Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Festa e Zemrės Krishtit

    Festa e Zemrės Krishtit


    Festa e Zemrės sė Shenjtė tė Krishtit, qė me shumė devotshmėri adhurohet edhe nė popullin tonė, ėshtė relativisht e kohės sė vonshme, edhe pse devocioni ndaj Zemrės sė Krishtit ėshtė i njohur edhe para se tė aprovohej kjo festė nga Kisha dhe para se t'i dėftohej Jezu Krishti Shėn Margaritės.

    Kjo festė pėr shumė vite ka bashkuar besimtarėt tanė nė Katedralen e Shkupit e cila ėshtė e kushtuar Zemrės Krishtit. Ndėrsa nė Kosovė Zemrės Krishtit i ėshtė kushtuar kisha nė Jagodė, filial e famullisė sė Budisalcit dhe ajo nė Viti. Mbi tė gjitha, pėrpos kėtyre tempujve tė shenjtė kushtuar Zemrės sė Krishtit, dėshira e zjarrtė e jona duhet tė jetė kushtimi i zemrave tona Zemrės sė Tij.

    Me kėtė rast dėshirojmė tė sjellim shkurtimisht disa fakte qė lidhen me kėtė festė tė madhe pėr mbarė Kishėn. Devocioni ndaj Zemrės sė Krishtit kryesisht shfaqet nė shekullin e XII, edhe atė me shėn Bernardin. Por, mund tė thuhet se shenjat e para tė kėsaj pėrshpirtėrie ndaj Zemrės sė Krishtit i hasim nė traditėn e etėrve tė Kishės, kur lexojmė faqet e para tė Shėn Gjon Gojarti apo te Shėn Augustinit. Ata shkruajnė mbi gjoksin e shporruar tė Shėlbuesit prej tė cilit rrodhi gjak e ujė e qė njėherit janė burimi i lindjes sė Kishės dhe lulėzimit tė sakramenteve.

    Ky devocion do tė vazhdojė tė pėrhapet gjatė mesjetės edhe pėrmes dėftimeve shenjtės Lutgardė (1246). Kjo shenjtėreshė mistike e bashkėsisė sė Helftės, njė ditė ftohet nga Shėn Gjoni qė bashkė me tė tė pushojnė mbi parzmėn e Krishtit, dhe kjo e pyet shėn Gjonin: Pėrse nuk i'a ke zbuluar botės kėnaqėsinė qė ke pėrjetuar i mbėshtetur nė parzmėn e tij nė Darkėn e mbrame, dhe ai i pėrgjigjet: Misioni im i vetėm ishte qė t'ua zbuloj njerėzve natyrėn hyjnore tė Fjalės sė Mishėruar. Shėn Gertruda dhe Shėn Matilda me shkrimet e tyre do tė bėhen instrumente nė pėrhapjen e kėtij dėftimi qė do tė pranohet mirė sidomos nė Gjermani.

    Kur flasim pėr festėn e Zemrės sė Krishtit, nuk mund e tė mos e pėrmendim edhe Shėn Margeriten Maria Alacoque, e cila ditėn e festės sė Shėn Gjonit Ungjilltar, mė 1673 pėrjeton njė vizion. Derisa ishte duke adhuruar para tė Shenjtėrueshmit Sakrament asaj i duket Jezu Krishti i gjallė. Ajo vėren se zemrėn i'a rrethonte njė flakė, therrat e kurorėzonin atė ndėrsa mbi zemėr kishte njė kryq. Kjo dukje do tė ndodh pėr dy vjet rresht, ēdo tė parėn tė premte tė muajit, ndėrsa mė 1675, ditėn e festės sė Korpit tė Krishtit, Krishti i dėftohet me gjoksin e hapur, dhe duke i'a treguar zemrėn i thotė: Qe kjo zemėr qė aq shumė i ka dashur njerėzit... Kam njė etje tė madhe tė jem i dashur prej njerėzve sidomos nė Sakramentin e Tejetshenjt, por nuk po e gjej askėnd, qė sipas dėshirės sime do ta shuaj kėtė etje. Krishti kėrkon prej saj qė tė themeloj devotshmėrinė e nėntė tė premteve tė muajit, dhe i premton se ata qė do ta nderojnė Zemrėn e tij dhe kungohen gjatė kėtyre tė premteve, do tė shpėrblehen me dashurinė dhe bekimet e tija. M

    ė 1856, Papa Piu IX e shpall tė obliguar kėtė festė pėr mbarė Kishėn, ndėrsa mė 1899, Luani XIII publikon njė enciklikė pėrmes sė cilės gjithė botėn i'a kushton Zemrės sė Krishtit. Zemra fizike ėshtė simbol i dashurisė. Edhe sipas ligjeve tė natyrės njerėzore, tė cilėt feja dhe liturgjia jo vetėm se nuk i kanė kundėrshtuar, por i kanė pėrdorur nė simbolikėn e tyre duke shprehur nė mėnyrė mė tė kuptueshme dashurinė e Krishtit ndaj njerėzve. Shėn Toma i Akvinit thotė: Tė imagjinosh se objektet nuk janė tė nevojshme pėr tė na ofruar te Zoti, ėshtė e barabartė me faktin: tė harrojmė se jemi njerėz.

    Teolog tė ndryshėm thonė se Papa, Piu XII, nė Haurietisaquas e shpjegon mirė motivin e devocionit ndaj Zemrės sė Krishtit duke e identifikuar me dashurinė e Tij ndaj njerėzve. Prandaj, kur e adhurojmė Zemrėn e Krishtit, ne e ēmojmė pa masė dashurinė e tij ndaj nesh. Mirėpo, nuk duhet tė harrojmė se ajo Zemėr edhe nė aspektin fizik ka vuajtur pėr ne, me qėllim qė tė na shfajėsoj prej mėkateve. Ai kėrkon tash prej nesh qė ti kushtohemi me gjithė vetveten sepse Zemra e tij pret pėrgjigjen tonė - dashurinė, zemrėn tonė.


    Jezu Krisht, zemėrbutė dhe i pėrvujtė.
    Bėj qė zemra ime t'i pėrngjajė Zemrės sate.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Referenca e burime historike
    Nga Kreksi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 09-04-2015, 16:42
  2. Disa data historike
    Nga urtesia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 13:47
  3. Ē'ėshtė Krishti?
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  4. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50
  5. Kronologjia e ngjarjeve qė nga 360 para Krishtit deri mė sot.
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 25-09-2005, 17:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •