Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1

    Question AMC, 15 milionë dollarë detyrime ndaj tatimeve

    Marre nga Gazeta Shqiptare

    Ekziston një mister prej rreth 50 milionë Eurosh në bilancin e 2005 paraqitur nga AMC për autoritetet fiskale shqiptare. Eshtë një mister që zbulohet nga “Gazeta Shqiptare” duke lexuar shifrat e shkruara në bilancin zyrtar të kompanisë dhe që AMC duhet t’ua shpjegojë drejtorisë së Tatimeve. Në vitin 2005 AMC ka deklaruar në bilancin e saj se ka dhënë kredi për një shifër marramendëse prej 6 miliardë e 115 milionë lekë (të reja), e barabartë me mbi 50 milionë euro, sikur të ishte një bankë dhe jo një kompani telefonie celulare. Një shifër e jashtëzakonshme nëse e krahasojmë me 24 milionë e 205 mijë lekë (pak më shumë se 198 mijë Euro) të dhëna gjithnjë në formë kredie, në 2004. Por misteri i vërtetë fillon pasi lexojmë raportin zyrtar të bërë nga ekspertët kontabël, të cilët kanë çertifikuar bilancin dhe kanë shpjeguar se ajo shumë prej 50 milionësh Euro “përfaqëson principalin e kredisë së akorduar punonjësve për kredi banimi”. I përkthyer në një gjuhë më të thjeshtë, do të thotë se AMC në vitin 2005 i ka huazuar vartësve të saj gati 50 milionë Euro kredi për të patur një shtëpi. Meqë punonjësit e AMC-së në total janë 385, do të thotë që çdo punonjës (duke përfshirë edhe punëtorë dhe shoferë) kanë marrë mesatarisht një kredi prej 130 mijë eurosh. Hipotezat janë dy: Gabimi është bërë ose nga vetë kompania AMC, ose nga ekspertët kontabël të pavarur të licensuar nga Ministria e Financave. Megjithatë të dy dokumentet janë njohur si korrektë nga drejtori i përgjithshëm Stefanos Oktapodas, i cili ua ka shpërndarë aksionistëve gjatë mbledhjes së 1 qershorit.

    VETEM NJE GABIM?
    Nëse 50 milionë Eurove të mistershme që rezultojnë në bilancin e 2005 i heqim 198.000 Eurot që tregohen si kredi në bilancin e 2004, rezulton një kredi e re në shifrën prej 49 milionë e 802 mijë Euro. Kjo shifër është shumë e afërt me një kredi që AMC ia ka lëshuar në të vërtetë jo punonjësve të saj për të blerë shtëpi banimi, por kompanisë mëmë Cosmote. Një fakt që zbulohet nëpërmjet bilancit të dorëzuar në bursën greke nga Cosmote. Në këtë bilanc shkruhet se: “më 16 nëntor 2005 është firmosur një marrëveshje mes Cosmote dhe AMC për t’i dhënë Cosmote-së një financim prej 50 milionë Euro për “working capital purposis (kapital për arësye pune)”. Kontrata ka një jetëgjatësi prej 7 vjetësh dhe i jep të drejtën Cosmote-së të arkëtojë kredinë në total brenda 30 shtatorit 2006. Në datën 31 dhjetor 2005, - përfundon shënimi në bilancin grek – Cosmote ka marrë nga AMC një shumë prej 49 milionë e 700 mijë Euro”.
    Përse në relacionin e ekspertëve kontabël që çertifikojnë bilancin e AMC-së nuk thuhet se këto para i janë huazuar Cosmote-së në Greqi, por thuhet e kundërta që “përfaqëson principalin e kredisë së akorduar punonjësve për kredi banimi”? Eshtë kjo një strategji e përcaktuar nga zoti Oktapodas? Apo është një gabim i bërë nga ekspertët kontabël në momentin në të cilin kanë shkruar relacionin e tyre? Por nëse do të ishte vërtetë një gabim (gjithësesi i rëndë) i ekspertëve kontabël shqiptarë, si është e mundur që drejtori i përgjithshëm i AMC-së, Stefanos Oktapodas nuk ka vënë re asgjë dhe u ka dorëzuar aksionerëve këtë raport bashkë me gabimin brenda?
    Le të imagjinojmë se nuk është as një strategji e fshehtë e AMC dhe as një gabim, por në një moment zemërgjerësie të madhe, AMC ka vendosur të financojë me të vërtetë blerjen e shtëpive për të gjithë punonjësit e vet. Problemi në këtë pikë është një tjetër: në bilancin e AMC-së nuk shënohet asgjëkundi transferimi në Greqi i 49 milionë e 700 mijë Euro të deklaruara nga kompania mëmë në Greqi, Cosmote.
    PERGJEGJESIA
    Raporti i ekspertëve kontabël është përgatitur në mars të vitit 2006 dhe i përket bilancit të përgjithshëm të AMC nga 1 janari deri në 31 dhjetor 2005. Në këtë dokument sqarohen “përgjegjësitë përkatëse”: “Shoqëria AMC sh.a. dhe ekipi drejtues i saj- shkruhet,- kanë përgatitur pasqyrat financiare dhe informacionin plotësues që lidhet me to. Eshtë përgjegjësia e ekspertit kontabël të autorizuar të formojë një opinion të pavarur mbi këto pasqyra duke u mbështetur në normat, standartet dhe kërkesat e profesionit dhe t’a raportojë atë”. Ekspertët shtojnë se: “Ekspertimi është mbështetur në informacionet, spjegimet dhe gjithë dokumentacionin e vënë në dispozicion nga ana e shoqërisë, në sondazhe dhe testimet e kryera të konsideruara të mjaftueshme”.
    Në fakt, kur përcaktojnë se kredia prej 50 milionë Eurosh ka shërbyer për të financuar blerjen e apartamenteve të punonjësve të AMC, ekspertët kontabël e deklarojnë mbi bazën e: “pasqyrave financiare dhe informacionit plotësues” të dorëzuara nga drejtuesit e AMC. Mbetet një pikëpyëtje e madhe në fund: Në cilin prej dy bilanceve, jepet nj shpjegim i saktë mbi mënyrën e përdorimit të 50 milionë Eurove? Në bilancin grek të Cosmote, shoqërisë së kuotuar në bursën e Athinës dhe të Londrës, pra që i nënshtrohet shumë kontrolleve? Apo në bilancin shqiptar të kompanisë AMC?
    Përgjigjen e këtyre pikëpyetjeve duhet ta japin organet tatimore shqiptare, të cilat duhet të nisin një hetim. Për të shpjeguar nëse ato 50 milionë Euro të fituara nga AMC në Shqipëri shërbyen për investimet e Cosmote-së greke apo për të blerë apartamentet e punonjësve shqiptarë. Në këtë mënyrë mund të zbulohet nëse bilanci i paraqitur nga AMC përmban informacione të vërteta.

    Punetoret e konfirmojne qe nuk kane marre kredi.

    Nuk e njoh ligjin shqiptar por besoj se arsyeja eshte evazioni fiskal.
    Nqs ata e quajne kete shume kredi per punetoret, shpesh ligjet e shteteve te ndryshme e lejojne qe te quhet shpenzim (per te favorizuar investimet), prandaj kompania nuk detyrohet te paguaje taksa.
    50.000.000 * 0.XX = ca miljone.
    Sa eshte taksa e te ardhurave ne Shqiperi?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kinezi : 04-06-2006 më 14:12
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

  2. #2
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Ne te gjitha mjetet e komunikimit ne shqiperi ka vjedhe.NUK ISHTE NDONJE GJE E RE KJO TEME
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Duke u nisur nga ky artikull ( i cili me duket se do te godasi anesoret dhe jo kryesoret e ketij aksioni) nga pervoja ime mund te them qe :

    Per sa ju perket eksperteve kontabel ata siç thuhet dhe ne artikull

    “Shoqëria AMC sh.a. dhe ekipi drejtues i saj- shkruhet,- kanë përgatitur pasqyrat financiare dhe informacionin plotësues që lidhet me to. Eshtë përgjegjësia e ekspertit kontabël të autorizuar të formojë një opinion të pavarur mbi këto pasqyra duke u mbështetur në normat, standartet dhe kërkesat e profesionit dhe t’a raportojë atë”.
    ata analizojne dokumentacionin qe ju ofrohet dhe nuk kane asnje pergjegjesi nese stafi i Departamentit te Finances ju ka ofruar dokumentacion ku tregon se shuma e siperpermendur ju eshte dhene si kredi punonjesve te AMC.
    Problemi (gjithmone sipas mendimit dhe kendveshtrimit tim) qendron ne Degen e Tatim taxave e cila ka kryer kontrolle peridodike mbi subjektin dhe pikerisht tek specialiatet te cilet kane kryer kontrollet financiare.
    Eksperti Kontabel nxjerr konkluzione vetem mbi bazen e dokumentacionit te ofruar dhe ne baze te verifikimeve me zgjedhje kurse e kunderta ndodh me ekipet e kontrollit te Deges se Tatim Taxave te cilet kane te drejte (me ligj) te hyjne ne çdo lloj dokumenti (dhe nqse nuk ju serviret ) , ne çdo kompjuter, apo çdo pajisje tjeter e cila mund te jete burim te dhenash.
    Nga eksperienca ime mund te them se specialistet e kontrolleve te deges se Tatim Taxave (sidomos ne shoqeri te tilla "gjigande" ) shkojne me gezim dhe me nje vlere te paracaktuar per te perfituar sepse ju siguroj qe ata e dine shume mire se si ti gjejne falsifikimet dhe evazionin.
    Shoqeria AMC duket hapur qe ka bere evazion fiskal sepse mjafton te shohesh reklamat (jo pak te kushtueshme) dhe kupton se si duhet te jene te ardhurat e kesaj shoqerie ne raport me shpenzimet , pra duket me sy fitimi kolosal i shoqerise , problemi eshte se sa ky fitim eshte deklaruar ne shtet dhe sesa ky fitim eshte tatuar.
    Keshtu qe faji nuk bien tek ekspertet kontabel por fajin kryesor e kane Tatime Taxat dhe pastaj shoqeria qe ka kryer evazionin (i cili eshte mese i dukshem).
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ka xhepat e thelle PS-ja, nuk ka amc e bank e dreq qe i mbush.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga genci8
    Ka xhepat e thelle PS-ja, nuk ka amc e bank e dreq qe i mbush.
    Nuk ka te beje fare pune partije. Ketu eshte pune leku e shteti
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

  6. #6
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Ajo qe poshteron me tej kete pazarllek te ndyre eshte edhe kjo..... AMC ka deklaruar per kater vjet ne kontabilitetin e saj si nje kompani jo rentabel per shkak te investimeve te saj te pervitshme, dhe mbi kete arsye ajo nuk ka shlyer ende detyrimet tatimore te ketyre kater viteve te fundit, por ka luajtur lojen e kesteve me ministrine e financave.
    Kur do vije era shtet more amani, Qe te dale nje burre e ta pyese kete kompani: Nuk je rentabel? Po c'me rri ketu per kater vite, pa thyej zverkun se eshte tjetri ne rradhe.

    Dito.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anëtarësuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900
    ahahaha sa bukur me taktike
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Leke, Shtet, Vjedhje.....se cme vjen nder mend kur lexoj keto fjale!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e brrrrrrr
    Anëtarësuar
    01-07-2006
    Postime
    54

    AMC, 15 milionë dollarë detyrime ndaj tatimeve



    AMC, 15 milionë dollarë detyrime ndaj tatimeve

    Përplasje mes dy dokumentave të tatimeve

    VEZHGUESI
    vezhguesi@hotmail.com

    Në dhjetor të vitit 2005, kur kompania AMC transferoi në Greqi 50 milionë euro për të financuar kompaninë-nënë Cosmote (janë ato 50 milionë euro që në bilancin shqiptar rezultojnë të përdorura si kredi banesash për punonjësit shqiptarë), bankës që kreu transfertën gjigande të parave jashtë Shqipërisë iu dorëzua një dokument. Sipas ligjit, këto transferta parash jashtë shtetit janë të mundura vetëm kur kompania që i kryen nuk ka detyrime në Shqipëri. Në atë dokument që iu dorëzua bankës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve deklaronte se AMC-ja nuk kishte asnjë detyrim dhe se paratë mund të transferoheshin lirisht. Sot, një tjetër dokument zbulon të kundërtën: që nga vitit 2001 deri më sot, AMC-ja ka detyrime me vlerë 15 milionë USD ndaj Zyrës së Taksave. Një shumë gjigande që kompania natyrisht nuk e kishte paguar më 30 dhjetor të vitit 2005, kur autorizoi transferimin e parave në Greqi.

    Origjina e detyrimit

    Sipas një dokumenti që zotëron “Gazeta Shqiptare”, më 30 maj 2006 Dega e Tatim Paguesve të Mëdhenj të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve i dorëzoi Stefanos Oktapodas, drejtorit të përgjithshëm të AMC-së, një njoftim vlerësimi për detyrime’: “Në bazë të raport-kontrolli të datës 29.05.2006, ju njoftojmë se keni të papaguara ndaj organeve tatimore detyrime, interesa dhe gjoba, sipas llojit të tatimeve dhe kontributeve, në shumat si më poshtë…”. Dhe këtu zyra e taksave liston: “Detyrimin e parë prej 256 milionë lekësh në vitin 2001: për këtë shumë me të cilën ka kryer evazion, AMC-ja duhet të derdhë të njëjtën shumë si gjobë (pra 256 milionë lekë të tjera), plus interesat e llogaritura në rreth 131 milionë lekë.
    Gjoba e dytë daton në vitin 2002: për atë vit detyrimi i AMC-së ishte 180 milionë, plus 180 milionë si gjobë si dhe interesat prej 70 milionësh. Evazioni i tretë zbulohet në vitin 2003: Detyrim prej 240 milionë lekësh, plus gjobën prej 240 milionë lekësh si dhe interesat që çuditërisht Drejtoria e Tatimeve nuk i paraqet në këtë rast. Në total janë 1,5 miliardë lekë të reja, që i korrespondojnë shumës prej 15 milionë dollarësh që AMC-ja duhet t’i paguajë shtetit.

    Evazioni i kontestuar në 2005

    Evazioni është kundërshtuar nga AMC-ja të paktën që prej qershorit të vitit 2005. Sipas dokumentit që zotëron “Gazeta Shqiptare”, me shkresë 2261/1 të 17 qershorit 2005, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i paraqet kompanisë parregullsitë fiskale për vitet 2001, 2002 dhe 2003. Në udhëzimin nr.1, datë 18.01.2005, ministria e Financave shpjegon: “Apelimi paraqitet në shkallën më të ulët të sistemit të apelimit administrativ, brenda 30 ditëve nga data e vlerësimit ose njoftimeve të tjera zyrtare që lidhen me apelimin. Organet tatimore përkatëse e shqyrtojnë kërkesën për apelim të tatim-paguesit dhe i kthejnë përgjigje atij brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës”.
    AMC-ja apeloi brenda 30 ditësh, pra brenda 17 korrikut 2005, për të kundërshtuar parregullsitë e tre viteve të para? Kjo nuk dihet, por është e sigurt që në majin e vitit të ardhshëm, gjobat janë në fuqi, por s’janë paguar ende. Atëherë si është e mundur që në dhjetor të vitit 2005 Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve lëshon një dokument zyrtar që deklaron se deri në atë moment AMC-ja nuk ka detyrime ndaj shtetit, ndërsa që prej qershorit 2005 janë paraqitur detyrimet për 670 milionë lekë të reja, përveç gjobave dhe interesave?
    Pikërisht falë këtij dokumenti, AMC-ja arriti të transferojë në Greqi 50 milionë euro pa paguar ende detyrimet ndaj shtetit shqiptar. Dje, ministri i Financave, Ridvan Bode duke folur para komisionit hetimor Ceka, deklaroi se kanë nisur hetimet për gjobën e vitit 2002, por as ai nuk bëri të ditur se pse gjoba e vitit 2001 dhe ajo e vitit 2003 s’janë paguar ende.

    Tarifat e larta dhe evazioni fiskal

    Ajo që godet dhe skandalizon konsumatorin shqiptar, është se një kompani si AMC-ja, e cila aplikon në Shqipëri tarifat më të larta të celularëve në botë, akuzohet nga autoritete për evazion fiskal. Edhe pse është gjithnjë një krim, evazioni fiskal bëhet më i vogël në sytë e opinionit publik, nëse shërben për të mbajtur të ulëta çmimet e produktit apo shërbimit: Pra, kompania tenton të paguajë më pak taksa për ta bërë më pak të shtrenjtë produktin për klientin. Këtu duket se po ndodh e kundërta: AMC-ja bën që shërbimi të paguhet sa më shtrenjtë dhe përpiqet të mos paguajë taksat, edhe pse ka normën e fitimit më të lartë në Evropë. Është skandaloz fakti që AMC-ja e bën këtë, por më skandaloze është nëse shteti ia lejon.

    "Gazeta Shqiptare"

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Hetimi i AMC, Bode: Po verifikojme fshehjet fiskale

    E Merkure, 12 Korrik 2006
    Ministria e Financave ka nisur nje kontroll ndaj kompanive te telefonise se levizshme, per te vertetuar dhe per te pare rregullsite ose parregullsite e tyre. Ka qene vete ministri i Financave, Ritvan Bode, i cili ka pohuar kete fakt ne mbledhjen e djeshme te komisionit hetimor parlamentar, per situaten e telefonise celulare. Kreu i financave shqiptare ka deklaruar se si pasoje e kontrolleve te bera me pare, nuk eshte derguar ne Prokurori asnje kallezim per ndjekje penale. “Kontrollet e bera vit pas viti kane gjetur detyrimet, kane vendosur gjobat, kane nxjerre taksat dhe nuk ka pasur kundershtim nga ana e kompanise dhe nuk ka pasur kallezim ne Prokurori, per menyren e nxjerrjes se llogaritjes se treguesve fiskale”, ka deklaruar Bode. Sipas tij, Ministria e Financave po kryen verifikimin e procedurave te ndjekura ne kete rast dhe vetem pas verifikimit, mund te behen perfundimet nese behet fjale per fshehje fiskale apo per nje veprim kontabilizimi jokorrekt nga ana e kompanise AMC, ku sipas akuzes, behet fjale per 50 milione euro. Bode ka nenvizuar se perfundimi i procesit te hetimit do te krijoje nje pamje me te plote per implikimet dhe sigurisht qe do te cohen ne ndjekje penale kompanite qe kane ofruar sherbime te dyshimta ose me vlera te cilat nuk jane te argumentuara. Gjithsesi, ministri i Financave ka deklaruar se dy kompanite celulare “AMC” dhe “Vodafone”, jane dy taksapaguesit me te medhenj. Sipas ministrit, institucioni qe drejton po aplikon standarde dhe praktika te vendeve te zhvilluara per mbikeqyrjen e kompanive qe ofrojne sherbime publike te tilla, me qellim mundesimin e aksesit maksimal fiskal ne to.

    Korrieri

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    ERT urdhëron firmat AMC dhe Vodafone për tarifa celulare sa mesatarja europiane
    Ilirjan Agolli
    01-07-2006



    Enti Rregullator i Tele-komunikacioneve (ERT) bëri të ditur sot se tarifat e reja të telefonisë celulare për vitin 2006 janë sa mesatarja e tarifave europiane. ERT u detyrua të nxjerrë një urdhër mbi tarifat e reja të interkonjeksionit për kompanitë e telefonave celularë Vodafone dhe AMC, pas dështimit të negociatave të tyre me kompaninë shtetërore të telefonisë fikse, Albtelekom.

    Në përpjekjet për të ulur tarifat e celularëve u përfshi disa javë më parë edhe Koalicioni Shqiptar Kundër Korrupsionit (ACAC), bashkimi më i madh i organizatave jo-qeveritare. ACAC dhe disa media vendore pohuan se kishin gjetur disa shkelje në veprimtarinë e 2 kompanive celulare, të cilat zbatonin në Shqipëri cmimet më të larta në Europë. ERT publikoi sot urdhrin për uljen e disa tarifave të telefonisë celulare, pas dështimit të negociatave mes Albtelekom dhe Vodafone e AMC.

    Drejtori ekzekutiv i ERT, Hydajet Kopani, thotë se me këtë urdhër që del për herë të parë synohet barazia midis operatorëve në treg si dhe ulja e tarifave për përdoruesit e shërbimeve telefonike.

    "Tarifat për shërbimet e telefonisë së lëvizshme të Shqipërisë janë më të larta krahasuar me tarifat e njëjta të vendeve të tjera. Ndërsa niveli i përdorimit të telefonisë së lëvizshme, si ata me kontratë ashtu edhe ata me parapagim, është më i ulët se në vendet e tjera".

    Zyrtarët e ERT-se pohuan se në periudha të mëparshme të dy kompanitë e telefonisë celulare kanë arritur me Albtelekomin marrëveshje anormale si ato në vitin 2000; në mesin e vitit 2004 ERT ndërhyri për t'i anulluar dhe korigjuar marrëveshjet e konjeksionit, ndërsa tani dështuan negociatat me Albtelekomin për marrëveshje të re, derisa u arrit tek ky urdhër që parashiko n tarifa sa mesatarja europiane.

    "Marrëveshjet e mëparshme të interkonjeksionit, vecanërisht ato të vitit 2000, janë përkufizuar si marrëveshje jonormale në tregun e telekomunikacionit. Ne mendojmë se në ecurinë e mëtejshme, me urdhrin përkatës krijohen kushtet për një barazi mes operatorëve në respekt të lojës së tregut".

    Koalicioni Shqiptar Kundër Korrupsionit (ACAC) ka vërejtur një seri shkeljesh ligjore në marrëdhëniet midis dy kompanive të telefonisë celulare AMC e Vodafone dhe shtetit shqiptar e Albtelekom. Koalicioni ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit dhe të ERT për të shmangur shkeljet e mëparshme në marrëveshjet e interkonjeksionit, si dhe fillimin sa më parë nga puna të kompanisë së tretë të telefonisë celulare Eaglemobile, një licensë kjo që e zotëron Albtelekom, për të bërë të mundur uljen e cmimeve të celularëve në Shqipëri, të cilët vlerëoshen si ndër më të lartët në rajon dhe në Europë.//


    Nga Zeri i Amerikes
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Kryetari i komisionit Ceka denoncoi edhe faljen e 15 milionëve për AMC

    Vodafone iu hoq gjoba 4 mln dollarë


    Ministria e Financave pranoi ankesën para 3 korrikut


    Ministria e Financave i ka falur një detyrim prej 4 milionë dollarësh kompanisë celulare Vodafone. Vetëm një ditë pas denoncimit të kryetarit të komisionit hetimor parlamentar, Neritan Ceka, për amnistinë 15 milionë dollarëshe që mund të ketë ndërmarrë ministria e Financave pak ditë para zgjedhjeve të 3 korrikut 2005, Gazeta ka arritur të zbulojë një dokument ku vërtetohet falja e një detyrimi prej 496 milionë lekësh të reja ndaj Vodafone. Pas këtij fakti, pritet që komisioni hetimor të shtrijë aktivitetin e tij edhe në këtë pjesë tepër të dyshimtë të marrëdhënieve të kompanive celulare me shtetin shqiptar.

    Dokumenti
    Pas nisjes së hetimeve të komisionit parlamentar për telefoninë, Dega e Tatimpaguesve të Mëdhenj pranë Drejtorisë së Tatimeve deklaroi se kompanitë AMC dhe Vodafone kishin një borxh të pashlyer ndaj tatimeve. Ndërsa për AMC, bëhej fjalë për detyrime prej 15 milionë dollarësh, në rastin e Vodafone flitej për një shumë prej 6.9 milionë dollarësh. I pyetur nga anëtarët e komisionit hetimor për këto detyrime të pashlyera që nga viti 2001 ministri i Financave Ridvan Bode la të kuptohej se ato ishin eleminuar nga shteti. Një dyshim të tillë e thekson më tepër një dokument i tatimeve që zbulon faljen e një shume prej 4 milionë dollarësh ndaj Vodafone.
    Në shkresën e dërguar në 3 korrik 2006 nga Dega e Tatimpaguesve të Mëdhenj në komisionin hetimor, pranohet fakti se ka një ndryshim të detyrimeve të Vodafone nga viti 2005 në vitin e ri fiskal. Po sipas të njëjtës degë tatimore, në 4 mars 2005, kompania Vodafone rezultonte “me një detyrim prej 6.9 milion dollarësh ndaj tatimeve”. Kjo vlerë i dedikohej mosdeklarimit të saktë të TVSH-së, Tatimit mbi të Ardhurat dhe Tatimit në burim si dhe gjobave të vendosura nga tatimet. Por një vit më pas ka një ndryshim rrënjësor të situatës. Tatimorët zbulojnë faktin se Vodafone “ka ankimuar shumën prej 496 milionë lekësh ( bëhet fjalë për detyrimet e Tatimit mbi të ardhurat) pranë Komisionit të Apelimit Tatimor pranë ministrisë së Financave dhe është hequr prej këtij të fundit”. Ndërkohë, drejtuesit e kësaj dege nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për argumentimin e heqjes së këtij detyrimi dhe gjobës së vendosur nga tatimet. Ndërkohë, një tjetër detyrim prej 40 milionë lekësh është ankimuar në gjykatë dhe ndodhet në proces gjykimi. Dokumentacioni i tatimorëve shpjegon se “pjesa tjetër e detyrimeve është derdhur në buxhetin e shtetit”.

    Hetimi
    Kryetari i komisionit hetimor, Neritan Ceka u shpreh vetëm dy ditë më parë se ekziston dyshimi për një amnisti të kryer nga ministria e Financave për detyrimet tatimore të kompanive celulare. Kryetari Ceka zbuloi se këto falje detyrimesh disa milionë dollarëshe janë kryer para korrikut të vitit 2005, në periudhën para rotacionit të pushtetit. Por edhe ministri i ri i Financave, Ridvan Bode u shfaq mjaft evaziv përpara anëtarëve të komisionit hetimor, nëse kishte patur apo jo falje të detyrimeve të pashlyera nga kompanitë celulare.


    Detyrimet e Vodafone

    Për TVSH
    TVSH 77.021.170 lekë
    Dënimi 56.439.498 lekë
    Gjithësej 133.460.668 lekë

    Për tatimin mbi të ardhurat
    Tatim Fitimi 238.811.003 lekë
    Denim tatim fitimi 253.093.129 lekë
    Gjithësej 491.904.132 lekë

    Tatim në burim
    Tatim në burim 35.736.757 lekë
    Denim Tatim Burimi 35.736.757 lekë
    Interesa Tatim Burimi 2.693.545 lekë
    Gjithësej 74.167.059 lekë

    Total 699.531.859 lekë
    (Detyrimet janë përcaktuar deri në mars 2005)

    GSH

Tema të Ngjashme

  1. Firma "Silva": Malaj dhe Arapi më kanë vjedhur $40 milion
    Nga rudo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-11-2010, 17:05
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:27
  3. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionë euro
    Nga ORIONI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14
  4. Shqiperia e zhytur me 1.3 miliarde dollare borxh ..
    Nga ALBA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-08-2005, 17:24
  5. Olldashi: Duka, pasuri 34 milionë dollarë, taksa 191 mijë lekë
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-04-2005, 10:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •