Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Dardha, Dardharet dhe Vipat

    Shekulli

    Historia e ish-kampit tė punėtorėve, vilės sė viteve ’30, ku kishte ballo dhe pritje mondane nė epokėn e Zogut dhe qė tani pėrpiqen ta ringjallin Shadije dhe Pandi Batelli

    Batellėt, tė jetosh nė oazin e margaritave


    Belina Budini

    DARDHĖ - Ka nga ata qė ngjiten nė lartėsinė 1 344 metra mbi nivelin e detit pėr tė shijuar njė copė lakror me dy peta, tė pjekur nė saē, specialitet i zonės dhe i kuzhinieres sė ish-kampit tė punėtorėve, Shadijes. Megjithėse drejtor i kėtij kampi pėr njėzet vjet me radhė ka qenė i shoqi, Pandi Batelli, njė dardhar i vjetėr, kėto 15 vitet e fundit revanshin e ka Shadija me gatimet e saj. Ish-mėsuesja e gjeografisė, tanimė rreth tė 60-ve, ua servir gatimin e saj klientėve tė paktė nė njė prej pikave mė tė bukura tė fshatit Dardhė, mes njė xhungle, fatmirėsisht jo mė urbane, por natyrore dhe ku mbretėrojnė margaritat, lulet e bardha, tė cilat ia dhuron pa kursim kėtij parku natyra dhe qė mrekullojnė vizitorėt.
    Pasi ka pėrgatitur lakrorėt dhe gjellėt pėr presidentin e Republikės, Alfred Moisiun, klient i kėsaj fundjave nė restorantin e saj, Shadija rrėfen pėr “Shekullin”, se si bashkė me tė shoqin po pėrpiqet tė rikthejė klientėt e munguar nė ish-kampin e punėtorėve, njė shtėpi e ndėrtuar nė 1930-ėn dhe qė jetėn e saj tė parė e ka pasur gjatė “Belle Epoque”, siē mbahet mend periudha e Zogut nė kėtė vend. Atėherė kur, siē tregon Pandi Batelli, ish-drejtori i kampit dhe siē dėshmojnė edhe fotografitė e vjetra, nė kėtė shtėpi paksa muzeal qė tani shėrben si hotel modest dhe si restorant, organizoheshin festa mondane dhe ballo pėr tė cilat ende flitet si pėr njė magji tė largėt nga mė tė moshuarit.
    Mandej nė atė shtėpi jo fort tė madhe, siē tregon Pandi dhe Shadija, priteshin deri nė 200 punėtorė, nga ata tė dalluarit qė kishin fatin tė “arratiseshin” sė paku nė kufijtė e regjimit, aty nė Dardhė. Tani, nė epokėn e tretė tė jetės sė kėsaj ngrehine me arkitekturė moderne pėr kohėn kur u ndėrtua, ata qė e vizitojnė janė kryesisht klientė fundjavash, mė sė shumti nga Tirana, disa prej tė cilėve tė pėrhershėm dhe qė nuk e lėnė tė shuhet jetėn nė kėtė fshat-pyll. Shtėpia e Batellėve ėshtė njėri nga dy ambientet qė mbajnė gjallė turizmin nė kėtė fshat, ndėrsa janė drejt fundit punimet pėr njė hotel tė ri pretencioz. Njė dynym ėshtė hisja e ēiftit Batelli nga kjo natyrė e harlisur, tokė tė cilėn Pandi tregon se e pati blerė nė krye tė herės i ati, Jani Batelli, emigrant nė Amerikė, i rikthyer nė vendlindjen e tij nė fshat nė 1929-ėn gjatė viteve tė krizės.
    Si emigranti i Amerikės i Dhimitėr Anagnostit, nė kėtė filmin e fundit autentik, edhe Jani Batelli u kthye pėr tė sjellė pakėz liri dhe ndryshim nė fshatin e tij tė lindjes. Dhe e filloi me njė ndėrtim modern, qė shumė shpejt u bė i preferuar edhe pėr elitėn e kohės. Pikėrisht nė 1929-ėn u hap rruga qė ende tė shpie deri lart nė Dardhė dhe Batellėt, tregojnė se pėr shtrimin e saj punonin shtatė forde dhe se pėrfundoi shumė shpejt sė ndėrtuari. Por Jani, dardhari emigrant i Amerikės, nuk u mjaftua me kaq dhe, bashkė me njė ortak nga Boboshtica, hapi njė kafe-pijetore qė e pagėzoi me ermin “Dardha”, edhe nė Tiranė, pikėrisht pranė ish-kinema “17 Nėntorit”.
    Por fshati nuk ka pasur gjithmonė njė natyrė kaq tė harlisur, siē tregon Pandi Batelli, duke shtuar se madje vendi ku ndėrtoi babai i tij i ngjante mė tepėr njė gremine, tė tilla qė ende tė zė syri mes gjelbėrimit nė Dardhė. Duket se Jani Batellit i ėshtė dashur tė punojė dhe investojė shumė pėr atė shtėpi qė pėrbėn zemrėn e fshatit tė sotėm turistik, ndėrsa njė pėrpjekje tė ngjashme pėr ta mbajtur gjallė janė duke bėrė edhe trashėgimtarėt e kėsaj shtėpie. Me thjeshtėsi dhe modesti dhe vetėm me muzikė shqiptare nė sfond, ata pėrpiqen t’i afrojnė Dardhės turistėt e munguar.

    Moisiu me helikopter, vilat e Blushit dhe Ramės

    VIP-at nė Dardhė

    Presidenti Alfred Moisiu ka zgjedhur Shqipėrinė, por paksa nė mėnyrėn e Nanos, pėr tė kaluar tė dielėn e 28 majit, kur me njė helikopter, ambulancė ushtarake, makina dhe njė numėr shumė tė madh shoqėruesish ėshtė ngjitur nė fshatin Dardhė tė Korēės, ku ka drekuar me miqtė e tij dhe njerėz tė familjes pėrreth 3-4 orė. Ndonėse ėshtė e njohur deviza e tij pėr ruajtjen e dinjitetit tė shtetit nė prezantimet e veta publike dhe private, operacioni-fundjavė i presidentit shqiptar duket tė jetė ca i kushtueshėm, kur sheh njė numėr tė pazakontė mjetesh ushtarake dhe shoqėruesish, qė dukej sikur kishin rrethuar tė gjithė fshatin, deri tė fshehur edhe pas pemėve nė distanca tė largėta nga vendi ku drekonte presidenti. Nė fakt, siē kujtojnė banorėt e kėtij fshati, Enver Hoxha ka qenė vetėm dy herė nė kėtė fshat pėr pushime tė shkurtra, ndėrsa nė dispozicion tė udhėheqjes ishin rreth 10 shtėpi tė shtetėzuara tė dardharėve dhe disa vila tė tjera speciale qė liroheshin kur kishte rast. Vizitorėt e rinj VIP tė Dardhės kanė tanimė edhe vilat e tyre atje. Ndėrsa klientė tė herėpashershėm janė edhe prokurori Dhori Sollaku apo artistė e njerėz tė ekranit si Adi Krasta apo Sajmiri i Fiksit apo edhe Teodor Laēo, njė dardhar me origjinė dhe djemtė e tij, Bledar dhe Pandi Laēo.





    30/05/2006
    KATEGORIA: Metropol
    Pas ardhjes sė disa njerėzve publikė, me vilat e tyre, nė fshat funksionon edhe telefoni, ka ujė tė pijshėm dhe ėshtė shtruar njė pjesė e mirė e rrugės

    Dardha, fshati-pyll tė cilit po i rikthehen njerėzit


    Belina Budini

    DARDHĖ – Njė shkrimtar me origjinė nga Dardha e ka quajtur, pa kursim, margaritar dhe jo thjesht pse ėshtė vendlindja e vet dhe shtėpia nė tė cilėn ėshtė rikthyer. Tek e fundit, nuk ėshtė i vetmi i dashuruar pas kėtij fshati me emėr tė ėmbėl qė mė shumė sesa fshat, ėshtė njė pyll. Edhe pse tani dimrit nuk i mbeten mė shumė se 40 banorė, ndėrsa verės bėhen edhe 100, dardharėt vetė rrėfejnė se diēka po ndryshon, ndėrsa fshatit i janė afruar edhe VIP-at, sinjali i telefonisė celulare, uji i pijshėm nėpėr shtėpi dhe pjesa mė e madh e rrugės qė tė shpie atje ėshtė shtruar me asfalt, madje ėshtė rritur edhe ēmimi i tokės dhe i shtėpive, ndėrsa janė shtuar ata qė duan tė kenė njė strehėzė tė tyren nė atė fshat-pyll.
    Dardha sot
    Mjaft prej shtėpive duken si tė braktisura, por dardharėt thonė se janė tė shumtė ata qė po kthehen pėr t’i restauruar. Tani njė fshat i vogėl, ku nuk kanė mbetur mė shumė se 40 shtėpi, siē tregojnė librat e historisė dikur, nė fund tė viteve ‘800, Dardha konsiderohej fshati mė i madh i krahinės sė Korēės, me 1 454 frymė dhe numėronte jo mė pak se 400 shtėpi. Vetėm 20 kilometra nė juglindje nė Korēės, nė njė lartėsi prej 1 344 metrash mbi nivelin e detit, fshati malor i Dardhės figuron prej kohėsh nė atraksionet turistike shqiptare, edhe pse i harruar pėr njė kohė tė gjatė.
    Njė tė diel vere nė Dardhė mund tė gjesh ende pranverėn dhe nuk mungojnė njerėzit qė shkojnė pėr ta kėrkuar stinėn ikanake, atje lart. Njė pjesė e vizitorėve, ata qė zakonisht janė banorė tė Korēės dhe krahinės, ndalen pakėz mė poshtė, nė njė lėndinė ku kanė krijuar njė lloj kampi tė vogėl, ndėrsa pjesa tjetėr, vizitorėt mė tė largėt, preferojnė tė shkojnė edhe mė lart, nė zemėr tė fshatit, pėr tė shijuar gjithēka deri nė fund. Edhe pse kjo pjesė e rrugės sė mbetur ende nuk ėshtė shtruar dhe pėr shkak tė reve tė pluhurit qė ngre era e pamungueshme, ėshtė mė mirė t’i mbash xhamat e makinės mbyllur! Rrugės kryqėzohesh rrallė edhe me vizitorė mė individualė, qė nuk zgjedhin as lėndinėn, as fshatin, por hapėsirėn e ndėrmjetme, duke i marrė pyllit mė shumė intimitet.
    I vėshtirė nė dimėr, por jo mė pak i bukur nė verė, ky fshat margaritash bėhet lehtėsisht i arritshėm, ndėrsa nė muajin gusht gjallėrohet edhe mė nga njė festė tradicionale, ajo e Shėn Mėrisė. Ajo organizohet nė atė qė ėshtė pagėzuar si Sheshi i Valleve dhe pret festuesit nė datėn 15 gusht. Kisha e Dardhės e njohur, me emrin Kisha e Shėn Gjergjit dhe njė punim i rrallė i saj, kanė mundur tė mbijetojnė, edhe pse gjatė regjimit komunist ishte shndėrruar nė depo ushtrie. Midis burimeve tė ftohta tė ujit, njėri prej tyre, i quajtur “Uji i Qelbur”, pėrdoret si ujė kurativ pėr stomakun dhe veshkat. Shtėpitė janė tė ndėrtuara me gurė dhe karakteristike tė zonės, ndėrsa specialiteti ėshtė pikėrisht lakrori i gatuar me dy petė dhe i pjekur me saē.
    Ka nga ata qė e preferojnė sidomos nė stinėn e dimrit Dardhėn dhe janė mė tė pasionuarit pas skive dhe dėborės, e cila ende nuk ishte shkrirė nė majat e malit tė Gramozit. Ndėrsa ėshtė duke u ndėrtuar njė hotel i ri pėr pushuesit, dardharėt tregojnė se afro 30 banesa tė reja janė restauruar kėto vitet e fundit dhe se njė pjesė e tyre shfrytėzohen pėr turizėm familjar. Niko Balli ėshtė njėri nga dardharėt qė ka investuar pėr ndėrtimin e njė hoteli alpin me 5 kate dhe duket se janė pikėrisht dardharėt ata qė po investojnė nė fshat.
    Historia
    Fshati Dardhė ėshtė njė fshat jo shumė i vjetėr dhe ėshtė themeluar e shtuar prej tė “ikurve”, rebelėve qė pėrndiqeshin nga Turqia, mė sė shumti pėr arsyen se nuk donin tė ndryshonin fenė. Emri “Dardhė” vjen nga njė gojėdhėnė qė thotė se kryengritėsit qė themeluan Dardhėn, ku gjetėn strehė rreth njė stani, kur i pyesnin “ku gjendeni”, thoshin “Tek Stani nėn dardhė”. Bėhet fjalė pėr njė dardhė tė egėr qė gjendej atje, ndėrsa dėshmia e parė historike gjer tani gjendet nė enciklopedinė greke Pirsos, ku thuhet: “Nė Dardhė, fshat shqiptar, u hap shkolla greqisht mė 1768-ėn”.
    Nė fillim tė shekullit XX, Dardha numėronte 400 shtėpi. Profesioni i parė i dardharėve duket se ka qenė ai i druvarit. “Me karvane prej 20-30 vetash, me mushka, tė armatosur, u nisėn fillimisht drejt pyjeve tė zonave greke, atėherė ende nėn Turqinė. Qė nga viti 1800 deri nė 1935-ėn, nė Olimp punonin ende sharrat e dardharėve, jo dosido, por me teknikėn mė tė mirė tė kohės, me ujė, aq sa mbeti edhe shprehja e njohur “Ia pret me sopatėn e dardharit”, - shkruan pėr fshatin e vendlindjes sė tij shkrimtari Teodor Laēo.
    Dardha, siē shkruan Laēo, mburret me origjinėn qė nga e folura deri te veshjet, kėngėt e vallet. Studimi i arkitekturės sė fshatit dėshmon pėr njė model tė veēantė tė stilit evropian qė haset edhe nė fshatra tė tjera tė Jugut. Pamja qė shfaqin ndėrtimet dhe urbanistika e fshatit, ndėrtesa solide, tė bukura, prej guri tė gdhendur e mbuluar me ploēa tė hirta, rrugėt me kalldrėme, krojet e shumta, punishte pėr zeje kryesore, njėsitė tregtare deri nė fillim tė viteve ‘40 i jepnin fshatit pamjen e njė qyteze tė lulėzuar, ndonėse pėr shkak tė ikjeve nė mėrgim popullsia tani mezi arrinte 1 000 vetė.

    Pak gjeografi

    Dardha ėshtė njė fshat malor midis maleve e pyjeve, njė bukuri e rrallė natyrore. 20 km nė juglindje tė Korēės, nė njė lartėsi 1 344 m, Dardha ofron njė klimė shumė tė shėndetshme e ajėr tė pastėr. Sportet dimėrore, sidomos skitė, tėrheqin turistė tė apasionuar pas tyre. Gjelbėrimi dhe freskia e ditėve tė verės, por dhe dimri me shumė dėborė, e bėjnė njė vend tė preferuar nė tė gjitha stinėt e vitit. Midis burimeve tė shumta nė kėtė fshat ėshtė edhe i quajturi “Uji i Qelbur”, qė shėrben si ujė kurativ pėr stomakun dhe veshkat. Shtėpitė e gurta, karakteristike, plotėsojnė bukurinė e kėtij fshati, por edhe njerėzit janė shumė mikpritės dhe gatuajnė specialitete karakteristike tė fshatit




    30/05/2006
    KATEGORIA: Metropol

  2. #2
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga genci8
    Shekulli

    Moisiu me helikopter, vilat e Blushit dhe Ramės (?!)

    Presidenti Alfred Moisiu ka zgjedhur Shqipėrinė, por paksa nė mėnyrėn e Nanos, pėr tė kaluar tė dielėn e 28 majit, kur me njė helikopter, ambulancė ushtarake, makina dhe njė numėr shumė tė madh shoqėruesish ėshtė ngjitur nė fshatin Dardhė tė Korēės, ku ka drekuar me miqtė e tij dhe njerėz tė familjes pėrreth 3-4 orė. Ndonėse ėshtė e njohur deviza e tij pėr ruajtjen e dinjitetit tė shtetit nė prezantimet e veta publike dhe private, operacioni-fundjavė i presidentit shqiptar duket tė jetė ca i kushtueshėm, kur sheh njė numėr tė pazakontė mjetesh ushtarake dhe shoqėruesish, qė dukej sikur kishin rrethuar tė gjithė fshatin, deri tė fshehur edhe pas pemėve nė distanca tė largėta nga vendi ku drekonte presidenti.
    Ky fragment i artikullit jo vetem se nuk pasqyron te verteten por e shtremberon/deformon ate ne nje menyre te tille saqe le te kuptohet qe eshte bere e qellimshme.Eshte e qellimshme kjo "lufte" nen rrogoz kunder kreut te shtetit i cili realisht qendron shume me lart se te ashtuquajturit politikanet tane.Personalisht duke lexuar me kujdes shkrimin ve re qe pervec "dekorimeve" te artikullit me pejsazhet dhe historine e Dardhes,autori e ka percjelle mjaft bukur dhe mesazhin qe eshte komanduar ti sjelli lexuesit.Eshte nje mesazh denigrimi ndaj figures se z.Mojsiu dhe njekohesisht ndaj institucionit te Presidentit si Kreu i shtetit.Eshte nje levizje e qellimshme ndaj njeriut i cili ruan me kaq veshtiresi e mund balancat institucionale,e mundohet njekohesisht tu mesoje kucedrave/politikaneve tane se ka ardhur koha per maturitet e prosperitet politiko-shoqeror.Por jo,njerez te nuk dine te respektojne institucione..nuk dine te respektojne as njeriun qe qendron shume me lart se ata.


    Lexova paragrafin me kujdes dhe nuk pashe asnje fjale per "vilat" e Rames apo te Blushit.Dhe me teper e shkrimi e vendos kreun e shtetit perkrah opozites,sikur do te na thote dicka.Pse atehere vihen tituj mashtrues dhe aspak te vertete,apo mos ndoshta per te arritur ne rezultatin e kerkuar?!

    Ne foto duket qarte "luksi" me te cilin eshte pritur Presidenti i Republikes.Duket qarte karrigja e vjeter ne te cilen eshte ulur,duket qarte tavolina e thjeshte me nje buqete lule ne mes te saj,duket qarte kavanozi ne te cilen jane vene lulet,duket qarte pritja "madheshtore" qe i eshte bere kreut te shtetit....

    Keshtu qe nuk na ngel asgje tjeter vecse te "urojme" autorin e artikullit,dhe komanduesit e tij.

    T'ju vije turp,t'ju vije...

    Ps.Fotoja eshte marre nga www.president.al
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 30-05-2006 mė 08:54
    .........................

  3. #3
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Pėr tė vėnė pikat mbi "I" ndaj gabimeve nė artikullin tė Belina Budinit, pėr Dardhėn.
    Sė pari, Shadija, ėshtė e ardhur nė Dardhė nga fshati Arrzė (pranė Dardhės)
    Shtėpia e Batellit, nuk ėshtė Ish Turizmi (siē e kanė quajtur dardharėt, prej ndėrtimit tė saj), por gjėndet nė thellėsi tė fshatit Dardhė,(komshi me Millonėt dhe Dunka) qė nuk ėshtė aspak fshat "pyll" siē e pėrshkruan Belina, por njė fshat i ndėrtuar bukur, qė rrihet nga erėrat e jugut me njė pamje mjaft piktoireske.
    Ish Turizmi i Dardhės, u ndėrtua vėrtet nga Jani Batelli, qė u kthye nga Amerika dhe gjatė Luftės Sė Dytė botėrore, ishte njė nga aktivistėt e fuqishėm tė lėvizjes, shok i Pandi Dardhės dhe Kristo Isakut (tė dy dėshmorė).
    Jani Batelli, nuk kishte hapur asnjė lokal nė Tiranė, por kishte vetėm Turizmin e Dardhės, atė ndėrtesė qė sot i biri, Pandi me tė shoqen, Shadijen, mundohen ta mbajnė dhe ti japin jetė, pėr tė jetuar edhe ata me tė ardhurat e pakta qė nxjerrin. Restorantin, apo lokalin pranė kinema "17 Nėntorit", e hapi dardhari tjetėr, Niko Jorgaqi.
    Nė vitet 1925-30, emigrimi i dardharėve, mori njė hov tė madh drejt brigjeve tė Amerikės, sidomos drejt USA... me fondet e mbledhura prej tyre, u ndėrtua rruga Korēė-Dardhė, 19 km e gjatė. Gjatė asaj kohe, nė fshat ishin afro 400-450 familje dhe kishte disa dyqane dhe restorante, si edhe 7 makina private, tė cilat ndihmonin shumė nė jetėn e fshatit qoftė edhe me transportin e njerzve Dardhė-Korēė dhe kthim.
    Gjatė luftės sė Dytė botėrore, ky fshat pėrkrahu luftėn dhe i kushtoi 26 dėshmorė.
    Pas ēlirimit, banorėt e kėtij fshati, nxorrėn rreth 800 kuadro tė lartė (deri nė vitet '70).
    Nė kėtė fshat u hap kampi i punėtorėve, brenda godinave tė tė cilit, bėnte pjesė edhe ish Turizmi i vjetėr, qė sot administrojnė Pandi dhe Shadija dhe pėr tė cilin flitet edhe nė shkrimin e mėsipėrm. Godinat e kampit ishin shtėpi tė cilat u restauruan nga shteti asaj kohe dhe qė ishin godina tė shpėrndara nė fshat... menca dhe njė pjesė e kampit, u bė edhe ish kisha e Dardhės.
    Gjatė atyre viteve kishte gjallėri sezoni veror nė Dardhė, sidomos nė muajt korrik dhe gusht, me aktivitete kulturore, mbrėmje, ballo, serenata ( qė ishin aq tė veēanta) nė tė cilat, Teodor Laēo ishte njė nga ata qė mbante gjallė kėngėn pėr gjithė natėn, pa pėrsėritur pėr sė dyti tė njėjtėn kėngė.
    Pėrmenden emrat e Ligoraq Kondės, Teodor Laēos, Vaso Velo, tė Stefanit, tė Zengos dhe plot e plot tė tjerė qė pėr shpejtėsi nuk po ju pėrmend emrat.
    Pandi Batelli, nė profesionin e tij tė mėsuesit, u caktua tė jetė drejtori i kampit tė punėtorėve, detyrė tė cilėn e mbajti pėr 2 dekada.
    Nė Dardhė ka qenė vetėm njė shtėpi pritjeje (dhe jo 10 siē na i nxjerr Belina) dhe kjo ka qenė shtėpia e Gaqo Kondės, ish emigrant nė USA, gjyshi i Gjergj Kondės (ish zv ministėr i ekonomisė nė qeverinė e stabilitetit nė 1992).
    Nė kėtė fshat, gjithkush mund tė shkojė dhe tė ndėrtojė shtėpi dhe tė ketė pronėn e tij turistike apo rezidencėn e parė.
    Dardha ka qenė e frekuentuar gjithnjė dhe faktikisht i takon tė jetė e tillė sepse ka vlera kuruese dhe ēlodhėse.
    Dardha bėn pjesė nė fashtrat e vargmaleve tė Moravės dhe jo tė Gramozit siē e ka cilėsuar Belina.
    Kroi, apo burimi i ujit tė qelbur, ėshtė kurativ, pėr stomakun, veshkat dhe mėlēinė. Ai ishte njė burim i thjeshtė me ujė me erė squfuri, brisk i ftohtė... Pandi Paze, emigrant nė USA, financoi pėr ta ndėrtuar krua, rreth viteve '70.
    Ujsjellsi i Dardhės funksionon qė nė vitet 30 dhe u financua gjithashtu nga djemtė dardharė tė ikur nė USA. Uji nuk i ka munguar dhe nuk i mungon kurrė krojeve tė Dardhės dhe bėhem garant se ėshtė uji mė i ftohtė qė mund tė gjeni nė Shqipėri, duke ja kaluar dhe atij tė Qafė Malit nė veri.
    Mė i miri dhe mė ujėshumi, ėshtė kroi i Zengos, i cili gjendet pranė muzeut tė Dardhės (shtėpia e Sotir Panit).
    Nė Dardhė, ėshtė akoma pista kombėtare e skive. Ka qenė i preferuar, pėr sportistėt nė vitet e shkuara... nė tė vinin pėr njė muaj stėrvitje nė dimėr, shkolla e mjeshtrisė sportive tė Durrsit, si edhe ILKF-ja.

    ... nėse jeni kurreshtarė tė dini mė shumė, do mundohem t'ju sjell foto dhe historinė e Dardhės (tė cilėn e botuan nė vitet '70 pas afro 6 vjet kėrkimesh nė vendet fqinje, nga vetė dardharėt)

    Nė foton mė lart tė Mikos:
    Nė krahun e majtė tė Mojsiut, ėshtė kryeplaku aktual i Dardhės, Urimi. (i ardhur edhe ky nė Dardhė nga Arrza).
    Vlen tė pėrmendet se Dardharėt, janė 100% ortodoksė dhe ky fshat u krijua nga njerėz qė nuk deshėn tė ndrrojnė fenė nė kohėn e reformave tė Turqisė.
    Psh, fisi i Zengove, ka zbuluar qė prejardhjen e tij, e ka diku nga Kruja (flitet pėr afro 300-400 vjet mė parė)

    PS:
    I bashkohem Mikos, pėr politizimin qė ju bė kėsaj teme dhe qė faktikisht ka tė bėjė me njohjen apo rinjohjen e njė fshati me tradita tė hershme nė Korēė. Nėse doni politizime pėr pushtetarėt, apo presidentin apo kėdo politikan tjetėr, gjeni diēka mė tė afėrt, sesa njė artikull qė flet pėr natyrėn, njerzit dhe jetėn e njė pjese tė vendit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Humdinger : 31-05-2006 mė 22:20

  4. #4
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga Humdinger
    I bashkohem Mikos, pėr politizimin qė ju bė kėsaj teme dhe qė faktikisht ka tė bėjė me njohjen apo rinjohjen e njė fshati me tradita tė hershme nė Korēė. Nėse doni politizime pėr pushtetarėt, apo presidentin apo kėdo politikan tjetėr, gjeni diēka mė tė afėrt, sesa njė artikull qė flet pėr natyrėn, njerzit dhe jetėn e njė pjese tė vendit.
    O Humo kaq naiva jeni ne pergjithsi ju korcaret,apo ju ka bere ameriqia se fundi?

    E di pse?

    Se po ta lexosh me kujdes shkrimin,do veresh qarte se autorja nuk ka dashur ose nuk ka pasur qellim paresor te evidencoje historine apo dhe mundesine per zhvillim te zones perkatese,por te hedhi sulmin e rradhes ndaj kreut te shtetit,i cili duhet theksuar qe jo vetem eshte me maturi,me asnjenesi por dhe me popullori ne historine e Shqiperise postkomuniste.

    Dhe nje fakt tjeter,shiko se kush e ka sjelle shkrimin ne forum...duket mjaft qarte se cila eshte "taktika" e lapaqensave qe marrin rroge per te hedhur balte mbi ruajtesit e institucioneve dhe rendit kushtetues.

    Une do e mbyll ketu me dicka te fundit.Mos hidhni balte mbi gjithkend qe nuk ju vjen mbas avazit.Respektoni figurat e shquara,respektoni institucionin me te larte te vendit,respektoni kushtetuten,sepse ne kete menyre respektoni dhe vetveten,duke u menjanuar keshtu sadopak nga interesat e cekta/primitive politike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 02-06-2006 mė 09:07
    .........................

  5. #5
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    ...................... nevermind
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 02-06-2006 mė 10:11
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #6
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar mė parė nga miko
    O Humo kaq naiva jeni ne pergjithsi ju korcaret,apo ju ka bere ameriqia se fundi?
    Ty tė shpėtoi pa dashje kjo qė the, apo e ke seriozisht??
    Sesa naivė janė shqiptarėt, tė rekomandoj tė lexosh historinė e tyre, qė tė mėsosh pak pėr ta dhe tė mos flasėsh nga VAPA siē ke bėrė nė shkrimin mė lart.
    Shkrimi i Belina Budinit, nuk kishte asgjė pėr tu "zbuluar" apo hulumtuar, por si duket ti, nuk ke lexuar si duhet atė qė shkrova unė, kėshtu qė ke tė drejtė tė ngatėrrohesh, nė ato qė thua.
    Kur korēarėt ore ti djalkė, udhėtonin me veturat e sjella nga USA, ata tė tutė i hidhnin bar makinės pėrpara qė ta hante, se e merrnin pėr lloj mushke (kėshtu bėnė kur panė makinė pėr herė tė parė).
    Ja lexo cackė mė shumė dhe pastaj, mundohu ti quash naivė korēarėt... dhe qė tė mos kesh mė reagime tė tilla nga vapa, futi njė ujė tė ftohtė fytyrės andej nga Shkumbini, se tė bėn mirė.
    Na mbyti zgjuarsia na mbyti...

  7. #7
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    M'paskeni repliku familjarisht mesa shoh

    Si fillim nje keshille shoqerore.Mos merr flake se ato shashkat pa kapur mire thelbin e shkrimit.Nuk te kundershtova thjesht u mundova te evidencoj qellimin paresor te autores.Respektoj shkrimin tend te dobishem per Dardhen por ishe ti ai qe nuk e kapi mesazhin e autores.Pastaj,nuk e dinkam qe termi "naiv" qenka kaq ofendues... apo ndoshta e ke keqinterpretuar ti.Nejse,pak me intereson..


    Citim Postuar mė parė nga Humdinger
    Ty tė shpėtoi pa dashje kjo qė the, apo e ke seriozisht??
    Sesa naivė janė shqiptarėt, tė rekomandoj tė lexosh historinė e tyre, qė tė mėsosh pak pėr ta dhe tė mos flasėsh nga VAPA siē ke bėrė nė shkrimin mė lart.
    Qetesohu,merr fryme thelle.Kush zuri ne goje "naivitetin e shqiptareve?

    Citim Postuar mė parė nga Humdinger
    Kur korēarėt ore ti djalkė, udhėtonin me veturat e sjella nga USA, ata tė tutė i hidhnin bar makinės pėrpara qė ta hante, se e merrnin pėr lloj mushke (kėshtu bėnė kur panė makinė pėr herė tė parė).
    Eo e,mja mo se e morem vesh qe je pe Korce.Une cti bej nuk kam as maqine as te paret e mi mushka keshtu qe ke rene jashte.lol


    Citim Postuar mė parė nga Humdinger
    Ja lexo cackė mė shumė dhe pastaj, mundohu ti quash naivė korēarėt... dhe qė tė mos kesh mė reagime tė tilla nga vapa, futi njė ujė tė ftohtė fytyrės andej nga Shkumbini, se tė bėn mirė.
    Na mbyti zgjuarsia na mbyti...
    Cacke = ?

    Ore djalke pe Korce,do rish urte ti apo si e ke hallin.Te kemi dhene cupken,te kemi bere tonin,dhe na shan dhe Shkumbinin.Do rric urte ti apo si e ke hallin,se ne mund te ikim per uje te "ftohte" dhe eventualisht per per ndonje zhytje ne thellesine (kame e dur deri n'brez) ne Shkumbin,por do te cojme tek Gorga tna kapesh peshq...lol (j/k)

    PO e mbyll ktu une kete debat,se sja vlen me.Kalofsh mire
    .........................

Tema tė Ngjashme

  1. Dardha e Korēės...
    Nga Humdinger nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 71
    Postimi i Fundit: 02-07-2007, 15:59
  2. Plazhi, si nė kohėn e qoftėlargut
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 04-09-2006, 23:55
  3. Margaritari me emrin Dardhė
    Nga Eni nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-04-2004, 20:10
  4. Shkruani edhe ju historinė...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-09-2003, 13:46
  5. The Dardha
    Nga The Dardha nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 21-06-2002, 10:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •