Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb Gjergj Kastrioti ndikoi ne rrugen e qyteterimit europian

    Gjergj Kastrioti ndikoi nė rrugėn e qytetėrimit europian



    nga Ndue Bacaj


    Nė kėtė pėrvjetor tė gjashtėqindtė tė lindjes sė Gjergj Kastriotit, Skėnderbeut, ne shqiptarėt, kudo qė ndodhemi jemi krenarė pėr kontributin dymijėvjeēar qė kemi dhėnė nė pėrhapjen, mbrojtjen dhe konsolidimin e besimit dhe qytetėrimit kristian nė Europė e mė gjerė. Pėr kėtė mjafton tė kujtojmė se tė parėt tanė ilirėt, pėrqafuan dhe pėrhapėn pa mėdyshje doktrinėn e Jezu Krishtit qė nė shekullin e parė, kur Shėn Pali, nė vitin 53-58 kaloi nėpėr trojet ilire duke pėrhapur Ungjillin dhe mėsimet e Mesisė. Qė nga ajo kohė ne shqiptarėt i kemi dhėnė kristianizmit rreth 600 martirė e shenjtorė, ku njė pjesė e shenjtorėve edhe sot kanė ditėt e tyre tė shenjta nė kalendarėt katolikė. Ne i kemi dhėnė Selisė sė Shenjtė katėr papė, tė cilėt kontribuan pėr Kishėn Katolike si pak barinj tė tillė shpirtėrorė, edhe pse nė ato kohė nuk ishte e lehtė. Kujtojmė se kėta papė ishin Shėn Eluteri nga Nikopoja, qė drejtoi kishėn e Shėn Pjetrit (Romė) nga vitet 174-189, Shėn Gaji ishte papė nga viti 283-299, ky papė ishte nga trevat tona (pse jo nga Malėsia e Madhe etnike), Shėn Gjoni II ishte papė nė vitet 640-642, ku edhe ky ishte nga Shqipėria Veriore, dhe i katėrti Papa Klementi XI qė drejtoi Selinė e Shenjtė nga vitet 1700-1721, dhe ishte me origjinė po nga trevat e Veriut. Por, mbi tė gjitha kėto qėndron e do tė qėndrojė sa tė bėjė dritė mbi dhe besimi dhe qytetėrimi kristian, Gjergj Kastrioti, Skėnderbeu, i cili pėr njė ēerek shekulli (1443-1468), ishte forca tokėsore e hyjnore e kristianizmit pėr t’i bėrė ballė tėrbimit tė Perandorisė Otomane qė kėrkonte tė gllabėronte e shkatėrronte gjithēka kishte ndėrtuar besimi e qytetėrimi kristian nė 14 shekuj nė Shqipėri, e mbi tė gjitha nė Europėn plakė. Mjerisht otomanėt pėr tė realizuar qėllimet e tyre pushtuese kishin ditur tė zgjidhnin kohėn e momentin qė Europa plakė ende dridhej nga humbja katastrofike e betejės sė Fushė-Kosovės tė vitit 1389, qė nė fakt nė kėtė betejė kontributi i Europės ishte tepėr i vogėl pėr Koalicionin Ndėrballkanik. E, ndėrsa rreziku otoman afrohej, Europa grindej e frikėsohej. O Zot, po tė mos kishte lindur nė trevat tona Gjergj Kastrioti, Skėnderbeu, Europa do tė ishte krejt tjetėr, pasi ajo do tė ishte pėrshkuar e tėra nė “hellin” e sulltanėve, qė padyshim sot qytetėrimi do tė ishte krejt tjetėr dhe pa hapėsirat magjepsėse qė gjenden vetėm nė qytetėrimin kristian. Tė paktėn gjysma e popullsisė tė Europės, femrat nuk do tė guxonin tė frekuentonin lirshėm plazhet, turizmet, arsimin, dhjetėra profesione qė i bėjnė tė barabarta me burrat, madje do tė ishin tė mbuluara dhe do ta kalonin kohėn duke numėruar gurėt e oborreve e kopshtijet e tyre, e jo si sot qė me modat e qejfet e tyre numėrojnė yjet e qiellit tė pafund.

    Gjithsesi, Gjergj Kastrioti kishte lindur nė fisin famėmadh tė Kastriotėve nė vitin 1405, dhe ishte prej mish e gjaku shqiptar, qė nė atė kohė kėto troje njiheshin si Arbėri. Ishte pikėrisht ky fis qė luftoi si askush tjetėr nė krye tė Principatės sė tyre kundėr hordhive otomane qė kishin gllabėruar mjaft nga tokat e Azisė, Ballkanit e pjesė tė tjera tė Europės. Kryetrimi i kėtyre luftėrave ishte babai i Gjergjit, Gjon Kastrioti. Natyrisht edhe Gjergji i vogėl i shihte dhe i ndjente kėto luftėra e sakrifica tė pafundme qė bėnin tė parėt e tij, qė mjerisht pas njė lufte e qėndrese tė gjatė, ranė nė duart e turqve tė tmerrshėm, qė siē shkruan Tajar Zavalani tek “Historia e Shqipnisė” (fq.115) “... Si shpendėt e qiellit, islamikėt u pėrhapėn kudo tue vra njerėz dhe tuj marrė rob ata qė mbeteshin gjallė. Vendi u shkretue nga njerėzit, kafshėt dhe pemėt e tokės. Nuk kishte ma princa, as prijės, nuk kishte ma kush t’i dilte zot dhe tė shpėtonte popullin nga ky rrebesh. Frika e islamikėve i bante tė gjithė me marrė arratinė dhe zemrat e heronjve dridheshin nga tmerri, ma keq se tė grave. Kishte arritė puna saqė tė gjallėt me ua pasė lakmi tė vdekunve!”, (Citimin T.Zavalani e ka marrė nga Ch.Diehl - Le monde Oriental de 1081-1453).

    Nė kėtė tmerr pafund u fundos edhe familja e Gjon Kastriotit, tė cilit i morėn peng katėr djemtė, duke pėrfshirė edhe djalin e tij tė vogėl, Gjergjin, i cili ndonėse u shkollua e u edukua nga Sulltan Murati II, pėr asnjė ēast nuk harroi kushtrimin e tė parėve, pėr fe dhe atdhe. Nė atė kohė, nė Europė flamurin e kryetrimit qė mbronte qytetėrimin e besimin kristian e mbante kapedani hungarez Janosh Huniadi. Pikėrisht nė njė nga kėto beteja, kur kapedanin Gjergj Kastrioti, Skėnderbeu, e kishin dėrguar otomanėt tė luftonte kundėr ushtrive kristiane me nė krye Huniadin, ai gjeti rastin e shumėndėrruar pėr tė braktisu pėrfundimisht ushtrinė otomane qė po i merrte frymėn e fundit Shqipėrisė (Arbėrisė). Me sa duket edhe treva shqiptare e Nishit, ku do tė zhvillohej beteja influencoi tė bindė pėrfundimisht Gjergj Kastriotin qė fuqinė e tij mendore e fizike tė mos e pėrdorė nė favor tė otomanėve, por tė vendit tė tij tė robėruar. Pikėrisht mė 3 nėntor 1443, Gjergj Kastrioti braktisi pėrfundimisht sulltanin dhe ushtrinė e tij, ku nė krye tė 300 trimave kthehet triumfalisht nė tokėn arbėrore. Pasi dėbon me diplomaci dhe luftė taborret turke nga kėshtjellat arbėrore, mė 2 mars 1444 realizon Kuvendin historik tė Lezhės, ku arrin tė bashkojė pa mėdyshje tė gjitha principatat dhe faktorėt shqiptarė, madje edhe nė bashkėpunim me Stefan Cernejoviqin e Malit tė Zi. Princat shqiptarė tė ndėrgjegjėsuar se ēfarė i pret nga hakmarrja e Sulltan Muratit II, emėruan njėzėri Gjergj Kastriotin si prijės tė tyre. Betejat qė u zhvilluan nė mes Gjergj Kastriotit me ushtarėt e tij dhe Perandorisė Turke janė rreth 22, ku duke i marrė njė e nga njė mėsojmė se mbi trojet arbėrore vėrshuan rreth njėmilion ushtarė e kapedanė turq, tė armatosur me armėt mė moderne tė kohės, por edhe humbėn jetėn rreth 300 mijė pushtues otomanė, si dhe humbėn betejat me turp para forcės ushtarake mbrojtėse tė Gjergj Kastriotit, qė asnjėherė ushtria arbėrore nuk i kalonte 20 mijė ushtarėt. Trimėria dhe forca e Gjergj Kastriotit e ushtarėve dhe kapedanėve tė tij mahniti Europėn e ligėshtuar si asnjėherė tjetėr.


    [ vazhdon ]

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Europa kristiane e asaj kohe nė Shqipėri pėrfaqėsohej nga Venediku, i cili kishte disi edhe njė rol okupues nė skelat e Tivarit, Ulqinit, Lezhės dhe Durrėsit. Kjo fuqi kristiane nė fakt ishte e dobėt pėr t’u pėrballur ushtarakisht me ushtritė osmane, e si rezultat u tregua mjaft skeptike nė raportet me prijėsin legjendar tė shqiptarėve. Natyrisht duhet theksuar se Skėnderbeu sapo kishte arritur nė tokat arbėrore ishte kthyer nė besimin e tij kristian, gjė qė e bėri tė detyrueshme pėr tė gjithė shqiptarėt. Sulltan Murati II, lajmin e kthimit tė Skėnderbeut nė origjinėn arbėrore e priti me hidhėrim e zemėrim tė thellė, ku kėrkoi menjėherė ta ndėshkojė, duke dėrguar nė qershor 1444 njė ushtri 25 mijė vetėsh, ku shumica ishin kalorės tė sprovuar. Beteja u zhvillua nė Luginėn e Dibrės, ku armiku turk u thye me turp duke lėnė nė fushėn e betejės 7000 ushtarė, por edhe Skėnderbeu humbi rreth 2000 trima. Pėr kėtė betejė, Marin Barleti (prifti dhe historiani bashkėkohės i Skėnderbeut) shkruan: “U ndeshėn luanėt me luanė”. Kjo fitore e parė e Gjergj Kastriotit mori jehonė nė mbarė Europėn kristiane. Papa Eugjeni IV, Mbreti Vladislav i Hungarisė e Polonisė dhe Duka i Borgonjės, Filip le Bon e brohoritėn me entuziazėm. Njė i dėrguar fuqiplotė i Hungarisė u nis pėr nė Krujė pėr tė lidhur nė aleancė me mbretin pa kurorė shqiptar. Beteja e dhjetorit 1444 ishte rasti i parė i njė lufte tė pėrbashkėt tė Skėnderbeut me Mbretin Vladislav III, kundėr forcave turke nė Varna tė Detit tė Zi. Mjerisht kjo luftė e pėrbashkėt nuk u realizua pasi Despoti i nėnshtruar i Serbisė, Gjergj Brankoviē, nuk lejoi kalimin e ushtrive tė Skėnderbeut pėr nė Varna. Mjerisht arma kristiane me kėtė rast pėsoi njė disfatė dėrrmuese, kur Kardinali Cesarini, bashkė me Mbretin Vladislav mbetėn tė vrarė nė sheshin e betejės...” (T.Zavalani, “Historia e Shqipėrisė”, fq. 121-122). Njė betejė e famshme nė histori njihet ajo e vitit 1450, kur Sulltan Murati II vjen tek muret e Krujės me tė birin, Mehmetin nė krye tė 100 mijė ushtarėve tė pajisur edhe me topa e armatim tė shumtė shkatėrrues. Skėnderbeu nė atė kohė kishte rreth 17500 luftėtarė... Rrethimi i Krujės vazhdoi nga muaji maj deri nė muajin tetor 1450, nė kėto luftime turqit humbėn rreth 20 mijė ushtarė nė vend dhe rreth 10 mijė nė kthimin e turpshėm tė vetė sulltanit nga kishte ardhur. Asnjėherė nuk kishte ndodhur qė sulltani kur i printe ushtrisė sė tij tė humbiste me kaq turp sa me Skėnderbeun. Ai u kthye me turp nė Edrene dhe i dėshpėruar vdiq pak javė mė pas, nė janar 1451 (Edvin Zhak “Shqiptarėt”, fq.207). Mahnitja dhe hareja e Shqipėrisė u pėrhap nė tė gjithė botėn e krishterė. Ambasadorėt nxituan menjėherė nė oborrin e Krujės. Dhuratat e shtrenjta dhe luftėtarėt vullnetarė vėrshuan nga tė gjitha anėt. Skėnderbeu dhe kalatė shqiptare ishin e vetmja shpresė e dėshpėruar e qytetėrimit europian kundėr hordhive turke... (E.Zhak, “Shqiptarėt”, fq.208). Duhet theksuar se Skėnderbeun shpesh e tradhėtuan apo i dezertuan disa nga bashkėluftėtarėt e tij, duke pasur fatin disi si tė Jezu Krishtit qė ndonjė nga apostujt e tij e kishte tradhėtuar, por me ndihmėn e vetė Jezusit ose ishin penduar, ose vetė Zoti i kishte ndėshkuar. Gjithsesi Gjergj Kastrioti zhvilloi edhe dhjetra beteja tė tjera, qė tė gjitha i fitoi, natyrisht me ndihmėn e forcės hyjnore qė ia jep vetė Jezu Krishti nė qiell.

    Nė vitin 1453 nga Kostandinopoja vjen njė lajm tjetėr i keq pėr botėn kristiane, kryeqendra e Bizantit kishte rėnė nėn pushtetin e otomanėve, tashmė Bizanti i shkatėrruar prej vitesh “vdiq” pėrfundimisht. Gjithsesi shpata e gjallė e qytetėrimit kristian, Gjergj Kastrioti ishte i pamposhtur. Perandoria Otomane ishte ndalur para forcės ushtarake e pse jo hyjnore tė shqiptarėve. Trevat arbėrore ishin bėrė muri i pakalueshėm i hordhive tė Mehmetit II, qė pati thėnė: “Mos tė kishte lindur Skėnderbeu, unė do tė kisha martuar gjiun e Adriatikut me Republikėn e Venedikut dhe do t’i kisha vėnė ēallmėn nė kokė Papės, e hėnėn drapėrore mbi kupolė tė Shėn Pjetrit”. Gjergj Kastrioti luftoi e fitoi pa pushim nė mbrojtje tė besimit e qytetėrimit kristian deri sa mė 17 janar 1468, kur shpirti i tij shkoi pranė mbretėrisė sė qiellit, pranė frymėzuesit dhe adhuruesit tė tij, Jezu Krishtit, ndėrsa trupin e tij e la nė tokėn arbėrore, tė cilin e varrosėn nė Kishėn e Shėn Kollit Lezhė. Pas kėsaj, lajmi nuk u besua pėr shumė kohė, pasi ai njihej si i pavdekshėm. Pikėllimi i Europės ishte jashtėzakonisht i madh, ajo dalėngadalė filloi tė kuptojė se kishte humbur mbrojtėsin e vet dhe qytetėrimit tė saj kristian... Tė vetmit qė u ngazėllyen pėr kėtė humbje ishin Perandoria Otomane dhe Sulltan Mehmeti II, i cili porsa besoi lajmin e vdekjes sė Gjergj Kastriotit, bėrtiti: “Mjerė krishtėrimi qė ka bjerrė shpatėn dhe mburojėn e tij, tash mė nė fund Europa dhe Azia janė pėr mua, ruajna Allah qė tė kemi armik njė tjetėr luan si ai...”. Kur Mehmeti II pėrgatitej tė triumfonte pėrfundimisht mbi botėn kristiane dhe simbolin e saj, Selinė e Shenjtė, vdiq papritur gjatė njė ekspedite. Me sa duket vetė Zoti e ndaloi, pasi popullsia kristiane me nė krye Skėnderbeun, kishin dhėnė prova se e meritonin vazhdimin e jetės e qytetėrimit kristian. Bota kristiane me nė krye Selinė e Shenjtė, e vlerėsuan e lavdėruan Gjergj Kastriotin. Papa Kalisti III e kishte emėruar Gjergj Kastriotin “Kapedan tė Selisė sė Shenjtė”, “Ushtar tė Krishtit me krahun e palodhur”, “Birin tonė tė Shenjtė”. Gjergj Kastrioti u quajt “Atlet i Krishtit”, “Produkti mė hyjnor i racės arbnore”. Vlerėsime kishte nga Papa Piu II, Papa Nikolla V, Papa Pali II e tė tjerė. Nė qendėr tė Vatikanit dikur ka qenė ngritur pėrmendorja e Gjergj Kastriotit si mbrojtės i Selisė sė Shenjtė, ku kjo pėrmendore ka qėndruar me shekuj, e ndėrsa sot nė Romė gjendet emėrtimi Sheshi Shqiptar, por edhe emėrtime rrugėsh tė tjera me emrin e Skėnderbeut, kėto emėrtime i gjen deri nė Spanjė, Angli etj. Vlerėsime e bashkėpunime kishte me mbretėr e princėr tė kohės nga shumė shtete tė Europės, ku ndonjėri nga ata e quante “Babė”, pėr mbrojtjen qė u kishte bėrė republikanėve tė tyre gjatė 25 viteve tė luftės pa kompromis me turqit. Pėr Gjergj Kastriotin u shkruan mijėra e mijėra faqe librash historikė, artistikė e shkencorė nga studiues, historianė e shkrimtarė tė ndryshėm, shqiptarė apo me njė shtrirje thuajse nga e gjithė Europa e Bota, dhe kėta nga shumė studiues njihen, por interesant ėshtė se pėr Skėnderbeun kanė shkruar edhe mjaft historianė turq, ku vlen tė shėnojmė Idriz Bitlisi, historian osman, Kemal Pasha Zade, historian osman dhe Ibn Kemal edhe ky historian i njohur osman, tė cilėt nė veprat e tyre pranojnė trimėrinė dhe sukseset e Skėnderbeut mbi Perandorinė Otomane.

    Vlen tė theksohet se nė disa kryeqytete tė Europės u hapėn muze historikė pėr Skėnderbeun, ku kampion mbetet edhe sot Vjena, nė tė cilėn mund tė gjejmė tė gdhendur nė ar nė pėrkrenaren e tij tė shkruar “Jezusi i Nazaretit bekon Gjergj Kastriotin, Princin e Matit, Mbretin e Arbėrisė, Tmerrin e turqve, Mbretin e Epirit”.

    Dhjetė vjet pas vdekjes sė Skėnderbeut turqit arritėn tė pushtonin trojet shqiptare dhe ndėrsa hapėn varrin e tij, eshtrat i morėn si hajmali pėr t’i shpėtuar nga vdekja. Mjerisht, siē shkruan Fan Noli tek “Historia e Skėnderbeut” (fq.269): “...Sė bashku me trupin e Skėnderbeut u varros edhe Shqipėria...”, u bė realitet pėr shumė shekuj, ku qytete tė lashta dhe tė lulėzuar me kėshtjella, tempuj, kisha, kuvende dhe monumente tė kulturės dhe tė fesė u rrafshuan pėrtokė ose u lanė tė shemben vetvetiu (T.Zavalani, vepėr e cituar). Pėr ta mbyllur kėtė mjerim tė pafund ne po citojmė diēka nga letra qė Papa Pali II i dėrgon Dukės sė Burgonjės pėr gjendjen e mjeruar tė shqiptarėve nė ditėt e para tė pushtimit otoman, ku ndėr tė tjera lexojmė: “... Njeriu nuk mund tė vėzhgojė pa iu mbushur sytė me lot anijet qė degdisen nė brigjet e Italisė tė mbushura me njerėz qė vijnė nga Shqipėria. Kėto gra tė veshura si mos mė keq dhe me fytyra tė pikėlluara nga dėshpėrimi, ēojnė krahėt nga qielli duke vajtuar me njė gjuhė tė pakuptueshme. Armiku (otoman, N.B.) i ka detyruar tė lėshojnė plang e shtėpi dhe kur mbėrrijnė nė Itali mbesin atje ku zbresin nga anijet, mbasi nuk dinė ku tė shkojnė as si tė flasin...” (Camille Paganel, “Histoire de Scanderbeg, fq.417). Duke pėrfunduar kėtė kumtesė modeste pėr Gjergj Kastriotin, Skėnderbeun, unė nuk po mundem pa thėnė ēfarė mė ndjen zemra e shpirti, pėr kėtė kryehero, i cili pėr mua ėshtė si kryqi tė cilit i shėrbeu nė luftėn e shenjtė, dy dimensionesh: horizontal, pra tokėsore dhe vertikal, hyjnore, por qė mjerisht ne populli pasardhės i Gjergj Kastriotit edhe sot nė fillimet e shekullit XXI jemi gati aktual nė pėrshkrimin “biblik” qė cituam mė sipėr tė Papa Palit II... Ndonėse pėr besimin dhe qytetėrimin kristian tė Europės kemi kontributin mė tė madh nga tė gjithė popujt, por fatkeqėsisht “shpėrblimin2 mė simbolik tė kontinentit plak... Gjithsesi shpresojmė...

Tema tė Ngjashme

  1. Jeta e Gjergj Kastriotit dhe despotėve bizantinė orthodhoksė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 02-02-2023, 04:19
  2. At Gjergj Fishta, Nder i Kombit
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 24-10-2022, 18:27
  3. Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  4. Konsiderata dhe vleresime te Eqrem Ēabejt per Ate Gjergj Fishten
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:04
  5. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •