marre nga romani"Dashuri e huaj"
"... Mė ke dashur, e di. Sipas metrit tėnd tė dashurisė, me pikatoren gjithmonė pėrqendruar qė tė numėronte rreptėsisht piklat e dashurisė qė mė dhuroje, mė falje, mė... cili ėshtė varianti i saktė i asaj qė kam ndėr mend nė shqip? Mė vjen fjala nė gjuhė tė tjera, por jo nė shqip. U shpėrndamė nėpėr botė ne shqiptarėt, zogj marrucė e tė pėrhumbur me pendėt qė na kullojnė gjak... Mė ke dashur, jam e sigurt pėr kėtė, ndonėse kjo nuk tė pengonte tė lije mendjen edhe pėr tė tjera gra dhe kėtė tė ma pohoje pa pikė mėshire. Dashuria pėr mua nuk tė pengonte tė mė fyeje e lėndoje shpeshherė me mospėrfillje apo pėrbuzje ndaj emotivitetit tim tė marrė...
Plogėshtia po mbaron... po ēan drejt sipėrfaqes njė nga karakteristikat qė na ka marrė mė shumė nė qafė ne ballkanasve, krenaria e pakufi, krenaria kaq pak e menēur. Por tani kam nevojė pėr tė, edhe pse e di qė kjo e famshme krenari ėshtė mė shumė fodullėk prej budallai, qė ne e nxjerrim nga xhepi sa herė nuk jemi tė zotėt tė zgjidhim problemet tona. Pra mirėseardhtė krenaria kokėfortė absurde e gjithpushtetshme e sėmurė shkatėrruese miope e paarsyeshme. Kam aq shumė nevojė pėr njė ndjenjė tė tillė vullkanike..."
Krijoni Kontakt