Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 44

Tema: Vegim mizor

  1. #1
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432

    Ja dhe nje prej meje se skur u be kohe e gjate...

    ...po mos me kritikoni shume, se prekem shpejt.

    DYRRAHU sentimental ........

    __________________________________________________ _

    Vegim mizor


    Mbi shtrat, te lodhur preha shpirtin
    e trupin plage nga therja e dites,
    shtroj'n e pergjumjes hodha persiper...
    por nuk mu binden per dreq qerpiket.

    Me syte e hapur e shqeva terrin
    e nates se zeze pis, si vdekja.
    N' at' terr te cjerre volla vec vrerin
    qe me vilte mundi dhe perpjekja.

    Piva gjithe driten pertej sketerres,
    packa se etjen s'e shova dot.
    Gjemat dhe brengat ja shkula zemres,
    dhe nga krijese, u bera zot.

    Veshtrimin ndala mbi boten time
    ku hodha hapin.. thashe fjalen e pare.
    Vargonjte e skamjes bera therrime,
    lotet e dhimbjes, margaritare.

    Merise, ligesise i hapa varre,
    njer'zve fodulle u theva heshtat.
    Nisa lundrimin ne det me vale;
    kur u bene dallge, u lemova kreshtat.

    Vrullin e ndala n'ate cope toke
    ku u perkunda me djep femije,
    ku fola, qesha e derdha lote
    nen perqafime dhembshurie.

    Me mall prape shkela ato rruge,
    e njoha pragun e nje shtepie...
    Etjen ma shoi atje karshi
    nje perrua i marre femijerie.

    Por nata e zeze per'sri pllakosi,
    gjithcka mbuloi ajo me terr.
    Driten me vdekje e varrosi
    dhe zemres time i hodhi vrer.

    Une, prape krijese... S'kisha ndryshuar.
    S'qe vec vegim, enderr lirie.
    Nga syt' e mi, rishtas verbuar
    rrodhi nje perrua femijerie.




    Tetor, 2002.
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
    unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!

  2. #2
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Per kete po me thoje mbreme? Per kete ia vlen mungesa e gjate. Shifemi vitin tjeter

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ketij i thone kompleksitet. Edhe keshtu, edhe ashtu, edhe tjeter ndonjehere...kenaqesi.


    p.s. ah cma more kalane nga brenda moj henrieta

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-09-2002
    Postime
    126
    ***
    ende s'me beson...?
    se jeta na lagu me lotin e brenges
    ende s'me beson...?
    se viti na solli gjalmin e shpreses
    ende s'me beson...?
    se muaji u shkurtua, i la netet menjane
    ende s'me beson...?
    kur diten e mbaj peng me emrin e femijerise
    ende s'me beson...?
    qe oret i perqafoj me duart e dashurise
    per ty?!
    ....kur lindi pabesia...si ...?pse...!
    Pse te kete lene gjurme tek ne?

  5. #5

    orionit

    wow c'ishte kjo surprise. nje talent me shume tek letersia lol.
    URIME ishte vertet poezi e bukur, shpresoj ta ndjekin te tjera

  6. #6
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    hemm...shume e bukur orion...urime
    LuM i RrEmByEr

  7. #7
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Rrofshi te gjithe sa malet per komplimentet.

    Shigji e di si esh puna. Une fare i ri s'jam te ky forum. Kam edhe nja dy pune te tjera, po jane harru komplet andej nga forumi i vjeter. Po do t'i gjej de do t'i sjell ketej. Shpresoj te me ndihmoje Fiori i cik.
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
    unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!

  8. #8
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Orioni, jo "te gjithe" po TE GJITHA, sepse ke veē admiratrica, te isha si ty do kurseja leke te bleja terren per "haremin" haha!
    Poezia eshte shume "e rregullt" kjo e ngurteson, ne te mungon pak spontaneitet, ajo qe tek fėmrat (poezite e tyre) gjendet me shumice sa qe kthehet ne kaēurrel. Sipas meje (pa qene kritik) duhet diēka ne mes rregullit dhe rremujes, per te pasur emocion.
    Sidoqofte ajo s'eshte keq, po as mire, mendimi im ky, mendim jospecialisti, keshtu qe s'duhet marre me serioz.

  9. #9
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Or(e)

    Po ty s'te rrihet pa e inkurajuar pak orionin? Thuji eshte e bukur, qe te harxhoje ndonje vit tjetr para se te na helmoje prape

  10. #10
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Ornamento mbase ke te drejte, gjithsesi une s'e shoh ngurtsi te qenurit besnik ndaj vargut me rime (te rregullt). Pastaj ajo nuk qendron per te gjitha poezite me rime. Nje krijim i imi mund ta humbe disi spontanitetin n.q.s. i nenshtrohet rimes, por jo pozite e Nolit apo te Kadarese, apo edhe te Agim Docit psh.
    Une per vete jam teper konservator ne kete aspekt, dhe per mua nje poezi pa rime (e parregullt) eshte thjesht nje krijim, dhe nuk ka te drejte te plote te quhet poezi.

    Lulke, se mos rrin neicik pa picku ti, se te hyp dalldia.
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
    unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!

  11. #11
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Poezi e bukur, pergezime.
    Mjafton te percosh ndjenje tek ai qe te lexon, qe poezia te quhet e bukur.
    Nuk besoj se ka njeri qe kjo poezia jote nuk i zgjon mallin e femijerise. (Per te gjitha ata tek te cilet femijeria ende nuk ka vdekur).
    Do kisha deshire te lexoja edhe te tjera nga ty.....
    Ji Vetvetja!

  12. #12
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Te tjera nga Orioni...

    BRENGA E NENES SHQIPERI...

    Ne vetmi po qaj e vuaj,
    Njesh me token, gjunjezuar,
    Katandisur per meshire...
    Ah fundshekull, qofsh mallkuar!

    Une, mbretereshe e Adriatikut,
    Une, tmerr perandorish,
    Une, moter perendish,
    Dallge betejash, vrull stuhish.

    Une, nene e rrepte burrash,
    Une, nene e rrepte bijsh,
    Bijsh qe dhane jeten per mua,
    Mbeten te rinj ne mes rinish.
    ..........
    Kur paskam qene kaq e bekuar,
    C'kam valle tani qe vec vajtoj?
    Pse Drini i Bardhe derdh gjak mbi mua?
    Pse bijte plaget nuk m'i mjekojne?

    Ku jeni bij? Pse me braktiset?
    Per tu shkolluar a pasuruar,
    Neper Evrope kriset e iket?
    Tamam tani me late te vuaj?

    Ku je Rini, te ardhte gjema?!
    Ku je Rini, me ke harruar?
    Thone se Rinia eshte gjaku i kombit,
    Por gjaku im paska shteruar...!

    Ejani bij, ju pret nje Nene!
    Kthehuni bij nga toke e huaj!
    Si nuk ju dhimbset ky dhe vaditur
    Me gjakun e eterve tuaj!

    E ne vertet doni te ikni,
    Udh'e mbare bij, por mos harroni:
    "Me mire shenjtore ne Ferrin tuaj,
    Se mekatare ne parajsen ku shkoni!"


    Nje frymezim i castit.

    Shume njerez e kerkojne
    dashurine, ate t'verteten.
    Kot e kane, harrojne se vdiq
    me Romeon dhe Zhulieten.


    UNE DHE KOHA.

    Rrugeve boshe te qytetit,
    nje plak ecte dalengadale.
    I kerrusur, me bastun ne dore,
    me vete nen ze sec thosh ca fjale...

    Me ngadale iu afrova.
    Lehte ne sup e preka me dore.
    Prita te kthehej nga une
    dhe i thashe: -Xhaxha, ke ore?

    Me peshoi mire me sy
    qe nga koka gjer te kembet
    dhe, si te zgjohej nga gjumi,
    hapi gojen, skermiti dhembet:

    -Djalo, une jam plak i motshem.
    Pa shih si me dridhet dora.
    S'te vjen keq te te pyes;
    pa me thuaj c'fare eshte ora?

    -Ora,-i thashe me dyjshim,
    -eshte mjeti qe mat kohen!
    Rrudhat mbi balle ju rralluan;
    syte e plakut sec u ngrohen:

    -Ne do te dish per kohen bir,
    mos eja te pyesesh mua.
    Per te pyet moshataret,
    shoket dhe shoqet e tua.

    Se, qe ta dish ti djalo,
    koha s'ecen me hapat e mi.
    Koha ecen me nje hap;
    ai hap quhet Rini!

    Ne pritsh te mesosh nga une per kohen
    s'do besh kurre prokopi.
    Djalo, mbaje vath ne vesh;
    Koha je ti!...


    p.s. Duke u marre me kerkime te ketij lloji sot vura re se forumit i mungojne shume emra (dhe pseudonime) duke filluar nga Majlinda, Heneza, Monata, Bledi Star, Anive etj...e keni pare ate emision tek VH1 - "Ku jane ata tani?" Merreni persiper dhe kerkoni se mund ti gjejme

  13. #13
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    ua un e mbaj mend kur eshte shkruar kjo UNE DHE KOHA.
    i sa nostalgjike qe ndihem tani qe po lexoj kete si dhe kujtoj ato firmat e vjetra.

    nga behet majlinda mor aman?
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  14. #14
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    he me ju se late nam! Fshini hundkat, si tha ai plaku i orionit? Tani nuk eshte me rini ai

  15. #15
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Kata, majlinden e rrembeva une, po s'me deshi per burre dhe e lashe te lire. Edhe ajo donte Orionin si te gjitha juve, ēfare ju ēmend more tek ai djale, se po behem xheloz hau! fola keq! qesh per pak tu thy komen.
    E kuptova ju gocat pipirocat keni nevoje per vella te vogel, i vogel, dikur, e kam pas lujt ket rol per bukuri, isha "vellai" nje alamet p..................i qe i kepuste ēunat si fiqt. Orion ti z'bertet qe ta bona sallate temen.
    Te urroj te krijosh sa me shume.

  16. #16
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    orion, hej!!!'
    Pozia e pare por qe e ke shkruar te fundit ...(ne tetor te 02)
    Eshte poezia me e bukur e shkullit, dyqind perqind me e bukura e forumit!
    Krejt shume poezi e krejt e bukur, pa e patur shume problem se eshte e vendosur ne rime apo jo.
    Ka me shume se emocionin, se dhembjen dhe se levizjen e koshes tende(duke ngacmuar moshat tona).
    Mua me beri xheloze dhe cudi qe shkruan kaq bukur.!!
    (e di ti jam xhelozee madhe une ...lol)
    URIMEEEEEEEEEEEEE.
    po mos harro se edhe ajo poezia qe me ke postuar ne nje nenpoezi timen dhe qe une kam qeshur per te vetmen here fort ne forum eshte fantastike.
    Macia duke te dashur fort!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  17. #17
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    mos theve gje koken ti?

    kotfare!
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  18. #18
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Postuar mė parė nga katana
    mos theve gje koken ti?

    kotfare!

    Hahaha, jo mer jahu, ktu jam.
    Falemnderit per urimet. Fioro je e modhe qe mi gjete ato vjershat e vjetra. Tu befte dita 1000, marrsh nga ditet tona. Vallahi, ta disha se paskam gith kto admirues ktu ke forumi vjershave, isha bo poet mer, lol.
    Mer me men, kur me thot dhe macja qe "esht poezia me e bukur e shekullit", me thoni i cik ju, si duhet me u ndi. Apo nuk te kam i cik pik te dobet un ty mace. O mace, e di si jam nga fytyra tashi... flake i kuq. Jo shume veta marin komplimente prej teje.
    Ju du fort t'gjithve pa perjashtim. Se mos harroj pa permen Kata-n, se vallahi s'ia fal vetes. Heeeeeec mo, po e fus edhe ornamentin.
    Qafshi mu, mos e zgjasni shum me kto komplimente se na boni me turp, edhe sikur s'm'ka lezet.
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
    unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!

  19. #19
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    tani u bere me letra ti.
    hahahahah

    nejse ajo pyetja
    "mos theve gje koken ti" qe per ornamentin. po varja e nxorra nje te pershendetur un. hihihi
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  20. #20
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Orioni poet. Kjo nuk po me besohet.

    Pasi te kane urruar gjithe ato koka te medha te poezise, me Macen ne krye, me erdhi dhe mua rradha per te thene dy fjale.

    Nuk te njihja per poet Orion dhe biles te kam tallur kur shikoj qe poston ndonje koment njehere ne muaj ne kategorine e letersise por tani qe lexova keto poezite e tua ngela goje hapur dhe te kerkoj te falur.

    Poet e kaluar poeti.
    Ne poezine e pare ke shkruajtur dicka qe une kam ndjere dhe kam dashur te shkruaj prej kohesh por me mungon talenti per te gjetur ato fjale magjike qe ti i ke lidhur aq bukur.

    Nuk e di si me ka shpetuar kjo poezi pa e lexuar ne forum por kam qene i zene keto dite. Edhe kur futem ne forum lexoj ndonje nga ato te Fiorit dhe me behet koka dhalle.....nuk lexoj dot te tjera.

    Suksese Orion. Shpresoj te lexoj te tjera. Me jep pershtypjen se je poet i rregullt dhe mezi po pres te hapesh thesaret dhe ti postosh ne "Vatren e Letersise" ato qe ke shkruar.

    ps: Shkrije njecike talentin qe te barazohet krijimtaria e meshkujve me ate te femrave. Deri tani jane ne fitim femrat me macen ne krye. Ja morren shpirtin Agimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 16-10-2002 mė 17:54
    Edi

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •