Mbase nuk ka lidhje me kerkesen e Bushit per shtimin pranise ushtarake amerikane ne Irak me 20 mije trupa por duket sikur po shfaqen shenjat e para te konfliktit te hapur midis SHBA-se dhe Iranit.
Sipas nje lajmi te publikuar ne Sky News forcat ushtarake amerikane kane bastisur zyren konsullore iraniane ne veri te Irakut ne qytetin Arbil dhe kane arrestuar 5 persona. Ky lajm eshte konfirmuar nga zyrtaret lokale por deri tani ska asnje kofirmim nga ana e ushtarakeve amerikane.
Dy zyrtare kurd thane se forcat amerikane sulmuan ndertesen rreth ores 3 te mengjesit (sipas ores lokale) duke arrestuar 5 persona dhe konfiskuar kompjutera dhe dokumenta.
Agjensia zyrtare e lajme iraniane konfirmoi bastisjen dhe u shpreh se trupat amerikane "hyne me dhune ne zyre dhe pa dhene asnje shpjegim arrestuan 5 punonjesit qe ndodheshin aty".
Motivi per kete aksion nuk dihet ende por po ndodh ne nje kohe qe tensioni midis Iranit dhe SHBA-se eshte teper i larte.
Administrata e Bushit ka akuzuar Iranin qe ndihmon shkallezimin e dhunes ne Irak.
Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad eshte duke u perpjekur qe te zgjeroje rrolin e Iranit ne Irak per te minimizuar influencen amerikane ne rrajon.
Arbil eshte nje qytet ne pjesen veriore te Irakut e cila kontrollohet nga Kurdet, 220 milje larg Bagdadit.
Per me shume mund te lexoni lajmin ne origjinal: US Raids Iranian Office
Mbase ka nje pasaktesi te vogel ne emrin e qytetit pasi ne disa burime e pashe si Irbil... Lajmi sapo u fut dhe ne bbc. Sipas nje komentuesi australian aksioni i dites se sotme mund te jete nje paralajmerim i hapur i amerikaneve ndaj Iranit dhe Sirise per nderhyrjen e tyre ilegale ne punet e brendeshme te Irakut dhe nxitjes se dhunes dhe pershkallezimit te akteve terroriste ne vend.
Kur mendohej se shume shpejte amerikanet do terhiqeshin nga Iraku, Bushi me kerkesen per rritjen e numrit te trupave amerikane aty si dhe aksioni i dites se sotme tregon qe amerikanet kane vajtur per te ndejtur aty.
Krijoni Kontakt