Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Ne kerkim te moshumbjes, nga Arian GALDINI

    Poezi e munguar

    ose

    Ne kerkim te moshumbjes.






    Por larg nuk eshte e thene se mundim te jemi ,

    as rrugen per prane nuk dime ta pershkojme,

    Lehte humbasim ne rrathe endrrash marroke ,

    e te bukur rigjehemi atje ku frika nuk na bashkon..



    Filli yne eshte tretur mes valesh zemrake ,

    te pameshirshme busullat udhe nuk na deshmojne..

    lundrimin e gjate bejme ne ujin e paket

    terr-dritat e shpreses nuk dime ku ti kerkojme.



    Rojtari i Farit thone ka humbur mendjen ,

    Muzike per te eshte bere grishtja jone ,

    Ne flamengo me humbjen na ka ftuar

    ngase dritez nuk ka per Kapitenin tone ..



    Valle a mjafton verberia qe ne te puthim brigjet ???



    Sot dete dhe qiej molepsur jane nga padija,

    Titanet perjetesisht ne sfide metojne Perendite..

    Rreshtuar ne atje ku vec humbasim ,

    Zhgjendrat bejme kurth per paqen cdo dite.



    Braktisim te nderkryer te paktat bekime,

    Urat shestojme ndersa qellim nuk kemi kalimin ,

    Mekatare te pandreqshem qe luajme viktimat ,

    Heronj te germuqur , keqpleksur me vegimin..



    Valle a mjafton verberia qe ne te puthim brigjet ???



    Frika , -u tha- , doli ne krye

    Krizantema te verdha beri dhurate per krenarine ,

    Aureolen e pritur , na kobiti me kohen e permbysur ,

    Te ardhmen befas na ngjau perbetim.



    Kllapitur nga ndryshimet mberthyem armet e betejes finale ,

    "Hapesirat Jetike" kerkuam me ngulmim ,

    Plaku i mocem mes dy udheve qante ,

    Ne larg njeri-tjetrit synuam lirine..



    Valle a mjafton verberia qe ne te puthim brigjet ???



    Lartesia nuk na e shton kurajon ,

    fluturimi paqen na e mungon gjithesesi...

    Ditet e mia ne ty marrin kohen ,

    Ne ty une gjej perjetesine..



    Por larg nuk eshte e thene se mundim te jemi ,

    as rrugen per prane nuk dime ta pershkojme,

    Lehte humbasim ne rrathe endrrash marroke ,

    e te bukur rigjehemi atje ku frika nuk na bashkon..



    Fund



    Arian Galdini



    Tirane me , 11 tetor 2002.

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    percolli te falat e mija poetit nese e njeh nga afer, ne te kundert na sill edhe ndonje poezi tjeter.
    Nderkohe te falenderoj per perkushtimin dypalesh.
    flm!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Tema tė Ngjashme

  1. Acess - Kerkim I Bazuar ne Radio Box
    Nga little-boy nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 11:16
  2. Ekstradohen dy shtetas te shpallur ne kerkim per vrasje
    Nga AlbaneZ nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 05:47
  3. Nė kėrkim tė hebrenjve tė vjetėr tė Sarandės
    Nga Hyllien nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-06-2004, 09:27
  4. Kerkim Fotosh te vjetra mbi Shkodren
    Nga nat01 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 07:10
  5. programet dhe faqet me te mira per te bere kerkim ne internet
    Nga benseven11 nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-05-2003, 19:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •