Close
Faqja 8 prej 28 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 560
  1. #141
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Dorontina
    Une kam tjeter vizion ne ket tentative lundruese ne ujra te thella......
    pse marinaret britanik jan te rij dhe kan nji femer me veti.....
    pse nuk ka nji marinar i pjekur 40-50 vitesh ?

    dy:
    ju kujtohet se vendet islamiste femrat i falin i leshojn ....nuk i dhujon por i respektojn....nuk jan aq barbar siq pretendohet ....
    Per ato pyetjet, me respekt keshtu te pyes, si te erdhen, dmth nga u frymezove?

    Tani, meqe ky frymezimi qenka ngjites, po llafos edhe une nja dy fjale.

    Per ata marinaret, c'ne 40 a 50?! S'eshte pjekuri ajo, duhet te pres ushtria angleze apo e kujdo qofte te dalin ne pension dynjaja, te jene pjekur me se miri, dhe pastaj, pasi te kene arritur pjekjen e duhur, t'i marrin ne ushtri.

    Per vajzen ne ushtri, Anglia s'eshte i vetmi shtet qe mendon se femra eshte edhe e shtepise edhe e pushkes. Pervec perendimit, edhe lindjes, jugut dhe veriut, kemi dhe ne Lindjen e Mesme gra qe marrin ... ndoshta jo pushken, por bombat ne brez. Psh ne forum para disa ditesh u soll nje artikull mbi femijet krenare te nje gruaje qe mburreshin me martirizimin e nenes se tyre. Apo nese te kujtohet ajo femra qe e dergoi Aliu i Zarkes, dmth Al Zarkawi te shpertheje hotelin ne Jordani etj etj etj shembuj.

    Per te drejtat e gruas ne Lindjen e Mesme, do llafosesha gjate qe thua ti, po me jane bere gishtat kallo nga ky muhabet. Nejse, mire e ke ti, s'jane dhe aq barbare sa pretendohet.

  2. #142
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,177
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Dorontina
    ju kujtohet se vendet islamiste femrat i falin i leshojn ....nuk i dhujon por i respektojn....nuk jan aq barbar siq pretendohet ....
    Ajo (xhentilesa dhe mos-barbarizmi islamik) dihet, pas pushtimit te Afganistanit nga qofte-larget perendimore, restoja e islamlandit eshte vendi i preferuar per cdo femer ne planet (une gjynah qe s'jam femer, po ti qe je i ke te gjitha mundesite te shkosh e te vendosesh andej, errr inshallah)!
    Mos prit Lionessen t'i kuptoje keto miresi te femres ne islam, ajo ka shejtanin brenda , astagfurullah.....
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2007
    Postime
    200
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Historia njeh vetem dy bomba atomike dhe te dyja te amerikaneve. Dhe si tha Harri Truman:" E beme qe te shpetojme jete ushtaresh amerikane". Dhe sa per kuriozitet vetem sekondin e pare ne Nagasaki vdiqen 135000 vete, le pastaj te dytin e te tretin. Dhe sot USA eshte potenciali me i madh atomik ne glob (perjashto te voglin e saj Izraelin i cili s'dihet sa ka, por dihet qe ka. Dua te them jo se ka me shume, por thjesht se e permenda) dhe historia e ka provuar se nuk ngurrojne ta hedhin. Jo se IRANI apo KOREA E VERIUT jane "burra te mire", por s'i takon USA dhe te tjereve te nderhyjne ne punet e brendshme te tyre. Derisa vete i prodhojne, atehere dhe te tjeret kane te drejte. Dhe ne kete lufte te ashper diplomatike, duken nendeteset (apo anijet, apo cfare ishin) ne ujerat iranine. Kjo normalisht eshte provokuese. Se marr vesh pse shpupurishet Britania nderkohe qe vete i ka derguar. Keto jane provokacione lufte te mirefillta, por nuk do te mjaftojne kaq per te plasur lufta. Prisni se do te kemi te reja.

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,535
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    epni mendime ...me mir te mesojme nga tjeret se te na ndodhi neve....

    -------------------------------------
    SI DO TA KESHILLOJSHE KRYETARIN E IRANIT TE VEPROJ ME SPIUNET OO7 TE ANGLIS ?

    1. TE UA PRET KOKAT ME SEPAT SPIUNEVE !
    2. TE I VAR SPIUNET !
    3. TE I LIROJ SPIUNET !

    Ne nje kriz te ngjashme ka qen edhe Shqiperia me Anglin ne vitin 1946 .
    Ushtaret Anglez e paten humbur rrugen "rastesisht dhe u futen ne Ujrat Shqiptare ,kriza perfundoj si perfundoi...
    Si do te keshillojshe Kryetarin e Irantit te veproj ket raste ?
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #145
    humble
    Anėtarėsuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    639
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    te kam than ty relax . Ato pune jane teper te thedha per mendjet tona
    Kushedi per ke punon , ahmadinexhadi osama musharrafi e te tjere ...
    Mbaje mend dicka te them une. Ahmadinexhadi eshte agjent amerikan dhe
    po krijon nje situate qe tu jape amerikaneve dhe komunitetit nderkombetar nje arsye per pushtim!! Mbaje mend!
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  6. #146
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Dorontina
    SI DO TA KESHILLOJSHE KRYETARIN E IRANIT TE VEPROJ ME SPIUNET OO7 TE ANGLIS ?

    1. TE UA PRET KOKAT ME SEPAT SPIUNEVE !
    2. TE I VAR SPIUNET !
    3. TE I LIROJ SPIUNET !

    Ne nje kriz te ngjashme ka qen edhe Shqiperia me Anglin ne vitin 1946 .
    Ushtaret Anglez e paten humbur rrugen "rastesisht dhe u futen ne Ujrat Shqiptare ,kriza perfundoj si perfundoi...
    Si do te keshillojshe Kryetarin e Irantit te veproj ket raste ?
    E ngjashme dhe jo e ngjashme Dora, pastaj per cilen krize e ke fjalen? Se ishin dy ne 1946, dhe per ate te nentorit, ne Gjyq Nderkombetar doli Shqiperia si me "faj."

    Per ato opsionet qe ke vene, te kujtoja vajze me imagjinate moj cupke, ka dhe metoda te tjera .

    Une s'po votoj per ndonje nga ato opsionet se nuk besoj qe Ahmedinajad do lexoj sot forumin shqiptar e pastaj t'i ve kapakun kesaj ceshtje. Por meqe e ke merak ti, hap ndonje sondazh, e te shohim si zgjidhet kjo pune "ala shqiptarce."

    PS: D@mian, si me njeh mua ti ...

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,535
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Jo mjaft po flitet ne Tv vetem po bejm bised miqsore .....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  8. #148
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,177
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    PS: D@mian, si me njeh mua ti ...
    Si Luaneshe , po habitem ku e gjen gjithe kete durim...
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  9. #149
    Ineda Maska e Ina_19
    Anėtarėsuar
    06-10-2005
    Vendndodhja
    Toronto
    Mosha
    27
    Postime
    68
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Interesante tema..

    Nuk besoj se Anglia do te nderrmare ndonje sulm ndaj Iranit..Se pari nuk ka fuqine e duhur per ta bere kete e vetme..por edhe america se besoj se do te arrije ne nje vendim te tille. Do te ishte nje krize e madhe per te dhe ekonomine e vendit tesaj..aq me teper qe Evropa tashme e merzitur me luftrat e shpeshta dhe te kota te amerikes sa vjen dhe distancohet nga kjo e fundit, ashtu sic beri edhe Spanja,Franca ne Irak.
    Sigurisht edhe per ne do te ishte me mire qe te mos ndodhte nje gje e tille.
    Ata ushtare qe kane hyre ne ujrat iraniane as qe nuk diskutohet fare, se perndryshe americanet do te kishin servirur vidiot satelitore me kohe tashme nese nuk do te ishte vertete. me sa kam pare njoftimet ne canada ata ushtare jane trajtuar ne menyre te shkelqyre nga iranianet dhe se jane te rreme fjalet e politikaneve angleze apo kushdo tjeter..

    Paqe cuna vetem paqe...mos kerkoni te ndizen zjarre se pastaj edhe ne ne menyre indirekte apo tjeter do tymosemi nga kjo gje.. Bye nga Ineda..Toronto,Canada
    Gjithcka e bej per vete...

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2007
    Postime
    200
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Dorontina
    epni mendime ...me mir te mesojme nga tjeret se te na ndodhi neve....

    -------------------------------------
    SI DO TA KESHILLOJSHE KRYETARIN E IRANIT TE VEPROJ ME SPIUNET OO7 TE ANGLIS ?

    1. TE UA PRET KOKAT ME SEPAT SPIUNEVE !
    2. TE I VAR SPIUNET !
    3. TE I LIROJ SPIUNET !

    Ne nje kriz te ngjashme ka qen edhe Shqiperia me Anglin ne vitin 1946 .
    Ushtaret Anglez e paten humbur rrugen "rastesisht dhe u futen ne Ujrat Shqiptare ,kriza perfundoj si perfundoi...
    Si do te keshillojshe Kryetarin e Irantit te veproj ket raste ?
    Sa keshilla mund t'i jepen atij te shkretit, nderkohe qe ia kane bere bene. Por gjithsesi 2 fjale per aq sa kemi dijeni ne ketu.

    Ca mund te bejne Ahmedinexhadi eshte t'i liroje marinsat britanike, por te prononcohet "shkoqur fare" se ne te ardhmen nuk do te tolerohet asnje shkelje territoriale apo hapesinore e Iranit.
    Pas kesaj normalisht ai duhet te shtoje mbikeqyrjen strategjike te kufinjve te tij ajrore, detare e tokesore.
    Ta beje fakt te kryer posedimin e bombes berthamore, pra te beje nje prove ashtu si Korea e Veriut, dhe pastaj te hape negociatat per rivendosjen e marredhenieve paqesore me Perendimin.
    Por fatkeqesisht Ahmedinexhadi nuk mund te kete gjakftohtesine time.
    Ka shume gjera qe s'i dime apo jo?
    Po permendi dicka.
    A ju kujtohet nje incident i vogel i Pakistanit dhe USAs, kur Musharafi tha se SHBA e ka kercenuar ta sulmoje,nqs nuk perkrahte politiken e USA. (nja dy here me kujtohet ti kene bere atentat Musharafit) Pikerisht, ne Islamabad trupat amerikane kryejne stervitje (behet fjale 3-4 vjet me pare, pra para se te fillonte ftohja me Iranin), dhe pse? Sepse Islamabadi ka terren pothuajse te njejte me Teheranin. Ndoshta per shumekend kjo s'do te thote asgje, por mendoj se eshte mjaft domethenese.
    Sa te tjera nuk dime....

  11. #151
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Iranianėt lirojnė ushtarėt britanikė

    Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, nė mėnyrė tė papritur, ka njoftuar se 15 pjesėtarėt e ekuipazhit tė njė anije luftarake britanike, tė kapur nga forcat iraniane para pothuaj dy javėsh, do tė lirohen. Presidenti ėshtė takuar me marinėsat britanikė, nė njė ceremoni pėr tė shėnuar lirimin e tyre.

    Nė pamjet televizive tė transmetuara, z. Ahmadinejad shihet duke buzėqeshur dhe duke folur me marinėsat britanikė. Presidenti e dha kėtė lajm nė njė konferencė pėr shtyp gjatė sė cilės ai dekoroi iranianėt qė i kapėn marinėsat britanikė. Nė fjalim z. Ahmadinejad nė tė njėtėn kohė kritikoi dhe Britaninė qė e kishte referuar Teheranin pėr kėtė ēėshtje nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė.

    Befasi

    Korerspondenti i BBC-sė Rob Watson, thotė se njoftimi i z. Ahmedindjad e ka zėnė Londrėn nė befasi.Edhe pse Londra shpresonte se kriza do tė zgjidhej, nuk dinte se ēfarė tė priste nga presidenti Ahmadinejad. Korrespondenti ynė thotė se lajmi i ka bėrė autoritett britanike tė marrin frymė lirisht, sidomos po tė kihet parasysh se qeveritarėt i pėrshkruajnė si tė vėshtira negociatat me Teheranin.Por shton ai, nėse ka njė ndjenjė ēlirimi, nuk ka ndjenjė mirėnjohjeje ndaj Teheranit.Megjithatė, qeveria britanike nuk i di arsyer se pėrse kriza pėrfundoi tani. Zyrtarėt thonė se ata do tė donin tė mendonin se ilirimi ishte rezultat i njė fushate tė sukesshme diplomatike, por e pranojnė se ekziston mundėsia qė fushata diplomatike edhe t'i ketė pėrkeqėsuar gjėrat Autoritetet britanike tani po rishikojnė me urgjencėn procedurat e ndjekura gjatė operacioneve tė patrullimit nga ushtria britanike nė Gjirin persik, pėr tė siguruar se nė tė ardhmen ushtarėt britanikė nuk do tė gjenden nė pozita tė ngjashme.

    BBC Shqip
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #152
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,631
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    bravo tamom politikon. e pash mrom ke cnn.
    no glove no love

  13. #153
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,535
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Menjiher ne rruget e kryqytetit filluan peticione kunder Iranit ....ju thash: e keni knaqur afganistanin me ato qe na thuat...tash lene rehat iranin....
    tash dje nuk pash asnji me fleta peticioni ne kryeqytet hahahhaa qfar organizate ...

    Persia ishte nji dit ai qe ishte do te jet prap.
    Iliria ishte edhe nji dit do behet fuqi ....vetem edhe pak dije dhe respekt .
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  14. #154
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    01-08-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,237
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ( Marrun prej www.albanovaonline.com )

    A e ndihmon pavarėsinė e Kosovės afrimi i Shqipnisė me Iranin?
    (Rreth nji lajmi tė agjensisė iraniane IRNA tė shpėrndamė nė Beograd me 28 mars 2007)

    Ardian Ndreca

    ___________________________________________


    Bashkėsia e kombeve demokratike si edhe nji seri agjensishė tė specializueme po i tėrheqin vėmendjen gjithė qeverive tė botės rreth rrezikut qė paraqet fakti se regjimi i Teheranit po kambėngulė me forcė pėr me zhvillue teknologjinė bėrthamore.

    Edhe mendjet mā tė plogėshta duhet ta kenė njifarė ideje se afrimi me kėtė shtet teokratik nė kėtė moment, vėshtirė se mund tė ndjellin ndonji tė mirė, por padyshim qė sjell me vete shumė penalizime nė arenėn ndėrkombtare dhe shumė pikėpyetje pėr tė ardhmen.

    Deri edhe vetė presidenti Putin tash sė fundi, i lodhun prej kundėrshtimit qė i ban Teherani ftesės sė tij pėr me pasunue uranit nė territorin rus nėn vėzhgimin e Agjensisė Atomike, ka fillue me e lanė nė baltė aleatin e vjetėr strategjik.
    Por, siē dihet, kriza asht thellue me kapjen e marinarėve britanikė prej «rojeve tė revolucionit islamik» dhe me burgosjen e tyne prej regjimit tė Ahmadinexhadit.
    Mendohet se Teherani ka ba nji gja tė tillė si presion ndaj arrestimit nė Irak nė janar tė pesė pasdaranėve tė maskuem si diplomatė iranianė, tė cilėt duen t’i pėrdorin si shkėmbim me marinarėt anglezė.

    Tashma asht Londra qė rrezikon me u kthye nė faktor aktiv pėr me shkue drejt atij hapi pėr tė cilin administrata e Bushit asht tue pėrgatit opinionin botnor tash sa muej.
    Nė kėto kushte raportet ndėrkombtare me Iranin janė ba shumė delikate e sidomos shtetet qė kanė «konto» tė papagueme me komunitetin ndėrkombtar nuk e humbin rastin me e dėnue politikėn iraniane qė dėshiron shkatėrrimin e shtetit tė Izraelit, qė don me u armatos me bombėn atomike, qė asht faktor destabilizimi nė rajon dhe jashtė tij etj.

    Vetėm Korea e Veriut, Kuba, disa vende islamike arabe dhe joarabe - si edhe presidenti populist komsomolas bolivarian i Venezuelės Hugo Chavez – kanė mbetė miq tė regjimit tė Ahmadinexhadit.
    Po ēka mund tė pritet prej nji megallomani si Chavez, i cili ka vendosė si ditė feste kombtare 4 shkurtin, nė kujtim tė grushtit tė dėshtuem tė shtetit tė vitit 1992.
    Dėshtakėt qė festojnė dėshtimet e veta janė miqtė e sotshėm tė qeverisė sė Teheranit e duket se kėtyne don me iu bashkue edhe Tirana zyrtare.

    Por ngjarja mā interesante qė ka lidhje me Iranin ka tė bajnė me faktin se nė mėngjesin e 7 shkurtit tė kaluem nė Stamboll, prej hollit tė hotel Gilanit u zhduk pa lanė gjurmė gjenerali iranian Ali Reza Asghari, 63 vjeē, ish zėvendėsministėr i mbrojtjes, eksponent i lindun nė gjinin e Rojeve tė Revolucionit.

    Si organizator i Hezbollahut nė vitet ’80 nė Liban, Asghari ka mbulue detyra tė randėsishme nė rradhėt e sigurimit tė pasdaranėve, ai asht person i informuem shumė mirė pėr projektet e Iranit nė fushėn bėrthamore dhe mbi tė gjitha ka dijeni tė hollėsishme pėr veprimtarinė dhe lidhjet e fshehta tė Iranit edhe me disa vende tė Europės.

    Lajmin e zhdukjes sė tij e kanė dhanė disa agjensi dhe gazeta arabe si edhe pak gazeta perėndimore, mandej gjithēka asht mbulue prej nji heshtje pritjet.
    Ajo qė, simbas analistave, po tmerron disa segmente tė caktueme tė regjimit tė Iranit dhe shumė bashkėpunėtorė tė tyne nėpėr botė asht fakti se gjeneralin nuk e kanė grabitė por ka ikė vetė dhe tashma ndodhet nė nji lokalitet sekret nė Britaninė e Madhe, ku po i tregon pėr fill e pėr pe funksionarėve tė Langley-it (CIA-s) gjithēka qė din. Nji tjetėr agjenci informacioni e interesueme, qė simbas mediave paska «prenotue» intervista me Asgharin, asht edhe Mossadi, i cili don me dijtė pėr fatin e disa ushtarakėve izraelian tė rrėmbyem nė vitet ’80 prej Hezbollahut.

    Mediat perėndimore dhanė edhe lajmin se nė disa shtete europiane janė skedue shumė qytetarė iranianė qė kanė braktisė me ngut Europėn mbas datės 7 shkurt.
    Nė tė vėrtetė gjenerali Ali Reza Asghari din shumė gjana, pse ka qenė aktiv deri nė momentin kur regjimi i Ahmadinexhadit e nxori nė pension tė parakohshėm, para pak kohėve, tue e kthye nė nji person tė pakėnaqun, tė gatshėm me u shitė te «anmiku djallėzor amerikan».

    Nė kėto kushte tė politikės ndėrkombtare, nė Tiranė zhvillohet nji takim, siē deklaron rastėsisht prej Beogradit me datėn 28 mars agjensia iraniane IRNA, mes ambasadorit tė Republikės Islamike tė Iranit nė Tiranė, z.Ali Beman Eqbali Zarech dhe «deputy speaker» tė parlamentit shqiptar z. Fatos Beja.

    Lajmi mban titullin: «Shqipnia dėshiron me zgjanue marrdhanjet me Iranit ».
    Tirana zyrtare duhet tė sqarojė qytetarėt shqiptarė nėse me tė vėrtetė dėshiron tė zgjanojė raportet me Iranin, pse sidokudo nuk bahet fjalė pėr Andorrėn apo pėr Principatėn e Monakos po pėr Iranin e Ahmadinexhadit!

    Z. Fatos Beja, sqaron gjithnji IRNA, pėrmendi historinė e marrdhanjeve tė pėrbashkėta mes dy kombeve dhe arritjet pozitive tė Iranit. Por ndėrkaq ai vlerėsoi edhe aktivitetin e grave iraniane nė shumė fusha tė jetės si edhe shprehu interes pėr zgjanimin e marrdhanjeve ndėrparlamentare dhe bani thirrje pėr kėmbime kulturale ndėrmjet dy popujve nė dritėn e librave tė vjetėr (ancient books) pėr tė pasė kėshtu nji ide sa mā tė mirė pėr lidhjet kulturale.
    Komunikata nuk shpjegon se pėr ēfarė librash e ka pasė fjalėn Beja, ashtu siē nuk shpjegon se ku e sheh ai pėrvojėn pozitive qė mund tė marrin parlamentarėt tanė prej marrdhanjeve dypalėshe me homologėt iranianė.

    Sigurisht qė populli iranian nuk asht e njejta gja me qeverinė qė e sundon atė, ashtu siē ndodh nė tė gjithė botėn, pėrfshi edhe vendin tonė, por Beja mund tė ishte informue sadopak pėr shkeljet e vazhdueshme tė drejtave tė njeriut nė Iran, pėr demonstratėn e shoferave tė taksive tė shtypun me forcė nė fund tė janarit 2006 nė Teheran, pėr lėvizjen studentore tė muejve tė fundit dhe pėr dhunėn e pėrdorun ndaj atyne qė kundėrshtojnė regjimin tiranik tė Ahmadinexhadit.

    Gjithė bota demokratike dėnon politikėn e Iranit ndėrsa ne dėshirojmė me zgjanue marrdhanjet me Republikėn islamike tė Teheranit?
    A e kupton zoti Beja dhe ata qė i kanė dhanė mandat me lėshue deklarata tė kėtilla se nji politikė e kėsaj natyre damton randė ēeshtjen kosovare dhe komprometon zanin e Shqipnisė nė favor tė pamvarsisė sė Kosovės?
    Ma e pakta gja qė z. Beja duhet tė bante do tė ishte pėrgenjeshtrimi i deklaratės sė IRNA-ės tue lanė si tė vėrtetė vetėm atė frazėn pėr librat e vjetėr, pėr lidhjet e hershme kulturale si edhe pėr aktivitetin e grave iraniane, gjithashtu me ndonji akrobaci etimologjike mund tė nxirrte ngjashmėninė mes Tiranės dhe Teheranit, gja qė do ta gėzonte pa masė emisarin e huej.
    Tė tjerat janė thjesht llogje Kavaje qė vetėm nji mendje e paajrosun mund tė pohojė dhe pėr ēudi asnji e pėrkohshme shqiptare dhe asnji analist nuk i ka kapė nė kohė.

    Tashti po presin o pėrgėnjeshtrimin e z. Beja ose forcimin e marrdhanjeve me Iranin, e nė tė dyja rastet do tė kishim tė banim me nji lajthitje, njena individuale dhe sentimentale kurse tjetra kolosale, pse politike dhe si e tillė e damshme pėr tė gjithė kombin shqiptar.


    ( Marrun prej: www.albanovaonline.com )

  15. #155
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anėtarėsuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Mosha
    26
    Postime
    142
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    A e ndihmon pavarėsinė e Kosovės afrimi i Shqipnisė me Iranin?
    (Rreth nji lajmi tė agjensisė iraniane IRNA tė shpėrndamė nė Beograd me 28 mars 2007)
    sipas meje nuk ndikon fare,nuk e ndihmon e as ndikon negativisht...Edhe pse armiqet me te medhenje te USA jan arabet,ata prap bashpunojn,shiko mardhenjet e Mbretit arabe me USA(Bushin)...
    Kjo munde te shfrytezohet nga serbet per te indifikuı shqiptaret si te till,si armik te amerikes...
    Amerika e din mire se Kush eshte Armiku i ti.Ky eshte fakt.Edhe pse SHBA Al-Kaiden e beri si nje org. teroriste,ajo eshte partnere me e afer e SHBA ne gjerat te tilla si terorizem.
    nje vend me maske dhe pa maske eshte vet SHBA.

  16. #156
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anėtarėsuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Mosha
    26
    Postime
    142
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Presidenti Iranian thekson mbi zgjerimin e bashkėpunimeve rajonale

    Presidenti Iranian dr. Mahmud Ahmedinezhad, vuri theksin mbi nevojėn e zgjerimit tė marrėdhėnieve midis vendeve tė rajonit dhe deklaroi se fuqitė ekspansioniste kundėrshtojnė vendosjen e marrėdhėnieve vėllazėrore midis vendeve tė rajonit tė LM dhe Gjirit Persik. gjatė takimit me ministrin e jashtėm tė Afganistanit z. Rangin Dadfer Espenta, dr. Ahmedinezhad shtoi se fuqitė kolonialiste, zgjerojnė pasigurinė dhe destabilitetin nė rajon pėr tė realizuar qėllimet e tyre. z. Espenta i cili ka vizituar Teheranin me ftesė zyrtare tė ministrit tė jashtėm Iranian z. Manuēehr Motteki, para takimit me presidentin Iranian, ai u takua me z. Motteki dhe me sekretarin e kėshillit suprem tė sigurimit kombėtar tė Iranit z. Ali Larixhani. RII, gjatė 28 viteve tė historisė sė saj, ka qenė mikpritėse e numrit mė tė madh tė refugjatėve afganė. Megjithė ndihmat e pamjaftueshme tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare pėr miliona refugjatėt afganė, RII ka mbėshtetur ata me tė gjitha mundėsitė. Vala e refugjatėve afganė drejt Iranit ku nė njė kohė midis tyre ndodheshin e dhjetėra mijėra irakianė, tregon pėr situatėn jo tė mirė qė mbisundonte atė kohė nė vendet fqinje tė Iranit dhe nė veēanti nė Afganistan. Pėrpos mikpritjes iraniane ndaj refugjatėve afganė, RII sigurisht qė ėshtė pėrballur edhe me emigracionin klandestin. RII ėshtė e mendimit se problemi i emigracion tė ligjshėm dhe tė paligjshėm, mund tė zgjidhet vetėm me vendosjen e stabilitetit nė Afganistan dhe vendet e rajonit me anė tė bashkėpunimit tė tė ndihmojnė qeverinė dhe popullin afgan nė kėtė drejtim. Por, ashtu siē theksoi edhe presidenti Iranian dr. Ahmedinezhad, fuqitė ekspansioniste dhe pushtuese, vendosjen e stabilitetit nė rajon e shohin nė kundėrshtim me interesat e tyre dhe pėr kėtė arsye ata fshehurazi apo haptazi vazhdojnė tė krijojnė pasiguri nė rajon. Nga ana e tij, ministri i jashtėm afgan, gjatė qėndrimit nė Teheran, theksoi se qeveria afgane, duke mos pėrfillur presionet e huaja, ėshtė e vendosur qė tė zgjerojė marrėdhėniet me RII nė tė gjitha fushat. z. Espenta vuri theksin mbi sabotimet e disa vendeve nė rajon tė cilat pengojnė vendosjen e marrėdhėnieve rajonale por nuk pėrmendi ndonjė vend tė caktuar. Si duket ai kishte pėr qėllim sabotimet qė Amerika dhe disa aleatė tė saj krijojnė nė vendosjen e marrėdhėnieve tė vendeve tė rajonit me RII. Sepse Amerika vazhdimisht pėrpiqet qė tė pengojė zgjerimin e marrėdhėnieve tė RII me vendet si Turqia, Azerbajxhani dhe nė veēanti midis Iranit, Pakistanit dhe Indisė nė fushėn energjitike, sepse zgjerimi i marrėdhėnieve midis vendeve tė rajon do tė kufizojė ndikimin e fuqive ekspansioniste nė rajon. mirėpo, megjithė kėto sabotime tė Amerikės dhe perėndimit, dėshmitė tregojnė se vendet e rajonit dėshirojnė tė zgjerojnė bashkėpunimin dhe marrėdhėniet midis tyre.
    source;iraniantv

  17. #157
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anėtarėsuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Mosha
    26
    Postime
    142
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Iranianėt lirojnė ushtarėt britanikė

    Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, nė mėnyrė tė papritur, ka njoftuar se 15 pjesėtarėt e ekuipazhit tė njė anije luftarake britanike, tė kapur nga forcat iraniane para pothuaj dy javėsh, do tė lirohen. Presidenti ėshtė takuar me marinėsat britanikė, nė njė ceremoni pėr tė shėnuar lirimin e tyre.
    BBC Shqip
    Ketu shifet fuqia e diplomacis iraniane.Irani,i tregoi Anglis se nuk force,as politke e as ushtarake qe te pushtoj....
    per kete,Londra duhet te mendoj shume para se te marre nje akte kunder Tehranit...Kjo eshte nje politik siē duhet te jet me nje burrshtetit...

  18. #158
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,800
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Irani “i kall daten” NATO-s

    Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, u shpreh i shqetesuar sot nga kercenimi i mundshem qe mund te perbejne raketat iraniane per Evropen. Sekretari i beri komentet ne nje interviste per te perditshmen gjermane "Bild". "Perpjekjet e Iranit per t'u pajisur me kapacitete berthamore shkaktojne shqetesim te madh per te gjithe komunitetin nderkombetar. Ne nuk mund te injorojme faktin qe Irani ka testuar raketa me rreze veprimi 1 800 kilometra, qe mund te arrijne edhe ne Evrope", shtoi Jaap de Hoop Scheffer.

    "Padyshim, keto konstatime do te perfshihen ne diskutimet e ceshtjes se mbrojtjes antirakete", saktesoi kreu i Aleances Atlantike. Amerikanet kane propozuar bashkepunim me Rusine per instalimin e nje sistemi antirakete ne Poloni. Planet amerikane shkaktuan protestat e Kremlinit, edhe pse Uashingtoni kembenguli mbi faktin se ky sistem nuk ishte kunder Rusise, por kunder kercenimit te disa vendeve si Irani.

    Keshilli i ardhshem i vendeve te NATO-s me Rusine, ku pritet te trajtohet ceshtja e sistemit amerikan te mbrojtjes antirakete, do te mbahet me 19 prill.

    Per Berlinin, diskutimi i kesaj ceshtjeje duhet te behet ne NATO dhe mes NATO-s dhe Rusise. Planet amerikane ne kete drejtim ngjallen shqetesime dhe polemika ne Evrope, vecanerisht ne Gjermani, ku disa e shikojne si nje rikthim ne reflekset e Luftes se Ftohte nga ana e Uashingtonit, ndersa te tjere i gjykojne ato si plotesisht te justifikuara.

    Nderkohe, Mohamed Elbaradei, kreu i Agjencise Nderkombetare te Energjise Berthamore, tha se Irani po i vazhdon politikat e tij berthamore. Irani deklaron se po pasuron uranium ne shkalle industriale dhe po perdor ende 100 centrifuga ne impiantin e tij ne Natanz, beri te ditur sot kreu i organizmit mbikeqyres te OKB-se. "Irani vazhdon ndertimin e reaktorit te Natanzit, me qellim arritjen e perdorimit te 54.000 centrifugave. Tani ndodhet ne fazen e perdorimit te 100 prej tyre", u shpreh Mohamed Elbaradei, kreu i Agjencise Nderkombetare te Energjise Berthamore per gazetaret ne Riad.

    Irani deklaroi te henen se ka filluar pasurimin industrial te uraniumit dhe ka injektuar gaz uraniumi ne 3.000 centrifugat qe po nderton.

    Korrieri
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  19. #159
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anėtarėsuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Mosha
    26
    Postime
    142
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Gorbacovi: Amerika mundohet qė tė dominojė mbi Europėn

    - Lajmet ndėrkombėtare: Akoma vazhdon reagimi vendeve tė ndryshme si dhe komunitetit ndėrkombėtare ne lidhje me qėllimet e projektit dominues Amerikan i ashtquajtur ”Mrojtja Raketore”. Nė lidhje me kėtė, Gorbacovi ish kryetari i Bashkimit Sovjetik tė Rusisė ka theksuar se zhvillimi i bazave tė mbrojtejev rraketore Amerikane ne Poloni dhe Republikėn Ceke ka pėr qėllim pėrpjekjet e Uashingtonit pėr tė dominuar mbi Europėn. Sipas burimeve gazetareske te Farsit thuhet qė Mihail Gorbacovi ka potencuar se tė gjithja kėto pėrpjekje rė SHBA nuk janė kurgjeė tjetėr vec se mund pėr tė dominuar mbi kontinentin e Europės. Gorbacovi president ii fundit i ish Bashkimit Sovjetik tė Rusisė nė pėrgjigje tė pyetjes se si do tė reagoje Rusia pėrballė kėtij projektit raketorė Amerikan, ai ėshtė pėrgjigjur se pėr kėtė cėshtje do tė vėrtetojė koha vet dhe se kjo strategji Amerikane e cila parasheh instalimin e projektit mbrojtės raketorė ne Poloni dhe Ceki ėshtė vetėm pėrpjekja Amerianė pėr ta sunduar Europėn dhe gjithashtu ėshtė njė kėrcėnim pėr sigurinė nacionale tė Rusisė si dhe faktorė pėr destabilizimin e Europės. Gjithashtu qeveria dhe parlamenti i Rusisė kanė kundėrshtuar njė project tė kėtillė dhe kanė potencuar sė ky project ėsht njė kėrcėnim pėr stabilitėtin dhe sigurinė e Rusisė dhe gjithashtu kanė tėrhequr vėrejtjen sė instalimi i raketave nė disa nga vendet Europiane mund tė krijojė destabilizim dhe mosmarveshje nė Bashkimin Europian. sipas gjithė kėsaj pralamenti i Dumės sė Rusisė ka potencuar se Duma e Rusisė ėshtė e shqetsėsuar nga politika e jashtme e vendeve antare tė Natos

  20. #160
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anėtarėsuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Mosha
    26
    Postime
    142
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ekonomia e Iranit nga pikėpamja e FMN

    Nė raportin mė tė ri tė FMN, thuhet se RII duke lėnė prapa vetes Tajlandėn nė vitin 2006, u bė fuqia e 21-tė ekonomike e botės pėr nga prodhimi i brendshėm bruto midis 180 vendeve tė botės. Sipas kėtij raporti tė FMN, i cili nė takimin vjetor me Bankėn Botėrore publikon edhe raportin mbi pikėpamjet ekonomike tė vendeve tė botės, thuhet se vlera e prodhimit tė brendshėm bruto nė Iran gjatė vitit 2005 nė bazė tė fuqisė sė blerjes ka qenė 554 miliardė dollarė pėrballė 744 miliardė dollarėve, qė nė kėtė drejtim RII ndodhej nė vendin e 22-tė nė botė midis 180 tė vendeve tė botės. kurse nė vitin 2006, prodhimi i brendshėm bruto nė Iran pėrballė fuqisė sė blerjes ka qenė 601 miliardė dollarė pėrballė 675 miliardė dollarėve dhe nė kėtė mėnyrė, RII duke tejkaluar Tajvanin ėshtė radhitur nė vendin e 21-tė nė botė. FMN ka parashikuar qė prodhimi i brendshėm bruto nė Iran pėrballė fuqisė blerėse nė vitin 2007 tė arrijė nė 643 miliardė pėrballė 867 miliardė dollarėve dhe nė kėtė mėnyrė duke tejkaluar edhe Afrikėn e Jugut, RII tė vendoset nė vendin e 20 nė botė. FMN nė raportin e tij gjashtė mujor, ka folur edhe mbi zhvillimin ekonomik tė RII gjatė vitit 2005 ku thuhet se gjatė kėtij viti, Irani ka patur 4.5 % rritje ekonomike kurse gjatė vitit 2006, kjo shifėr ka qenė nė 5.3 %. FMN ka parashikuar qė zhvillimi ekonomik i RII gjatė vitit 2007 tė stabilizohet nė 5 %. Ekonomia e RII gjatė viteve tė fundit ka shėnuar njė zhvillim tė qėndrueshėm si pasojė e programit tė tretė pesė vjeēar tė zhvillimit ekonomik nė vend. RII, megjithė presionet e vazhdueshme politike, ekonomike dhe shoqėrore qė ka pėsuar qė nga fitorja e revolucionit islamik, ka rritur nivelin e bashkėpunimit ekonomik me vendet tjera dhe tani shumė prodhime iraniane eksportohen nėpėr shumė vende tė botės. Irani pėr shkak tė sigurisė dhe stabilitetit qė ka, ka tėrhequr shukė investime tė huaja dhe pėrpos kompanive tė mėdha evropiane si Shell dhe Total nė fushėn e energjisė, Irani ka tėrhequr edhe shumė investime tė huaja nė fushėn e petrokimisė, industrisė, prodhimit tė makinave etj. Pėrpos kėsaj, Irani ka shėnuar njė progres tė dukshėm edhe nė fushėn e teknologjisė, industrisė dhe shkencave moderne si prodhimi i lėndės djegėse bėrthamore dhe ėshtė i gatshėm qė pėrvojat e veta nė kėtė drejtim t'ua lė nė dispozicion edhe vendeve tė tjera. Ky progres i Iranit ėshtė rezultat i potencialit tė brednshėm tė shkencėtarėve iranianė nė fushėn e teknologjisė dhe ekzistencės sė burimeve tė pasura natyrore tė cilat kanė mundėsuar qė RII gjatė viteve tė fundit tė shėnojė njė zhvillim tė dukshėm ekonomik dhe tė rrisė prodhimin e brendshėm bruto. Pritet qė me vėnien nė pėrdorim tė ligjeve tė reja mbi privatizimin, RII tė shtojė edhe mė tepėr prodhimin e brendshėm bruto dhe tė shėnojė rritje edhe mė tė madhe ekonomike.

Faqja 8 prej 28 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Situata nė Irak
    Nga Lioness nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 505
    Postimi i Fundit: 13-09-2013, 11:59
  2. Situata epidemiologjike nė Kosovė konsiderohet e qetė
    Nga GjeNcHe.-.D nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 00:56
  3. Situata nė Kondovė, Maqedoni
    Nga Prespar_ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 19-10-2007, 02:51
  4. BALLKAN, CIA: Situata nė Ballkan vazhdon tė keqėsohet
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2003, 15:45

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •