Kush ėshtė balerini shqiptar qė fitoi edicionin final tė “Amici” nė “Canale5”? Triumfin e shqiptarit Leon Cino nė mbrėmjen e 23 majit, gazetarėt italianė e kanė quajtur: “Goditja e fundit me putėr e luanit shqiptar” duke lajmėruar lindjen e njė ylli

Mbreti Leon “Shqiptari fluturues”, fituesi i “Amici” nė Canale 5


Belina Budini

Ėshtė dekretuar si fituesi i edicionit tė tretė tė “Amici” dhe ėshtė njė shqiptar. Nga katėrshja e mbetur e miqve tė Maria de Filippit, ka rezistuar deri nė fund 21-vjeēari nga Shqipėria, Leon Cino. Balerini shqiptar ishte i treti nė konkurrim me sfidantėt italianė. Ndėrkohė qė njė tjetėr balerin shqiptar, Olti Shaqiri ka marrė pjesė nė sfidat e mėparshme, por nuk ka mbėrritur deri nė finalen e madhe. Leon Cino, stari mė i ri shqiptar nė Itali, arriti tė marrė 70% tė votave tė publikut, duke mundur kėshtu sfidantin italian. Pėrveē ēmimit tė fitores, Leon Cino ka fituar edhe zemrėn e njė italianeje nė garė tek “Amici”. Ajo quhet Samantha, dhe Leon do tė programojė sė shpejti pushimet me tė nė Kubė, siē ėshtė shprehur. Edhe ajo ishte deri nė finale me Leonin, por nuk ka mundur tė dalė fituese. Ata kanė sfiduar njėri-tjetrin, por ka triumfuar Leoni. Nė provėn e parė, Samantha dhe Leoni kanė interpretuar kanto, mandej nė recitim dhe nė provėn e kėrcimit shkėlqen Leone. Fiton me 52% tė votave dhe shkon nė sfidėn finale me Sabrinėn. Dhe nė fund: Il vincitore; Leon. Shi yjesh dhe fishekzjarresh, njė turmė balerinėsh nė skenė qė qajnė, edhe Kledi Kadiu i ka sytė e pėrlotur, festė e bukur dhe ai qė ėshtė quajtur nga italianėt “njeriu fluturues” pėr performancat e tij tepėr ajrore dhe virtuoze nė kėrcim, i talentuari Leon ngre kupėn. Samantėn e ka pranė vetes dhe pėrralla pėrfundon si gjithnjė me Happy End…
Skeda: Leon Cino
Leon ka frekuentuar Akademinė e Tiranės, shkollėn e “Teatro Carcamo” dhe shkollėn e “Teatro della Sacala”, ėshtė diplomuar nė Shkollėn e Milanos dhe ka punuar nė televizionin shqiptar duke marrė pjesė edhe nė konkursin “Vignale Danza di Torino”. Ndihet i dhėnė pėr tė gjitha disiplinat e tė kėrcyerit, pak mė pak pėr hip-hopin, por edhe aty nuk ėshtė se ka ndonjė problem pėr t’i dalė mbanė. Nė karrierėn artistike e ka shtyrė e ėma dhe ai ka marrė pjesė nė prova fillimisht pėr t’i bėrė asaj njė surprizė. Ėshtė ndarė prej shumė pak kohėsh nga e dashura e tij dhe pėr momentin nuk di ēfarė tė zgjedhė mes dashurisė dhe karrierės. Leon mendon se inteligjenca ėshtė shumė e rėndėsishme pėr tė depėrtuar nė botėn e spektaklit, nuk di se ēfarė do tė thotė tė jesh i famshėm dhe nė shkollė shpreson tė mėsojė gjėra tė reja.

Lindur nė Tiranė
Data: 10/08/1982
Mosha: 21 vjeē
Gjatėsia: 175
Pesha: 67
Sytė: bojėqielli
Masa: 44
Nr. i kėmbės: 40-41
Profesioni: balerin
Hobi: baleti




INTERVISTA
Intervista e triumfatorit tė mbrėmjes sė fundit tė konkursit tė madh italian nė “Canale5”, “Amici”. Kėtė intervistė Leon Cino e ka dhėnė menjėherė pas triumfit nė “Amici” pėr tė gjithė fansat e kėtij emisioni super tė shikuar. Gazetari Michele Perna e quan Leonin shqiptar njė yll tė ri dhe se ai i meriton tė gjithė komplimentat qė mund tė bėhen nė kėsi rastesh. Kėto janė emocionet e Leon Cinos fill pas emisionit tė drejtpėrdrejtė ku doli fitues.

Atėherė Leon, ēfarė provon nė kėto momente?
Ende nuk arrij ta kuptoj se ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė suksesi. E vėrteta ėshtė se nuk e prisja tė fitoja dhe tani po mė mbyt ky emocion i madh!

Mė thuaj tė vėrtetėn. A ka patur njė moment gjatė mbrėmjes kur ke menduar t’ia hedhėsh Sabrinės?

Jo, edhe pse votat mė nxirnin gjithnjė favorit, mendoja se do tė kishte qenė njė rrufe e shkurtėr, por nuk ishte kėshtu dhe jam shumė i kėnaqur.

Sipas teje, pse tė ka votuar ty publiku?
Pėr njė vit tė tėrė nuk manifestova karakterin tim dhe emocionet e mia. Besoj dhe shpresoj qė publiku mė ka votuar pėr profesionalizmin tim dhe sepse kur vallėzoj, arrij tė jap njė shenjė.

Ēfarė tė ka pėlqyer mė shumė nga mbrėmja finale?

Gjėja mė e bukur ėshtė se nuk kam menduar as edhe pėr njė sekondė tė fitoja, nuk kam dashur tė bėj pėrllogaritje dhe parashikime, por kam kėrkuar tė emocionohem para sė gjithash dhe tė argėtoja ata qė na kanė ndjekur.

Ke deklaruar shpesh se nuk flet pėr familjen tėnde dhe tė afėrmit e tu. Por dje nė lidhje direkte ke dhėnė njė mesazh dashurie pėr nėnėn dhe vėllain tėnd. Pse?
Nėna ime dhe vėllai im kanė qenė gjithnjė dy pikat e referimit nė jetėn time, tashmė ėshtė shtuar edhe njė tjetėr, qė ėshtė e dashura ime…Samantha.

Si e ke pėrjetuar sfidėn kundėr saj?
Mora shumė kėnaqėsi nga pėrjetimi i momentit tė sfidės me Samantėn. Pėrveēse pėr veten time, jam i lumtur edhe pėr tė, sepse arriti tė demonstrojė qė ėshtė njė artiste e plotėsuar…

Ēfarė do tė bėsh me paratė e fitores?
Nesėr nė mėngjes nėse do tė kem kohė, do tė blej njė dhuratė pėr nėnėn time dhe vėllain dhe pastaj do tė nxitoj menjėherė tė prenotoj pushimet nė Kubė me Samantėn.

Ēfarė pret pas kėsaj fitoreje?
Nuk jam mėsuar tė pres shumė nga jeta, dua vetėm tė kėrcej dhe shpresoj ta bėj kėtė sa mė gjatė…

Ku tė pėlqen tė kėrcesh?

Nuk kam preferenca, mjafton tė vallėzoj. A mund tė them edhe diēka tjetėr?

Thuaje…
Dua tė pėrshėndes dhe tė falenderoj tė gjithė ata qė mė votuan dhe tė gjithė miqtė e internetit, e di qė janė tė shumtė dhe qė mė kanė mbėshtetur shumė. Njė puthje tė gjithėve…



25/05/2004