E Premte, 26 Maj 2006


KUJTIMET E GAZETARIT SHQIPTAR FRANO CAKA, MBI UDHETIMIN E TIJ NE KOSOVE

Kujtimet e gazetarit shqiptar Frano Caka, mbi udhetimin e tij ne Kosove ne kulmin e marrdhenieve te acaruara Shqiperi Serbi. Ndjekja, gjyqi dhe pyetjet nga hetuesit serbe. Telefonata pershendetese e Nanos.

Nga Riza Lahi

"Ai qe dinte shqip, e dinte Tiranen ne pellembe te dores. Me pyeti se ne cilen shkolle te Tiranes jepja mesim dhe ne cilen lagje banoja. I thashe emrin e shkolles afer shtepise sime e se banoja, as te "Shallvaret", as te "Kinema 17 nentori", as te "Ali Demi", ku po me numuronte ai, por ne Kombinat.

Kur i thashe se isha shkodran, syte e tij u gjalleruan shume dhe u bene me te eger. Duke me pyetur per Shkodren, serbi qe dinte shqip, u acarua disa here, me bertiti, me shau "vagabond" dhe perplaste grushtet mbi tavoline i xhindosur"

"Ai C'fare thone ne Shkoder, qe ajo te bashkohet me Serbine?
Une Hera e pare qe po e degjoj.
Ai Vagabond!
Une Nuk ka se si te jem vagabond. Une kam kaq vjet arsimtar. Pastaj une nuk dua te te genjej.
Ai Me dy prill, eshte hedhur parulla "Duam bashkim me Serbine!" ... Atehere ... Kur u vrane ata te katert"


Viti 1992 nga redaksia ne Tirane, mes hetuesve te tmerrshem serbe

Frano Caka, njeri nga gazetaret e Tiranes me te mirinformuar per ceshtjen kosovare, vendosi t'i hyje nje aventure te futej gjysem ilegalisht ne Kosove, por perfundon ne organet e drejtesise serbe. Ishte viti 1992, kur marrdheniet shqiptaro serbe ishin acaruar
shume. Kryetari i Shqiperise Sali Berisha, kishte keshilluar NATO n qe t'i hynte Beogradit dhe ta bombardonte. Ishte pragu i mbylljes se ambasades se Milloshevicit ne Tirane.

Gjate manovrave me pasione adoleshenti per te siguruar vize, shkodrani Frano Caka kishte llogaritur edhe se e kish lene nje trashegimtar djalin 6 muajsh.
Dy hetues serbe e pyesin me imtesi per 2 prillin ne Shkoder.

Pse vendose te hyje ne Kosove ne maj 1992, sic me the dhe a pate peripeci me marre vizen?
Pas deklarates se presidentit shqiptar Sali Berisha qe NATO te bombardonte Beogradin, u fol se do te mbyllej per fare ambasada e unionit "Serbi Mali i Zi". Ne kete kontekst, personeli i ambasades jugosllave nxitoi per nje fushate dhenieje vizash.

Si te gjithe gazetaret e te gjithe shqiptaret, edhe une kisha nje pasion te jashtezakonshem per te pare Kosoven. Po te mos merrja vize kete radhe, kushedi se kur do ta shihja. Vizat jepeshin te henave dhe une jam sorollatur tri te hena. Ne perpjekjen e pare deshtova, pasi punonjesi serb Branko kerkoi te me provonte se sa serbisht flisja une. Shkova te henen tjeter, perseri jo.

Te henen e treta, me ndihmoi per vize nje tjeter punonjes qe ishte jo serb, si Branko, por malazez. Ai beri te mundur qe une te merrja shpejt e shpejt nje vize nje mujore dhe kur kolegu i tij strikt, nuk qe prezent. Ata momente derisa e mora me se fundi pasaporten me vize ne dore, kane qene te padurueshme.

Cuditem se si ta ka dhene vizen ai malazezi, duke qene gazetar. Pastaj, te kush do shkoje ne Kosove? Kishe te holla? Po leje, a te dhane ne redaksi? Nusja jote ishte dakord me kete trip adoleshent?

Ne radhe te pare nuk ishte nje "trip adoleshent", por nje pjese e pandare e profesionit te gazetarit. Gazetari, po nuk rrezikoi, nuk eshte gazetar. Gazetari eshte pikerisht nje funksionar i pazevendesueshem i njerezimit, sepse ai ngulmon drejt te vertetes, sado e thelle qe te jete ajo. Per me teper, ai nuk ka as arme e as fisheke. Te ne ne Shqiperi ka pase e ka shembuj te shkelqyer guximi te gazetareve. Une nuk bera ndonje trimeri kushedi se cfare.

E kujton, psh, qe nje gazetar nga Shkodra pat shkruar i pari per trafikun e karburantit nga Shqiperia per ne Mal te Zi ne kohen e krizes boshnjake, duke u denoncuar miliona e miliona dollare? Ka patur gazetare qe kane hyre fshehtazi ne dhoma izolimi apo ne burgje e kane marre informacione per publikun e i kane afishuar me guxim. Se dyti, ne pasaporte une kisha te shkruar se jam arsimtar e assesi gazetar. Kisha me vete gjithsej 100 marka.

Dhe ftesen e nje miku kosovar per te vizituar ate dhe Prishtinen; ftesen e kisha nga Ibrahim Osmani, por edhe shume te tjere qe i kisha takuar ne Tirane, apo njiheshim vetem prej telefonatave. Nusja ime, Miranda, sigurisht qe nuk donte qe une te shkoja, kurse, kryeredaktori im Perparim Xhixha, me dha leje jo me shume entuziazem. Gjithsesi, trashegimtarin e kisha Marinin tim 6 muajsh.


Perfundimisht, si te shkoi rruga?
U nisa pas dy javesh. Qe maj. Tirana qe mbushur plot me kosovare te cilet kishin ardhur per Bajram. Takova tre djem qe kishin ardhur me nje makine. Ishin dy vellezerit Nexhat e Niazi Daku; i treti prej tyre, Niazi Makolli e kishte burre motre Ibrahim Osmanin. Te entuziazmuar, djemte e shtyne udhetimin ate dite per Kosove ; me propozimin tim, shkuam ne Kruje. Ate nate ata fjeten te une dhe te vjehrri im Isidor Siliqi.


Ndonje pershtypje te vecante udhetimit drejt Prishtines?
Pasi udhetuam gati dy ore per Shkup, per ne Kosove, do te hynim nga Presheva. Ne ate kohe, Maqedonia sapo qe shkeputur paqesisht nga Serbia. Polici kufitar maqedon, duke kontrolluar bagazhet e makines sone me targen kosovare, pa zarzavate e ndonje ushqim tjeter per ne Kosove dhe tha: "Duhet te futni gjera te tjera ne makina ju kosovaret, jo speca e domate!".

Ndofta, vertete nuk ka qene provokim! Duke kaluar neper Presheve, me beri pershtypje tabela e nje rruge, ku shkruhej emri i Koci Xoxes, si edhe i nje shkolle te mesme, ku shkruhej emri i Naim Frasherit. Te tre Kosovaret m'u luten shume qe te rrija ne Gjilan 2 3 dite, pastaj te shkoja ne Prishtine, dhe ashtu bera.


E dinin ata se nuk ishte mesues por gazetar; madje i "Zerit te Popullit?
Patjeter qe u kisha thene, ndaj edhe ata m'u luten aq shume. Jetush Daku ishte nje shqiptar qe banonte ne nje lagje serbesh. Atje vendosen qe te benin nje takim me "gazetarin qi ka ardhe prej Tiranes". Ishin te bindur se nuk do te binin ne sy te policise sekrete serbe.

Sidomos qene te mobilizuar te gjithe te me ruanin mua. Ate nate ne shtepine e Jetushit qene mbi 40 vete miq te tij. Te gjith ne nje dhome. Te gjith ulur perdhe neper shilte ose qylym; vetem une i vetem maje minderit. Te kembet e mia rrinte i zoti i shtepise, Jetushi, I cili vuri "veton" me te qeshur se, te drejten per te pyetur i pari do ta kishte ai. Deri ne pese te mengjesit kemi vazhduar ashtu, pyetje pergjigje.


A te kujtohet ndonje pyetje e vecante, jashte perfytyrimit tend?
Po. Per shembull:" Pse neper shkolla keni bere rusisht e jo anglisht?", "Pse ne kufirin tuaj sherbejne ushtare myzeqare?", "Pse te tera rremujat ne Shqiperi i bejne socialistet?. Nuk them per ty e as per gazeten tende, si ti kenke burr i mire fort, por socialistat?". Mos kujto se Jetushi ishte burr naiv ai qe ma beri pyetjen e rremujave.

Jetushi ishte kryetar i sindikates se fabrikes se tullave ne Gjilan. Ne duart e tija mblidheshin nje pjese e ndihmave qe dergonin ne Kosove emigrantet. Ndihma jo per familjet, por perkomunitetin lokal. Ishte e paperfytyrueshme permua.ai, me stafin e vet, I ndante ndihmat me fanatizem dhe me ndershmeri radkale.

Cuditerisht ishte aq I paqarte se cfar ndodhte ne te vertete ne politiken shqiptare. Ne krye te tri diteve me nisen per Prishtine e kishin njoftuar me telefon Ibrahimin dhe ai I ngacmonte djemte qe te me dergonin te ai nje ore e me pare.


Vertete kaq me padurim po te priste ky kosovari me emrin Ibrahim, qe ti e kishe takuar ne Shqiperi e mbase e kishe ndihmuar?
Me ka pritur me shpirt. Me perzemersi te madhe e ndershmerisht, duke marre edhe nje rrisk mbi vete. Une isha gazetar dhe isha paraqitur ne pasaporte me profesion tjeter. Per me teper, identitetin tim e dinin shume veta tanime. Ibrahimi ishte groissist, mjaft i pasur, banonte ne lagjen "Kodra e Trimave", mes nje deti me komshinj te varfer dhe kishte tete femije e nusen Hyrie.

Kishte nje pallat tre katesh. Ibrahimi financonte partine e "Unitetit kombetar" te Kosoves, qe kryesohej nga ish i burgosuri per 27 vjet Halil Alidemaj, qe ka vdekur ne Tirane. Nga Ibrahimi u largova, kur te nesermen ai do te ikte larg per ceshtje tregetie. U vendosa ne shtepine e Musa Limanit nga Presheva, dr.prof. i ekonomise, ish dekan i fakultetit ekonomik dhe drejtor i Institutit te Ekonomise. Musai ishte kryetar i LDK per lagjen "Ulpiane" dhe kishte komshi Agim Vincen, qe e kisha takuar ne Tirane. Ai beri te mundur te me takonte me kryetarin e LDK, Ibrahim Rugoven ...


Si, jeni takuar me te ndjerin Rugova? Dicka rreth atij takimi, te lutem?
Me priti ne zyren e tij, ne prezencen e Musait; ne nje dhome te mobiluar thjesht, ku binte ne sy nje tavoline e gjate dhe qe nga tavani deri ne dysheme nje portret i Papes se Romes. Me beri shume pyetje rreth gjendjes ne Shqiperi. Qe shume korrekt. Ishte dite e shtune. Te marten, me 24 maj, behej mbledhja e shenuar e konstituimit te Parlamentit te Republikes se Kosoves.

Ate dite, me tha Rugova, do te ta jap intervisten qe po me kerkon. Nderkohe, ne zyre, hyne dy lider shqiptare nga Maqedonia. Me prezantoi me ta keshtu: "Nje gazetar nga Tirana". Pas rreth 40 minutash, me prine per nje kafe ne kafenene e LDK se, ngjitur me zyren. Atje ndodheshin edhe Anton Kola, Fehmi Agani (me te cilin u beme miq) e Hydajet Hyseni. "Na e bej nje kronike per te marten", me tha Ibrahim Rugova. Qe te gjithe me ftuan nder shtepite e tyre ate nate, por une shkova te Musa Limani, qe kembengulte "Vetem te une, kerkund tjeter".


A kishe kontakte me redaksine tende? A nuk nisje informacione qe atje? E shihje TVSH atje?
Jo, asnje lidhje. Ishte e pamundur te lidheshe edhe telefonikisht me Shqiperine. Nga cdo zyre telefonike e Prishtines mund te lidheshe me secilin vend te botes, por thuajse e pamundur lidhja me Shqiperine. Ne telefon kisha arritur megjithate, te flisja nje here me shtepine.

Kisha folur me time shoqe dhe me aq kohe sa kisha patur mundesi te flisja me te, i kisha dhene edhe nje faqe shenime per gazeten time, patjeter pa emrin tim. Shenimet i mbaja ne flete te vogla shume, qe i fusja poshte corapeve. Situata ishte e tensionuar. Fytyren e vertete te tmerrit ku jetonte Kosove, e pashe ate nate. Ne shtepine e Musa Limanit ku mberita ne oren 22.

Asnje stacion televiziv nuk kapte televizori, perpos vetem Beogradit. TV Prishtina jepte 10 minuta program shqip lajme te pergatitura nga TANJUG dhe te lexuara nga nje vrakacore ikur nga Shqiperia pas vitit 1991 qe i therrisnin Nexhmie "Spikerica", e cila i perkthente vete lajmet. Njerezit ishin te gjithe te zymte dhe flisnin vesh me vesh. Policet kontrollonin ngado.

Qe Kosova ishte krejtesisht nje vend i pushtuar, e pashe me sy ne oren 1 pas mesnate, ne dhomen e Musa Limanit, ku nuk po me zinte qe nuk po me zinte gjumi dhe po gdhinte 24 maji, dita e konstitutiimit te Rep. Kosoves. Ndersa me silleshin ne mendje gjithfare perfytyrimesh, kur ... nje zhurme shungulluese ... Brofa nga krevati te dritarja, kur, c'te shikoj? Nje autokolone tankesh po hynte neper bulevardin e kryeqytetit kosovar.


Tanke ne mesnate neper kryeqytet?
Pikerisht. Ne mengjes, Musai me tregoi me shenje nje ndertese. Atje ishte medreseja e njohur e Prishtines. Atje do te behej mbledhja e shenuar. "Shikoji ushtaret serbe se si i ka zene gjumi neper shkallet e te hyrja e medresese. Ata kane udhetuar tere naten mbreme. "Ti mos dil sot neper Prishtine", me tha Musai...

Me vone mora vesh qe mbledhja per konstitutimin e Parlamentit te Republikes se Kosoves, vertet nuk qe bere ne medresene e rrethuar me tanke, por ama qe bere. Qe bere ne ilegalitet nga patriotet trima kosvare te udhehequr nga Ibrahim Rugova. Qe bere maleve, diku, tej, mos gaboj, nga Kacaniku...

Gjate atyre diteve ne Prishtine, me kujtohet nje djale i vogel qe na erdh ne shtepi duke qare e i lutej te zotit te shtepise qe te shkonim ne shtepine e tij te takonim gjyshin i cili po vdiste dhe donte te shikonte para vdekjes patjeter nje shqiptar nga Shqiperia, pasi nuk kishte pare asnjehere tash 50 vite..


Njimend. Po ata kusherinjte tuaj prej nga ke origjinen, i takove?
Ne Prishtine u ndame nga Musai dhe shkova serish te Daket, ata dy vellezerit. Ata gjeten nje mik besnik, nje djale qe pastaj e kam takuar ne Tirane me shtate plage ne trup, te marra ne lufte me serbet qenga radhet e UCK Sadri Balijaj, shofer zhavorri. Me te shkuam ne Ferizaj.

Atje pyeta gjithandej por, pervec familjes me origjine shkodrane, Andrea Shahini, nuk gjeta asnje prej ilakave me mbiemrin Caka. Ishte pak deshperuese, gjithsesi. Andrea Shahini nisi te qante kur me takoi. Me Sadri Balijajn u kthyem ne Gjilan. Ne te hyre te Gjilanit, na ndali nje polic. "Ti nuk e ke ne pasaporte vulen e hyrjes ne Maqedoni. Ec e merre na polici!", tha ai e u largua pa kthyer koken. Ketu nisi pjesa me e veshtire e aventures sime.


Ne te vertete, ti kishe ndonje shkelje ne pasaporte? Si ishe me afatin e qendrimit? A kishe nje muaj gjithsej?
Nuk e di ne kisha thyerje apo jo. Une ua kisha dorezuar pasaporten kur kisha hyre ne Maqedoni dhe ata ma kishin kthyer e me kishin lejuar te hyja. Kaq ishte. Me kishin mbetur shume pak dite. Nderkohe, megjithse dy dite panderprere shkoja ne stacionin e policise i shoqeruar nga miqte e mi besnike Nexhat dhe Niazi Daku ata dy kosovaret qe kisha njohur rastesisht ne Tirane diten e Bajramit e me te cilet kisha udhetuar per Kosovo policet me sorollatnin..

Me thane se ishte pergatitur per mua nje proces gjyqesor, nga gjykata lokale e Gjilanit. Une kisha shkelur ligjet e vendit, duke qarkulluar me nje pasaporte qe duhej ta kishte vulosur stacioni kufitar i Maqeonise. Gjyqi u be thuajse me dyer te mbyllura. Vellezerit Daku harxhuan shume para nen dore qe une te dilja pa burg, por me nje gjobe te madhe te cilen e paguan ata dhe nuk me treguan asnjehere se sa kishte qene ajo shume. Ata kishin paguar nen dore edhe prokurorin.

Avokati qe me kishin gjetur, gjithashtu ai edhe perkthyesi im, Bajram Kadria, vellai i Sabri Kadrise, profesor i ekonomise, me peshperiti qe te mos zoritesha, sepse i kishin marre masat e ruyshfetit per prokurorin. Bajrami me tha, gjithashtu, qe te mos njoftonim ambasaden tone ne Beograd, qe gjyqi te mbaronte pa buje. Askush nuk duhej ta merrte vesh se isha gazetar, nga te cilet perfaqesuesit e klikes se Milloshevicit kishin alergji dhe tmerr.


Pse nuk u nise sapo te dhane pasaporten fill pas gjyqit?
Po jo, more, sa mbaroi gjyqi, me theriten "lart". Ishte rreth ores 12 e drekes, ndersa gjyqi qe bere paradreke. Jashte ne koridor priste Niaziu, kurse Nexhati, qe kish qene dikur polic dhe kishte frike nga nje hakmarrje "padashur" prej ish kolegeve, priste ne rruge. Une, pra, hyra ne zyren e shefit, i cili do te me jepte pasaporten.

Ai me pyeti: "Tani qe u sqarua gjithcka, a don te rrish edhe disa dite te tjera ne Kosove?".


Kur une iu pergjigja me miresi qe, e pse jo, ai, nje t'i telefonuar dikujt, kur erdhen e me moren e me futen ne nje zyre tjeter. Atje ishin dy hetues. Hetuesit serbe jane te tmerrshem. Njeri nga ata dinte shqipen kosovare perfekt, tjetri fare pak apo aspak. Pese ore me mbajten ne pyetje hetuesit e stacionit te Gjilanit. Ate nate, ne oren 12 mbaronte afati i qendrimit tim ne Kosoven e pushtuar. Ata pese ore, cudi qe nuk me ka rene te fiket. Kisha edhe nje dhimbje te tmerreshme stomaku.


C'te pyeten?
Ai qe dinte shqip, e dinte Tiranen ne pellembe te dores. Me pyeti se ne cilen shkolle te Tiranes jepja mesim dhe ne cilen lagje banoja. I thashe emrin e shkolles afer shtepise sime e se banoja, as te "Shallvaret", as te "Kinema 17 nentori", as te "Ali Demi", ku po me numuronte ai, por ne Kombinat. Kur i thashe se isha shkodran, syte e tij u gjalleruan shume dhe u bene me te eger. Duke me pyetur per Shkodren, serbi qe dinte shqip, u acarua disa here, me bertiti, me shau "vagabond" dhe perplaste grushtet mbi tavoline i xhindosur.


A pate frike se mos te te rrihte?
E kisha marre parasysh. Sa miq te mi kosovare ishin rrahur, burgosur apo vrare. Gjithsesi, ia kisha friken ndonje grushti te papritur dhe po e prisja. Por, ne te vertete, nuk me rrahen e as me torturuan. Te dy vellezerit qe me prisnin jashte u habiten shume kur ua thashe kete. Ata me treguan se nuk ka njeri me gjak shqiptari qe ta kene marre ne pyetje hetuesit serbe e te mos e kene rrahur apo torturuar ne menyre shtazarake.

Me pershkruaj ndonje skene gjate ketyre pyetjeve
Ai C'far thone ne Shkoder, qe ajo te bashkohet me Serbine?
Une Hera e pare qe po e degjoj.
Ai Vagabond!
Une Nuk ka se si te jem vagabond. Une kam kaq vjet arsimtar. Pastaj une nuk dua te te genjej.

Ai Me dy prill, eshte hedhur parulla "Duam bashkim me Serbine!" ... Atehere ... Kur u vrane ata te katert.
Une Or Zotni! Myslimanet e Shkodres, qe perbejne 70 perqind, e kane mendjen te vendet myslimane. Katoliket gjithe diten radion te Vatikani. 10 perqind e shkodraneve jane ortodokse, nje pjese e madhe nga te cilet ateiste e ca te tjere kane qene te lidhur me Enver Hoxhen. Nuk ka asnje force madhore qe te doje te bashkohet Shkodra me Serbine. Eshte jashte perfytyrimit. Edhe dicka tjeter. Shkodranet jane kapadainjte me te medhej ne Shqiperi. Ata as qe perfytyrohet qe te kerkojne te sundohen nga te huajt. Ata pretendojne qytetin e tyre si vendi me i qyteteruar i Ballkanit.

Ai Vagabond! (Si godet tavolinen me grusht, me grusht ngritur vjen prane meje dhe ma tund para surratit)...
Une Neqoftese kane qene 10 15 vete qe kane bertitur si thon ju, mundet, por ata kurre nuk mund te perfaqesojne 200 mije shkodranet.
(Hetuesi tjeter e terhoqi perkrahu, sec i tha ne vesh dhe une shpetova nga grushti. Lavdi Zotit, asnjeri prej tyre nuk permendi "gazetarine", se kushedi se cfare do te kishin bere ata me mua.)

Para se te me jepnin pasaporten me thane se, po me gjeti ora 12 e nates ne territorin e shtetit te tyre, kisha nje muaj burg. Ata me propozuan te me nisnin me mjetet e tyre nga Prizreni ne Qafe Morine e Kukes, por une refuzova. Kisha seriozisht friken se mos ata do te me organizonin vrasje pas shpine. Ishte ora 17. Jashte me moren te dy vellezerit dhe thuajse fshehur, me gjeten nje shofer i cili me nisi ne Shqiperi nga kisha ardhur; nga Shkupi.

Gjithsesi, paska qene shofer trim.
Po. Quhej Avni Kovaci; me mori per Shkup bashke me te shoqen dhe te bijen.


A ju ndodhi gje rruges?
Asgje me rrezik. Vetem benim muhabet. Avniu pyet, e une pergjigju. Edhe nusja e tij me beri nje pyetje. Vetem nje. Pyetjen me te cuditshme qe me bene tere ato tri jave te paharruara te jetes sime. Ajo me pyeti: "A eshte e vertete qe, kur kooperativistet tuaj shkonin e ktheheshin nga puna, qe nga shtepia e deri te vendi i punes, e kishin rrugen e rrethuar nga te dyja anet me ushtare e police me automatiket gati?"


Kur erdhe ne Shqiperi, me siguri qe ke bere namin, apo jo? Si kane qene reagimet?
(Qesh) Natyrisht shoket e redaksise ... me pershendetnin e benin shaka sikur te isha hero. Nisa te shkruaj disa artikuj per cfare kisha pare, kur nje nate, nje telefonate anonime ne shtepi, me stepi dhe me deshperoi. Me tha: "Na cave b ... me Kosoven". Kur, pas tre kater ditesh, mos gaboj, me ka telefonuar Fatos Nano e me ka kerkuar qe po te kisha une kohe, te pinim nje kafe bashke, pasi m'i kishte lexuar qe te gjitha shkrimet e botuara per Kosoven e donte qe te kuvendonim rreth kesaj teme ... U gezova, sigurisht.

Te nesermen me ka therritur ne zyre kryeredaktori Perparim Xhixha e me ka thene qe ka telefonata te panumerta per shkrimet rreth cfare kisha pare ne Kosove dhe une vazhdova serish. Kam botuar plot 24 shkrime. Kam pase telefonata edhe nga jashte. Kujtoj edhe nje telefonate nga i ndjeri Agim Ramadani, inxhinier, piktor, poet dhe kryetrim mbi kryetrimat. Me pseudonim eshte botuar edhe nje artikull ne nje gazete.

Nga stili une e dallova se i kujt ishte. Ai shkruante se une isha agjent serb, ndryshe, nuk mund te kisha shetitur ashtu aq lirisht neper Kosove e te kisha pare aq shume gjera aje. Iu pergjigja duke i thene qe te vije te me takoje. Do t'ia jap te gjitha adresat e njerezve qe me kane shoqeruar mua. Le te takoje ata, po qe se vendos te vizitoje Kosoven dhe asnje gjemb nuk ka per t'i hyre sepse ata do ta mbrojne me shpirt.

Edhe per keto shenime ke shkruar ne gazeten tende?
Jo! Per gjyqin dhe hetuesine ne Kosoven e vitit 1992, eshte hera e pare qe po rrefehem.

koha jone