Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    Djaloshi me top... Maska e Coli-i-vogël
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Shkodër
    Postime
    25

    Kur “të gjithë” i dhuronin vargje Enver Hoxhës

    Libri-dhuratë që ruhet në Arkivën e shtetit, me vargje të zgjedhura nga vetë autorët, si peshqesh për 70-vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës. Vargjet mbajnë nënshkrimin e autorëve dhe janë lidhur në një libër luksoz për kohën, të shkruara me shkrim dore ...



    Nga Dritëro Agolli, Ismail Kadare e Xhevahir Spahiu, deri te Bardhyl Londo, Natasha Lako e Dhimitër Shuteriqi

    TIRANË – Naive apo të sinqerta? Furçe regjimit, apo bindje të kohës? Dikur pompoze e të rëndësishme, sot butaforike e të harruara. Poezitë e indoktrinuara, kushtuar Partisë Komuniste dhe Enver Hoxhës, prej vitesh kanë përfunduar në kosh e pak nga pak po fshihen nga kujtesa e njerëzve. Për mirë apo për keq! Autorët duhet të jenë lehtësuar nga pesha e tyre në ndërgjegje. Në rastin më të mirë i kanë lënë pas me gjithë kohën. T'u rikthehesh sot, është edhe zbavitëse. Jo vetëm për t'u zbavitur, kërkuam disa syresh. Jo nga ato poezitë e botuara ashtu “rastësisht” në libra, revista e gazeta letrare të kohës, por vargjet e zgjedhura enkas nga vetë poetët e shkrimtarët për t'ia dhuruar Enver Hoxhës. Me firmën e autorit poshtë vargjeve dhuratë për Enverin, në përvjetorin e 70-të të ditëlindjes, pra në vitin 1978. Të shkruara bukur, me dorë, dhe të organizuara në formë libri luksoz për kohën, me kapakë plastikë, libri-dhuratë që ruhet në Arkivën e Shtetit, përmban vargje nga 21 autorët më
    autoritarë të asaj periudhe në Shqipëri. Të gjitha janë vargje ideologjike, të zgjedhura nga vetë autorët që kanë nëshkruar poshtë tyre. Vargjet janë organizuar në rend alfabetik sipas emrave të autorëve. Libri-dhuratë përmban 23 fletë, ku fleta e parë përmban dedikimin në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve, 21 fletë përmbajnë vargjet e poetëve dhe një fletë, fleta e fundit është bosh. Nuk mungon asnjë fletë e ndërmjetme, pra asnjë autor. Libri i lidhur ka qenë pjesë e fondit personal të Enver Hoxhës, të cilin ai e ka kaluar vetë për ruajtje në Arkivin e Partisë e mandej në atë të Shtetit.

    Dedikimi
    Në dedikimin e fletës së parë shkruhet tekstualisht: “Në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, të gjithë poetëve të Republikës, që tashti janë aq të shumtë, se Shqipëria jonë e shtrenjtë është vendi i ëndrrës më të bukur të njerëzimit, se në Atdheun tonë socialist poezi ka kudo, siç e keni theksuar Ju, shoku Enver, udhëheqësi dhe mësuesi ynë i dashur, Ju urojmë nga thellësia e zemrës të na rroni sa malet për të mirën e Partisë, të popullit, të idealit të pavdekshëm komunist të Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit. Jetë të gjatë, shëndet të plotë, përherë gëzime në familjen tuaj.”

    Vargjet
    Nuk janë poezi të plota, por fragmente poezish të botuara më parë ose të hartuara enkas për t'ia dhuruar ish-diktatorit për ditëlindjen e tij të 70-të. Pjesa më e madhe kushtuar Partisë. Në pak vargje fjala parti përmendet 29 herë dhe aludohet për të dhjetëra herë të tjera. Fjala Enver dhjetë herë, pa përmendur plot fjalë të tjera të përsëritura si turbinë, komunist, 16 tetori yt, tunel, lavdi, hekurudhë, krom e bakër, internacionale, Stalin, Marks, Engels, pushkë, teserë, komitet, shok, kushtrim, punë, ushtar, ballë, krenari, uzinë, çelik, djersë, lapidar... Me një fjalor të tillë kaq jopoetik në vetvete, janë ndërtuar të 21 fragmentet poetike!





    Autorët
    Nga të përkëdhelurit e regjimit deri tek ata që sot janë 180 gradë në kah tjetër. Sipas rendit alfabetik autori i parë është Adem Istrefi me poezinë e tij “Emri yt, Parti”. ‘Komunist' është titulli i fragmentit të dytë poetik, dhuruar Enver Hoxhës, me autor Agim Gjakovën. Aleks Çaçi është autori i tretë që i dhuron ish-diktatorit vargjet “Ashtu, Myzeqe”. Nuk mungojnë vargjet për partinë të Andrea Varfit me titullin “Një ditë nëntori”. Edhe Bardhyl Londo i këndon partisë në vargjet me titull “Ti je zemra, Parti”. Autori i gjashtë në rend alfabetik është Dritëro Agolli me poezinë e tij të njohur “Komunistët”. Pa u ndarë nga partia, Dhimitër Shuteriqi ka dhuruar vargjet “Lavdi për ty, Parti”. Fatmir Gjata ato internacionalet e “Dimri i dyzet e katrës”. Fatos Arapi dhuron poezinë e tij “Alarme të përgjakura”. I dhjeti në rend alfabetik, Ismail Kadare dhuron fragment nga poezia e tij për partinë me titull “Shqiponjat fluturojnë lart”. “Gjirokastër” është poezia e Luan Qafëzezit për 16
    tetorin e ditëlindjes së Enver Hoxhës. Llambro Ruci i ka blatuar ish-diktatorit vargjet “Drita e udhës”. Partisë vazhdon t'i këndojë Llazar Siliqi në poezinë “Mesazhi”. Ndoc Gjetja bën poezi me titull “Çast nga pranimi në Parti”. Ndërsa Ndoc Papleka për “Enveri midis nesh”. Natasha Lako përsërit katër herë në katër vargje fjalën parti në poezinë me titull ‘Këngët e rinisë”. Edhe Spiro Dede i ka dhuruar një poezi të titulluar “Krenari” ku shkruan “Ç'nder i madh të jesh shqiptar/ të jesh ushtar i Enver Hoxhës”. Një “Meditim nga uzina e çelikut” i dhurohet Enver Hoxhës nga Sulejman Mato. Një tjetër autor i kësaj rëndësie, Vehbi Bala, shkruan vargjet me titull “Shqipëri” ku sigurisht e ka fjalën për “Zemër, mendje e vegjëlisë, Parti e Punës/ prijëse e shqype e Shqipërisë...”. Xhevahir Spahiu i 20-ti poet në rend alfabetik, i kushton ditëlindjes së partisë vargje me titull “Ditëlindja e madhe”. Autorja e fundit është Xhuljana Jorganxhi me vargjet “Parti e vendit tim”. Në pamundësi për
    t'i botuar të gjitha, po botojmë vetëm disa prej tyre, ato të autorëve më të njohur, jo vetëm dje, por edhe sot, si dhe disa nga vargjet më zbavitëse të autorëve që sot janë rikthyer në anonimitet.


    Ti je zemra, Parti
    Vargje të Bardhyl Londos

    30 vjet të kam folur me fjalë biri
    dhe fjala gjithë dashurinë për ty s'e ka thënë
    30 vjet zemra ime ka rrahur për ty
    dhe prapë gjithë dashurinë s'e ka nxënë

    30 vjet ka folur për ty gurgullima e gjakut
    dhe prapë ka shumë të të thotë gjaku im i nxehtë
    S'më mjaftokan, jo, 30 vjet që të jem biri yt
    S'më mjaftokan bile as dy jetë


    Komunistët
    Vargje të Dritëro Agollit

    Për Enver Hoxhën këngë thur tërë jetën
    Se nëna ime bukë i dha me dhallë;
    Me të në dhomën pa tavan ne fjetëm
    Na puthi ne fëmijëve mu në ballë
    Na puthi ne, fëmijët e rreckosur
    Në tymin e kandilit e të pishës,
    Të zverdhur prej rigonit e prej gjizës
    Dhe pa në sytë tanë vetëtima,
    Dhe pa ata që sot ngrenë turbina


    Lavdi për ty, Parti
    Vargje të Dhimitër Shuteriqit

    Çaje tynelin me vërtik
    Malin e Shqipërisë
    Edhe vërsho tej, në të ik,
    Hekurudh' e rinisë
    Sos janë male vetëm gur;
    Po janë krom e bakër plot,
    Thesare plot.
    Mbi male sot jam zot,
    I lirë e lavdiplotë.
    Lavdi për ty, Parti!


    “Dimri i dyzet e katrës”
    Vargje të Fatmir Gjatës

    Kishin ikur zogjtë shtegtarë
    E kish ardhur një dimër i marrë
    Qefinin kish hedhur mbi male
    Dimri i zi, i kuq e i bardhë!
    Po ne këndonim Internacionalen,
    Këngë për Stalinin dhe Enverë
    Dhe si lulet rriteshim në pranverë...


    “Alarme të përgjakura”
    Vargje të Fatos Arapit

    Dhe erdhi Partia ndër shtëpitë tona
    Bashkë me baballarët,
    Bashkë me vëllezërit e lodhur
    Prej pune
    Mbi hasër të vjetëve
    U ul te qoshja.
    Maleve, qyteteve,
    U lëshon kushtrimin
    Partia e halleve,
    Partia e derteve:
    -Në këmbë, o të shtypur, e ju, të munduar


    Shqiponjat fluturojnë lart
    Vargje të Ismail Kadaresë

    Ku t'i kërkoj rrënjët e tua, Parti?
    Si një rrap madhështor mbi këtë vend të lashtë
    Ke mbirë ndanë udhës ku shkojnë shtrëngatat
    Ato rrahin të të shkulin,
    Por ti veç vaditesh
    Prej shqotës së tyre
    Dhe mes shqotave rritesh.




    “Çast nga pranimi në Parti”
    Vargje të Ndoc Gjetes

    Kur po plotësoja autobiografinë
    Me shkrim të pastër dhe të bukur.
    Më dukej sikur hidhnin valle gërmat dhe firma
    Nën ritmet e zemrës sime të lumtur.

    Pastaj kur më dhanë për herë të parë
    Teserën e Partisë shokët e komitetit,
    Më dukej sikur mbaja në dorë
    Tërë peshën e shqetësimet e planetit.


    Enveri midis nesh
    Vargje të Ndoc Paplekës

    Sot Shqipëria s'ka dy milionë,
    Por dyqind milionë...
    Tha plaku nga Valbona-
    Këtu edhe toka qet zjarr,
    Edhe guri qet zjarr,
    Edhe ahu qet zjarr,
    Edhe pushka qet zjarr,
    Edhe zemra qet zjarr,
    Po të japë kushtrimin
    Enveri.


    “Këngët e rinisë”
    Vargje të Natasha Lakos

    Parti,
    Mijëra mëngjese kam hapur sytë
    Dhe kam gjetur dritën tënde.
    Parti;
    Mijëra ditë fjalën e parë e kam këmbyer me ty;
    Parti;
    Në mijëra ditë më bëre trime,
    Parti;
    T'u bëftë dita një mijë!


    “Meditim nga uzina e çelikut”
    Vargje të Sulejman Matos

    Nga konturet e hekurta të kësaj uzine
    Dëgjoj këngën e hekurit si ngjitet lart,
    Për një këngë të tillë ëndërruam në shekuj,
    Kur na munguan armët dhe luftuam me sfurqe,
    Kur na mungonte plori i parmendës.
    Kjo tokë e vaditur me djersë dhe me gjak
    E ruajti këtë këngë thellë në gji
    Për këto ditë të bardha, ditët e Partisë.


    Ditëlindja e madhe
    Vargje të Xhevahir Spahiut

    Shtëpi e varfër,
    Sup më sup me shoqet,
    Dalë nga të çarat e dheut,
    Dalë nga dhembjet e popullit.
    Në strehët e saj
    Erërat frynin,
    Të thëllimta.
    Akull.
    Komunistët çelnin shtegun e një ere të re.
    Çelnin në mes të shekullit
    Shekullin.


    Parti e vendit tim
    Vargje të Xhuljana Jorganxhi

    Ne mal përmbi këto male
    E ngritëm Shqipërinë,
    Plot dritë e sotmja jonë,
    Më të bukura ditët vijnë
    Dhe dora shtrëngon dorën
    Dhe bëhet grusht i fortë,
    Të gjithë rreth Partisë
    Rreth shokut Enver Hoxha
    V.F.L.P.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Ata qe bejne si te habitur, harrojne se shkrimtaret ne fund te muajit merrnin nje rroge per te ndenjur ne shtepi e per te krijuar letersi te realizmit socialist.

    Nese nuk shkruaje per Partine e Punes i beje varrin vetes dhe familjes sende. Kaq veshtire eshte per ta kuptuar?
    Ignore List: Den Bossi

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga gjergj_kastriot
    Ata qe bejne si te habitur, harrojne se shkrimtaret ne fund te muajit merrnin nje rroge per te ndenjur ne shtepi e per te krijuar letersi te realizmit socialist.
    Shkrimtaret qe e kishin zgjedhe kete rruge vete!

    Citim Postuar më parë nga gjergj_kastriot
    Nese nuk shkruaje per Partine e Punes i beje varrin vetes dhe familjes sende. Kaq veshtire eshte per ta kuptuar?
    Servilizmin e konformizmin po justifikon?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e çuço
    Anëtarësuar
    14-04-2006
    Vendndodhja
    Piter Panin e kam ne pallat
    Postime
    32
    per mendimin tim jane pislliqe sepse te jesh shkrimtar (artist apo krijues ) do te thote qe te jesh njeri i paster dhe me ndergjegjje te forte idealiste.me pak fjale ata jane udheheqesit shpirteror te nje kombi.
    Ashtu sic rendomt quhet edhe kadareja tani apo te tj.
    dhe si mund te jete udheqes njeriu qe prezupozohet te kete shpirtin e paster kur e ka te korruptuar si keta te siper permendurit?
    S.O.S!!!!uomo in mareeeeeeeeeeeeeee......................

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e çuço
    Anëtarësuar
    14-04-2006
    Vendndodhja
    Piter Panin e kam ne pallat
    Postime
    32
    posht mitet komuniste te konvertuar ne demokrat europiane
    S.O.S!!!!uomo in mareeeeeeeeeeeeeee......................

  6. #6
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Nuk dua te mbroj askend, por dua te citoj Kadarene :

    Komunizmi ka qene nje levizje dhe ideologji mjaft e fuqishme dhe bindese.Bile edhe vende si Franca ka qene e lekundur dhe ziliqare ndaj komunizmit.


    ps. Kam cituar idene e pergjithshme se nuk i mbaj mend gjithe llafet njera mbas tjetres.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar më parë nga shkodra13
    Servilizmin e konformizmin po justifikon?
    Mbi servilizem e konformizem ishte e bazuar diktatura komuniste. Rregullat e lojes ishin shume te qarta. Heronjte e vetmuar vdisnin dhe merrnin ne qafe familjet.
    Ignore List: Den Bossi

  8. #8
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Sa interesante kjo tema, e une kerkoja ne padogane te gjeja fjale te perdorura ne ate kohe. Pervec koloritit qe na sjellin vargjet besoj se duhet t'i shikojme pak me sy kritik. E verteta eshte se duhet te shpelahemi nga mbetjet qe na la ajo kohe, te cdo lloji qofshin. Nje pyetje me lind vetvetiu pa dashur te cenoj njeri: Kur kane qene te sinqerte shkrimtaret? Kur shkruanin atehere apo tani? Pershendetje!
    Ezekiel 25-17.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    , bravo Julius, kur kane qene te sinqerte shkrimtaret? Asnjehere!
    Aktore, shkrimtare, futbolliste, piktore jane te gjithe nje tufe me njerez qe kane po aq moral sa ka financieri, inxhinieri, rrobaqepesi dhe hidrauliku: Ne fund te muajit duan rrogen.
    Ignore List: Den Bossi

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Nuk kan qene te gjithe si Kasem Trebeshina...!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Krijuesit të gjithë pa përjashtim në atë kohë absurde dhe kur sundonte një regjim kriminal, edhe po të guxonin të “dilnin jashtë radhëve” e hanin burgun ose dhe dënimin me vdekje. Këta krijues duke u quajtur “elita’ e kombit (!), thurnin dithitrambe për dikatorin. Po të gjykosh nën këndvështrimin e atyre viteve të tmerrshme, poetët sot meritojnë vetëm poezinë e mëposhtëme, që e kam thurur diku në kapërxyell të viteve ’90-të. Sot nje xhelate poetesh asht deputet ne Kuvend me partiçken e Gjinushit. O tempora o mores!!!!!!
    E bukur kjo temë!


    UNË DHE “POETËT”

    Ama "poetë" ishim ahere,
    kur thurnin hymne për Partinë!
    Tani liria është prapa dere,
    “poetët” shajnë veç Shqipërinë!

    Ua ktheva shpinën e më s'durova
    duke e lënë at' stan të lik!
    "poetëve" vendin ua lëshova
    Përplasa derën, e thashë: - Po ik!

    Kalova udhë, kalova dete
    Më ngjante vendi si një greminë!
    E morra vargun, dhe vrava vehten,
    rrëzuar jam sot mbi vetminë!…..

    Unë jam pra ky, që nuk ka hile!
    Dhe jam ai që nuk ka frikë!
    Unë poezinë s'e shes me kile!!
    Si Driteroi me....... politikë!

    Kur e marr vargun, ia shkul dy veshët
    Po të mos dalë varg i qëlluar!
    “Ata” dhe poezinë e xhveshën
    E bënë kushtrim për të mashtruar!

    Pra lërm' or mik të mbretëroj
    se herë jam mbret dhe herë jam skllav!
    Unë letrën vetë e zhvirgjëroj!
    Dhe jam në varg - rrebel i madh!.....

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-02-2009
    Postime
    7
    Qfare te shkruash , kur ne kuhen qe nuk guxonin te shkruanin ate qe buronte nga zemra ,e gjuhen e bukur amtare , nga dora e forte dhe nga prijesit qe mendonin se kurre nuk do te vdesin. Gjdo dite e re sjelle diq te re edhe per kombin jane ditet me te mira te historise .

  13. #13
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1
    E c`te thuash? Kjo eshte edhe tragjedia e poetit. Dikur ne vitet e para keto poezi vertet ushqeheshin nga burimet shpirterore te artisteve. Sepse ata dhe ne bashke me ta, besonim vertet per nje te ardhme te ndritur.
    Me pas, kur realiteti i hodhi poshte endrrat tona dhe pame se ku ishim vertete, keta poete edhe ne detyroheshim te vazhdonim per mbijetese. Do te shkruaje sepse duhet te jetoje ti, familja jote e femijet e tu.
    Megjithate nga ana artistike vargjet jane vertet te bukura, por subjekti tashme eshte ineksistent....
    Do te ishte mire te vazhdonin te shkruanin keta poete te medhenj, duke ndryshuar tashme, kahun dhe sipas frymezimeve e muzes se tyre.

    Pershendetje te gjithe poeteve te djeshem dhe te sotem!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Pershendetje molika dhe ilia spiro.
    Jeni mjaft te mrekullueshem.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    po mire se atehere shkruanin nga frika e nga mosdija e mungesa e informacionit
    po tani ca qe shkruajne akoma me lavde per te si behet

  16. #16
    i/e larguar Maska e bklyn_kid
    Anëtarësuar
    28-01-2008
    Vendndodhja
    Brooklyn
    Postime
    202
    Ky ishte je harac qe duhet te paguante cdo shkrimtar i asaj kohe per te qene shkrimtar.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga bklyn_kid Lexo Postimin
    Ky ishte je harac qe duhet te paguante cdo shkrimtar i asaj kohe per te qene shkrimtar.
    Pyes: Nëse të gjithë sipas kësaj logjike kanë paguar haraçin për të qënë diçka në atë kohë, (se sipas kësaj logjike mund të flitet dhe për fusha të tjera të jetës), kush na paska qënë ai që s'paska paguar haraçin?
    ------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

  18. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-06-2009
    Postime
    169
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Krijuesit të gjithë pa përjashtim në atë kohë absurde dhe kur sundonte një regjim kriminal, edhe po të guxonin të “dilnin jashtë radhëve” e hanin burgun ose dhe dënimin me vdekje. Këta krijues duke u quajtur “elita’ e kombit (!), thurnin dithitrambe për dikatorin. Po të gjykosh nën këndvështrimin e atyre viteve të tmerrshme, poetët sot meritojnë vetëm poezinë e mëposhtëme, që e kam thurur diku në kapërxyell të viteve ’90-të. Sot nje xhelate poetesh asht deputet ne Kuvend me partiçken e Gjinushit. O tempora o mores!!!!!!
    E bukur kjo temë!


    UNË DHE “POETËT”

    Ama "poetë" ishim ahere,
    kur thurnin hymne për Partinë!
    Tani liria është prapa dere,
    “poetët” shajnë veç Shqipërinë!

    Ua ktheva shpinën e më s'durova
    duke e lënë at' stan të lik!
    "poetëve" vendin ua lëshova
    Përplasa derën, e thashë: - Po ik!

    Kalova udhë, kalova dete
    Më ngjante vendi si një greminë!
    E morra vargun, dhe vrava vehten,
    rrëzuar jam sot mbi vetminë!…..

    Unë jam pra ky, që nuk ka hile!
    Dhe jam ai që nuk ka frikë!
    Unë poezinë s'e shes me kile!!
    Si Driteroi me....... politikë!

    Kur e marr vargun, ia shkul dy veshët
    Po të mos dalë varg i qëlluar!
    “Ata” dhe poezinë e xhveshën
    E bënë kushtrim për të mashtruar!

    Pra lërm' or mik të mbretëroj
    se herë jam mbret dhe herë jam skllav!
    Unë letrën vetë e zhvirgjëroj!
    Dhe jam në varg - rrebel i madh!.....
    Nuk ke më per Belulin mo...!

    Hajde mendje hajde ! Po kedo qe te pyesesh mendja e vet i duket me e mire se e te tjereve ! Kuptohet perveç atyre qe kane mend !

  19. #19
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Per mendimin tim ka dy lloj nga ata poetet: ata qe e benin me shpirt dhe ata qe e benin me hipokrizi.
    Psh Driteroin ndac shajeni ndac mburreni, i ka shkruar per qejf te vet. Dhe nuk na u be "dhemokrat", nuk doli me parrulla "poshte diktatura", nuk tha "ehhh sa kemi vujatur, edhe mua me kane ngjitur njehere nje tacibao" dhe as nuk u qurravit neper tv franceze "me kane persekutuar se kam qene disident, me kane internuar dhe cdo minute mund te me vrisnin".
    Ka dale ka thene "Po edhe e kemi tepruar me poezite, po ashtu e menduam! Na e beni hallall".

    Une per vete nuk shqetesohem nga ky sesa nga keta "dhemokratet" tip B.Londo psh. Sepse kur Dhyli mbante menderen ngrohte Mitrush Kuteli shahej e perbuzej, Lasgushi injorohej sikur te mos kishte qene kurre, Bilal Xhaferrit i vershellyen plumbat rreze veshit, Kasem Trebeshina kalbej burgjeve sepse i kishte bere leter Enverit, kusherinjte Blloshmi-Leka vriteshin sepse ishin "te rrezikshem".
    Prandaj une preferoj me shume nje shkrimtar qe besonte tek teorite marksiste dhe luftonte per vendin e vet (Driteroi psh) sesa nje skuth partish qe nderron fytyre me shpejt sec levizin rete.

    Pikerisht per nder te atyre emrave (qe nga Lasgushi deri tek B.Xhaferri) nuk duhet kurrsesi te permendet "fakti"......"ashtu ishim te gjithe atehere, nuk ishim heronj".
    Nqs nuk ishe atehere hero mos na u hiq tani. Shume me e arsyeshme eshte te thuash "ashtu besoja atehere".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kavir : 10-07-2009 më 12:29
    -

  20. #20
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga landi45 Lexo Postimin
    po mire se atehere shkruanin nga frika e nga mosdija e mungesa e informacionit
    po tani ca qe shkruajne akoma me lavde per te si behet

    Ketu calon problemi ,ato vargje qe jane thurur kane dale nga shpirti apo kane qene thjeshte nje manover per te mbijetuar.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  2. Shqipëria përballë ndërgjegjes së gjymtuar të saj
    Nga Shën Albani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  3. Kur “të gjithë” i dhuronin vargje Enver Hoxhës
    Nga Diabolis në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 10:00
  4. Kujtime te doktor Fejzi Hoxhes..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:02
  5. Intervistë me nusen e Nexhmie Hoxhës
    Nga Fjala e drejte në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •