Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Krimet e Rënda: Miliona USD drogë u investuan në Shqipëri

    Prokuroria e Krimeve të Rënda fillon verifikimin e pasurive të Ilir Koçiajt dhe miqve të tij në hipotekat e disa qyteteve

    Krimet e Rënda: Miliona USD drogë u investuan në Shqipëri

    Ened Janina

    TIRANË- Prokuroria për Krimet e Rënda fillon verifikimet në të gjitha hipotekat e vendit, për të gjetur prona të mundshme të shtatë të arrestuarve të dy ditëve, më parë në kuadrin e operacionit “Poter Al”. Organi i akuzës ka mbledhur pjesën më të madhe të provave në lidhje me veprimtarinë e kësaj organizate dhe tashmë e ka zhvendosur hetimin e saj në një tjetër plan. Duke vepruar në bazë të paketës së re “Antimafia”, hetuesit janë duke verifikuar të gjitha pronat e organizatës. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se pronat e anëtarëve të saj janë kryesisht apartamente luksoze në Tiranë, Durrës dhe Elbasan por ende nuk ka përfunduar verifikimi i plotë i tyre. Ndërkohë, pritet që të kryhet edhe një verifikim jashtë vendit, por ky proces nuk ka filluar ende. Lajmi është pohuar dje nga burime të grupit hetimor të çështjes. Sipas tyre, paraprakisht është bërë gati një listë me pasuritë e shumta të kësaj organizate por ende nuk mund të flitet me shifra të sakta pa u kryer më parë verifikimi i plotë.
    ***
    “Mund të themi se bëhet fjalë për miliona dollarë të ardhur nga trafiku i drogës dhe të investuara në Shqipëri”, -thanë dje burimet e prokurorisë. Nga hetimet e prokurorisë është zbuluar se organizata kriminale e trafikut të kokainës dhe heroinës, e shkatërruar dy ditë më parë, ka investuar pjesën më të madhe të fitimeve të saj në prona të paluajtshme. Ata kanë gjetur si zgjidhje për të bërë të ligjshme pronat e tyre, investimin e rregullt. Duke përfituar nga mungesa e kontrollit prej autoriteteve shtetërore ata kanë blerë dhjetëra apartamente të ndryshme në tre nga qytetet kryesore të vendit. Ndërkohë, dyshohet se apartamente ose prona të tjera mund të jenë blerë edhe në qytete të vogla. Për këtë arsye hetuesit do të fillojnë një verifikim në pothuajse të gjitha zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Lista e plotë e anëtarëve të kësaj organizate do t’i dërgohet të gjitha hipotekave të vendit për të parë nëse ata kanë apo jo prona në emrin e tyre. Burimet e prokurorisë shpjeguan se verifikimit të hollësishëm do t’i nënshtrohen edhe familiarët e të akuzuarve për trafik ndërkombëtar droge.
    ***
    Në listën e organit të akuzës ndodhen disa prona në qytete të ndryshme, të cilat zyrtarisht janë të të afërmve të të arrestuarve. Por ka dyshime se pronarët e vërtetë janë të arrestuarit. “Evidentimi i këtyre pronave është vetëm faza e parë e hetimit. Pas kësaj do të fillojë procesi i verifikimit të tyre duke u bazuar në paketën e re “Antimafia”. Bazuar në këtë paketë ligjore barra e vërtetimit të pronës i takon të pandehurve dhe të afërmëve të tyre. Do të jenë ata që duhet të provojnë se pronat e tyre i kanë blerë me para të pastra”,- thanë dje burimet. Sipas tyre, kreu i organizatës, Ilir Koçiaj, është edhe investitori më i madh në fushën e ndërtimeve. Madje ai ka kaluar miqtë e tij duke u bërë biznesmen e ndërtues pallatesh. Koçiaj ka hapur një firmë ndërtimi dhe nëpërmjet saj ka ngritur dhjetëra pallate në Elbasan, Tiranë dhe Durrës. Materialet hetimore tregojnë për një bllok pallatesh në qytetin e Elbasanit, pallate në plazhin e Durrësit si dhe pallate luksoze në Tiranë. Një prej këtyre pallateve në kryeqytet ndodhet në zonën më të shtrenjtë të tij dhe sapo ka filluar ndërtimi. Përveç këtyre, Koçiaj dyshohet se ka aksione edhe në një fabrikë tullash, me të cilat ka furnizuar shumë ndërtues të tjerë duke i marrë në këmbim apartamente në pallatet e tyre të reja. Të gjitha këto fakte janë duke u verifikuar imtësisht nga ana e prokurorisë dhe nëse do të gjehen prona në emrin e tyre do të sekuestrohen menjëherë. Burimet e organit të akuzës shpjeguan se hetimi pasuror i kësaj organizate vjen më mbrapa në kohë sesa hetimi i veprimtarisë. Kjo pasi prokuroria nuk ka dashur që të fillojë verifikimin pasuror përpara se të kryhej arrestimi i të dyshuarve si anëtarë të organizatës. “Nëse ne do të fillonim hetimin pasuror përpara se të kryheshin arrestimet atëherë rrezikonim që të kompromentonim të gjithë dosjen. Të dyshuarit mund të merrnin vesh se ndaj tyre kishte filluar një hetim dhe mund të ishin larguar pa rënë në prangat e policisë”, -thanë dje burimet.


    DEKLARATA

    Ismailaj paralajmëroi pastrimin e parave të drogës në ndërtim

    TIRANË- Pastrimi i parave të drogës me anë të investimit në pallate dhe blerje apartamentesh të ndryshme është paralajmëruar një muaj më parë edhe nga kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Adriatik Islamaj. Ai pranoi ekzistencën e fenomenit të pastrimit të parave në vendin tonë, por e shpjegoi atë duke thënë se ky është një fenomen shqetësues për të gjithë botën por në veçanti për vende si Shqipëria ku favorizohet nga ekzistenca e ekonomisë informale. Verifikimet e kryera nga kjo zyrë, e cila ndodhet në Ministrinë e Financave, kanë zbuluar edhe më parë raste sporadike të pastrimit të parave duke u investuar në pasuri të paluajtshme por edhe nëpërmjet lojërave të fatit. Vetëm gjatë vitit të kaluar punonjësit e kësaj zyre kanë mundur që të zbulojnë katër raste të ndryshme ku janë pastruar paratë e drogës duke u investuar në ndërtime të ligjshme. Për secilin prej këtyre rasteve janë bërë denoncimet përkatëse në prokurori.

    ARRESTIMI

    Anëtarët e organizatës lëviznin lirshëm

    TIRANË- Pjesa më e madhe e shtatë të arrestuarve të djeshëm ishin aq të sigurtë se nuk do të zbuloheshin aq sa lëviznin lirshëm si në Elbasan ashtu edhe në kryeqytet. Vetë kreu i kësaj organizate, Ilir Koçiaj, i cili i kishte shpëtuar më parë edhe arrestimit në Itali, lëvizte pa u druajtur nëpër këto dy qytete. Madje edhe pjesën më të madhe të pronave ai i ka regjistruar në emrin e tij. Edhe anëtarë të tjerë të organizatës janë parë kohët e fundit në Tiranë duke lëvizur me makina shumë të shtrenja. Ndërrimi i shpeshtë i makinave të tipeve të fundit duket se ka qenë një lloj hobi për ta, aq sa ka rënë në sy tek shumë prej banorëve të këtyre qyteteve. Nga ana e saj, prokuroria e ka konsideruar operacionin e dy ditëve më parë si një nga më të suksesshmit pasi asnjë prej të kërkuarve nuk ka mundur që të largohet pa u arrestuar, ashtu siç ndodh rëndom në operacione të tilla të policisë shqiptare.

    ANËTARËT

    Ilir Koçiaj, nga Elbasani
    Geront Tola alias Geront Dedja, nga Librazhdi
    Zamir Vadardha, nga Shijaku
    Bledi Balliu, nga Fieri
    Aleksandër Koliçi, alias Aleksandër Gremi, nga Fieri
    Leonard Çobaj, nga Vlora
    Ervin Tavanxhi, nga Elbasani
    Xhiliano Xhoxhi
    Malvin Toto
    Bisera Pudiç, shtetase kroate
    Gëzim Mekaj
    Robert Peçi

    ORGANIZATA

    Organizata kriminale në fjalë është drejtuar nga Ilir Koçiaj ndërsa krahu i tij i djathtë është Xhiliano Xhoxhi. Të dy këta persona kanë mundur që të ngrenë një rrjet të tërë të trafikut të narkotikëve në të paktën gjashtë shtete të ndryshme të botës

    ANËTARËT

    Me rekrutimin e anëtarëve të organizatës janë marrë pikërisht dy krerët e saj, Koçiaj dhe Xhoxhi. Nga hetimi është zbuluar se në disa raste anëtarët e organizatës nuk njiheshin fare me njëri- tjetrin. Njohja e tyre e përbashkët ishte kreu Ilir Koçiaj

    TRAFIKU

    Kryesisht aktiviteti i organizatës është zhvilluar në Itali. Kokaina merrej në Hollandë dhe më pas shpërndahej në Itali, Francë si dhe Gjermani. Në një rast është tentuar trafikimi edhe në Greqi. Heroina vinte nga Turqia dhe përfundonte në Itali

    SEKUESTRIMET

    Deri tani prokuroria shqiptare ka mundur që t’i sekuestrojë kësaj organizate 73.000 euro, 29.000 dollarë amerikanë si dhe një milionë lekë të reja. Ndërkohë, janë sekuestruar edhe katër automjete luksoze tip “Mercedes Benz” prodhime të viteve të fundit

    DROGA

    Hetimet e kryera në Itali për këtë organizatë kriminale kanë sjellë sekuestrimin e sasive të ndryshme të tyre të lëndëve narkotike, të cilat arrijnë në 22,240 kg kokainë dhe 20,032 kg heroinë për periudhën fillim i vitit 2003 deri në fillim të vitit 2004
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17
    Krimet e Rënda arreste në 4 qytete. Në qeli ndodhen edhe 3 të tjerë

    Aksioni sekret, pranga 7 trafikantëve të drogës

    Bandës iu kapën 42 kg kokainë e heroinë



    Gazmend Janku

    Një tjetër organizatë kriminale e trafikut ndërkombëtar të drogës, goditet falë hetimeve italo-shqiptare. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm janë arrestuar shtatë persona në qytetet e Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe Vlorës pas një operacioni top sekret të koduar me emrin “Poter-Al”, i cili është zhvilluar njëkohësisht në të katër qytetet e lartëpërmendura dhe ku morën pjesë 32 forca policore. Personat e arrestuar janë Ilir Koçiaj nga Elbasani, i cili dyshohet edhe si kapoja i grupit, Geront Tola (Dedja) nga Elbasani, Zamir Vadardha nga Elbasani, por i arrestuar në Durrës, Bledi Balliu nga Tirana, Aleksandrë Koliçi nga Tirana, Leonard Çobaj nga Vlora dhe Ervin Tavanxhi nga Tirana, djali i një ish-deputeti të Partisë Demokratike. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe organizim, drejtim dhe financim të grupit të strukturuar kriminal. Procedimi ndaj personave të arrestuar ka nisur në qershor të vitit të kaluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas informacioneve të ardhura nga Prokuroria e Firences në Itali, sipas të cilës, personat në fjalë kishin kryer trafik droge në zonën e Toskanës dhe Lombardisë në vitet 2003-2004. Gjithashtu grupi në fjalë ka kryer edhe trafikun e drogës nga Hollanda, Gjermania, Franca e Shqipëria në drejtim të Italisë. Pas kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, policia ka sekuestruar, 29 mijë dollarë, 3 mijë euro, 1 milionë lekë shqiptare si dhe katër automjete luksoze Mercedez Benz, prodhime të viteve të fundit.

    Goditjet
    Në nëntor të vitit 2004, Gjykata e Firences në Itali ka nxjerrë masat e sigurisë me burg pa afat për 13 shtetas shqiptarë, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Nga hetimet e kryera nga autoritete italiane, rezulton se në fillimvitet e 2003 dhe 2004 janë sekustruar 22,3 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë dhe 20 kilogram lëndë narkotike e llojit heroinë. Si organizatorë të këtij trafiku janë identifikuar, Ilir Koçiaj, Xhiljano Xhoxhi, Geront Tola dhe Zamir Vadardha. Në korrik të vitit 2005, Koçiaj është identifikuar si organziatori i trafikut të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë, nga Hollanda në drejtim të Italisë. Gjithashtu Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbuluar se Ilir Koçiaj, Bledi Balliu, Aleksandër Koliçi, Leonard Çobaj dhe Ervin Tavaxhi në bashkëpunim me njëri-tjetin ksihin organziaur trafikimin e një sasie lëndësh narkotike nga Hollanda në drejtim të Gjermanisë, sasi e cila u kap nga autoritetet gjermane më 15 prill të këtij viti. Bashkë me lëndën narkotike u kapën edhe një shetetase kroate, Bisera Pudiç dhe shqiptari, Gëzim Merkaj. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Koçiaj, Balliu, dhe Koliçi kanë qenë rezidentë në Hollandë me dokumente të rregullta dhe lëviznin lirisht.

    Aktiviteti në Shqipëri
    Numërohen të paktën tre raste kur autoritet shqiptare kanë arrestuar persona dhe sekuestruar lëndë narkotike për llogari të këtij grupi kriminal. Kështu më 30 mars të këtij viti, janë arrestuar Xhiljano Xhoxhi dhe Robert Peçi, të cilët u kapën me një sasi lëndësh narkotike të afërsi të Vaqarrit në Tiranë. Malvin Toto është arrestuar në qytetin e Pogradecit pasi edhe ky është kapur me lëndë narkotike. Ndërsa më 15 prill të po këtij viti janë sekuestruar 70 mijë euro në qytetin e Sarandës. Kjo sasi valute, sipas prokurorisë së Krimeve të Rënda ishte e destinuar për të blerë lëndë narkotike, e cila do të trafikohej më pas në drejtim të Greqisë. Drejtuesit e prokurorisë janë shprehur se kanë arritur të grumbullojnë prova të mjaftueshme që vërtetojnë aktivitetin kriminal të organizatës dhe së shpejti dosja pritet të dërgohet për gjykim.



    Sekuestrot e drogës
    Janar 2003, sekuestrohen në Itali 22,3 kilogram kokainë
    Janar 2004, sekuestrohen në Itali 20 kilogram heroinë
    Prill 2006, sekuestrohen në Gjermani një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike
    Mars 2005, sekuestrohen në Tiranë dhe Pogradec sasira të ndryshme lëndësh narkotike
    Prill 2006, sekuestrohen në Sarandë 70 mijë euro të destinuara për të blerë drogë, e cila do trafikohej në Greqi

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17
    Mes të të arrestuarve dhe djali i ish-deputetit të PD Kozma Tavanxhi

    Pallate shumëkatëshe me paratë e drogës

    Kulla në Elbasan prona e kapobandës

    Grupi i narkotrafikantëve që u shpartallua gjatë ditës së djeshme i ka investuar paratë e fituara në rrugë të paligjshme, në fushën e ndërtimit, në blerjen e pronave të patundëshme, kryesisht apartamente luksoze banimi dhe në atë të turizmit. Pallatet shumëkatëshe të financuara nga trafiku i kokainës dhe heroinës tashmë bëjnë hije në qëndër të Elbasanit apo në zonat më të preferuara të kryeqytetit. Trafikantët, pasi kanë parë rrezikun që u kanosej jashtë vendit për shkak të zbulimit të aktivitetit të tyre nga policia italiane, janë kthyer në Shqipëri. Një nga bizneset më fitimprurëse ku ata mund të pastronin paratë e tyre dhe njëkohësisht ti shumëfishonin ato, është zgjedhur ndërtimi. Nga hetimi i deritanishëm i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka rezultuar se ky grup ka financuar ndërtimin e të paktën tre pallateve shumëkatëshe në Elbasan dhe në kryeqytet si dhe blerjen e dhjetra apartamenteve të banimit, sidomos në zonën e plazhit në Durrës e Vlorë. Grupi hetimor u tregua i vendosur dje në mesditë, duke deklaruar se do të sekuestrojë çdo pasuri të tundëshme apo të patundshme e përfituar nga para të pista.

    Ndërtimi
    Nga hetimi paraprak ka rezultuar se të paktën tre prej pjestarëve të këtij grupi rrjedhin nga familje të persekutuara dhe njihen si mbështetës të forcave të djathta. Burime nga grupi hetimor thanë se “njëri prej të arrestuarëve, Ervin Tavanxhi, është djali i një ish-deputeti të PD-së, në legjislaturën e viteve ‘92-’96, Kozma Tavanxhi”. Pjestarët e këtij grupi pasi kanë grumbulluar një sasi të konsiderueshme të ardhurash, që kapnin shumën e disa miliona eurove kanë vendosur të investojnë në fushën e ndërtimit. Për të shfrytëzuar këtë terren të lirë dhe fitimprurës, drejtuesi i grupit, Ilir Koçiaj ka themeluar një firmë ndërtimi në qytetin e Elbasanit. Sheshi i ndërtimit është blerë pranë Poliklinikës së Elbasanit, ndërkohë që bashkia e qytetit e ka paisur me leje të rregullt ndërtimi. Ky pallat 12-katësh ka përfunduar prej kohësh si karabina dhe banorët presin për të hyrë në të. Më pas grupi ka vendosur ta shtrijë aktivitetin e tij në kryeqytet, ku çmimi i apartamenteve të ndërtimit është shumë herë më i lartë. Sipas burimeve të prokurorisë thuhet se një firmë ndërtuese e financuar nga paratë e këtij grupi kriminal është duke ndërtuar një pallat shumëkatësh pranë Liqenit Artificial në kryeqytet. Ndërkohë ka dyshime të forta se i njëjti grup kriminal ka bashkëfinancuar me disa ortakë të tjerë ndërtimin e një pallati shumëkatësh, në një nga zonat më të preferuara të kryeqytetit. Një tjetër aktivitet ku janë investuar paratë e narkotrafikut është blerja e apartamenteve luksoze në kryeqytet. Pothuaj të gjithë pjestarët e grupit kanë blerë apartamente të reja në kryeqytet. Të njëjtën gjë e kanë bërë dhe në zonën e plazhit në Durrës apo në qytetin e Vlorës, ku apartamentet e blera do të shfrytëzoheshin për turizëm.

    Operacioni
    Duke patur parasysh strukturën solide të këtij grupi kriminal si dhe lidhjet e shumta me njerëz të politikës apo administratës shtetërore, Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi ta kryejë aksionin për arrestimin e tyre në fshehtësi të plotë. Madje për ekzekutimin e arrestimeve është evituar pjesëmarrja e policisë vendore apo forcave speciale, duke u kryer gjithçka nga Grupi i Operacioneve Speciale pranë Drejtorisë së Krimit të Organizuar në Ministrinë e Brendëshme. Në të vërtetë rezultati i këtij aksioni i jep të drejtë mënyrës së zgjedhur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila nuk u dha asnjë mundësi personave të dyshuar që të informoheshin para kohe. Dosja e përgatitur me prova të pakundërshtueshme dhe detaje deri në hollësi mbi aktivitetin e këtij nga grupi nga Prokuroria Italiane, ishte një ndihmesë e madhe për suksesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

  4. #4
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ka edhe keshtu...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Mafia eshte e vetmja mrekulli qe i ndodhi Shqiuperise keto 16 vjet!

    Imagjinoni si do ishte Shqiperia nese nuk ekzistonin investoret mafioze?

    Bar do hanim vellezer!

    Imjagjinoni nese nuk hapnin bizneset e tyre mafiozet ne Shqiperi?

    Pa pune do ishit derra!

    Imagjinoni nese nuk eksportonim droge edhe mish te bardhe?

    Eskportet e Shqiperise do ishin xero!

    Imagjinoni Shqiperine pa mafioze dhe emigrante?

    Kapitale nuk do hynin ne vend -pervec borxheve qeveritare qe na i kane lene t'i paguajme trefish ne dhe femijet edhe niperit edhe sterniperit tane- edhe te urriturit do ishin te panumert!



    Pra me pak fjale : RROFTE MAFIA POSHTE SHTETI SHQIPTAR

    Kush e ndalon kapitalin mafioz pa e zevendesuar me kapital tjeter, vetem keq ben!
    flm

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Kryeplak paret e droges ashtu si vijne ashtu edhe ikin.Shiko kolumbine (asaj nuk ja kalojme dot per droge) cope cope eshte.
    Mafie ka italia e jugut(dhe asaj nuk ja kalojme dot) cope cope eshte.
    Zhvillimi i vertete vjen me aftesim profesional e intelektual dhe vetem me pune.

    ps Nuk jam kondra edhe per ca pare qe vijne nga pislliku por mos te jete ajo e tera se qelbet muhabeti lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga shitesi : 04-06-2006 më 07:07
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17
    Gjykata e Krimeve të Rënda ka miratuar sekuestrimin e dy llogarive bankare të të akuzuarit për trafik ndërkombëtar droge

    Sekuestro 81 milionë lekëve të Koçiajt

    Në verifikim, pallati i Ilir Koçiajt në Elbasan. Apartamentet u janë shitur me kohë klientëve

    Ened Janina

    TIRANË- Gjykata për Krimet e Rënda sekuestron rreth 81 milionë lekë dhe një makinë luksoze, pronë të Ilir Koçiajt. Ky i fundit është arrestuar gjatë operacionit të koduar “Poter-Al” dhe konsiderohet si kreu i një organizate të trafikut ndërkombëtar të drogës. Sekuestrimi është kryer në bazë të kërkesës dhe materialeve të paraqitura në gjykatë nga Prokuroria për Krimet e Rënda. Organi i akuzës është duke verifikuar edhe në lidhje me pronat e tjera të Koçiajt ose anëtarëve të tjerë të organizatës. Lajmi është pohuar dje nga burime të grupit hetimor të çështjes.

    Kërkesa
    Disa ditë më parë, Prokuroria për Krimet e Rënda ka depozituar në gjykatë kërkesën për sekuestrimin e pronave të Ilir Koçiajt dhe Bledar Balliut, dy prej anëtarëve të një organizate kriminale të trafikut të drogës. Organi i akuzës ka përfunduar pjesën kryesore të hetimit pasuror të organizatës së shkatërruar disa kohë më parë gjatë operacionit “Poter Al”. Fillimisht prokuroria ka vendosur një sekuestro paraprake mbi pronat e kreut të organizatës, Ilir Koçiaj, por për ta siguruar këtë sekuestro ka depozituar edhe kërkesën në gjykatë. Paraditen e djeshme, gjykata ka shqyrtuar kërkesën e prokurorisë dhe ka vendosur sekuestron mbi tre prona të Koçiaj. Burimet nga gjykata shpjeguan se materialet e paraqitura nga organi i akuzës tregonin se Ilir Koçiaj ishte personi që zotëronte një llogari bankare prej 52 milionë lekësh në një nga bankat e nivelit të dytë. Ndërkohë, ai kishte në emrin e tij edhe një tjetër llogari bankare ku ndodheshin 29 mijë dollarë amerikanë. Hetimet e kryera prej prokurorisë kanë treguar se në të dyja rastet, Ilir Koçiaj nuk mund të justifikojë burimin e pasurisë si të ligjshëm. Bazuar në paketën “Antimafia”, hetuesit nuk e kanë pasur të vështirë që të bindin gjykatën për prejardhjen kriminale të parave.

    Sekuestrimet
    Zyrtarët e prokurorisë pohuan dje se Koçiaj ishte edhe pronari i një makine tip “Mercedes Benz”, prodhim i vitit 2005. “Kjo është një makinë shumë luksoze dhe e shtrenjtë. Gjatë hetimit është provuar se Koçiaj nuk justifikon paratë e përdorura për blerjen e saj”,- thanë dje burimet e prokurorisë. Bazuar në materialet dhe kërkesën e depozituar nga organi i akuzës, gjykata ka vendosur sekuestron edhe mbi makinën luksoze të Koçiajt. Përveç këtyre pronave, tashmë të sekuestruara, organi i akuzës ka evidentuar edhe një pallat të ndërtuar nga Ilir Koçiaj. Pallati në fjalë ndodhet në qytetin e Elbasanit, por organi i akuzës nuk ka filluar ende procedurat për sekuestrimin e tij. Burimet e prokurorisë shpjeguan se pallati në fjalë është i banuar. Duke qenë se në apartamentet e tij ndodhen familje të ndryshme, të cilat i kanë blerë në mënyrë të rregullt, prokuroria ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë. “Për pallatin që është në pronësi të Ilir Koçiajt do të vendosim në një moment të dytë të hetimit. Ai është i banuar dhe nuk e kemi zgjedhur procedurën që do të ndjekim”,- thanë dje burimet e prokurorisë. Sipas tyre, verifikime të hollësishme janë duke u kryer edhe në lidhje me pronat e anëtarëve të tjerë të organizatës. Në total nga kjo organizatë janë arrestuar 12 persona dhe prokuroria ka dyshime se paratë e drogës janë investuar në ndërtime dhe blerje pasurish të paluajtshme.

    52 Milionë lekë janë gjetur në emër të Ilir Koçiajt në një bankë të nivelit të dytë në vendin tonë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sekuestron e kësaj llogarie, pasi nuk është justifikuar prejardhja e tyre

    29 Mijë dollarë ndodheshin në një tjetër llogari bankare të Ilir Koçiajt, para këto të sekuestruara gjatë ditës së djeshme. Në proces verifikimi ndodhet edhe një pallat në Elbasan, i banuar nga blerës të ndryshëm

    ORGANIZATA

    Organizata kriminale në fjalë është drejtuar nga Ilir Koçiaj ndërsa krahu i tij i djathtë është Xhiliano Xhoxhi. Të dy këta persona kanë mundur që të ngrenë një rrjet të tërë të trafikut të narkotikëve në të paktën gjashtë shtete të ndryshme të botës

    ANËTARËT

    Me rekrutimin e anëtarëve të organizatës janë marrë pikërisht dy krerët e saj, Koçiaj dhe Xhoxhi. Nga hetimi është zbuluar se në disa raste anëtarët e organizatës nuk njiheshin fare me njëri- tjetrin. Njohja e tyre e përbashkët ishte kreu Ilir Koçiaj

    TRAFIKU

    Kryesisht aktiviteti i organizatës është zhvilluar në Itali. Kokaina merrej në Hollandë dhe më pas shpërndahej në Itali, Francë si dhe Gjermani. Në një rast është tentuar trafikimi edhe në Greqi. Heroina vinte nga Turqia dhe përfundonte në Itali

    SEKUESTRIMET

    Deri tani prokuroria shqiptare ka mundur që t’i sekuestrojë kësaj organizate 73.000 euro, 29.000 dollarë amerikanë si dhe një milionë lekë të reja. Ndërkohë, janë sekuestruar edhe katër automjete luksoze tip “Mercedes Benz” prodhime të viteve të fundit

    DROGA

    Hetimet e kryera në Itali për këtë organizatë kriminale kanë sjellë sekuestrimin e sasive të ndryshme të tyre të lëndëve narkotike, të cilat arrijnë në 22,240 kg kokainë dhe 20,032 kg heroinë për periudhën fillim i vitit 2003 deri në fillim të vitit 2004

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17
    Trafiku i droges/ Prokuroria: Po hetojmë edhe për dy shtëpi në qytetin e Elbasanit

    Sekuestro 2 apartamenteve të Koçiajt

    Bllokohen banesat te stadiumi “Qemal Stafa” dhe 2 llogari bankare



    Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sekuestro preventive mbi dy apartamente dhe dy garazhe prona të Ilir Koçiajt, i arrestuar pak ditë më parë gjatë operacionit antidrogë “Poter-Al”.

    Objektet e sekuestruara ndodhen pranë stadiumit “Qemal Stafa” në kryeqytet dhe që prej ditës së djeshme ato janë sekuestruar deri në përfundim të gjykimit. Prokuroria e Krimeve të Rënda paraqiti në gjykatë prova, sipas të cilave objektet e mësipërme janë pronë të Koçiajt, të vëna nëpërmjet aktivitetit të paligjshëm. Pas shqyrtimit të gjithë dokumentacionit gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë për sekuestro ndërsa pas vendimit të gjykatës materialet i janë dërguar menjëherë agjencisë së administrimit të pronave të sekuestruara për të kryer procedurat e mëtejshme. Ndërkohë, sot pritet të shqyrtohet në gjykatë një tjetër kërkesë për sekuestro të pasurive të Koçiajt, që janë zbuluar gjatë hetimeve paraprake. Bëhet fjalë për dy llogari bankare në emër të të pandehurit, të cilat janë gjetur në dy banka të nivelit të dytë. Në njërën janë gjetur 52 milionë lekë të vjetra, ndërsa në tjetrën janë gjetur 19 mijë euro. Gjithashtu edhe dy apartamente të tjera në qytetin e Elbasanit, për të cilat janë siguruar prova se i përkasin të pandehurit. Edhe për këto objekte pritet që gjykata të japë sot vendimin për vendosjen në to të sekuestros pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria.

    Sekuestrot
    I akuzuari si drejtuesi i organizatës, Ilir Koçiaj, nga verifikimet paraprake rezulton se kishte arritur të siguronte leje edhe për një pallat shumëkatësh në zonën e ish-bllokut. Gjithashtu rezulton se ai zotëronte pallate pranë liqenit artificial të kryeqytetit. Sipas burimeve, në emër të Ilir Koçiajt ekziston një kompleks pallatesh në përfundim e sipër, në lagjen “Aqif Pasha” të qytetit të Elbasanit. Ky objekt ka filluar nga ndërtimi rreth një vit më parë dhe përfshin shumë apartamente banimi. Pronat do të qëndrojnë të sekuestruara deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor. Ndërsa më pas, në rast se ata do të shpallen fajtorë atëherë me kërkese të Prokurorisë do të jetë sërish gjykata ajo që do të vendosë për konfiskim të pasurisë. Në të kundërtën prona u kthehet sërish pronarëve të saj. Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë disa vendime për sekuestro të pasurive të të akuzuarve për trafiqe të paligjshme të lëndëve narkotike ose për trafik prostitucioni. Ndërkohë, sipas burimeve nga akuza, pjesa më e madhe e të arrestuarve janë kujdesur që pasuritë të mos i vënë në emrin e tyre, gjë kjo që ka vështirësuar punën e Prokurorisë për zbulimin e pasurive të vëna nga aktiviteti i paligjshëm.


    52 milione
    lekë dhe 19 mijë euro është shuma e parave që i është gjetur në llogari bankare të pandehurit Ilir Koçiaj, pasuritë e tjera janë ende në verifikim
    4 banesa
    janë gjetur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në emër të Ilir Koçiajt. Ato sipas akuzës ndodhen në qytetet e Elbasanit dhe Tiranës

    Panorama

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •