Flet publicisti i mirenjohur Fatos Lubonja per amendamentin "Lesi"
Mazhoranca ka miratuar nje amendament qe ndalon pronaret ose ata qe kane aksione me mediat elektronike, te marrin pjese ne tenderat me fonde publike. Kjo nisme vjen nisur nga pervoja e abuzimeve ose e perfitimeve te ketyre kategorive nepermes trafikut te influences, me idene per te bere nje rregullim ne kete drejtim, ndersa eshte kontestuar nga ata qe mbrojne parimet demokratike te barazise dhe te te drejtave te njeriut. Cili eshte opinioni juaj, a eshte kjo nje zgjedhje e lehte?
Zgjedhja nuk eshte e lehte mbi te gjitha sepse kemi te bejme me prerje kollonash qe, ne nje fare menyre, mbajne ne kembe sistemin e koruptuar mediatik qe kane ndertuar socialistet dhe, nderkaq, sipas meje, nuk duket se ekziston nje vizion/projekt i qarte se cfare do ta zevendesoje ate ne fushen e mediave.
Prandaj, mbetet rreziku qe ose ky sistem mediatik te bjere e te na zere brenda ose qe disa nga kollonat e tij te zevendesohen me mbeshtetes te PD se. Por, gjithsesi, sipas meje, eshte nje akt i rendesishem pozitiv, qofte edhe vetem si sinjal moral, packa se ka plot kunderthenie e nuk e zgjidh perfundimisht problemin e tjetersimit te rolit te mediave tona.
Tek ky ligj kemi te bejme me eliminimin e nje konflikti interesi te paster dhe shume te dukshem. Eliminimi i konflikteve te interesave presupozon qe kontrollori dhe i kontrolluari te mos jene i njejti person apo grup interesi, por te jene autonome. Media, ne fakt, ka per synim te kontrolloje e mbi te gjitha te kontrolloje se si punon pushteti.
Pushteti nga ana e vet ka per qellim te kontrolloje (mes te tjerash) se si punon biznesi, vecanerisht se si kryen punimet publike per te cilat ka dhene te hollat. Kurse ne rastin e kesaj lidhjeje: pushtet media biznes nuk ka me kontrollore dhe te kontrolluar, por nje sistem te mbyllur shume te ngjashem me ate komunist ku pushteti kishte nen kontroll mediat te cilat i perdorte per te propaganduar punet e veta dhe i paguante keto me te hollat publike.
Nuk eshte e rastit qe bizneset kryesore qe funksionojne ne Shqiperi, ai i ndertimit dhe ai i tenderave, (qe te dy te varura nga firmat e politikaneve) ne me te shumten e rasteve menaxhohen nga biznesmene qe zoterojne edhe media.
Gjeja me paradoksale qe vihet re ne kundershtimin e ketij ligji eshte ai i atyre qe e kundershtojne kete ligj ne emer te te drejtave te njeriut. Te besh nje ligj kunder konfliktit te interesave nuk do te thote te besh ligj kunder te drejtave te njeriut, por te besh nje ligj qe i kufizon te drejtat deri atje ku ato cenojne te drejtat e te tjereve.
A thua se abuzimi ne shuma perrallore me fondet publike nepermjet ketij sistemi nuk paska cenuar te drejtat e njeriut. Ne fakt, ka cenuar te drejtat e shumices se njerezve sepse shumicen e tyre e ka lene me nje sistem arsimor mizerabel, me nje gjendje spitalore te ububushme, me nje gjendje rrugesh qe degradojne ne menyre galopante sebashku me mushkerite e njerezve sepse kemi te bejme me te holla qe, nepermjet ketij sistemi, ne vend se te investohen ne keta sektore, futen ne xhepat e pak personave.
Problemi qe mbetet edhe pas ketij ligji eshte se media jone ka qene e tjetersuar e nuk ka luajtur rolin e "kontrollorit" te ndershem e autonom, por eshte keqperdorur, edhe ne shume raste kur pronaret e tyre nuk kane pasur biznese qe lidhen me tenderime, por biznese te tjera ose kur kane pasur si prone vetem median.
Ata qe e kundershtojne kete ligj sjellin edhe argumentin se fare lehte pronaret mund ta ushtrojne presionin e mediave te tyre ne favor te te treteve me te cilet, pastaj, ndajne perseri fitimin; apo mund te krijojne kompani fantazma per ta fshehur konfliktin e interesave.
Mirepo, keto nuk mund te sherbejne si argumente per te justifikuar ruajtjen krejt haptas te nje situate konflikti interesash sepse pervoja tregon se kur disa padrejtesira arrijne deri edhe te mbrohen me ligj, atehere shkalla e degradimit te nje shoqerie rritet shume me teper. Gjithsesi, mendoj se ky ligj nuk mjafton per te kthyer median tone nga rruga e tjetersuar ku ka hyre ne rrugen e nje medieje te lire qe i sherben te vertetes.
Duhet nje projekt shume me i plote, i cili, vec te tjerash, duhet te krijoje mundesira per rritjen e autonomise dhe personalitetit edhe te stafeve te gazetareve qe ky sistem i ka kthyer ne vasale te pronareve e indirekt edhe te pushtetareve.
Z. Lubonja, shtypi i dites po zbulon fakte se si kryetari i Bashkise se Tiranes ka bere te mundur qe miq te tij te behen aksionere ne biznese fitimprurese dhe ne sherbime qe blen ose ofron Bashkia. Ju keni qene vazhdimisht kritike ne menyren se si menaxhon Bashkine Edi Rama, cfare komenti keni per keto aspekte?
Ne Kanada ka nje ligj per administratoret e puneve publike, sipas te cilit ne cdo institucion te rendesishem shteteror ekziston nje tip bordi etik, tek i cili nje administrator i larte i atij institucioni eshte i detyruar te jape llogari per disa veprime qe ben. Psh. nese ate e ka ftuar nje apo dy biznesmene per dreke, ai eshte i detyruar te shkoje tek ky bord e ta njoftoje se filan biznesmen e ka ftuar per dreke.
Bordi do ta pyese (ose do te interesohet) nese ky biznesmen ka ndonje biznes qe lidhet me sektoret qe mbulon ai institucion dhe, nese rezulton se ai ka biznese te tilla, do t'i thote se nje dreke e tille nuk mund te hahet. Besoj se ky shembull flet vete per te treguar se sa ndjeshmeri ka bota per parane e vet publike.
Besoj, gjithashtu, se kush ka pasur rastin te frekuentoje restorantet tona me luksoze e di prej kohesh se administratoret tane hane kryesisht (ne mos vetem) dreka e darka me persona, bizneset e te cileve varen kryesisht (ne mos vetem) nga sektori qe ata drejtojne.
Nder akuzat e mia te kahereshme ndaj Rames ka qene edhe ajo e krijimit te lidhjeve te shkurtera pushtetar biznesmen, duke anashkaluar ligjin dhe institucionet.
Problemi eshte se gjate periudhes socialiste ky u be modeli i menaxhimit te parase publike ne Shqiperi. Modeli Rama, pra, eshte modeli i nje politikani qe mbeshtetet nga grupe biznesi me te cilet krijon lidhje te shkurter qe anashkalojne sa institucionet shteterore aq edhe ato partiake dhe programet qe i kane lancuar.
Ky model, ne thelb, punon kunder forcimit te institucioneve te shtetit formal e con ne struktura te pervertuara te shtetit, sepse, qe te funksionoje, ai kerkon qe gjithcka te vihet nen kontrollin e personit/personave qe kane krijuar lidhjen e shkurter e te heqe mundesine qe institucioni te kontrollohet me transparence dhe demokraci.
Nuk eshte pra e rastit qe Rama eshte akuzuar vazhdimisht se ka eliminuar borde vendimarrese apo se ka shkapercyer tenderime apo qe ka dhunuar arbitrarisht kompetenca te te tjera institucioneve e se nuk lejon kontrolle ashtu sikurse nuk eshte e rastit qe lidhjet e tij me te ngushta njeheresh miqesore e tenderuese i ka me nje biznesmen si Kokedhima, edhe ky i akuzuar ne menyre te vazhdueshme per perfitime skandaloze ne kurriz te prones dhe te fondeve publike.
Ashtu sikurse nuk eshte rastesi qe ka qene dhe mbetet politikani me i promovuar ne median e ketij, sepse, qe te funksionoje ky model kerkon sa shuarjen e zerave kritike qe mund te hedhin drite mbi demet e kesaj menyre te punuari aq edhe propagandimin e krijimin e kultit te politikanit qe i sherben biznesmenit/eve qe e mbeshtesin.
Dyshja Rama Kokedhima eshte ajo me elokuentja per ilustrimin e ketij sistemi qe ka shkaktuar abuzime te pallogaritshme me fondet publike. Ne bote ky "model" "bashkepunimi" ka nje emer shume te thjeshte te formuluar ne Kodin Penal: bashkepunim ne krim.
Tek ne, meqenese ky lloj bashkpunimi eshte menyra se si jane ndertuar marredheniet e politikes me biznesin, e quajne partneritet i shtetit me biznesin ne emer te mbarevajtjes dhe zhvillimit te ekonomise se tregut.
Shenim i redaksise se "Koha Jone":
Kjo interviste eshte marre nga gazeta e djeshme "Standard" me lejen e botuesve te gazetes, si dhe te vete publicistit Fatos Lubonja. Fakti qe ribotohet tregon vlerat e intervistes ku zoti Lubonja flet pas polemikave qe kane filluar nga ndonje pronar gazete, i cili ka edhe firma ndertimi per te marre tenderime nga shteti, pas miratimit ne Kuvend te Amendamentit Lesi.
Amendamenti ne fjale per te ruajtur pavaresine ekonomike dhe politike te gazetave si dhe per te mos lejuar moden e viteve te fundit te krijimit te mediave vetem per te marre tendera miliona dollareshe perjashton me ligj pjesemarrjen e pronareve te mediave ne tenderat me fondet publike, si dhe ne privatizimet e ekonomise publike.
Sqarojme se vetem pronari i gazetes "Shekulli", zoti Kokedhima, ka reaguar perdite ne gazeten e tij "Shekulli", pasi i prishen planet per te vazhduar qe te marre miliona dollare te tjera nga fondet e shtetit apo ekonomia publike. Zoti Kokedhima eshte shembulli tipik se si perdoret media per te marre tenderime nga fondet publike apo si me gazeten e tij fsheh cilesine e dobet te punimeve qe bejne firmat qe ka ne pronesi.
Ligjvenesi per ta ruajtur konkurencen e barabarta ne media ka vendosur ta miratoje kete amendament qe ka terbuar pronarin e gazetes "Shekulli" per te cilin po pergatitet nga deputeti Lesi nje dosje e plote per dhjetra milione dollare qe ka marre nga fondet publike apo privatizimet absurde gjate viteve 1997 2005.
Koha Jone
PS Ndaj pjesa me e madhe e medias ne Shqiperi flet si e ema e Zeqos ne maje te thanes....................
Krijoni Kontakt