shkodra dhe Shqipnia. Me 10 shtatuer 1914, ndodhi tė kėrcėnohej. Ashtu si i kishte ndodhė mā pėrpara Filip Parrucės, i cili u largue pėrgjithmonė prej Vendit. Shkruen Shuk Gurakuqi nė ditarin e vet se « Nji dorė e mshehtė i ēoj fjalė me leter 3 pasanikėve shkodranė (Daragjatit - Koliqit - Daberdakut) qi t'i ēojshin disaa pare n'Bardhej ».14)

Nji pranķ tė shkurtė nė Shqipnķ e pati me 1919 e nė vitet '30 tė shek. xx.

Nė kohėn e Luftės sė Parė Botnore, tue qenė n'Italķ, qe i internuem nji vjet me gjithė familje nė Kozencė, sepse, tue qenė Shkodra n'atė kohė e pushtueme prej trupave tė Austrķ-Hungarisė, Italia i mbante me nji orientim politik pro-austriak. Disa miq italjanė me autoritet banė qė me gjithė familje ta ndėrronte selinė e internimit nga Kozenca nė Romė. Nė tė njajtėn kohė qenė internue nė Isili (Sardenjė) edhe Gjokė Misloca,15) Filip e Zef Guraziu me familjet e tyne.

Megjithatź, nuk ka qenė i shkėputun nga jeta politike e ambjenteve atdhetare shqiptare nė mergim, nė vitet 1914-1919 e mā vonė, si dhe nga veprimtaria e arbreshėve, ndėr ta Anselm Lorecchio, botues i fletores « La Nazione Albanese », tue e ndihmue, edhe materialisht, nė punėn botuese, nė dobķ tė ēėshtjes kombtare e tė ngritjes sė zanit tė Shqipnisė nė botė.

Provė e lidhjes sė ngushtė me personalitete tė politikės shqiptare āsht nji fotografķ, qė i pėrket viteve 1919-1920, prį mbas Luftės sė Parė Botnore, fotografķ nė tė cilėn kemi emna tė njohun nga tė gjitha krahinat e Shqipnisė e tė ēdo besimi.16)

Kėto dukunķ atdhetare ishin nė nji vijė me ato qė ishin shfaqė qysh nė kohėn e pushtimit turk tė Shqipnisė.

Dallohet edhe pėr interesimin e gjallė qė kishte pėr me u pajisė edhe me nji kulturė tė gjanė. Kulturė qė shtrihej nė shumė drejtime, edhe tė historisė, por sidomos tė librave qė kishin tė bajshin me Shqipnķ. Qysh nė Shkodėr ishte nė tė pėrpjekun me shtypin e pėrditshėm italian, bj.fj. "Corriere della Sera" e Milanit, nga e cila i qe dėrgue qysh me numrin e parė, me 1909, gazeta e pėrmendun pėr fėmijė, "Il Corriere dei Piccoli". Po ashtu kishte edhe libra me pėrmbajtje tė ndryshme, kryesisht historike. Ketė bibliotekė e pat lanė nė shtėpinė e Shkodrės. Nė bibliotekėn qė krijoi rishtas nė Romė, tė pasun me botime tė rralla, qė i ndiqte e i blente nga bukinistė tė specializuem tė qytetit tė Romės, ka pasė, ndėr tė tjera, edhe veprėn e plotė tė historianit tė madh gjerman Ferdinand Gregorovius kushtue Historisė sė qytetit tė Romės nė Mesjetė (1859-1872). Po ashtu nė vjetėt e māvonshme do t'interesohej e tė blente librin e gjermanit G. Veith, Fushata e Durrėsit nė mes Cezarit e Pompeut.17)

Formimi i nji personaliteti si Pjetėr Daragjati, inteligjenca, aftėsitė e shqueme nė fushėn e tregtisė, tė ekonomisė e tė financės banė qė nė pėrgjithėsķ tė kishte plane pėr nji zhvillim modern dhe europian tė vendit, ekonomik e politik. Nė mėnyrė tė posaēme e pat dallue kėrkimi i sė resė nė jetėn ekonomike tė vendit, me nji zhvillim tė gjithmbarshėm tė industrisė e tė tregtisė. Gjatė kohės sė qendrimit nė kryeqytetin e Italisė, nuk kanė qenė tė rralla rasat kur personalitete t'ekonomisė e tė financės italiane tė konsultoheshin me tź, e t'i kėrkojshin nji mendim tė pjekun pėr problemet e ndryshme, qė u lindshin gjatė veprimtarisė sė tyne.

Pėrpjekjet e tija pėr krijimin e nji banke me kapitale kombtare, tue u pėshtetė nė depozitat e tregtarėve, fillimisht shkodranė, dėshtuen nga qendrimi antagonist i disa prej tyne, tė dalun sidomos nga ambjente shkodrane tė njohuna pėr qendrimin e tyne tradicional prapanik, qė nuk e shihshin me sy tė mirė nji nismė tė tillė.

Veprimtaria e tij tregtare u shtrī deri nė Kosovė, sa qė nė vjetėt e fundit tė Perandorisė Osmane u pėrpoq, nė bashkėpunim me tregtarė gjakovarė tė rivendoste lidhjet e Shkodrės me Kosovėn, pėr tregtimin e drithnave, qė po damtohej nga prirja qė kishte marrė tregtia me hapjen e rrugės sė Selanikut, mbas ndėrtimit tė hekurudhės.

Nė ketė ndėrmarrje ishin tė interesuem nji tregtar i madh gjakovar, Shaqir Ispaj e, nga Shkodra, vetė Pjetėr Daragjati. Mendimi i tyne ishte pėr formimin e nji shoqnie, me aksione tė tregtarėve tė tė dż qyteteve, pėr me krye punimet qė do tė pėrqendroheshin nė dż drejtime: me bā tė lundrueshėm Drinin deri nė Spaē dhe me dragė me thellue Buenėn. Si e thekson Gabriel Louis-Jaray, Buena ishte e mbushun me ranė e Drini i palundrueshėm pėr arsye tė nji katarakte 7 metrash te brryli i lumit pėrmbi Spaē. Si shpreheshin gjakovarėt, po tė rregullohej rrjedha nė ketė vend, punė sidoqoftė e vėshtirė, ishte mundėsia me u ngjitė me anije deri nė Spaē dhe me u vijue rruga tue ndjekė shtegun ekzistues i cili mā vonė do t'u shndrronte nė rrugė tė rregullt. Louis-Jaray e cilėson ketė projekt mendjehollė, megjithė vėshtirėsitė pėr realizimin e tij. « Sidoqoftė, ndonse e lindun parakohe nė disa trū sajuese, idéja āsht mjaft mendjehollė e difton te shqiptarėt nji kujdes pėr nji matarim ekonomik tė vendit tė tyne me forcat e veta dhe nė interesė tė fisit shqiptar ».18)

Ndėrkaq nė Shkodėr, nė lagjen Gjuhadol, krijonte nji punishtė pėr premjen e letrės sė cigareve, e cila mandej mbėshtillej me nji banderolė nė tė cilėn dallohej emni i firmės « Ndoc P. Daragjati », pėr me e mbajtė tė gjallė kujtimin e t'et e pėr me tregue nji vijimsķ tė trashigueme nė tregėtķ. Po ashtu prej s'jashtmi bje nji makinė pėr punimin e gajtanave, qė pėrdoreshin gjanėsisht nė veshjet kombtare si tė burrave ashtu edhe tė grave. Kjo makinė endč sot ruhet te trashigimtarėt e kėsaj familjeje.

Mendimet e tija tė pėrparueme gjejnė shprehje edhe nė qendrimin qė mbante ndaj puntorėt nė punishtat e tija. Nji ndėr to do t'ishte ndėrtimi i banesave pėr puntorėt e punishtės sė letrės sė cigareve, tė gajtanave e tė magazeve tė Pazarit. Kjo, po tė realizohej, do tė kishte qenė nji rasė e rrallė n' Europė dhe e vetmja nė Shqipnķ pėr sigurimin e nji jetese normale e njerzore edhe pėr puntorėt e thjeshtė. Pėr rrethanat qė u krijuen, me largimin e tij nga Shqipnia nė Italķ me 1914, me gjithė familje, mbas rrethimit tė Shkodrės nga malazezėt (nė fund tė Luftės Ballkanike), ky projekt mbeti pa u njimendsue. Āsht e pamohueshme, megjithatź, se nė asnji rasė nuk ka pasė qendrime anmiqsore tė puntorėve kundrejt tij, e nė pėrgjithėsķ ndaj familjen e Daragjatėve, por kurdoherė ka pasė marrėdhanie njerzore e nji mirėkuptim nė mes palėve, dhe, nga ana e puntorėve, shprehje tė mirėnjohjes e tė dashamirėsisė ndaj ketė familje, edhe nė kohėt mā tė vona tė pushtimit komunist.

Largimi nga Shqipnia bani qė, veprimtarinė e vet tregtare ta zhvillonte tashmā nė Italķ, tue e shtrī nė vende tė ndryshme t'Europės e t'Amerikės. Nga Brazili, bj. fj. importonte nė limanet e Holandės sasķ tė randėsishme kafje. Dhe gjithēka matej me vagona. As me ton as me kuintalė.

Fundi i Luftės sė Madhe e gjen me nji pasunķ qė kishte zanė tashmā vend. Kėsaj kohe i pėrket blemja, me tė tjerė, e dż anijeve tė flotės luftarake austro-hungare, me qellim shkatrrimin e tyne.19) Por tė gjitha kėto nuk u vijshin pėrshtat disa ambjenteve italiane, qė nuk e shihshin me sy tė mirė qė nji shqiptar tė shquhej, me veprimtarķ e kapitale, nė vendin e tyne. Prandej, kur u vunė tatimet pėr fitimet e kohės sė luftės, ndėr tė parėt qe tatue Pjetėr Daragjati me nji shumė prej 100.000 lirash įr. E kundėrshtueme nė fillim, tue qenė se ishte nėnshtetas i huej, kjo shumė qe rritė nė disa milionė tė cilėt, mbasi qenė pague, sollėn shkatėrrimin ekonomik tė Pjetėr Daragjatit dhe pėrfundimin njiherė e pėrgjithmonė tė ēdo veprimtarie tregtare e ekonomike tė njifarė randėsie. Njikohėsisht anijet, qė gabimisht kishin qenė sjellė nė limane italiane, u sekuestruen tue e rritė edhe mā tej damin ekonomik pėr Pjetėr Daragjatin. Kurse ishtė dashtė tė drejtoheshin nė limanet e nji shteti asnjanės.

Pėr ketė shkruen gazeta ekonomike « Vullneti i Popullit »,20) tue e rimarrė nė tanėsķ ketė ēėshtje e tue e cilėsue: « nji padrejtėsķ bāmun prej Fiskut Italjan mbi nji bashkatdhetar t' onė n' aplikimin e tatimit mbi mbifitime lufte, krjue dhe ky n' Italķ me qellime drejtpeshimi ndaj ata qi kishin luftue, mbi ata qi kishin ndejė nė shpija dhe fitue.

Po bashkatdhetari i ynė, si i huej, nuk kishte asnji detyrim tė shkote a tė ēote fėmijt e tij nė luftė, si edhe dobit i rjedhėshin prej ushtrimit tė tregtis si ndermjetės i tregut amerikan me Shtete tė ndryshme e nė masė tė vogel me tregjet e Italķs, n' atė kohė si edhe mbas luftės, me ketė ndryshim qi ishte qenė i shtrėnguem pse internuem me familje nė Cosenza, tė Kalabrķs, tė qindrojė n' Italķ, kuer se po ashtu do tė kishte mundun tė tregtojė dhe tė fitojė ta kishin lanė tė lirė tė shperngulej nė Spanjė, Greqķ a vende tjera asnjanės.

Shuma qė ka « inkamerue » Fisku Italjan kapercen 5 miljonat qi bashkatdhetari i jonė Pjeter Daragjati qe tatuem tė paguejė si mbifitim lufte », dhe mā poshtė vijon, « Shtojmė edhe se Pjeter Daragjati mund tė quhet pionjer i tregtķs italo-shqiptare, atėherė kuer malli i industrive italjane hyte nė Shqipnķ me anė tė sqeles sė Triestės nen emnin e rejshėm: « made in austria ».

Ēeshtja Daragjati āsht ēashtje kombėtare tue qenė tė cenueme interesat gjallnore tė nji nenshtetasit shqiptar, prandaj duhet tė formojė objekt i nji mocjoni parlamentar nė seksjonin e aferm tė Kuvendit Kombtar ».

Vjeti 1925 āsht edhe Vjet i Shenjtė pėr Kishėn katolike. Tue qenė me familjen e vet nė Romė mori pjesė, bashkė me shtegtarėt e ardhun prej Shqipnie, nė kremtimin e asaj ngjarjeje tė madhe pėr Kishėn e del nė nji fotografķ, tė cilėn do ta quejmė me tė vėrtetė historike, edhe pėr emnat e pjesėmarrėsve qė shihen nė tź.21) Djalit tė tij tė madh, Ndocit, n'atė rasė, tue pasė bashkėpunue me Įt Pal Dodėn e Įt Gjergj Fishtėn pėr pėrgatitjen e sektorit kushtue Shqipnisė nė Pavijonin e Misioneve Franēeskane nė botė, i qe dhanė nji dekoratė e lartė nga Ati i Shenjtė.

Megjithatź nuk rreket sė ndjekuni veprimtarinė e vet prej tregtari dhe investuesi. Nė tė njajtin vjet 1925 merr konēesionin pėr shfrytėzimin e pyjeve qė gjinden gjatė dż brigjeve tė lumit Drin, prej Vaut tė Dźjės deri te Ura e Vezirit si dhe tė pyjeve shtetnore qė quhen pyjet e Qerretit, Pukės, Iballės, Fletit, Sakatit, Kosturit, Krasniqit, Nikajt, Merturit, Shalės, Shoshit e Shllakut,22) por nuk duket se e vuni nė veprim ndonjiherė ketė konēesion.

Nė pėrshkrimin e veprimtarisė sė nji shkodrani tė shquem, sikurse qe Pjetėr Ndoc Daragjati, jemi pėrpjekė tė vemė nė dukje anėt kryesore tė jetės sė tij, pa shkue nė thellimin e tyne. Nė to kemi dallue veprimtarinė e tij patriotike, ekonomike, investuese. Tė gjitha kėto nė nji rrafsh kryesisht atdhetar, me nji synim tė kjartė drejt zhvillimit tė gjithanshėm tė Vendit.

Nė qoftė se nuk mbėrrijti me i njimendsue tė gjitha ato qė andrronte tė bante, kjo i duhet pėshtetė kryesisht pamundėsisė sė shkaktueme prej faktorėsh objektivė e, do tė thomi, edhe subjektivė, mbasi kundėr tij vepruen edhe elementė tė cilėve nuk u vinte pėr mbarė qė tė mbėrrinte nė atė shkallė tė naltė pasunimi, me anėn e tė cilit do tė zinte atė vend qė do tė bante tė mundun ngjitjen e tij nė shkallėt mā tė nalta tė ekonomisė e rrjedhimisht tė politikės sė Vendit.

Veprimtaria ekonomike e Pjetėr Daragjatit nuk ka qenė e veēueme nė qytetin e Shkodrės. Kishte edhe tė tjerė shkodranė qė ishin shque nė ketė lamė, por duhet dhe āsht detyrė qė tė bahet ē'mos pėr studimin e veprimtarisė sė tyne, pėr me i bā tė njohun, tue vū nė dukje sa mā parė sa mā shumė figura tė tilla tė mėdhį qė i sollėn lavd qytetit e qytetarisė shkodrane dhe natyrisht edhe Shqipnisė e cila, sapo e dalun prej errsinės turk-osmane, kishte nevojė pėr njerėz tė tillė.



____________

* Willy Kamsi, i pari Ambasador i jashtėzakonshėm e fuqiplotė
i Republikės sė Shqipnisė pranė Selisė sė Shenjtė


Bibliografia:

1) Z. Shkodra, Qyteti shqiptar gjatė Rilindjes Kombėtare. Tiranė 1984, f. 277; Historia e Shqipėrisė, vėll. II, Tiranė 1984, f. 59.

2) Shuk Gurakuqi, Ditari: 23 Gusht 1914 - 18 Gusht 1916. Dorėshkrim i pabotuem, f. 37.

3) Simbas njoftimit tė arbreshit Gjen. Vincenzo Muricchio («Ricordi d'Albania». Pozzuoli, s.a., f. 15), nė kohėn e rrethimit tė Shkodrės, Gjovalini gjindej nė Bari bashkė me shqiptarė tė tjerė, nė pritje tė skjarimit tė gjendjes nė Shkodėr e nė Shqipnķ. Ky i difton gjithashtu pėr vėllaznit e vet nė Shkodėr tė cilėt ishin pėrpjekė pėr mbrojtjen e qytetit prej Malazezve.

4) Ndėrsa Shaptuk āsht nji mbiemėn i ngjitun, Cuk āsht nji zvoglim qė rrjedh prej evolucionit tė emnit Lazėr tue ndjekė ketė ecunķ: Lazarus > Lazėr > Lacė > Lacuk > Cuk.

5) D.m.th. « i rķ me shpresa tė mėdhį ».

6) Gaz. " Bashkimi ", 2 tetuer 1910, nr. 40, f. 4. « Sulle t'vūeme preiė Parisė t'Kshtźnimit t'Shkoders, pelqyeme e t'forcueme preiė Hyqymetit » tė nėnshkrueme prej 18 pjestarėve. Tė gjithė emna pėrfaqėsues pėr qytetin e Shkodrės, prej familjeve tė njohuna qytetare, ndėr tė cilėt me Pjetėr Daragjatin janė edhe Ndrek Ēoba, Kolė Ujka, Pashko Kakarriqi, Hil Topalli, Ndoc Pistulli, Shan Koliqi, Gjoni i Kolė Sumės, Ejell Ēoba, Nush Serreqi, Lush Dodmasej, Pjerin Simoni, Kolė Kraja, Gaspėr Zojzi, Pjetėr Dema, Shan Guraziu e Ndrek Simoni.

7) "Lirija e Selanikut", 1908, 4 vjesht'e 2-tė.

8) Gabriel Louis-Jaray, Les Albanais. Paris, Felix Alcan, 1920, f. 23.

9) Zotnitė pėr tė cilėt ban fjalė gazeta "Lirija" janė: Pjetėr Daragjati, Ndoc Pistulli e, mendojmė, ndėr Ēobej, ndoshta Filipi.

10) N'atė kohė krijohet Shoqnia e Tivarit, Compagnia d'Antivari.

11) Gabriel Louis-Jaray, Les Albanais, vep. e ēek., f. 23.

12) Ibidem. « … depuis un quart de sičcle elle est bien déchue de son ancienne prospérité; mais sa renaissance économique n'est nullement impossible. », e pėrfundon « ses nouvelles destinées lui permettront-elles de faire revivre ce passé. »

13) Shuk Gurakuqi, dok. i ēek., f. 8.

14) Ibidem, f. 12.

15) Gjokė Misloca āsht nji fėtyrė e pastėr atdhetari qė pak njihet. Ka pasė pėr grue tė motrėn e Kel Kodheli-Marubit. Nė kohėn kur banonte nė Mal tė Zķ dhe merrej me tregtķ, u kėrkue nga Krajl Nikolla qė shqiptarėt, tė cilėt zhvillojshin veprimtarinė e tyne n'atė vend, tė vźshin "kapicė" nė krye, d.m.th. tė merrshin nėnshtetėsinė malazeze. Gjoka, si shqiptar e si atdhetar, nuk ndigjoi ta bante. Mori ēka kishte mundėsķ tė merrte dhe erdh nė Shkodėr, tue lanė nji tregtķ nė lulėzim, vetėm pėr hir tė Atdheut.

16) Tė shihet fotografia me tė gjithė emnat e tė pranishmėve.

17) G. Veith, La Campagna di Durazzo fra Cesare e Pompeo. Con particolare riferimento alla geografia del teatro di guerra albanese: con 9 carte e 22 fotografie di paesaggi. Tradotto dal tedesco a cura dell'Ufficio Storico della R. Marina. Roma: Ist. Poligrafico dello Stato, 1942. XXIV-220 ff. + 5 fl. il. + 2 fl. harta.

18) Gabriel Louis-Jaray, L'Albanie inconnue. Paris, Hachette, 1913, ff. 71-72. « un grand commerēant de Diakovo, Chaquir Ispay, et un autre de Scudra [sic] Petro Daragaty [sic], qui s'en occupent ». Mā poshtė: « Quoi qu'il en soit, mźme germée prématurément dans des cerveaux imaginatifs, l'idée est assez ingénieuse et montre chez les Albanais un souci d'aménagement économique de leur pays par leur propre force et dans leur intérźt de race ».

19) Anijet austriake ishin: S.M.S. "Kaiser Karl VI" dhe S.M.S. "Babenberg".

20) « Vullneti i Popullit », 3.6.1930.

21) Shih fotografinė.

22) Dekret-Ligjė 16 Mars 1925, botue nė Fletoren Zyrtare, 1 Prill 1925, Nr. 13 dhe ribotue nė pėrmbledhjen " Ligjė, Dekret Ligjė e Rregullore tė vjetit 1925 ". Tiranė, 1938, ff. 78-83.




Shėnim: me kėrkesėn e autorit nuk ėshtė ndėrhyrė nė gjuhėn e artikullit.