E Diele, 04 Qershor 2006

NJE DOKUMENT HISTORIK QE TREGON PER TRIMERITE E KOMBIT SHQIPTAR

Shkrimi i meposhtem eshte nje dokument historik qe del ne drite per here te pare ne kohen e sotme. Ky dokument historik eshte i shkruar nga Mitropoliti Timoteu, gje, per te cilin nuk kemi gjetur te dhena se ne cilin vend ka sherbyer si mitropolit.

Mitropoliti Timoteu (Thimotheus) ne vitin 1572 i drejtohet papes se Romes per ndihme ushtarake per te luftuar turqit qe ne shekullin XVI ishin ne kulmin e fuqise pushtuese ushtarake ne Ballkan e me gjere. Ne kete dokument historik dalin shume gjera me vlera per shqiptaret dhe trimerite e tyre.

Ne sy te bie disa rreshta te nenvizuara nga shkruesi i letres Mitropoliti Timoteus i cili kerkon me kembengulje qe ushtria e evropiane e papes se Romes te kete ne balle te luftes ushtare shqiptar. Ne kete leter cilesohet qe qyteti dhe rrethinat e Ohrit banohej dikur nga shqiptar ortodoks. Me poshte letershkruesi tregon se shqiptaret banonin ne ishullin e Korfuzit, ne qytetin e Janines, Kosturit etj.

Mitropiliti Timoteus permend edhe shqiptaret ne Itali te cilet emigruan mbas vdekjes se Skenderbeut. Nga permbajtja e kesaj letre na dalin qarte qellimet e Mitropolitit Timoteus se shpetimi i Evropes nga pushtuesit turq do te arrihet kur ne balle te te gjitha forcave ushtarake do te viheshin trimat shqiptar megjithese kishte mbi njeqind vite qe kishte vdekur kryetrimi Gjergj Kastrioti Skenderbeu shqiptaret mbeteshin ushtaret me besnik dhe trima per shpetimin e Evropes nga zgjedha turke.

Leter e vitit 1572 e Mitropolitit TIMOTEU drejtuar Papes se Romes

...siē te shkruaj ne vazhdim, te nxirrni tjeter fuqi ushtarake te tokes, te rende, nga mbreti Maksimilian, te dale ne Hungari, te kaloje Danubin, te marshojne drejt Konstandinopojes, te nenshtrojne turqit dhe hebrejte, por te krishteret te mos i prekin, por te krishteret t'i bejne frengj te lire dhe t'u japin arme dhe te ngrihen edhe ata kunder te mallkuarit; tjeter fuqi ushtarake te hidhet kunder Konstandinopojes dhe te kalojne me anije te shkelin token e pushtua nga turku ne Durres; te jete kjo ushtri deri me tridhjete mije vete dhe te mbajne prane arme, t'u japin te krishtereve vendas, te ngrihen edhe ata kunder te mallkuarit; ai vend quhet Piria dhe eshte plot Shqiptar dhe keta japin beteje te madhe.

Keta shqiptar bejne meshe romane dhe jane latine dhe kane dhe peshkop latin, qe varen nga Roma. Jane dhe te tjere shqiptare qe bejne meshe greke dhe kane edhe keta peshkop grek qe varen nga kryepeshkopi i Ohrit. E keta, po t'u jepen arme dhe po te therrasin ndihme, bejne lufte te madhe qe tmerrohet bota dhe do te shfarrosin gjithe turqit ne ato ane dhe kjo do te jete ndihme e madhe.

Dijeni, zoteri i shenjte, Shqiptaret bejne lufte te madhe kudo qe te ndodhen dhe thojani kete mbretit te Napolit per shqiptaret qe shkojne ne lufte ushtare. Ne ate ane ne Pire ashtu duhet te behet, tjeter fuqi te dale ne Zakintho ne token e Morese ne Hlomuxi, sepse atje eshte fushe dhe ushtria gjen ushqim, te jete edhe kjo ushtri e madhe dhe te mbajne prane arme per njerezit vendas, t'ua japin, te ngrihen kunder atij te mallkuari, nje pjese tjeter ushtrie te dale ne Mani (Peloponez) tek Shqiptaret e Morese, ku Mani i Madh nuk i perfalet turkut.

Shqiptaret jane me luftaraket e botes dhe, burra te forte, ata veē luftimin presin gjithnje dhe bejne lufte me te madhe (te forte) se te gjithe. Keshtu po te veprojne, ne kete menyre mundet turku, ndryshe, vetem nga deti nuk mund te behet gje, por vetem duke goditur nga shume drejtime, te mos kete ku te veproje me pare, dhe te krishteret deri ne Levant vetem shkas presin, sepse u merziten teper dmth. mundimet e shumta dhe nga pagesa (taksa) e madhe dhe femijet e tyre turqezohen, femijet e te krishtereve.

Keshtu do te behet nese cakton dhe rajate te bashkohen dhe te kryejne keto luftera, se, po e late turkun, do t'ju haje njerin pas tjetrit te gjitheve, tjetrit nuk i ka frike turku, vetem hiresise sate dhe mbret Filipit te Spanjes. Hiresine tende per ēkisherimin, se ēkisheron rajate dhe bashkohen, mbretin Filip sepse kane vend te forte dhe njerez trima, dhe Shqiptaret, ku kane zoterimet, se shqiptaret jane nga Levanti dhe e njohin vendin e turkut dhe e din turku ē'te keqe peson nga shqiptaret, nga vasalet e tij qe ka ne zoterim.

Dergo e thuaju, kryezot i shenjte, shqiptareve vasale te tu te shkojne ne lufte, sepse luftojne burrerisht dhe besnikerisht dhe duan te bejne lufte te mire. Perpos ketyre, edhe kete: dije kete qe te shkruaj, do te kishe derguar zbuluesit me te menēur qe do te mund te kishe patur edhe po te harxhoje shume florinj, nuk do te kishin degjuar ate qe te shkruaj, dhe perseri, por te urdheroje hiresia jote, dergome leter dhe disa shpenzime qe te shkoj ne Konstandinopoje te shikoj anijet qe jane ndertuar ne Detin e Zi dhe ē'ushtri kane krijuar, t'ju dergoj pergjigje, dhe tash per tash nuk deshiroj tjeter veē bekimit tuaj, amin. Nga Varshava e mbretit te Polonise.

Mars....
Numer RNE dhe RNS ........
Mitropoliti Timothe dhe robi juaj

+ Nese urdheron dhe bej ate qe te shkruaj, te te sjell pergjigje nga Konstandinopoja, dergo me poste ne Varshave te kardinali qe ēove derguesin dhe prej atij dua te marr letren dhe te shkoj ne Konstandinopoje e t'ju sjell pergjigje brenda muajit maj, nese do te kem bekimin tend.

+ Per ushtrite tokesore qe ju shkruaj: njera ushtri e Pirias, ku jane shqiptaret nga Durresi, ne keshtjellen qe quhet Turxhinio, qe i afrohet Vlores, ku shkojne duke marre vendin e duke dale ne viset e Ahridhes, dhe te tjeret sa shqiptare qe banojne ne Himare, perballe Korfuzit, ngrihen edhe ata kunder te mallkuarit; dhe keta shqiptare jane njerez shume te forte dhe ngrihen duke shkelur Janinen dhe zbresin ne Kostur dhe takohen me ushtrine tjeter nga drejtimi i Pirias, ne Vodena (Nausa e sotme A.LL.) dhe dalin ne Selanik, kurse ushtrite e tjera te Morese, te Hllomuxit qe duhet te dalin ne ne Homuxi dhe ne Manin (Peloponezin) e Madh, shkelin Morene dhe perfundojne edhe keto ushtri ne Selanik dhe bashkohen te gjitha e shkojne drejt Konstandinopojes, kurse ushtria tjeter, e mbretit Maksimilian, qe zbret nga Hungaria, bie ne viset e skitheve (diku nga ana perendimore e Detit te Zi) pushtojne vendin qe quhet Serbi qe banohet nga serbe dhe bullgare dhe bejne meshe greqisht, dhe ushtria kalon viset e Sofjes dhe shkon ne Maqedoni dhe vijne edhe keto ushtri ne drejtimin e Selanikut dhe takohen ne fushen e Maqedonise dhe andej, me vullnetin e zotit, drejt Konstandinopojes.

Kjo urdherate u befte qe te fitojne te krishteret, kryezot i perhirte, tjeter nuk duhet te besh perveēse te ēlirosh gjendjen e te krishtereve nga te mallkuarit pa respekt te dores se ndyre. Do te kesh lene keshtu nje kujtim te pavdekshem dhe do te kujtohesh perjete.

Do te duhej te t'i kishte shkruar nje tjeter me i madh se une, keto qe po te shkruaj, po ka frike mos e mesoje i mallkuari dhe e zhben, ndaj ne vend te tij po te shkruaj une robi yt i vogli.
Greket dhe shqiptaret qe banojne ne zoterimet e Napolit dhe ne Mesina e ne Palermo ka frike turku, se ata jane koroneas, motoneas dhe moraite dhe e njohin vendin mire dhe prej tyre ka shume frike.

Dije se pasi mbeteroi, i mallkuari shiti gjithe kishat dhe manastiret e botes, qe te mbledhe thesare per luften dhe te ndertoje anije qe te luftoje te krishteret.

( Marre nga N. Elinomnimona (perkujtues i grekeve) vell. 18 (1924)f. 29 32)

Nga Arben Llalla
Gazeta Koha e Jone
04 Qershor 2006