Close
Faqja 10 prej 29 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 561
  1. #181
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Po te ishte gjall Hitleri kte suratshtremtin presidentin e Iranit do ta bante byftek

    Ja me cin baen t'fort iraniant

    Ja ēfare kerkojne kta legenat qe ky Antares i ka shum qejf

    Shifni ēa ftyre ky mer amon
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura     
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 31-08-2007 mė 14:35
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  2. #182
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240


    Ministri i Jashtėm francez: Irani, tė sulmohet



    Ministri i Jashtėm i Francės, Bernard Kushner, thotė se bota duhet tė pėrgatitet pėr skenarin mė tė keq lidhur me programin bėrthamor tė Iranit: atė tė luftės. I intervistuar nė radion dhe televizionin francez, Kushner tha se negociatat duhet tė kishin pėrparėsi. Por ai shtoi se nėse do tė prodhonte armė bėrthamore, Irani do tė pėrbėnte kėrcėnim real pėr botėn. Ndėrkohė, reagimi iranian, ishte i shpejtė dhe i ashpėr. Ministria e Jashtme nė Teheran, ka lėshuar njė deklaratė, ku theksohet se komentet e Kushnerit, dėmtojnė kredibilitetin e Francės. Nė anėn tjetėr, edhe kreu i agjencisė sė Kombeve tė Bashkuara pėr energjinė bėrthamore, Mohamed ElBaradei, ka deklaruar dje se forca, duhet tė jetė opsioni i fundit. Ministri i Jashtėm francez tha tė dielėn se negociatat duhet tė kishin pėrparėsi deri nė fund, por theksoi se nėse Teherani bėhej me armė bėrthamore, ai do ta kėrcėnonte botėn realisht. Ai tha se lufta ishte mundėsi disi e largėt dhe skenari mė negativ qė mund tė ekzistonte, por shtoi se Perėndimi duhej tė pėrgatitej pėr tė.



    Ministri i Jashtėm shtoi se Franca u kishte kėrkuar kompanive tė saj, si "Total" dhe "Gaz de France" tė mos nėnshkruanin kontrata tė reja nė Iran. Ai i bėri thirrje BE-sė qė tė vendoste sanksione mbi Teheranin, pėrveē atyre tė vendosura tashmė nga KS-ja i OKB-sė.


    Ministri francez tha se bota duhej tė pėrgatitej pėr mė tė keqen lidhur me krizėn bėrthamore iraniane. I pyetur se ēfarė donte tė thoshte me kėtė, Kushner u pėrgjigj "luftė"





    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  3. #183
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ēėshtja bėrthamore. Teherani reagon pas kėrcėnimeve me luftė tė ministrit tė Jashtėm francez

    Irani: Francezėt, luftėndjellės!

    Presidenti Ahmadinexhad: Nuk janė deklarata pėr t‘u marrė seriozisht


    Irani reagon pas deklaratave tė mbėrritura nga Franca, qė nė lidhje me garėn bėrthamore tė Teheranit flasin pėr njė krizė tė rėndė dhe pėr rrezikun e njė lufte tė re nė glob. Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme iraniane ka lėshuar menjėherė njė deklaratė duke ndezur akoma mė tej polemikat: "Tė pėrdoren fjalė provokatore dhe luftėndjellėse, ka thėnė ai, ėshtė kundėr traditės historike dhe kulturore tė qytetėrimit francez". Gazetat e Teheranit nė anėn tjetėr janė mbushur me artikuj qė flasin pėr mbėshtetjen e Kinės dhe Rusisė pėr programin bėrthamor iranian, ndėrsa nuk kursejnė edhe komentet nė lidhje me origjinėn hebreje tė Presidentit tė republikės franceze, ēka sipas tyre edhe shpjegon sulmet e njėpasnjėshme kundėr Republikės Islamike. Duket madje se Irani po pėrgatitet pėr tė anuluar njė projekt multimiliardėsh gazi me kompaninė franceze tė naftės, "Total". Por Franca sėrish flet pėr luftė kundėr Iranit. Njė ditė pas komenteve tė ministrit tė Jashtėm Kushner, reagon edhe Kryeministri francez, Fransua Fillon. "Duhet bėrė gjithēka pėr tė evituar njė luftė me Iranin", deklaron ai, duke pėrdorur tone tė forta dhe pėr mė tepėr duke u shfaqur edhe me uniformė ushtarake para kamerave televizive. Fillon, nė njė vizitė nė jugperėndim tė Francės, ka konfirmuar linjėn e ministrit tė tij tė Jashtėm: "Franca, ashtu si edhe tė gjitha vendet aktive nė ruajtjen e paqes nė botė, ėshtė e vendosur tė ndalojė iranianėt tė shtien nė duar armėt bėrthamore. Qė nga fundi i gushtit, kur Presidenti i Republikės Nikolas Sarkozi foli pėr alternativa mes "bombės iraniane dhe bombardimit tė Iranit", Parisi nuk resht sė dėrguari sinjale pėr tė lėnė tė kuptohet se shumėēka ka ndryshuar qė nga koha kur Franca kundėrshtonte luftėn nė gji. Ndėrkaq, nga Izraeli mbėrrin lajmi se njė faqe iraniane islamike pretendon se Teherani ka drejtuar kundėr Izraelit 600 raketa, tė gatshme pėr t‘u lėshuar nė rast se vendi islamik do tė pėrballet me njė sulm tė mundshėm. Pas deklaratave tė ashpra, ministri i Jashtėm francez, Bernard Kushner, ėshtė pėrpjekur t‘i hedhė ujė zjarrit, duke folur pėr sanksione evropiane qė mund tė vendosen kundėr Teheranit, nė rast se ai nuk do tė modifikojė programin e tij bėrthamor. Ka provuar tė pėrforcojė linjėn diplomatike edhe Mohamed El Baradei, drejtori i Agjencisė sė Kombeve tė Bashkuara pėr Energjinė Bėrthamore, qė pėrfshihet nė polemikė duke folur pėr "sulm vetėm si zgjidhje e fundit e mundshme" pėr krizėn. Por nė anėn tjetėr, ėshtė krejt i ndryshėm reagimi i Presidentit iranian, Mahmoud Ahmadinexhad. "Nuk do t‘i marrim seriozisht kėto kėrcėnime". Kėshtu, agjencia jo zyrtare iraniane e lajmeve, "Fars", citon Presidentin rebel tė Republikės Islamike, duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė disa gazetarėve qė i kėrkonin njė koment mbi deklaratat e ministrit tė Jashtėm francez, Bernard Kushner. Dhe njė tjetėr reagim ėshtė edhe ai i Rusisė. Moska ėshtė kundėr njė zgjidhjeje me forcė tė ēėshtjes bėrthamore tė Iranit dhe pretendon se njė bombardim i mundshėm amerikan do tė ishte njė gabim i madh politik dhe diplomatik me pasoja katastrofike. Deklarata ėshtė bėrė nga zėvendėsministri i Jashtėm rus, Aleksander Lusiukov, nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen moskovite, "Vreme Novosti".



    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ish-ambasadori amerikan nė OKB, Xhon Bolton, deklaron: Koha e diplomacisė ka skaduar

    "Sulmi kundėr Iranit, gjithnjė e mė i afėrt. Evropa e di kėtė"

    Plani: "Do tė jetė njė blic ajror kundėr impianteve bėrthamore.


    "Koha pėr tė ndaluar Teheranin po skadon, SHBA dhe evropianėt e kanė marrė nė konsideratė mundėsinė e njė blici". Xhon Bolton, ish-ambasadori amerikan nė OKB, konsiderohet njė bashkėpunėtor i ngushtė i zėvendėspresidentit Dik Ēeni dhe shpjegon se pas komenteve tė Bernard Kushnerit qėndron afrimi i njė ndėrhyrjeje qė ėshtė diskutuar qė mė herėt mes aleatėve mė tė ngushtė evropianė.

    Ministri i Jashtėm francez, Bernard Kushner, flet pėr njė opsion tė mundshėm ushtarak kundėr Iranit. Edhe sa kohė na ndan nga njė sulm?

    Pėrdorimi i forcės ėshtė njė opsion pėr shtetet e shqetėsuara nga programi bėrthamor iranian. Kur Kushner flet pėr luftė, nuk ka ndėr mend njė operacion tė ngjashėm me pushtimin e Irakut, por njė sulm shumė preciz, tė kufizuar.

    SHBA dhe vendet e tjera evropiane e kanė ekzaminuar kėtė skenar?

    Ajo qė ne kemi diskutuar me Britaninė e Madhe, Francėn dhe Gjermaninė, ėshtė njė sulm ajror i mjaftueshėm pėr tė shkatėrruar njė apo mė shumė impiante bėrthamore iraniane. Ėshtė njė opsion pėr ne, por edhe pėr Evropėn ekziston prej kohėsh. Jam i kėnaqur madje qė Kushner ka folur publikisht pėr kėtė. Ėshtė njė reflektim i ardhjes nė pushtet tė Sarkozisė dhe dėshmon pakėnaqėsinė e Parisit pėr mungesėn e rezultateve nė iniciativat diplomatike tė ndėrmarra pėr tė bllokuar Iranin.

    Nė Uashington qarkullojnė paqartėsi mbi pozicionet e ndryshme brenda administratės Bush, me Ēenin nė favor tė ndėrhyrjes ushtarake dhe Rajsin tė vendosur pėr tė vazhduar rrugėn diplomatike. Cila ėshtė e vėrteta?

    Debati ekziston. Ka disa persona nė departamentin e shtetit qė nuk kanė reshtur kurrė sė menduari se ekzistojnė vetėm rrugėt diplomatike. Askush nuk preferon pėrdorimin e forcės. Por ama ka zgjedhje qė duhen bėrė. Nėse zgjedhja ėshtė mes njė Irani bėrthamor dhe forcės, unė nuk kam asnjė hezitim dhe preferoj opsionin e dytė.

    Nga e enjtja rifillon debati nė OKB nė lidhje me njė rezolutė tė re. Ēfarė sanksionesh mund ta bėnin me tė vėrtetė efikase?

    Koha e sanksioneve kundėr Iranit ka ardhur dhe ka shkuar. BE po negocion me Teheranin prej katėr vjetėsh dhe ka dėshtuar. Ndėrkohė, iranianėt kanė mundur tė sigurojnė gjithēka ju nevojitet pėr programin bėrthamor. Edhe sepse nė Kėshillin e Sigurimit, Rusia vazhdon tė pengojė. Miratohet apo jo njė rezolutė e ashpėr, diplomacia nuk do tė ndalojė Teheranin tė shtijė nė dorė njė bombė bėrthamore.

    E pra, cilat janė opsionet e mbetura pėr tė ndaluar Iranin?

    "Janė vetėm dy: njė ndryshim i regjimit nė Teheran qė do tė vendoste nė krye tė vendit liderė tė painteresuar pėr armėt bėrthamore, apo, si opsion i fundit, pėrdorimi i forcės. Sot, jemi shumė afėr kėsaj mundėsie tė fundit.

    Liderėt e Teheranit kėrcėnojnė se do t‘i pėrgjigjen njė sulmi duke lėshuar raketa kundėr Izraelit dhe bazave amerikane nė Irak, bashkė me njė ofensivė atentatesh kundėr Shteteve tė Bashkuara. Sa e mendon njė rrezik tė tillė Shtėpia e Bardhė?

    Iranianėt po sulmojnė amerikanėt nė Irak, duke u dhėnė terroristėve shiitė armė dhe eksplozivė. Reprezalja iraniane mund tė ketė shumė fytyra dhe kjo ėshtė njė nga arsyet pėr tė cilat opsioni ushtarak nuk ėshtė shumė tėrheqės. Por, pėrsėris, nė jetė duhet tė bėhen zgjedhje: pėr shembull, Italia nuk do tė kishte pranuar kurrsesi njė Sllobodan Millosheviē tė pajisur me armė bėrthamore nė Ballkan gjatė krizės nė kėtė rajon. As Evropa nuk do ta kish pranuar. Dhe pėr Lindjen e Mesme sot ekziston e njėjta situatė.



    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Nė njė qoshe tė Pentagonit po planifikohet sulmi mbi Iranin...

    "Shah-mat", projekti qė po "vizaton" luftėn e radhės


    Forcat ajrore amerikane kanė ngritur njė grup tė posaēėm tė pėrbėrė nga strategė dhe ekspertė qė do tė planifikojė "luftėn e radhės" nė njė kohė kur tensioni me Iranin sa vjen e rritet. Projekti "Checkmate" (Shah-mat), njė pasues i grupit qė planifikoi fushatėn ajrore gjatė luftės sė Gjirit Persik, nė 1991-in ėshtė krijuar nė fshehtėsi tė plotė, nė Pentagon, nė qershor. Ai i raporton drejtpėrsėdrejti gjeneralit Majkėll Mozlej, shefit tė forcave ajrore amerikane dhe pėrbėhet nga 20-30 oficerė tė lartė tė aviacionit ushtarak tė mbrojtjes, si edhe ekspertė kompjuterikė me akses tė gjerė nė Shtėpinė e Bardhė, CIA dhe agjencitė e tjera tė zbulimit. Plane pėr njė sulm tė mundshėm mbi Iranin, kanė filluar tė bėhen qė prej mė shumė se dy vjetėsh nga Centcom, Komanda Qendrore Amerikane, bėjnė tė ditur burime ushtarake. Detyra e kėtij projekti tė fundit, ėshtė tė garantojė njė aksion tė pėrkryer tė forcave ajrore nėpėrmjet strategjive novatore tė luftimit. Projekti kryesohet nga gjenerali Lorens Stutzriem, qė konsiderohet si njė nga gjeneralėt mė tė shkėlqyer tė forcave ajrore, i cili ndihmohet nga njė ish-oficer i ushtrisė izraelite, Lani Kass. Sanksionet e Kombeve tė Bashkuara mbi Iranin nuk ia dolėn tė thyejnė ambiciet e tij bėrthamore ēka po nxit njė debat intensiv nė lidhje me njė goditje tė mundshme ushtarake. Bernard Kushner, ministri i Jashtėm francez, tha javėn e kaluar se bota duhej tė pėrgatitej pėr mė tė keqen dhe mė e keqja sipas tij, ishte lufta. Mė vonė, ai u pėrpoq t‘i zbuste komentet e tij duke thėnė se do tė preferonte tė evitohej njė skenar i tillė. Franca, nė fakt, i ėshtė bashkuar SHBA-sė nė kėrkimin e njė rezolute tė tretė, mė tė ashpėr, me sanksione kundėr Iranit nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, por po ndesh nė rezistencėn e fortė tė Kinės dhe Rusisė. Britania e Madhe ka bėrė gjithēka ka mundur tė kapėrcejė hendekun e krijuar, por rezultatet nuk kanė qenė tė dukshme. Nė anėn tjetėr, Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinexhad, qė mbėrrin sot nė Nju-Jork pėr punimet e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, ėshtė detyruar tė heqė dorė nga planet pėr tė vizituar Ground Zero-n, vendin ku dikur ngriheshin Kullat Binjake tė Qendrės Botėrore tė Tregtisė, shėnjestra tė sulmeve terroriste tė 11 shtatorit 2001. Politikanė nga i gjithė spektri politik, deklaruan se do tė ndiheshin tė fyer nga njė vizitė, nė vendin mė tė shenjtė tė amerikanėve, nga kreu i njė shteti qė sponsorizon terrorizmin. Vetė Bush, vazhdon tė shpresojė se mund ta izolojė diplomatikisht Iranin, por beson se regjimi ėshtė pranė sigurimit tė armėve bėrthamore. Gjithsesi, Presidenti amerikan gjendet pėrballė kundėrshtimeve tė fuqishme pėr njė aksion tė mundshėm ushtarak, madje edhe nė kampin e tij. "Askush prej gjeneralėve nuk mendon se lufta ėshtė njė ide e mirė, por ata do ta bėjnė atė nėse do t‘ju kėrkohet", tha njė burim i lartė nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes. Gjenerali Xhon Abizaid, ish-komandant i Centcom, tha javėn e shkuar: "Ēdo pėrpjekje duhet bėrė pėr tė ndaluar qė Irani tė shtijė nė dorė armėt bėrthamore, por edhe nėse dėshtohet kėtu, ndoshta bota mund tė jetojė me njė Iran bėrthamor". Kritikėt druajnė se Abizaid nuk ka marrė nė konsideratė potencialin e Iranit pėr tė armatosur grupe militante si Hezbollahėt, madje edhe me armė bėrthamore. "Ne mund tė ndalojmė Iranin, por ama nuk ekziston njė strategji kundėr terrorizmit bėrthamor", tha njė gjeneral nė pension, Tomas MekInernej, nga Komiteti i Politikave pėr Iranin. "Nuk ka diskutim se ne mund ta nxjerrim Iranin jashtė loje. Problemi ėshtė ēfarė do tė ndodhė mė pas. Nevojitet njė revolucion i vėrtetė, nė mėnyrė qė iranianėt ta kuptojnė se ne nuk jemi kundėr tyre, por kundėr regjimit iranian". Misioni "Checkmate" ka si qėllim kryesor tė ofrojė plane, strategji dhe taktika, logjistikisht tė mbėshtetshme dhe politikisht tė pranueshme. Objektiv i tij nuk ėshtė njė vend specifik, thonė burime sigurie, por planifikimi i tij i avancuar ėshtė i rėndėsishėm pėr njė sulm tė mundshėm ajror, nė tė ardhmen, kundėr reaktorėve bėrthamorė iranianė. Gjithashtu, puna e kėtij projekti, do tė ishte e vlefshme edhe pėrballė kėrcėnimeve nga Kina apo Koreja e Veriut.




    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Me fitimin e votave te sarkozit ne francź...tash sarko dhe Kushner jan Bler II....edhe ket lpje ne france ia arrijten tash presim qka munden te bajn ...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  7. #187
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Ky Irani me te vertet i keq.... s'po i'a var me njeri Kosoves!

    E keqja eshte se dhe ne Shqiptaret po e hajme kete laker! Po na interesojne industrite e Sarkozise me shoke dhe nuk po shikojme se po na i lejne Kosoven ne harrese.

    Ne 1999 bota e shpetoi Kosoven se degjonte 9 vjet emrin Milloshevic, por ne 2007 pasi degjon 6 vjet Bin Laden e Ahemdinexhad lutjuni Zotit mos bejne ndonje marrezi luftarake se me zullumet dhe kundrazullumet zore se do degjoj kush per Kosoven (hidhini nje sy gazetave ku jetoni hapeni tek faqja ku shkruhet per boten, nese ka nje rrjesht mbi Kosoven keto dite ju lutem ma sillni)!

    Hajde per hajer inshallah se me politiken qe na ben Sala edhe ne Tirane nuk flet me kush per Kosoven!

    flm

  8. #188
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Zyra e Shtypit te Shtepise se Bardhe dje ishte ne mode "shpjegueso&sqaruese" pas mufkes se fundit te deficentit mendor qe Qafekuqet "rednecks" Janki kane "zgjedhur" per dy Legjislaura!
    Gamori ne fjale foli (me sa duket vizita e Putinit ne Iran, dhe berdafi qe i dha vasalit te tij te rradhes, cifutit Sarkozi e ka cballancuar psiqikisht) per as me pak e as me shume .....Luften e Trete Boterore!!!!!!
    Trangujt Janki me sa duket Tetor/Nentorin e kane muaj "Sulmi" per provokimin e poshterimin e Kombeve te cileve me shume u'a kane nevojen se sa anasjelltas!
    a) Rezoluta idiote per ceshtjen e Genocidit Armen - Turqia ndoshta e sheh tani se me ke i ka lidhur pizgat! (Cuid se si Parlamenti Turk nuk aprovon nje Rezolute reciproke per Irakun!

    b) Dhenia e medaljes se Kongresit te nje Separatisti si D.Lama - Kina reagoi ashper (me pas do i'a shohim me mire flaken kesaj pune).

    c) Insistimi per instalim te Raketave-Kunderrakete ne Poloni e Ceki - kercenim direkt mbi Ariun Rus (Qe nuk e ka harruar besoj faktin se USA per pak shpertheu Luften e Trete Boterore kur BRSS i ofroi nje vendi Sovrqan Si Kuba instrumente per mbrojtje...)

    Shefat e Propagandes se Shtepise se Bardhe brockullen e Luftes se trete po mundohen ta paraqisin si figure retoriko-letrare!
    Gjynah qe e njejta gje nuk vlen per te ashtuquajturen (dihet nga ata qe kane 1 gram arsim me shume se trushpelaret e "perendimit" se Persishtja ka nje Sintakse e Morfoogji te vecante) deklarate te Ahmedinazhdit - Presidentit Iranian per ceshtjen cifute!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga antares : 19-10-2007 mė 11:38
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  9. #189
    Ti dhe Kinezet jane te vetmit qe e konsideroni Dalai Lamen nje separatist. Pjesa tjeter e botes e quajne nje figure te respektuar dhe nje mesues shpirteror.

    Lajmi i deklarates se Bushit qellimisht ose jo eshte keqinterpretuar. Ai nuk tha qe do fillojme L3B por u shpreh se armatimi berthamor i Iranit mund te coje ne nje konflikt te trete mbare boteror. Lojen e ndyre ne kete mes po e ben Puti(a)nka me ato sperdredhjet e tij.

    WASHINGTON (Reuters) - U.S. President George W. Bush warned on Wednesday a nuclear-armed Iran could lead to World War III as he tried to shore up international opposition to Tehran amid Russian scepticism over its nuclear ambitions.
    Advertisement

    Bush was speaking a day after Russian President Vladimir Putin, who has resisted Western pressure to toughen his stance over Iran's nuclear program, made clear on a visit to Tehran that Russia would not accept any military action against Iran.

    At a White House news conference, Bush expressed hope Putin would brief him on his talks in Tehran and said he would ask him to clarify recent remarks on Iran's nuclear activities.

    Putin said last week that Russia, which is building Iran's first atomic power plant, would "proceed from the position" that Tehran had no plans to develop nuclear weapons but he shared international concerns that its nuclear programs "should be as transparent as possible."

    "The thing I'm interested in is whether or not he continues to harbour the same concerns that I do," Bush said. "When we were in Australia (in September), he reconfirmed to me that he recognizes it's not in the world's interest for Iran to have the capacity to make a nuclear weapon."


    Bush, who has insisted he wants a diplomatic solution to the Iranian issue, is pushing for a third round of U.N. sanctions against Iran.

    Russia, a veto-holding member of the Security Council, backed two sets of limited U.N. sanctions against Iran but has resisted any tough new measures.

    Stepping up his rhetoric, Bush said a nuclear-armed Iran would pose a "dangerous threat to world peace."

    "We've got a leader in Iran who has announced that he wants to destroy Israel," he said. "So I've told people that, if you're interested in avoiding World War III, it seems like you ought to be interested in preventing them from having the knowledge necessary to make a nuclear weapon."


    Jo se me hapet barku per Bushin se qe eshte rrocke nga koka tek kembet ate e dime te gjithe. Po edhe Puti(a)nka eshte skile e ndyre dhe se can koken qe duke ju kundervene Amerikes ne kete menyre mund te beje gjithe boten corap. Sna u ndane kerma te tilla gjate gjithe historise.

  10. #190
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Besoj se ne keto momente jane shume ato vendet ne Azi qe po vihen kunder USA, synimi kryesor eshte kundershtimi i nje politike agresive te aplikuar aktualisht nga Amerika qe duket e vendosur ti zoteroje keto rajone me pretekstin se po lufton terrorizmin, qe nuk dihet deri tani sa i vertete ose i rreme eshte. Para pak ditesh doli qe Pentagoni ka planifikuar me imtesi nje sulm kunder Iranit dhe eshte ne gjendje te behet menjehere ekzekutiv, nese Bushi e aprovon. Pra mendoj se nga nje ane kemi Ameriken qe si superfuqia e vetme ekzistente i rezervon vetes te drejten te nderhyje ne cdo konflikt kudoqofte ai, duke marre rolin e nje sherifi me permasa nderkombetare. Tani personalisht nuk kam ndonje simpati per Putin ose per vendet e tjera Asiatike po me duket nga ana tjeter e drejte qe keto vende ta ngrejne zerin atje ku ju duket se po i cenohen interesat kombetare qe jane te nderthuara ngushte me situaten aktuale nderkombetare. Amerika mendoj se duhet te mundohet ti zotoroje keto vende ekonomikisht se me lufte nxit vetem nacionalismat e ndryshem duke i dhene njerzve si Putin fuqine dhe menyren per te vene ne praktike planet e tyre ekstremiste ushtarake, pasi keto njerez mbijetojne vetem ne keto "klima".

  11. #191
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Me behet qejfi Darius qe Censura te lejon te postosh letyra ne gjuhe te huaj (anglisht), per te cilat une jam paralajmeruar dhe bllokuar 3 muaj!
    Pozita jote ta lejon, aferim!
    Kan frike se je ne poziten komike "I Zoti e Shet, Tellalli se jep"! Aparatciket e Shtepise se Bardhe (Burns&CO) po japin e marrin (edhe pas protestave te sklerotizuara te Senatoreve Demoktare ne USA) per te bere "Damage Control" ne lidhje me kete mufke te fundit te Bushit tend te dashur.
    A shpjegon dot (ne shqip kesaj here se pse Putini na dashka te coje boten ne LB3?).
    Nese kujton (atehere ishe pionier (i Enverit) kur Regani pushtoi Grenaden, e shpalli rrezik Kombetar per USA!
    Shiko se c'siperfaqe, c'popullsi e c'nivel teknologjik kishte Grenada e asaj kohe!
    Nese gjysmen e besimit qe tregon ndaj "Saurianeve" do e manifestoje ndaj zerave te ligj qe thone se Daj Sami s'jeton dot pa "armiq" do me kuptoje me mire.
    USA jetoi me Bomben Atomike Ruse, Kineze, Indiane (po permend vetem shtetet qe nuk jane aktualisht nen thundren anglo-saksone), pse kjo zhurme dhe urgjence per Iranin?
    Nuk eshte ndopak fyerje per inetelektin tend te terhiqesh per hunde nga cdo ere demagogjike cifuto-anglo-saksone?
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  12. #192
    Ti je shume funny. Ajo qe nuk po kuptoj eshte nese retorika ndaj meje eshte thjesht nje mjet qe ti perdor per te shfyre dufin qe ke ndaj Daj Semit apo kaubojsave apo thjesht shkruan dhe se merr parasysh qe bashkefolesi jot nuk perfaqeson aspak ate qe i mvesh ti. Qe mua nuk me behet vone fare per Bush@Co kete e kam bere te qarte mese njehere. Qe une jam kunder nje konflikti qofte edhe lokal po ashtu e kam bere te qarte qe me pare. Po nuk kuptoj adhurimin tend per Putin@Co qe jane po aq te peshtire sa ata qe ty te pelqen ti quash kaubojsa. Pra ne kete rast si muzhiket si kaubojsat jane e njejta gjelle dhe pervec kuterbimit dhe megalomanise nuk ofrojne asgje tjeter. Konfliktin e Granades e mbaj mend shume mire (dhe jo nuk kam qene dot pionier i Enverit se nuk plotesoja kushtet politike) sic mbaj mend dhe ate te Afganistanit. Mos hajde te me perrallisesh ketu per njerin dhe mbyllur syte per tjetrin. Te dy jane i njejti *** vetem se me ere te ndryshme por prape mbeten mutra.

    Dhe mos me fyej inteligjencen me ate koment rubbish qe ke bere ne fund te shkrimit. Ajo lloj reverse psychology qe ke bere aty eshte shume qesharake. Une nuk terhiqem nga asnje lloj demagogjie ne ndryshim nga ty qe te eshte bere truri draper e cekan. E shoh gjithe situaten nga siper, asnjanjes ne bindje dhe aspak tifoz me ndonje pale. Kjo me jep qartesine per te gjykuar me mire se sa ndonje tjeter qe bertet per njeren ose tjetren pale. Daj Semi sjeton dot pa armiq sepse ky eshte mentaliteti i rednecks qe i rrine nga mbrapa. Po ashtu Puti/anka nuk rri dot pa konflikt dhe My Dad is stronger than your Dad loje muskujsh Kjo eshte politika e mbrapa kuintave, kjo eshte loja e korporatave, apartit ushtarak dhe teknologjise te cilat jane njesoj te fuqishme ne te dyja kampet (ne mos eshte nje e vetme qe tall menderen me gjithe globin duke krijuar dy kampe fiktive).

    Me pak fjale nese do te shfrysh mllefin tend beje si te duash por jo duke perdorur si tool emrin tim.

  13. #193
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Nuk cuditem qe individe qe postojne nga Agartha (apo edhe Atlantida) te jene te obsesuar me idene se nje postues i gjore si une harxhon nje pjere te energjise dhe konsumon tastieren me ta......
    Nuk me duket se e njeh mire historine (te pakten pas 1945)!
    Nese per hunden tende Agarthiane 30 miljon viktima te Daj Samit (Judeo-Anglo Saksoneve) jane njelloj me maksimumi 500 000 (edhe keta te padukumentuar) te "muzhikeve" shkaktojne te njejten ere, aq me keq per Shamballane!
    Ca banore te Agarthes kujtojne se jane te zgjuar (me kujton shprehjen e Nices "Ca dele e kujtojne vehten te virtytshem vetem se s'kane dhembe") thjesht duke aplikuar nje relativizem moral ndaj cdo katastrofe historike......
    Ai qe sodit i qete nga maja e pemes faktin se nje ujk shqyen nje kope delesh (per te miren e saj sigurisht) dhe nje gjahtar qe vret nje derr te eger, dhe del ne konkluzionin shume te ndricuar Agarthin se s'ka asnje diference midis Ujkut e Gjahtarit, nuk premton per mire!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  14. #194
    A cme can koken o Antares Qe je bosh ne argumentet e tua kete e di prej kohesh po te pakten grow up ne komente se po le kokrren e namit. Permendja e Shamballes apo Agarthes apo ndonje gjeje tjeter nga ana jote tregon dobesine ne argument dhe reagimin e pafuqishem tendin. Une jam Darius dhe jo agarthian apo shamballian apo... Nese ske kellqe te pergjigjesh me mua si Darius sic e bej une me ty si Antares atehere beji nje nder vetes dhe me mire endu ne ate perdellimin tend proletar dhe mos shkruaj sa per te shkruar. Lufta e shifrave eshte nje falsitet llogjik dhe argument po aq sionist sa ata qe i shan nga mengjesi ne darke (nuk e di nese ke ndonje pervoje personale me jahudite). Per mua viktimat jane viktima, si 30 milion si 500 mije. Mos valle ul peshen e veprimit numri i pabarabare midis paleve? Ne ndryshim nga ty (Nicja ate shprehje se ke thene per tu vene ne gojen tende) nuk kujtoj se jam i zgjuar. Paralelizmi i ujkut me gjahtarin fatkeqesisht me bind edhe njehere per falsitetin e asaj per proklamon dhe sidomos per paftyresine njerezore ne trajtimin e konfliktit. Per ty numrat qenkan statistike ndersa per mua jane jete njerezore...

  15. #195
    Jeta ..... ka fund te keq Maska e Nessus
    Anėtarėsuar
    10-06-2007
    Postime
    89
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin

    ... (ne mos eshte nje e vetme qe tall menderen me gjithe globin duke krijuar dy kampe fiktive).
    .
    Kjo ėshtė shumė afėr sė vėrtetės.Por, mjerisht njerėzit e planetit tokė nuk e kuptojnė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Nessus : 02-11-2007 mė 07:57

  16. #196
    Anijet Iraniane 'ngacmojne' anijet luftarake amerikane

    Pese anije te Gardes Revolucionare Iraniane 'ngacmuan dhe provokuan' tre anije ushtarake te Marines Amerikane heret ne mengjesin e te dieles, ne ujra nderkombetare, thane burimet e informacionit ushtarake Amerikane duke e quajtur aktin si nje konfrontim domethenes.

    Por sipas zyrtareve iraniane incidenti nuk ishte serioz dhe kjo ne fjalet e agjensise zyrtare te lajmeve IRNA. Nga ana tjeter zyrtaret e Ushtrise Amerikane shprehen se incidenti ndodhi te dielen ne mengjes ne Ngushticen e Hormuzit, nje kanal i ngushte ky i cili mundeson kalimin e anijeve brenda dhe jashte Gjirit Persik. Ata vazhdojne se destrojeri USS Hopper, kryqezori USS Port Royal dhe fregata USS Ingraham, te treja te pajisura me sistem rraketash te telekomanduara ishin duke hyre ne Gjirin Persik kur hasin pese anije Iraniane te cilat po afroheshin me shpejtesi te madhe duke kryer manovra provokuese dhe kercenuese. Ato u afruan rreth 200 jard njeres prej anijeve amerikane. Po ashtu ushtaraket amerikane moren dhe nje transmetim radio i cili besohet se erdhi nga anijet iraniane. Aty thuhej: 'Po vij tek ty. Ti do shperthesh brenda disa minutave,' i thane CNN ushtaraket amerikane.

    Kur anijet Amerikane degjuan mesazhin ato moren pozicion luftarak dhe ekuipazhi drejtoi armet ne pritje te urdherit nga superioret. Ne kete moment anijet iraniane u larguan me shpejtesi por pasi kishin hedhur me pare disa kuti te bardha te cilat nuk u kuptuan se cfare permbanin.

    Lajmi i plote mund te lexohet ketu: Iranian boats 'harass' U.S. Navy, officials say


    Mesa duket ky lajm do e kete gezuar Bushin i cili behet gati te vizitoje Izraelin. Merrja kenges Bush merrja
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  17. #197
    Ah, sapo doli video e incidentit:


    http://www.cnn.com/video/#/video/wor...fense.dept.DOD


    P.S. Video e pare eshte reklame, e dyta eshte ajo e duhura.

    Tek Yahoo-ja mund ta shikoni me te gjate dhe me me shume detaje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brooklyn2007 : 08-01-2008 mė 21:58
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  18. #198
    Disa u munduan sot (madje duke paraqitur dhe gjoja nje pergenjeshtrim NSA dhe paralelizem me ngjarjet para se te sulmohej Vietnami) te paraqesnin lajmin si hoax por faktikisht ky lajm eshte konfimuar dhe nga vete burimet iraniane. Pra ngjarja ka ndodhur po pervec DOD (Departament of Defense) se di njeri me saktesi se cfare magnitude ka patur.

  19. #199
    Duke njohur praktikat e SHBA-ve te ketyre 30-40 viteve te fundit ne lidhje me nisjen e luftrave, ky incident fare mire mund te gjykohet si nje provokim i nisur nga vete amerikanet. Ose me sakte fjala "Preteks" do merrte me shume kuptim. Por nga ana tjeter nje ngjarje e tille mund te jete edhe nje levizje e ushtrise dhe diplomacise Iraniane per te fituar avantazh politik ne rajon duke shfrytezuar pozicionin delikat diplomatik, ushtarak dhe ekonomik te Amerikes. Aq me teper me parashikimet per nje krize te re financiare qe po ndodh ne USA dhe qe mund te kete pasoja te zymta ne gjithe globin. Pa harruar ketu edhe problemet e tjera nderkombetare qe jane ne rend te dites, sic eshte lufta e deshtuar e Amerikes ne Irak, debati i zjarrte mbi mbrojtjen antiraketore midis USA-Russia dhe pa nenvleresuar edhe ceshtjen e Kosoves. Ky moment mund te jete i volitshem per Iranin dhe Rusine ne te njejten kohe, qe te heqin qafe njehere e mire influencen amerikane jo vetem ne lindje te mesme, por mundesisht edhe ne pjese te tjera te globit, sidomos ne Evropen lindore. Nje provokim i tille ka per synim qe te terheqe Ameriken drejt nje konflikti qe mund te rezultonte derrmues per te dhe do te nxirrte ne skenen fitimtare aktore te vjeter. Duke e permbledhur ne forme te shkurter, mendoj se incidenti i diteve te fundit ishte vetem nje loje tjeter e rrezikshme me zjarrin midis dy fuqive me te medha, USA vs Russia, me pjesmarrjen ne kete rast te figurantit Iran.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  20. #200
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Vendndodhja
    Yerusalem
    Postime
    3
    dear albanian,I dont know albanian lang. as well as albanian but i will try

    iran ashtu si israel jan te krijuar nga masonet.pra,Kohmeini eshte realizues i paln te masoneve ne iran.ju e dini Alber pika qe ka parapare luften e 3boterore ne mes muslimaneve dhe zionizimit...
    The whole Iranian republic was created by the Illuminati as was Israel... I
    Saturday 22 December 2007, by M. Shamsaddin Megalommatis
    The current theocratic and utterly unrepresentative regime of Iran was not the choice of the peoples and nations of Iran. The events that triggered the fall of Shah and the return of Ayatollah Khomeini were all machinated by an Apostate Freemasonic Lodge that controls part of the French and the English establishments and through them part of the American establishment.
    It sounds awkward but it is absolutely real: the late Shah of Iran tried with a delay of 17 years (as of 1970) to implement the basic concepts of the Iranian nationalistic policies of Dr. Mohammed Mossadegh, a great Iranian statesman whom the Freemasonic mass media of the West did their ingenious best to defame and ridicule, while falsely portraying him as … related to the Iranian Communist party! [In fact, Mohamad Mossadegh was himself a Freemason and an Islamist. His so-called nationalism was no more than an International-Islamism inspired by Freemasonry — Fravahr] When Madeleine Albright, decades later, admitted that the Eisenhower administration was involved in the Operation Ajax that ended with the Mossadegh’s removal, she did not state any other reason except geopolitical considerations. In fact, these considerations were Freemasonic eschatological approaches to the Middle East, covered by English economic interests, and involved volumes of falsified information produced in order to mislead the gullible and deeply unaware American establishment — through use of pro-English agents who were active in Washington D.C.
    The Shah himself must have felt in the early and mid 70s how right Mohammed Mossadegh was. In his last days in Tehran, the Shah must have also remembered his father’s last days in the throne, when in September 1941 the English had forced him to abdicate in favour of his young son, as they could not accept Iran’s neutrality in WW II.
    The Freemasonic anti-Iranian conspiracy played on the Iranian peoples’ feelings against the Shah, and involved the return of Ayatollah Khomeini who had spent some months in France. In fact, the Apostate Freemasonic Lodge pushed to the political forefront Iranians who had already lived and studied in France where they had become Freemasons, like Mehdi Bazargan, Khomeini’s first Prime Minister, and Abolhassan Banisadr, the first Iranian President. They were joined in their effort to canalize the Iranian Revolution by Sadegh Ghotbzadeh, who had studied in America, and had travelled with Ayatollah Khomeini from Paris to Tehran on February 1st 1979 to become later Foreign Minister (after Banisadr) and then be arrested and executed (September 1982) as betrayed by President George H. W. Bush. After 1983, Freemasonic influence on Iranian policies has been indirect.

    The danger that the late Shah of Iran represented for their eschatological plans was absolutely tremendous. This does not imply that they intended to help establish a pseudo-Shia theocracy in Iran; simply they were not able to completely control the developments. As a matter of fact, the late Shah intended to modernize, industrialize and westernize Iran in the 70s; one could compare his attempt to that of Mustafa Kemal Ataturk in Turkey, 50 years earlier.

Faqja 10 prej 29 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Situata nė Irak
    Nga Lioness nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 505
    Postimi i Fundit: 13-09-2013, 10:59
  2. Situata epidemiologjike nė Kosovė konsiderohet e qetė
    Nga argjenddre nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 00:56
  3. Situata nė Kondovė, Maqedoni
    Nga Prespar_ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 19-10-2007, 01:51
  4. BALLKAN, CIA: Situata nė Ballkan vazhdon tė keqėsohet
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2003, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •