Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 72 prej 72
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Po me mbiemer Ktona ka akoma ne Dardhe??????
    Kane qene 3 vellezer dardhare qe merguan ne Greqi para Luftes se dyte ..nejse njeri vdiq duke lene gruan shtatezene tek femija i dyte dhe meqenese gruaja ishte greke , ata dy te tjeret e nxorren nga ndermarrja qe kishin krijuar te tre bashke duke i dhene nje shume te vogel parash si demshperblim.
    Nejse ,bota eshte me rrota ,dhe gjerat ndryshuan me kalimin e viteve.
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  2. #62
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga elen
    Po me mbiemer Ktona ka akoma ne Dardhe??????
    Kane qene 3 vellezer dardhare qe merguan ne Greqi para Luftes se dyte ..nejse njeri vdiq duke lene gruan shtatezene tek femija i dyte dhe meqenese gruaja ishte greke , ata dy te tjeret e nxorren nga ndermarrja qe kishin krijuar te tre bashke duke i dhene nje shume te vogel parash si demshperblim.
    Nejse ,bota eshte me rrota ,dhe gjerat ndryshuan me kalimin e viteve.
    Po ka Ktona.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Flm per pergjigjen.Ne kete teme gjeta shume shkrime dhe gjera interesante por jane te shkruajtura ne shqip dhe po pertoj ti perkthej ne greqisht tua tregoj miqve te mij grek me mbiemer Ktona dhe origjine nga Dardha.Sa per informacion ata 2 vellezerit qe mbajten fabriken ,i harruan shpejt hallet e fshatit dhe origjinen e tyre dhe femijet u mesuan shume keq dhe nuk mesuan shqip.Keta femijet avash-avash shkaterruan cdo gje qe gjeten dhe hengren pasuri milionash,Nejse me te degjuar i kemi.
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  4. #64
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Kur isha në Greqi kërkova për Polikarpit Boçit dhe nuk ishte e vështirë të gjeje vendndodhjen në Larisa, ku përqindja më e madhe e popullsisë janë arvanitas dhe shqiptarë (pa përfshirë emigrantët e sotëm në Greqi). Mu duk çudi që nuk e quanin grek (grekërit si gjithnjë) priftin alvanos që luftoi turqit.
    Dardha si fshat i krijuar nga mosnënshtrimi ndaj fesë turke (myslimane) u bë një Shqipëri e vogël, sepse aty kishte pothuaj nga çdo vis shqiptar..
    Eshte e cuditshme kur sjell nder ment ate kohe ne te cilen feja te bente te luftoje perbri grekut ashtu si bubulina e bocari. Ishte shume domethenese dhe ishte me identifikuese se sa kombesia.
    Kam degjuar qe nje nga despotet e athines ishte nga dardha

  5. #65
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga elen
    Flm per pergjigjen.Ne kete teme gjeta shume shkrime dhe gjera interesante por jane te shkruajtura ne shqip dhe po pertoj ti perkthej ne greqisht tua tregoj miqve te mij grek me mbiemer Ktona dhe origjine nga Dardha.Sa per informacion ata 2 vellezerit qe mbajten fabriken ,i harruan shpejt hallet e fshatit dhe origjinen e tyre dhe femijet u mesuan shume keq dhe nuk mesuan shqip.Keta femijet avash-avash shkaterruan cdo gje qe gjeten dhe hengren pasuri milionash,Nejse me te degjuar i kemi.
    Mesa kuptoj unë, miqtë e tu mbajnë mbiemrin Ktona në Greqi??!!
    Mos ju ver faj, sepse shtypja ka qenë aq e fortë ndaj shqiptarve atje, saqë u detyruan mos u mësonin dhe as ti tregonin fëmijëve të tyre, origjinën e vërtetë shqiptare... kjo nuk ndodhi me të gjithë sigurisht... psh. kushërinjtë e mij janë lindur atje, por janë të mirëinformuar prej prindërve të tyre që janë shqiptarë, njëri prej tyre që është sot 56 vjeç punon në bankë dhe ka lindur atje, akoma nuk ka marrë nënshtetësi greke për shumë arsye... njëra prej arsyeve është që fëmijët e tij mos shkonin ushtarë kështu që djali i tij që është avokat në Athinë sot, nuk shkoi në ushtrinë greke... por ka edhe nga ata psh. si një rast që më ka ndodhur të përballem vetë... kishte mbiremrin Kriemadhi dhe banon në Drosia (një lagje në verilindje të Athinës) dhe e njihja mirë se ishte klient në super market prej kohës që fillova unë atje... një ditë rastësisht mora vesh që kish mbiemër Kriemadhi dhe i them "ti qenke arvanitas" më pa çuditshëm sikur po i thosha diçka të çmëndur... qesha dhe i e pyes "çfarë kuptimi ka në greqisht mbiemri yt vre Jorgji??" mu përgjigj se nuk e dinte, ja kthej "në shqip dmth krye-madh, kokë madh megalo qefali". I hypi një bezdi dhe pas disa ditësh erdhi dhe më takoi duke më thënë "isha në Aulona (një qytezë e vogël afër Drosiasë) dhe mes miqsh të mij pyeta për arvanitasit (sepse në Aulona janë të gjithë arvanitas) dhe më thanë që stërgjyshi im ka qenë trim dhe nuk dinte fare greqisht sepse ishte shqiptar... qesha dhe ju përgjigja "nuk ka si të ishte grek me mbiemrin që ke ti". U bë më mik akoma me mua deri sa ika që nga Athina dhe më ndihmoi shpesh për gjëra që nuk do mund ti zgjidhja vetë nëpër zyrat e grekëve. lol
    Pra e kam fjalën që shumë prej tyre as e kanë idenë se nga janë me origjinë dhe çfarë mbiemri mbajnë... në Greqi janë rreth 1500 mbiemra shqiptarë.

    Më poshtë ke një artikull që flet për disa dardharë që kanë bërë emër në Agio Oros... lexoje:

    Piktorët Dardharë


    Ishte tradite ne te kaluaren ne Shqiperi qe profesionin e ushtruar nga nje pjesetar i farmiljes, me i vjeteri ne moshe, t'ua mesonte, e t'ia linte trashegim vellazerve, bijve ose te afermevs te fisit. Tipik e'shte rasti i nje plejade te tere piktoresh dardhare, te cilet duke ushtruar profesionin e zografit e kane lene ate trashegim brez pas brezi. Kjo brezni piktoresh, fillon me Nikolla Zengon ne gjysmen e dyte te shek. 18 -te e perfundon me piktore te kesaj familjeje ne ditet tona, si Andromaqi e Sofia Zengo.

    1
    NIKOLLA ZENGO
    - Ka jetuar ne gjysmen e dyte te shekullit te 18 -te dhe gjysmen e pare te shekullit te 19 - te. Per te kemi pak te dhena. Dime se ka qene ne Rusi. Prej asaj periudhe trashegojme 25 skica te bera ne laps. Ato paraqesin figura e portrete aristokratesh te asaj kohe, me veshjet e tyre karakteristike ruse si dhe skena fetare si "Kryqezimi", "Ngjallja e Krishtit". Skicat deshmojne se autori eshte piktor, qe e njeh mire mjeshterine e tij dhe se ato perbejne punen pergatitore te piktorit per pune te tjera perfundimtare, te cilat fatkeqesisht nuk i njohim por tregojne se autori i tyre ishte piktor i njohur per kohe'n dhe jo person pa talent dhe kulture profesionale.

    2
    ANDON ZENGO
    - Djali i Nikolla Zengos, trashegoi profesionin e zografit nga i ati. Ka jetuar nga gjysma e pare e shek. 19 - te, deri ne fund te atij shek. Edhe ai si i ati ka qene prift ( 1839 ). Ka punuar si kinograf ne Agios Oros ( Mali i Shenjte ) dhe ne Rusi.

    3
    PAPA JANI ZENGO
    - ( 1832 - 1912 ). Kreu shkollen fillore greke ne Dardhe, me vone largohet nga fshati e shkon si girak zografi ne Malin e Shenjte e ne Korfuz. Ne vitin 1855 punon ne Larisa, ku mesoi dhe profesionin e fotografit, eshte nder fotografet e pare shqiptare ( ne mos i pari ) Fotografia e pare qe ruhet deri me sot eshte ajo e shkolles se Dardhes me 1876. Ne vitin 1855 ai ndjek ne Korce. Ishte drugdhendes. Me 1886 ai merret me levrimin e shqipes e ne kete drejtim na ka lene doreshkrim nje alfabet shqip me 33 germa, me te cilin beri perpjekje per te kthyer ne shqip Ungjillin. Ka mbetur nga veprat e tij te shumta vetem nje ikone "Peritoni" ( Rreth prerja e Krishtit ) e vitit 1864, qe me sa duket duhet te jete nga punet e tij fillestare ne fushen e piktures. Papa Jani Zengo profesionin e fotografit dhe piktorit ua me'soi edhe djemve te tij Vangjelit, Nikolles e Eftimit.

    4
    GR1GOR ZDRULI
    - Vdekur me 1906, emri i vertete i tij ishte Sotir. Ishte prift dhe profesionin e zografit e mori ne Malin e Shenjte. Atje mbasi aftesohet ne kete drejtim, formon ateliene e vet, ku mesuan pikture shume djem te rinj shqiptare, si tre djemte e Papa Jani Zengos, Grigor Jeromanak Zdruli (i riu ). Thanas Zengo,Pancli Gjino, Spiridhon Dunka,Dhimiter Papaveshi nga Lehova, Marko Ballkameni, etj. Ka punuar ne ikonografi dhe afreske ne Manastiret Sinopetra, Votopet dhe Kseropotam. Ne Shqiperi ka pikturuar Kishen e She'n Thanasit ( Dardhe ). Ne Muzeuinin Mesjetar ne Korce hdodhen prej tij vetem tre ikona, te cilat deshmojne se ai ka qe'ne piktor i afte dhe me talent.

    5
    NIKOLLA ZDRULI - Vdekur (1899 ), veilai i voggl i Grigorit, qe si piktor njihet me emrin e tij fetar Neofit. Ka punuar bashke me te vellane ne Malin e Shenjte.

    6
    SOTIR PAPA ILIA
    - ( 1870 - 1958 ). eshte nga fa-milja Kere, ka qe'ne prift. Ne Muzeun e Artit Mesjetar ne Korce ndodhen 15 ikona te tij. Ka punuar edhe ne kishat e She'n Gjergjit ne Dardhe e ne Korce. Pervec veprave me karakter fe*tar, ka lene disa punime laike qe tregojne se ato jane vepra te dala nga dore e stervitur e me dhunti. Ai konsiderohet si nje pikturen e tij vihet re nje fare shkeputje nga piktura lindore dhe ndikirn nga ajo perendimore. Vdiq ne Amerike' me 1932.

    10
    EFTHIM ZENGO
    - Djali me i vogel i Papa Jani Zen-gos, Kreu shkollen fillore ne Dardhe'. Profesionin e zografit e rne'soi nga vellai i madh Vangjeli. Ka ndihmuar vellane e madh Vangjelin ne pikturimin e Xhamise se Mirahorit ne Korce me 1921 dhe kishert e Shen Gjergjit ne Dardhe. Te dy se bashku kane punuar edhe ne Greqi. Me 1928 kthehet perfundimisht ne Shqiperi.

    11
    THANAS TODI ZENGO
    , lindi ne Dardhe ne vitet 50 te shekullit te kaluar dhe vdiq ne vitin 1920. Ka punuar si piktor ne Rumani, ku ka marre pjese ne pikiurirrrin e pallatit te mbretit rumun, bashke me piktore te tjere. Me Korce ne Muzeun Mesjetar ruhet prej tij vetem nje ikone e titulluar "Shikimi i te verberit". Eshte marre edhe me pikture lajke. Prej tyre ka mbruur vetem nje portret i Skenderbeut.

    12
    KRISTO THANAS ZENGO .
    Ka mesuar profesionin nga babai i tij Thariasi dhe e ka ushtruar ate ne Greqi ku dhe vdiq me 1887.

    13
    PAPA HARALLAMB DARDHIOTI
    - Ka lindur rreth vitit 1885 dhe ka vdekur para vitit 1920. Ka punuar si piktor ne Greqi dhe ne Shqiperine e Jugut, ne Sarande e gjetke.

    14
    KRISTO LIGOR VISHNJA
    - 1878 - 1954. Ka punuar ne pikturimin e banesave populiore ne Korce e Dardhe e me se fundi ne Amerike ku emigroi dhe vdiq ne vitin 1954. Vepra e tij eshte pak e njohur. Ne Amerike eshte aktivizuar ne levizjen patriotike te shqiptareve.

    15
    KRISTO JANI RACI
    - Ka zhvilluar veprimtarine e vet ne pikture ne Greqi, ku ka marre pjese ne zbukurimin e pal*latit mbreteror bashke me piktore te tjere. Ne Shqiperi ka punuar ne gjysmen e dyte te shekullit te 19 - te.

    16
    LEONIDHA (shofka)
    - Ka punuar si piktor ne Malin e Shenjte dhe ne Korce. Vepra e tij ka mbetur e pa njohur dhe e Da studiuar. Ka punuar deri ne vitet e para te shekullit te 20 - te.

    17
    GRIGOR JEROMONAK ZDRULI ( I riu - 1885 -1958 ). Emrin e vertete e ka Kristo Andon Zdruli. Mesimet e para per pikture i mori ne Malin e Shenjte ne qeline atelie te gjyshit te tij Grigor Zdriui. Perveg panes si piktor ne Malin Athos, ka zhvilluar aktivitet te gjere patriotik. Per kete eshte arrestuar dhe mbajtur 3 muaj ne burg. Pas daijes nga burgu e largojne nga Greqia si person "non grata" Vjen ne Shqiperi, ku sherben si Kryeprift ne Pogradec ( 1924 ) si dhe ne Manastirin e Shen Gjon Vlasdimirit ue Elbasan. (c)korcavizion)Vdiq ne Kucove me 1958. Ne Muzeun e Korces ndodhen dka ikona te tij te vitit 1903. Ai dallohet ne artin e tij per kompozimet e paraqitura me vertetesi, madje edhe me peizazhe nga vendlindja e tij, Dardha.

    18
    SPIR1DHON DUNKA ( vdekur 1915. Ka punuar si piktor prane dajes se vei Papa Grigor Zdrulit ( i vjetri ) ne Athos dhe ne Dardhe.


    19 - 20.
    PAPA MeRKURI dhe PANDI GJINO
    . Kane punuar ne funsd te shekullit te 19 - te dhe deri ne vitet 1920, ne disa kisha te Shqiperise. Si piktore jane rnesuar dhe formuar ne ateliene e Papa Grigor Zdruiit (i vjetri ) ne malin Athos. Kane pikturuar kishen e Shen Gjergjit ne fshatin Grapsh ( Devoll).

    21
    THOMAIDHA ZENGO ( 1905 1961 )
    . Nga i ati Vangjeli mesoi profesionin. ne fillim si ndihmese e dj ne kishat e Shen Thanasit dhe Shen Triadhes. Me vone ka punuar shume ikona e piktura laike. Me 1935 emigroi bashke me buirin ne Amerike, ku vazhdoi te punoje si piktore, ne zbukurimin e kishes shqiptare . Vdiq ne Boston me 1961.

    22.
    SOFIA ZENGO PAPADHIMITRI (1915 - 1976 ).
    Krahas talentit te lindur, ajo me'soi mjeshterine nga i all, dhe ka qene ndihmese, me te motren Thomaidha vine punimet e te atit ne kishat e Shen Gjergjit e te Shen Thanasit. Me 1941 kreu studimet ne Akademine e Arteve te Bukura ne Athine. Po ate vit kthehet ne atdhe dhe punon si mesuese vizatimi ne Korge. Ne vitin 1942 bashke me te motren Andromaqin, celen ne Tirane ekspoziten e pare, Me 1965 bashke me burrin e saj A. Papadhimitri dhe te motren Andromaqi, pikturojne kishen ortodokse te Tiranes. Po me 1965 cel ne Tirane ekspoziten e dyte vetiake. Piktura e saj dalloliet per ndertime me plane te medha, per ngjyrat e ngrohta e te thella. Me interes eshte vepra "autoportret". Ka lene edhe shume ikona te shperndara ne shume familje ne Dardhe e ne Korce, Tirane e gjetke. Ne Muzeumin Mesjetar ne Korge, gjenden 5 ikona te punuara prej saj. te reaiizuara me nivel te larte artistik. Sofia dhe motra e saj Andromaqi, jane piktoret e para shqiptare. Punimi i saj i fundit i takon vitit 1976.

    23
    SOTIRA ZENGO
    - Lindur me 1922. Ka punuar si piktore ndihmese e babait te saj Vangjelit. Ka kryer punime te ridryshme ne studion e te atit.

    24
    KOSTANDIN ZOGRAFI
    nga Dardha pikturoi me 1825 nje ikone te Krishtit per kishen e Shen Gjergjit te Dardhes. Gjithashtu me nentor 15 1831, . nje ikone te Krishtit po per kishen e Shen Gjergjit ne Dardhe. Me 1934 pikturon nje ikone te Krishtit per Manastirin e Shen Ilias ne Hocisht. Piktori Jani A ... nga Dardha, pikturoi nje ikone te Shen Mitrit, per kishen e Shen Mitrit ne Kamenice te Korces me 1864.


    PS: Shkrimi është copy-paste... kështu që të më falni për gabimet drejtshkrimore dhe ato ortografike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Humdinger : 17-12-2006 më 10:37

  6. #66
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1
    Eshte e cuditshme kur sjell nder ment ate kohe ne te cilen feja te bente te luftoje perbri grekut ashtu si bubulina e bocari. Ishte shume domethenese dhe ishte me identifikuese se sa kombesia.
    Kam degjuar qe nje nga despotet e athines ishte nga dardha
    Ajo kohë ishte LUFTË KUNDËR TURKUT dhe nuk vihej rëndësi se ku e luftonin, ashtu siç ndodhi edhe në Europë në Luftën e Dytë Botërore.
    Shumë shqiptarë luftuan turkun në Greqi jo vetëm sepse ishin shpërngulur atje, por në Greqi si shtet më i madh se Shqipëria, kishte fusha veprimi dhe hapsira më të mëdha... jo vetëm Bubulina e Boçari luftuan në Greqi, por edhe Kolokotroni, Antruco, Karaskaki, Pangalos etj etj që nuk më bien ndërmend emrat e tyre tani.
    Për dhespotin dardhar të Athinës kam dëgjuar edhe unë kur isha atje, por askush nuk më dha ndonjë të dhënë rreth tij dhe nuk kam mundur akoma të kem asnjë të dhënë për të qoftë sikur vetëm mbiemrin.
    Grekët sigurisht që e dinë, qoftë mitropolia e Athinës, qoftë ajo e Pireut, por kurrë nuk e kanë përmendur dhe as pres ta përmendin për shqiptar... njerëzit e mëdhenj që i kanë dhënë liri dhe dije Greqisë në kohë të Turqisë, për grekët janë heronj grekë dhe nuk thonë kurrë që ata ishin shqiptarë apo të ndonjë kombësie tjetër.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Nejse ata e mbajten mbiemrin Ktona .Dhe mua me beri cudi se nuk e kisha degjuar ndonjehere si mbiemer .Po nuk kane asnje ndjenje per origjinen e tyre.I jap pak te drejte te njohures time sepse kur lindi ajo ,i jati kishte vdekur para pak muajve keshtu qe nuk jnohu baba dhe nuk kishte kush i mesonte prejardhjen apo gjuhen shqipe.E ema ishte greke ,nuk ju sollen dhe mire te kuneterit , keshtu qe nuk u perpoq tu tregonte apo tu ushqente gocave te veta ndjenja per prejardhjen e te atit.
    Ato thone qe jane me origjine nga Dardha dhe une u thashe qe eshte nga ato fshatra ku te gjysmat emigronin per te mbeshtetur financiarisht gjysmen tjeter qe te kishin mundesi te shkolloheshin.Pra i thashe qe jane te pakta fshtrat qe kane dhene kaq shume njerez e ditur.
    Pergjigja ishte ,mos ndoshta duhet te vinin nje avokat per te marre pasurine e patundshme ne fshat qe ishte shume hektare toke. Ju pergjigja qe te mos beje mundimin se nuk ka te tilla ligje akoma ....Me kaq mbaroi udhetimi ne histori dhe ne vite.
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2007
    Postime
    128
    Citim Postuar më parë nga dp17ego
    Une te bera ca pyetje dhe ti nuk mu pergjigje. Heshtja jote tregon se une kam te drejte.


    Dardha ka vetem histori...te shkuar dhe jo te ardhme. Dardha eshte si edhe fshatrat e tjera perreth, qe mjere ata qe kane mbetur atje se eshe nje dhemballe duhet te shkojne ne Korce ta rregullojne.

    Ka histori? Posi s'ka. Ka djem dardhare qe e kane nderuar Shqiperine? Ka o posi, shume bile, po keta te fundit po thone jemi nga Tirana tani ose nga Korca dhe jo nga Dardha.

    Te mburresh me Dardhen nuk eshte mekat, jo, mburru sa te mundesh dhe ke te drejte. Po tani, puna eshte se tani ne Dardhe vetem Pandi eshte dardhar, te gjithe jane arrzare ose nga fshatrat perreth te ardhur....c'po them edhe ata po ikin nga syte kembet....Rrihet ne maje te malit? Perse, per histori...historia nuk eshte as doktor qe te te sheroje dhe as prift qe te te kendoje....kur te vdesesh.

    Ti me thua Dardha..."pill moj hanko perona, se na duhen" - i thone kesaj. Mendje te mykur qe me paske or ti.

    J'u mbeten dhe shtepite VIP-ave tani ne dardhe....se ishin budallenj ministrat e Zogut qe nuk ndertuan shtepi atje....apo nuk kishin para per t'i ndertuar... Si puna e budallajt u sulen te gjithe te ndertojne shtepi ne Dardhe...lol...ne maje te malit...vetem kumbulla te egra behen atje.

    Pse nuk ben edhe ti nga Bostoni nje shtepi atje, se po te hane xhepin parate me duket.
    Sa per arrzarret.....he ua moren Dardhen pa thuaj ti.

    Edhe per ate te feve nuk di po edhe arrza ne maje mali eshte bere....per t'u ruajtur nga Ali pashaj se mos i kthente ne te krishtere?!!!
    Nuk me thua qe nuk i afronin ne fushe se t'a prisnin me sepate, prandaj edhe eshte shprehja me sepaten e dardharit se ishin tersa


    Po te jete per emra kane edhe fshatrat e tjera plot emra per te permendur...Zicishti, Zvarrishti, Luarasi, Sinica, Babani, Korca ka pasur gjithmone levizje pozitive, po ju u bete me keq se Polenaket....megjithsa ata kane vertet fshat qe te mburren, mu ne palce te vendit.
    Ha Ha

    DP

    C'oshte mer ky?!!!
    Nuk ha shqip ti mer plak?
    Ai po t'thote se Dardha u ndertua aty se nuk donte te kthehej ne Turq.
    Dakort?
    Tani , si mund te kete te ardhme Dardha kur nuk ka me Turq verdalle?
    Qellimi atij fshati ishte te ruante krishterizmin dhe ja arriti qelimit.
    Pastaj, sa i perket dhemballes, ti ke akoma njeres qe jetojne ne Tirane dhe shkojn jashte shtetit per tu mjekuar.
    NQS ka dardhare qe thone qe jemi nga Tirana, ske pse te shkosh me larg se ky djali qe po replikon po te thote se eshte nga Dardha.Ka me krenar se Ky?
    Sa per Arrzaret qe moren Dardhen nuk ka problem perderisa nuk janeTurq. Pastaj, ndoshta Arrzaret, Dardhen e kishin enderr, ashtu sic Dardharet kishin Ameriken dhe Qyteterimin ( ky i fundit nuk eshte shtet.)
    Une nuk e di nga je mer plak, dhe nga Arreza qofsh, po do te tregoje kulture po te lexoje dhe te falenderoje per te gjithe informacionin se kushdo qe lexon po meson dicka te re.
    Hap dhe ti nje teme per historine e fshatit tend dhe na kenaq.
    Hajt pra, mos u merzit.
    FLM.

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-07-2007
    Postime
    3
    O Arrzare o zemergure!
    Ju Dardhare s'beheni kurre!

    Plasni syte e levdoni!
    Dardhen e bukur po shikoni!

    Porsi femer plot hijeshi,
    s'ka te dyte ne Shqiperi!

    Vec emrin s'e ka qytet
    se prestigjin e ka 10!

    Kot te flasesh per me teper!
    Fshati yne eshte kryeveper!

    1. Ne foton 1 eshte Dardha kur ktheheshin burrat pe Amerike. (viti 1929)
    2. Foto 2, pamje e fshatit.
    3. Nje foto shume e shtrenjte per mua! Stergjysherit e mi nga fisi Ktona e Mangelli

    Skedarët e Bashkëngjitur 90426

    Skedarët e Bashkëngjitur 90427

    Skedarët e Bashkëngjitur 90428)

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-07-2007
    Postime
    3





  11. #71
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    [QUOTE=da_boss]O Arrzare o zemergure!

    Fshati yne eshte kryeveper!

    1. Ne foton 1 eshte Dardha kur ktheheshin burrat pe Amerike. (viti 1929)
    2. Foto 2, pamje e fshatit.
    3. Nje foto shume e shtrenjte per mua! Stergjysherit e mi nga fisi Ktona e Mangelli

    Photot dergoji prape...Me ata kusherinjte Ktona ne Athine behesh ti????
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  12. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-07-2007
    Postime
    3
    Me vjen keq por nuk i njoh fare. Eshte bukur te gjesh rrenjet por eshte pune qe kerkon kohe te lire dhe impenjim te madh dhe une kohen e kam me pikatore.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Dardha, Dardharet dhe Vipat
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-06-2006, 07:12
  2. Sotir Papahristo, njeriu i arsimit
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-10-2005, 09:55
  3. Prifti grek seks me djemt e Korces
    Nga altin55 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 04-04-2005, 17:18
  4. Katalog i Kodikëve Kishtarë Mesjetarë të Shqipërisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 00:19
  5. Korca dhe Bandat
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 14:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •