Close
Faqja 6 prej 29 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 561
  1. #101
    Mbase nuk ka lidhje me kerkesen e Bushit per shtimin pranise ushtarake amerikane ne Irak me 20 mije trupa por duket sikur po shfaqen shenjat e para te konfliktit te hapur midis SHBA-se dhe Iranit.

    Sipas nje lajmi te publikuar ne Sky News forcat ushtarake amerikane kane bastisur zyren konsullore iraniane ne veri te Irakut ne qytetin Arbil dhe kane arrestuar 5 persona. Ky lajm eshte konfirmuar nga zyrtaret lokale por deri tani ska asnje kofirmim nga ana e ushtarakeve amerikane.

    Dy zyrtare kurd thane se forcat amerikane sulmuan ndertesen rreth ores 3 te mengjesit (sipas ores lokale) duke arrestuar 5 persona dhe konfiskuar kompjutera dhe dokumenta.

    Agjensia zyrtare e lajme iraniane konfirmoi bastisjen dhe u shpreh se trupat amerikane "hyne me dhune ne zyre dhe pa dhene asnje shpjegim arrestuan 5 punonjesit qe ndodheshin aty".

    Motivi per kete aksion nuk dihet ende por po ndodh ne nje kohe qe tensioni midis Iranit dhe SHBA-se eshte teper i larte.
    Administrata e Bushit ka akuzuar Iranin qe ndihmon shkallezimin e dhunes ne Irak.

    Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad eshte duke u perpjekur qe te zgjeroje rrolin e Iranit ne Irak per te minimizuar influencen amerikane ne rrajon.

    Arbil eshte nje qytet ne pjesen veriore te Irakut e cila kontrollohet nga Kurdet, 220 milje larg Bagdadit.

    Per me shume mund te lexoni lajmin ne origjinal: US Raids Iranian Office

    Mbase ka nje pasaktesi te vogel ne emrin e qytetit pasi ne disa burime e pashe si Irbil... Lajmi sapo u fut dhe ne bbc. Sipas nje komentuesi australian aksioni i dites se sotme mund te jete nje paralajmerim i hapur i amerikaneve ndaj Iranit dhe Sirise per nderhyrjen e tyre ilegale ne punet e brendeshme te Irakut dhe nxitjes se dhunes dhe pershkallezimit te akteve terroriste ne vend.
    Kur mendohej se shume shpejte amerikanet do terhiqeshin nga Iraku, Bushi me kerkesen per rritjen e numrit te trupave amerikane aty si dhe aksioni i dites se sotme tregon qe amerikanet kane vajtur per te ndejtur aty.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #102
    Rusia Ka Furnizuar Iranin Me Rraketa


    Sipas nje lajmi te Reuters, Rusia ka furnizuar Iranin me rraketa kunder ajrore moderne dhe do marri ne konsiderate kerkesen e Tehereanit per me shume arme mbrojtese, u shpreh Ministri i Mbrojtjes Rus Sergei Ivanov.

    "Ne kemi pajisur Iranin me sistemin modern kunder ajror me rreze te shkurter TOR-M1 sipas kontrates qe kemi" u shpreh Ivanov per mediat. "Irani nuk eshte nen ndonje sanksion dhe nese do te bleje armatim mbrojtes... pajisje per forcat e tij te armatosura ska pse mos e beje kete gje."

    Nje burim i ministrise se mbrojtes i tha Reuters qe pajisjet qe perfshihen ne nje kontrate blerese ne shumen 1 miliard dollare dhe qe eshte kritikuar shume nga Perendimi nuk jane transportuar ende.

    Washingtoni dhe Izraeli kane kritikuar kontraten per te pajisur Iranin me rraketa te tipit TOR-M1 pasi sipas tyre Teherani mund ti perdori ato kunder fqinjeve te tij.

    Ne fund te ketij viti Rusia ju bashkua vendimit te Kombeve te Bashkuara per te vendosur sanksione ndaj Iranit por sipas Moskes sanksionet nuk perfshijne armatimet.


    Lajmi ne origjinal eshte ketu: Russian missiles delivered to Iran: Ivanov


    Hehehehehe ca hipokrizie. Nga njera ane bashkohet me vendimin per sanksione nga ana tjeter e furnizon me arme. Tamam paftyrsi stepash. Tamam mentalitet dhe pabesi sllave. Jo te mundohen qe te ruajne paqen dhe te minimizojne sa me shume mundesine e nje konflikti po hedhin gurin dhe fshehin doren.

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Darius,

    Une mendoj se Rusia me nji gur kerkon te vrase 2 (a me shume) zogj.
    1)
    Ti zhvate disa miljarda dollare Iranit duke i shite arme e teknologji. Madje edhe uzinat e perpunimit berthamor jane ruse me kontrata miljarda dollare.
    Rusia e din shume mire se sado "moderne" te jene keto lloj rraketash, mbrojtka e Iranit apo krejt sistemi ushtarak iranian nuk matet me superioritetin amerikan.
    Nji shembull asht Millosheviqi qe i kishte rraketat moderne ruse edhe MIG21 etj edhe duroi 3 muaj bombardime pa kurrfare aftesie kunderpergjigje.
    Edhe Sadam Husejn si ky i Iranit e shterroi buxhetin e vet me armatime ruse po qe nuk i vlejten aspak ndaj amerikaneve.

    2)
    Te krijoje nji kunderpeshe pro-ruse ne lindjen e mesme. Aleanca me Iranin dhe armet ruse aty, nuk kane kurrfare vlere kunder amerikes por kane shume efekt ndaj fqinjeve te Iranit.
    Mirepo po te shifesh me vemendje harten Irani asht ne nji dare amerikane, ne mes Irakut, Afganistanit, Turqise, A.Saudite dhe Kuvajtit, etj. Kjo dare po shtrengohet me rritjen e kontigjentit amerikan ne Irak dhe nji aeroplanmbajtese e dyte pritet te vije ne Gj.Persik per te paren here qysh prej luftes se Irakut ne 2003.
    Gjithashtu njsi te tjera raketash Patriot po instalohen ne vendet arabe perreth.

    Pra cdo shtet fqinje i Iranit ka prani amerikane 130 mije ne Irak, 25 mije ne Kuvajt, 30 mije ne Afganistan etj.
    Ne keto kushte Ahmedinexhad u propozoi vendeve arabe te largojne bazat amerikane ne kembim te nji aleance me Iranin. Gjithashtu i ka cuar leter edhe mbretit te A.Saudite per bashkpunim (kupto ndarjen) ne cashtjen e Irakut.
    Te dyja keto propozime jane prite me mosbesim prej arabeve te cilet qysh nga 1980 kane pa Iranin si nji vend qe perpiqet nepermjet sektit shiit te imponohet ne ate rajon.
    Asnji vend arab nuk ak ndermend te dale prej "ombrelles" amerikane per te tu fute nen cadren e shkyme te Ajatollaheve.

    Presioni amerikan kunder ketij shteti totalitar me nji president megaloman, po i jep rezultatet.
    Partia e Ahmadinexhad u mund keqas ne zgjedhjet lokale ne Iran. Populli asht i pakenaqun me sanksionet dhe shumat e medha qe harxhohen me mbajte terroristat e hezbullahut, Hamas etj nderkohe qe inflacioni e papunesia jane ne rritje.

    Shumica e iranianeve e quan te padobi te damtohet ekonomia per shkak te nje retorike anti-perendimore te panevojshme.
    Vec kesaj shtetasit iraniane nuk mund te mbajne (hapin) llogari ne USD, si nji mase e re sanksionesh.

    Te shofim si do te rrjedhin ngjarjet, deri tashti presioni asht ma shume psikologjik, dhe konflikti ushtarak jo-iminent.

  4. #104
    Citim Postuar mė parė nga antares
    Parapostuesi i dha zgjidhje "misterit" (TOR-M1) me mitin e inferioritetit te armatimeve Ruse.
    Nga ky mit kane ngene dru si "Gomari ne Duhan" te adhuruarir e tij ne Kore (MIG-15), Vjetnam (Mig-19), Egjypt e Siri (ku per 48 ore u likuidua 70% e aviacionit Cifut)e me gjere.....
    Na permend Jugosllavine.....
    Sebia sigurisht qe nuk do te mund te konfrontohej me sukses me nje Aleance Banditesh si ajo e NATO-s.
    Megjithate ja doli qe te qeroje 48 F-15-16 dhe 2 F111-A (te ashtuquajturit te padukshem).....
    Kur Gjermania Nacional-Socialiste me ushtrine me moderne e me moralin e jashtezakonshem humbi 200 000 (Dyqind-Mije) ushtare ne Jugosllavi, (ndekohe qe kishin ndihmen e Kroateve, Boshnjakeve dhe Arnauteve), langaraqet e Natos me te drejte (kane ca kujtese historike lakejte Europiane te Jankive) po i shmangeshin invazionit tokesor si Djalli Temjanit!
    Atehere pijaneci Jelcin bindi Millon e Serbise qe te leshonete pe.
    99% te divizioneve te Blinduara Serebe u terhoqen nga Kosova (nderkohe qe Natoja kishte pasur suksese te medha ne vrasjee civilesh, shkaterrim infrastrukture dhe vrasje kameramanesh......) gati te paprekur fale taktikave te mimetizimit.
    Kur pijaneci i Kremlinit e kuptoi qe Natoja ja hodhi, beri aktin e deshperuar dhe patetik te marrjes se Aeroportit te Prishtines.......
    Tani, meqe raketat Ruse nuk vlekan, pse gjithe kjo kuje ne Washington e Tel-Aviv?
    Ndoshta shitja apo dhenja me qira e sistemeve S-300 apo S-400 do i bente Jankite e Cifutet me te arsyeshem..... (Ska problem, jane skarcitete - ashtu si sistemi Rus i 1965 qe rrezoi teneqen (e padukshme) amerikane mbi Beograd!).
    Nese eksperti i improvizuar i mesiperm, do merrej me shume me leximin e Themeledve te OKB, e me pak me deshifrimin e Eposit-Reptilian....do shihte qe eshte detyre e cdo kombi te ndihmoje deri edhe ushtarakisht nje komb tjeter qe ndodhet nen kercenimin e nje agresioni.....
    Antares une ste drejtohem ty kur postoj ketu por jap informacionin. Mjaft me sjellje deficenti se sje kalama. Se kupton qe po behesh jo qesharak po komplet karagjoz me budallalliqet qe flet. Skam nder mend te prish temat me gomarlliqet qe keput dhe as te merrem me hidh e prit. Per temen zoteri ke gje? Bujrum shpreh mendimin tend dhe mos u kap me njerin apo me tjetrin postues. Ti e di qe e kam me te lehte qe ne vend te kesaj pergjigje te fshij ato mermeritjet delirante te tuat por e gjykoj me te arsyeshme qe te ta bej te ditur njehere e mire qe nese ste pelqen lajmi qe jepet ketu atehere shko e gjej ndonje forum bolshevikesh dhe idiotesh te kategorise qe perfaqeson dhe mos na bezdis ne te tjereve apo ata qe duan informacion. KAPISH?

    p.s. Kaq me ty per here te fundit. Kete kije mire parasysh.

  5. #105
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Irani dėnon 'rrėmbimin' amerikan nė Irak

    Irani ka akuzuar trupat amerikane nė Irak se kanė rrėmbyer diplomatė iranianė.
    Deklarata u bė pasi ushtarėt amerikanė arrestuan javėn e shkuar katėr shtetas iranianė nė qytetin e Irbilit, nė veri tė Irakut.

    Amerikanėt thanė se tė arrestuarit ishin tė pėrfshirė nė armatimin dhe financimin e militantėve.

    Ambasadori iranian nė Bagdad, Hassan Kazemi Qomi, nė njė intervistė dhėnė BBC-sė, nguli kėmbė se tė pestėt ishin diplomatė.

    Ai tha se me aktin amerikan, shkeleshin normat ndėrkombėtare dhe sovraniteti irakian.

    'Sulmi ushtarak amerikan kundėr konsullatės sonė nė Irbil dhe rrėmbimit tė pesė diplomatėve nuk pėrbėn herėn e parė e ndėrmarrjes sė akteve tė kėtij lloji prej tyre," tha diplomati iranian.

    "Akte tė tilla janė kundėr konventave ndėrkombėtare. Ato pėrbėjnė shkelje tė sovranitetit irakian dhe janė fyerje pėr popullin irakian".

    Ambasadori iranian hodhi poshtė pretendimet amerikane se Irani ishte i pėrfshirė nė dhunėn nė Irak duke thėnė se Teherani nuk kishte asnjė interes nė destabilizimin e mėtejshėm tė vendit.

  6. #106
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Pershendetje

    Nese fuqite do te heshtin, se shpejti do te perballen me nje lufte berthamore. Pasi Irani do jete vend blerja e tyre, per "terroristet" nuk ka qene asnjehere problem leku, pasi kan goxha financim, por gjetja e nje tregu.

    Nese Amerikanet mendojne te hapin nje front lufte me Iranin, atehere do perballemi me nje lufte fetare. Lufte ku nuk ka te humbur apo te fituar.
    Amerikanet, duhet te ndryshojne poitiken e tyre te jashtme, dhe mos te vonojne me nderhyrjet "kirurgjikale" brenda territorit Iranian.

    Por e theksoj, nese fuqite do te zgjedhin heshtjen sikurse e bene ate gabim me Hitlerin, atehere e theme pa frike se akrepat e perplasjes berthamore po ecin shpejt.

    Mirulexofshim
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  7. #107
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    SHBA-ja do ta sulmojė Iranin deri nė prill

    SHBA-ja do ta sulmojė Iranin mė sė voni deri nė prill tė vitit 2007, publikoi gazeta "Arab Tajms" nga Kuvajti, duke iu referuar "burimeve tė besueshme".Autori i tekstit ėshtė kryeredaktori i gazetės Ahmed Xharala. Invadimi, sipas gazetas, do tė fillojė me sulme raketore nga anije ushtarake amerikane ndaj objekteve ushtarake dhe bėrthamore iraniane

    Vendet fqinjė tė Iranit nė Gjirin Persik do tė mbrohen nga sulmet eventuale ajrore dhe raketore iraniane me komplekse kundėrajrore raketore "Patriot".

    Gazeta njofton se nga fundi i javės sė kaluar nė Shtėpinė e Bardhė planin pėr sulm kundėr Iranit nė detaje e kanė shqyrtuar presidenti Xhorxh Bush, nėnpresidenti Dik Ēejni, ministri i Mbrojtjes Robert Gejts dhe sekretarja shtetėrore, Kondoliza Rajs.

    Afatin e fundit pėr fillim tė veprimeve ushtarake kundėr Iranit - prillin, gazeta e lidh me tėrheqjen e ardhshme tė kryeministrit britanik Toni Bler nga posti kryeministėr. Bleri deklaroi se prilli i vitit 2007 do tė jetė muaji i fundit i mandatit tė tij si kryeministėr, shkruan "Arab Tajms".

    Gazeta e argumenton konfirmimin e saj pėr sulmin amerikan ndaj Iranit edhe me sistemimin e sapofilluar tė anijeve tė Marinės ushtarake amerikane nė rajonin e Gjirit Persik.

    Arritja e "masės kritike" pritet nga fundi i janarit. Gazeta e citon edhe Sem Gardinerin, kolonel nė pension dhe ligjerues shumėvjeēar pėr taktikė nė tre akademi ushtarake amerikane . Sipas tij, disa ditė para fillimit tė sulmit kundėr Iranit, cisterna tė aeroplaneve tė aviacionit ushtarak amerikan, "do tė sistemohen nė vende tė ēuditshme, siē ėshtė Bullgaria"

    BURIMI

  8. #108
    Ky lajm mund te jete i vertete ose thjesht nje presion psikologjik ndaj Iranit. Dhe ne fakt si i tille duket po te konsiderohet bllokimi qe i bene para disa ditesh avionet luftarake amerikane disa avioneve luftarake Izraelit te armatosur me rraketa me rreze te shkurter veprimi per te cilat peshperitet qe ishin me ngarkese te vogel berthamore (tipike per sulme mbi objekte strategjike). Pra ose amerikanet sduan qe konflikti te fillohet nga Izraeli ose pastaj kjo nderhyrje prishte planet e tyre per nje sulm ne nje kohe me te vonet.

    Sot ose me sakte mbreme vone u publikua nje lajm sipas te cilit Presidenti Iranian Mahmoud Ahmadinejad ne nje takim me ministrin e jashtem te Sirise u shpreh se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara se shpejti do shkaterrohen. Lajmi mund te gjendet ne websiten e Islamic Republic of Iran Broadcasting (IRIB). Po ashtu komentet e tij u raportuan dhe nga FARS qe eshte agjensia e lajmeve zyrtare Iraniane.

    "Presidenti Iranian Mahmoud Ahmadinejad siguroi se Shtetet e Bashkuara dhe regjimi Sionist i Izraelit se shpejti do asgjesohen".

    Sipas tij pershkallezimi i konfliktit midis myslimaneve Shiite dhe Sunni eshte thjesht nje komplot i Sionisteve dhe i US per te dominuar kombet rrajonale dhe shteruar burimet e tyre. Po ashtu Ahmadinejad beri nje lidhje direkte te ngjarjeve te diteve te fundit ne Liban si pjese e nje plani me te gjere qe ka per synim shkaterrimin e Izraelit. Ai i kerkoi vendeve rrajonale qe te mbeshtesin rezistencen islamike te popullit libanez dhe te premtoi se do perpiqej qe te ndihmonte ne forcimin e solidaritetit midis grupeve te ndryshme palestineze drejt nje synimi final per te shtruar rrugen ne minimin e rregjimit sionist qe sipas tij i ka ditet e numeruara dhe fundin e sigurt.


    Tani ketu ose po behet ndonje loje me lajme te leshuara si tek e tuk neper faqe lajmesh ne internet thjesht si nje loje psikologjike ose pastaj ky eshte vetem preludi i asaj qe pritet te ndodhi. Une personalisht si lajmin me siper si kete qe postova i shikoj te lidhur me njeri tjetrin dhe mendoj se konflikti eshte me afer se kurre.

  9. #109
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Londėr, 5 shkurt MIA - Njė sulm eventual ushtarak mbi Iranin do tė shkaktonte pasoja katastrofale, thuhet nė raportin e pėrpunuar nga 15 organizata britanike, mes tė cilėve edhe Qendra pėr politikė tė jashtme dhe organizata humanitare "Oksfam".

    "Sulmi eventual ndaj Iranit do t'i pėrforcojė ambicjet bėrthamore tė Teheranit, do ta minonte shpresėn pėr stabilizim tė Irakut dhe do t'i shkaktonte dėme zhvillimit ekonomik global pėr shkak tė rritjes sė ēmimit tė naftės", thuhet nė raport.

    Organizatat britanike njoftojnė se operacioni ushtarak po ashtu do t'i zvogėlonte gjasat pėr reforma nė vend, ndėrsa e theksojnė edhe mundėsinė pėr organizimin e sulmeve terroriste nė shtetet perėndimore.

    Nė Raport rekomandohet tė vendosen kushte pėr negociata me Teheranin, siē ėshtė ndalimi i procesit pėr pasurimin e uraniumit dhe tė insistohet nė dialog tė drejtpėrdrejtė mes SHBA-s dhe Iranit.

    "Vetėm me bisedime tė drejtpėrdrejta mes SHBA-sė dhe Iranit mund tė arrihet marrėveshja dhe tė shmangen pasojat potenciale nga sulmi eventual ushtarak", theksojnė ekspertėt britanikė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 25-02-2007 mė 01:34
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  10. #110
    Izraeli Kerkon Nga SHBA Driten Jeshile Per Te Sulmuar Iranin


    Izraeli eshte duke kerkuar leje nga Shtetet e Bashkuara qe ti lejoje fluturimin e avioneve te saj mbi Iraq per te sulmuar objektet Iraniane, u shpreh Daily Telegraf diten e shtune.
    Nje zyrtar i mbrojtjes izraelite i tha gazetes konservative Britanike ne nje mesazh nga Tel Aviv se kane filluar negociatat ne brendesi te koalicionit te udhehequr nga SHBA per te lejuar nje 'korridor ajror' mbi Iraq nese shteti cifut vendos te sulmoje Iranin.

    "Ne jemi gati per cdo eventualitet dhe jemi duke rrahja e mundesive te tilla eshte dicka vendimtare" u shpreh zyrtari.
    "Nese nuk sqarojme keto ceshtje atehere mund te ndodhemi ne nje situate kur avionet luftarak amerikane dhe izraelit mund te qellojne njeri tjetrin".


    Lajmi ne origjinal eshte ketu: Israel seeks US green light for Iran attack

    Ky eshte lajmi i oreve te fundit por qe per mua mund te jete thjesht nje propagande per masat. Ne aparence SHBA do i mbahet linjes diplomatike dhe kam pershtypjen qe do e refuzoje kerkesen e Izraelit. Nga ana tjeter Izraeli nuk mund te arriije ne hapsiren ajrore Irakiane pa fluturuar me pare mbi Jordanine dhe Sirine dhe dihet mire reagimi i kesaj te fundit. Dhe nese perpiqen te sulmojne Iranin ne pjesen e tij veriore atehere duhet te fluturojne me pare mbi Turqine dhe Gjirin e Omanit dhe pershkimi i nje distance te tille kerkon patjeter furniziim me karburant qe me mungesen e ndonje luftanije ne ate zone e ben te pamundur kete gje. Pra e vetmja rruge eshte lejimi nga ana e Amerikes.

    Disa minuta me pare lexova shkurtimisht qe Tel Avivi e ka mohuar nje lajm te tille duke e quajtur burimin e Daily Telegraph si jo te sakte po per momentin nuk jam ne gjendje e gjej lajm te plote mbi kete fakt.

  11. #111
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    CIA financon rebelėt nė Iran pėr kaos

    Sipas gazetės britanike “The Sunday Telegraph”, shėrbimet sekrete amerikane (CIA) financojnė nė mėnyrė tė fshehtė grupet militante tė minoriteteve etnike nė Iran, me qėllimin pėr tė krijuar kaos nė kėtė vend pėr tė rritur presionin ndaj qeverisė iraniane. Nė artikullin e gazetės komentohet, se ky hap ėshtė marrė nga SHBA nė njė pėrpjekje tė dėshpėruar tė administratės amerikane nga dėshtimi deri tani i presionit pėr ndėrprerjen e programit tė pasurimit tė uraniumit nė anėn diplomatike. “Operacioni financohet pėrmes fondeve sekrete tė CIA-s, tė cilat nuk janė mė sekret", shkruan njė ish-funksionar nga shėrbimi sekret amerikan nė kushte anonimiteti. Me kėtė financim u jepet ndihmė grupeve opozitare militante tė minoriteteve tė shumta nė Iran, tė cilėt janė kryesisht tė vendosur nė rajonet kufitare tė vendit. I gjithė operacioni ka tė bėjė me financimin e grupeve qė kryejnė aksione terroriste ndaj autoriteteve nė Teheran dhe kundėr ushtrisė iraniane, pėr t’i krijuar atyre paqėndrueshmėri. (MIA)
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #112
    Tre Vende Te Gjirit Bien Dakort me Forcat Ajrore Izraelite Qe Ti Lejojne Fluturimet Per Iran

    Mesa duket lajmi qe postova ka shume te verteta ndonese Tel Avivi zyrtar u mundua ta mohonte.

    Tre vende arabe te Gjirit Persik kane shprehur gadishmerine per te lejuar Forcat Ajrore Izraelite qe te perdorin hapsiren e tyre ajrore ne menyre qe te mberrijne Iranin ne rast se vendoset sulmi ndaj objektivave nukleare, raportoi gazeta kuvajtiane Al-Siyasa.
    Sipas lajmit, nje diplomat i shteteve te gjirit gjate vizites ne Washington diten e diele tha se tre shtetet, Qatar, Oman dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i kane thene Shteteve te Bashkuara se ata nuk do kundershtojne Izraelin qe te perdori hapsiren e tyre ajrore, pa marre ne konsiderate friken ndaj reagimit te Iranit per kete vendim.

    Al-Siyasa raporton me pas se lideret e NATO-s po bejne te njejten perpjekje me Turqine qe kjo e fundit te hapi hapesiren e saj ajrore per nje Sulm mbi Iranin si dhe te veje ne dispozicion aeroportet dhe kufijte e saj ne rast sulmi tokesor.
    Sipas diplomatit Britanik i cili u intervistua nga korrespondenti i Al-Siyasa, Turqia nuk do perserisi gabimin e saj te vitit 2003 kur refuzoi qe te hapte hapesiren ajrore per avionet luftarake amerikane qe do sulmonin Irakun.

    Lajmi ne origjinal eshte ketu: Report: 3 Gulf states agree to IAF overflights en route to Iran

  13. #113
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Disa Gjenerale Amerikane do japin doreheqje nese SHBA vendosin te sulmojne IRANIN!!!

    Lajmi eshte bere i ditur nga The Sunday Times e dates 25 shkurt 2007.

    DISA nga komandantet me te vjeter ushtarake te Amerikes jane te gatshem te japin doreheqje nese Shtepia e Bardhe urdheron nje nderhyrje ushtarake ndaj Iranit, sipas disa burimeve te mbrojtjes dhe kunderzbulimit.

    Tensioni ne rajonin e Gjirit ka ngritur friken se nje sulm ndaj Iranit po behet gjithnje e me i mundshem ne nje kohe qe pergatitet largimi i presidentit BUSH nga Shtepia e Bardhe. The Sunday Times meson se deri 5 gjenerale dhe admirale jane te me te gatshem te japin doreheqje se sa te aprovojne nje sulm ndaj Iranit.

    Lexoni lajmin te plote ne:

    TIMESONLINE
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  14. #114
    i/e regjistruar Maska e The Fighter
    Anėtarėsuar
    27-02-2007
    Postime
    40
    Amerika Nuk Duhet Ne Asnje Menyre Tu Futet Ketyre Lojerave Te Rezikshme Edhe Nje Here.
    Me Siguri Se Populli Iranian Nuk Ka Te Beje Me Gjithe Kete Gjendje Jostabile Atje. E Gjithe Kjo Eshte Nje Rezulatat I Politikave Grindacake Te Shteteve Te Medhaja Ne Bote. Por Sidoqofte Ne Gjith Kete Labirint Nuk Duhet Te Humben Njerezit E Pafajshem Qe Nuk Kane Te Bejene Fare Me Situaten E Krijuar Ne Lindjen E Mesme.
    Deshiroj Qe Kjo Mos Te Ndodhe Kur Atje.
    Sa Me Pak Luftera Dhe Sa Ma Shum Mencuri Ne Keto Raste Do Te Ishte Rugdalja Me E Mire.

  15. #115
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    The Fighter - ke te drejte dhe shpresoj qe se paku shumica e njerezve me logjike te shendoshe mendojne keshtu si shpreheni ju!

    Amerika mundohet qe permes ketyre kercenimeve te bind boten se Irani ka ne plan te zhvilloje armatim nuklear - per te cilin edhe une do isha kunder.

    Por, cka nese Irani ne te vertete pasuron uraniumin per qellime civile. Amerika mund ta sulmoje, te futet ne lufte, te vriten mijera njerez (si zakonisht ne keto raste) dhe Uuuuups! Gabim ishim! Menduam qe kishte arme berthamore por s'gjetem gje. Njelloj si ne Irak! Ne Irak thonin qe Saddam Hussein po zhvillonte Arme te Shkaterrimit Masiv, kjo ishte nder te tjera arsyeja e invazionit Amerikan dhe te Aleateve ne Iran - dhe ato Arme s'u gjeten KURRE - e s'kane per t'u gjetur - sepse NUK EKZISTOJNE!

    E njejta praktike po perseritet edhe per synimet invazive ndaj Iranit, por kesaj rradhe Aleatet po mendohen disa here perpara se t'i besojne Shtepise se Bardhe!

    Uroj dhe une qe te mos vije deri ke kjo situate, e cila do ishte me pasoja katastrofike per tere globin!
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  16. #116
    Bush (vetem po sme ra ne dore)
    sulmoi irakun(ku ka dhe pjesen me te madhe te ushtareve,si dhe ne afganistan,gjithashtu ne vijen kufitare te turqise etj..E ka rrethuar iranin me me shume se 160000 ushtare
    Irani po zbaton ekonomine e luftes duke krijuar rezerva te medha ushqimesh etj.
    Kjo gje ndodh nga qeveria bush dhe te gjithe servilat e tij kudo qe jane(..........)


    Nuk eshte tja ...............

  17. #117
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    SHBA gati plani i sulmit mbi Iranin

    Revista prestigjioze amerikane The Neė Yorker ka publikuar nė numrin e saj mė tė fundit akuzat ndaj administratės sė Bushit


    Presidenti amerikan Xhorxh Bush i ka kėrkuar Pentagonit tė hartojė njė plan tė zgjeruar bombardimi pėr Iranin. Lajmi ėshtė bėrė i ditur dje gjatė publikimit tė njė artikulli tė zgjeruar nė revistėn amerikane The Neė Yorker. Artikulli mban autorėsinė e gazetarit investigativ, Sejmour Hersh dhe nė tė pėrshkruhet plani i bombardimit si pjesė e riformulimit tė politikės sė administratės sė Bushit ndaj Iranit. Nė artikull theksohet se njė grup special i pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė lartė tė forcave tė armatosura amerikane e ka shtrirė misionin e tij drejt pėrzgjedhjes sė shėnjestrave potenciale, kryesisht e lidhur me impiantet bėrthamore tė Iranit. Sipas revistės, kjo strategji e re, e cila synon tė pėrmbysė pushtetin nė Iran, i lulėzuar si pasojė e paparashikuar e luftės nė Irak, mund t’i ēojė vendet shumė afėr konfrontimit tė drejtpėrdrejtė si dhe rrezikon tė ndezė njė luftė sektare mes Shiitėve dhe sunitėve. Ndėr elementet e kėsaj politike tė re ndaj Iranit tė nėnvizuar nga Hersh pėrfshihen: Operacionet klandestine kundėr Iranit dhe Sirisė, si dhe lėvizjes Hezbollah nė Liban; Dėrgimi i forcave speciale amerikane nė territorin iranian, me qėllim mbledhjen e tė dhėnave operative; Operacionet sekrete po financohen nga Arabia Saudite pėr tė shmangur hetimet e Kongresit. “Qarkullojnė shumė para tė pista, anembanė botės nė njė shumėllojshmėri misionesh”, shkruan Hersh duke cituar njė prej kėshilltarėve tė Pentagonit. Zbulimet e Neė Yorker-it mbėrrijnė menjėherė pas deklaratave tė Dik Ēenej, i cili ka pohuar se lufta ndaj Iranit mbetet njė opsion i mundshėm, nėse ky i fundit nuk vendos tė heqė dorė nga programi i tij bėrthamor. Kėto deklarata kishin rritur frikėn pėr mundėsinė e njė konfrontimi ushtarak mes Uashingtonit dhe Teheranit. Kėto shqetėsime bėhen akoma mė tė ndjeshme pas paralajmėrimeve tė presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad, sipas tė cilit nuk do tė ketė njė kthim pas nė zhvillimin e programeve bėrthamore tė vendit tė tij. Hersh ishte ndėr gazetarėt e parė amerikanė qė raportoi mbi abuzimet skandaloze nė burgun e Abu Ghaib. Edhe pse shumica e deklaratave tė cituara prej tij, janė bėrė nga burime anonime, statusi i tij nė gazetarinė amerikane e ka kthyer raportin e tij nė njė ēėshtje debati nė politikėn amerikane. Por, pohimet e tij pėr njė pėrgatitje tė administratės sė Bushit pėr sulm ndaj Iranit janė pėrgėnjeshtruar nė mėnyrė kategorike nga Pentagoni. “Shtetet e bashkuara nuk po pėrgatiten pėr luftė me Iranin. Pohime tė tilla janė krejtėsisht tė gabuara, mashtruese dhe tė qėllimshme”, ka deklaruar zėdhėnėsi i Pentagonit, Brajan Uajtman. Por, i paepur ka qenė nė qėndrimin e tij edhe vetė Hersh. “Ky president nuk do tė largohet nga posti i tij pa bėrė asgjė nė lidhje me Iranin”, ka deklaruar ai gjatė njė interviste pėr CNN. Hersh ka deklaruar gjithashtu se ish-drejtori i Shėrbimeve Inteligjente , Xhon Negroponte ka dhėnė dorėheqjen e tij nga ky post pėr t’u punėsuar nė njė post paralel si zv/drejtori departamentit tė shtetit pėr shkak tė qėndrimit tė tij nė njė ēėshtje qė revokon skandalin e Iranit tė viteve ’80-tė. Nė pėrpjekjet pėr tė frenuar ndikimin e Iranit – dhe atė tė tė mbrojturit tė tij kryesor, udhėheqėsit tė Hezbollahut, Hasan Nasrallah – SHBA kanė bashkėpunuar me qeveritė e Izraelit dhe Arabisė Saudite. Tė dyja kėto vende e konsiderojnė Iranin si njė kėrcėnim ekzistencial dhe sauditėt dyshojnė pėr ndikimin e Teheranit nė ndezjen e tensioneve sektare nė provincėn e tij lindore si dhe pėr autorėsinė e njė sėrė bombardimesh nė territorin e mbretėrisė arabe.

    The Guardian

  18. #118
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Loja e rruges paqesore dhe asaj te luftes, do vazhdoje te luhet, fatkeqesisht, per nje kohe te gjate, ashtu sikurse dhe iluzionet dhe dizulizionet e njerezimit do ta ndjekin, fatkeqesisht, paralel kete loje. Kush mendon se lufta mund te parandalohet me rruge paqesore, ben te njejtin gabim te atij qe mendon se paqja mund te arrihet me rrugen e luftes. Pse? Pyesni historine njerezore deri tani qe po lexoni kete mesazh.
    Me keqardhje mondishall

  19. #119
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Presidenti i Iranit thote se ditet e Izraelit jane te numeruara



    TEHRAN: Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad gjate nje konference nderkombetare te mbajtur ne Teheran i tha delegateve qe te tregojne kujdes me te dhenat e holokaustit dhe se ditet e Izraelit jane te numeruara.
    Konferenca e organizuar nga Irani ku u perqendrua mbi problemet e holokaustit dhe ne vrasjen e 6 milion cifutve nga nazistet ne kampet e perqendrimit dhe vende te tjera eshte denuar nga vendet e perendimit dhe Vatikani.

    Mahmoud Ahmadinejad i mbahet tezes se vrasja masive e cifuteve eshte nje mit.
    Ai po ashtu kerkoi (perseri) qe shteti i Izraelit te fshihet nga harta.
    Ahmadinejad ju drejtua konferences duke u shprehur se duhet krijuar nje komitet per te hetuar nese ka ndodhur me te vertete apo jo Holokausit. Duke justifikuar nevojen per nje hetim te tille ai tha se krijimi i rregjimit zionist dhe perdorimi i Holokausit per qellime propagandistike jane kthyer ne instrumenta ne duart e fuqive perendimore, sidomos Shteteve te Bashkuara dhe Britanise se Madhe per te dominuar Lindjen e Mesme. "Besoj se rrenjet e pasigurise dhe padrejtesise duhen perballur," tha ai.

    Lajmi origjinal: Iranian president says Israel's days are numbered


    Disa nga deklaratat e Ahmadinejad jane te perseritura dhe nuk ka asgje te re ne faktin qe ai shprehet per Izraelin qe i ka ditet e numeruara apo qe duhet fshire nga harta. Ajo qe me terheq vemendjen eshte perdorimi i holokaustit per te mohuar krijimin e padrejte te shtetit Izraelit. Dihet boterisht qe krijimi i shtetit te Izraelit ishte si shperblim per holokaustin dhe Gjermania vazhdon sot e kesaj dite te paguaje 'harac' per kete holokaust. Nga njera ane vete zionistet (qe nuk jane gjithe cifutet) vazhdojne ta propagandojne me te madhe per te vazhduar te paraqesin viktimizimin e popullsise cifute ne L2B dhe ne kete menyre sbejne gje tjeter vecse thellojne agjenden e tyre ne Lindjen e Mesme. Nga ana tjeter jane ata qe i kane kushtuar jeten e tyre studimit te vertetesise se holokaustit dhe qe kundershtojne ashper numrat qe paraqiten nga zionistet. Ketu nuk eshte ceshtja te mohosh holokaustin ndaj popullit ebre dhe rasti me konkret eshte vete Ernest Zundel (dhe jo i vetmi) qe kane provuar kete numer me fakte. Nuk mund te mendohet ndryshe kur shikon realitetin dhe viktimat e diteve te sotme dhe viktimizimi i vazhdueshem i Zionisteve vetem te hap barkun dhe pervec se nje qurravitje 50 vjecare eshte dhe nje loje e ndyre ne kurriz te Lindjes se Mesme. Mos harrojme cfare ndodhi pak vite me pare me Ruanden, apo genocidin e pashembullt ne Sudan apo Bosnjen, apo Kurdet apo... Eshte peng i historise qe akoma duhet degjuar qurravitja e zionisteve per holokaustin. Bindja ime eshte kjo: Shteti cifut, Izraeli nuk eshte nje shtet i cifuteve por eshte nje shtet Zionist. Sjam aspak simpatizant i Ahmadinejadit, perkundrazi e konsideroj nje psikopat dhe agresiv, zoti na ruajt nga tipa te tille por mjaft me me Izraelin. Bota nuk rrotullohet vetem tek ata.
    shum korekt ke folur , vertet korekt Bravo e lexova me vemendje dhe ashtu asht si thu ti ketu .
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  20. #120
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Programi bėrthamor i Iranit diskutohet nė Londėr

    Gjashtė vendet e pėrfshira nė pėrpjekje pėr tė bindur Iranin qė tė ndalė programin bėrthamor takohen sot nė Londėr pėr tė diskutuar mėnyra tė reja pėr tė ushtruar presion mbi Teheranin. Uashingtoni mė herėt tha se ekonomia e Iranit do tė pėsoj nė qoftė se Teherani nuk heq dorė nga programi bėrthamor.
    Sekretarja amerikane shtetit, Condoliza Rice tha se institucionet financiare ndėrkombėtare tashmė kishin filluar tė tėrhiqen nga vendi ndėrkohė qė edhe investimet e huaja nė sektorėt e naftės dhe gazit mund tė ndėrpriten sė shpejti. Por zonja Rice tha se nė qoftė se Teherani heq dorė nga ambiciet bėrthamore ai personalisht do tė siguronte rivendosjen e kontakteve tė nivelit mė tė lartė mes Iranit dhe SHBA-ve.BBC
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

Faqja 6 prej 29 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Situata nė Irak
    Nga Lioness nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 505
    Postimi i Fundit: 13-09-2013, 10:59
  2. Situata epidemiologjike nė Kosovė konsiderohet e qetė
    Nga argjenddre nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 00:56
  3. Situata nė Kondovė, Maqedoni
    Nga Prespar_ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 19-10-2007, 01:51
  4. BALLKAN, CIA: Situata nė Ballkan vazhdon tė keqėsohet
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2003, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •