Xhamia dhe ndikimi i saj nė edukimin e brezave

nga Behaudin Gashi

Jemi nė shekullin e ri, nė shek. e 21-tė, ku retė e paqartėsisė mbulojnė trupin e planetit tė vjetėr, kur pėrjetohen “krizat e zhvillimit” tė paparė ndonjėherė, kur jo ēdokush merr mbi vete pėrgjegjėsinė e dėshmitarit tė sa e sa problemeve madhore qė kėrkojnė zgjidhje imediate.
--------------------------------------------------------------------------------

Problemet janė ato qė zbehin ngjyrat e jetės, qė hedhin benzinė nė zjarrin e vuajtjes, qė hapin plagė tė reja nė koren e sapombyllur tė atyre tė vjetra, qė ngrijnė buzėqeshjen e ēiltėr dhe thajnė lotėt nėpėr faqe.
Problemet janė ato qė gjenerojnė kriza, qė dekonspirojnė autoritete, qė thellojnė divergjencat midis gjithēkaje, qė hapin rrugėn drejt regreseve marramendėse.
Por problemet janė edhe ato qė, nėse tė ndriēon zemrėn imani, jo vetėm i zgjidh apo u jep pėrgjigje me sukses, por bėhen burime frymėzimi dhe akte tė denja vėrtetėsie njerėzore, bėhen flatra tė dashurisė dhe mėshirės qė rrethojnė ēdo vatėr.
Nejse, le ta lemė kėtė udhėtim paksa tė ngatėrruar dhe tė zbresim nė stacionin mė tė afėrt.
Vendi ynė, njė tėrėsi inteligjente - mjerisht jo kompakte - hera-herės tronditet nga lėkundjet sizmike qė godasin diku pėr inerci e diku jo, si shkak i atij tėrmeti tė madh ateist, qė shkatėrroi, mbi tė gjitha, shpirtin e shqiptarit…
Dhe tronditet toka, tronditet e bardha dhe e zeza, e mira dhe e keqja, tronditet ēdo qenie qė, mė sė pakti, i hap sytė nė mėngjes pėr tė parė lindjen e diellit.
Tronditen besimtarė e jobesimtarė, tronditet bota e besimit dhe bota e mohimit, tronditen objektet e kultit dhe ndėrtesa tė tjera, tronditet jeta nė pėrgjithėsi, tronditet gjithēka.
Pa dyshim ekziston njė lidhje organike midis tė gjithave, njė lidhje konkrete, e prekshme, e dukshme, e domosdoshme, qė nga njėra anė grish pėr reflektim dhe nga ana tjetėr e thellon akoma mė tepėr hendekun…
Dhe nė kėtė mori shfaqjesh makabre, ajo qė mė prek mė shumė, ėshtė momenti kur tronditet shtėpia e Zotit – xhamia, kur tronditet trualli i saj i bekuar, kur shpirtrat e vdekur pėr sė gjalli e nxisin apo e stisin kėtė nė njė formė apo njė tjetėr, fshehurazi apo haptas, thjesht nga mosbesimi apo nga dobėsia e besimit qė dėshton para interesit vulgar.
Si guxojnė dhe luajnė me mallin e Zotit, me mallin e pėrbashkėt tė shoqėrisė sė besimit dhe mė gjerė!? A nuk mjaftojnė argumentet e gjalla dhe drithėruese tė sė kaluarės pėr tė kuptuar se Feja ėshtė e shenjtė, se kush luan me tė luan me pėrjetėsinė e vet.
Loja e madhe, lojtarėt e mėdhenj, loja e vogėl, lojtarėt e vegjėl. Dhe ne bėjmė pjesė nė njėrėn prej tyre dhe kjo varet gjithsesi. Por, nė do tė fitojmė apo jo, kjo ėshtė ēėshtje tjetėr, ėshtė diēka qė duhet tė presė radhėn e kėrkuar. Thėnė mė qartė, nėse do tė bėhemi palė e Allahut (xh.sh.), do tė fitojmė, nė tė kundėrt, tė mjerėt ne.
Vorbullat e ndryshimeve pėr njė jetė mė tė mirė e mė tė bukur, mė tė pastėr dhe mė tė begatė, sjellin me vete dilema tė mėdha, dilema pėr zgjedhje dhe pėr zgjidhje.
Populli ynė, sa trim aq dhe i vuajtur, sa i varfėr aq dhe bujar, mbas gjithė asaj tė kaluare tė hidhur, duhet tė ketė gjithmonė parasysh e tė shndėrrojė nė bindje tė plotė dhe kėrkesė pėr zhvillim, mėsimin e madh se e vėrteta ngrihet veē mbi tė drejtėn dhe se e drejta tė udhėheq kur kuptohet pyetja e shtruar me ngurrim: “Pėrse na krijoi Allahu, pėrse na solli nė kėtė botė dhe ēfarė ėshtė urtėsia e kėsaj peripecie tė cilėn e pėrjetojmė?”
Allahu (xh.sh.) e krijoi njeriun me kureshtjen e mbjellė instiktivisht nė tė, qė nėpėrmjet saj t’i mėsojė fshehtėsitė e kėsaj bote dhe vetvetes e, nėpėrmjet vetvetes, tė njohė Krijuesin. Duke e njohur Krijuesin e tij tė lartė, do tė fillojė ta adhurojė e ta dojė Atė e, nė kėtė mėnyrė do t’i meritojė dashurinė dhe dhuratat e Tij.
Pėr kėtė Allahu (xh.sh.) edhe na krijoi, ta adhurojmė, tė na dojė dhe shpėrblejė. Por, Ai edhe na dėnon qė tė na bėjė tė vetėdijshėm dhe tė na zgjojė nga gjumi, duke dashur njėkohėsisht tė na aftėsojė pėr dashurinė dhe begatinė e Tij.
Njeriu ėshtė mbrujtur me dashuri,
pėr t’adhuruar Zotin ėshtė krijuar.
Mes krijesave, m’i larti ėshtė ai
dhe pėr dashuri ėshtė dėnuar!
Tė jesh njeri i vėrtetė, do tė thotė ta ndjesh se guri qė po vendos shėrben pėr tė ngritur atė ndėrtesė prej sė cilės do tė kenė dobi tė gjithė.
Dihet se njeriun nuk e bėjnė tė lumtur vetėm tė mirat materiale. Njė shtet mund tė ketė pėrgatitje cilėsore, shkolla, institucione tė tjera arsimore, dijetarė tė rrallė, mirėpo, nėse shtetasit e tij nuk janė tė pajisur me besim te Zoti dhe me moral e ndjenja tė pastra ndaj Atdheut, dihet se gjithēka ėshtė nė rrugėn e shkatėrrimit.
Tė mos harrojmė:
Progresi apo rrėnimi i njė kombi varet nga morali dhe ndėrgjegja, edukimi dhe shkollimi i rinisė sė tij. Kėshtu, ndėrsa kombet qė janė kujdesur pėr rininė i kanė tė hapura dyert e progresit, kombet qė neglizhojnė rininė, ėshtė e pamundur tė bėjnė qoftė edhe njė hap pėrpara.
Dihet se rinia ėshtė pasuria mė e madhe e njė populli. Ajo ėshtė gėzimi i sė kaluarės, shpresa e sė sotmes dhe e ardhmja e sė nesėrmes. Rinia ėshtė udhėheqja dhe paria, edukatore e popullit dhe pasqyra reale e tij, fuqia e ardhme shkencore, ekonomike dhe politike. Para zėrit tė saj, joshen tė gjithė.
Dhe qė tė kemi njė rini tė shėndoshė, duhet tė fillojmė punėn qysh nga fėmijėria, pra tė kujdesemi pėr mjedisin, rrethin dhe shoqėrinė ku formohen dhe edukohen tė rinjtė. Infektimi i trupit mund tė shėrohet, por ai i shpirtit shėrohet me shumė vėshtirėsi dhe tė mos harrojmė se rinia ėshtė shumė e ndjeshme, sidomos nė kėtė periudhė kohore tė tensionuar plot sfida tė ndryshme.
Sot, nė botėn e ankthit dhe tė pasigurisė, nė botėn e lakuriqėsisė nė emėr tė zhvillimit, nė botėn e vlerėsimit tė materies pėrmbi shpirtin, nė botėn e oshėtimave dhe zhurmave tė mėdha shurdhuese, kthimi te feja hyjnore, te Islami, ėshtė drita e vetme udhėrrėfyese drejt qiellit, drejt botės sė lumtur dhe tė amshuar, kthimi te xhamitė, te simbolet e Allahut nė tokė, ėshtė gjetja, ngritja dhe shpėtimi i sigurtė i vetvetes.
Xhamitė, kėto objekte jetėsore pėr shoqėrinė, bėjnė tė mundur qė njerėzit tė realizojnė nė mėnyrė tė pėrbashkėt detyrat qė i kėrkon prej tyre Feja, besimi dhe Atdheu. Dimensioni i tyre shpirtėror, i vė ato nė qendėr tė popullit musliman, veēanėrisht tė rinisė islame.
I riu apo e reja muslimane, sot, mė tepėr se kurrė, ka nevojė pėr xhamitė. Kjo nevojė e pastėr islame buron nga dėshira e thellė pėr besimin e pastėr, pėr thithjen e moraleve tė larta, pėr zbatimin e urdhrave tė dhuruara nga Islami, si dhe pėr drejtėsinė absolute qė pėrftohet nga adhurimi i sinqertė ndaj Zotit Fuqiplotė.
Dhe kjo nuk mund tė realizohet kurrsesi nė ndonjė vend tjetėr jashtė xhamisė. Ky ishte dhe shkaku i pėrpjekjeve vigane tė Pejgamberit tonė tė nderuar (a.s.), pėr tė ndėrtuar njė xhami madhėshtore nė Medine. Me anė tė kėsaj xhamie, ai i bashkoi njerėzit si njė trup i vetėm dhe i edukoi me moralin islam.
Nga rregullat e fesė Islame dhe edukatės qė ajo pėrcjell, ėshtė pėrhapja e dashurisė dhe harmonisė midis muslimanėve nė veēanti dhe krijesave nė pėrgjithėsi. Dhe nuk ndodh qė muslimanėt tė mblidhen nė xhami e kjo, mė e pakta pesė herė nė ditė, ku mos tė shfaqen nė tė njėjtin nivel nocioni i pozitės dhe i pasurisė, duke konkluduar qė shpirti i barazisė dhe i vėllazėrisė nuk mund tė arrihet thjesht me mjetet shprehėse…
Islami, me madhėshtinė e fesė hyjnore, e shpėrndan shpirtin e barazisė dhe tė drejtėsisė midis muslimanėve dhe krijesave nė tėrėsi nė fusha dhe gjendje tė ndryshme. Por nuk mund tė plotėsohet ky mision fisnik, nėse muslimanėt nuk takohen nė njėrėn prej shtėpive tė Zotit tė madhėruar, nė xhami, pėr ēdo ditė, duke u rreshtuar tė gjithė nė safe tė drejtė me njė qėllim tė pėrbashkėt: adhurimin e Alahut Njė, tė Vetėm.
Nga veēoritė e shoqėrisė islame ėshtė ndėrtimi i njeriut musliman dhe i familjes islame. Nga detyrat kryesore tė kėsaj familjeje ėshtė ngritja apo krijimi i brezave tė mirė, meshkuj apo femra, si dhe edukimi i tyre me besimin e patundur tek Zoti i madhėruar dhe vlerėn e ēerdhes familjare qė njeh pasardhėsit e vet, rrugėn qė duhet tė ndjekin nė jetė si dhe tė gjitha ato parime e vlera morale qė rregullojnė dhe japin suksesin nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr – Ahiret.
Dhe mbi tė gjitha kėto, ėshtė detyrė parėsore e familjes islame qė tė edukojė brezat me edukatėn hyjnore qė rrjedh prej librit tė Allahut tė madhėruar dhe rrugės sė Profetit (a.s.). Ajo qė dua tė theksoj, ėshtė fakti qė ky edukim nuk mund tė realizohet duke u shkėputur nga xhamia, sepse kjo e fundit, bėn edukimin paralel pozitiv tė shoqėrisė, duke mbjellur nė shpirtrat e njerėzve mirėsitė dhe cilėsitė e larta, aq tė kėrkuara nė ditėt e sotme.
Pėr kėtė shkak, lidhja qė ekziston midis xhamisė dhe familjes sė besimtarit, ėshtė njė lidhje e fortė dhe e sigurtė qė nuk lejon asnjėrėn prej tyre qė tė mos ketė nevojė pėr tjetrėn…
Nga shtėpia e muslimanit, pra nga familja islame, prodhohen ata breza pėr tė cilėt ajo kujdeset nė fėmijėrinė e tyre dhe mė pas i del detyra e nxitjes sė tyre pėr tė shkuar nė xhami, me qėllim qė tė formojnė personalitetin nė gjirin e kulluar tė shoqėrisė islame.
Dhe xhamia ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet baza kryesore ku krijohet personaliteti i besimtarit, ėshtė themeli i pathyeshėm ku mbėshtetet individi dhe shoqėria pėr tė gjitha kohėt:
• Pa xhaminė, nuk mund tė arrihet edukimi i plotė i njeriut nė besim, nė moral, nė shpirt dhe nė shoqėri;
• Pa xhaminė, nuk mund tė dėgjohet zėri i thirrjes madhėshtore Allahu - Ekber (Allahu ėshtė mė i madhi), zė i cili ngrihet nė qiellin e kėsaj bote dhe trondit ndjenjat e lėviz zemrat;
• Pa xhaminė, muslimani nuk mund tė marrė mesazhet qė pėrcjell hutbeja apo ligjėratat e ndryshme, me anė tė sė cilave ai rrit dhe forcon botėn e brendshme tė tij;
• Pa xhaminė, muslimani nuk mund tė mėsojė fenė e tij, hallallin dhe haramin, ligjet e jetės dhe tė zhvillimit shoqėror;
• Pa xhaminė, muslimani nuk mund tė mėsojė Kuranin - fjalėn e Zotit (xh.sh.);
• Pa xhaminė, muslimani nuk mund tė jetė i butė me muslimanėt e tjerė dhe me tė gjithė njerėzit nė pėrgjithėsi;
• Pa xhaminė, shpirti nuk mund tė aktivizohet nė dashuri, mėshirė dhe nė bashkėpunimin nė tė mira;
• Pa xhaminė, shpirti nuk mund tė gjejė vend ngushėllimi nėse preket nga fatkeqėsitė;
• Pa xhaminė, shpirti nuk mund tė gjejė vend paqeje, qetėsie dhe kurajoje pėr tė pėrballuar sfidat e jetės.
Pėr kėto shkaqe, xhamitė kanė nxjerrė breza tė pastėr, tė kthjellėt, tė dashur dhe paqtues, tė cilėt kanė qenė tė parėt qė kanė kontribouar nė zhvillimin e popujve tė tyre, duke u shndėrruar nė pishtarė udhėzues dhe shembuj tė lartė pėr t’u pasuar. Ata u bėnė argumente tė gjallė pėr ēdo fushė tė jetės, duke lumturuar jo vetėm kombet pėrkatės, por tė gjithė njerėzimin…
Lufta e ashpėr ndaj xhamive ka si qėllim final eleminimin e vetė Islamit dhe tė pasuesve tė tij. Janė pėrpjekur armiqtė e fesė me tė gjitha focat dhe mjetet ushtarake pėr ta shkatėrruar atė, por s’kanė mundur t’ia arrijnė qėllimit as edhe njė herė tė vetme. Edhe atėherė kur kanė menduar se kanė arritur fitore, shumė shpejt ėshtė kuptuar se feja islame, feja hyjnore, feja e pranuar tek Allahu i madhėruar, ėshtė forcuar akoma mė tepėr.
Le tė mos harrojmė…
“Allahu nuk e ndryshon gjendjen e njė populli, pėrderisa ata tė mos e ndryshojnė gjendjen e tyre”…
Dhe gjendja jonė duhet tė ndryshojė nga rrėnjėt, duhet tė jemi krejtėsisht tė qartė dhe tė bindur pėr detyrat tona ndaj xhamive, detyra qė mund tė pėrmblidhen shkurtimisht nė kėto pika:
1- T’i pėrmbahemi mesazhit tė xhamive, njė mesazh gjithpėrfshirės;
2- Tė jemi vigjilentė ndaj kurtheve tė armiqve kundrejt xhamive, duke i zbuluar ato, duke u mobilizuar totalisht pėr shkatėrrimin e tyre;
3- Tė pėrpiqemi seriozisht dhe maksimalisht, qė tė pėrhapim mesazhin e xhamive dhe t’i ndėrtojmė ato nė atė formė dhe nė ato vende qė dėshiron dhe na mėson Allahu (xh.sh.) dhe i Dėrguari i Tij, Muhamedi (a.s.) me moton: Ndėrtim dhe adhurim - mėsim dhe edukim dhe jo siē e shikojnė apo pėrpiqen ta trumbetojnė pabesimtarėt: formė dhe jo pėrmbajtje, d.m.th. jo diamant qė shkėlqen dhe tė ndriēon rrugėn me dritėn e tij, jo dritė qė udhėzon drejt fitores sė pėrjetshme…
4- Tė ndėrtojmė xhami nė ēdo fshat, qytet, fabrikė, repart ushtarak etj., xhami qė i pėrshtaten vendit dhe kohės, pėr t’i dhėnė mundėsi gjithkujt qė tė pėrfitojė prej mesazhit tė saj fisnik;
5- T’i kompletojmė xhamitė me personelin shėrbyes tė duhur, duke filluar nga imami, hatibi, muderr-rrisi (mėsuesi), muezini dhe kujdestari i saj. Ata duhen pėrzgjedhur nė mėnyrė tė tillė qė tė jenė mė tė sinqertėt dhe mė tė drejtėt nė punėn e tyre;
6- Tė ruajmė shenjtėrinė e xhamive duke mos ia lėnė ato amanet kurrkujt, pėrveēse njerėzve tė lartė dhe besnikė ndaj Islamit;
7- Tė mos lejojmė kurrsesi kthimin e tyre nė vende ku predikohet e kundėrta e asaj ēka mėson feja Islame.
Pėrfundimisht theksoj se xhamia ėshtė vendi mė i shenjtė dhe mė i nderuar mbi sipėrfaqen e tokės, nga se nė tė adhurohet Krijuesi i tė gjitha botėve, nė tė gjejnė prehje tė gjitha krijesat, engjėjt, njerėzit dhe xhindėt. Xhamia ėshtė vendi ku besimtari nė mėnyrė imediate ballafaqohet me mėshirėn e Krijuesit tė tij dhe pas kėsaj fiton tė drejtėn e vazhdueshmėrisė nė jetėn e pėrsosur dhe tė pastėr, duke bėrė lidhjen e botės sė tij fizike me atė shpirtėrore, duke u bėrė pararojė e tė gjithė atyre qė e vlerėsojnė Islamin ashtu sikurse ėshtė: rrugė e kompletuar e mėnyrės sė tė jetuarit tė vėrtetė, udhėrrėfyes i dėrguar nga Allahu (xh.sh.), Zoti i vetėm dhe Krijuesi i Gjithėsisė.
“Allahu ėshtė Drita e qiejve dhe e tokės…
(E ndezur ėshtė kjo Dritė) nė ndėrtesat qė Alahu ka urdhėruar tė ngrihen (tė pastrohen e tė nderohen); nė to emri i Tij ngrihet nė qiell me madhėshti nė mėngjes, pasdite dhe nė mbrėmje.
(E lartėsojnė Atė me madhėrim) burra tė cilėve as tregtia dhe as shitja nuk ua largon vėmendjen nga tė pėrkujtuarit Allahun (me zemėr e me gojė), as nga falja e rregullt e pėrcaktuar ditore sipas kohėve e as nga dhėnia e zekatit. Ata kanė frikė njė Ditė kur zemrat dhe sytė do tė rrotullohen e pėrmbysen (nga tmerri i ndėshkimit tė Ditės sė Llogarisė). Qė All-llahu tė mund t’i shpėrblejė ata sipas veprave tė tyre mė tė mira, bile edhe duke shtuar akoma mė tepėr pėr ta nga mirėsia e Tij. E Allahu i dhuron tė mira pakufi atij qė do Ai”. (Nur: 35-38)