Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Ligji i Mediave, mazhoranca rrëzon qëndrimin e Moisiut

    Flet publicisti i mirenjohur Fatos Lubonja per amendamentin "Lesi"


    Mazhoranca ka miratuar nje amendament qe ndalon pronaret ose ata qe kane aksione me mediat elektronike, te marrin pjese ne tenderat me fonde publike. Kjo nisme vjen nisur nga pervoja e abuzimeve ose e perfitimeve te ketyre kategorive nepermes trafikut te influences, me idene per te bere nje rregullim ne kete drejtim, ndersa eshte kontestuar nga ata qe mbrojne parimet demokratike te barazise dhe te te drejtave te njeriut. Cili eshte opinioni juaj, a eshte kjo nje zgjedhje e lehte?

    Zgjedhja nuk eshte e lehte mbi te gjitha sepse kemi te bejme me prerje kollonash qe, ne nje fare menyre, mbajne ne kembe sistemin e koruptuar mediatik qe kane ndertuar socialistet dhe, nderkaq, sipas meje, nuk duket se ekziston nje vizion/projekt i qarte se cfare do ta zevendesoje ate ne fushen e mediave.

    Prandaj, mbetet rreziku qe ose ky sistem mediatik te bjere e te na zere brenda ose qe disa nga kollonat e tij te zevendesohen me mbeshtetes te PD se. Por, gjithsesi, sipas meje, eshte nje akt i rendesishem pozitiv, qofte edhe vetem si sinjal moral, packa se ka plot kunderthenie e nuk e zgjidh perfundimisht problemin e tjetersimit te rolit te mediave tona.

    Tek ky ligj kemi te bejme me eliminimin e nje konflikti interesi te paster dhe shume te dukshem. Eliminimi i konflikteve te interesave presupozon qe kontrollori dhe i kontrolluari te mos jene i njejti person apo grup interesi, por te jene autonome. Media, ne fakt, ka per synim te kontrolloje e mbi te gjitha te kontrolloje se si punon pushteti.

    Pushteti nga ana e vet ka per qellim te kontrolloje (mes te tjerash) se si punon biznesi, vecanerisht se si kryen punimet publike per te cilat ka dhene te hollat. Kurse ne rastin e kesaj lidhjeje: pushtet media biznes nuk ka me kontrollore dhe te kontrolluar, por nje sistem te mbyllur shume te ngjashem me ate komunist ku pushteti kishte nen kontroll mediat te cilat i perdorte per te propaganduar punet e veta dhe i paguante keto me te hollat publike.

    Nuk eshte e rastit qe bizneset kryesore qe funksionojne ne Shqiperi, ai i ndertimit dhe ai i tenderave, (qe te dy te varura nga firmat e politikaneve) ne me te shumten e rasteve menaxhohen nga biznesmene qe zoterojne edhe media.

    Gjeja me paradoksale qe vihet re ne kundershtimin e ketij ligji eshte ai i atyre qe e kundershtojne kete ligj ne emer te te drejtave te njeriut. Te besh nje ligj kunder konfliktit te interesave nuk do te thote te besh ligj kunder te drejtave te njeriut, por te besh nje ligj qe i kufizon te drejtat deri atje ku ato cenojne te drejtat e te tjereve.

    A thua se abuzimi ne shuma perrallore me fondet publike nepermjet ketij sistemi nuk paska cenuar te drejtat e njeriut. Ne fakt, ka cenuar te drejtat e shumices se njerezve sepse shumicen e tyre e ka lene me nje sistem arsimor mizerabel, me nje gjendje spitalore te ububushme, me nje gjendje rrugesh qe degradojne ne menyre galopante sebashku me mushkerite e njerezve sepse kemi te bejme me te holla qe, nepermjet ketij sistemi, ne vend se te investohen ne keta sektore, futen ne xhepat e pak personave.

    Problemi qe mbetet edhe pas ketij ligji eshte se media jone ka qene e tjetersuar e nuk ka luajtur rolin e "kontrollorit" te ndershem e autonom, por eshte keqperdorur, edhe ne shume raste kur pronaret e tyre nuk kane pasur biznese qe lidhen me tenderime, por biznese te tjera ose kur kane pasur si prone vetem median.

    Ata qe e kundershtojne kete ligj sjellin edhe argumentin se fare lehte pronaret mund ta ushtrojne presionin e mediave te tyre ne favor te te treteve me te cilet, pastaj, ndajne perseri fitimin; apo mund te krijojne kompani fantazma per ta fshehur konfliktin e interesave.

    Mirepo, keto nuk mund te sherbejne si argumente per te justifikuar ruajtjen krejt haptas te nje situate konflikti interesash sepse pervoja tregon se kur disa padrejtesira arrijne deri edhe te mbrohen me ligj, atehere shkalla e degradimit te nje shoqerie rritet shume me teper. Gjithsesi, mendoj se ky ligj nuk mjafton per te kthyer median tone nga rruga e tjetersuar ku ka hyre ne rrugen e nje medieje te lire qe i sherben te vertetes.

    Duhet nje projekt shume me i plote, i cili, vec te tjerash, duhet te krijoje mundesira per rritjen e autonomise dhe personalitetit edhe te stafeve te gazetareve qe ky sistem i ka kthyer ne vasale te pronareve e indirekt edhe te pushtetareve.

    Z. Lubonja, shtypi i dites po zbulon fakte se si kryetari i Bashkise se Tiranes ka bere te mundur qe miq te tij te behen aksionere ne biznese fitimprurese dhe ne sherbime qe blen ose ofron Bashkia. Ju keni qene vazhdimisht kritike ne menyren se si menaxhon Bashkine Edi Rama, cfare komenti keni per keto aspekte?



    Ne Kanada ka nje ligj per administratoret e puneve publike, sipas te cilit ne cdo institucion te rendesishem shteteror ekziston nje tip bordi etik, tek i cili nje administrator i larte i atij institucioni eshte i detyruar te jape llogari per disa veprime qe ben. Psh. nese ate e ka ftuar nje apo dy biznesmene per dreke, ai eshte i detyruar te shkoje tek ky bord e ta njoftoje se filan biznesmen e ka ftuar per dreke.

    Bordi do ta pyese (ose do te interesohet) nese ky biznesmen ka ndonje biznes qe lidhet me sektoret qe mbulon ai institucion dhe, nese rezulton se ai ka biznese te tilla, do t'i thote se nje dreke e tille nuk mund te hahet. Besoj se ky shembull flet vete per te treguar se sa ndjeshmeri ka bota per parane e vet publike.

    Besoj, gjithashtu, se kush ka pasur rastin te frekuentoje restorantet tona me luksoze e di prej kohesh se administratoret tane hane kryesisht (ne mos vetem) dreka e darka me persona, bizneset e te cileve varen kryesisht (ne mos vetem) nga sektori qe ata drejtojne.
    Nder akuzat e mia te kahereshme ndaj Rames ka qene edhe ajo e krijimit te lidhjeve te shkurtera pushtetar biznesmen, duke anashkaluar ligjin dhe institucionet.

    Problemi eshte se gjate periudhes socialiste ky u be modeli i menaxhimit te parase publike ne Shqiperi. Modeli Rama, pra, eshte modeli i nje politikani qe mbeshtetet nga grupe biznesi me te cilet krijon lidhje te shkurter qe anashkalojne sa institucionet shteterore aq edhe ato partiake dhe programet qe i kane lancuar.

    Ky model, ne thelb, punon kunder forcimit te institucioneve te shtetit formal e con ne struktura te pervertuara te shtetit, sepse, qe te funksionoje, ai kerkon qe gjithcka te vihet nen kontrollin e personit/personave qe kane krijuar lidhjen e shkurter e te heqe mundesine qe institucioni te kontrollohet me transparence dhe demokraci.

    Nuk eshte pra e rastit qe Rama eshte akuzuar vazhdimisht se ka eliminuar borde vendimarrese apo se ka shkapercyer tenderime apo qe ka dhunuar arbitrarisht kompetenca te te tjera institucioneve e se nuk lejon kontrolle ashtu sikurse nuk eshte e rastit qe lidhjet e tij me te ngushta njeheresh miqesore e tenderuese i ka me nje biznesmen si Kokedhima, edhe ky i akuzuar ne menyre te vazhdueshme per perfitime skandaloze ne kurriz te prones dhe te fondeve publike.

    Ashtu sikurse nuk eshte rastesi qe ka qene dhe mbetet politikani me i promovuar ne median e ketij, sepse, qe te funksionoje ky model kerkon sa shuarjen e zerave kritike qe mund te hedhin drite mbi demet e kesaj menyre te punuari aq edhe propagandimin e krijimin e kultit te politikanit qe i sherben biznesmenit/eve qe e mbeshtesin.

    Dyshja Rama Kokedhima eshte ajo me elokuentja per ilustrimin e ketij sistemi qe ka shkaktuar abuzime te pallogaritshme me fondet publike. Ne bote ky "model" "bashkepunimi" ka nje emer shume te thjeshte te formuluar ne Kodin Penal: bashkepunim ne krim.

    Tek ne, meqenese ky lloj bashkpunimi eshte menyra se si jane ndertuar marredheniet e politikes me biznesin, e quajne partneritet i shtetit me biznesin ne emer te mbarevajtjes dhe zhvillimit te ekonomise se tregut.


    Shenim i redaksise se "Koha Jone":


    Kjo interviste eshte marre nga gazeta e djeshme "Standard" me lejen e botuesve te gazetes, si dhe te vete publicistit Fatos Lubonja. Fakti qe ribotohet tregon vlerat e intervistes ku zoti Lubonja flet pas polemikave qe kane filluar nga ndonje pronar gazete, i cili ka edhe firma ndertimi per te marre tenderime nga shteti, pas miratimit ne Kuvend te Amendamentit Lesi.

    Amendamenti ne fjale per te ruajtur pavaresine ekonomike dhe politike te gazetave si dhe per te mos lejuar moden e viteve te fundit te krijimit te mediave vetem per te marre tendera miliona dollareshe perjashton me ligj pjesemarrjen e pronareve te mediave ne tenderat me fondet publike, si dhe ne privatizimet e ekonomise publike.

    Sqarojme se vetem pronari i gazetes "Shekulli", zoti Kokedhima, ka reaguar perdite ne gazeten e tij "Shekulli", pasi i prishen planet per te vazhduar qe te marre miliona dollare te tjera nga fondet e shtetit apo ekonomia publike. Zoti Kokedhima eshte shembulli tipik se si perdoret media per te marre tenderime nga fondet publike apo si me gazeten e tij fsheh cilesine e dobet te punimeve qe bejne firmat qe ka ne pronesi.

    Ligjvenesi per ta ruajtur konkurencen e barabarta ne media ka vendosur ta miratoje kete amendament qe ka terbuar pronarin e gazetes "Shekulli" per te cilin po pergatitet nga deputeti Lesi nje dosje e plote per dhjetra milione dollare qe ka marre nga fondet publike apo privatizimet absurde gjate viteve 1997 2005.


    Koha Jone



    PS Ndaj pjesa me e madhe e medias ne Shqiperi flet si e ema e Zeqos ne maje te thanes....................
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 28-05-2006 më 10:08
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #2

    Pronari I Gazetes “shekulli” Nga Viti 1997-2005 Merr Tendera Nga Buxheti I Shtetit.

    E Marte, 20 Qershor 2006



    Kokedhima, 9.4 miliarde leke vetem ne nje ministri.Pronari i gazetes “Shekulli” nga viti 1997 2005 merr tendera te majme nga buxheti i shtetit.Pritet raporti skandaloz nga ministria e Energjitikes, Ekonomise Publike si dhe nga Bashkia e Tiranes, ku vlerat e perfitimeve kolosale do te tmerrojne cdo shqiptar.

    Pronari i gazetes “Shekulli” e njekohesisht pronar i firmes se ndertimit “2K”, Koco Kokedhima, i cili udhehoqi zhurmen kunder Amendamentit Lesi, amendament qe perjashtonte pronaret e medias se shkruar e radiotelevizive nga konkurrimi ne tenderat me fondet publike, ka marre gjate periudhes 1998 2005 vetem nga ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit gjithsejt 9.4 miliarde leke te vjetra nga buxheti i shtetit. Gjithkush do te habitej me kete shume fantastike te dhene nga buxheti i shtetit kundrejt nje personi si Kokedhima, i cili thote se nuk e shfrytezon forcen e gazetes se tij per te marre keto shuma.

    Por pikerisht kete shfrytezim dhe konflikt te hapur interesi kerkon amendamenti ne fjale qe te ndaloje, duke bere qe mediat te mos krijohen vetem per te marre fonde tenderimesh nga shteti, por te ruajne misionin e tyre fisnik per te cilin jane krijuar; ate te informimit te publikut.

    Ne nje fare menyre media si pushtet i katert nuk mund te informoje apo edhe “kontrolloje” tre pushtetet e tjere te nje vendi, kur vete ka interesa disa miliona dollare per te marre ne forme tenderash apo privatizimesh absurde nga shteti.

    Nuk mundet qe nje gazete te kritikoje nje minister, nderkohe qe pronari i gazetes ka hyre ne tender tek kjo ministri ose e kunderta nese nuk e fiton tenderin atehere gazeta sulmon ministrin apo zyrtaret e tjere te cilet nuk ua dhane kete tender apo privatizim.

    Keshtu qe moda e viteve te fundit te qeverisjes socialiste krijoi media nga pronare te cilet fusnin pa dogane mallra si dhe ne shkembim te mbeshtetjes ne media u jepnin milionat nga buxheti i shtetit, buxhet qe krijohet nga taksat e cdo shqiptari.

    Nga te gjitha ministrite qe deputeti Lesi ka kerkuar te dhena te plota e te dokumentuara per pronarin e gazetes “Shekulli” zotin Kokedhima, ai ka marre pergjigje me shkrim vetem nga zoti Lulzim Basha minister i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, fakte te cilat u bene dje publike gjate seances parlamentare.

    Priten dokumenta te tjera dhe shuma te tjera nga ministrite e tjera, te cilat ne ditet ne vazhdim jane te detyruara t’i sjellin ne zyren e deputetit Lesi. Po keshtu ky person ka marre shuma te medha ne Bashkine e Tiranes, duke qene se me zotin Edi Rama jane miq.

    Pasi zoti Sokol Olldashi te kete sjelle me shkrim pergjigjet ndaj deputetit Lesi do te shikohen nga publiku shumat marramendese te cilat ka marre zoti Kokedhima, i cili thote se nuk ka shkelur ligjin. Madje ne nje emision televiziv kur akoma nuk kishte kaluar amendamenti Lesi ai shprehej se per Shqiperine e shkrinte gjithe pasurine e tij, por kur amendamenti Lesi u miratua qe heren e pare ne parlament ai ne televizionin e tij ne prani te disa deputeteve tha se “ ky vend eshte i mallkuar”.

    Dhe si per ironi te gjithe kesaj cka ndodhur ai ne nje radio te tij na jep nje emision “ Si te behesh milioner?” dhe u shpjegon shqiptareve se si ata mund te pasurohen duke ndjekur metoden Kokedhima.

    Pra shuma 9.4 miliarde leke e marre nga firmat e zotit Kokedhima vetem ne nje ministri, sic thone shkresat zyrtare, tregojne dhe hedhin dyshimin e madh se si shfrytezojne mediat disa pronare mediatike, te cilet nuk kane qellim informimin, por sakatimin e tregut te medias, duke futur konkurrencen e pabarabarte e te pandershme.

    Si te marresh ne nje ministri 9.4 miliard leke atehere pse te mos e hedhesh ne treg nje gazete nen kosto, duke konkurruar padrejtesisht mediat e tjera, te cilat jetojne fale shitjes dhe reklamave, sic veprohet gjithkund ne bote. Nese ne biznesmen kerkon te futet ne media eshte i lire, por duhet te deklaroje burimin e fitimit te parave qe fut ne media, taksat qe ka paguar dhe me pas eshte i lire te konkurroje.

    Nese ben nje media konkurruese atehere eshte aftesi e tij dhe te tjeret le te falimentojne bazuar ne rregullat e konkurrences, por jo nje pronar media merr miliarda nga buxheti i shtetit, kurse te tjeret jetojne nga biznesi i tyre privat. Ne media kane hyre edhe biznesmene te tjere, por qe kane bazuar punen e tyre e investimet ne media nga fitimet ne aktivitetin privat e duke rendur pas ministrave per te marre nga buxheti i shtetit.

    Rasti Kokedhima eshte nje alarm per Shtetin. Presidenti i Republikes, zoti Moisiu duhej te mbronte interesat e Shtetit dhe te qytetareve te vendit, pasi preken nga biznesmene te tille qe nje kembe e kane tek dera e zyrave te tenderimeve dhe tjetren tek redaksia e gazetes per te mbeshtetur ministrin ose sulmuar ate.

    Koha e Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    Mazhoranca “rrezon” Moisiun

    Amendamenti “Lesi” per mediat ka kaluar pa asnje ndryshim me 80 ‘pro’ dekretit te Moisiut. Presidenti e kishte kthyer ligjin si antikushtetues. Opozita ka nenvizuar se ndryshimet ne ligjin per median cenojne rende pavaresine e dy institucioneve qe rregullojne funksionimin e mediave ne Shqiperi

    Ergys GJENCAJ

    Braktisja e Kuvendit nga opozita, nuk ka penguar mazhorancen te rrezoje dekretin e Presidentit te Republikes per ligjin e mediave. 81 deputete kane qene prezente ne sallen e seancave plenare, kur eshte votuar dekreti presidencial. Me 80 vota ‘pro’ dhe kunder vetem ajo e Spartak Ngjeles, argumentet e kreut te shtetit se ligji eshte ne kundershtim me Kushtetuten, jane hedhur poshte. Presidenti ne mendimin e tij, shprehej se neni 7 i ligjit, ku thuhej se persona fizike e juridike qe kane aksione ne nje shoqeri radioje ose televizive, nuk u lejohet te marrin pjese ne prokurimet me fondet publike ose ne shoqerite me kapital shteteror, perben shkelje kushtetuese. Por mazhoranca tejet e motivuar per te mbajtur ne kembe ligjin e miratuar pak kohe me pare, vetem me votat e saj ka rrezuar pretendimet e Presidentit Alfred Mosiu.

    Gjate diskutimeve te gjata mbi dekretin, mazhoranca dhe opozita kane ruajtur qendrimet e tyre krejt te kunderta. Ne fakt, kthimi nga Presidenti fokusohej vetem ne te amendamentin “Lesi” dhe jo ne ligjet e tjere te ndryshuar, te cilet i kundershtonte opozita. Iniciuesi i amendamentit, deputeti Nikolle Lesi, ka mbajtur nje qendrim tejet kritik dhe agresiv ndaj kreut te shtetit. Sipas tij, Presidenti Alfred Moisiu “ne konflikt te hapur me Kushtetuten dhe i shtyre nga interesa ryshfeti te keshilltareve te tij juridike, ka kthyer kete ligj”. Lesi ka mbrojtur amendamentin e propozuar prej tij, duke theksuar se firma “2K” ka perfituar vetem nga Ministria e Puneve Publike dhe Transporteve, nje shume prej 9.3 miliarde lekesh. Lesi ka theksuar se amendamenti i tij eshte pranuar nga te gjithe deputetet socialiste. Debatet kane vazhduar. Opozita ka nenvizuar se ndryshimet ne ligjin per median cenojne rende pavaresine e dy institucioneve qe rregullojne funksionimin e mediave ne Shqiperi, Keshillit Kombetar te Radiotelevizioneve dhe Keshillit Drejtues te Radiotelevizionit Publik. Ne optiken e opozites, ligji ka si qellim kthimin e tyre nga institucione te balancuara politikisht, ne institucione njengjyreshe. Por pretendimet e opozites jane kundershtuar nga perfaqesues te mazhorances. Kryetari i grupit te PD-se, Bamir Topi, ka deklaruar se opozita ka gjetur nje pretekst dhe po e keqperdor. Sipas tij, mazhoranca eshte teresisht ne mbeshtetje te lirise se mediave dhe kapitalit.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    Opozita braktis Parlamentin per “Median”

    Socialistet, ashtu sikunder kishin paralajmeruar, kane braktisur sallen e seancave plenare, pasi moren pergjigjen negative nga mazhoranca se do te pranonin nje kompromis per rishikim te ligjit te mediave. Partia Socialiste ka deklaruar se kerkon rivleresim te ndryshimeve te propozuara nga qeveria ne ligjin per mediat, te miratuar me pare ne Kuvend, por te kthyer nga Presidenti i Republikes. Socialistet vleresojne se ligji nuk ben gje tjeter, vecse ve nen kontroll qeveritar te gjitha mediat, ne nje moment kur kerkohet me cdo kusht liria e tyre. Pas debateve te shumta ne seancen plenare, PS ka deklaruar se nuk do te marre pjese ne rrezimin qe do i behet dekretit te Presidentit nga votat e shumices se djathte. Kjo levizje politike e Majkos per braktisje te seances, eshte mbeshtetur edhe nga grupet e tjera parlamentare te opozites. PSD, LSI dhe PAD kane ndjekur koleget e tyre socialiste. Megjithe braktisjen e Kuvendit, mazhoranca rrezoi vetem me votat e saj dekretin e Presidentit te Republikes per ligjin e medias.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    Moisiu: Ligji, antikushtetues

    Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, ka kthyer ndryshimet ne ligjin per mediat, pasi ka verejtur se ne nje nen te tij ka shkelje te Kushtetutes. Ne arsyetimin e Presidences per kthimin e ligjit, thuhet se shkaku primar per kthimin e ligjit eshte i lidhur me vleresimin qe i ben Presidenti i Republikes nenit 7-te te ligjit, ne raport me Kushtetuten. “Sipas nenit 7-te te ketij ligji, personave fizike e juridike qe kane aksione ne nje shoqeri radioje ose televizive, nuk u lejohet te marrin pjese ne prokurimet me fondet publike ose shoqerive me kapital shteteror, si dhe nuk u lejohet te marrin pjese ne procesin e privatizimit te prones publike. Kjo dispozite ne gjykimin e Presidentit te Republikes, cenon disa te drejta themelore kushtetuese, per ushtrimin e lirise ekonomike, barazine e individit dhe garantimin e prones private, te parashikuara ne nenet 11-te, 18-te dhe 41 te Kushtetutes”, vleresohet ne argumentimin qe behet per kthimin nga kreu i shtetit te ketij ligji.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    Ngjela-Lesi, debat te forte per ligjin

    Deputeti Spartak Ngjela ka shkembyer replika te forta me mikun e tij, demokristianin Nikolle Lesi, ne lidhje me dekretin presidencial per ligjin e mediave. Dy deputetet nuk jane kursyer ne vleresimet per kete kthim, qe kreu i shtetit i beri ligjit te miratuar me pare ne Kuvend. Sipas Avokat Ngjeles, Presidenti ka bere shume mire qe ka rrezuar amendamentin e Lesit, pasi kjo vertet qe eshte shkelje e Kushtetutes. Ne argumentimin e tij, ish-deputeti demokrat thekson se nuk mundet te ndalohet investimi qe mund te bejne mediat, duke shtuar se nese rrezohet dekreti i Presidentit, nuk do te kete me mbrojtje te kapitalit te mediave. Ngjela ka theksuar se pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji, kater ose pese kanale televizive do te falimentojne. Por mbrojtja e Ngjeles ka acaruar propozuesin e amendamentit, i cili u be sebepi i kthimit te ligjit nga Presidenti. Lesi ka akuzuar Ngjelen, se keshtu po kthehet ne “avokat te krimit, avokat te mafies se mediave”. Madje, Lesi i ka kujtuar Ngjeles edhe prejardhjen e tij familjare. “Po te them zoti Ngjela, se nuk pata fatin qe te kem babane minister ne qeverine komuniste”, deklaroi Lesi. Deklarate e cila irritoi Ngjelen, i cili i kerkoi deputetit demokristian te ruhet kur replikon dhe te mos perdore ate lloj gjuhe. “Nuk mund te merresh ti me familjen time, se ka 70 vjet burg. Eshte nje familje e respektuar”, u hakerrua Ngjela. Gjate nje pushimi, replikat mes dy deputeteve kane vazhduar. Ngjela i eshte drejtuar Lesit, duke i thene se duhet te kete kujdes me gjuhen qe perdor. “Jo te gjitha qe te thote ai (kryeministri Berisha), duhet t’i zbatosh”, i tha Ngjela deputetit demokristian, Nikolle Lesi.

    E. GJ

  7. #7
    E Enjte, 22 Qershor 2006

    SHPERDORIME ME FIRME ZYRTARE I DETYRES SHTETERORE PER INTERESA PRIVATE

    Kontrata mes Edi Rames dhe Koco Kokedhimes Pasuria e disa brezave te sportit, gazeta "Sporti Shqiptar", i jepet pronarit te gazetes private "Shekulli".
    Shumekush ne Tirane shprehet se miqesia mes Edi Rames, kryetarit te bashkise se Tiranes dhe Koco Kokedhimes, pronarit te firmes "2K Group" e njekohesisht botues i gazetes "Shekulli", nuk eshte vetem miqesi kafenesh apo ideali, pasi per njeriun nuk ka ideal para lekut. Ne njefare menyre, Edi Rama duket si nje "ortak" tek Kokedhima ne kuptimin e numrit te tenderave nga fondet publike qe ky i fundit ka marre e po vazhdon te fitoje nga buxheti i Bashkise se Tiranes.

    Por per sasine qindra milionesh qe pronari i gazetes "Shekulli" ka marre nga parate e buxhetit te bashkise se Tiranes ne forme tenderimesh do te flasim ne nje moment tjeter, pasi dosja po mbushet perdite. Por sot do te flasim per nje kontrate te firmosur mes Edi Rames kur ishte minister Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe Kokedhimes te bere me date 23 mars 1999.

    Zoti Edi Rama i jep ne "pronesi" zotit Kokedhima gazeten me te vjeter sportive ne Shqiperi, gazeten "Sporti Shqiptar", e cila ishte prone e ministrise, pra prone shteterore. Kjo gazete eshte produkti me i mire qe ka nxjerre elita sportive dhe e gazetarise sportive ne keto dhjetra vite ne Shqiperi.

    Por ne kete vit, pra ne vitin 1999, sapo zoti Kokedhima nxirrte edhe nje gazete me emrin "Shekulli" dhe u gjend zoti Edi Rama, i cili me kete kontrate i dha atij gazeten sportive me pretekstin se "ka nje borxh prej 13 milione leke te vjetra dhe se ministria nuk kishte para per t'ia shlyer", nderkohe qe ish ministri Rama, asokohe harxhonte dhjetra milione leke kot se koti, edhe per ngjyrat e ministrise dhe nuk i jepte kesaj gazete te ministrise nje sasi lekesh.

    Me sa duket ky ishte nje pretekst per t'ia dhene gazeten mikut te tij Koco Kokedhima. Me shkresen zyrtare te ministrise se Kultures, Turizmit, Rinise dhe Sporteve te dates 13 qershor 2006, me numer protokolli 4528/1, sqarohet e verteta e kesaj marreveshje per gazeten me te vjeter sportive ne Shqiperi.

    Pra, preteksti qe Edi Rama ia kishte dhene zotit Kokedhima gazeten ne fjale se "ka 13 milione leke te vjetra borxh dhe se Koco do t'ia shlyente, prandaj gazeta kalon nga vartesia e ministrise se Kultures dhe Sporteve tek pronari i gazetes "Shekulli" dhe "botimet periodike Spekter" sha, tashme me kete shkrese te re te ministrise ne fjale rrezohet, pasi sekretarja e pergjithshme zonja Blegina Kodra raporton zyrtarisht se "Ne baze te raportit te Kontrollit te Larte te Shtetit rezultoi se "botimet periodike Spekter" sha nuk kishin derdhur detyrimin ne shumen e mesiperme (sipas nenit 3 te kontrates) dhe u la detyre arketimi i saj, ne te kundert kontrata duhej te zgjidhej.

    Ceshtja shkoi ne gjykate dhe nga MKRS ne date 19.12.2002 u ngrit kerkese padi kunder kesaj shoqerie me objekt "Shlyerjen e detyrimeve, kamat vonesat, si dhe zgjidhjen e kontrates se menaxhimit te dates 24.03.1999". Kjo ceshtje eshte pushuar per mungese se pales paditese perfaqesuar nga Avokatura e Shtetit" keshtu e mbyll shkresen e saj ministria e Kultures, Turizmit, Rinise dhe sporteve me date 13 qershor 2006.

    Sipas shkresave zyrtare vertetohet se Edi Rama nuk ia ka dhene gazeten e ministrise zotit Kokedhima qe ta nxirrte nga humbja dhe t'i paguante asaj shumen e borxhit prej 13 milione leke, pasi nuk e ka paguar as shumen ne fjale e as kamat vonesen, por per t'i dhene nje pasuri kombetare sportive e cila quhet "Sporti Shqiptar".

    Pas botimit keto dite nga "Koha Jone" te fakteve e dokumenteve ku Kokedhima ka marre ne vitin 1999 nje toke prej 20 mije e 711 metra katror vetem me 2 milione leke te vjetra ne Durres, pa llogoritur vleren e objekteve brenda ish ndermarrjes se Frigoriferit, apo shumen prej 9.4 miliarde lekesh te vjetra nga buxheti i shtetit vetem ne ministrine qe drejton sot zoti Lulzim Basha, pa harruar se nje superdosje po pergatitet per KESH, transformatore dhe tenderat ne bashkine e Tiranes duhet qe prokuroria e Tiranes te fillonte hapjen e dosjes penale per zyrtaret e shtetit qe kane shperdoruar detyren shteterore, kurse kryeministria duhet te rishikoje edhe disa procedura privatizimi per t'i rikthyer nga fillimi.

    Alban Mati

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ketu jane ne diskutim dy sisteme..

    njeri qe.. mbrohet nga pandush edvinat qe thote..

    miell uj sheqer benzin petroll tull e marmallate..e kafe e vere birre e bluxhinsa.. buke kolltuke krevat shpi e oriz speca e banane boj vaji e pllaka vëcesh.. peshk e shezlonga plazhi ti blec tek une hasani.. e po tek une hasani te blec dhe ato kutite me kanale televizive ..e po une hasani te thrras ke te dua ne ekran e ti botoje kujt dua une shkrimet ne gazete.. e tek un hasani i forte te lini ju ish pronaret trojet ne dore qe tu a bejme grataciela e ku ju te mirrni ndonje hyrje.. pra si perfundim un hasani te vendos se dhe ne parlament e qeveri do jene zagaret e mije.. pra shqiperia te jete nje hasania..

    e tjetri sistem qe thote se.. ujin te hasani ta bleni po dhe te hyseni po ashtu dhe shekerin e orizin.. ndac te hasani ndac tek ariani..e ne tv ndac dilni tek hasani ndac tek albani e benzin e e lavamane kini dhe te hyseni po dhe te kamberi e vangjeli.. krevat shet dhe hasani po dhe myfiti e shih se me lire i ka dalipi.. e po keshtu mund te thuash ate qe sta pelqen hasani tek tv e radio gazeta e elvisit ose zejnepit..

    etjetj..

    pra eshte fjala per ta thyer diktaturen staliniste qe ramiz nanosat e bene nga monopol te komitetit qendror ne monopol finance e ekonomije e politike.. ne nje grusht kanibalesh me armani ..

    te shohim e do i coj dot saliu ne rruge te mbare endrrat e votuesit 3 korrikas..

    mafia kanibale ka 9999999 marifete..vec tritolit me celular..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 01-07-2006 më 04:26

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    Kryetari socialist kërkoi dërgimin në Kushtetuese të ligjit të votuar në Kuvend
    Ligji i medias, PS s'mbledh dot firmat

    Deputetët e PS, pro amendamenteve të Lesit


    Darina Tanushi

    Partia Socialiste, ka përgatitur tashmë ankesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ligjin e medias, por ende nuk është plotësuar numri i deputetëve firmëtarë. Ka më se një javë që kërkesa pritet t'i drejtohet Gjykatës, por ajo nuk mund të quhet zyrtare pa marrë firmat e 35 deputetëve. Disa prej ligjvënësve socialistë, të njohur si oponentë të kryetarit socialist Edi Rama, që është edhe nismëtari i kësaj ankese, nuk kanë hedhur firmat, pasi mendojnë se pika të veçanta të ligjit të medias, siç është amendamenti Lesi, i cili ndalon botuesit e mediave elektronike të marrin pjesë në tendera publikë, po kundërshtohet nga PS-ja për interesa të lidhura me media të caktuara. Megjithatë, kërkesa për shfuqizimin si antikushtetues të ligjit të ndryshuar "Për radion dhe televizionin publik dhe privat, në Republikën e Shqipërisë", mendohet të firmoset edhe nga aleatët e PS-së, gjë që do të plotësojë firmat e duhura për në Gjykatën Kushtetuese.

    Argumentet
    Në kërkesën e hartuar nga PS-ja, kërkohet pezullimi i zbatimit të ligjit të medias, deri në dhënien e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ligji, pas kthimit të dekretit nga Presidenti dhe miratimit sërish nga Kuvendi, hyn në zbatim automatikisht. Socialistët mendojnë se ligji i ndryshuar "Për Radion dhe Televizionin Publik dhe Privat, në Republikën e Shqipërisë", bie ndesh me Kushtetutën e vendit në dy drejtime kryesore; së pari, ligji bie ndesh me parimin kushtetues të garantimit të lirisë së radiove dhe televizioneve, parim ky i parashikuar në nenin 22.2 të Kushtetutës. Së dyti; ligji nr 9531, shkel lirinë dhe të drejtat e individit, të parashikuara në Kushtetutë për ushtrimin e veprimtarisë ekonomike dhe të sipërmarrjes së lirë, konstatim ky i bërë edhe nga Presidenti i Republikës. Sipas PS-së, ligji është konceptuar dhe miratuar thjesht me qëllimin e qartë që qeveria dhe maxhoranca parlamentare, të ushtrojnë kontroll politik mbi veprimtarinë e medias së lirë elektronike.
    Socialistët thonë, se qëllimi i vetëm i maxhorancës është që të vërë nën kontroll politik KKRT-në dhe Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Publik. Sipas PS-së, ndërprerja e mandatit të anëtarëve aktualë të KKRT-së, në kundërshtim me ligjin, është haptazi në kundërshtim me parimin e njohur të së drejtës, atë të moscenimit pa shkak të një të drejte të fituar. Në këtë kërkesë, PS-ja argumenton se, "liria e veprimtarisë së medias elektronike në një shoqëri demokratike, që të jetë e garantuar, sipas nenit 22 të Kushtetutës dhe standardeve ndërkombëtare demokratike, duhet të ketë një KKRT të pavarur". Pavarësia e institucioneve publike, sigurohet vetëm me mekanizma ligjorë të bashkëpunimit politik dhe jo thjesht me jetëshkrime individësh, që përzgjidhen nga partia në pushtet e as me deklarata politike. Po kështu, kundërshton edhe faktin që në nenin 4, parashikohet që ish-deputetët, ish-ministrat dhe ish-kryetarët e njësive të qeverisjes vendore, të përjashtohen nga e drejta për t'u caktuar në detyrën e anëtarit të KKRT-së. PS-ja quan kufizim të të drejtave dhe lirive të njeriut nenin 7, ku thuhet që botuesit e mediave elektronike, nuk duhet të marrin pjesë në tendera publikë. Në këto kushte, PS-ja kërkon pas shumë argumentimeve që sjell, që Gjykata Kushtetuese ta deklarojë këtë ligj si të papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë. "Duke pasur parasysh se ligji tashmë quhet i miratuar, pas rrëzimit të dekretit të Presidentit për ushtrimin e të drejtës së vetos; duke pasur parasysh se nuk ka mjete të tjera kushtetuese për ndalimin e fillimit të menjëhershëm të pasojave që ky ligj shkakton, si dhe duke marrë parasysh faktin se pasojat e zbatimit të këtij ligji do të ishin të pakthyeshme në rast deklarimi të tij antikushtetues, mbështetur në nenin 45 të ligjit për Gjykatën Kushteutese, kërkojmë që deri në shqyrtimin përfundimtar të kësaj kërkese, të pezullohet zbatimi i tij", - thuhet në fund të kërkesës së socialistëve.

    GSH

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2006
    Postime
    48
    Sot lexova se ne Shqiperi do te ndalohet interneti
    e lexova ne nje forum

    http://www.vlora.it/reli/Koha_JonVsInternet.pdf

    Dini gje nese eshte e vertete...???

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 07/07/2006, ora

    Moisiu pret Shefer, s’thotë asnjë fjalë për progresin qeveritar në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit
    Përmendja e hapave pozitivë në drejtim të përmirësimit të imazhit të Shqipërisë është konsideruar i tepërt nga këshilltarët e Presidentit Moisisu gjatë takimit të tij me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s


    Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, priti dje pasdite në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë. E vecanta e takimit ka qenë se Presidenti Moisisu nuk ka përmendur për asnjë moment tëpaktën sipas njoftimit zyrytar të presidencës përpjekjet që po bëhen në vendin tonë në kudaër të luftës kundër krimit dhe trafiqeve duke i anashkaluar këto cështje mjaft të rëndësishme që lidhen me parimet dhe objektivat e kërkuara për cdo vend aspirant që kërkon antarësimin në NATO. Edhe pse fakti i anashkalimit nga Moisiu të arritjeve nuk është ndonjë problem për qevrinë e z Berisha apo edhe për mazhorancën ka të bëjë me vlerësimin e disa arritjeve pozitive që i shërbejnë imazhit të shteteit dhe shoqërisë shqiptare në prag të sfidave të mëdha. Por duket se kreu i shtetit ka qenë i pamundur apo edhe i lodhur për të përmendur gjëra të tilla që mbase janë detaje presidenciale për Moisisun për t’u përmendur në një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s. Megjithatë kreu i shtetit, ka vënë në dukje interesin dhe hapat e ndërrmara nga shteti shqiptar për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të integrimit euro-atlantik, nënvizoi se shkëmbimi i mendimeve në nivele të tilla të larta, është një inkurajim për vendin tonë në përpjekjet e tij të anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut, që shihet nga ne jo vetëm si një detyrë politike, por dhe një dëshirë e popullit shqiptar, e cila shprehet në kontributin real, që po jep Shqipëria për ruajtjen e paqes dhe demokracisë në rajon e më gjerë, duke qenë përkrah aleatëve të NATO-s në misionet e tyre. Duke vlerësuar lart rolin e NATO-së për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, sidomos për krijimin e kushteve për ngritjen e strukturave shtetërore demokratike në Kosovë, Presidenti Moisiu nënvizoi faktin se faktori shqiptar nga konsumues është kthyer në prodhues të sigurisë. Në këtë kontekst, kreu i shtetit theksoi se bashkëpunimi rajonal është në qendër të politikës sonë dhe konsiderohet si një ndër prioritetet për anëtarësimin e plotë të vendeve së rajonit të Ballkanit në këtë organizatë. Gjatë bisedës, Presidenti Moisiu vuri në dukje se vendi ynë pret që në Samitin e Rigës të marrë një sinjal të fuqishëm, i cili do ketë një domethënie pozitive për të ardhmen e vendit tonë në drejtim të integrimit në strukturat e NATO-s. Nga ana e tij, z. Shefer, shprehu mbështetjen e NATO-s për t’i ndihmuar dhe asistuar Shqipërisë në arritjen e objektivit të anëtarësimit të plotë në NATO, si dhe dëshirën që vendet e rajonit të marrin sinjalin e dëshiruar pozitiv nga Samiti i Rigës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së nënvizoi se anëtarësimi i këtyre vendeve Aleancën e Atlantikut të Veriut do të ishte një zgjidhje afatgjatë dhe një kontribut për sigurinë dhe paqen rajonale. Ai theksoi “ne jemi gati, kur ju të jeni gati”.

    Re. Po.

    55

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    OSCE welcomes establishment of media ethics council in Albania

    TIRANA/VIENNA, 28 September 2006 - The OSCE Representative on the Freedom of the Media, Miklos Haraszti, and the Head of the OSCE Presence in Albania, Ambassador Pavel Vacek, welcomed today the creation of the Albanian Council on Media Ethics.

    On 27 September, the Association of Professional Journalists, the Journalists' League, the Forum of Free Media, and the Union of Journalists signed an agreement to establish the Council and commit to respect a revised Code of Ethics.

    "Such instruments of self-regulation as press councils and codes of ethics are very well suited to increase professionalism in the media, while preserving editorial independence," said Miklos Haraszti.

    "As they are used by the media and in the interest of the media, their level of acceptance should be high. It is important to create these instruments of self-regulation with an inclusive approach. I am pleased to see this happen in Albania."

    The Council on Media Ethics will comprise seven recognized public figures and serve as an ethics coach and a non-official court on disputes between the public and media.

    Ambassador Pavel Vacek added: "The OSCE Presence supported this initiative of the media community from the very beginning. The Council is a very useful body that will help further develop the ethical and professional standards of the Albanian media. We will continue to work with the Council in the future."

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Liria e Medias, “Reporteret pa kufij” rendisin Shqiperine ne vendin e 80-te


    Nga D.B


    TIRANE (24 Tetor)-Liria e medias ne Shqiperi ka shenuar renie te ndjeshme kete vit krahasuar me vitin e kaluar. Te pakten ky eshte perfundimi i organizates “Reporteret pa Kufij” qe ka bere publike renditjen e shteteve sipas lirise qe gezon media ne to. Vendi yne ndodhet per vitin 2006 ne vendin e 80-te se bashku me Katarin, 18 vende me poshte se vitin e kaluar kur ishim te renditur ne numrin 62. Ne listen e reportereve pa kufi renditemi te fundit nga vendet perendimore. Vendet e tjera te rajonit jane te gjitha te renditura siper nesh, perfshi edhe Kosoven qe ze vendin e 70-te. Maqedonia dhe Serbia jane ne vendin e 45-te. Renditja e vendeve sipas lirise se shtypit kete vit shenoi renie te ndjeshme per shtetet e bashkuara dhe Rusine ku ndikoi shume edhe rasti i vrasjes se gazetares Ana Politkovskaja. Ne krye te listes renditen me pike te barabarta Finlanda, Islanda Irlanda dhe Hollanda.
    Nderkohe pas fundit te luftrave te Jugosllavise me nje permiresim te dukshem renditet edhe Bosnje-Hercegovina duke mundur te renditet kesisoj ne vendin e 19.

    (News24/BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #14
    Dy here e ke postua!

    Ndalu bre Llap, e ke marre me vrap, tash po flasim prap!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Dy here e ke postua!

    Ndalu bre Llap, e ke marre me vrap, tash po flasim prap!
    Po ku e kame postua o njeri dy here gjeje e mos ja fut kot.
    24 tetori 2006 eshte vetem sot
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Llapi

    TIRANE (24 Tetor)-Liria e medias ne Shqiperi ka shenuar renie te ndjeshme kete vit krahasuar me vitin e kaluar. .... Vendi yne ndodhet per vitin 2006 ne vendin e 80-te se bashku me Katarin, 18 vende me poshte se vitin e kaluar kur ishim te renditur ne numrin 62.

    (News24/BalkanWeb)

    Kto jane fakte dhe numra qe tregojne se dr. Sali Ram Berisha eshte i pandreqshem. Dikush nuk e kupton pse nuk ka liri por ja qe jemi nje vend siper Katarit. Kjo fillon qe nga ligji i medias deri te gazetat qe nuk jane te lira te shkruajne kunder qeverise, qe nga gazetaret qe nuk jane te lire se e paguajne me lloj lloj menyrash.

    Dihet po te ishin tre gazeta RD, Tema dhe 55 do ishim padyshim ne vendet e para. Kto gazeta lehin dit nate per Salin e Rames kuptohet qe marrin ene rryshfetet e qeverise per reklamat. Turp...turp....turp qe jemi 40 vende poshte Maqedonise dhe 1 vend siper Katarit.

  17. #17
    Per tu renditur krah Hollandes, Islandes, Finlandes e ShalHapLandes duhet ende pune.

    Me sa duket, ata reporteret pa kufij kane konstatuar se media Shqiptare nuk ka pasqyruar sa e si duhet prishjen e familjes Shqiptare, thellimin e emancipimit komunisto-neofrojdist te shoqerise Shqiptare, si dhe nuk ka rubrikuar mjaftueshem zyrtarizimin e bordellove, lezbizmit e homoseksualizmit.

    Perse mos me ia kalue Shkerdhatlandave? Mos u merakos bre Llap vagabond nyc se kshtu si po duken bythet (deshta me thane bathet), shpejt kena me ia mbrrite edhe asaj dite!

  18. #18
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Mendoj se kjo nuk eshte nje zgjidhje e pershtatshme dhe nuk mendoj se ky ligj do te kete jetegjatesi. Problemi i konfliktit te interesave nuk qendron vetem te mediat por dhe ne shume institucione te tjera te vendit. Dhe per kte gje nuk mendoj se per cdo institucion qe kercenohet nga konflikti i interesave duhet miratuar nga nje ligj i vecante. Ne Shqiperi eshte nje institucion i cili eshte Kontrolli i Larte i Shtetit i cili e ka te detyruar me ligj te kontrolloje Shtetin dhe Institucionet Shteterore e Kushtetuese. Por ky institucion nuk vepron sipas nje ligjit dhe kryetari i ketij institucioni eshte vegel ne duart e Shtetit. Une mendoj se nqs ketij institucioni do i jepej Autonomi e plote dhe kryetari i ketij institucioni te zgjidhej jo me shumicen e thjeshte te votave, por te zgidhej me shumice absolute ashtu sic zgjidhet dhe presidenti mendoj se do funksiononte mire dhe do ishte nje kontrollues shume i mire. Gjithashtu kjo nuk do te ishte zgjidhja perfundimtare, sepse nuk mjafton vetem identifikimi i abuzimeve, por keto abuzime duhet dhe te denohen me ligj, ne kete menyre lind nevoja qe te kemi nje Prokurori te pergjithshme jo te kontrolluar nga nje X parti politike, por nje Prokurori te Pergjithshme te pavarur qe te zbatoje me korrektesi ligjin e te denoje cdo abuzim ne konfliktin e interesave, korrupsionit apo cdo lloj tjeter.

    Ndoshta dola pak nga tema e mediave por solla nje vizion timin per keto probleme qe shtesojne Shqiperine prej gati 2 dekadash.

    Lukas
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Tema të Ngjashme

  1. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  2. Opozita e majtë, protesta në mbarë vendin
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 101
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 05:07
  3. Pushteti i katërt i mediave
    Nga Albo në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2004, 18:47
  4. PS rrezon serish dekretin e Moisiut
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-07-2004, 10:44
  5. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •