Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17

    Sekreti i Vatikanit dhe historia e popullit shqiptar pergjatė viteve

    SEKRETI I VATICANO DHE HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR PERGJATE VITEVE

    Studimet sistematike per historine tone kombetare, veēanerisht ato te shekullit te XV te, ne arkiva te Europes, deri tani kane qene te pakta ose kane munguar fare. Si pasoje e nje gjendje te tille, shume doreshkrime, dokumente dhe burime te dores se pare, ende jane te panjohura per studiues te kesaj periudhe.

    Rendesia qe kane keto burime eshte teper e madhe, sidomos kur dihet se jane ne origjinal dhe te krijuara ne nje kohe te veshtire te ekzistences se popullit shqiptar ne pergjithesi, dhe te shtresave te caktuara te fisnikerise dhe bujarise shqiptare ne veēanti. Ne anen tjeter, keto burime jane deshmi e nje kulture dhe tradite, e cila ishte e nivelit te njejte me ate perendimore, duke bere qe te jemi pjese e pandare e nje bote te zhvilluar me te cilen komunikohej ne format me te ndryshme, natyrisht edhe ne ate shkruar.

    Gjuha e ketyre dokumenteve eshte latinishtja, ngase ishte njera nder gjuhet kryesore zyrtare me te cilen komunikohej ne ate kohe. Duhet theksuar se te gjitha elementet e dokumenteve, doreshkrimeve apo te burimeve te tjera nuk ndryshojne fare nga ato te shteteve, komunave apo fuqive te kohes, duke qene te barabarta me ato ushtarake, kulturore, ekonomike, tregtare, diplomatike, etj.

    Duke pasur parasysh qe "ēdo arkiv ka identitetin e tij, dhe nuk mund dhe as nuk duhet krahasuar me te tjeret," historia e arkivit perkates dhe e fondeve te tij ndihmon gjithmone per te kuptuar historine e dokumenteve qe ruhen ne kete arkiv.

    Ne rastin tone, kur behet fjale Archivio Segreto Vaticano, [Archivio Segreto Vaticano eshte arkivi qendror i Selise se Shenjte, ku ruhet lenda arkivore me e rendesishme dhe me e veēante per historine e mesjetes se shume vendeve, e krijuar gjate shekujve permes veprimtarise se enteve dhe zyrave te veēanta kishtare] do te perpiqemi te hedhim nje veshtrim te shkurter mbi historine e ketij arkivi, dhe mbi menyren se si ka funksionuar e funksionon ai, per te kuptuar disi me mire kontekstin dhe rrethanat ne te cilin jane shkruar dokumentet qe ruhen ne kete arkvi dhe kane te bejne me hisotrine e popullit shqiptar.

    Qe nga kohet me te lashta, Selia e Shenjte ka ruajtur me kujdes te madh ne "scrinium" ose "chartarum," doreshkrimet e Bibles dhe librave te tjere fetare, dokumentat e rendesishme siē jane "Acta Sanctorum" dhe letrat e derguara e te pranuara. Scrinium kishte rol te dyfishte gjate shekujve, sepse ishte njekohesisht arkiv dhe biblioteke e papes dhe e Selise se Shenjte, e cila e shoqeronte papen dhe suiten e tij, kudo qe ai shkonte, pra edhe ne selite e ndryshme papnore te cilat kane qene te shumta gjate shekujve.

    Deri ne vitin 649, kjo pjese e "memories" se Selise se Shenjte ishte e vendosur ne pallatin e Lateranit ne Rome, te cilin papet e kishin te shumten e rasteve seli te tyre. Scrinium i besohej per ruajtje personelit papnor qe perpilonte "letrat papnore" i transkriptonte ato ne regjistra te veēante dhe pastaj ua dergonte te adresuarve. Keta persona ishin "notari" ose "scriniari" te drejtuar nga "primicerius notariorum." Aty nga fundi i shekullit te X dhe fillimi i shekullit XI, e tere kjo lende arkivore vendoset ne nje seli te re, ne kodrat Palatine, afer harkut Titus, ne forumin Romak, per shkak te rendesise qe kishte.

    * * *
    Dokumenta origjinale, doreshkrime dhe material tjeter nga arkivi i papeve nga kjo kohe na eshte ruajtur fare pak. Shkaqet jane te ndryshme, por nder me kryesoret jane si me poshte: Kuria Romake, perdorte nje lloj papirusi jo shume cilesor i cili nuk arriti t'i perballonte kohes. Nje praktike e tille u ndoq veēanerisht deri ne mesin e shekullit XI, ku i gjithe leterkembimi dhe dokumentacioni tjeter nga kancelaria papnore filluan te shkruheshin ne pergamene cilesore.

    Dokumenti i fundit i shkruar ne papirus, i ruajtur ne origjinal, eshte nga viti 1057. Edhe regjistrat me te vjeter papnore ishin shkruar ne papirus, siē deshmon edhe Johannes Diaconus. [Johannes Diaconus ka jetuar ne mesin e shekullit te IX, ne Monte Casino, si murg. Me vone ishte dhjak i kishes se Romes. Qe ne fillim u shoqerua me Anastasin, bibliotekarin e Kishes Romake dhe pastaj shkroi jeten e papes Shen Gregori i Madh, duke perdorur fjalet e ketij pape dhe ekstraktet e bera me heret nga letrat e papes ne arkivat e Kishes Romake.

    Kjo veper e Johannes Diaconus eshte edituar nga Jean Mabillon]. Keshtu regjistrat e papes Gregorius I [590 604], ne origjinal ishin ende te shkruar "role" papirusi ne vitin 880. Nuk ishte vetem materiali i perdorur per shkrim shkaku kryesor i materialit te paket qe eshte ruajtur. Edhe pas futjes ne perdorim te pergamenit, nga shekujt e pare na jane ruajtur shume pak dokumenta origjinale, dhe kjo per shkak te lufterave te shpeshta dhe te shumta, siē ishte edhe plaēkitja e Romes ne vitin 1084 nga Robert Guiscardi.

    Perkunder kesaj, ekzistojne mendime se nje pjese e mire e doreshkrimve te ndryshme ne pergamene, se bashku me regjistrat papnore, ishin te njohura, qofte edhe ne menyre fragmentare nga studiuesit dhe historianet deri ne shekullin XVI. Nje gje e tille mund te deshmohet, veēanerisht, nga kodiku ne doreshkrim i Bibliotekes Nacionale te Parisit (sig. Mss. Lat. 5204) ku ruhen dy letra te papes Urbanius II, [1088 1099] si dhe nga kronika e ipeshkvit te Sienes. Keto ishin zbuluar dhe pershkruar ne vitet 1557 1558 nga Urban Reversey.

    Ne British Museum te Londres ruhet, gjithashtu, nje kodik ne doreshkrim ne te cilin gjenden regjistra te papeve te hershem si Gelasius I, [492 496] Pelagius I, [556 561] Leone IV, [847 855] Stefanus V, [885 891] dhe Alexandrius II. [1061 1073].
    Gjendja e arkivit papnor ndryshoi shume gjate pontifikatit te papes Inocentius III [1198 1216], i cili perqendroi ne Vatikan te gjitha zyrat me te rendesishme te Kurise si kancelarine (Cancelleria) dhe dhomen apostolike (Camera Apostolica).

    Si rezultat edhe njerezit e letrave si camerlengo dhe cancelliere e bene rezidencen e tyre ne Vatikan. Arkivi qe tashme konsiderohej si thesari i papes dhe i Kishes Romake u transferua gjithashtu ne Vatikan, sepse i mbrojtur nga muri Leonina, Vatikani ishte vendi me i sigurt per kohen. Ne kete thesar benin pjese dokumentet ne papirus dhe ne pergamen, regjistrat e kancelarise, kodike te shumte, trasta me monedha floriri e argjendi dhe objekte te tjera te ēmuara.

    Megjithate, eshte shume veshtire te percaktohet me saktesi se ēfare fondesh dhe vellimesh kishte Arkivi i Selise se Shenjte para pontifikatit te papes Innocentius III [1198 1216] sepse gjate shekujve XII XIII, pasi ky arkiv ka pesuar humbje te konsideruara dhe te shpeshta. Nga vete pontifikati i ketij pape, sot, ne ASV, ruhen vetem 5 vellime te serise Registri Vaticani.

    Perveē lufterave, nje shkak tjeter i rendesishem per humbjen dhe shkaterrimin e arkivit jane levizjet e shpeshta te selise papnore. Inocentius IV [1243 1254] mori me vete nje pjese te konsiderueshme te arkivit papnor ne Koncilin e Lionit (1245) dhe me vone ua besoi ate per ruajtje eterve te kuvendit te Klunit.

    Me vone arkivin papnor, bashke me papen dhe me kurine e gjejme ne Viterbo, dhe me papen Bonifacius VIII [1294 1303] ne Ananji (Anagni), ku edhe sot e kesaj dite kane mbetur disa gjurme te ketij arkivi. Nje transferim tjeter u be me papen Benedictus XI [1303 1304] ne Perugia, ku qendroi per rreth 10 vjet, dhe ku ne vitin 1314 u plaēkit nga Gibelinet e Toskanes. Gjate kesaj kohe, nje pjese e arkivit u vendos ne Lucca.

    Pas kesaj, arkivi u nda ne dy pjese: pjesa me e vogel u dergua ne France, ne Carpentras, dhe tjetra ne Assisi, ne sakrestine e bazilikes franēeskane. Ne kete te fundit, ai peson edhe dy plaēkitje te renda ne vitet 1319 dhe 1320, ne kohen e papes Clementius V [130 1314]. Pjesa e arkivit, e vendosur ne Assisi, qe u shpeton vjedhjeve e shkaterrimeve, qendron aty deri ne vitin 1339.

    Ne kohen e papes Benedictus XII [1334 1342], ne mes viteve 1339 1342, kjo pjese e fundit e arkivit papnor, arrin perfundimisht ne Avinjon, ku papet kishin bere rezidencen e tyre qe nga viti 1309. Eshte e tepert te permenden ketu demet e shkaktuara nga keto transferime te shpeshta, qe vazhduan jo vetem me kthimin e papeve nga Avinjoni ne Rome, por edhe me skizmen e madhe perendimore, ku dokumente papnore leshonin jo vetem papet, por edhe antipapet.

    Arkivit papnor qe u formua ne Avinjon iu bashkua edhe pjesa qe ishte perqendruar tashme ne Carpentras, dhe ajo qe vinte nga Assisi. Ne vitin 1377, papa Gregorius XI [1370 1378] u kthye ne seline romake, dhe pas vdekjes se tij filloi nje skizme papnore qe do ta demtonte serish arkivin papnor.

    Papa Urbanius VI [1378 1389] qe u zgjodh pas vdekjes se papes Gregorius XI nuk u njoh nga disa kardinale qe zgjodhen si antipape Clementius VII [1378 1394]. Ky i fundit u kthye serish ne Avinjon per ta bere atje rezidencen e tij. Ne Avinjon gjendej akoma arkivi papnor qe filloi te rritej me dokumentacionin e perditshem te kurise se antipapes, dhe te pasardhesit te tij papa Benedictus XIII [1394 1424].

    Nderkohe ne Rome, me aktivitetin e papes Urbanius VI dhe te pasardhesve te tij, papes Bonifacius IX [1389 1404], Innocentius VII [1404 1406], dhe Gregorius XII [1406 1415] lindi dhe u zhvillua nje tjeter nukleus arkivistik.

    Kjo gjendje e shkaperderdhur e arkivit u perkeqesua akoma me shume me Koncilin e Pizes ne vitin 1409, koncil ky i thirrur per te zgjidhur skizmen, por qe ne fakt zgjodhi dhe nje antipape te dyte, Alexandri V [1409 1410], i cili vdiq shpejt pasi u zgjodh. Ne vend te tij u zgjodh papa Iohannes XXIII [1410 1415]. Si rrjedhoje, kemi tre pape, secili me kurine e tij dhe me arkivin e tij: njeri ne Rome, tjetri ne Avinjon dhe i treti ne Pize. Kjo ndarje sigurisht qe u reflektua edhe ne te gjithe krishterimin perendimor duke filluar qe nga kardinalet, kleri e deri te besimtaret e thjeshte, e rrjedhimisht edhe ne dokumentacionin e shkruar te tyre.

    Kjo gjendje skizmatike perfundoi me zgjedhjen e papes Martinius V [1417 1431] ne Koncilin e Kostances. Papa kthehet ne Rome gjashte muaj pas zgjedhjes se tij, dhe Kuria Papnore filloi aktivitetin e saj normal me entet dhe tribunalet e saj (Cancelleria, Camera, Penitenzieria, etj.).

    Filloi unifikimi i materjalit arkivor, megjithese nuk dihet me siguri se sa material dokumentar solli me vete papa Martini V. Me papen Sixtus IV [1471 1484], themeluesin e Biblioteca Apostolica Vaticana, u krijua edhe nje sektor i bibliotekes, i quajtur "Bibliotheca Secreta" qe nenkuptonte arkivin. Ketu ruheshin regjistrat me te vjeter te letrave papnore, nderkohe qe materjali tjeter i ēmueshem dokumentar, si diplomat e sovraneve dhe privilegjet e Kishes Romake, u ruajten ne keshtjellen e Sant' Angelo.

    * * *
    Domosdoshmeria per nje arkiv qendror te Selise se Shenjte u be gjithmone e me e madhe me kalimin e kohes. Me perpjekjet e papes Sixtus IV u bashkuan edhe ato te pasardhesve te tij sidomos te papes Iulius II [1503 1513] dhe Leone X [1513 1521], por keto perpjekje nuk ishin te mjaftueshme.

    Duhej nje kthese vendimtare si ne planin e ideve ashtu edhe ne ate praktik te zbatimit te tij. Kjo kthese u be kryesisht nga papa Pius IV [1559 1565], i cili ishte ne dijeni edhe te arkivistikes se re, qe kishte filluar si ne planin civil ashtu edhe ne ate kishtar. Ishte ideja e ketij pape per te themeluar nje arkiv kishtar qendror, te konceptuar ne menyre moderne, ne pallatin apostolik ne Vatikan.

    Megjithate, duke dashur qe te perfshinte gjithēka ne kete arkiv, ideja e ketij pape ishte shume e gjere dhe gati utopike per t'u realizuar keshtu qe nuk u arrit te zbatohej ne praktike. Papa Pius V [1566 1572] ishte po kaq i interesuar per arkivin sa edhe paraardhesi i tij, por i zene me luften kunder turqve nuk dha mjetet financiare te nevojshme per kete qellim. Merite e tij, sidoqofte, eshte fakti qe urdheroi inventarizimin e arkivit pontifik dhe u interesua shume per te kthyer dokumentet qe gjendeshin ne Avinjon.

    Se fundi leshon edhe nje edikt per te inspektuar ne dyqanet e tregetareve romane, per letrat qe ata perdornin, sepse normalisht ata perdornin letra te arkivave kishtare.
    Gregorius XIII [1572 1585] ka meriten e kthimit te dokumentacionit nga arkivi papnor i Anagni t dhe te Liegi t, ku gjithashtu gjendej nje pjese e arkivit, e transportuar atje nga sekretari i papes Adrianus VI [1522 1523]. Papa Sixtus V [1585 1590], qe ne fillimet e pontifikatit te tij, iu vu punes per te realizuar idene e nje arkivi qendror. Me nje motu proprio qe daton nga 29 prill 1587, papa urdheroi te gjithe ipeshkvet dhe superioret e urdherave dhe kongregacioneve fetare te Italise qe te inventarizonin te mirat materjale dhe shkrimet qe posedonin.

    Perveē kesaj, papa urdheroi qe materjali dokumentar te transportohej ne arkivin e Dhomes Apostolike, duke vene ne dispozicion edhe dy salla te medha per kete arkiv te bashkuar me biblioteken, ne ndertesen e destinuar per kete te fundit. je rendesi te madhe per formimin e arkivit qendror luajti edhe papa Clementius VIII [1592 1605], i cili e pasuroi me diploma te ēmuara fondin e pergamenave antike, te krijuar nga Siksti IV ne keshtjellen e Sant'Angelo s. Kjo depozite arkivistike u transformua ne nje arkiv te vertete, me emrin Archivum Arcis Sancti Angeli.

    Me papen Paulus V ishin pjekur kushtet per te zgjidhur problemin e arkivit papnor. Pa mbushur akoma nje vit nga zgjedhja e tij si pape, papa Paulus V, leshon nje breve me 25 janar te vitit 1606, [Breve eshte dokument papnor qe per here te pare paraqitet ne fund te shekullit XIV.

    Eshte me pak solemn se sa bula nga e cila dallohet per disa specifika te brendshme dhe te jashtme: para se gjithash ne te cilesohet papa ne titull dhe gjithashtu mban vulen e veēante te shtypur ne dyll te kuq me shenjen e unazes se peshkatarit, qe sherben si mjet sigurues mbylles dhe tregon autenticitetin zyrtar], ku urdheron qe te gjitha shkrimet e Selise se Shenjte dhe te Dhomes Apostolike qe posedoheshin nga persona te ndryshem, te dorezoheshin brenda pese diteve te i derguari i Dhomes Apostolike ose te kustodet e Bibliotekes Apostolike apo te Arkivit te Keshtjelles se Sant'Angelo s.

    Denimi per mosbindje ishte maksimal: ēkisherim. Vendimi i papes Paulus V, per te krijuar nje Arkiv Qendor Unik te Kishes, zbulohet ne dy dokumente autografe te ketij pape, respektivisht te leshuara ne vitet 1611 dhe 1612, presa i perket transferimit te materjaleve arkivistike dhe ne veēanti nga nje breve e leshuar me 31 janar 1612 me titull "Cum nuper" me te cilen papa urdheroi te transferoheshin librat dhe dokumentat nga arkivi i vjeter ne arkivin e ri te ngritur ne Pallatin Apostolik. Si kustos i arkivit emrohet B. Ansidei.

    Arkivi modern i Selise se Shenjte lindi me iniciativen e papes Paulus V, rreth vitit 1610, edhe pse siē e pame historia e ketij arkivi i ka rrenjet thelle ne kohe, dhe jane te lidhura me origjinen, natyren, aktivitetin dhe zhvillimin e vete Kishes romake.

    Pasi papa Paulus V urdheroi transferimin ne tre salla te Biblioteca Segreta (te ashtuquajturat Sale Paoline), te regjistrave te bulave, breveve, librave te Camera s, koleksionit te dokumenteve deri te pontifikati i papa Pius V, lindi nje arkiv i ri "pro privata Romanorum pontificum commoditate" dhe "ad publicam studiorum utilitatem" me nje total prej pak me shume se tre mije zerash, pjesa me e rendesishme e te cilit perbehej nga regjistrat e bulave qe prej papes Innocentius III e ne vazhdim (Registra Vaticana).


    Ky kompleks dokumentar merr emrin qe mban edhe sot e kesaj dite: Archivio Segreto Vaticano. e rrjedhen e shekullit XVII arkivi pati nje rritje te konsiderueshme, sidomos me papen Urbanus VIII [1623 1644] dhe me papen Alexandrus VII [1655 1667]. Nen pontifikatin e te parit hyne ne kete arkiv bulat e papes Sixtus IV dhe Pius V, letrat e Sekretarise se breveve qe prej papes Alexandrus VI dhe Pius V, dokumentacioni i pasur qe gjendej ne Armaria XXXIX XLV, librat e Dhomes Apostolike qe vinin nga Avinjoni, ku kishin mbetur pas perfundimit te skizmes dhe dokumentat e Koncilit te Trentit. Papa Alexandrus VII vuri ne dispozicion te dokumenteve diplomatike te Sekretarise se Shtetit nje kat te posaēem te pallateve te Vatikanit.

    * * *
    Ne gjysmen e pare te shekullit XVIII, gjate prefektures se Pietro Donnino De Pretis dhe Filippo Ronconit, dokumentat e ruajtura ne arkiv moren sistemimin e pare qe eshte ruajtur deri me sot. Nga viti 1751 deri ne vitin 1772 historia e arkivit dominohet nga figura e Giuseppe Garampit, i njohur sidomos per Skedarin e tij te famshem qe mori edhe emrin e tij. Ai arriti qe t'i shtonte arkivit shume material arkivistik te mbledhur andej kendej si p.sh. fondin Albani, Carpegna, Pio, si dhe 1300 libra te Dhomes Apostolike.

    Atij i takon edhe merita per bashkimin de jure te dy arkivave ekzistues deri ne ate kohe: Archivio Segreto Vaticano dhe ate te keshtjelles se Sant Angelo s. Ne vitin 1783 u transportua ne Vatikan edhe ajo pjese qe kishte mbetur ne Avinjon, nder te tjera edhe seria e bulave papnore e njohur me emrin Registra Avenionensia. Ne vitin 1798 u transferua praktikisht materiali qe gjendej ne arkivin e keshtjelles se Sant'Angelo s, qe permbante nder te tjera mbi 81 dokumenta me vula te arta.

    Ne vitin 1810, arkivat e Selise se Shenjte u transferuan me urdher te Napoleonit ne Paris, nga ku u kthyen me shume humbje ne vitet 1815 1817. as marrjes se Romes nga italianet ne vitin 1870, komplekset dokumentare qe ruheshin ne ndertesa jashte murit te Vatikanit u nacionalizuan nga shteti i sapolindur italian, duke themeluar keshtu nukleusin qendror te Archivio di Stato di Roma. e vitet 1880 1881, me iniciativen e papa Leone XIII, Archivio Segreto Vaticano u hap per konsultim te lire te studiuesve, duke u kthyer keshtu ne nje nder qendrat me te rendesishme ne bote per kerkime dhe studime historiografike te shume fushave te ndryshme. e vitin 1892, nga Palazzo Lateranense u transferua ne Archivio Segreto Vaticano nje pjese e madhe e arkivit te Dataria Apostolica, me regjistrat e bulave te Kancelarise qe prej vitit 1389 (Registra Lateranensia, dhe Archivum Bullarum antik) si dhe regjistrat e suplikave qe prej vitit 1417.

    Ne shekullin XX, perveē pjeses moderne te arkivit te Sekretarise se Shtetit, kane ardhur edhe arkivat e Segreteria dei Brevi, te S. Romana Rota, te congregacioneve te ndryshme (Concistoriale, dei Vescovi e Regolari, dei Sacramenti, dei Riti, del Concilio, etj.) te Pallatit Apostolik, te Concilio Vaticano I, te Nunciaturave te ndryshme (duke filluar qe prej vitit 1971) si dhe te disa familjeve fisnike romake te lidhura me historine e Selise se Shenjte (Beni, Borghese, Buoncompagni, Santini, Finy, Cybo, Benincasa, Pasolini Zanelli, Mecacci, Patrizi Montoro; Della Valle Del Bufalo, Rospigliosi, Ruspoli, Marescotti, Montoro, Spada etj.) Ne vitin 2000 hyri ne ASV i gjithe materiali arkivor i Concilio Vaticano II, i hapur per studiueset me vullnetin e papes Paulus VI.

    Deri ne vitin 1881, ASV, ishte arkiv i tipit te mbyllur dhe nuk shfrytezohej nga studiuesit. Keshtu atributi "secret" vertet, ne nje kohe ka perfaqesuar nje te vertete, sepse nje numer shume i kufizuar studiuesish, kane mundur te shfrytezojne dokumenta te veēanta, ose ne te shumten e rasteve vetem pershkrimin e dokumetave te pergatitur ne menyre te veēante per ta nga ana e punonjesve te arkivit. Ne te vertete atributi "secret" vlen ende per nje pjese e ketij arkivi, veēanerisht per disa fonde nga mesjeta dhe ato me bashkekohoret, pas 22 janarit 1922, sepse lenda arkivore, pas ketij viti, nuk mund te shfrytezohet per studime dhe kerkime shkencore, pa lejen e posaēme te papes.

    Eshte papa ai qe lejon shfytezimin e fondeve te caktuara nga studiues te veēante, per periudhen kohore pas 22 janarit 1922, perkatesisht perfundimit te pontifikatit te Benedictus XV, [1914 1922]. Nese shikojme historikisht "hapjen" e fondeve te ASV per studiues, do te dukej perafersisht keshtu: papa Leone XIII, u lejoi studiuesve dhe kerkuesve te bejne studime ne ASV deri ne vitin 1815, perkatesisht deri ne kohen e Kongresit te Vjenes, megjithate sipas nje letre te prof. Hubert Bastgen, te vitit 1921, rezulton qe dokumentacioni i ASV ishte ne konsultim deri ne vitin 1830 ndersa papa Pius XI, [1922 1939], e shtyu kete kufi kohor deri ne perfundimin e pontifikatit te papes Gregorius XVI, [1831 1846], viti, 1846.

    Papa Paulus VI, [1963 1978], me vendim te tij, te dates 22 dhjetor 1966 lejon qe te konsultohen fondet e ASV me dokumenta, doreshkrime dhe lende tjeter deri ne perfundim te pontifikatit te papes Pius IX, [1846 1878], perkatesisht vitit 1878, dhe perfundimisht papa Paulus II, [1972 2005], gjate pontifikatit te tij, dy here shtyn kufirin kohor: heren e pare me 22 dhjetor 1978, lejon te konsultohen fondet e ASV deri ne perfundim te pontifikatit te papes Leone XIII, perkatesisht viti 1903 dhe heren e dyte me 20 gusht 1985, hap fondet e ASV per studiues deri ne perfundim te pontifikatit te papes Benedictus XV, perkatesisht 22 janar 1922, dhe perfundimisht me 22 janar 1998, eshte hapur edhe: Archivio Sacra.

    Ne Archivio Segreto Vaticano ruhen koleksione te ndryshme vellimesh, ku jane rregjistruar, zakonisht te plota ne tekstin e tyre integral, letrat zyrtare te papeve. Disa nga keto koleksione jane formuar nga regjistrat e letrave te ashtuquajtura "bulla" per shkak te vules se tyre metalike, pothuajse gjithmone prej plumbi, qe varej ne origjinalet. Nder koleksionet e regjistrave te bulave, me te famshmet jane Registri Vaticani (Registra Vaticana = Reg. Vat.), Registri Avignonesi (Registra Avenionensia = Reg. Aven.), dhe Registri Lateranensi (Registra Lateranensia = Reg. Lat.).

    Emrat e ketyre koleksioneve nuk kane asnje lidhje me permbajtjen e dokumentave qe ato permbajne: jane emertime konvencionale te vena kohet e fundit per t'i dalluar ato nga njeri tjetri ne arkiv. Referenca topografike: Vatikan, Avinjon, Lateran nuk ka lidhje as me vendin ku jane regjistruar apo formuar keto seri. Keshtu p.sh. jo vetem Registri Avignonesi, por edhe Registri Vaticani jane krijuar ne Avinjon, nderkohe qe fondi Registri Lateranensi u krijua kur papet ishin larguar tashme nga Laterani.

    Elementi topografik ka vlere vetem persa i perket vendndodhjes se regjistrave para se te vinin ne Archivio Segreto Vaticano ose prej nga kane ardhur per ne kete arkiv.
    Registri Vaticani. Ky eshte fondi me i vjetri dhe me i rendesishmi i bulave papnore i cili perbehet nga 2047 vellime madhesish te ndryshme, nga te clat 299 te parat, jane te shkruara ne pergamen, ndersa vellimet 300 deri ne 2020 jane te shkruara ne leter, fillimisht karton i bute, pastaj me vone leter e zakonshme e nje cilesie te larte ku dallohen shume qarte shenjat e ujit [filigranes]. Vellimet e ketij fondi kane nje vazhdimesi kronologjike te panderprere qe nga papa Inocentius III [1198 1216], per te perfunduar te papa Pius V [1566 1572].

    Ky fond eshte ruajtur ne godinen e Selise se Shenjte, qe nga themelimi i Archivio Segreto Vaticano nga ku e kane marre edhe emrin. Reg. Vat. numer 2, eshte origjinal ne pergamen nga koha e papes Gregorius VII [1073 1085] dhe ka nje rendesi te veēante per ne shqiptaret, ngase aty kemi te shenuar toponimin Albaniae, ne nje bule papnore te dates: 20 mars 1074.

    Registri Avignonesi. Ky fond emrin e ka marre nga vendi ku jane ruajtur vellimet me dokumenta dhe doreshkrime, ne Avinjon, deri ne vitin 1783, kur jane sjelle ne Archivio Segreto Vaticano. Vellimet e para te ketij fondi, edhe pse pjeserisht te ruajtura, fillojne nga koha e pontifikatit te papes Klementi V, [1305 1314], ndersa vazhdimesia e panderprere fillon nga pontifikati i papes Johannes XXII [1316 1334] dhe perfundon ne vitin 1415 ne kohen e pontifikatit te antipapes Benedictus XIII [1394 1423].

    Ky fond ka gjithsej 349 vellime te shkruara kryesisht ne leter, te cilat jane te periudhes se Avinjonit dhe konkordojne me fondin Registri Vaticani, nga numer 52 deri 347. Ne kete seri jane te ruajtura Litterae Communes, te cilat dilnin nga Kancelaria dhe Litterae Secretae, te cilat dilnin nga Dhoma Apostolike. Nga pontifikati i papes Johannes XXII, Registra Avenionensia jane te renditur sipas permbajtjes, tendence kjo e cila gjate kohes eshte theksuar me shume dhe eshte karakteristike e ketij fondi.

    Nga koha e pontifikatit te papes Johannes XXII (1316 1334), kemi edhe serine e regjistrave, te ashtuquajtur Segreti e cila permban letra nga de Curia dhe te cilat jane nxjerre nga Camera secreta papnore te cilat i shkruajne personat te cilet gjate shekullit te XV do te emerohen sekretare papnore. Nga koha e pontifikatit te papes Gregorius XI (1370 1378) sekretaret papnore kishin regjistrat me emrat e tyre, te shkruar ne pergamene.

    Gjate kohes kur kuria papnore ishte ne Avinjon, ishte praktike e zakonshme qe minutae fillimisht te shkruhehsin ne Registra Avenionensia dhe me vone, dokumentat e tjera te rendesishme, shkruheshin ne pergamen ne Registra Vaticana.

    Ne raste te tilla kemi shenimet ne fund te dokumenteve: scriptum est in pergameno te fondi i Registra Vaticana. Ky fond ka nje rendesi te veēante per Shqiperine dhe shqiptaret, ngase ne te ruhen nje numer jashtezakonisht i madh, i dokumetave te kesaj periudhe dhe jane te pabotuara.

    Instrumenta Miscellanea zene vendin kryesor ne fondet diplomatike. Ne Archivium Arcis (njihet ndryshe edhe si arkivi i keshtjelles se Shen Engjellit) jane ruajtur te gjitha rregjistrat e privilegjeve te dhena nga papati, qe jane 7916 vellime, doreshkrime, dokumenta, role, fashikuj, dosje, etj, kurse Archivio della Cancellaria della Nunziatura Veneta permbledh dokumenta nga 31 manastire te Venedikut, por qe jane shume te pasur, sidomos persa i perket periudhes venedikase ne Shqiperi.

    Persa i perket historise ekonomike te vendit tone, fonde me vlera te paperseritshme jane Obligationes et Solutiones (nga 1295 1555, gjithsejt, 91 vellime), fond ky qe perbehet nga fatura e relacione kryesisht me permbajtje financiare, raporte, kerkesa etj. nga ku mund te nxirren te dhena per pagesat qe benin ipeshkvet, abatet, etj. tek papati.

    Detyrimet ishin dy llojesh: Servitia Communa, te cilat quheshin keshtu, sepse taksat qe paguheshin nga ipeshkvet dhe abatet konsideroheshin per "interesin e pergjithshem" te Kolegjit te Kardinaleve, dhe te Dhomes Apostolike. Secila prej tyre kishte te drejten te kishte gjysmen e ketyre taksave te mbledhura.

    Ndersa Servitia Minuta ishin pagesat qe benin te emeruarit tek anetaret e familjes se papes, dhe zyrtareve te kurise. Ipeshkvi i emeruar ishte i detyruar qe te paguante keto taksa, per te cilen duhet te jepte llogari deri me nje. Keshtu edhe nese ai largohej nga nje ipeshkvi dhe shkonte ne nje tjeter, vazhdonte te paguante borxhin e vjeter nese nuk e kishte shlyer.

    Nese ipeshkvia e tij ishte e varfer, atehere pagesa e borxhit zgjaste per nje kohe shume te gjate, por nese ipeshkvia eshte e pasur pagesa behet brenda kohes se caktuar. Vellimet e fondit Introitus et Exitus (nga 1279 1524, ka 565 vellime me dokumenta te renditura kronologjikisht) permbajne dokumente per shpenzimet dhe te ardhurat e Selise Apostolike.

    Fondi Collectoriae Camerae (nga fundi i shek. XIII deri ne fillim te shek. XV ka 504 vellime) permban fatura qe kane regjistruar parate e dorezuara kolektoreve te papatit nga secili vend. Keto fonde jane burime informacioni shume te rendesishme per te vleresuar gjendjen ekonomike te dioqezave te ndryshme shqiptare.Fondi Registra Supplicationum (Reg. Suppl.) permbledh 7356 vellime dhe permban letra lutjeje, kerkesash apo falenderimi, dedikimi qe dergonin kleriket e vendeve te ndryshme, nder ta edhe shqiptaret, dhe eshte ndoshta fondi me me interes persa u perket letrave te ardhura ne kuri.

    [Suplikat filluan te regjistrohen ne pontifikatin e Benediktit XII (1334 1342), por sot nuk ekziston asnje dokument origjinal nga kjo kohe. Seria e Registri delle Suppliche qe ruhet sot ne ASV, fillon me pontifikatin e Klementit VI (1342 1352) dhe vazhdon deri ne vitin 1799 (me pontifikatin e Piut VI, 1775 1779].

    Kur Archivio Segreto Vaticano u themelua ne vitin 1611, te 80 dollapet e ndertuar ne menyre te veēante vetem per te mbajtur dokumentet pontifikale, u mbushen me dokumenta te papeve Paulus V, Urbanus VIII, dhe Alexandrus VII. Nje e treta e gjithe dollapeve ishte e mbushur me pergamente. Dollapet shquhen per permbajtje te shumellojshme, dhe per nje studiues nuk mbetet gje tjeter veēse t'i pervishet punes aty, sepse asnjehere nuk do te zhgenjehet nga rezultatet e saj.

    Keshtu p.sh. dollapet 1 28 permbajne kryesisht Registra Vaticana nga viti 872 deri ne vitin 1614; dollapet 29 30 permbajne Diversia Cameralia. Dollapi 31 permban kopje te regjistrave kancelarike; dollapi 32 letra te papeve nga shek. XIII deri ne shek. XVI; dollapi 35 permban koleksion privilegjesh etj. egistri Lateranensi konsiderohet si seria me e re e bulave, sepse dokumentet qe ruhen ne te fillojne te regjistrohen ne vitin 1389 dhe vazhdojne deri ne vitin 1897.

    Ne kohen kur u themelua ASV, ne vitin 1610, Registri Lateranensi ishin pjese e te ashtuquajtures Archivium Commune nen mbikqyrjen e Datarise, dhe e kishin vendndodhjen ne Archivum Bullarum ne Cortile di Sisto V, deri ne vitin 1810, kur se bashku me fonde te tjera ishin derguar per ne Paris me urdher te Napoleonit.

    Ne vitin 1817 kthehen nga Parisi dhe vendosen ne Palazzo Lateranense, nga ku u mbeti edhe emri. Me gjithe perpjekjen per t'i marre ato, si p.sh. nga Garampi ne mesin e shekullit te tetembedhjete, keto regjistra mbeten ne pronesi te Datarise dhe jashte ASV deri ne vitin 1892, kur perfundimisht vendosen ne ASV ku gjenden edhe sot.

    Si teresi ky fond ka 2497 vellime, me numra nga 1 deri 2467, sepse mbahen parasysh 40 numrat e dyfishuar si dhe perjashtohen 10 numrat qe jane kapercyer gabimisht apo qe nuk kane ekzistuar kurre; si dhe 7 vellimet e fundit qe jane me perberje te perzier. Nuk dihet sasia e vellimeve qe kane humbur nga transferimi i arkivave papnore nga Napoleoni ne Paris.

    Dihet vetem qe per ēdo pape kane mbijetuar diēka me shume se nje e treta e vellimeve qe jane krijuar fillimisht; keshtu ne total si te humbur mund te llogariten rreth gjysma e serise se pergjithshme. Nje pjese e mire e vellimeve te Registri Lateranensi perfundoi ne tregjet e pemeve dhe perimeve te Parisit, duke u perdorur si leter ambalazhuese, ndersa pjesa tjeter u asgjesua me urdher te komisionit papnor, i cili mbikqyri kthimin e lendes arkivore nga Parisi ne Vatikan, per shkak te kostos shume te larte te kthimit te tyre ne Itali.

    Registri Lateranensi formojne nje seri origjinale dhe te pavarur te regjistrave te kancelarise, kryesisht me Lettere Commune, qe permbajne kopjet zyrtare te bulave papnore te dala nga Cancelleria dhe fillojne me vitin e pare te pontifikatit te papes Bonifacius IX, per te perfunduar ne vitin e njezet te pontifikatit te papes Leone XIII.

    Eshte nje seri homogjene, uniforme ne vetvete, dhe ne kontrast me regjistrat e tjere si p.sh. ato te Avinjonit, dokumentet ne ēdo vellim jane grupuar ne menyre te ndryshme nen tituj te ndryshem ne pershtatje me materjalin perberes si p.sh. beneficet, faljet, dispensat, indulgjencat, etj.

    Secila pjese perben nje teresi te veēante ne vetvete: de beneficiis vacantibus, de cappellanatu honoris, de confessionalibus, de conservatoris, de curia, de dignitatibus et beneficiis vacantibus, de diversis formis, de diversis gratiis, de fructibus percipiendis, de litteris cardinalium, de litteris episcoporum, de officio tabellionatus, de plenaria remissione et diversis gratiis, de prebendis et dignitatibus vacantibus, de prebendis vacantis, de provisionibus, de regularibus etj.

    Meqenese shume prej letrave qe leshoheshin, si ato te hirit dhe te drejtesise inicoheshin nga suplikat, [Suplika si term diplomatik eshte nje peticion i adresuar nje sovrani, per te fituar nje privilegj ose nje hir. Persa i perket historise papnore, suplika ishte menyra normale e kerkimit te konēesioneve papnore, te ēdo lloji, madje edhe per emerime ne nje benificium me te vogel te mundshem qe i ishte rezervuar papatit], teksti origjinal i ketyre letrave mund te kontrollohet te Registri delle Suppliche se bashku me pergjigjen e papes dhene per supliken perkatese.

    Shumica e letrave te Registri Lateranensi, jane regjistruar jo me daten e hirit, si te Regjistrat e Suplikave, por me daten me te cilen letra eshte derguar per destinacion. Keshtu letrat ne Registri Lateranensi, zakonisht mbajne dy data, ate qe quhet datum dhe qe eshte data e leshimit te dokumentit dhe tjetra data e dergimit te dokumentit. Keshtu psh. "Martinus etc.

    Venerabili fratri episcopo Dulcinensi salutem etc. Dignum arbitramur... Datum Gebennis. Sextodecimo Kalendas Augusti. Anno Primo," pastaj me nje dore tjeter, ate te Francisco de Agello s, magistri registri eshte shkruar data e dergimit, dhe taksa per dokumentin perkates: "Franciscus XVIII. Tertio Decimo Kalendas Januarii. Anno Secundo, de Agello."

    Megjithese jane publikuar tashme kollana te tera me dokumenta dhe interpretime nga ASV sidomos per vende te tilla si Itali, Gjermani, Belgjike, Angli, Ukraine, Hungari, vendet nordike, etj, grupe studiuesish te ketyre vendeve si dhe te vendeve te tjera, vazhdojne te perfshihen ne projekte serioze per zbulimin e dokumentave te pabotuara akoma nga fondet e ketij arkivi, dhe rezultatet e punes se tyre vazhdojne te jene sensacionale, gje qe tregon se ASV eshte nje "pus" qe nuk po shteron.

    ASV eshte studiuar mjaft pak nga studiuesit shqiptare deri me sot. Kjo ka ardhur veēanerisht per shkak te mungeses se tradites ne studime historike dhe arkivistike si dhe mungeses se shkollave te gjuheve te klasike dhe paleografise e diplomatikes, qe sigurisht kane qene te lidhura ngushte me problemet ekonomike.

    Studiuesit shqiptare, qe kane pasur mundesine dhe rastin te bejne hulumtime, studime dhe kerkime shkencore deri me tani ne Archivio Segreto Vaticano jane shume te pakte /4 studiues, gjate gjithe historise se popullit tone/, edhe pse koheve te fundit nga disa historiane dhe albanologe eshte pohuar se kane bere kerkime shkencore ne Archivio Segreto Vaticano, gje qe nuk eshte e vertete, respektivisht pohimet e tilla nuk qendrojne.

    Sipas te dhenave zyrtare, te nxjerra nga Archivio Segreto Vaticano, qe kur mbahen shenime per studiuesit, te cilet kane hulumtuar, studiuar dhe bere kerkime aty, madje edhe me pare se te hapej ASV, per studiuesit, historianet dhe te tjeret, del se i vetmi studiues deri afer fundit te shekullit XX, ishte imzot dr. Gjon Nikolle Kazazi. Gj. N. Kazazi eshte i pari studiues shqiptar, qe beri hulumtime ne ASV gjate vitit 1744. Qe prej ketij viti deri ne vitet '90 te shekullit XX, nuk ka pasur studiues te tjere shqiptare ne kete arkiv. Dr. Pranvera Bogdani, specialiste e mesjetes per periudhen e para pushtimit osman, eshte ajo qe vjen pas Gj. N. Kazazit ne ASV.

    Ajo beri hulumtime shkencore ne ASV gjate viteve 1992 1993. Pas P. Bogdanit, ishte dr. Musa Ahmeti, specialist i mesjetes per shekullin XV, perkatesisht per epoken e Skanderbeut, ai qe ben hulumtime, studime dhe kerkime shkencore ne ASV, qe nga viti 1994. Hulumtimet i vazhdon edhe sot. Dr. Etleva Lala specialiste e mesjetes per shekullin XIV, vazhdon te beje hulumtime shkencore ne ASV qe nga viti 2000.

    Fusha e saj e studimit perfshin marredheniet e "Regnum Albanie" dhe te trojeve te tjera shqiptare me Seline e Shenjte ne shekullin XIV. Hulumtimet i vazhdon edhe sot. Edhe pse Archivio Segreto Vaticano eshte studiuar mjaft pak nga studiuesit shqiptare deri me sot, dhe nevoja per studime te tilla eshte shume e madhe, mundesia e studiuesve shqiptare sot, por edhe e brezit te ri per te kryer hulumtime dhe studime ne keto arkiva, mbetet akoma e vogel, pasi jo vetem qe paleografia sot nuk po studiohet e ushtrohet, por, ajo madje po zhduket pothuajse fare edhe si koncept neper universitetet tona.

    Arsyeja kryesore mesa duket eshte mungesa e pergatitjes se duhur profesionale ose mosnjohja e mire e gjuheve klasike latine e greke, sllavishtes se vjeter, nga ana e stafit pedagogjik ne universitete.

    eDuhet thene qe nga Archivio Segreto Vaticano jane botuar seri te dokumentave, ne mesin e te cilave hasim edhe dokumenta per Shqiperine dhe per trojet etnike shqiptare. Dokumentat jane botuar kryesisht nga studiues te huaj si: Beldiceanu, Cenci, Farlati, Fedalto, Fermend in, Iorga, Ja ov, Jireēek, Ljubi , Makušev, Marquet, Miklosich, Monti, Parrino, Pastor, Radoni , Raynaldo, Sathas, Schafarik, Smi iklas, Šufflay, Tautu, Thalloczy, Theiner, Thiriet, Valentini, Ughelli, Eaddingo, etj. Megjithate duhet thene gjithashtu, qe keto dokumenta te botuara jane vetem "maja e aisbergut," pasi keta studiues ose kane punuar shume heret me keta dokumenta si p.sh.

    Farlati ose nuk ishin drejtperdrejt te interesuar ne trojet shqiptare dhe dokumentat qe kane botuar per Shqiperine jane te "cunguara" ose te "perzgjedhura" sipas interesave qe ata kishin dhe kane per botimet e tyre dhe jo per te bere nje studim te mirefillte per Shqiperine dhe shqiptaret.

    Dokumentat qe flasin per historine e Shqiperise dhe qe ruhen ne ASV jane te shumta, jo aq per shkak te fqinjesise se Shqiperise me Seline e Shenjte, por me teper per shkak te politikes universale te kishes katolike per te prezantuar besimin katolik ne te gjithe boten. Ne keto plane trojet shqiptare zinin vend te rendesishem ne mozaikun e interesave te Selise se Shenjte, ndaj Ballkanit.

    Gjate mesjetes regjistrohen kontakte te shpeshta te Selise se Shenjte me kryeipeshkvite, ipeshkevite dhe dioqezat e shumta shqiptare qe delegonin misionare ne te gjithe bregdetin dalmat per te marre persiper poste te tilla te rendesishme fetare si ate te priftit, ipeshkvit dhe kryeipeshkvit, etj. Perveē kesaj trojet shqiptare ishin ne udhekalime te rendesishme gjeografike per ne thellesi te Ballkanit he per ne Konstantinopol, si dhe ne kufirin midis kishes katolike dhe orthodokse.

    Keshtu Selia e Shenjte, jo vetem qe nuk i kishte lene jashte vemendjes se saj shqiptaret dhe trojet e tyre, por perkundrazi i ka perkrahur dhe shpesh nxitur e perdorur ato, per te organizuar kryqezata apo fushata katoliēizimi kunder heretikeve dhe "skizmatikeve" te lindjes.

    Nga Dr. Musa Ahmeti, Vatikan

  2. #2
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Ky Musa Ahmati beri namin para disa vitesh kur doli me "zbulimin" e vepres se vjeter shqipe nga shekulli i 12 ( me duket) e shkruar nga njefare Teodor Shkodrani. Premtoj se do ta botoj, por as sot nuk u botue. Kam informata se ky njeri eshte njefare rrenacakut...........

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Shume e bukur tema.
    Do perpiqem te gjej dhe une diēka me shume sepse kam lexuar nje material me pare (dhe sa ta gjej tamam se ku e kam lexuar ).
    Mbaj mend qe ne ate material kam lexuar qe Biblen e pare te permbledhur te perkthyer ne latinisht e ka shkruar dhe perkthyer Don Jeronimi qe eshte shqiptar dhe piktura e tij duke dorzuar Biblen eshte ne Vatikan ne nje nga muret e Kishes se Shen Pjetrit ku paraqitet nje plak si eremit qe dorzon nje liber.

    Gjithashtu tek lista e Papeve gjenden edhe emrat e Papeve shqiptar ose me origjine shqiptare

    Kot nuk thone Zoti flet shqip.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  4. #4
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Nga Dr. Musa Ahmeti, Vatikan
    Ore ky sikur kishte zbuluar nje liber te viteve 1200, cfare pret qe ta botoje, te piqen kushtet?
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Citim Postuar mė parė nga Traboini
    Ky Musa Ahmeti beri namin para disa vitesh kur doli me "zbulimin" e vepres se vjeter shqipe nga shekulli i 12 ( me duket) e shkruar nga njefare Teodor Shkodrani. Premtoj se do ta botoj, por as sot nuk u botue. Kam informata se ky njeri eshte njefare rrenacakut...........
    Po te lexoje artikullin me lart, do te kuptoje se Musa Ahmeti eshte nder te paket studiues shqiptare qe kane pergatitjen e duhur per te bere pune kerkimore ne nje nga arkivat me te vjeter te botes, dhe nder te paktet qe ka patur fatin qe te kete akses ne kete arkive. Sic e thote autori me lart, aktualisht jane vetem dy studiues shqiptare prane arkivave, ky dhe nje studiuese nga Tirana. Une nuk kam lexuar asgje nga kjo studiuesia tjeter shqiptare qe ka 6 vjet qe po rremon ne Vatikan. Te pakten Musa Ahmeti na e shuan kureshtjen here pas here me arritjet e kerkimeve te tij te deritanishme dhe kjo eshte per tu pershendetur.

    Fakti qe libri i Teodor Shkodranit nuk e ka pare ende driten e botimit, nuk do te thote se libri nuk ekziston dhe se ai nuk eshte gati per botim. As nuk do te thote qe studiuesi nuk eshte serioz ne punen e tij. Do te thote qe nuk jane pjekur kushtet e rrethanat per ta bere nje gje te tille te mundur. E rendesishme eshte jo kur do te botohet, por qe te botohet nje dite.

    Albo

  6. #6
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Te pakten Musa Ahmeti na e shuan kureshtjen here pas here me arritjet e kerkimeve te tij te deritanishme dhe kjo eshte per tu pershendetur.
    Me gjithe respektin per ty dhe M. Ahmetin, arritjet e kerkimeve shkencore publikohen fillimisht ne revistat me kredenciale perkatese, dhe pastaj neper artikuj gazetash per konsum te gjere. Gjashte vjet pas 'shpalljes' se gjetjes se ketij libri (qe te gjithe urojme te jete i vertete), studiuesi ne fjale nuk ka dhene asnje prove te mirefillte te ekzistences se kesaj vepre.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Me gjithe respektin per ty dhe M. Ahmetin, arritjet e kerkimeve shkencore publikohen fillimisht ne revistat me kredenciale perkatese, dhe pastaj neper artikuj gazetash per konsum te gjere
    A ekzistojne revista shkencore me kredinciale perkatese ne Shqiperi? Jo.
    Cili eshte mjeti i vetem i komunikimit te nje studiuesi produktiv nga Zagrebi qe zoteron disa gjuhe te huaja dhe ka bere nje pune vetemohuese per te hedhur sado pak drite mbi historine e mesjetes shqiptare? Faqet e gazetave.
    Perse po vonohet kaq shume botimi i librit te Teodor Shkodranit? Une nuk njoh arsyet konkrete, por vetem mund te aludoj se ky nuk eshte nje botim dosido, nese pretendimet e autorit jane te faktueshme, mund te permbyset ajo qe breza te tere shqiptaresh kane mesuar neper bankat e shkollave si dokumenti me i vjeter i gjuhes shqipe. Pra ky liber mund te jete nje prej zbulimeve te shekullit per ne shqiptarit pasi mund ta shtyje doreshkrimin me te vjeter te gjuhes shqipes disa shekuj me perpara se ai i XVI. Dhe arsyeja tjeter, une nuk do te habitesha nese do te mesoja se Arkiva dhe Vatikani kane rregulla strikte per riprodhimin dhe publikimin e dokumentareve te Arkivit te tyre Sekret. Pra autori nuk mund te publikoje dot asgje pa aprovimin e atyre qe i administrojne dokumentat. Dhe se fundi, cdo dokument i hershem qe flet per historine e te pareve tane, mund te kete ratifikime te thella shoqerore, politike, shpirterore.

    Albo

  8. #8
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Traboini
    Ky Musa Ahmati beri namin para disa vitesh kur doli me "zbulimin" e vepres se vjeter shqipe nga shekulli i 12 ( me duket) e shkruar nga njefare Teodor Shkodrani. Premtoj se do ta botoj, por as sot nuk u botue. Kam informata se ky njeri eshte njefare rrenacakut...........
    Ne shekullin e 12 ishte herezi te shkruhej ne nje gjuhe tjeter pervec Latinishtes. Sigurisht qe eshte rrenc Musai, por eshte zbavites.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Nje material te permbledhur te lajmit te zbulimit te doreshkrimit te Teodor Shkodranit e gjeni ketu.

    Shkrimi i Dr. Aurel Plasarit konfirmon njohjen nga historianet te identitetit te "Teodor Skutariotit". Ajo qe ngelet per ta vertetuar koha eshte ekzistenca e librit dhe jo e autorit te tij.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 09-06-2006 mė 00:34

  10. #10
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    A ekzistojne revista shkencore me kredinciale perkatese ne Shqiperi? Jo.
    Cili eshte mjeti i vetem i komunikimit te nje studiuesi produktiv nga Zagrebi qe zoteron disa gjuhe te huaja dhe ka bere nje pune vetemohuese per te hedhur sado pak drite mbi historine e mesjetes shqiptare? Faqet e gazetave.
    Besoj se ekzistojne publikime periodike te Akademise se Shkencave. Sidoqofte ekzistojne jo nje e dy por nje numer i konsiderueshem revistash prestigjioze nderkombetare per studime etnolinguistike ballkanike, mesdhetare, europiano-lindore etj, te cilat publikojne here pas here dhe artikuj qe kane lidhje me gjuhen dhe historine e kombit shqiptar. Cdo reviste e tille do hidhte valle po t'i ofrohej per publikim nje zbulim i permasave te tilla (nqs i vertete, kuptohet).

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Shkrimi i Dr. Aurel Plasarit konfirmon njohjen nga historianet te identitetit te "Teodor Skutariotit".
    Albo, A. Plasari thote pikerisht te kunderten, dmth qe ky Theodor Shkodrani nuk ka asnje lidhje me kronikun bizantin Teodor Skutarioti (i cili eshte nga Konstandinopoja dhe ka jetuar e punuar te pakten gjysme shekulli pas Shkodranit tone).

    Gj. te mirat.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  11. #11
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga D@mian
    Albo, A. Plasari thote pikerisht te kunderten, dmth qe ky Theodor Shkodrani nuk ka asnje lidhje me kronikun bizantin Teodor Skutarioti (i cili eshte nga Konstandinopoja dhe ka jetuar e punuar te pakten gjysme shekulli pas Shkodranit tone).

    Gj. te mirat.
    Confirmed! Ka pasur nje Scutari ne Azine e Vogel disa qindra km larg Konstantinopolit. Sic e thashe, te shkruaje ne gjuhen vernakulare ne shek 13-te do te ishte herezi ne trevat katolike, prandaj edhe dr.as. prof Ahmeti tregoi qe eshte amator.

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Albo, A. Plasari thote pikerisht te kunderten, dmth qe ky Theodor Shkodrani nuk ka asnje lidhje me kronikun bizantin Teodor Skutarioti (i cili eshte nga Konstandinopoja dhe ka jetuar e punuar te pakten gjysme shekulli pas Shkodranit tone).
    Po, por ti po nisesh nga kendveshtrimi se po flasim per "dy" Teodore te ndryshem, dhe kjo nuk ishte pershtypja qe une mora nga shkrimi i Plasarit. Plasari korrigjon nxitimin e Ahmetit per ta nxjerre Teodorin "shkodran", pasi Scutari i atehershem nuk eshte nje me Shkodren tone. Por ama, Plasari nuk hedh poshte vepren e Scutariorit dhe ekzistencen e saj, ashtu si nuk ka mundesi qe ai te dije origjinen e tij e cila shume mire mund te kete qene shqiptare.

    Plasari pret te lexoje dokumentin i cili ka rene ne dore te Ahmetit, dhe une jam me i prirur te besoj se Ahmeti ka zbuluar nje dokument te tille, pavaresisht se interpretimi i tij mbi kete dokument mund te jete i gabuar. Dhe kjo shpjegon ate qe une zura ne goje me lart, qe nese doreshkrimi ekziston, dhe ai Teodor Scutarioti (kroniku bizantin i Konstandinopojes) ka shkruajtur shqip, atehere krijohen pershtjellime te forta fetare, politike, shoqerore, qe do te shpjegonin vonesen ne publikim te dokumentit.

    Te akuzosh Ahmetin si te keqinformuar e te paformuar sic duhet eshte nje gje. Ta akuzosh ate per shpifes, eshte dicka tjeter. Une nuk besoj se Musa Ahmeti shpif apo trillon se ai ka gjetur nje dokument ne shqip ne Vatikan te shekullit te XIII.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 11-06-2006 mė 02:19

  13. #13
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Thumbs up Musa Ahmeti - Doktori fluturues

    Koment pėr Musa Ahmetin dhe pretendimin e zbulimit tė dokumentit mė tė vjetėr tė gjuhės shqipe.

    Doktori fluturues


    -- nga Ardian Klosi



    Si njė kometė u shfaq para disa vitesh nė qiellin e albanologjisė z. Musa Ahmeti. Opinioni publik shqiptar ka parasysh njoftimin e bujshėm pėr zbulimin e njė dorėshkrimi tė shekullit tė 13-tė, me autor Teodor Shkodranin, qė dilte tė ishte shkruar mė se dy shekuj para monumentit tė parė tė njohur tė gjuhės shqipe, “Mesharit” tė Gjon Buzukut. Aso kohe disa personalitete ose personazhe tė njohura tė jetės sonė kulturore shprehėn entuziazmin e tyre pėr gjetjen e kėsaj perle nė arkivat e Vatikanit; tė tjerė autorė vunė rėndė nė dyshim ekzistencėn e saj, duke u nisur nga argumente historike – T. Shkodrani kishte qenė personazh historik me banim nė Konstandinopojė – dhe gjuhėsore: e vetmja fjali qė botonte Musa Ahmeti nga gjetja e tij kishte mospėrputhje tė mėdha me zhvillimet fonetike-gramatikore tė gegėnishtes, sikurse mund tė nxirreshin me deduksion. Duke qenė qė kanė kaluar qysh atėherė 4 vjet, duke qenė se z. Ahmeti herė pas here njofton se sė shpejti dalin kapituj nga „Teodor Shkodrani“, te revista „Ekskluzive“, nė formė pergamenėsh etj., duke qenė se ky hulumtues bėn tė ditur nė rrugė tė ndryshme se ka gjetur nė Raguzė (Dubrovnik) edhe njė version tė panjohur dorėshkrim tė Pjetėr Bogdanit dhe „Ēetės sė profetėnve“ dhe relikte tė tjera tė ēmuara, biseduam me z. Albert Ramaj, i cili e njeh mė nga afėr studiuesin tonė misterioz. Z. Ramaj ka studiuar pėr filozofi e teologji nė Zagreb dhe Graz, ka qenė redaktor i revistės „Urtia“, aktualisht punon nė St. Gallen tė Zvicrės me njė institut tė atyshėm shqiptar.


    Zoti Ramaj, ē’mund tė na thoni pėr kėrkimet e z. Ahmeti nė bibliotekat e Vatikanit?

    E kam njohur z. Ahmeti nė verė tė vitit 1994 nė Zagreb. M’u prezantua si njė studiues shqiptar qė e dėrgonin nga Tirana pėr studime shkencore nė Zagreb. Dėshira e tij mė e madhe ishte qė ta njihja me dikė qė punonte nė Vatikan. Kėshtu ndodhi qė iu luta dom David Gjugjės, drejtor i Radio Vatikanit nė gjuhėn shqipe, qė t’i hapte z. Ahmeti rrugėt pėr nė arkivat e Vatikanit, duke i thėnė se ky njeri mund tė bėjė kėrkime tė dobishme. I rezervuar, pak me frikė se „mos mė zhgėnjen ky person“, dom Davidi megjithatė pranoi. E njoha gjithashtu me dom Frrok Zefiqin nė Osijek, autor i disa librave mbi shqiptarėt e Slavonisė. Qysh nė nėntor tė atij viti, kur u takuam sėrish me Musėn nė Zagrab, ai mė paralajmėroi se ka diēka shumė interesante nė Vatikan. Tha se ėshtė fjala pėr njė libėr mė tė vjetėr se Meshari i Buzukut, se kishte gjurmė tė sigurta tė kėsaj pune. Njė vit mė vonė kolegėt dhe miqtė e mi do tė mė tėrhiqnin vėrejtjen pėr pakujdesinė time. Dom Frrok Zefiqi mė bėri me dije se Musa i kishte marrė disa dokumente tė rėndėsishme nė shtėpinė e tij, po ashtu edhe tė holla. Dom Frroku i kėrkonte sendet e veta, por Musa ia kthente me kėrcėnime. Mė vonė deklaroi se kishte zbuluar gramatikėn e gjuhės shqipe tė pėrpiluar nga Pal Zogaj, qė kishte shkuar si mėsues i shqiptarėve tė Slavonisė dhe qė duhej tė ishte botuar mė 1776. Unė nuk di deri mė sot qė ta ketė botuar M. Ahmeti gramatikėn e Pal Zogajt. Kurse dom David Gjugja, i cili mė vizitoi nė Graz mė 1995, mė tha kėshtu: „Ke ba gabim tė madh qė mė ke njoftė me te, shumė gabim“. Edhe sot M. Ahmeti nuk guxon tė shfaqet nė seksionin shqip tė Radio Vatikanit, mė thotė dom Gjugja, pikėrisht pėr arsye tė moskorrektėsisė dhe gėnjeshtrave tė tij.
    Mė 1996-ėn u shpall lajmi nė media se “Meshari” i Buzukut u zhduk nga biblioteka e Vatikanit. Nė fakt, kėtė lajm e shpalli Musa Ahmeti. Personalisht mė thoshte se pėr kėtė punė janė pėrgjegjės dy profesorė, njėri nga Prishtina dhe tjetri nga Tirana, tė cilėt e kishin vizituar mė parė bibliotekėn e Vatikanit. Mirėpo harronte se nė njė bisedė tjetėr mė kishte thėnė se pėrmasat e “Mesharit” nuk i ka shėnuar deri mė sot askush prej studiuesve shqiptarė. Dhe krenohej se kėtė punė e kishte bėrė vetėm ai, dhe i thoshte ato pėrmendėsh. Kur lexova lajmin pėr zhdukjen e “Mesharit”, m’u krijua bindja se ky person mund tė jetė edhe shkatėrrues i pasurive kulturore shqiptare.

    Vjet janė zhvilluar nė Mynih dhe nė Tiranė dy simpoziume pėr Gjon Buzukun dhe gjuhėn e vjetėr shqipe. Si shpjegohet qė nė to nuk ka marrė pjesė njė personazh kaq i afėrt me bibliotekėn e Vatikanit, me “Mesharin” dhe tė tjera dorėshkrime tė moēme shqipe?

    Nė tė vėrtetė e di mirė se M. Ahmeti duhej tė shfaqej nė Mynih mė 14-15 tetor me rastin e simpoziumit pėr nder tė 450-vjetorit tė Mesharit. Musa nuk u paraqit nė kėtė simpozium dhe arsyetimi publik qė dha ishte se aeroporti i Shtutgartit ishte me mjegull, kėshtu qė Musa nuk mund tė fluturonte. Mirėpo njėri nga pjesėmarrėsit gjermanė tė simpoziumit mori nė telefon nė tė njėjtin moment aeroportin nė Shtutgart dhe mėsoi se aty mjegull nuk kishte dhe se kushtet e fluturimit ishin optimale.

    Duke parė qė personazhi ynė po humbet gjithnjė e mė shumė nė mjegull, mund tė na thoni diēka pėr arsimimin e tij? Nė Tiranė ai ėshtė paraqitur si dr. Musa Ahmeti. Ku ka doktoruar, me se?

    Sikurse e ceka mė lart, nė fillim ai m’u paraqit si doktor i Tiranės, sikur kishte doktoruar me njė profesor tė historisė. Mundohej edhe tė fliste me theks tiranas dhe tė gjithė shqiptarėt e Kroacisė qė e njihnin qenė tė bindur se ishte nga Tirana. Mua mė tha se kishte qenė nxėnės i dr. Zef Mirditės deri nė diplomim. Mirėpo dr. Mirdita pas disa kohėsh mė tha se nuk e njihte pėr absolvent tė Prishtinės, madje ishte i sigurt se as nė Tiranė nuk kishte bėrė ndonjė doktoratė. U zbulua gjithashtu se Musa nuk ishte prej Tirane, por nga fshati Ponoshec i Gjakovės. Mė pas mėsova se kishte qenė pėr njėfarė kohe student i juridikut nė Prishtinė. Nė pohime tė mėvonshme, Musa deklaronte se e kishte ndėrprerė tezėn e doktoraturės nė Tiranė dhe se po e shkruante atė tani pranė prof. Aleksander Stipēeviē nė Zagreb. Nė vitin 2000 jam takuar me kėtė profesor nė Zagreb. Lidhur me M. Ahmetin mė tha se ishte shumė i zhgėnjyer nga ky person, tė cilin e kish ndihmuar shumė, por tani nuk kishte mė asnjė dėshirė ta ndihmonte mė tej. Mė tha se M. Ahmeti nuk ėshtė aspak kandidat pėr tė shkruar ndonjė doktoraturė nė Zagreb. Madje prof. Stipēeviē kishte pyetur edhe nė Tiranė, nėse po doktoron aty z. Ahmeti dhe kishte marrė pėrgjigje negative. Kėshtu zbulohej misteri i dikujt qė nė Tiranė thoshte se doktoron nė Zagreb, e nė Zagreb se doktoron nė Tiranė.

    Si i financon udhėtimet dhe hulumtimet e tij, tė cilat duhet thėnė se deri mė tash kanė mbetur pa rezultate, tė paktėn pa botime, (dr) Musa Ahmeti?

    Ėshtė shumė e vėshtirė tė kuptohen burimet e tij financiare, pasi shpesh ai deklaronte se ka njė bursė shtetėrore nga ministria e Shqipėrisė, mė vonė thoshte se ka njė bursė nga shteti i Kroacisė, nganjėherė pohonte se ka pėrkrahje nga disa biznesmenė shqiptarė, por qė nuk dėshirojnė tė pėrmendet emri i tyre, mjaft qė tė bėhen hulumtime nė favor tė kulturės shqiptare. Nga ana tjetėr, dihet mirė se ndėr tė tjerė financimin e Musa Ahmetit e bėn edhe Behxhet Bacolli, qė biznesin e tij e ka kryesisht me botėn arabe.

    Nė karrierėn e (dr.) Musa Ahmetit vėrejmė njė periudhė tė errėt nga 1997-1999, nga ato qė shkrimtari ynė Ismail Kadare i quante „gropa tė zeza nė biografinė e Dyrmish Dur Aliut“. Keni ndonjė informacion qė mund tė hedhė dritė mbi kėtė gollė?

    Mė vjen keq qė nuk mund t’ju ndihmoj siē duhet. Di tė them se pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė njė mik imi nga Zagrebi, F. A., dėshmon qė M. Ahmeti kishte deklaruar se gjatė luftės nė Kosovė kishte njė obligim tė madh ndaj atdheut dhe kishte shkuar nė luftė, ku dhe ishte njė komandant i UĒK.
    Mund tė supozojmė se nė ēantėn e komandantit, ku dorėshkrimet e Propaganda Fide-s pėrziheshin me radhojtė e luftės, fishekė e granata dore, erė baruti, tė jetė djegur pjesėrisht edhe dorėshkrimi i Theodor Shkodranit? Ka shumė tė ngjarė qė Musa ta nxjerrė njė ditė edhe kėtė teori. Albanologjia qysh tani ėshtė lodhur sė prituri ndonjė fragment nga i famshmi dorėshkrim i Shkodranit. Nė pėrgjithėsi mendoj se me punėt e Musa Ahmetit nuk duhet tė merret mė bota shkencore, por Prokuroria.



    [ Marre nga Shekulli, 11/06/2006 ]

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    E Shtune, 01 Prill 2006

    NJE LEKSION FALAS PER DOKTOR AHMETIN.

    Popullarizimi i arritjeve shkencore, vecanerisht i atyre qe lidhen me humanistiken, eshte aq i veshtire sa kerkon te njejten zotesi, seriozitet dhe ndershmeri qe lipset te kete edhe kerkimi shkencor. T’i paraqesesh ne menyre te shtremberuar rezultatet shkencore ose te japesh interpretime subjektive lidhur me to eshte dicka e demshme, qofte sepse i fut ne koke lexuesit te thjeshte nocione te gabuara, qofte sepse, sic ndodh shpesh, u vishen studiuesve merita ose te meta qe, ne te vertete, jane te “popullarizuesve”. Ketu e ka zanafillen edhe nje tjeter pasoje negative, ajo e perftimit ne bashkesine imagjinare te opinionit publik te se keshtuquajtures “loje pirandeliane te roleve”, ne te cilen roli i popullarizuesit dhe ai i studiuesit nuk dallohen fare prej njeri tjetrit.

    Kjo hyrje qe merr shkak prej artikullit te botuar me 23 shkurt 2006 ne gazeten Koha jone, nenshkruar “Dr. Musa Ahmeti”, me titull Vepra E mbsuame e Chrestere e Leke Matrenges (Ksombla bie prape ne duart e studiuesve dhe lexuesve), me shtrengon te them qe ne fillim se shkruesi i ketyre radheve dhe dr. Musa Ahmeti nuk jane aspak “kolege” ne kuptimin e mirefillte deontologjik te termit; nuk kemi te perbashketa as fushat, as metodat, as profesionin dhe as korrektesen shkencore te filologjise tekstore, e per kete dua te sjell nje deshmi qe me ka pataksur.

    Ne artikullin e tij dr. Ahmeti sjell mes thonjezave permbajtjen e nje e mail i qe une i pata derguar me 2 shkurt 2004, ne te cilin, i nxitur prej bashkebiseduesit tim, jepja nje shpjegim te pjesshem lidhur me autoresine e tri doreshkrimeve qe permbajne perkthimin ne arberisht te katekizmit te at Ledesmes, duke lene te kuptohet se ne monografine time, qe doli nga shtypi disa muaj me vone (korrik 2004), e prej se ciles i dergova menjehere dy kopje dr. Ahmetit, do ta shtjelloja me hollesi ceshtjen ne fjale.

    Do qe e tepert te vija re ketu mungesen e plote te korrekteses, kur per te kundershtuar nje mendim timin perdoret nje burim privat (e mail i) dhe jo ai publik (libri), cka perben arsyen e pare qe me detyron te mos e pranoj apelativin “koleg” aq me teper kur ai burim privat perdoret ne menyre te shtremberuar e cila fyen dhe banalizon ate qe une kam ngritur me njezet vjet studime dhe qe e ka gjetur pasqyrimin e vet ne nje vellim prej 600 faqesh.

    E kam pyetur veten perse dr. Ahmeti nuk e ka permendur asnjehere ne artikullin e tij librin tim, por e ka pare te udhes te perdore disa letra elektronike, te cilat, meqe ra fjala, edhe une i ruaj ne arkivin personal. Pergjigjja m’u shfaq me gjithe lakuriqesine e saj: nje artikull qe lipsej te kishte karakter thjesht “popullarizues”, ngaqe u eshte besuar kater shtyllave te nje te perditshmeje te paspecializuar, na serviret si me pretendime shkencore. Ne kete artikull pa nje argumentim bindes hidhen hipoteza te reja per tri variantet doreshkrim te kateizmit te Leke Matranges dhe mbi marredheniet mes dy ekzemplareve te shtypur, te njohur deri me sot. Madje, hamendesohet se kjo veper vjen nga nje botim i shtypur me 1584 i nje perkthimi ne arberisht, i cili gjer me tani i eshte atribuar plotesisht Matranges.

    Te gjitha keto na serviren permes nje vargu pohimesh dykuptimeshe dhe vetelevdatash bajate, ngaqe dr. Ahmeti gjen kurajen te paraqese si “zbulime” te tijat gjera qe komuniteti albanologjik i di prej shume kohesh, dhe ngaqe “argumentimet” e tij nuk mbeshteten as edhe ne nje fakt qe mund te quhet filologjik. Kesaj, nga ana tjeter, i vjen ne ndihme edhe fakti qe deri me sot askush nuk ka pasur mundesi te verifikoje kompetencen shkencore te dr. Ahmetit, i cili, me sa di une, nuk ka botuar ndonje liber a ndonje monografi, madje as ndonje artikull te denje per vemendje shkencore, me perjashtim te “zbulimeve” te bera publike neper gazeta. Per kete arsye zbulimet e tij presin prej kohesh qe t’i nenshtrohen gjykimit gjakftohte, objektiv e kompetent te komunitetit shkencor albanologjik.

    Se c’formim shkencor ka dr. Ahmeti mbetet nje mister ose nje rebus; me siguri nuk eshte filolog, nuk eshte gjuhetar, nuk eshte studiues, sepse po te ishte nuk do t’i shkruante gjithe ato brockulla qe, pikerisht pse nuk kane asnje baze logjike, jane tipike per diletantet ne kerkim te fames.
    Nuk eshte vendi ketu per t’i shqyrtuar nje per nje te gjitha ceshtjet qe ngre dr. Ahmeti ne artikullin e lartpermendur, sepse nje analize ne baze te parimeve te kritikes tekstore do te kerkonte nje hapesire bukur me te madhe se ajo qe Koha jone, me nje bujari per te cilen i jam mirenjohes, me ka vene ne dispozicion. Sidoqofte, disa pika meritojne te trajtohen:

    Dr. Ahmeti pohon qe “Leke Matranga eshte autori i doreshkrimit te trete”, “kete perfundim e kemi nxjerre pasi kemi konsultuar edhe doreshkrime nga disa fonde te Biblioteca Apostolica Vaticana dhe te Archivio Segreto Vaticano” e pikerisht fondet e shenuara shkarazi ne fund te artikullit. Por, dhe kjo eshte arsyeja e dyte qe me detyron te mos e konsideroj veten “koleg” te dr. Ahmetit, ato nuk citohen plotesisht, gje qe do ta kishte bere edhe me diletanti mes filologeve: perse?

    Do t’i pergjigjem kesaj pasi te ngre disa pyetje me te rendesishme per hipotezen fantastike te dr. Ahmetit. Nese Matranga ishte autori i variantit te trete (C), perse e nenshkroi Lettera dedicatoria (letren kushtuese) qe hap variantin e pare (A) dhe perse iu desh te shenonte deri edhe daten e vendin e shkrimit? Perse ne Lettera dedicatoria nenshkruesi Leke Matranga nga Piana dei Greci i drejtohet mbrojtesit te vet, arkipeshkvit te Monreales, Ludovikut II Torres?

    Dhe perse Matranga rreket ta justifikoje perkthimin e tij duke pohuar qe i eshte dashur te sajoje madje edhe nje shkronje, a, e cila jo rastesisht shfaqet ne variantin A? Pakujdesia e cuditshme e dr. Ahmetit behet e pafalshme po te sjellim nder mend faktin qe grafia e dsh. A ndryshon kryekeput prej asaj te dsh. C, gje qe tregon se autoret perkates ishin dy njerez te ndryshem. Por, nese hipoteza e dr. Ahmetit eshte e vertete, si shpjegohet qe ne dsh. C, i cili eshte pa me te voglin dyshim nje variant i perftuar nga dsh. B, verehen elemente gege qe i bien ndesh toskerishtes se Matranges? E perse Matranga lejoi qe teksti te botohej sipas variantit C, i cili eshte plot me gabime qe nje arberishtfoles nuk do t’ia lejonte vetes, por qe mund t’i falen nje joarberishtfol si?

    Mbi origjinen dhe marredheniet e tri varianteve jam ndalur me rastin e rindertimit te kontekstit historik, kulturor e, madje, edhe te raporteve nderpersonale te atyre qe vune dore te doreshkrimet. Por ka qene para se gjithash shqyrtimi i vecorive grafike e gjuhesore ai qe ka nxjerre ne dukje tri fakte te pamohueshme: a) dsh. A eshte autograf i Leke Matranges; b) dsh. B eshte veper e nje rishikuesi anonim, qe pas te gjitha gjasave vinte nga Veriu i Shqiperise, mik i Thoma Raxhos dhe c) dsh. C eshte nje variant i realizuar ne shtypshkronje prej nje kopisti, sipas dsh. B, sepse mbart te gjitha karakteristikat e asaj pune qe kryhej zakonisht ne shtypshkronjat e mesit te shekullit XVI.

    Dokumentet qe, sipas dr. Musa Ahmetit, do te provonin autoresine e Matranges vetem per variantin C qenkerkan nje risi e padegjuar, por meqe nuk kam pasur fatin t’i shoh, ashtu si dhe lexuesit e gazetes Koha jone, nuk mund te bej asgje me shume se te konfirmoj ate qe kam deshmuar me te dhena filologjike ne librin tim. Kam sidoqofte dyshimin e perligjur qe dokumentet e permendura prej dr. Ahmetit lidhen me momentet para “shtypjes” sic et simpliciter, qe te kryhej ky proces kishte nevoje per te gjitha autorizimet qe kerkoheshin asokohe, mes te cilave edhe ato te mjeshtrit te Pallatit te Shenjte, aktet e te cilit sot ruhen ne Biblioteka Kazanatense te Romes, po ajo qe me sa duket dr. Ahmeti e ka vizituar, ndoshta pasi ka lexuar librin tim! E nese kjo do te ishte e vertete, nuk e kuptoj si mund te hidhet poshte autoresia e Matranges (dsh. A), e rishikuesit anonim (dsh. B) dhe e kopistit ne shtypshkronje (dsh. C), po te kemi parasysh qe autorizimet (pelqimi i ndihmesadministratorit, nihil obstat i i specialistit dhe imprimatur i i mjeshtrit te Pallatit te Shenjte) shfaqen ne dsh. A, duke u paraprire dy teksteve (indulgjencave dhe Angelus it), te shkruara me grafine e dsh. B. Do te ishte e lodhshme per lexuesit te ndiqnin ne hollesi rindertimin filologjik qe propozoj ne monografine time, prandaj i ftoj te interesuarit t’i hedhin nje sy botimit ne shqip qe do te dale pas disa muajsh.

    Te pohosh se kopja e shtypur e Bibliotekes Anxhelike eshte nje “botim i dyte”, ngaqe permban ndryshime te tekstit ne faqet 14, 15, 16 (ne te vertete edhe ne faqen 13, por kjo eshte nje pakujdesi qe mund t’i falet dr. Ahmetit) krahasuar me ekzemplarin e fotokopjuar qe ruhet ne Biblioteken Kombetare ne Tirane, eshte nje budallallek qe tregon se ky doktor nuk i njeh as konceptet me elementare te historise se shtypshkrimit ne shekullin XVI. Ne cdo doracak gjendet dallimi mes koncepteve “botim” (edizione) dhe “emetim” (emissione), ndaj eshte e habitshme qe dr. Ahmeti, i cili vetequhet kolegu im, por qe edhe per kete arsye nuk eshte, nuk e mban parasysh. Nje a me shume emetime te nje teksti te shtypur (ne rastin e dyte studiuesit bejne fjale edhe per stade te te njejtit emetim stati della medesima emissione) ishin dicka e zakonshme ne shtypshkronjat evropiane, sepse e lejonte procesi i shtypjes, ecuria e te cilit qe aq e nderlikuar per nga organizimi i punes, sa c’ishte e gjate ne terma kohore.

    Shpesh korrektori ose vete autori nderhynin ne njeren nga fazat e pergatitjes se tekstit te shtypur dhe i detyronin tipografet te benin ndreqje edhe kur shtypja e librit ishte kryer plotesisht a pjeserisht. Tipografit nuk i voliste ta humbte punen e kryer, prandaj kur tregu e kerkonte ai mund te shfrytezonte edhe materialin e hedhur tej. Studimet ne kete sektor te vecante te filologjise se teksteve te shtypura jane te shumta, dhe ndonese nuk jane numerikiht te barabarta me rastet qe filologet po zbulojne dora dores, te gjithe jane te nje mendjeje per rindertimin e ketij “procesi jonormal” qe ka vijuar deri ne fund te shekullit XIX. Ne mesin e studimeve arbereshe kemi nje prove me emetimin e dyfishte te nje botimi te vepres Serafina Thopia te Jeronim de Rades dhe Rapsodie Albanesi te Zef Skiroit. Perfundimi se keto dy stade te te njejtit emetim jane dy botime te shtypura eshte deshmi e paditurise ne fushe te kritikes tekstore e pikerisht te asaj qe merret me tekstet e shtypura. Por edhe po ta pranojme “zbulimin” e pabesueshem te dr. Ahmetit, nuk mund t’u japim pergjigje ketyre pyetjeve: nese kemi te bejme me dy botime, perse tipografi Facoto qe shtypi katekizmin e Matranges nuk i ndreqi edhe faqet e tjera, te cilat, sic kane vene re studiuesit Selman Riza, Justin Rrota, Mateo Shambra dhe Fadil Sulejmani, jane plot me gabime te renda?

    Nese Facoto qe vene ne levizje ngaqe kishte vene re “interes mjaft te madh” per tregun e katekizmave ne arberisht, cka eshte nje fantazi e kulluar e dr. Ahmetit, ai lipsej te ishte kujdesur per nje botim pak a shume korrekt dhe jo t’i linte te paprekura gabimet, perfshire edhe ate qe ka te beje me mbiemrin e Matranges. Tani edhe nje cudi: mbi c’baze dr. Ahmeti pohon qe ekzemplari i Bibliotekes Anxhelike “eshte shtypur ne leter te cilesise se larte...”? A ka pasur ndonjehere mundesi t’i shohe botimet e mira qe kreu Facoto ne vitin 1592 e me pas? Ne qofte se po, sic kam pasur privilegjin t’i shoh une, ndoshta do te skuqej per teprimin dhe do ta vendoste botimin e katekizmit te Matranges ne vendin e tij te natyrshem, qe eshte shume me modest se ai i tregut te librave fetare ne italisht.

    Artikulli i dr. Ahmetit shquhet per nje varg mbreselenes pasaktesish. Une po shenoj ketu ato me te pabesueshmet: a) nuk permendet emri i gjuhetarit Marko la Piana qe zbuloi kodikun me tri variantet doreshkrim; b) thuhet qe fotokopja e ekzemplarit te shtypur, i vjedhur ne Biblioteken e Vatikanit, u be nga Justin Rrota qe e solli ne Tirane me 1947.

    Kjo nuk eshte e vertete, qofte sepse Rrota, duke shkruar me 1931, nuk dinte gje per ekzistencen e ekzemplarit te shtypur, cka u be publike prej Mario Rokut nje vit me vone, qofte sepse i pari qe zbuloi ekzemplarin ishte imzot Pal Skiroi qe urdheroi te fotografohej teksti, per t’ia dhene me pas te nipit, Zefit, i cili gjate pushtimit fashist e mori me vete ne Shqiperi, ku e la ne vitin 1947, kur qe i shtrenguar te largohej me ngut nga Tirana. c) Anxhelo Roka ishte themeluesi i bibliotekes ku une kam gjetur ekzemplarin tjeter te katekizmit te Matranges, biblioteke qe quhet “Anxhelika” pikerisht per nder te themeluesit te saj. Roka ishte nje bibliograf i madh dhe i shtypte veprat e veta ne shtypshkronjen e Gulielm Facotos, po aty ku u shtyp edhe katekizmi i Matranges.
    Merret vesh se qe Roka ai qe e shpuri ekzemplarin e katekizmit te Matranges ne fondin qe do te behej prone librore e Bibliotekes Anxhelika. Se ku qendron “zbulimi” i dr. Ahmetit une e kam te veshtire ta kuptoj, meqe e kam shtjelluar gjere e gjate kete problem ne librin tim.

    Lidhja e hamendesuar me katekizmin e shtypur ne vitin 1584 eshte nje supozim i pathemelte. Ne radhe te pare, fakti qe ekzemplari i Matranges eshte rilidhur ne te njejtin vellim te perzier ku gjendet edhe nje tekst ne kroatisht i Aleksander Komulovicit eshte nje gje krejt e rastit dhe nuk provon asgje. Ne radhe te dyte, njoftimi i dh`ne nga Vanini (per t’u rimarre ne Itali prej Zef Valentinit (1941) e Karmelo Kapixit (1992), para se dr. Ahmeti ta shperhapte urbi et orbi si nje “zbulim” te vetin), lidhur me shtypjen e 500 ekzemplareve te nje katekizmi ne arberisht, nuk con fort peshe ne kandar.

    Po qe se silogjizmi i dr. Ahmetit do te pergjithesohej, duhet te besojme qe edhe katekizmi i perdorur para 1567 es ne mjediset arbereshe prej eterve jezuite ishte ne arberisht e pse jo qe pikerisht ky i fundit sherbeu si model edhe per botimin e 1584 es. Por edhe kjo, sic mund ta nuhase edhe lexuesi i thjeshte, eshte fantazi e kulluar qe nuk ka asgje te perbashket me praktiken ekdotike, e cila per ate qe ka zanatin e filologut mbeshtetet ne studimin me themel te teksteve, ndersa per ate qe rreket te imitoje arkeologet e famshem te kinematografise, ne aventurat cmendurake te “zbulimeve”. Ka edhe nje pike tjeter qe duhet sqaruar per hater te korrektesise ndaj lexuesve.

    Ne themel te perpjekjes se tij te deshtuar per t’ia veshur Aleksander Komulovicit dhe Thoma Raxhos meriten e perkthimit te katekizmit te 1592 shit, nuk qendron vetem deshira e fshehur keq per ta datuar me vone shtypjen dhe shkrimin e tekstit, por edhe ajo per t’ia mohuar Matranges dhe arberesheve vendin qe kane ne shkrimet e vjetra shqipe. Kjo gje mund te ngjante e parendesishme po te mos behej ne te njejten kohe e me po ato mjete qe perdorin cmitizuesit e rreme, te cilet pas mitit te Skenderbeut dashkan te shkaterrokan edhe ate pasuri kulturore mbareshqiptare qe prej pese shekujsh jeton mrekullisht ne kulturen e traditat arbereshe. Eshte ky mistifikim qe me shtyu te shkruaj kete pergjigje, nga e cila, me gjithe prirjen time per te qene i duruar dhe i gatshem per te falur, nuk munda t’i shmang notat e polemikes, per shkak te marrezive qe perhapen me te dyja duart prej diletantesh, vlera e vetme e te cileve eshte se dine te shesin tym.

    Ne fund kam disa pyetje per dr. Ahmetin:
    1) c’u be me doreshkrimin qe i atribuoi Teodor Shkodranit? Edhe per sa shekuj duhet te vuaje ne heshtje?
    2) Po me variantin doreshkrim te Cuneus porphetarum te Bogdanit?
    3) Kur do t’i botoje dokumentet qe lidhen me Matrangen?
    Pres pergjigje te qarta dhe afate te percaktuara mire. Nese brenda tre muajve nuk do t’i kemi ato qe komuniteti albanologjik i pret me te drejte prej vitesh, do te ndermarrim nje hetim arkivor ne Rome, per te verifikuar perfundimisht vertetesine e “zbulimeve” periodike te dr. Ahmetit. Ne kete rast, i vetmi qe kujtoj ne karrieren time te gjate universitare, mendoj se eshte me vend te nenshkruaj.

    Prof. Dr. Matteo Mandala


    PS. E kam lexuar artikullin e dr. Ahmetit vetem ditet e fundit, fale njoftimit te nje kolegu fort te dashur nga Tirana, te cilin e falenderoj me gjithe zemer. Kete saktesim ua kam borxh lexuesve te gazetes Koha jone, qe s’duhet te mendojne se mua m’u desh me shume se nje muaj per t’iu pergjigjur dokrrave te dr. Ahmetit.


    Koha Jone

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    PERGJIGJE PROF. DR. MATTEO MANDALą S NE REPLIKEN E TIJ ME TITULL “NJE LEKSION FALAS PER DOKTOR AHMETIN” BOTUAR NE GAZETEN KOHA JONE, 1 PRILL 2006, TIRANE

    LEKSION SE SI TE PERVETESOSH PUNEN E TJETRIT, PROF. MANDALĄ,
    APO SI TE GRUSHTOSH ATA QE GUXOJNE TE THONE DICKA TE RE,
    TE PATHENE NE LIBRIN TUAJ, PROFESOR?

    Ati yne qe je ne qiell jepua fuqine ta mbajne gojen te mbyllur kur s’kane gje per te thene! Falua durimin te thellojne nje pune perpara se te shkruajne permbi te! [F. Konica]

    Dr. Musa Ahmeti Vatican
    Nese prof. Mandalą s nuk i eshte dashur shume kohe per t’iu pergjigjur shkrimit tim, dhe ne ate fare menyre, kjo do te thote, qe MM mezi paska pritur shkak per te nxjerre ne shesh gjithe ate mllef, qe paska pasur akumuluar.

    Ne, [per modesti flas ne shumes, gje qe e praktikoj ne te gjitha shkrimet qe shkruaj], ne fakt na eshte dashur kohe qe te kuptojme se cfare e ka shtyre prof. dr. Mandalą n te pergjigjet ne ate menyre: pjesa e e mailit e botuar dhe qe deshmon per nje leterkembim intelektual midis nesh ne lidhje me nje ceshtje per te cilen ai eshte kompetenti dhe une sipas tij “diletanti”?

    Apo mos valle e ka shtyre mentaliteti i tij prej dhespoti, qe nuk mund te lejoje te tjeret qe te thone ndonje gje te re, sepse sipas tij, ne librin e tij, ai ka thene gjithcka qe duhet thene per “Embsvame e Chręsterę” te Leke Matranges, por qe fatkeqesisht na del qe paska harruar shume gjera, e nder te tjera edhe dimensionet e ksomblles, por qe sigurisht per nje filolog nuk jane aq te rendesishme sa per nje paleograf historian?

    Mos valle zemerimi i tij ka lidhje me zbulimet e reja ne fushen e albanologjise, nder te tjera edhe te Statuteve te Katedrales se Drishtit, qe edhe pse komuniteti i albanologeve e dinte qe ekzistojne, asnjeri nuk e dinte qe jane ne Biblioteken Mbreterore te Kopenhages, dhe madje as i gjitheditshmi Mandalą, i cili ka vite te tera qe punon me doreshkrimet shqipe ne kete biblioteke?

    Apo ndoshta u zemerua keq, kur u sigurua qe ato dhe te tjerat si Teodor Shkdorani, Kodiku i Pal Engjellit, Monumenta Albanica I, doreshkrimet e Farlatit, disa doreshkrime te tjera nga Kopenhaga, jane te gatshme per botim dhe do botohen, dhe nuk do presin 20 vjet si libri i porf. dr. Mandalą s?

    Nuk me kishte rastisur te lexoja apo degjoja ndonjehere emrin Matteo Mandalą [MM]. Kisha degjuar e lexuar per studiues dhe krijues arbereshe, te fushave te ndryshme, por as edhe njehere per MM, derisa nje dite, ne adresen time elektronike, me vjen nje leter me kete emer. Sic e kemi zakon iu pergjigja menjehere, me korrektesi, sinqeritet dhe miqesisht, duke menduar se te kesh nje mik apo “koleg” me shume, cilidoqofte ai, eshte e dobishme.

    Dhe vertet, kishim nje leterkembim korrekt. Pa asnje rezerve, i kam shkruar “ketij te panjohuri” duke qene i gatshem per nje bashkepunim dhe shkembim pervojash. Nuk vonoi shume, e pikerisht, MM, ashtu sic qe ai ishte i pari qe me kerkoi mua, e jo une ate, me kerkoi ndihme.

    E theksoj ndihme, sepse ka rendesi qe t’i kujtoj MM, kush eshte korrekt dhe kush jo! Pra, MM, korrektesi, quhet kur nje njeri, cilidoqofte ai, kur te ndihmon, e jo pak, e citon, e falenderon apo tregon se kete pjese te punes, apo kete veprim e ka bere ai person, gje qe ti MM, nuk e ben, por perveteson pa fije turpi punen e tjetrit.

    MM, te rikujtoj, se ishe ti ai qe kerkove te te ndihmoja per lexim dhe vleresim profesional kritik te doreshkrimit te trete, te vepres se L. Matranges qe ruhet ne BAV! Te kujtohet apo jo? E ne, kemi lene anash te gjitha punet, per te te ndihmuar. E lexuam, dhe ta derguam, te saktesuar dhe me sqarime perkatese; por vec kesaj, te terhoqem vemendjen se te botimi i M. Scimbra s, kishte leshime dhe gabime ne transkriptim, perkatesisht kalime te rreshtave pa lexuar fare dhe lexime te gabuara!

    Per keto te saktesuam edhe faqet perkatese! Te kujtohen keto apo jo, MM? Pra, ti kerkove sherbimet dhe vleresimet profesionale kritike te nje studiuesi, e jo te nje “diletanti,” sepse, isht ti, ai qe nuk dije t’i vleresoje ne menyre kritike, t’i lexoje dhe t’i deshifroje ato! Kush eshte diletanti ketu? Kush kerkoi te bej fame e emer ne kurriz te tjetrit? Je ti MM, ai qe ben veprime te tilla dhe pa fije turpi. Kjo tregoi korrektesine tende prej “shkencetari.” Kjo tregoi profesionalizmin tend, kjo tregoi sinqeritetin tend, kulturen, formimin dhe edukaten tende! Nuk mbaron me kaq!

    E theksojme per te saten here: ne nuk jemi gjuhetar! Kete e kemi thene e na duhet ta riperserisim shpesh, per njerzit si MM. Por, ama, per ceshtje te tjera profesionale, qe MM as ka dituri, zotesi, njohuri apo kapacitet profesional, ne flasim me shume pergjegjesi, korrektesi dhe profesionalizem, cdohere duke shenuar burimin e sakte, arkivin ose biblioteken, signaturen, emrin e personit autorit, vepren dhe te dhena te tjera, per t’u lehtesuar pune te tjereve, por edhe per korrektesi ndaj autoreve.

    Le t’i hedhim nje sy vepres se MM, e cila mendoj se eshte strumbullari i zemerimit te tij. Qe ne fillim, jo per ta marre me te mire MM, por duhet te saktesojme, se qendrojme nje per nje pas atyre qe kemi shkruar e pohuar per librin “E mbsuame e kreshtere” te Luca Matranges, pergatitur nga Matteo Mandalą, (Caltanissetta: Salvatore Sciascia Editore, 2004).

    Eshte vepra me e mire e botuar deri me sot, me te gjitha leshimet dhe pasaktesite qe ka! Eshte po ashtu e vertete se MM na ka derguar me poste dy kopje te librit te tij, pa autograf e dedikim! [Mesa duket MM i paska menduar ato si shperblim per ndihmen profesionale te dhene nga ne!]

    Njeren kopje e disponojme edhe sot, ndersa tjetren ia kemi dhene keshilltarit per kulture te ish presidentit te Kosoves dr. Rugoves, duke ditur interesimin e tij per letersine e autoreve te hershem shqiptare. Jemi te gatshem, qe MM t’ia paguajme parate per te dy kopjet, ose kopjen time t’ia kthej pas, nese nje gje e tille eshte e domosdoshme, por jo te pranojme kete, si forme shperblimi per ndihmesen e dhene!

    Libri perbehet prej [V XVI] + 3 571 faqesh, e jo prej 600 faqesh, sic ka qejf te theksoje MM, por keto jane vogelsira qe i shikojne vetem paleografet e jo filologet, keshtu qe nje leshim i tille edhe mund t’i “falet” MM! Por, kjo nuk eshte asgje ne krahasim me gabimet dhe leshimet e tjera te shumta qe ka libri. MM, me pyet per M. La Pianen? Ka shume emra te tjere pervec atij te M. La Pianes qe nuk kam arritur t’i permend dhe shume gjera te tjera, nje pjese te te cilave nuk i kam permendur as kesaj radhe.

    Por, eshte me mire te mos permendesh se sa ta citosh gabim, sic ke bere ti MM, p.sh. ne f. IX dhe ne f. 563. Ja gabimi, qe edhe mund t’i “falet” filologut MM: askund nuk shenon daten e botimit te revistes qe eshte 25; pastaj, “facs. XIX, maggio ootobre” sipas MM, eshte krejt gabim, duhet te ishte: 25 maggio; por me e bukura eshte ne vazhdimin e fundit te studimit te M. La Pianes, MM gabimisht shenon muajin tetor per shtator, gabimisht shenon facs. XXII, per 23... etj. Shtrohet pyetja, MM, sa serioze jane shenimet e literatures dhe citimet ne librin tuaj?

    Sic eshte e njohur per albanologet, deri me 2004, doreshkrimet e vepres se arbereshit Leke Matranga, jane botuar me shume se nje here, edhe me faksimile. Pra, deshirojme te saktesojme, se botimi i librit te MM, eshte nje sinteze apo kompilim [per te mos thene ndonje fjale tjeter me te rende... qe per raste te tilla ka emer ne shkence], i botimeve te mehershme te bera nga arbereshet: M. La Piana M. Sciambra, pastaj studiuesit e tjere shqiptare si F. Sulejmani; S. Riza, R. Ismajli, etj. MM, arrin deri aty, sa “studiuesit shqiptare” te cilet po i botojne ne gjuhen shqipe librin e tij, t’i akuzoje dhe te hedhe balte mbi ta, duke pohuar hic me pak se “(...) per asrsye ideologjike (...) kane bere shtremberime dhe interpretime te njeanshme (...) te vepres se Leke Matranges, De Rades, Varibobes etj” [citim i fjaleve te MM, nga nje interviste e tij me titull: “E mesuame e kershtere” ne Tirane s’eshte origjinal [Tema, 9. XI. 2005, f. 17]; pra, mund te konkludojme, se MM, nuk ka bere asgje tjeter vetem ka kopjuar [pervetesuar] transkriptimet e gatshme te autoreve te tjere.

    Me fjale te tjera, krejt puna e MM eshte pershkrimi i teksteve te gatshme! Por, nuk mbaron me kaq, ka ende brockulla qe ka bere MM. Kur shfleton me kujdes, M. La Pianen, Sciambren e ndonje tjeter, ne “tere” studimin e tij, del se pjesa derrmuese e tekstit eshte e njejte ose e ngjashme me perfundimet e ketyre autoreve. Kjo eshte sa per t’i kujtuar korrektesine MM!

    Persa i perket ksomblles origjinale te L. Matranges qe ka zbuluar MM ne biblioteken Angelica te Romes, ia vlen te saktesojme se si ne arritem ta gjejme ate fare rastesisht. MM na kishte shkruar se kishte zbuluar ksombllen origjinale te L. Matranges, por vetem kaq: nuk na kishte treguar as biblioteken dhe madje as qytetin (natyrisht qe nuk na kishte derguar as signaturen). U gezuam shume per lajmin e mire dhe e uruam nga shpirti.

    Na ishte lutur qe te mos e benim publik lajmin, dhe ne, asjehere nuk e kemi bere publik ate para se ai te ribotonte ksombllen origjinale ne librin e tij, edhe pse vendndodhjen e saj e kishim zbuluar vete rastesisht. Nje dite, se bashku me dy studiues te tjere shqiptare ishim ne biblioteken Angelica te Romes, ku shkonim dhe shkojme shpesh, per te konsultuar gjera qe na duheshin per kerkimet tona. Krejt rastesisht dhe fare lehte gjetem ne katalogun e bibliotekes edhe emrin e L. Matranges, titullin e ksomblles dhe signaturen e saj. Sigurisht qe ishte nje gezim i madh per ne.

    Une, duke mos pasur durim, u ngjita vete ne katin e dyte te rafteve te vjetra te librave te kesaj biblioteke, duke rrezikuar shume dhe e mora ksombllen origjinale nga rafti me doren time.

    Duke menduar qe mund te ishte kjo ksomblla qe kishte zbuluar MM, kemi heshtur per hir te respektit ndaj nje kolegu (sic mendonim se ishte ne ate kohe)! Me kete dua te them, qe ne (jo vetem une ne kete rast, por edhe koleget e mi te ngushte) jemi te fjales, nuk vjedhim punen e tjetrit dhe nuk pervetesojme zbulimet e tjetrit].

    Le te kthehemi te brockullat e MM. Te pohosh se “E mesuame e kershtere” ne Tirane s’eshte origjinal [Tema, 9. XI. 2005, f. 17], sic ben MM, eshte diletantizem, cmenduri, joprofesionalizem! Nese nuk eshte origjinale, atehere, cfare qenka kjo? Nje veper fallse? Jo, MM, gabove! Ajo eshte fotokopje e ksomblles origjinale, pikerisht si e Bibl. Angelica!

    Mban madje edhe vulen e BAV! Por, eshte botim tjeter nga ai qe ke zbuluar ti! Sa per botim dhe emetim, si ne shqip si ne italisht, “Matteo i dashur” ben nje budallallek te rende duke treguar mungese njohurish elementare, joprofesionalizem, diletantizem per kuptimin e ketyre termave dhe mos te flasim fare se cfare niveli tregon ne fushen e kritikes tekstore, vecanerisht te botimeve te shek. XVI, profesor.

    Doracaket qe permend MM i kemi konsultuar shume here; jemi ne kontakt te vazhdueshem edhe me specialiste eminente te historise se librit te shtypur; specialiste te botimeve per shek. XVI dhe XVII, dhe nuk e kemi per turp t’i citojme dhe t’i falenderojme publikisht per ndihmen e dhene, ashtu sic ke turp ti. Kete e kemi bere per te qene te sakte dhe korrekte ne keto terma dhe c’eshte me e bukura autoret e lashte shqiptare, vete, ama vete ata, tregojne se nje gje e tille, per veprat e tyre ka qene e pamundur, pra te “botohen” dhe te “emetohen”. Cili nga autoret e lashte shqiptare kishte ate mundesi te ishte i pranishem ne “procesin e shtypjes” se librit te tij?

    Cili nga korrektoret e botimeve te librave ne gjuhen shqipe, njihte gjuhen shqipe ose ishte shqiptar? Pse libri i L. Matranges, meqe autori ose korrektori paskan ndjekur “procesin e shtypjes” ka aq shume gabime tipografike dhe te tjera? Si ka mundesi qe sipas MM “tipografi (...) kur tregu e kerkonte ai mund te shfrytezonte edhe materjalet e hedhura”? Kaq shume luks i paskan lejuar tipografet vetes, sa te shtypin kopje te panumerta dhe pastaj kur t’u teket t’i “shfytezojne” ato?

    Cfare te themi per pohime te tilla? Brockulla! Amatorizem, diletantizem dhe joprofesionalizem! Mosnjoheje te kushteve dhe te rrethanave historiko politike te shqiptaret dhe te arbereshet. Po, ketu MM, na jep nje shkak qe t’i themi se nuk mund te jemi kurre kolege, se nuk je i fushes, nuk je historian. Sa per numrin e f. 13, e ka me vend MM. Eshte leshimi yne, sepse ne tesktin tjeter qe pergatitet per reviste te specializuar, jo vetem ne gjuhen shqipe, eshte i shenuar.

    Por, ka edhe shenime te tjera, qe “specialisti dhe profesionisti” MM nuk i ka verejtur te fotokopja e BKT, te cilat do te botohen me t’u botuar libri tij ne gjuhen shqipe. Atehere, eshte ndryshe, sepse lexuesi dhe studiuesi shqiptar, do ta kete me te lehte te kuptoje te verteten, e jo keshtu te degjoje here MA e here MM. Jemi te sigurte, se nuk ka me shume se 10 kopje te librit te MM qe kane rene ne duar te studiuesve shqiptare, mos te flasim pastaj per lexuesin e gjere, prandaj na duket e tepert te merremi me brockullat e MM!

    E pranoj gabimin dhe jam shume dakord me MM qe nuk jemi “kolege.” E ka thene shume bukur MM kete gje, por vetem me nje ndryshim te vogel, se te gjitha ato qe ka shkruar, duhet t’ia atribuonte vetes se tij, e jo mua. Ne gjuhen e perditshme, fjalen “koleg” e perdorim per te treguar respekt, per nje njeri qe nuk e njeh, por qe te ka treguar vete ne nje leter elektronike, se merret me shkence, ne kuptimin e gjere te fjales.


    “Kolege” u themi edhe studenteve, per te treguar nje vleresim per ate qe do te behen dhe per te kapercyer dallimet profesionale me ta, sepse ne te ardhmen jane ata, me te cilet do bashkepunojme, duam apo nuk duam ne. Ndoshta kete gje nuk e kupton dot prof. dr. MM.

    Pra, sa per “deontologjine” e termit “koleg” edhe pse nuk jemi gjuhetare, e kuptojme drejt ate, sepse eshte pjese e perditshmerise sone, ne arkiva, biblioteka, universitete, konferenca, rruge, etj, dhe absolutisht, nuk ka te beje vetem me fushat profesionale, specializimet perkatese, qofshin ato krijimtari, kerkime shkencore, mesimdhenie, editime, etj. Une e kam konsideruar “koleg” MM, por tani, e them me keqardhje, se nuk e ndjej te tille, se vertet jemi shume larg njeri tjetrit, per te gjitha, por me se shumti, per korrektesi, sinqeritet dhe profesionalizem.

    Mospajtimet dhe qendrimet qe kemi per doreshkrimet e L. Matranges nuk i jane te panjohura MM. Ia kemi thene edhe ne sy, ne Tirane kur kemi pire kafe, i kemi shkruar edhe ne leterkembim, por edhe i kemi botuar me shume se njehere.

    Duke mos qene gjuhetar, ne nuk i kemi lejuar vetes te futemi ne nje fushe qe nuk e njohim, por kemi marre guximin te nderhyjme aty ku na lejojne njohurite tona per paleografine, historine e shqiptareve dhe arberesheve, historine e librit te shtypur, si dhe duke pasur ne dore doreshkrime e botime te cilat MM, nuk i ka konsultuar. Kjo e fundit duket nga te moskuptuarit e signaturave te tyre, duke i quajtur signaturat e dhena ne shkrimin tone si “shenime shkarazi” dhe se “ato nuk citohen plotesisht” gje qe tregon diletantizmin e nje studiuesi fillestar.

    Si ka mundesi qe nje profesionist qe “ka 20 vjete studime (si MM)” nuk e ka idene se cfare jane ato? Kjo tregon edhe njehere gabimin qe kemi bere kur e kemi quajtur “koleg” MM. Sa per njohuri, te gjitha fondet e arkivave dhe te bibliotekave te cituara nga ne, jane te sakta dhe shume lehte te verifikueshme. Por diletantet nuk kane se si i dine ato! Ndersa per cilesine e ksomblles se Bibl.

    Angelica, ne kemi menduar duke krahasuar botimet e librave ne gjuhen shqipe, origjinalet e te gjitha atyre qe jane te njohura deri me sot, i kemi kaluar neper duar, me shume se njehere, perfshire ketu edhe “Mesharin” e Buzukut! Por si duket, MM, te “dhemb” fakti se nuk je kujtuar ti, t’i besh keto gjera, te japesh dimensionet, cilesine e letres, te tregosh se cfare lidhje ka vepra, te tregosh per shenjat e ujit, nese dini se cfare jane ato... etj, pra te beni pershkrimin fizik te vepres, gjera keto qe nje specialisti nuk kane se si t’i shpetojne.

    Gabohesh rende, kur fantazon e shpif se gjoja ne, duke bere pershkrimin e sakte fizik te vepres se L. Matranges, qe t’i MM nuk e ke bere, kemi dashur te tregojme ndonje lidhje me vepren e Komuloviqit ne gjuhen kroate, qe eshte e bashkelidhur aty. Nuk kemi menduar absolutisht ashtu. Vetem nje imagjinate e semure dhe plot frike si ajo qe ke ti, mund te hamendesoje gjera te tilla.

    Ti permend edhe botimet e luksit. Po, ne kemi njohuri se cilat jane botimet e luksit, sepse shume shpesh kemi pune me to. Po ti, MM, e di se cilat jane ato ne te vertete? Fillimisht cilat jane doreshkrimet ne pergamene, me dekorime te jashtezakonshme e te praruara ne flori?

    Po Kodiket e Purpurte i ke pare ndonjehere? Po botimet e para te shtypshkronjes se Gutenbergut dhe ato pasuese, me emrin inkunabula, MM i ke konsultuar ndonje here? E di MM se sa inkunabula kane botuar autoret shqiptare? MM, kjo nuk eshte fushe ku t’i mund te flasesh! Ketu ti je diletant.

    Brockullat e MM nuk kane fund! Ai thjesht shpif dhe fantazon kur shkruan ne adresen tone se “(...) katekizmi i Leke Matranges (...) vjen nga nje botim i shtypur me 1584 i nje perkthimi ne arberisht.” Nje pohim i tille, nuk mund te gjendet as ne shkrimin tone te botuar te Koha Jone, dhe askund tjeter! Nje gje te tille, mund ta pohoje nje mendje dhe imagjinate e semure, nje diletant, nje njeri pa fije morali!

    As edhe nje here nuk e kemi vene ne dyshim autoresine e vepres e “Embsvame e Chręsterę” te Leke Matranges, por as edhe te doreshkrimeve te tij, qe ruhen ne BAV! Nga e mori kete ide MM? Mos valle vete ai mendon nje gje te tille dhe deshiron t’ia mveshe nje tjetri keto fantazira? Por edhe me keqdashes dhe fyes eshte pohimi tjeter: “keto na serviren permes nje vargu pohimesh dykuptimeshe (...) ngaqe dr. Ahmeti gjen kurajen te paraqese si “zbulime” te tijat gjera qe komuniteti albanologjik i di prej shume kohesh.” MM, genjen dhe shpif pa fije turpi kur shkruan: “ta perhape urbi et orbi si nje “zbulim” te vetin.”

    E verteta eshte krejt tjeter. Ne e kemi shkruar e zeza mbi te bardhe, se informacionet e para per katekizmin e vitit 1584 i kemi nxjerre nga nje studim i M. Vanino s, bile kemi botuar edhe faksimilin e tekstit te M. Vanino s. Por, ne kemi vazhduar kerkimet dhe hulumtimet shkencore, per te ardhur deri te te dhena me mjaft interes, per te cilat MM, as qe e ka idene se ekzistojne, se per te bere hulumtime dhe kerkime shkencore duhet pergatitje profesionale, duhen njohuri paraprake e jo diletantizem e imagjinate e semure shpifese!

    Pra, ne kemi shenuar burimin e sakte per kete veper, por edhe per vepra te tjera, per doreshkrime, per dokumenta e libra te rralle, por keto nuk ka si t’i dije MM.

    Ne nuk jemi te edukuar dhe formuar te pervetesojme punen dhe meriten e tjetrit. Jo, na mjafton vetem mundi dhe djersa jone. E ti si duket MM, kete e ke profesion. Askush nuk ta ndalon te besh kerkime dhe hulumtime per te gjetur doreshkrimin e Teodor Shkodranit, nje citat te te cilit e kemi botuar; askush nuk te ndalon te gjesh doreshkrimin e P. Bogdanit, /informacionin per ekzistencen e te cilit e kemi nxjerre nga N. Collaku/, askush nuk te kishte ndaluar te gjeje doreshkrimin e “Statutit te Katedrales se Drishtit” kur ke qene ne Kopenhage, e ate e kemi zbuluar ne, askush nuk te ndalon te gjesh doreshkrime autografe, leterkembime te autoreve te tjere, te panjohur, pak te njohur ose te njohur, por jo te pervetesosh punen e te tjereve.

    Si duket, u acarove shume, kur verejte se ne po dorezonim per botim disa vepra si Teodor Shkodranin, Statutin e Katedrales se Drishtit; Kodikun e Pal Engjellit, Monumenta Albanica I, doreshkrimet e Farlatit, disa doreshkrime te tjera nga Kopenhaga qe t’i nuk ke ditur t’i nxjerresh, per shkak te diletantizmit, joprofesionalizmit mendjemadhesise dhe egoizmit tend te tepruar. Veprat e cekura do botohen, te pelqeu ty apo jo! Mund te vonohen per shkaqe te ndryshme, por ato jane ne proces botimi.

    Mua me vjen turp kur lexoj ato qe shkruan ti: te jane dashur “20 vjete studime” per te botuar nje veper te kompiluar, [e cila ishte e botuar me shume se njehere, e tera], por sa vite do te te duheshin p.sh. per Teodor Shkodranin, per Monumenta Albanica I, per Kodikun e Pal Engjellit, per doreshkrimet e Farlatit, etj.??? Kur jemi ketu, do na interesonte shume nese MM, na tregon ndonje doreshkrim autograf te Leke Matranges, pervec atij qe ruhet ne BAV, sepse si studiues me “20 vjet studime” per L. Matrangen shpresojme se do te kete me shume se nje te tille? Apo ndoshta pret qe dikush t’ia “servire” te gatshem, sic kerkon me insistim nga ne, ato te Shkodranit, Budit, Bogdanit... etj?

    MM mund te kete te drejte per e mailin privat, sepse vertet ndoshta nuk duhej botuar pa lejen e tij. Megjithate ajo pjese e e mail qe eshte botuar, nuk nxjerr asnje lloj sekreti personal qe mund ta fyente MM publikisht. E vetmja gje qe del ne shesh eshte se MM ka pasur leterkembim me nje njeri te cilin nuk e paska konsideruar te denjte per ta quajtur “koleg.” Atehere, pse MM iu drejtua per ndihme ketij personi? Perse kerkoi nga ai, me kembengulje, vec te tjerash edhe doreshkrimet autografe te Pjeter Budit?

    Pse kerkoi vleresim profesional te pjeseve te doreshkrimit te L. Matranges nga BAV? Pse kerkon te pakten nje faqe nga doreshkrimi i Teodor Shkodranit? Pse kerkon doreshkrimin e Pjeter Bogdanit...? etj, etj. Mos valle MM eshte mesuar te vjedhe [pervetesoje] punen e te tjereve permes leterkembimit privat, e pastaj t’i shperbleje ata me dy cope libra? Prof. dr. Matteo Mandalą, eshte vjedhje te shfrytezosh idete, mendimet dhe vleresimet kritike e profesionale te te tjereve, pa i permendur fare ata!

    Perse MM qenka prekur kaq shume nga ai citim e maili? Apo, ne ate e mail, ka dicka tjeter qe “i djeg”? Ne, kur shkruajme jemi te vetedijshem per pergjegjesine e fjales se shkruar dhe nuk i frikesohemi leterkembimit sic ben MM, edhe nese ai do te botohej pjeserisht apo plotesisht. Megjithate, edhe pse e kemi te ruajtur te gjithe korrespondencen elektronike, “Matteo i dashur” mos kij frike, se ato qe ke shkruar ne letrat qe na ke derguar, nuk do i publikojme, por vetem do i ruajme!
    P. S.
    Lexuesi i nderuar i Koha Jone te na fale qe per shkak te natyres se gazetes, nuk mund te sjellim citate, krahasime, analiza dhe dokumenta te tjera ne gjuhe te ndryshme. Per te njejten arsye nuk botojme as faksimile te cilat tregojne ne menyre te sakte pohimet tona. Ato mund te lexohen pas botimit ne shqip te librit te MM.

    Koha Jone
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 23-06-2006 mė 21:55

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Cfare shkruan vete Musa Ahmeti me gojen e tij 4 jave me pare.

    Citim Postuar mė parė nga Musa Ahmeti - Koha Jone 7 maj, 2006
    ....Si duket, u acarove shume, kur verejte se ne po dorezonim per botim disa vepra si Teodor Shkodranin, Statutin e Katedrales se Drishtit; Kodikun e Pal Engjellit, Monumenta Albanica I, doreshkrimet e Farlatit, disa doreshkrime te tjera nga Kopenhaga qe t’i nuk ke ditur t’i nxjerresh, per shkak te diletantizmit, joprofesionalizmit mendjemadhesise dhe egoizmit tend te tepruar. Veprat e cekura do botohen, te pelqeu ty apo jo! Mund te vonohen per shkaqe te ndryshme, por ato jane ne proces botimi.
    ....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-06-2006 mė 02:43

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    BABA MUSA (AHMETI) LAKURIQ

    Gjithcka sic e pata parashikuar. Nuk prisja qe dr. Ahmeti te reagonte ndryshe ndaj replikles sime. Do te isha cuditur fort po te kishte qene tjeter lloj, nje kunderreplike pa fyerje personale, e mirargumentuar e, mbi te gjitha, bindese. Lexuesi i nderuar i gazetes "Koha Jone", me te drejte, mund te pyese: pse u dashka te perbaltem nga ky fare doktori qe kinse per t'u treguar modest perdor vetorin ne edhe kur e ka fjalen per veten, njesoj si mbreterit e papa? C'fitoj nga kjo?

    Per t'iu pergjigjur ketyre pyetjeve me duhet te hap nje paranteze.
    Prej vitesh albanologet shqiptare e te huaj po presin botimin e nje doreshkrimi te shekullit XIII, qe i atribuohet Teodor Shkodranit e qe Musa Ahmeti thote se ka zbuluar ne Biblioteken e Vatikanit. Merret vesh se te gjithe ne mezi presim ta studiojme nje tekst keso dore, sepse ai mund te sjelle mjaft elemente qe do te hedhin drite mbi historine e gjuhes shqipe.

    Por dr. Ahmeti, ne vend qe t'i pergjigjet kersherise se ligjshme te studiuesve duke botuar se paku nje pjese te tekstit, e shtyn vazhdimisht botimin e dokumentit, pa dhene shpjegime mbushamendese per sjelljen e tij.
    Qe ketej edhe dyshimi i ligjshem se pas "zbuleses" se tij, qe mbetet gjithsesi e rendesishme fshihen lajthitje te medha, si fjala vjen datimi i gabuar i doreshkrimit. Ato pak fjale qe perbejne kolofonin e botuar nga dr. Ahmeti te shtyjne te mendosh se teksti nuk ngjitet deri ne shekullin XIII, sic meton ky fare doktori, por ne te tetembedhjetin.

    Ka te ngjare qe dr. Ahmeti ta kete kuptuar me ne fund gafen dhe prandaj e vonon publikimin e dokumentit, gje qe bashkesia albanologjike me hak ia kerkon me force. Per t'iu shmangur ballafaqimeve me specialistet dr. Ahmeti u eshte pervjedhur edhe atyre takimeve shkencore nderkombetare per te cilat pati konfirmuar pjesemarrjen.

    Kjo ndodhi edhe ne rastin e tubimit nderkombetar qe Universiteti i Mynihut organizoi me 14 15 tetor 2005 per nder te 450 vjetorit te Mesharit, ku merrnin pjese gjuhetare e filologe te ardhur nga Austria, Gjermania, Shqiperia, Kosova, Italia dhe Rusia. Dr. Ahmeti jo vetem qe nuk u paraqit me nje pretekst krejt foshnjarak, por e la vetem bashkepunetoren e tij, zonjen Etleva Lala, e cila, nuk diti ose nuk mundi t'i jepte ato informata qe iu kerkuan me ze te larte.

    Qe nga ky cast i vura vetes nje detyre: ne rastin me te pare do ta shtrengoja dr. Ahmetin te dilte nga guaska per t'i treguar sheshit dijet e tij te verteta, profesionalizmin dhe kompetencen shkencore. Isha i sigurte, njesoj si koleget e mi te vertete, se kemi te bejme me nje mashtrues, por lipsej qe opinioni publik shqiptar ta prekte me dore ate te vertete qe studiuesit e kishin nuhatur me kohe. E pra si lexova artikullin e dr. Ahmetit mbi Matrangen te Koha Jone e kuptova se nuk mund ta lija kete rast te me ikte.

    Rezultati mund te rroket lehte ne artikullin e ketij fare doktori botuar te dielen e shkuar ne faqet e kesaj gazete. Nje lume shpifjesh e fyerjesh personale, disa syresh per t'u ndjekur penalisht, tipike per ke nuk di t'i mbroje me forcen e argumentit shkencor bemat e veta. Nga ana tjeter asnje prove e, c'eshte me e rendesishmja, asnje pergjigje per pyetjet e mia lidhur me botimin e doreshkrimit te Teodor Shkodranit. Lartmadheria e Tij dr. Ahmeti ne kete pike doli zbuluar, ose per ta thene me fjalet e Cajupit te madh "Baba Musa lakuriq".

    Ne mbeshtetje te asaj cka thashe po risjell ne vemendjen e lexuesve te gazetes Koha Jone disa fakte te thjeshta:

    1) kam shkruar se dr. Ahmeti nuk eshte nje koleg i imi dhe ai e pranoi;

    2) kam pohuar se dr. Ahmeti eshte i paaafte dhe i paditur ne ekdotike dhe dr. Ahmeti shkruan e zeza mbi te bardhe se nuk eshte as filolog e as gjuhetar;

    3) e keshillova te lexonte ndonje doracak te filologjise se teksteve te shtypura dhe ai na rrefen se, ashtu sic bejne te gjithe diletantet, i ka lexuar shume here manualet, por jo bibliografine e specializuar;

    4) ngrita problemin e autoresise se perkthimit te katekizmit te Leke Matranges dhe dr. Ahmeti heq dore nga hipoteza e vet, te cilen une e quajta fantastike, duke peshtyre mbi pohimin e tij, sipas te cilit perkthimin e beri Komulovici;

    5) i kerkova dr. Ahmetit te na ndriconte lidhur me formimin e vet shkencor, por nuk mora asnje pergjigje;

    6) nese per dr. Ahmetin "fotokopja e origjinalit" te nje dokumenti eshte e njejta gje me origjinalin, atehere mund te shpjegohet se si i ka financuar ky njeri "kerkimet" e tij: do t'i kete paguar me siguri me fotokopje kartmonedhash.

    Per sa i takon vleresimit qe dr. Ahmeti i ben librit tim, po mjaftohem t'i kujtoj lexuesit se eshte fjala per pohimet e nje njeriu qe vetepercaktohet si i paafte dhe i paditur ne kete leme. Megjithate meriton te vihet ne dukje logjika e hekurt e dr. Ahmetit, i cili nje here e quan librin tim "vepra me e mire e botuar deri me sot", ndersa me pas thote se "puna e M[atteo] M[andala]se eshte pershkrimi i teksteve te gatshme".

    Vemendje me te madhe meriton e vetmja pike "e dokumentuar" e dr. Ahmetit, ajo ku ai me qorton se "eshte me mire te mos permendesh sesa ta citosh gabim, sic ke bere ti MM, p.sh. ne f. IX dhe ne f. 563. Ja gabimi, qe edhe mund t'i "falet" filologut MM: askund nuk shenon daten e botimit te revistes qe eshte 25; pastaj, "facs. XIX, maggio ottobre" sipas MM, eshte krejt gabim, duhet te ishte: 25 maggio; por me e bukura eshte ne vazhdimin e fundit te studimit te M. La Pianes, MM gabimisht shenon muajin tetor per shtator, gabimisht shenon facs. XXII, per 23... etj. Shtrohet pyetja, MM, sa serioze jane shenimet e literatures dhe citimet ne librin tuaj?"

    Shenimi nr. 4 i faqes IX te librit tim eshte ky: "Cfr. Marco La Piana, Il catechismo albanese di Luca Matranga (1592), in Roma e l'Oriente. Rivista criptoferratense per l'unione delle Chiese, anno II, vol. III, aprile 1912, Badia Greca di Grottaferrata, fasc. XVIII, pp. 395 411; anno II, vol. IV, maggio ottobre 1912, fasc. XIX, pp. 23 32; fasc. XXI, pp. 151 160; fasc. XXII, pp. 303 314. Cfr. Marco La Piana, Il Catechismo albanese di Luca Matranga (1592), da un antico manoscritto vaticano, Grottaferrata, 1912. Le citazioni dello studio di Marco La Piana si riferiranno a questa edizione, salvo i casi in cui si daranno altre indicazioni".

    Une kam riprodhuar besnikerisht te dhenat bibliotekonomike qe permban frontespici i revistes "Roma e l'Oriente", te cilin per lexuesit e paspecializuar po e risjellim me faksimile edhe ketu. Por ajo qe le shije te keqe, ngaqe perben ne vetvete nje manipulim te tekstit nga ana e atij qe meton te jete korrektesa par exellence, lidhet me faktin se ne citimin e dr. Ahmetit mungon fraza e fundit me te cilen une tregoj qe citimet e mia jane marre nga botimi i dyte i studimit te La Pianes, pra nga ai qe shpreh vullnetin e fundit te autorit.

    Ky manipulim i dr. Ahmetit hedh drite edhe mbi dy cudira: 1) mbi ate qe dr. Ahmeti pritka botimin ne shqip te vepres sime per t'i bere te njohura "verejtjet" e tij, dy vjet pas botimit ne italisht. Cka na jep te drejte te dyshojme mbi shkallen e njohjes se italishtes nga ana e dr. Ahmetit. 2) Si eshte e mundur qe ky paleograf historian [sic!] i lejon vetes te tjetersoje edhe te mirenjohuren Lutja e shkrimtarit te Faik Konices? Arsyet: ose nuk e njeh dhe prandaj nuk e di qe Konica ia kushtoi edhe vetes, me synimin qe Perendia ta ndihmonte teksa shkruante gjera me vlere, gje qe Musa nuk e ka bere kurre; ose dr. Ahmeti ua ka marre doren falsifikimeve dhe si mashtrues profesionist nuk e ka per gje ta perdhose as kete monument te njohur kur i duhet te perbalte dike.

    Duke e mbyllur kete polemike te detyruar me individin e quajtur Musa Ahmeti, nga i cili nuk pres asgje tjeter vec shpifjeve e fyerjeve, perfitoj nga rasti t'i bej thirrje bashkesise albanologjike dhe institucioneve te specializuara te hartojne nje projekt te hollesishem per te shtene ne dore e per te botuar monumentet e shkrimit shqip, duke filluar me doreshkrimin e Teodor Shkodranit.

    Kjo nisme, nga njera ane, do t'i jepte jete nje bashkepunimi te ri e te vlefshem, ndersa, nga ana tjeter, do ta thante mocalin ku gjellijne edhe specie si dr. Ahmeti. Shpreh bindjen se Koha Jone, te cilen e falenderoj perzemersisht, do ta mirekuptoje ftesen time dhe do t'ia hape faqet e saj studuesve qe do te perfshihen ne kete projekt.

    Matteo Mandala
    27 maj 2006

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    DY KSOMBLLA TE VEPRES SE GJON NIKOLLE KAZAZIT

    Pasurimi i literatures albanologjike me libra te panjohur ose pak te njohur me pare te autoreve te lashte eshte nje obligim i cdo studiuesi i cilesdo fushe qofte ai. Edhe me pare eshte ditur se Biblioteka Apostolike e Vatikanit ruan thesare te cmuara per kulturen, traditen, gjuhen dhe historine tone kombetare.

    Aty, pervec shume doreshkrimeve, dokumentave dhe burimeve te tjera, ruhen edhe librat me te vjeter te shtypur ne gjuhen shqipe te njohur deri me sot: te Buzukut, Budit, Bardhit, Bogdanit, Kazazit etj. Kerkimet ne fondet e bibliotekave te Vatikanit, edhe pse me nje tradite te gjate per shqiptaret, qe nga Gjon Nikolle Kazazi, kur zbuloi "Mesharin" e Buzukut, ne vitin 1743, japin rezultate te reja dhe shume te cmuara.

    (Deri me sot eshte menduar se "Meshari" u zbulua ne vitin 1740, por sipas studimeve me te fundit kjo date nuk qendron me si e padiskutueshme. Bardhyl Demiraj ishte i pari qe hodhi idene se Meshari u zbulua ne vitin 1743, [shih B. Demiraj, "Viti i zbulimit te 'Mesharit' te Buzuku", "Biblios" nr. 26, 2005; i njejti, Gjon P. Nikolle Kazazi dhe 'Doktrina' e tij 2006].

    Duke ndjekur informacionet e shtruara prej tij, dhe duke i plotesuar ato me ane te hulumtimeve dhe te kerkimeve te reja te kryera ne Archivio Segreto Vaticano dhe ne Archivio Storico de Propaganda Fide, ne jemi po te atij mendimi se "Meshari" i Gj. Buzukut, vertete u zbulua ne vitin 1743, ngase nje gje te tille e mundesojne dokumentat origjinale te panjohura deri me tani nga arkivat e lartecekura.

    Ne Biblioteken Apostolike te Vatikanit, [BAV] ne sektorin "Stampati" me signaturen Miscell. Mai. X. D. III. 31, (int. 4) ruhet ksomblla e librit te Gjon Nikolle Kazazit me titullin e plote: "Breve Compendio della Dottrina Cristiana tradotta in lingua Albanese per l'utilita, e istruzione dei Fanciulli di quella Nazione.

    Da un Nazionale del Regno di Servia Alunno della S. Congregazione" botuar ne Rome, nga "Stamperia della S. Congregatione de Propaganda Fide" ne vitin 1743, [te cilin e ka dhene edhe Dh. S. Shuteriqi ne: "Shkrimet Shqipe ne vitet 1332 1850" f. 110 111 (nr. 85)], me dimensione: horizontalisht: 17 cm dhe vertikalisht: 10.2 cm. Po ashtu ne te njejtin sektor te BAV it, "Stampati", me signaturen Miscell. G. 70, (int. 2) ruhet edhe nje ksombell e dyte e librit te Gjon Nikolle Kazazit, me te njejtin titull, me dimensione: vertikalisht: 14.5 cm dhe horizontalisht: 8.8 cm.

    Libri ka gjithsej 46 faqe. Paginimi eshte lart majtas e djathtas. Faqet e plota kane te gjitha numer te njejte rreshtash: 21, per secilen. Ksomblla e dyte ka kopertina pergameni te bardhe, nderkohe qe ksomblla e pare, fillon me frontespicin dhe nuk ka kopertina. Te dy ksombllat jane te lidhura si vellim bashke me vepra te ngjashme, katekizma, te autoreve te tjere.

    Pershkrimi i Dh. S. Shuteriqit le te kuptosh se ekziston vetem nje botim i librit te Gjon Nikolle Kazazit, dhe se ksomblla te tij ruhen vetem ne biblioteken e Institutit Pedagogjik te Shkodres dhe ne Biblioteken Universitare Kombetare te Zagrebit. [Shenimi per ruajtjen e ksomblles ne Biblioteken Universitare Kombetare te Zagrebit eshte i pasakte, sepse nje ksombell e tille atje nuk ekziston].

    Pasi beme nje studim krahasues te dy ksombllave qe ruhen ne Biblioteken Apostolike te Vatikanit, vume re ndryshime ne frontespicin e tyre, por edhe ne dimensione te ndryshme, qe te bindin per ribotimin e ketij libri brenda nje viti, pra nje veper qe ribotohet brenda nje kohe te shkurter, per vetem disa muaj, gje qe tregon se kishte nje interesim te madh per libra te tille tek shqiptaret.

    Nje fenomen i tille mund te percillet qe me botimin e katekizmit te Komuloviqit ne vitin 1584, por qe per fat te keq tek ne nuk ka arritur asnje ksombell e tij (informacionet dhe te dhenat per to jane te terthorta, por me saktesi dihet se ai u shtyp dhe u shpernda falas tek shqiptaret). Ky fenomen pasohet me nje katekizem tjeter, ate te arbereshit Leke Matranga, katekizem ky qe po ashtu pati dy ribotime brenda nje kohe te shkurter e jo nje "botim dhe emetim."

    Koheve te fundit pohohet nga ndonje i ashtuquajtur "specialist, albanolog" se per librat e shtypur ne gjuhen shqipe kemi botim dhe emetim, duke treguar keshtu mungese njohurish elementare, joprofesionalizem, diletantizem per kuptimin e ketyre termave vecanerisht ne fushen e kritikes tekstore, sidomos per me rastin e botimeve te shek. XVI XVIII.

    Cili nga autoret e lashte shqiptare kishte ate mundesi te ishte i pranishem ne procesin e shtypjes se librit te tij? Cili nga korrektoret e botimeve te librave ne gjuhen shqipe njihte gjuhen shqipe ose ishte shqiptar? Pse kur botohej vepra e tij, meqe autori ose korrektori paska ndjekur procesin e shtypjes kishte aq shume gabime tipografike dhe te tjera?

    Kur gjithe kesaj i shtojme edhe rrethanat politiko ekonomike qe ishin ne ate kohe, pohime te tilla, duken te pabesueshme dhe aspak reale, perkundrazi, ato behen me qellime te caktuara per te shtremberuar te verteta historike, per te treguar "gjoja nje mosinteresim" te shqiptareve per libra dhe dije.

    Pohime te tilla hidhen poshte si te pasakta nga vete botimi i dy frontespiceve te vepres se Gj. N. Kazazit, gje qe eshte menyra me e mire per te sqaruar njehere e mire kete problematike. Sikurse ne rastin e katekizmit te L. Matranges, qe per fat te mire, ne [dhe gjithe albanologet] i njohim dy botime, te vitin 1592, edhe katekizimi i Gj. N. Kazazit, jane deshmi se shqiptaret, kudo ku kane jetuar e vepruar, ne trojet etnike, ne koloni apo diaspore, kane lene gjurme te pashlyera me vepra konkrete.

    Ksomblla me signaturen Miscell. Mai. X. D. III. 31, (int. 4), e cila eshte identike me ksombllen qe ka konsultuar Dh. S. Shuteriqi, gje qe vihet re nga faksimili i botuar prej tij ne faqen 111 te librit te siperpermendur, ndryshon me ksombllen qe ruhet me signaturen Miscell. G. 70, (int. 2), ne BAV. Ndryshimi eshte pas rreshtit te nente te frontespicit ku eshte shkruar: A spese di Marco Deluesi da Gramsei Sappatese in Albania. Nje ndryshim te dyte, pervec kesaj, kemi edhe tek gravura.

    Ne ksombllen ku gjendet teksti i shtuar, paraqitja grafike ndryshon ngaqe numri i personave eshte me i vogel se ai ne gravuren e ksomblles tjeter; gjithashtu verehen ndryshime ne sfond si dhe ne paraqitjen e figures se shenjtit; pastaj dekorimet ne te kater trekendeshat anesore jane te ndryshme. Ndryshim tjeter eshte edhe paraqitja vizuale e tekstit qe ndodhet ne shiritin rrethues te gravures.

    Ne ksombllen identike me ate te Shuteriqit, Miscell. Mai. X. D. III. 31, (int. 4), eshte ky tekst, nga mesi, ne te djathte: +.EVNTES. IN. VNIVERSVM. MVNDVM. PRADICATE. EVANGELIVM. OMNI. CREATVRA. ndersa ne ksombllen tjeter, Miscell. G. 70, (int. 2), te BAV it, eshte ky tekst, (gjithmone nga mesi ne te djathte): +EVNTES. IN. VNIVERSVM. MVNDVM. PRADIC. EVANG. OMNI. CREATVRA. Tjeter ndryshim i rendesishem eshte shenimi ne fund te ksomblles te BAV it Miscell. G. 70, (int. 2), pas faqes 46, ne faqet: 47 48, ku nje autor anonim na ka lene kete shenim: (f. 47) Copy of a Note given to Signor abbat Massaracchi by Monsignor Niccolovik archiepiscopo Scopensis Albanensis.

    [Kopje e nje shenimi dhene z. abat Mazreku nga imzot Nikolla, kryeipeshkv i Shkupit te Shqiperise]. Pra me sa verehet nga ky shenim, kjo ksombell i eshte dhuruar imzot Pjeter Mazrekut nga vete Gj. N. Kazazi. Ne nuk e njohim menyren se si ajo erdhi ne BAV, por, ka shume mundesi, qe vete Mazreku ta kete dhuruar aty ose ne Propagande.

    Ndryshimi i fundit dhe ai me i rendesishmi eshte te dimensionet e dy ksombllave qe ruhen ne BAV. Ksomblla e pare ka dimensione 10.2 x 17 cm, ndersa e dyta: 8.8 x 14.5 cm, pra as qe mund te behet fjale per botim dhe emetim, por vetem per ribotim. Ne vete tekstin e katekizmit nuk ka ndryshime. Sic verehet, ne kemi ne duar dy ksomblla te librit te Gj. N. Kazazit, te cilat jane nje monument kulture per te folmen e dialektit e Gjakoves, por kane edhe vleren e tyre per pacmuar per albanologjine dhe letersine e lashte shqipe.

    Kush ishte Gjon Nikolle Kazazi?
    Gjon Nikolle Kazazi lindi ne Gjakove me 1 janar 1702. Mesimet e para i mori ne vendlindje, ndersa studimet teologjike i filloi ne Kolegjit Ilirik te Shen Pjetrit dhe i vazhdoi ne Kolegjin e Shen Palit ne Fermo, ku arriti me 21 maj te vitit 1720. Qe nga muaji qershor i te njejtit vit, ai kaloi ne Loreto, ne Kolegjin Ilirik te atjeshem.

    Sipas deshmise se Feliks Mandinit, deshmitarit zyrtar me rastin e emerimit te tij si kryeipeshkv te Shkupit me 1743, Kazazi atehere ishte 41 vjec dhe i kishte filluar studimet si djale i ri ne moshen 18 vjecare. Ne Kolegjin Ilirik te Loretos, Gjon Nikolle Kazazi studioi lendet gramatikore, duke i zene vendin kandidatit te kryeipeshkvise se Shkupit. Ne vitin 1722 studioi lendet retorike, ndersa ne vitin 1723 studioi filozofi. Per shkak te humbjes se regjistrave te konviktoreve per disa vite ne vijim, nuk mund te konkludohet me siguri, se ne cilin vit i mbaroi studimet ne Loreto.

    Megjithate, i lartpermenduri deshmitari Feliks Mandini, deshmon me rastin e emerimit te Kazazit si kryeipeshkv te Shkupit, se ai kishte 16 vjet qe kryente detyren e priftit. Nga kjo deshmi mund te mesojme se Kazazi i mbaroi studimet ne vitin 1727, dhe se po ate vit u shugurua prift.

    Duke perfunduar studimet, Kazazi doktoroi ne filozofi dhe teologji. Me t'u kthyer ne kryeipeshkvine e Shkupit, kryeipeshkvi Mikel Suma, e emeroi ate misionar ne Prizren. U transferua nga Prizreni ne Gjakove per sherbim pastoral, te cilin e kreu se bashku me don Anton Teodorin.

    Me pas, Mikel Suma e emeroi Gj. N. Kazazin si vikar gjeneral, ngaqe dallohej per zgjuarsi dhe mencuri te vecante, ndersa ne nje relacion nga viti 1735, kryeipeshkvi Suma shkruan se don Gjoni ishte misionar dhe vikar gjeneral ne Gjakove. Pas largimimit te Mikel Sumes me nje pjese te besimtareve nga kryeipeshkvia e Shkupit, ishte Kazazi ai qe e drejtoi ate kryeipeshkvi nga viti 1737. Me siguri me propozimin e V. Zmajeviqit, Kazazi u emeruar vizitator apostolik i kryeipeshkvise se Sofjes dhe ipeshkvise se Nikopolit ne Bullgari.

    Propaganda Fide e dekretoi Gj. N. Kazazin kryeipeshkv te Shkupit me 12 maj te vitit 1743. Me dekretin e dates 23 shtator 1743, papa Benedikti i XIV te, e njohu Gjon Nikolle Kazazin si kryeipeshkv te Shkupit. Ishte kardinal Portokarrero, ai qe e shuguroi ate si kryeipeshkv te Shkupit, me 29 shtator te vitit 1743, ne Rome. Pallium in e mori me 16 dhjetor 1743.

    Gjate qendrimit ne Rome, ne vitin 1743, Gj. N. Kazazi zbuloi ne Biblioteken e Propagandes Fide te vetmin ekzemplar te ruajtur deri me sot te Mesharit te Gjon Buzukut, te botuar ne vitin 1555. Po ate vit, 1743, botoi edhe katekizmin e tij: "Breve Compendio della Dottrina Cristiana tradotta in lingua Albanese per l'utilita, e istruzione dei Fanciulli di quella Nazione. Da un Nazionale del Regno di Servia Alunno della S. Congregazione" shtypur ne Rome nga "Stamperia della S. Congregatione de Propaganda Fide."

    Kryeipeshkvi Gj. N. Kazazi u perpoq, kur kishte mundesi, te kryente personalisht vizitat "ad Limina Apostolorum" keshtu qe personalisht ka vizituar "pragun e bazilikes se Apostolit te Pare," me 14 prill 1744. Te njejten dite vizitoi edhe Baziliken e Shen Palit ne rrugen e Ostias.

    Kryeipeshkvi Kazazi ishte ne Rome ne vitin 1750 per here te fundit dhe me ate rast beri personalisht viziten "ad Limina"ne Baziliken e Shen Pjetrit me 2 prill te vitit 1750. Po te njejten dite ka vizituar edhe Baziliken e Shen Palit ne rrugen e Ostias. Gj. N. Kazazi, kryeipeshkvi i Shkupit, vdiq me 5 gusht te vitit 1752, duke lene gjurme te pashlyera ne historine e albanologjise si zbuluesi i pare i librit me te vjeter te shtypur, te njohur deri me sot.


    Diciturat per ilustrime:
    Ilustrimi 1: Frontespici nr. 1, eshte i ksomblles: sign. BAV. Sign. Miscell. Mai. X. D. III. 31, (int. 4).
    Ilustrimi 2: Ekskluzive. Botohet per here te pare. Frontespici nr. 2 eshte i ksombles: BAV. Sign. Miscell. G. 70, (int. 2).

    Nga Dr. Musa Ahmeti, Vatikan
    E Diele, 11 Qershor 2006

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    E Merkure, 12 Korrik 2006


    NE PERVJETORIN E 145 TE TE "L'OSSERVATORE ROMANO"


    Njeqind e dyzete e pese vjet te "L'Osservatore Romano" jane nje histori e cuditshme per jetegjatesine e nje te gazete te perditshme, si dhe per orientimin qe e karakterizon ate. Gjate pothuajse nje shekulli e gjysem te ekzistences se saj, "L'Osservatore Romano" ka ndryshuar gjuhe, shqetesime, menyra te te shprehurit, por ka ruajtur ne menyre konstante besnikerine per ta pare boten nga kendveshtrimi i Romes dhe i afersise me papen. E vecanta e kesaj gazete eshte vecanerisht vizioni i saj, qe konsiderohet si nje perspektive origjinale dhe e rendesishme per t'u prezantuar si te katoliket, ashtu edhe te te gjithe lexuesit e saj dhe ky eshte: te vezhgosh gjerat e botes nga Roma e papes.

    Kur flasim per kete gazete nuk duhet te kemi parasysh vetem pronesine vatikanase te gazetes, e cila qe prej vitit 1929 e ka seline e saj brenda mureve Leonina te Vatikanit. Ajo dallohet edhe per nje zgjedhje kulturore e gazetareske qe rinovohet gjate viteve dhe gjate pontifikateve te ndryshme.

    Sigurisht qe eshte nje gazete qe shkruhet dite per dite, e zhytur ne monotonine e perditshmerise, por sic ka shkruar papa Gjon Pali II me rastin e 140 vjetorit te saj, eshte nje "ze i vemendshem dhe vigjelues i aktivitetit te papes misionar neper rruget e botes.

    " Gazeta lindi ne Rome prane papes me 1 korrik te vitit 1861 ne nje kohe te turbullt. Ishte stina e bashkimit te Italise (17 mars 1861 shpallja e mbreterise se Italise), por ishte gjithashtu koha e konfliktit te klasave udheheqese liberale me papatin. Ne ceshtjet e veshtira te Rilindjes, "L'Osservatore" ka dashur qe te jete shprehje e nje kendveshtrimi te perditshmerise mbi politiken, kulturen, jeten fetare te Romes. Megjithate nuk eshte vetem nje gazete e lidhur me ate kohe.

    Mbiemri "Romano" ne titullin e gazetes nuk eshte i rastesishem, por zbulon nje karakteristike te vazhdueshme te saj. Ideja eshte qe romanizmi gjendet ne menyren se si vezhgohen dhe reflektohen ngjarjet. Romanizmi i vitit 1861 eshte akoma ai i Romes papnore, por ne me pak se 10 vjet situata ndryshoi ne menyre rrenjesore dhe qyteti i Romes u be kryeqytet i Italise. Nderkohe Kuria Romane mbeti pas mureve Leonina ne nje situate te pasigurte dhe provizore.

    Gazeta u afirmua ne nje kohe kur, pas me shume se 1000 vjet te qeverisjes pontifikale, statusi i Romes eshte vene ne diskutim nga procesi i unifikimit nacional italian. Nuk eshte rasti qe te kete nevoje per "L'Osservatore Romano", qe Roma e papes te komunikoje me boten. Italia deshiron te shkoje drejt Romes me ane te unifikimit, sepse Roma si kryeqytet simbolizon nje tradite antike qe i ofron frymemarrje e fisnikeri nje kombi akoma fraxhil.

    Ne kete periudhe papati e mbron Romen pontifikale dhe pas kesaj mbrojtje manifestohet deshira qe papa te mos i nenshtrohet asnje shteti. Ky eshte pozicioni qe ne menyra te ndryshme prezantohet nga te gjithe papet qe ndjekin njeri tjetrin deri te papa Pio XI, i cili ne vitin 1929 firmosi Paktet e Lateranit, pakte keto qe i njohin papes sovranitetin mbi nje pjese te tokes romane. Kjo nuk eshte vetem nje ceshtje e rendesishme politike e dekadave te fundit te shekullit XIX midis Selise se Shenjte dhe Italise.

    Ajo gjen hapesire ne shtyllat e viteve te para te "L'Osservatore Romano", sidomos pas vitit 1870, e pas fundit te pushtetit tokesor te papes, aq me teper qe klasa udheheqese italiane dhe shtypi kombetar ndjekin sidomos lajmet qe shkruhen jashte Romes. Pervec kesaj eshte edhe nje ceshtje tjeter: roli i papes brenda kishes eshte vene ne diskutim, pavaresisht nga afirmimet e Koncilit te Pare te Vatikanit.

    Eshte tendenca e nje neogalikanizmi francez te shekullit XIX, por edhe per politiken e sovraneve evropiane qe tentojne per te kontrolluar katolicizmat e ndryshem kombetare, duke i izoluar ato nga Roma e nga papa.

    "L'Osservatore Romano" eshte ne sherbim te papes: percjell zerin e tij, nderhyrjet e tij, dhe fytyren e tij. Ka vite ne te cilat midis katolikeve rritet vemendja dhe devocioni i papes. Gazeta vatikanase u flet per papen shume katolikeve dhe eshte nje burim i cmuar per shtypin katolik te cdo vendi. Nepermjet ketij sherbimi ajo ushqen bashkimin e kishes, duke bere te degjohet zeri i Romes.

    Megjithate gazeta jo vetem qe jep informacione te detajuara per papen dhe per kishen, por eshte edhe nje kronike e detajuar e perditshme per ceshtje nga me te ndryshmet. Ne pergjithesi ajo konsiderohet si "ballkoni" i Vatikanit, ku nga Roma mund te shihet bota. Ndryshimi i shqetesimeve, kulturave, interesave qe ndodhin me ndryshimet historike e politike duket qarte nepermjet personalitetit te drejtoreve te gazetes qe nuk mund te kujtohen te gjithe.

    Augusto Baviera (1866 1884) ishte gazetari i pare qe mori pjese ne punet e nje koncili, sic ishte ai i Vatikanit I, dhe jep informacione per kete koncil ne rubriken "Cose interne". Disa drejtore kane shprehur nje epoke: Crispolti (1884 1890), dhe Casoni (1890 1900) manifestonin orientimin e vecante te pontifikatit te Leonit XIII; Giuseppe Angelini (1900 1920) rriti faqet e gazetes dhe e drejtoi ate drejt nje qendrimi te distancuar nga lufta e Libise, nderkohe qe afirmon paanshmerine e Vatikanit ne luften boterore.

    Qe ne fillim, "L'Osservatore Romano" ka dashur qe te jete nje gazete romane dhe italiane, por edhe shume e vemendeshme per gjerat e botes bashkekohore, evropiane dhe jashte evropiane. Lexuesi i kesaj gazete gjen vazhdimisht informacione nderkombetare ne faqet e kesaj gazete, madje edhe kur infomacione te tilla nuk ofrohen nga asnje gazete tjeter kombetare.

    Termi "Roman" nuk do te thote mbyllje ne provincializem, por eshte shprehje e nje sentimenti universal, e nje pasioni dhe e nje interesi qe i kapercejne kufijte italiane. Eshte pasion universal ai qe ushqehet ne fqinjesine e papes dhe te kishes se Romes, dhe kjo vihet re nga lajme e sjella ne kronikat e kesaj gazete, nga ngjarjet te cilat kisha i quan misionare, nga perpjekja per te percjelle te gjitha zerat dhe ceshtjet e kishes katolike.
    Misioni i kesaj gazete nuk ka qene gjithmone i lehte per t'u ndjekur. Ka pasur raste, kur zeri i Romes nuk eshte degjuar me shume dashamiresi. Nuk jane te pakta rastet kur pavarsisht nga shpallja e sinqerte apo formale e besnikerise ndaj Romes e papes, keto te fundit rrezikonin te binin ne izolim ne bote dhe jo vetem nga bota laike, por edhe nga vete katoliket. Keshtu p.sh. ishte rasti i Luftes se Pare Boterore, kur mesazhi i paqes se papes Benedikti XV, qe pati guximin ta quajnte konfliktin boteror si "nje masaker te panevojshme" nuk u degjua jo vetem nga qeverite ne lufte, por as nga shume katolike te dehur nga pasionet nacionaliste.

    Ne shume raste, "L'Osservatore Romano" u be deshmitar besnik dhe kurajoz i mesazheve te paqes qe papa u dergonte jo vetem katolikeve, por te gjitheve. Ne kete kontekst, funksioni i saj u be unik dhe i jashtezakonshem, duke percjelle besnikerisht zerin e papes. Faqet e kesaj gazete kane qene deshmi e nje lidhje te ngushte midis lirise fetare dhe lirise ne kuptimin e gjere te fjales. Papa Giovanni Paolo II thoshte shpesh qe nuk ka liri pa liri fetare. Gjate kohes se fashizmit dhe nazizmit, gazeta vatikanase ka manifestuar nje kendveshtrim te lire rreth aktualitetit, duke thelluar lirine e kishes.

    Qe prej vitit 1933 deri ne vitin 1940, rubrika Acta Diurna botoi nje seri artikujsh per ceshtjen nderkombetare, artikuj keto qe japin hapesire per nje frymemarrje te thelle, nderkohe qe shtypi italian dhe ai boteror ishte i dehur nga ndjenjat e kohes. Gazeta e rifillon perseri kete rubrike ne vitin 1984, dhe kjo me kuptimin simbolik qe "L'Osservatore Romano" deshironte te ishte nje hapesire per reflektime dhe informacione pa embargo per faktet e botes.

    Gjate periudhes fashiste, italianet i drejtoheshin pikerisht kesaj gazete per te gjetur opinione te pavarura, sepse kjo gazete ishte e vetmja qe nuk ishte regjimizuar. Rendesia e kesaj gazete ishte kaq e madhe ne kete prizem, saqe skuadrat fashiste i dogjen ne menyre demostrative ne Rome shume prej numrave te saj. Ky akt agresiv ishte i drejtuar kunder zerit qe nuk deshironte te akordohej me koret e ndryshme te politikes, dhe motivi i ketij origjinaliteti ishte ne prespektiven e saj thelbesore.

    Gazeta vatikanase u shtyp dhe u perhap ne zemer te Luftes se Dyte Boterore. Shkruhej dhe shitej edhe ne Romen e pushtuar nga gjermanet. Qe nga fillimi i luftes, regjimi fashist beri presione te forta qe ne te te jepeshin lajme nga lufta e keshtu u zvogelua numri i kopjeve te shtypura. Periudha me e veshtire ishte kur pas 8 shtatorit te vitit 1943 trupat gjermane duke bere roje vendosen kufirin midis Qytetit te Vatikanit dhe Italise.

    Pas pushtimit te pabese fashist te bazilikes se Shen Palit jashte murit (San Paolo fuori le mura) ku u gjeten hebrej dhe refugjate italiane, gazeta vatikanase paralajmeronte per fundin e fashizmit me nje doze te forte ironie ne nje artikull te botuar me titull: "Hodie mihi, cras tibi", ironi kjo qe deshmon edhe nje here per zerin e lire te kesaj gazete.

    Gjate Luftes se Ftohte dhe komunizmit te Evropes lindore, gazeta vatikanase ishte vigjelente per te sinjaluar dhunen konstante te lirise fetare ne vendet komuniste. Ajo i ben jehone vizionit te papes Pio XII, qe nuk i ishte nenshtruar nga fillimi logjikes se Jaltes. Gjate kesaj kohe papa Pio XII ishte jashtezakonisht i vemendshem ndaj gazetes vatikanase, ne menyre qe gjithcka qe botohej ne te te ishte pa gabime deri ne ate pike sa ai i korrigjonte vete bocat e fjalimeve te tij publike qe botoheshin ne gazete. Kjo eshte gazeta e papes jo ne kuptimin cdo fjali e saj i referohet mendimit te atit te shenjte, por qe vizioni i saj piqet e maturohet prane papes, ne ate pike vrojtimi boterore qe quhet Seli e Shenjte. Nuk behet fjale per nje gazete "oborri". Eshte nje realitet fetar e kulturor qe nuk mund te banalizohet, por qe perfaqeson nje menyre te vecante te berjes gazetari. Ne kohe te veshtira te komunikimit, kur nuk kishte televizion, "L'Osservatore Romano" ishte zedhenesi i vetem i papes ne te gjithe boten.

    Thuhet madje qe edhe Kremlini stalinist ishte abonuar ne kete gazete, nepermjet se ciles kerkonte te zbulonte mendimet e Vatikanit. Sot me shtrirjen e gjere te masmedias, dhe sidomos te internetit mund te mendohet qe eshte ezauruar funksioni i kesaj gazete, por nuk eshte keshtu. Shpesh mediat e vene theksin ne disa aspekte te mesazheve te papes dhe heshtin per te tjerat, keshtu qe "L'Osservatore Romano" eshte i vetmi qe tregon per mesazhin e papes ne totalitet, nderkohe qe hedh drite te plote edhe ne jeten fetare dhe kishetare.

    Ne faqet e kesaj te perditeshmeje, jane botuar shkrime te ndryshme per historine e shqiptareve, kulturen, traditen dhe jeten shpirterore te tyre, duke filluar qe nga shkrimet per iliret, per periudhen e arberit, por edhe per Gjergj Kastriotin Skenderbeun, e deri per lumturimin e Nene Terezes. Jane botuar studime te vecanta per autoret e lashte shqiptare si Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi, Kazazi, etj, por edhe per me te rinjte, deri tek ata te diteve te sotme. Recensionet per veprat qe trajtojne historine dhe kulturen shqiptare jane te vecanta, sepse ne to gjejme informacione dhe te dhena te sakta, njeheresh edhe qendrime kritike e dashamirese per autorin dhe menyren e trajtimit te temes apo autorit te caktuar.

    Gazeta vatikanase "L'Osservatore Romano" botohet si e perditshme, javore, dhe mujore: si e perditshme botohet ne gjuhen italiane, ndersa si javore botohet ne gjuhet frenge, (1946), italiane (1950), angleze, (1968), spanjolle, (1969), portugeze, (1970), gjermane (1971) dhe si mujore ne gjuhen polake (1980).

    Per lexuesin e saj, redaksia e kesaj gazete ka pergatitur edhe nje koleksion dixhital te gazetes, per periudhen kohore per 136 vjetesh, perkatesisht prej 1 korrikut 1861 deri me 31 dhjetor 1996. Ky koleksion, prej 170 CD, mund te blihet komplet [jo i ndare], dhe kushton 20.065 euro. Per vitet e fundit (1997 2004) materiali i cdo viti eshte hedhur ne nje DVD te vecante dhe kushton 50 euro, perjashtim ben vetem viti 2005, i cili kushton 65 euro.

    Nga Dr. Musa Ahmeti
    Vatikan

    KJ

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •