Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 72
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Tani qe edhe Edi Rama beri shtepi ne Dardhe, do jua beje pershesh kete Dardhen tuaj, , komposto fare...
    Ignore List: Den Bossi

  2. #22
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Edi Rama or ti kastrabe, është krushk në Dardhë, sepse i vëllai, ka marrë vajzë me origjinë dardhare, nga fisi Stefanit... jo rastësisht zgjodhi Dardhën ai dhe nuk zgjodhi të themi... Lekbibajn. Për komposton, mos u merakos, sepse nuk mundi as turku për 300 vjet ti robëronte, e jo më Edi
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  3. #23
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Nga e gjete igrasinë në Dardhë ti??
    Mos ke qenë (apo je) në Arrzë apo në Sinicë, e ta hodhën e të thanë se je në Dardhë??
    S'ka gjë... herën tjetër, mësohu ti shohësh gjërat mirë, që mos hash byrek arrze, e të ta servirin për lakror dardharësh të pjekur në saç.
    Eshte nje fshat i bukur malor, sic jane edhe fshatrat e tjera te zones.
    Për kë fshat e ke fjalën, për Arrzën?? ... si NATA me DITËN, janë Arrza me Dardhën, që nga mënyra jetesës e deri tek imtësia më e vogël.

    Fshati eshte ndertuar ne nje vend te pjerret sa te vjen cudi pse kane zgjedhur pikerisht ate vend, drejtohet ne veri lindje ne nje gjysem lartesije nga lugina e perrenjve rrotull.
    Që të shikonin më mirë turkoshakët, si edhe të mos kishin dimër të ftohtë, por të rrihej fshati, nga rrymat e ngrohta jugore. E kuptove tani??!!

    Ka shume pak vend per bujqesi dhe pak kushte per blegtori.
    Klima eshte shume e mire ne vere, te krijon nje kenaqesi te madhe gjate dites, ndersa naten duhet ta ngrohesh mire dhomen dhe te perpiqesh te mbash nje temperature mbi 20-22 grade C sepse fillon kondensimi i lageshtires dhe ngrihesh ne mengjes me koken te lagur.
    Toka bujqësore, i ka mjaftuar gjithnjë dardharve, sepse kanë livadhe dhe gradina të bollshme për sejcilën familje.
    Ty të kanë vënë të flesh në ndonjë qilar në Arrzë dhe mendon se dhe Dardha e tillë është. Kësaj i thonë "hajde baba, të të tregoj arat".
    Unë kam kaluar disa muaj në verë atje, pothuaj çdo vit dhe kurrë nuk jam ngritur kështu siç thua ti... ata që janë afër meje dhe lexuan postin tënd, u gajasën... ti ke qenë në Arrzë dhe ta kanë hedhur e të kanë thënë je në Dardhë

    Sherbimi mjeksor eshte shume larg-dhe duhet nje transport automobilistik qe te krijoje siguri; gjate dimrit nuk mund te behet fjale per nje sherbim te tille.
    Fshati nuk ka sherbim tregetar-dyqan-shitore, keshtu po te duash te blesh nje buke??? apo nje shishe vaj. Nuk e di si rrojne gjate dimrit ata njeres atje?
    Pa hë... si mendon ti se rrojnë??
    Me frymën e shenjtë??
    Çdo shtëpi në Dardhë, ka furrë që pjekin bukën, kështu që kur nuk di, rri ulur e lexo ndonjë gazetë më mirë!!

    Turizmi-A mund te behet turizemm ne Dardhe- sigurisht qe po. Por... kur te kete uje brenda ne shtepi, kur te kete ngrohje qendrore per cdo dhome(pastaj po deshe bej edhe nje vater per qejfin tend me dru). Duhet te rregullohet dhe mirembahet rruga qe lidh Dardhen me Korcen, per te siguruar nje shebim mjeksor per turistet- ose helikopter urgjence ne Korce.
    Po të kesh lexuar për Dardhën, do të kish rënë në sy që ka një turizëm që prej viteve '30. Atëhere or dipEGO, nuk kishte as elektrifikim, as ujë nëpër shtëpi, as TV dhe as pluse të tjera... dhe TURIZMI ishte i pranishëm gjithnjë.

  4. #24
    ne krahet e zemres time Maska e LOTI_NE_SY
    Anëtarësuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    brenda ne shtepi edukoj dy arushet e mij us
    Postime
    105
    veshjet e vajzave ne vitet 57 tregojn kulturen e qytetrimit dardhar ...

    ME THUAJ KUSH JAM TE TE THEM CILI JE

  5. #25
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Vazhdojme. Me poshte, veshje Dardhare, nje nga fotot e mia me te preferuara nga albumi familjar, circa 1942-1949 (s'ka date mbrapa sic kane shumica e fotove te tjera). Sa mistrece duket ajo ne foto, shume e lezetshme me shprehje dhe qendrim bashke, tamam si tomboy, djale harram U rrit dhe u be me e lezetshme akoma. Kete do e zmadhoj e do e ve me kornize ne mur.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #26
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Shume e bukur paska qene Dardha. Edhe ky Humdingeri e paska qerruar thela thela per merak. S'paska lene gur kalldremi pa permendur.
    Ezekiel 25-17.

  7. #27
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758

    Dardha

    Malli per vendin tend te ben t'a shohesh me lupe... s'ke faj.

    Po te bej disa pyetje:

    -A ka sherbim shendetsor ne Dardhe(infermier, mjek)?..mos me thuaj qe jane mjeket qe vine ne fshat nga Korca per turizem.
    -A ka uje te rrjedhshem ne shtepi?
    -Si e ngrohin shtepine dardharet dhe a i ngrohin dhomat e gjumit.
    -Si jane sherbimet higjeno-sanitare(banjat, kanalizimet etj)
    - A ka dyqan dhe kush e ka?

    Kam dhe shume pyetje te tjera....por s'ka rendesi.

    Vec kesaj, ato qe thua per historine e Dardhes jane te verteta, edhe kostumet, edhe kenget e vallet, edhe kitarat, edhe njerzit e mencur qe ka nxjerre...
    ...por ata njeres ishin aq te mencur sa te iknin nga syte kembet. Po ashtu edhe ne te gjitha fshatrat malore te Korces dhe Kolonjes, Neqoftese ne Dardhe ka akoma ndonje plak dardhar dhe Pandi Batellin apo Ballit qe po perpiqen dicka te bejne...une te kujtoj ty qe ka fshatra ne Korce qe nuk kane asnje njeri...asnje fare dhe e vetmja ndertese qe ka mbetur eshte kisha.

    Dardha ka nje ironi te bukur...pas 91-shit. dardharet filluan te rindertonin shtepite e Dardhes dhe harxhuan mjaft para. Me vone filluan te kerkonin menyra nga me te ndryshmet per te arritur te shtronon rrugen qe lidh Dardhen me Korcen. Deri ketu nuk ka asgje te keqe,. Puna eshte se kur u shtrua rruga, Korca erdhe fare afer, 30 min me vere(me makine) dhe per cudi nuk rrinte me asnje njeri per te fjetur ne Dardhe. Keshtu fshati mbeti bosh prape. Kishte zera qe talleshin me Dardharet: --Po c'e doni rrugen bre, do t'ju ikin turistet ne Korce...dhe keshtu ndodhi vertet.
    Nje sqarim...mos mendoni se rruga funksionon ne dimer.....Sigurisht qe jo. Ne Dardhe bie nganjehere deri 1 m debore dhe 1.5 nuk genjej po te them dhe me ate debore ku ka zot te caje rrugen.

    Humdinger te ka djegur malli dhe s'ke lene fotografi qe para lufte pa nxjerre. Do t'i shohin mileti dhe do te thone Keta dardharet qenkan me xibun si cobenjte. Akoma keshtu u veshkan atje? Gjusma kane vdekur te atyre ne fotografi, se njojta edhe ca fytyra.

    Me thua qe eshte ndertuar karshi diellit, po se mos ka vend karshi hijes. Dardha eshte fshati me i pavolitshem i ndertuar ndonjehere- po re nga Pandi Batelli perfundon ne shtepite e Lacove, cme thua, pjerresia eshte mbi 45grade, mos e kam gabim?
    Turizem ne vitin 30 thote- lufte me shpata thuaj....eh nuk dua te them ndonje kopace
    DP
    Edhe emrin mos ma ngatrro se me mbetet qejfi pastaj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dp17ego : 05-06-2006 më 21:04
    sereno

  8. #28
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    S'po të shoh të bësh të tilla komente dhe për zonat e tjera të Shqipërisë dhe kjo nuk më çudit. Sot nëse Dardha, paska kaq probleme, a nuk mendon se edhe vetë Tirana ka probleme me ujin, ngrohjen, rrugët me gropa, dritat etj etj??!!
    Dardha, nëse po i hap sytë si DUHET, në këtë temë, po merret historikisht dhe nuk po mundohem të bind asnjërin, aq më pak ndonjë arrzar, në e pëlqen apo jo Dardhën, sepse arrzarët, gjithë jetën, kanë qenë yzmeqarët e dardharve... HISTORIKISHT.

    Për temën:

    Më poshtë, po ju sjell një shkrim modest të një të moshuare e cila u lind e u rrit në Dardhë dhe që prej vitit që shkoi, nuk gjëndet më mes nesh.

    Shënime nga Dhora Nushi (Laço)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  9. #29
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Vazhdon shkrimi i Dhora Nushit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #30
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Kujt nuk i pëlqen apo i dhëmbin sytë të lexojë historinë e një fshati të vogël dhe të banorëve të tij, që ditën të çajnë në jetë dhe të njohin kulturën shumë herët, le të mbyllë sytë e të flasë me vete. As nuk e ngrini, por as nuk e ulni dot Dardhën, si në vlerat e saj, po ashtu dhe në ndihmën e madhe që i ka dhënë Shqipërisë me djemtë e vajzat e dala prej saj.

    Edhe sot e kësaj dite, njerzit (jo të pakët) nga fshatrat përreth, kur i pyesin se nga janë, thonë "nga Dardha", por dardharët, kanë një pllakë me 150 mbiemrat e fshatit të cilat janë dalluesit e dardharve. Nuk ka dardharë, me mbiemra Rrapushi, Menkulasi, Xhaferri, Saliko etj. etj. (të më falni për ndonjë rastësi me mbiemrat tuaj... thjeshtë përmenda ç'më erdhën nëpër mend), por ka mbiemra, Sulioti, Pani, Raci, Mangelli, Kotepano, Konda, Skënde, Zdruli, Zengo, Stefani, Dunka etj. etj..

    Dardharët, nuk pritën 1990 të ikin nga fshati sepse ata ditën të bëjnë shkolla të larta e të jenë në punë të mira e me përgjegjësi... dhe nëse sot ka vetëm 40-60 vetë, të tjerët i kanë sistemuar vetet e tyre me kohë dhe nuk e lanë për sot... por kush nuk di do thotë dhe broçkulla për dardharët.

    DHE E PËRSËRIS, Dardha u ndërtua POSAÇËRISHT në atë vend të "pavolitshëm" sepse nuk deshën ata që zgjodhën atë vend të bëheshin turq dhe myslimanë. Të ishte ndërtuar gjëkundi tjetër, do humbte i gjithë qëllimi për ndërtimin e fshatit, Turqit do u kishin ndërruar fenë nga Ortodoksë ne Myslimanë. E keni të shkruar në historinë e Dardhës, por dhe Teodor Laço, e sjell në shkrimin e tij, po ashtu edhe Frrok Çupi.

    Hapni sytë e lexoni përpara se të reklamoni vendin tuaj duke menduar se po ulni Dardhën. Secili vend ka veçorite e veta dhe kjo nuk ul vlerat e vëndeve e tjera, por për një arsye a tjetër, dikush duhet te ndihet i kërcenuar, inferior ose ç'të duash... por jo mirëdashës dhe paqësor, dhe si rezultat hedhin fishekzjarre me pretendime banale dhe jo realiste, duke kritikuar një fshat pse nuk ka ato që nuk i ka as kryeqyteti ne Shqipëri.

  11. #31
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga Humdinger

    Une te bera ca pyetje dhe ti nuk mu pergjigje. Heshtja jote tregon se une kam te drejte.

    Dardha ka vetem histori...te shkuar dhe jo te ardhme. Dardha eshte si edhe fshatrat e tjera perreth, qe mjere ata qe kane mbetur atje se eshe nje dhemballe duhet te shkojne ne Korce ta rregullojne.

    Ka histori? Posi s'ka. Ka djem dardhare qe e kane nderuar Shqiperine? Ka o posi, shume bile, po keta te fundit po thone jemi nga Tirana tani ose nga Korca dhe jo nga Dardha.

    Te mburresh me Dardhen nuk eshte mekat, jo, mburru sa te mundesh dhe ke te drejte. Po tani, puna eshte se tani ne Dardhe vetem Pandi eshte dardhar, te gjithe jane arrzare ose nga fshatrat perreth te ardhur....c'po them edhe ata po ikin nga syte kembet....Rrihet ne maje te malit? Perse, per histori...historia nuk eshte as doktor qe te te sheroje dhe as prift qe te te kendoje....kur te vdesesh.

    Ti me thua Dardha..."pill moj hanko perona, se na duhen" - i thone kesaj. Mendje te mykur qe me paske or ti.

    J'u mbeten dhe shtepite VIP-ave tani ne dardhe....se ishin budallenj ministrat e Zogut qe nuk ndertuan shtepi atje....apo nuk kishin para per t'i ndertuar... Si puna e budallajt u sulen te gjithe te ndertojne shtepi ne Dardhe...lol...ne maje te malit...vetem kumbulla te egra behen atje.

    Pse nuk ben edhe ti nga Bostoni nje shtepi atje, se po te hane xhepin parate me duket.
    Sa per arrzarret.....he ua moren Dardhen pa thuaj ti.

    Edhe per ate te feve nuk di po edhe arrza ne maje mali eshte bere....per t'u ruajtur nga Ali pashaj se mos i kthente ne te krishtere?!!!
    Nuk me thua qe nuk i afronin ne fushe se t'a prisnin me sepate, prandaj edhe eshte shprehja me sepaten e dardharit se ishin tersa

    Po te jete per emra kane edhe fshatrat e tjera plot emra per te permendur...Zicishti, Zvarrishti, Luarasi, Sinica, Babani, Korca ka pasur gjithmone levizje pozitive, po ju u bete me keq se Polenaket....megjithsa ata kane vertet fshat qe te mburren, mu ne palce te vendit.
    Ha Ha

    DP
    Ndryshuar për herë të fundit nga dp17ego : 06-06-2006 më 09:50
    sereno

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378

    tem e nolt vallaj. hallall ua boft zoti!

  13. #33
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Më në fund e nxorre kokën... qenke sinicar, e po helbete, një jetë u vetëquajtët dardharë, kështu që s'kini me kë mburreni më.
    Që nuk merrke PYKË gjëkundi, po e shoh dhe megjithëse po ta RIPËRSËRIS, duket që pa gjyslyke, nuk lexoke dot.
    Unë nuk kam nevojë të shpenzoj për shtëpi në Dardhë sepse kam 2, një nga nëna ime dhe tjetrën nga im atë (nga prindërit e tyre)... që të të mos të mbetet peronkë, pse nuk shpenzoj paratë nga Bostoni !! unë.
    Pa më thuaj çfarë emri të madh na paska Sinica o sinicar apo sinicare, çfarëdo të jesh??!!
    ... dhe Arrza o i/e ditur, nuk është majë mali, por në gropë, saqë në kohë të xhaxhit, i vinin antenat me qindra metra larg shtëpisë (ata që kishin TV) se nuk merrte sinjali.
    Asnjë dardhar nuk ka thënë dhe as thotë jam nga Tirana, apo Korça, pa thënë më parë "me origjinë, jam nga Dardha e Korçës"... po ti aq di e aq thua... s'të ve faj.
    Dardhës mos i qaj hallin as ti e as ndonjë si ty me "mirëdashjen" tënde, sepse edhe në 1920-30 ikën në mërgim të gjithë biro, por Dardha nuk vdiq, por mori hov.
    Nuk pretendojmë të jetojmë në Dardhë, por të kalojmë pushimet... nëse e di se çfarë janë pushimet o sinicar/e.
    Për sopatën e dardharit, nuk është ashtu siç shpif apo të kanë mëkuar ty që së vogli, por ajo shprehje, ka kuptimin që po e thanë fjalën, nuk e hanë... si sinicarët psh.
    Se gati harrova... unë jam i lindur dhe i rritur në Tiranë (se mos më kujtosh për çeçen të ardhur në Tiranë pas '90, familja ime ka që në '45 në Tiranë) dhe kudo nuk e kam dhe as kam për ta mohuar kurrë origjinën time, ashtu si të gjithë dardharët, me djem e vajza, nipa e mbesa. Të jesh i/e bindur për këtë.
    Thashë në një post më lart, nëse nuk të pëlqen tema, shko e grricu në tualetën tënde me veten, e mos na hidh proçka këtu.
    Hajde me të mira mbeç, se s'kam ndërmend të zbraz timen e të mbush tënden.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Humdinger : 06-06-2006 më 15:44

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    lind pytja: shpit n'dardh i ke ti a fisi jot? xhaja, teze, halla, daja me gjith kalamoj? se me rrmu ne fis DP gje shpi ne dardh, mollas, gorice, sheqeras, ne arrez po e po, ne lajthize, drithas etj etj etj. ho cili katun o mo i bukri i qarkut?

  15. #35
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga uj me gaz
    lind pytja: shpit n'dardh i ke ti a fisi jot? xhaja, teze, halla, daja me gjith kalamoj? se me rrmu ne fis DP gje shpi ne dardh, mollas, gorice, sheqeras, ne arrez po e po, ne lajthize, drithas etj etj etj. ho cili katun o mo i bukri i qarkut?
    Si thu ti, sifono, do me shku ne ti n'Dardh me ble shpi? Un po ble i kolibe si ato nolt n'foto, vec kom fryk se rrokullisem n'prru..

    Ky miku qeka tiranás, lind e rrit m'Tiron, por osht dardhar.
    DP
    Ndryshuar për herë të fundit nga dp17ego : 07-06-2006 më 09:31
    sereno

  16. #36
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga dp17ego
    Si thu ti, sifono, do me shku ne ti n'Dardh me ble shpi? Un po ble i kolibe si ato nolt n'foto, vec kom fryk se rrokullisem n'prru..

    Ky miku qeka tiranás, lind e rrit m'Tiron, por osht dardhar.
    DP
    E shof që qeke çeçen/e e viteve '90 m'Tiron. Nuk i thojn "kolibe", tironsit, po i thojn kacolle. Ik e m'so ene içik se je mangut ene n'Tiron me sa po shof.
    Me kët menje që m'paske, do ta kesh mor shpin te Brraka ene m'Tiron t'keqen lala, se zomet nuk ke dit mo shum se aq, ne ta kon fut jevgjit e ta kon shit për pallat.
    Te mburresh me Dardhen nuk eshte mekat, jo, mburru sa te mundesh dhe ke te drejte. Po tani, puna eshte se tani ne Dardhe vetem Pandi eshte dardhar, te gjithe jane arrzare ose nga fshatrat perreth te ardhur....c'po them edhe ata po ikin nga syte kembet....Rrihet ne maje te malit? Perse, per histori...historia nuk eshte as doktor qe te te sheroje dhe as prift qe te te kendoje....kur te vdesesh.
    Një pjesë e madhe e Shqiptarve, kanë ikur dhe po ikin nga Shqipëria... sipas llogjikës tënde, nuk duhet të përmendin më historinë, zakonet, të kaluarën e tyre??!!
    Gjithë Shqipëria nuk ka ujë, drita, siguri... nuk është mirë për të jetuar normal... dhe sipas teje, nuk duhet të flasim më për Shqipërinë, nuk duhet të flasim për të ardhmen e saj, sepse ka të kaluar, por nuk paska të tashme dhe të ardhme??!!
    Mendime me "vlerë" po jep o dp17ego.
    Çfarë faji ka Dardha o mik/e, që Shqipëria nuk ka drita dhe ujë dhe ngrohje ??!!
    Vetëm Dardhës i mungokan këto??
    Thjeshtë ti, ta thashë që je i/e mësuar që në djep me xhelozi për Dardhën se Sinica, ishte si kotec pulash dhe nuk ditët ta bëni kurrë as sa çerekun e Dardhës.
    Ty të thonë, kjo është historia dhe ti thua, s'ka të ardhme... s'të ve faj... aq të kapka radari ty.

    Hajt shnet ene boi t'fala ijes tate.
    PS:
    Po deshe nai dialekt tjetër të keqen lala, bujrum se s'jom tu ta përtu hiç mo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Humdinger : 07-06-2006 më 15:10

  17. #37
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Çfarë faji ka Dardha o mik/e, që Shqipëria nuk ka drita dhe ujë dhe ngrohje ??!!
    Vetëm Dardhës i mungokan këto??
    Thjeshtë ti, ta thashë që je i/e mësuar që në djep me xhelozi për Dardhën se Sinica, ishte si kotec pulash dhe nuk ditët ta bëni kurrë as sa çerekun e Dardhës.
    Ty të thonë, kjo është historia dhe ti thua, s'ka të ardhme... s'të ve faj... aq të kapka radari ty.
    Une nuk jam nga Sinica jo po desha te shoh gjer ku arrin sepata e dardharit lol. Une jam nga fusha, fusharak hesapi.
    Edhe kaq mjafton.
    A te dhimbet Dardha vertet apo e ke nga inati qe t'u kundervu dikush.
    Ky forum virtualesh demokrate eshte- diversitet mendimi. [B]Pse te jete mali tend [/B]me i larte? Une them timi.
    Fundja keshtu dalin edhe mendimet me te arrira se ka perplasje...adrenaline...ti nxehesh dhe shkruan me bukur, posi. dhe pastaj po te jemi te gjithe ne nje mendje kush behet merak per ato qe shkruan ti?
    Po sepata e dardharit ama e? Sepate eshte... bobo si ta prisni ju!
    Po qe s'kini as doktor dhe as prift ne Dardhe s'kini, te gjithe e dine.
    DP
    Ndryshuar për herë të fundit nga dp17ego : 07-06-2006 më 20:01
    sereno

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Ore ti i 17-es, po c'te kane bere dardharet?

    Hap tjetri nje teme per fshatin e origjines e thote gjera te bukura, ti pse kruhesh, fol per ate katundin tend ne nje teme tjeter.

    Dardharet jane alamet njerezish e t'u futesh ne teme e t'i shash eshte krim.

    Prandaj s'ecen Shqiperia se ka grricsa si puna jote.
    Ignore List: Den Bossi

  19. #39
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Po sepata e dardharit ama e? Sepate eshte... bobo si ta prisni ju!
    Po qe s'kini as doktor dhe as prift ne Dardhe s'kini, te gjithe e dine.
    DP
    Ama këtu e paske hallin ti??!!
    Sopata e dardharit, të paska prerë ndonjë pjesë të rëndësishme ty dhe nuk kish doktor që ta ngjiste dhe prift që të ti ri-bekonte... e po të rrosh vetë atëhere, se "topkat" të paskan lënë shëndenë.

  20. #40
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga gjergj_kastriot
    Ore ti i 17-es, po c'te kane bere dardharet?

    Hap tjetri nje teme per fshatin e origjines e thote gjera te bukura, ti pse kruhesh, fol per ate katundin tend ne nje teme tjeter.

    Dardharet jane alamet njerezish e t'u futesh ne teme e t'i shash eshte krim.

    Prandaj s'ecen Shqiperia se ka grricsa si puna jote.
    Po ti ke turqit dhe fundja nuk je nga Dardha je nga Mati...apo je mbret ti akoma

    Dhe mos ja fut kot se nuk i shava dardharet, pasi dardhar jam vete

    Jo gjithmone me shpate Gjergj...me bute, me bute...na qenka krim te shash dardharet...c'thua ore? Domethene une qenkam kriminel sipas teje. Waw. se shava dardharet, ba!
    Ndryshuar për herë të fundit nga dp17ego : 07-06-2006 më 21:03
    sereno

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dardha, Dardharet dhe Vipat
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-06-2006, 07:12
  2. Sotir Papahristo, njeriu i arsimit
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-10-2005, 09:55
  3. Prifti grek seks me djemt e Korces
    Nga altin55 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 04-04-2005, 17:18
  4. Katalog i Kodikëve Kishtarë Mesjetarë të Shqipërisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 00:19
  5. Korca dhe Bandat
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 14:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •