Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-01-2006
    Vendndodhja
    Mitrovicė
    Postime
    37

    Isa Boletini patriot,apo...?!

    me tė qėndruar nė Mitrovicė kėto ditė nipi i Isa Boletinit, e qė ėshtė edhe emnak i tij - Isa Boletini, u zhvillua njė debat tepėr i nxhetė nė Tv-nė lokale - "TV MITROVICA",konkretisht nė emisionin "Tribunė e Hapur" i cili ėshtė edhe emison kontaktues me dėgjues dhe ku fatėkeqėsisht njė numėr relativisht i konsiderushėm i dėgjuesve kontestonin personalitetin e Isa Boletinit si PATRIOT APO TRADHTAR.

    mu mė vinte keq nga nipi i tij, por dėgjuesit jepnin argumente tė ndryshme "jo tė Hajrit", pėr kėtė figurė historike...

    nga pėrvoja ime personale, nga tėrė ajo ēfarė kam lexuar, dhe sa kam kontaktuar me historianė tė ndryshėm megjithatė personalisht ende nuk kam njė qėndrim decidiv se ēfarė nė tė vėrrtet ėshtė Isa Boletini?!

    TRADHTAR APO FIGUR E SHQUAR HISTORIKE - PATRIOT?!

    gjėrat hiperbolizohen, por fakti se ky njeri ka keqpėrdorur mjetet e kryengritjes sė pėrgjithshme, duke kėrkuar para pėr shpėrnadarjen e armėve pėr mua ėshtė mėse i qėndrueshėm

    po ju ē'mendoni...?!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Figur E Shquar Historike Dhe Patriot (isa Boletini)

    Mė 20 korrik 1908, nėn kryesinė e Isa Boletinit u mbajt Kuvendi j Ferizajt. Nė mesin e 30.000 shqiptarėve u gje*nden edhe shaljanėt. Meqė xhonturqit nuk e mbajten premtimin qė kishin dhėnė pėr mė shumė tė drejta shqiptarėve, vetqeverisjen e vendit etj., Klubi kombėtar i formuar nė Mitrovicė, vendosi qė tė pėrzė nėpunėsit osrnanė duke bėrė pėrpjekje qė pushtetin t’ua japė shqiptarėve vendės.

    Edhe kėrkesat pėr hapjen e shkollave nė gjuhėn shqipe dėshtuan. Pėr kėtė arsye Isa Boletini, i mėshtetur nga shaIjanėt besnikė, ia ktheu pushkėn pushtuesit osman.

    Pėr tė shuar zjarrin e kryengritjes, pėr tė shuar shpirtin liridashės shaljanėve, kajmekami i Mitrovicės, Hajdar Beu, mė 22 nėntor 1908 e sulrnoi me forca tė rnėdha prijėsin Isa Boletini, nė Boletin.

    Isa Boletini



    Nė kėtė Iuftė, pas Isa Boletinit, u shquan edhe Bejtė Selaci, Halim Ēaushi, Halil e Jonuz Bo*letini, Nuredin e Zeqir Mehmeti. U vranė Xhemė Boletini, Halim Ēaushi e Zenel Koliqi, kurse u plagosėn Isa Boletini, Halit Ahmeti nga Syrigana, Bislim Selim Radisheva. Sejdi SeIaci dhe Zeqir Mehmeti.

    Ushtarėt turq, pasi nuk arritėn qė ta shembin kullėn me topa, ia dhanė flakėn. Pėr tė ngjallur frikė e panik ata dogjėn edhe disa shtėpi nė Shalė si dhe Kullėn e Sejdi Selacit. Nė mars tė vitit 1909 pėrsėri xhonturqit nisėn forca tė mėdha ushtarake nėn komandėn e Xhavit Pashės pėr tė goditur Isa Boletinin.

    Qeveria shpalli nė Kosovė gjendje tė jashtėzakonshrne. Nė mesin e prillit 1910 Shefqet Turgut Pasha u pėrpoq me tė gjitha mjetet, me zjarr e hekur t’i shuajė kryengritjet e shqiptarėve. Ndėr vatrat e qėndresės, pos Grykės sė Kaēanikut, Grykės sė Carralevės (1910), u bė edhe Shala, sidomos Boletini.

    Deri mė 1912 ushtria turke disa herė i dogji e i bėri rrafsh me tokė fshatrat e Shalės sė Bajgorės, por nuk arriti tė nėnshtrojė Shalėn, tė cilėn e mbronin me gjoksin e tyre bijtė e saj besnikė, luftėtarėt sypatrembur e tė pėkulur. Shaljanėt u shquan edhe nė luftėrat e tjera antiosmane gjatė viteve 1910-1912.

    Ata mbėshteteshin edhe nga Hasan Prishtina e Nexhip Draga, tė ciiėt nga Shkupi erdhėn nė ShaIė, pastaj nė Drenicė etj., ku u bashkuan me Isa Boietinin. Nė mars tė vitit 1912 u mbajt njė takim midis Isa Boletinit e Hasan Prishtinės nė ēifliēet e Zejnuilah Begut ne fshatin Gojbulė afėr Vushtrrisė.

    Takimi i Gojbulės u pasua me mbledhje nė vende tė ndryshme tė Kosovės: 15 maj nė Boletin, nė tė cilėn morėn pjesė krerėt e Shalės sė Bajgorės e ku u lidh Besa e ShaIės, Kuvendi i Drenicės (16 maj), ku u lidh Besa e Drenicės, Besa e Llapushės dhe u kurorėzua me Kuvendin e Junikut (21-25 maj 1912) qė u mbajt nė Junik. Pas kėtij Kuvendi Isa u kthye nė Shalė.

    Menjėherė krijoi lidhjet me luftėtarėt e Shalės dhe tė Llapit, nisi t’i forcojė qendrat nė Boletin, nė Vesekovc etj. Pra menjėherė filloi me zbatimin e vendimeve tė Kuvendit tė Junikut nė viset e tij, nė Shalė e Llap. Nė qershor tiė vitit 1912 u mbajt njė Kuvend i madh nė Shalė, i cili nė popull u njoht me emrin Kuvendi i Kurillovės. Nė Kuvendin e Kurillovės, vend midis Shalės e Llapit, morėn pjesė 400 shaljanė dhe rreth 1500 llapjanė. Kėtu u Iidh besa e Shalės dhe Llapit.

    Edhe dėshmitarėt, po edhe kėnga popullore “Grepacimi I Isa begut e Beqir Vocės” flasin pėr pikėpamjet e tyre tė ndryshme lidhur me atė se a duhet t’ia kthejnė pushkėn Turqisė apo jo, a paraqet rrezik mė tė madh Turqia apo Serbia, e cila rrinte nė kėmbė tė para dhe po pėrgatitej pėr t’iu hedhė viktimės nė shpinė. Nė fillim tė korrikut nisi kryengritja e pėrgjithshrne.

    Kjo kryengritje u shėnua me ngritjen e flamurit kombėtar, tė cilin e sollėn nė Kosovė disa veprimtarė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nga kolonitė nė Evropė, nė Stamboll e Selanik. Flamurin e ngritur nė Vesekovc (sot quhet Kodra e Bajrakut), ia kishte dorėzuar Xhemajl Prishtinės patrioti i shquar Hoxhė Kadri Prishtina, i cili kishte ardhur nė Kosovė.

    Mė 12 korrik u zhviliua njė betejė e lavdishme nė Grykėn e Kulinės e pas shtatė ditėsh edhe njė tjetėr nė Broboniq. Mė 22 korrik kryengritėsit shqiptarė tė udhėhequr nga Isa Boletini u nisėn pėr nė Pazar tė Ri dhe e Iiruan atė, ndėrsa pesė ditė mė vonė hynė nė Mitrovicė, ku menjėherė formuan organet e pushtetit lokal, kėshillat popullorė me detyrė tė posaēme qė tė ruajnė rendin e qetėsinė. Shaljanėt nė krye me Isa Boletinin pėrmes ideologut Hasan Prishtina njoftuan opinionin ndėrkombėtar se ata Iuftojnė jo pėr tė mbrojtur a pėr t’i zgjatur jetėn Turqisė nė Ballkan, por pėr t’i dalė zot tėrėsisė tokėsore tė Shqiperisė.

    Mė 9 gusht Hasan Prishtina i paraqiti qeverisė turke programin prej 14 pikash, i cili pėrmbante kėto kėrkesa:

    - nėpunėsit qė do tė emėroheshin nė Shqipėri, tė dinin gjuhėn shqipe dhe tė njihnin zakonet e vendit;
    - shėrbimi ushtarak tė bėhej vetėm nė Shqipėri;
    - t’u jepeshin armėt shqiptarėve;
    - tė hapeshin nė katėr vilajetet: tė Kosovės, Manastirit, Shkodrės dhe Janinės shkolla tė tė gjitha shkallėve dhe tė mėsohej gjuha e vendit nė tė gjitha shkoiiat fillore dhe tė mesme;
    - tė shpallej amnistia e pėrgjithshme dhe tė merreshin njė varg masash pėr zhviliimin ekonomik tė vendit etj.

    Qeveria turke vonoi pėrgjigjen ndaj 14 kėrkesave tė shqiptarėve, prandaj kryengritėsit shqiptarė, mė 11 gusht 1912, nėn udhėheqjen e Isa Boietinit, Bajram Currit, Hasan Prishtinės, Riza beg Kryeziut, Jahja Agė Prizrenit, Mahmut Zajmit, Zefit tė Vogėl etj. hynė nė Shkup.

    Ibrahim Pasha mė parė kishte kėrkuar nga Isa Boletini dhe shaljanėt qė tė mos niseshin pėr nė Shkup, duke i propozuar prijėsit tė shqiptarėve post tė lartė e bashkėluftėtarėve tė tij shpėrblime tė majme, por kot. Isai, duke qenė konsekuent nė vendimin e tij, i pėrgjigjet:

    “Unė kam ngrit krye pėr hakin e Shqipnis. Nuk lypi shpėrblime pėr vete. Unė jam mirė kur asht mirė Shqypnia!”

    Nė luftėn e pėrgjithshme pėr ēlirimin e tokave shqiptare morėn pjesė shumė shaljanė nėn udhėheqjen e Isa Boletinit, tė cilėt, pas nėnshkrimit tė marrėveshjes nga Hasan Prishtina me qeverinė turke, mė 26 gusht, u kthyen nė Shalė.

    Isa Boletini u vendos nė Boletin dhe qėndroi deri mė 30 tetor 1912. Brenda kėsaj kohe organizoi ushtrinė pėr mbrojtjen e kufirit nga ushtria serbe. U zhvilluan luftėra tė pėrgjakshme nė Merdar, Llukovė, Albanik, Llapashticė, KuIinė e deri nė Prishtinė. Rezistenca mė e fuqishme u bė nė Merdar.

    Pas largimit tė ushtrisė turke nga Mitrovica e rrethina, shqiptarėt menjėherė zgjodhen pėrfaqėsuesit e tyre nė organet e pushtetit, formuan gjy*qėsinė dhe administratėn e tyre, mirėpo udhėheqėsit e tyre brenda vendit nuk u paraqitėn unikė, tė bashkuar pėrballė orekseve grabitēare e tė shfrenuara tė shteteve ballkanike, Serbisė, Malit tė Zi, Bullgarisė e Greqisė.

    Ato kishin Iidhur aleancėn nė shtator tė vitit 1912, duke filluar kėshtu Luftėn e Parė Ballkanike, me qėllim qė secila pėr vete tė gllabėrojė nga njė copė tė tokave shqiptare. Gėzimi i fitores sė shqiptarėve qe jetėshkurtėr.

    Shqiptarėt, pak tė dehur nga gėzimi i fitores, mė shumė tė lodhur e tė rraskapitur nga luftėrat e njėpasnjėshme, sikur nuk e kishin paraparė qė ushtritė e shteteve ballkanike, fqinjtė e tyre tė pabesė: serbėt, malazezėt, grekėt e bullgarėt do tė nisnin marshimin mbi tokat e tyre.

    Vullnetarėt shqiptarė, tė prirė nga Isa Boletini e Beqir Voca, duke parė se rreziku rnė i madh vinte andej nga kufiri me Serbinė, nga Guri i Uglarit deri te Qafa e Ibrit, u pėrpoqėn t’iu kundėrvihen forcave tė pėrgatitura mirė tė ushtrisė serbe, t’u rezistojnė me vendosmėri sulmeve tė tyre, por nuk ia dolėn.

    Sulmet e reparteve ēet*nike ishin tė forta dhe tė intensifikuara nė frontin pėrgjatė Ballit tė Shalės e sidomos nė luginėn e Ibrit. Pėr shkak tė mungesės sė armėve, ushqimit, organizimit tė rregullt, tė mirėfilltė tė ushtrisė, u detyruan tė tėrhiqen. Serbėt, pasi pushtuan Prishtinėn mė 22 tetor, pasi morėn edhe Vushtrrinė e Mitrovicėn, mė 1 nėntor 1912, e detyruan ushtrinė e rraskapitur shqiptare dhe prijėsin e tyre qė tė largohen tė dėshpėruar. Tėrheqja u bė nė relacionin Shalė e Bajgores-CarraIevė-Sedllar, Prizren-Bicaj-Kala e Dodės Ujmishtė, prapė Kala e Dodės-Kastrat-Sllovė te Elez Jsufi, nė Peshkopi, Maqellarė-Dibėr dhe Vlorė.13

    Pushtirni i kėtyre viseve, sidomos i Shalės u shoqėrua me terror, me vrasje nė rnasė jo vetėm e luftėtarėve, por edhe e familjeve tė tyre: grave, fėmijėve e pleqve. Pushtuesit serbė dogjėn e rrafshuan me tokė pothuajse tė gjitha fshatrat e Shalės sė Bajgorės.

    Nė Shqipėri po pėrgatitej Shpallja e Pavarėsisė. Isa Boletini, i cili po mbante lidhjet me Ismail Qemalin e patriotė tė tjerė, u nis pėr tė marrė pjesė nė aktin e ngritjes sė flamurit dhe nė formimin e Qeverisė sė Pėrkohshme. Mė 28 Nėntor nė Viorė arritėn Rexhep Mitrovica, Sali Gjuka e Bedri Pejani, ndersa njė dite mė vonė edhe Isa Boletini me dhjetra luftėtarė, kryesisht tė rinj shaljanė, ndėr ta edhe dy djem e dy nipa tė tij.

    Kryetari i Qeverisė sė Pėrkohshme, Ismail Qemali, caktoi roje tė veta personale e nė derė tė qeverisė bashkėluftėtarėt besnikė tė Isa Boletinit, Halim Musė Bajgorėn dhe Ahmet Ali Llapin.

    Kėshtu shaljanėt dhanė njė kontribut tė ēmuar ne mbrojtjen e Qeverisė sė Viorės. Mė 30 mars 1913, Isa Boletini me dy djemtė, Musėn dhe Ademin, Luigj Gurakuqin, Dhimitėr Beratin etj. mori pjesė nė delegacionin e kryesuar nga Ismail Qemali, qė u nis pėr udhėtim nėpėr kryeqytetet evropiane dhe pėr tė marrė pjesė nė Konferencėn e Londrės tė 1912-1913 nė emėr tė gjithė kombit shqiptar.

    Nė Shalė edhe sot kujtojnė dialogun e Isa Boletinit me ministnin e jashtėm anglez, Eduard Grein, qė ėshtė pėrjetėsuar edhe nė kėngė:

    “Isa Beg, nė Evropė unė jam i pari qė tė ēarmatosa!
    — Jo, ministėr, jo qe besa,
    s’ēarmatosem sa t’jetė jeta!
    Njenėn armė nė derė e dorėzova,
    po kėtė tjetrėn prej brezi s’e nxora!
    Mos besofsh po ta tregoj,
    tė nandė plumbat i mban ne gojė!”


    Kur Eduard Grej shprehte keqardhjen pse vendlindja e tij ishte aq Iarg kufirit sa nuk mund t’ia bashkonte Shqipėrise, Isai i pėrgjigjet i revoltuar pėr copėtimin e padrejtė tė tokave tona:

    “Nuk jam ardhė kėtu vetėm pėr Mitrovicėn, por pėr ēdo pėllambė toke shqiptare tė Kosovės!”

    Prijesi i Shalės dhe Kosovės shprehu aspiratat, kėrkesat e popullit shqiptar pėr tė qenė i bashkuar me shtetin unik kombėtar.

    Ai protestoi kundėr kujtdo qė shprehej pėr copėtimin e Shqipėrisė:

    “Nėse Evropa nuk do ta zgjidhė drejt ēashtjen e kufijve tė Shqipnisė, Ballkani nuk do tė ketė kurrė qetėsi!”

    Ky parashikim gjenial i Isa Boletinit doli i saktė.

    Popullata e Shalės sė Bajgorės, pas aneksimit nga Serbia dhe pasi ky pushtim u miratua nga Konferenca e Londrės, pėrjetoi terror tė paparė.

    Kėtu u vendos pushteti ushtarak policor qė institucionalizoi njė politikė gjenocidiale. Me qėllim qė ta mbajė mė lehtė nėn kontrollė dhe ta nėnshtrojė mė shpejt Shalėn, popullatėn shqiptare tė saj, pushtuesi serb themeloi komunėn nė Bare.

    Brenda tri vjetėsh ekonomia pėsoi humbje tė mėdha, bujqėsia u shkretua, zejtaria u prgjysrnua. Dhjetra famiije u shpro*nėsuan nga pronat e tundshme dhe te patundshme, qindra tė tjera u detyruan tė shpėrngulen nė Turqi apo nė Shqiperinė politike.

    Megjithatė pjesa derrmuese e shaljanėve ishte e vendosur qė tė qėndrojė ne vatrat e veta. Pėr kėtė duhej tė organizoheshin pėr tė rezistuar. Ndonėse jo nė nivelin ēfarė do tė duhej, ata rnenjėherė filluan tė organizohen nė ēeta tė vogla kaēake, tė cilat bėnin kryengritje pėr tė rnbrojtur nderin e dinjitetin e familjeve tė tyre.

    Lufta e kėtyre grupeve kundėr forcave serbe, formimi i grupeve kaēake pėr tė kundėrshtuar pushtuesin e ri (1913-1914) jepte rezultate shurnė tė vogla sepse ushtria dhe xhandarmėria serbe terrorizonte pa mėshirė popullatėn civile, madje edhe fėnijėt, gratė e pleqtė.

    Fazli HAJRIZI



    70 kilometra rrugė do tė bėjnė eshtrat e Heroit tė njohur tė Kombit, qė tė arrijnė nė vendlindjen e tij, tė cilat prisnin prej vitesh tė vendosura nė thasė nejloni nė Mitrovicė. Isa Boletini me bashkėluftėtarėt dhe djemtė e tij u preh nė njė varr tė zakonshėm nė Podgoricė plot 64 vjet, qėkurse ishte varrosur qė pas vrasjes sė tij, nė janarin e 1916-ės. Pas viteve shtatėdhjetė, do tė ruhej pėr tė njė pėrdhosje e madhe, derisa do tė arrihej qė mbi varrin e tij tė bėhej shesh lodrash apo parking makinash. Nga kosovarėt e atjeshėm u bė mes shumė mundimesh ruajtja e vendit tė eshtrave, jo pak por 7 vjet, ku ai u dergj poshtė parkingut, derisa nė vitin 1977 i nxorrėn nė fshehtėsi tė plotė. Qė nga ai vit deri sot, ato i kanė ruajtur nė fshehtėsinė mė tė madhe nėpėr thasė nejloni. Por pikėrisht kjo odise e gjatė dhe e dhimbshme qė ishte ruajtur pas vdekjes pėr heroin me tė cilin krenohen shqiptarėt, do tė pėrfundojė ditėn e shtunė, ku ai do tė arrijė nė vatanin e tė parėve tė tij tė ringritur pėr tre vjet me radhė
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Fyellit ne nje vrime prap turqelit, nuk lan hero anti-turk pa ofenduar

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Po mos te jete Isa Boletini hero atehere kush eshte?
    Mjaft balte kan hedh mbi Bajram Currin, Hasan Prishtinen, Luigj Gurakuqin, Avni Rustemin etj ene mbi Isen dun me hedh.

    Ene ca akuzash kan qit, eshte mor me korrupsion thon, per ner nuk e di a me qesh a me qa me ket budallik.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Vetem Isen mos me luni, me te tjeret boni ca te doni!

  6. #6
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    gjėrat hiperbolizohen, por fakti se ky njeri ka keqpėrdorur mjetet e kryengritjes sė pėrgjithshme, duke kėrkuar para pėr shpėrnadarjen e armėve pėr mua ėshtė mėse i qėndrueshėm

    po ju ē'mendoni...?!
    Mendoj se sja ke haberrin se cka flet. Keshtu i degjova edhe disa njerz te flisnin per Dede Gjon Lulin.
    E di qe te dy u vrane nga serbet.
    Disave sic duket iu ka bere hobi te hedhin balte mbi fytyrat me te shendritura te kombit!!!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga fatlumi18
    me tė qėndruar nė Mitrovicė kėto ditė nipi i Isa Boletinit, e qė ėshtė edhe emnak i tij - Isa Boletini, u zhvillua njė debat tepėr i nxhetė nė Tv-nė lokale - "TV MITROVICA",konkretisht nė emisionin "Tribunė e Hapur" i cili ėshtė edhe emison kontaktues me dėgjues dhe ku fatėkeqėsisht njė numėr relativisht i konsiderushėm i dėgjuesve kontestonin personalitetin e Isa Boletinit si PATRIOT APO TRADHTAR.

    mu mė vinte keq nga nipi i tij, por dėgjuesit jepnin argumente tė ndryshme "jo tė Hajrit", pėr kėtė figurė historike...

    nga pėrvoja ime personale, nga tėrė ajo ēfarė kam lexuar, dhe sa kam kontaktuar me historianė tė ndryshėm megjithatė personalisht ende nuk kam njė qėndrim decidiv se ēfarė nė tė vėrrtet ėshtė Isa Boletini?!

    TRADHTAR APO FIGUR E SHQUAR HISTORIKE - PATRIOT?!

    gjėrat hiperbolizohen, por fakti se ky njeri ka keqpėrdorur mjetet e kryengritjes sė pėrgjithshme, duke kėrkuar para pėr shpėrnadarjen e armėve pėr mua ėshtė mėse i qėndrueshėm

    po ju ē'mendoni...?!
    Une mendoj se nuk me kane zene veshet per njerez me psikopate e te cmendur se disa persona qe po na dalin ne kombin tone, nuk e di pse po ndodh kjo, nga vapa apo i ka zene semundja e tokes por ata njerez qe kane thene keto fjale duhen mbyllur ne ndonje cmendine se jane rrezik publik.
    Nese ka ndonje njeri qe po thote nje fjale te keqe per Isa Boletinin, i lutem te vije te me takoje mua, jua jap dhe adresen ku te me gjeni, dhe do te dale shume e i kenaqur nga takimi, ju siguroj per kete...
    Po lerini more keto cmendurira, pis milet.....

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga fatlumi18
    me tė qėndruar nė Mitrovicė kėto ditė nipi i Isa Boletinit, e qė ėshtė edhe emnak i tij - Isa Boletini, u zhvillua njė debat tepėr i nxhetė nė Tv-nė lokale - "TV MITROVICA",konkretisht nė emisionin "Tribunė e Hapur" i cili ėshtė edhe emison kontaktues me dėgjues dhe ku fatėkeqėsisht njė numėr relativisht i konsiderushėm i dėgjuesve kontestonin personalitetin e Isa Boletinit si PATRIOT APO TRADHTAR.

    mu mė vinte keq nga nipi i tij, por dėgjuesit jepnin argumente tė ndryshme "jo tė Hajrit", pėr kėtė figurė historike...

    nga pėrvoja ime personale, nga tėrė ajo ēfarė kam lexuar, dhe sa kam kontaktuar me historianė tė ndryshėm megjithatė personalisht ende nuk kam njė qėndrim decidiv se ēfarė nė tė vėrrtet ėshtė Isa Boletini?!

    TRADHTAR APO FIGUR E SHQUAR HISTORIKE - PATRIOT?!

    gjėrat hiperbolizohen, por fakti se ky njeri ka keqpėrdorur mjetet e kryengritjes sė pėrgjithshme, duke kėrkuar para pėr shpėrnadarjen e armėve pėr mua ėshtė mėse i qėndrueshėm

    po ju ē'mendoni...?!
    Qeke ftof n'byth ti edhe ata qe marrin ne telefon. Isai nuk ka kerku leke shqiptareve por serbeve, dhe si perfundim i morri dhe paret edhe armet e ju hodh kundra te gjitheve me serbe e turqe bashke.

    Ju keni inat se ky ka qene nje nga truprojet me te rendesishme te Sulltanit dhe ishte kunder rrevolucionit Xhonturk. Na dolen prap Haxhi Qamilat.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Sulltani e ka peshuar me are Isa Boletinin
    ,vetem qe ta mbante afer tij. Jo pse i duhej por, ia kishte friken se e dinte qe do te luftonte kunder cdo armiku.

    Isa i tha Sulltanit; Ma i ambel eshte dheu im se sarajet tua e ari yt !

    Prandaj , flasin dokumentet e deshmitaret qe i kane percjelle ne breza te berat e tij.

    Sipas disave qe nuk dine apo per ndonje arsye tjeter,Ne nuk paskemi pase kurre burra e atdhetare te mirefillt. Secilit i hedhin balte dhe e quajne tradhetar.

    Me aq sa kam lexuar e ndegjuar, Isa Boletini ka qene nje nga figurat me atdhetare ne gjithe historine tone .
    Ata qe mendojne ndryshe le te dalin me fakte dhe ta kerkojne ndihmen e historianeve te mirefillte ,per t'u bindur per personalitetin dhe veprimtarine e tij.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anėtarėsuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    kėtu
    Postime
    231
    Citim Postuar mė parė nga fatlumi18
    me tė qėndruar nė Mitrovicė kėto ditė nipi i Isa Boletinit, e qė ėshtė edhe emnak i tij - Isa Boletini, u zhvillua njė debat tepėr i nxhetė nė Tv-nė lokale - "TV MITROVICA",konkretisht nė emisionin "Tribunė e Hapur" i cili ėshtė edhe emison kontaktues me dėgjues dhe ku fatėkeqėsisht njė numėr relativisht i konsiderushėm i dėgjuesve kontestonin personalitetin e Isa Boletinit si PATRIOT APO TRADHTAR.

    mu mė vinte keq nga nipi i tij, por dėgjuesit jepnin argumente tė ndryshme "jo tė Hajrit", pėr kėtė figurė historike...

    nga pėrvoja ime personale, nga tėrė ajo ēfarė kam lexuar, dhe sa kam kontaktuar me historianė tė ndryshėm megjithatė personalisht ende nuk kam njė qėndrim decidiv se ēfarė nė tė vėrrtet ėshtė Isa Boletini?!

    TRADHTAR APO FIGUR E SHQUAR HISTORIKE - PATRIOT?!

    gjėrat hiperbolizohen, por fakti se ky njeri ka keqpėrdorur mjetet e kryengritjes sė pėrgjithshme, duke kėrkuar para pėr shpėrnadarjen e armėve pėr mua ėshtė mėse i qėndrueshėm

    po ju ē'mendoni...?!
    Perse 'kontestohet' personaliteti i Isa Boletinit? Per c'arsye Isa, nga disa, konsiderohet 'tradhetar'? Cilat argumente jepen ne favor te 'tradhetise' te Isa Boletinit? Mund te na elaborosh i cik me teper ti fatlum18, se ai 'fakti' qe e permend ne fund te postimit tend, nuk flet per ndonje tradheti te Ises?!

  11. #11
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Faji i Isa Boletinit eshte se luftoi per atdheun dhe u vra per te. Keshtu po ndodh me te gjithe patriotet tane, papritur po na dalin te gjithe tradhetare e batakcij.
    Isa Boletini patui faj te madh sepse ra duke luftuar per atdheun se bashku me 7 niper te tij te ura e Thive ne Shkoder.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Nuk e di do ti shkaterojme gjithe figurat kombetare?

    Kuptohet kur hodhem gurre edhe te Nen Tereza kuptohet per ca eshe me e lehte dhe per Bac Isen.

    E gjithe keto iniciohen nga njerez te semure qe duan te bejne protogonistin duke shkateruar kollonat kombetare,apo ngrene si parazit e te pafte ato, mbi te cilat qendrojme, ato figura kombetare qe protagonizmin e bene duke bere per kombin, ndritur ate, luftuar e vdekur per te.

    Nuk eshte ky nje shembull, e jo te bejme protagonizmin duke ngrene gjymtyret tona dhe ata pak heronj dhe figura qe si komb i vogel i kemi nxjerr ne shekuj?!

    Nuk e di kur do mbaroj kjo cmenduri e boshllekut te vlerave, qe ndjejm pasi u shkeputem nga sistemet ideologjike qe 15 vjet me pare, e nuk u futem akoma natyrshem ne vlerat tona tradicionale, qe secili flet me radhe e secili respektohet, sidomos keto figura te kombit tone qe simbolizojne ate.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 26-05-2006 mė 09:52
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  13. #13
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ore po nuk qe as Isa Boletin patriot une nuk e di se kush mund te jete.

    Kam degjuar disa zera qe thone se Boletini beri gabim qe ju kthye kunder Turqise pasi me Turqine kemi nje histori, nje fe e nje kulture ndaj baca Isa duhej te bente aleance me Turkun ndaj Serbit e Grekut!

    Te gjithe ata qe nuk na duan i kemi armiqe, pike. Nuk mund te zgjedhim armikun me te vogel kunder armikut me te madh.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Citim Postuar mė parė nga Lunesta
    Kam degjuar disa zera qe thone se Boletini beri gabim qe ju kthye kunder Turqise pasi me Turqine kemi nje histori, nje fe e nje kulture ndaj baca Isa duhej te bente aleance me Turkun ndaj Serbit e Grekut!
    Deri ne fillim te shekullit te 19 aleanca me Turqin kishte qen dicka e mire per shqiptaret sepse konsoliduam fuqin tone neper te tokat e Shqiperise Etnike. Por pas shkaterrimit te pashalleqeve shqiptare idealisht besoj se ne duhet te ishim shkeput nga turqit. 100 vitet e fundit qe ne ishim nen perandorin osmane greket e pavarur e serbet autonome/te pavarur po ndertonin shtetet e tyre, ndersa ne nuk po benim ndonje progres.

    Sa per luftrat anti-turke ne fillim te shekullit 20 besoj se ishin te nevojshme qe te tregojme Evropes se ne kemi nje identitet te vecante nga ai turk e se kerkojme vetvendosje. Turqia e humbi luften e pare ballkanike, keshtu te gjitha tokat tona si mbeshtetes te fuqise qe humbi mund te ishin ndare mes grekosllaveve pa shum diskutim. Pastaj Xhon Turqit po benin fushata per sekuestrimin e armeve te shqiptareve dhe otomanizimin e provincave te perandorise, pra ata nuk ishin ndonje ndihme e madhe per ne ne ate kohe.

  15. #15
    Skofiar Maska e Skofiar
    Anėtarėsuar
    07-08-2005
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    731
    Isa Boletini

    (1864- 1916)


    Isa Bloletini Atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udhėheqės i lėvizjeve pėr ēlirim e bashkim kombėtar, Hero i Popullit. Lindi nė fshatin Boletin tė Mitrovicės, nė njė familje me tradita patriotike. Nė moshėn 17 vjeēare mori pjesė si luftėtar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė betejėn e Slivovės (22 prill 1881) kundėr forcave osmane. Pėrkrahu Haxhi Zekėn dhe atdhetarėt e tjerė nė themelimin e Lidhjes Shqiptare tė Pejės (1899-1900) dhe nė qėndresėn e saj kundėr sunduesve osmanė dhe qarqeve shoviniste fqinjė.

    Mė 1901-1902 u vu nė krye tė qėndresės popullore nė Kosovė kundėr ndėrhyrjeve tė Serbisė, Malit tė Zi, Rusisė e Austro-Hungarisė nė Shqipėri. Pėr kėtė arėsye u thirr nė Stamboll, ku u mbajt i izoluar deri mė 1906. Isa Boletini pėrkrahu revolucionin xhonturk tė vitit 1908, ishte njė nga organizatorėt e Kuvendit tė Ferizajt (1908) qė luajti rol tė rėndėsishėm nė shpalljen e Kushtetutės. Iu kundėrvu politikės reaksionare e antishqiptare tė xhonturqve. U dallua si udhėheqės e organizator i kryengritjeve tė mėdha popullore antiosmane tė viteve 1910-1912. Udhėhoqi luftėtarėt nė betejat e zhvilluara me ushtrinė turke nė zonat Shtimlje-Carralevė mė 1910, mbėshteti kryengritjen antiosmane tė v. 1911, udhėhoqi forcat kryengritėse nė zonėn Drenicė-Mitrovicė dhe Podujevė-Prishtinė mė 1912. Gjatė Luftės Ballkanike nė tetor 1912, u vu nė krye tė ēetave tė armatosura vullnetare pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare kundėr pushtuesve serbė.

    Nė ditėt e pavarėsisė, nė krye tė pėrfaqėsuesve tė Kosovės, u ndodh pėrkrah Ismail Qemalit nė Vlorė dhe mori pjesė aktive nė organizimin e forcave tė armatosura pėr mbrojtjen e Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės. Mė 1913, si anėtar i delegacionit shqiptar, sė bashku me Ismail Qemali shkoi nė Londėr, ku protestoi me forcė kundėr vendimit tė Fuqive tė Mėdha pėr copėtimin e Shqipėrisė. Mė vonė Isa Boletini kaloi pėrsėri nė Kosovė, ku organizoi qėndresėn popullore kundėr pushtuesve tė rinj serbo-malazezė. Duke e kaluar jetėn nė luftė e pėrpjekje dhe me urtėsinė e tij, fitoi autoritet tė madh si udhėheqės popullor. Isa Boletini e lidhi jetėn e tij e tė familjes me fatin e atdheut, dashurinė e besnikėrinė ndaj tė cilit e shprehu me fjalėt "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia". Mė 23 janar u vra pabesisht nga shovinistėt malazezė nė Podgoricė, sė bashku me tė bijtė Halili dhe Zahidi, nipėrit Jonuzin dhe Haliti dhe tre luftėtarė tė tjerė. (F. M.)

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anėtarėsuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Nė tokat shqiptare
    Postime
    237

    Smile Ēarmatosja e Isait

    Citim Postuar mė parė nga King_Gentius
    Fyellit ne nje vrime prap turqelit, nuk lan hero anti-turk pa ofenduar
    Pėr ta ndėrprerė drejtimin e tingujve nga fyelli i cekur dhe njėherit pėrkrahur letrat qė pėrkrahin Veprimtarinė e Isa Boletinit por edhe qė tė iu mundėsohet tjerėve qė nėse vėrtet kanė fakte tjera pėr veprimtarinė e tij qė ti tregojnė, po e citoj pjesėn e ēarmatimit

    Nė Shalė edhe sot kujtojnė dialogun e Isa Boletinit me ministnin e jashtėm anglez, Eduard Grein, qė ėshtė pėrjetėsuar edhe nė kėngė:

    “Isa Beg, nė Evropė unė jam i pari qė tė ēarmatosa!
    — Jo, ministėr, jo qe besa,
    s’ēarmatosem sa t’jetė jeta!
    Njenėn armė nė derė e dorėzova,
    po kėtė tjetrėn prej brezi s’e nxora!
    Mos besofsh po ta tregoj,
    tė nandė plumbat i mban ne gojė!”

    por me njė humor plotėsues qė pėrdoret pa qėllim tė keq kohė pas kohe kur flitet pėr format e veprimit tė shqiptarėve me tjerėt:

    Gjersa nė hyrje tė konferencės apo takimit qė duhej tė merrte pjesė Isa, bėhej ēarmatimi i tij sepse ai nuk dėshironte tė hyjė nė te i pa armatosur, dhe gjersa rojet ia hiqnin njė nga njė nja 7 (shtatė alltija) KONFERENCA TASHMĖ KISHTE PĖRFUNDUAR!


  17. #17
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ore Boletini nuk eshte hero kombetar per bemat me 'alltijat ne konference', por per atdhetarizmin dhe perkushtimin qe pati per popullin e tij per sa qe gjalle.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anėtarėsuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Nė tokat shqiptare
    Postime
    237

    Smile Mos e merr bukfalisht!

    Citim Postuar mė parė nga Lunesta
    Ore Boletini nuk eshte hero kombetar per bemat me 'alltijat ne konference', por per atdhetarizmin dhe perkushtimin qe pati per popullin e tij per sa qe gjalle.
    Mė duket se nuk jemi kuptuar fare!

    Nuk kam kontestuar asgjė nga pėrkushtimi i tij pėr popullin. Vetėm e kam pėrcjellė njė mahi e cila vlen edhe sot pėr pėrfaqsuesit tanė qofshin ata nga Kosova apo Shqipėria qė kur kanė takime ndėrkombėtare sillen me "adete"shqiptare dhe gjysmėn e kohės sė paraparė pėr takim e shpenzojnė pėr hyrje nė bisedė duke i pyetur ata pėr gjėra tė parėndėsishme!! ( Si je? Si e ke familjen? Si po kalon? A je mirė me shėndet? - etj)

    Kėte e kanė konfirmuar nė shtyp apo biseda private edhe ata vetė.(tė huajt! )

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    Me kete raste Isa Boletinin e pagezuan me emrin "Robinhudi i Shqiperisė" ngase me arme ne dore kishte shkuar ti mbroje te drejtat e popullit te tije ne Londer, si dikur Robin Hood, personazhi legjendare i shekullit 13-tė...
    Edhe gazettat londoneze e kane nxjerrur kete anekdote qe une se besoje se ka ndodhur nje gje e tille si kendohet te ne ne kenge...ama ka dashur ti empresionoje fuqit e medha se ne nuk do te ndalim luften nese ju na mashtroni si ne Kongresin e Berlinit.

  20. #20
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Kjo teme eshte nje turp i vertete, dhe ai qe hapi kete teme eshte nje antishqiptar. Nuk kam c'te shtoj tjeter.

    Dito.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Isa Boletini (1864-1916)
    Nga Sokoli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 04-08-2019, 15:14
  2. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  3. Familja Boletini
    Nga CEZARND nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:31
  4. Zbulohen eshtrat e humbura tė Isa Boletinit
    Nga Hyllien nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •