4- Magjitė dhe shenjat (e fatit tė mirė apo tė keq)
Hajmalitė
Ligji pėr hajmalitė
Nuskat me Kur’an
Shenjat (e mbarėsisė ose fatkeqėsisė)
Fal (shenja (e fatit tė) e mirė)
Vendimi Islam pėr shenjat
5- Tregimi i fatit
Bota e xhinėve
Ligji Islam pėr tregimin e fatit
Shkuarja te fallxhorėt
Besimi te fallxhorėt
6- Kapitulli pėr astrologjinė
Argumentet e astrologėve muslimanė
Rregulli Islam pėr horoskopin
7 - Kapitulli pėr magjinė
Realiteti i magjisė
Ligji Islam pėr magjitė
8-Kapitulli mbi tejkalimet (Trashendenca)
Rreziku i konceptit se Allahu ėshtė kudo
Prova tė qarta
9- Kapitulli mbi shikimin e Allahut prej njerėzve
Imazhi i Allahut
Profeti Musa kėrkon tė shohė Allahun
A e pa resuli s.a.u.s. Allahun?
Shejtani shtiret sikur ėshtė Allahu
Kuptimi i sures en-Nexhm
Shikimi prej njerėzve i Allahut nė jetėn tjetėr
Shikimi i resulit s.a.u.s.
10 - Adhurimi i “eulijave” (ose shenjtorėve)
Favorizimet
Tak’ua-ja
Veliu
Fanaa (bashkimi i njeriut me Zotin)
Bashikimi i Zotit me njeriun
Ruhullah: “Shpirti” i Allahut
11- Adhurimi i varreve
Lutja nė drejtim tė tė vdekurve
Devijimi nga rruga hyjnore
Fillimi i shirkut
Lavdėrimi jashtė masė i tė drejtėve
Kufizimet e varreve
Bėrja e varreve si vende adhurimi
Xhamitė me varre
Varri i resulit s.a.u.s.
Namazi nė xhaminė e resulit s.a.u.s.
Pėrfundim
1-Kategoritė e teuhidit
Nga ana gjuhėsore fjala teuhid do tė thotė “njėsim”, “unifikim” dhe vjen nga fjala arabe وحد( uehade ) e cila do tė thotė tė njėsosh. Ndėrsa nė aspektin fetar teuhid do tė thotė kuptimi dhe pohimi i njėsimit tė Allahut nė tė gjitha veprimet e njeriut tė cilat direkt ose indirekt lidhen me Allahun.[1] Besimi se Allahu ėshtė Njė, pa partner nė dominimin e Tij dhe veprimet e Tij (Rububije); Njė, i pangjashėm me asgjė dhe Njė i pangjashėm nė cilėsitė e Tij (Esmaa ue Sifaat); Njė, pa rival nė Hyjninė e Tij dhe nė adhurim (Uluhije), janė tre aspektet qė formojnė bazat pėr kategoritė nė tė cilat teuhidi tradicionalisht ėshtė klasifikuar. Kėto tre aspekte janė tė pandashme nė mėnyrė tė tillė sa qė kushdo qė lė ndonjė prej tyre ka dėshtuar nė kompletimin e kėrkesave tė teuhidit dhe ka bėrė shirk (nga ana gjuhėsore d.m.th shoqėrim, ortakėsi), pra i ka bėrė shok Allahut dhe kjo nė Islam ėshtė idhujtari.
Tre kategoritė e teuhidit quhen me emrat e mėposhtėėm :
1-Teuhidi Rububije (qė pėrmban njėsimin e Allahut).
2-Teuhidi Esmaa ue Sifaat (qė pėrmban njėsimin e Emrave dhe Cilėsive tė Allahut).
3-Teuhidi Uluhije/el-Ibade (qė pėrmban njėsimin e Allahut nė adhurim).
Ndarja e teuhidit nė kėto kategori nuk ėshtė bėrė as nga resuli s.a.u.s e as nga shokėt e tij, sepse atėherė nuk ishte e domosdoshme tė analizoheshin kėto koncepte kaq bazė nė fe nė mėnyrė tė tillė. Megjithatė tė gjitha bazat e kėtyre ndarjeve janė tė argumentuara nė ajetet e Kur’anit dhe thėniet e resulit s.a.u.s e tė shokėve tė tij , ashtu siē do tė bėhet mė e qartė pėr lexuesin kur ēdo kategori tė shpjegohet mė gjerėsisht nė kėtė kapitull.
Nevoja pėr kategorizimin e teuhidit u shfaq pasi Islami u pėrhap nė Egjypt, Bizant, Persi e Indi dhe thithi kulturat e kėtyre rajoneve. Ėshtė e natyrshme tė presėsh se kur njerėzit e kėtyre vendeve hynė nė Islam ata do tė merrnin me vete mbeturina tė besimeve tė tyre tė mėparshme. Disa prej kėtyre tė kthyerve (nė Islam nga fetė e tjera) filluan tė shprehnin nė shkrimet dhe diskutimet e tyre koncepte tė ndryshme filozofike pėr Zotin gjė qė shkaktoi njė konfuzion nė tė cilin besimi i pastėr dhe thjesht njėsues i Islamit u kėrcėnua. Gjithashtu kishte disa njerėz qė nga jashtė kishin pranuar Islamin, por qė punonin nė fshehtėsi pėr tė shkatėrruar fenė nga brenda, sepse ishin tė paaftė t’a kundėrshtonin atė ushtarakisht. Ky grup filloi njė propagandė aktive pėr tė devijuar idetė rreth Allahut nė mėnyrė qė tė shkatėrronte shtyllėn e parė tė imanit dhe bashkė me tė vetė Islamin.
Sipas historianėve muslimanė, muslimani i parė qė shprehu teorinė e vullnetit tė lirė tė njeriut dhe mungesėn e pėrcaktimit (Kaderit) ishte njė irakian, i kthyer nga kristianizmi nė Islam, me emrin Sausan. Ky mė vonė u rikthye nė kristianizėm, por pėrpara kėsaj ai infektoi studentin e tij Mabad ibn Halid Xhuhani nga Basra. Mabadi pėrhapi mėsimet e mėsuesit tė tij derisa ai u kap dhe ekzekutua nga halifi Emevi, Abdulmelik ibn Meruan (685-705 e.s.), nė vitin 700 e.s.[2] Sahabėt qė ishin gjallė nė kėtė periudhė si Abdulla ibn Umar (vdiq nė 694 e.s.) dhe Abdulla ibn Ebi Auf (vdiq nė 705 e.s.) e kėshilluan popullin tė mos pajtohej me ata qė mohonin Kaderin dhe as t’i falnin atyre xhenazen sepse ata (sahabėt) i konsideronin personat qė mohonin Kaderin kafira.[3] Megjithatė argumentet e teorisė kristiane tė vullnetit tė lirė vazhduan tė gjenin mbėshtetės tė rinj.
Gailan ibn Muslim nga Damasku studioi nėn kujdesin e Mabadit dhe u bė flamurtar i teorisė sė vullnetit tė lirė derisa u ēua para halifit Umar ibn Abdulaziz (717-720 e.s.). Ai hoqi dorė nga besimi i tij publikisht, por me vdekjen e halifit ai rifilloi tė jepte mėsime pėr “vullnetin e lirė”. Halifi i mėvonshėm Hisham ibn Abdulmelik (724-743 e.s.) e arrestoi, gjykoi dhe ekzekutoi atė.[4] Njė tjetėr person nė kėtė polemikė ishte dhe Xhad ibn Dirhem, qė jo vetėm mbėshteti filozofinė e vullnetit tė lirė, por edhe u pėrpoq tė riinterpretonte ajetet e Kur’anit, qė pėrmbanin pėrshkrimin e cilėsive tė Allahut, nė pėrputhje me filozofinė neoplatonike. Xhadi ishte dhe kujdestari i princit emevi, Meruan ibn Muhammed qė mė vonė u bė halifi i 14-tė (744-750 e.s.). Gjatė leksioneve tė tij nė Damask, ai hapur mohoi disa prej cilėsive tė Allahut si shikimi, dėgjimi etj. derisa qeveritari emevi e dėboi atė.[5] Atėherė ai shkoi nė Kufa, ku vazhdoi tė propongandonte idetė e tij dhe tė mblidhte pasues derisa kufri i tij filloi tė publikoheshe gjerėsisht dhe qeveritari emevi Halid ibn Abdilah e ekzekutoi publikisht. Megjithatė, ithtari i tij kryesor, Xhehm ibn Safuan, vazhdoi tė mbronte doktrinėn e mėsuesit tė tij nė qarqet filozofike tė Tirmidhit dhe Balahės. Kur kufri i tij u pėrhap ai u ekzekutua nga Nasėr ibn Sejar (743 e.s.) i cili ishte qeveritar emevi. Halifėt e parė dhe ndihmėsat e tyre ishin mė afėr principeve tė Islamit dhe vetėdija e masave ishte mė e lartė pėr shkak tė prezencės sė sahabėve dhe studentėve tė tyre. Kėshtu qė eleminimi i kafirėve tė hapur bėhej menjėherė sipas rregullave. Nė tė kundėrt, halifėt e mėvonshėm emevi ishin mė shumė tė korruptuar dhe si tė tillė u kujdesėn pak pėr kėto probleme fetare. Njerėzit gjithashtu ishin mė tė dobėt nga vetėdija Islame kėshtu qė ishin mė tė prekshėm nga idetė devijuese. Pesha pėr tė kundėrshtuar kėtė rrymėė kufri ra mbi shpatullat e dijetarėve muslimanė tė kėsaj periudhe. Ata sistematikisht kundėrshtuan filozofitė dhe besimet e ndryshme tė huaja me anėn e argumenteve tė marra nga Kur’ani dhe sunneti. Ishte nė kuadrin e kėsaj mbrojtjeje qė shkenca e teuhidit doli me kategoritė dhe komponentėt e saj tė pėrcaktuar nė mėnyrė preēize. Proēesi i specializimit u shfaq menjėherė nė tė gjitha fushat e tjera tė dijės Islame ashtu siē ėshtė bėrė sot me shkencat e ndryshme moderne. Kategoritė e teuhidit pėr t’u studiuar nė thellėsi mund tė
studiohen tė ndara, por asnjėherė nuk duhet harruar se ato janė tė gjitha pjesė e njė tėrėsie tė pandashme e cila vetė ėshtė baza e njė tėrėsie akoma mė tė madhe, Islamit.
[1]Fjala teuhid nuk ėshtė pėrmendur as nė Kur’an, as nė hadithet e resulit s.a.u.s, megjithatė kur resuli s.a.u.s. dėrgoi Muadh ibn Xhebel nė Jemen, nė vitin 9h, ai i tha atij: “Ti do tė shkosh te kristianėt dhe ēifutėt (ehli kitabėt), gjėja e parė qė ti do t’i thėrresėsh ata ėshtė pohimi i njėsimit tė Allahut (Juuehidullahe).” Trasmetuar nga Ibn Abas dhe mbledhur nga Buhari (shiko S.Buhari v.9 f.348-9 n.469) dhe nga Muslimi (shiko S.Muslim eng-trans v.1 f.14-5 n.27). Nė kėtė hadith koha e tashmė e foljes nga e cila emri teuhid ka rrjedhur, ėshtė pėrdorur nga resuli s.a.u.s.
[2] Ibn Haxhar, Tehdhiib et-Tehdhiib v.10 f.225.
[3] Abdul Kahiir ibn Taahir el-Bagdati , El-Ferk bein el-Firak f.19-20.
[4] Muhamed ibn Abdulkerim Sherestani , El-Milan uel-Nihal v.1 f.46
[5] Ahmed ibn Habel, Er-Radd’alaa el-Xhehmijeh f.41-43
Krijoni Kontakt