Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 67 prej 67
  1. #61
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Tetori, muaji i luftes kunder kancerit te gjirit

    E Hene, 19 Tetor 2009

    Luljana Gjonbibaj

    Kanceri perben nje nga problemet me madhore te shendetit publik ne shumicen e vendeve te botes. Me shume se 10 milione njerez semuren cdo vit nga kanceri ne bote dhe sipas Organizates Boterore te Shendetesise, ky numer pritet te rritet nga 10 milione ne vitin 2000, ne 15 milione ne vitin 2020. Nga te dhenat e Regjistrit Qendror Nderspitalor te Kancerit prane Klinikes Onkologjike ne Tirane, ne vendin tone takohen cdo vit rreth 4000 raste te reja te kancerit. Nje prej llojeve me te perhapura te kancerit eshte ai i gjirit, qe konsiderohet si semundja me e shpeshte tek grate e vendeve te zhvilluara. Muaji tetor, thuajse ne te gjithe boten, njihet si muaji i luftes kunder kancerit te gjirit, kohe kur ndermerren fushata vecanerisht sensibilizuese, ne lidhje me kete semundje. Eshte kjo nje arsye me shume, per te cilen vendosem te botojme letren e ardhur ne redaksi, nga nje grua e semure me kancer ne mushkeri.

    Me ndihmoni te jetoj!

    Po behen gati tre vjet qe luftoj me vdekjen. Ky qe fati im, qe nga kur u operova per here te pare ne spitalin e mushkerive Shefqet Ndroqi ne Tirane. Diagnoza ishte tumor ne mushkeri. Padyshim operacioni u krye me sukses, por pritej rezultati i biopsise. Per fat te keq doli tumor malinj. Per rrjedhoje duhet t'i nenshtrohesha imunoterapise nepermjet kimioterapise, skemen e se ciles e percaktoi specialistja e trajtimit kimioterapik dhe stafi i saj. Preparati baze, qe duhej per kete trajtim gjendej ne spital, ndonese me shume veshtiresi. Sidoqofte, edhe pse me shume veshtiresi, ne kete menyre u permbyll i gjithe cikli.

    Veshtiresite per kimioterapine e dyte

    Pas 2,5 vjetesh u perserit procesi duke dhene metastaza ne forme likuidi. Pasi u ekzaminua materiali dhe origjina e tij, ky leng u boshatis dhe u vendos qe te trajtohesha serish me kimioterapi. Por kesaj radhe mjeket menduan qe te perdorej nje preparat tjeter, qe per fat te keq nuk e dispononte spitali. Ketu fillojne peripecite dhe veshtiresite, qofshin ato edhe ne planin psikologjik, por edhe ne ate ekonomik, pasi kete preparat duhej ta siguronim privatisht. Vlera monetare e vetem nje kure per nje muaj trajtim (30 tableta nga nje ne dite) arrinte ne 2450 euro, vlere te cilen nuk arrinte ta perballonte nje familje me te ardhurat e dy pensionisteve, te cilet kane punuar gjithe jeten dhe kane derdhur 35 vjet pune, sigurime shoqerore dhe shendetesore. Pa dyshim ne kete rast, te kujtohen veprat e Migjenit te madh, "Zoti te dhashte" apo "Molle e ndalueme". Eshte e dhimbshme, e vajtueshme te mendosh, qe edhe sot ne shekullin XXI, kur shoqeria jeton ne kohen e kompjuterit dhe te internetit, nje grua qe po lufton me vdekjen, duket se po e humbet kete lufte, sepse nuk mund te siguroje ilacet. Eshte paradoksale, qe sot vargjet e Migjenit i gjej aktuale ne jeten time, vetem se ne kete rast nuk do te thoja "molle e ndalueme", por "mundesi e ndalueme" per te jetue. Thirrja ime eshte e deshperuar, sepse une nuk dua ta humbase kete beteje. Nese do t'i marr ato ilace, une mund te besoj tek jeta dhe mendoj, se e kam kete te drejte. Besoj ne Zot dhe e pranoj fatin ashtu si ai ta kete vendosur per mua. Por nuk ne kete rast nuk eshte dora e fatit, qe po me vret, por varferia dhe mungesa e ilaceve. Me ka bere shume pershtypje thenia e nje biznesmeni, qe importonte preparate farmaceutike gjate nje takimi qe pata me te duke u interesuar per rastin tim. Ai ishte vertet nje njeri kombdashes, por mbi te gjitha ishte human, (sepse jo cdo njeri eshte njeri edhe pse i ngjet njeriut). Ashtu sic e kishte mesuar, ai edhe e kishte pare te jetuar shprehjen: "Njeriu i shendetshem ka njeqind deshira, ndersa i semuri ka vetem nje". E po keshtu e mesova edhe une kete shprehje, por duke e jetuar vete. Prej ketij njeriu mesova edhe nje fakt tjeter. Ishte fjala per ilacet e rralla dhe shume te shtrenjta, qe ai kishte mundesi t'i siguronte dhe qe kishte mundesi te pajiste spitalet tona, por qe tatimi per to ishte shume i larte. Nuk di c'te mendoj. Besoj se duhet te kete nje zgjidhje, jo vetem per mua, por edhe per shume paciente te tjere, qe zgjohen cdo dite me dilemen per jeten. Si nje njeri qe po perballem cdo dite me vdekjen, besoj se duhet te kete nje zgjidhje. Kam nevoje per keto ilace kaq te kushtueshme, sepse dua te jetoj, por nuk di se si mund te gjej rrugen per t'i blere. Dua te jetoj, por nuk jetoj dot...dua te gezoj, por nuk gezoj dot. Kur shpirti lengon kalon ne depresion. I falenderoj pa mase, te gjithe ata qe me mirekuptojne per aq sa munda te shpreh nepermjet ketyre rreshtave, ashtu sic u kerkoj ndjese shpirterisht te gjithe atyre, qe u merziten sadopak prej tyre.

    KJ

  2. #62
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Kanceri i gjirit, 1 ne 8 gra e rrezikuar

    E Hene, 19 Tetor 2009

    Grate e moshes mbi 40 vjec jane me te rrezikuarat nga kanceri i gjirit. Nderkohe te dhenat tregojne se 1 ne 8 gra mbi kete moshe ka kancerin e gjirit. Duke pare keto shifra alarmante, mjeket rekomandojne per kontrolle te herepashershme per te parandaluar ne kohe kete semundje.

    Semundja

    Kanceri i gjirit njihet si nje nga llojet e tumoreve me te perhapura tek grate. Per kete arsye, Spitali Amerikan ka nisur depistimin tek femrat ne kuader edhe te muajit kunder kancerit te gjirit. Sipas te dhenave qe dalin nga ky spital rezulton se numri i te prekurve nga kjo semundje rritet nga viti ne vit ndaj keshillohet edhe kryerja e mamografise apo edhe depistimet e ndryshme. "Te dhenat kane treguar se 1 ne 8 gra te moshes mbi 40 vjec eshte e prekur nga kanceri i gjirit. Por, ajo qe une doja te theksoja eshte se kjo kategori femrash duhet te bejne kontrolle te here pas hershme ne menyre qe te kapin semundjen ne fazat fillestare. Nese ajo kapet ne keto faza eshte shume here me e lehte per t'u kuruar", - ka pohuar Emiljana Huti, mjeke onkologe. Sipas saj, nje ne 25 gra te prekura nga kanceri i gjirit humb jeten nderkohe nese semundja kapet shpejt ajo mund te sherohet. Te dhenat tregojne se 95 per qind e rasteve qe kapin shpejt semundjen sherohen plotesisht.

    Te dhenat

    Kanceri i gjirit eshte cilesuar si vrasesi i pare qe shkakton vdekje tek grate. Madje, ne vendin tone, cdo vit numerohen rreth 400 gra qe preken pikerisht nga kanceri i gjirit. Fatkeqesia qendron tek fakti se, kanceri i gjirit, ne shumicen e rasteve, diagnostikohet kur semundja ka avancuar dhe eshte shume vone per t'u mjekuar. Fakti qe je femer, eshte risku kryesor per t'u prekur nga kanceri i gjirit. Megjithate, specialistet e Onkologjise tregojne disa nga faktoret e riskut nga kanceri i gjirit. Keshtu specialistet pohojne se, ne disa raste, kanceri i gjirit mund edhe te trashegohet. "Nese nena, motra apo gjyshja juaj, kane patur kancer te gjirit, atehere diagnostikohuni sa me shpesh, pasi edhe ju mund ta keni ate", - pohojne mjeket. Nderkohe, shpjegohet se, edhe femrat, te cilave menstruacionet, u kane filluar para moshes 12 vjec, dhe, ne rastet kur mestruacionet u kane ndaluar pas moshes 50 vjec. Gjithashtu, mjeket pohojne se, te rrezikuara jane edhe femrat kur nuk kane lindur kurre femije dhe ato qe kane lindur femijen e pare mbi 30 vjec. S. Isaku



    Specialistet: Beni mamografine, shpetojne mijera jete

    Mamografia eshte radiografia qe ben ekzaminimin e gjirit. Mamografia e kap kancerin e gjirit shume heret, atehere kur ndryshimet nuk mund te shihen me sy, apo te preken me dore. "Mamografia mund ta dalloje kancerin e gjirit rreth 2 vjet para shfaqjes se shenjave. Mamografia mund te behet ne cdo kohe, por eshte mire qe, femrat ne moshen riprodhuese, ta kryejne mamografine ne fund te periodave. Ky ekzaminim nuk duhet te kryhet, sidomos ne tre muajt e pare te barres. Ne periudhen e menopauzes, kryhet ne cdo moment", - pohojne mjeket. Sipas tyre, e mirat e mamografise eshte se, shume lloje kanceri te gjirit, jane kapur ne faza te hershme, kur ka akoma shanse per t'u trajtuar me sukses



    Shenjat e kancerit te gjirit


    Zmadhim apo forcim te gjirit, qe nuk eshte normale per ju. Zakonisht, shume gra para periodave kane gjoks te forte dhe te dhimbshem, por kjo eshte nje gje normale

    Gjendra, apo mahisje ne gji

    Rrudhosje apo gropezim te lekures se gjirit.

    Njeri gji eshte me i ulet se tjetri ne menyre te pazakonte

    Terheqje nga brenda e thithave te gjirit, ose rrjedhje lengu apo gjaku prej tyre.

    Dhe cdo gje tjeter qe nuk ju duket normale



    Kategorite e femrave te rrezikuara

    Nena, motra apo gjyshja juaj kane patur kancer te gjirit

    Jeni mbi 40 vjec, sepse rreziku rritet bashke me moshen

    Menstruacionet ju kane filluar para moshes 12 vjec

    Mestruacionet ju kane ndaluar pas moshes 50 vjec

    Nuk keni lindur kurre femije

    Keni lindur femijen e pare mbi 30 vjec

    Nese jeni mbi peshe

    Nese pini teper duhan dhe alkool

    Nese kryeni aktivitet te paket fizik

    KJ

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Kanceri i gjirit, 310 raste ne 2008

    E Hene, 03 Nentor 2008

    Ministria e Shendetesise po punon per gjetjen e mundesive per ofrimin falas te ekzaminimeve mamografike per te gjitha grate shqiptare deri ne fund te vitit 2008. Programi INTERREG III, i financuar nga Komuniteti Evropian, nepermjet rajonit te Puglias (Itali), mundesonte deri ne fund te tetorit kryerjen falas te mamografise ne 4 rrethe te vendit; Tirane, Shkoder, Durres dhe Vlore. "Aktualisht, ka perfunduar sasia e filmave per kryerjen e ekzaminimeve mamografike, ndersa po perpiqemi per sigurimin e nje sasie te mjaftueshme per muajt e ardhshem, me qellim ofrimin falas te tij deri ne fund te vitit", tha drejtori i Pergjithshem ne MSH, Bardhi Spahiu, ne nje interviste te dhene dje per Atsh-ne. Sipas tij, ne kuader te programit INTERREG III, jane kryer pergjate nje viti (2007-2008) mbi 12 mije ekzaminime. Kjo shifer tejkalon objektivin e projektit, i cili ishte 11 mije ekzaminime mamografike.

    Cfare eshte bere deri tani ne vendin tone ne luften kunder semundjes se kancerit te gjirit tek femrat shqiptare?

    Ne vendin tone, eshte bere dhe po behet shume ne drejtim te luftes kunder semundjes se kancerit te gjirit. Pervec politikave qe po ndiqen nga qeveria dhe MSH per te krijuar kushtet e nevojshme per grate shqiptare per zhvillimin e ekzaminimeve te ndryshme, qe parandalojne (kapin ne kohen e duhur) semundjen; pervec spitaleve tona, shumica prej te cileve, jane te pajisur tashme me aparatura qe ndihmojne ne diagnostikimin e ketyre semundjeve, ne mund te permendin rastin me te mire, programin INTERREG III. Ne kuader te ketij programi, numri i ekzaminimeve mamografike te kryera eshte teper i madh. Brenda nje viti, jane kryer mbi 12 mije ekzaminime mamografike te grave shqiptare, falas, nepermjet te cilave jane diagnostikuar rreth 310 gra shqiptare me tumor te gjirit. Eshte nje numer i konsiderueshem, te cilit, edhe pse eshte ne linje me shifrat e vendeve te zhvilluara, duhet t'i kushtohet rendesi e vecante. Ne na gezon fakti qe tashme ketyre grave u eshte dhene mundesia ta kapin ne kohe dhe ta luftojne kete semundje me menyrat e duhura. Dua te theksoj rendesine e zhvillimit te ketij ekzaminimi dhe u bej thirrje grave shqiptare te zhvillojne mamografine, te gjitha ekzaminimet e duhura, pasi jane ekzaminime te thjeshta, te shpejta, joinvazive dhe bejne ndryshimin midis jetes dhe vdekjes.

    Nga ekzaminimet e kryera ne rrethe, ne cilin prej tyre rezulton perqindje me te larte te semundshmerise? A ka ndikuar fushata sensibilizuese tek grate shqiptare per kryerjen e ketyre ekzaminimeve?

    Persa i perket perqindjes me te larte, ne te gjitha rrethet, ku eshte instaluar tashme aparati i mamografise, pothuajse jemi ne te njejtat nivele. Nuk ka pasur ndryshime dhe ne perqindjet e rasteve pozitive te kancerit te gjirit tek grate. Ndersa, ndikimi qe ka pasur fushata e sensibilizimit ka qene i madh. Eshte bere nje pune e madhe per sensibilizimin e grave nga stafi mjekesor dhe ai infermieristik. Qe nga fillimi, nga projekti i eshte kushtuar shume vemendje sensibilizmit, pasi u vu re se grate shqiptare kishin nevoje per te. Rendesi i eshte kushtuar nepermjet medias, materialeve te ndryshme informuese, por dhe thirrjes se vazhdueshme qe u kemi bere grave per kryerjen e ekzaminimeve dhe e gjithe puna eshte rezultat i kesaj fushate sensibilizuese.

    A ka qene nje shtyse per kryerjen e ketyre ekzaminimeve, fakti qe ato ofroheshin falas dhe, ne kete kontekst, si do te operoje me tej MSH?

    Sigurisht, fakti qe ekzaminimi kryhej falas ka ndikuar pozitivisht ne numrin e grave qe jane paraqitur, por nuk do ta percaktoja si nje faktor vendimtar. Perkundrazi, vendimtar ka qene sensibilizimi, kultura ne rritje e grave shqiptare per kryerjen e ketyre ekzaminimeve. Shpresoj dhe po perpiqemi per gjetjen e formave qe ky ekzaminim te jete falas edhe per disa muaj pas perfundimit te projektit, ose me nje cmim simbolik. Aktualisht, ka perfunduar sasia e filmave per kryerjen e ekzaminimeve mamografike, ndersa po perpiqemi per sigurimin e nje sasie te mjaftueshme per muajt e ardhshem, me qellim ofrimin falas te tyre deri ne fund te vitit.

    Sa raste te reja te semundjes se kancerit te gjirit kemi cdo vit dhe cilat mosha jane me te prekura?

    Tashme, jane rreth 450 gra, qe paraqiten ne vit prane sherbimeve te onkologjise, qe eshte nje numer i konsiderueshem. Ndersa, moshat qe preken (flasim gjithmone per tumoret e sferes gjenitale) jane kryesisht mbi 35 vjec, si dhe 55-60 vjec. Shqiperia ka rastet e saj pozitive, por jemi ne te njejtat nivele, standarde, me vendet perendimore.

    Cilat jane shkaqet per semundjen e kancerit te gjirit dhe si mund te kujdesen grate per parandalimin qe ne hapat e para?

    Pervec prirjes gjenetike, ka disa faktore qe ndikojne ne semundjen e kancerit te gjirit. Si faktor kryesor mund te permend se lindja ne mosha te reja ul probabilitetin e prekjes nga kanceri i gjirit; lindja ne mosha te vona, te rritura, mbi 30 vjec,shton probabilitetin e prekjes nga semundja, apo dhe moslindja e femijeve. Lufta me e mire qe mund t'i behet semundjes eshte parandalimi, zhvillimi i ekzaminimeve dhe kapja ne kohen e duhur. Nje tumor i kapur ne kohen e duhur, ne stadet fillestare, eshte lehtesisht i luftueshem nderkohe qe jane te gjitha mundesite te eliminohet totalisht. Kapja ne stadet e vonshme do te thote ulje e probabilitetit per te dale me sukses nga trajtimi i semundjes, ndaj dhe i kushtojme rendesi sensibilizimit.

    KJ

  4. #64
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Per te mos u semurur nga kanceri i gjirit

    E Hene, 03 Nentor 2008

    Faktoret qe ju rrezikojne; Si ta shmangni; Duke u vetediagnostikuar; Dhe duke bere kontrolle te herepashershme.

    Pavaresisht se nuk ben pjese ne tumoret me shkalle rrezikshmerie te larte, tumori i gjirit eshte nje semundje qe prek kryesisht femrat, sidomos pas moshes 35 vjec. Sipas statistikave, ne 100 mije femra 44 prej tyre rrezikojne te preken nga tumori ne gji.

    Por duket se me kapjen e shpejte dhe diagnostikimin ne kohe, kanceri i gjirit mund te kurohet dhe pas sherimit te plote, mundesia per te vazhduar nje jete normale eshte e sigurt, pa harruar konsultimet e herepashershme me mjekun. Dhe nuk eshte aspak e veshtire.

    Pervec konsultave dhe vizitave tek mjeku specialist, edhe ju vete mund te vetediagnostikoheni dhe te drejtoheni tek mjeku ne rast se vereni dicka te dyshimte qe ju shqeteson.

    Vetediagnostikimi, ka te beje me shikimin dhe prekjen. Nje femer qe i ka kaluar te 20 vjetet duhet te mesoje qe nje here ne muaj te beje nje kontroll te imtesishem te gjirit. Per ta bere kete, duhet te zhvisheni nga mesi e lart, te dilni para pasqyres dhe te shikoni me vemendje nese te dy gjokset kane madhesi te barabarte (duke marre parasysh qe disa femra e kane vete nje gji me te madh se tjetri), nese qendrojne te dy ne te njejtin nivel.

    Nese vini re se njeri prej gjinjve eshte me i rene apo me i vogel, duhet te drejtoheni menjehere tek specialisti.

    Pa harruar te shikoni me vemendje edhe kokrrat, te cilat duhet te kini parasysh qe gjithmone duhet te jene ne qender te gjoksit. Pastaj ngrini duart lart dhe shikoni nese vini re ndonje terheqje te lekures apo nese njeri nga gjinjte ngrihet me lart se tjetri. Me pas filloni te beni nje kontroll te imtesishem me dore. Me gishtat e dores filloni te beni levizje nga poshte lart mbi siperfaqen e gjirit si ne figure, dhe pastaj levizje ne forme rrezesh ne qender te gjirit. Nese gjate prekjes dora ju kap ndonje kokerr apo dicka tjeter te dyshimte, tregon se ju nevojitet nje vizite tek mjeku specialist.

    Ne formimin e kancerit ne gji ndikojne disa faktore dhe me kryesori prej tyre eshte seksi. Femrat jane gjithmone me te predispozuara per te pasur kancer gjiri. Por kjo nuk do te thote se meshkujt perjashtohen. Rralle, por ndodh qe edhe nje burre te kete tumor ne gji. Megjithate perqindja eshte shume e vogel, rreth 1,4 per qind.

    Faktor tjeter risku eshte mosha. Me rritjen e moshes rritet edhe mundesia per t'u prekur. Kryesisht kufiri fillon nga 35 vjec e lart. Pa lene menjane edhe trashegimine. Ne shume raste kanceri i gjirit mund te jete i trashegueshem nga nena tek vajza apo nga njera moter tek tjetra.

    Qendron gjithmone i pranishem rreziku kur njeri prej gjinjve ka pasur tumor, mundesite jane dhjete here me te larta qe tumori te preke edhe gjirin tjeter. Keshtu qe ato femra qe jane kuruar me pare nga nje tumor ne gji, duhet qe here pas here te bejne vizita dhe konsulta tek specialisti per te mbrojtur gjirin e shendoshe.

    Edhe rrezet jonizuese jane te rrezikshme. Behet fjale per rreze te shkaktuara p.sh. nga aparatet e radioskopise, por pas moshes 40 vjec ky rrezatim eshte i paperfillshem. Nder faktoret kryesore bejne pjese edhe ata endokrine dhe riprodhues.

    Si per shembull mosha e ardhjes se menstruacioneve. Risku eshte me i madh kur menstruacionet kane ardhur rreth moshes 12 vjec dhe me i vogel pas moshes 16 vjec.

    Gjithashtu edhe menopauza perben nje faktor rreziku qe shtohet me lenien e hershme te menstruacioneve. Pa harruar ketu edhe lindshmerine. Duket se lindja para moshes 20 vjec dhe e sa me shume femijeve, kthehet ne mburoje mbrojtese per kancerin ne gji.

    Por edhe kontracepsioni duhet marre parasysh si faktor, kur vazhdohet gjate dhe fillohet ne moshe shume te re. Ndoshta nuk e dinit, por edhe dieta luan rol shume te rendesishem ne mbrojtjen ndaj tumorit te gjirit.

    Dieta hiperkalorike dhe e pasur me yndyra shtazore duhet te zevendesohet me ushqime te lehta me baze frutash dhe perimesh, per te qene me te sigurta. Gjithashtu obeziteti perben nje nga shkaktaret e prekjes se tumorit ne gji. Grate mbi peshe duken me te rrezikuara nga tumori ne gji.

    Simptomat

    Cilat jane disa nga simptomat e prekjes se mundshme nga tumori ne gji? Nder simptomat me kryesore ben pjese ndryshimi i gjirit, i madhesise ose i formes, terheqja e lekures ose plage te ndryshme, spostim apo sekrecione nga kokrra e gjirit si dhe gjendra te dukshme ne zonen e sqetullave.

    Diagnostikimi

    Nder metodat e diagnostikimit te kancerit ne gji e para eshte ekzaminimi klinik, qe ka te beje me vetediagnostikimin me ane te shikimit dhe prekjes, qe duhet te filloje pas moshes 20 vjec.

    Kurse sa i perket diagnostikimit nga mjeku specialist, nje metode shume e perdorshme eshte mamografia, qe ka te beje me keqyrjen e gjirit ne nje aparature te specializuar.

    Shkalla e saktesise se mamografise eshte 85-90 per qind. Diagnostikimi me metoden e mamografise nuk keshillohet para moshes 35 vjec dhe ne periudhen e shtatzenise.

    Ekografia eshte nje metode shume e perdorshme per te rene ne gjurme te kancerit ne gji dhe citologjia, qe ka te beje me ekzaminimin e materialit te shkeputur nga zona dyshuese. Diagnostikimi me metoden dhe citologjise jep 90-95 per qind siguri.

    Eshte e keshillueshme qe vetediagnostikimi te behet nje here ne muaj, vizita klinike tek specialisti nje here ne gjashte muaj, kurse mamografia cdo dy vjet.



    Mjekimi

    Pas renies ne gjurmet e tumorit ne gji jane disa menyra mjekimi. E para eshte kirurgjia qe ka te beje me heqjen e tumorit dhe nyejve limfatike duke ruajtur gjirin. Kimioterapia e cila aplikohet pas operacionit, por edhe para tij, gjithashtu edhe hormonoterapia dhe terapia radioaktive.

    Megjithate gjithmone duhet te mbani parasysh se kanceri i gjirit ne pjesen me te madhe te rasteve eshte i sherueshem dhe mundesia e vazhdimit te nje jete normale eshte me se e sigurt.

    Faktoret e rrezikut: Seksi. Mosha. Trashegimia. Kanceri i njerit gji. Rrezatimi jonizues. Menopauza. Lindshmeria. Kontraceptivet. Dieta. Obeziteti

    KJ

  5. #65
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Kanceri, 1 ne 30 gra e rriskuar

    E Shtune, 26 Prill 2008

    Sonila Isaku

    Femrat e prekura nga semundjet tumorale mendohet te jene me shume se ato te deklaruara deri me tani. Pas instalimit te mamografive ne qendrat shendetesore rezulton se 1 ne 30 gra ka pasur shenjat e nje semundjeje kancerogjene, megjithese nuk ka pasur probleme shendetesore. "Semundjet kancerogjene, sidomos te grate mendohet te jene me te larta se ato qe raportohen ne shifrat zyrtare. Kjo per vete faktin se nje pjese e mire e tyre kane ardhur per te kryer mamografine pa pasur shqetesime, por qe kane rezultuar pozitive. Nga ana tjeter shqetesim mbetet ndergjegjesimi i ulet qe kane kjo moshe per te kryer nje kontroll", ka pohuar mjeku imazherist, Aurel Kopeci. Sipas tij, deri me tani 150 gra kane rezultuar me kancer qe nga momenti i pare kur eshte instaluar kjo aparature ne polikliniken qendrore ne kryeqytet.

    Rastet

    Shifra gjithmone ne rritje raportohen per semundjet kancerogjene ne vendin tone. Numri i te prekurve nga semundjet kanceroze ne Shqiperi kete vit rrezikon te jete me i larte se shifra 4 mije e raportuar deri me sot. Te pakten ky eshte dyshimi i mjekeve pas funksionimit qe prej pese muajsh te aparaturave te mamografise ne vend. Nje pjese e mire e grave qe po ekzaminohen pa pasur shqetesime me pare, jane diagnostikuar me kancer. "Pothuajse 1 ne 30 gra qe bene mamografine zbuluan se kishin nje tumor ne gji. Ndersa nga 6 mije ekzaminime, gjithsej 150 gra jane diagnostikuar me kancer", ka pohuar mjeku imazherist, Aurel Kopeci. Sipas tij, e rendesishme eshte qe semundja te kapet ne stadet e para, dhe per kete keshillohet kryerja e nje mamografie te pakten nje here ne vit.

    Pjesa me e madhe e femrave qe preken nga tumoret, kane ate te gjirit, i cili shkakton edhe 400 viktima ne vit, nderkohe qe numri i te prekurve eshte me i madh. Por, perseri edhe numri i femrave te prekura nga kanceri i qafes se mitres mbetet shqetesues, ku mbi 230 raste te reja shenohen cdo vit. Te dhenat tregojne se rreth 200 raste humbasin jeten nga kjo lloj semundje. "Problemi te femrat shqiptare mbetet kapja e semundjes ne stade te vonshme. Kryerja e nje mamografie, e cila tashme eshte falas, por edhe nje pap-testi nuk do te kushtonte asnje gje perpara semundjes, e cila ne te shumten e rasteve eshte fatale", kane pohuar mjeket. Nga ana tjeter, mjeket, te cilet kryejne keto ekzaminime, shprehen se ndergjegjesimi i femrave mbi 40 vjec, te cilat duhet te kryejne nje kontroll te tille, eshte shume i ulet.

    Kostoja e mamografise

    Projekti INTERREG 3 ka bere te mundur instalimin e kater aparaturave te mamografise ne te gjithe vendin, te cilat ofrohen falas. Nderkohe qe nje ekzaminim i tille deri para vendosjes se ketyre aparaturave ne klinikat private kushtonte rreth 10 mije leke te reja. Sipas projektit, duhet qe gjate nje viti te kryhen te pakten 10 mije ekzaminime ne menyre qe sherbimi te vazhdoje te ofrohet falas per pacientet ne te kundert ai nderpritet. Por, vetem gjate 5 muajve te pare rezulton se jane ekzaminuar mbi gjashtemije gra te moshes mbi 35 vjec. Qytetet, ne te cilat ofrohet ky sherbim jane Tirana, Shkodra, Durresi e Korca.

    KJ

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kanceri i gjirit, si ta shmangim?

    Kanceri i gjirit, si ta shmangim?

    Kanceri i gjirit ėshtė sėmundja qė gratė i druhen mė shumė dhe zbulimet e fundit nė lidhje me predispozitat gjenetike tė shfaqjes sė sėmundjes e bėjnė atė edhe mė problematike. Megjithatė, ekzistojnė masat parandaluese qė mund ta lehtėsonin shumė situatėn

    Frika e kancerit tė gjirit ėshtė burim ankthi pėr shumė gra. Shpesh ato kanė ndjenja fataliste nė lidhje me rrugėn qė mund tė marrė njė sėmundje e tillė, qė nė rastin mė tė mirė mund tė pėrfundojė me njė operacion radikal pėr heqjen e gjirit. Kėto ndjenja ankthi i bėjnė qė tė mos kenė shpresė te marrja e masave parandaluese, qė nė fakt janė shumė tė domosdoshme pėr reduktimin e rrezikut. Sipas njė studimi tė fundit, sapo ėshtė zbuluar njė gjen i ri nė kromozomin 8 i quajtur NRG1. Ėshtė njė gjen qė e kemi tė gjithė dhe qė nė raste tė caktuara luan njė rol shumė tė rėndėsishėm nė ndalimin e pėrhapjes sė gjėndrave tumorale. Ai ka fuqi frenuese ndaj qelizave kanceroze. Njė nė dy gra qė janė diagnostikuar me kancer gjiri kanė njė version tė dėmtuar tė gjenit mbrojtės NRG1, ēka do tė thotė se janė tė pambrojtura ndaj zhvillimit galopant tė sėmundjes. Shkencėtarėt thonė se ky zbulim mund tė ēojė nė kėrkimin e mėnyrave tė reja tė mjekimit tė kancerit. Megjithatė, nė mentalitetin e grave ekziston frika se faktori gjenetik ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe kjo krijon shpesh njė ndjesi pesimiste dhe fataliste. Por, nė fakt, gjenet janė vetėm njė pjesė e problemit. Shumė e rėndėsishme nė kėtė rast, si nė ēdo sėmundje tjetėr, ėshtė edhe mėnyra se si ne e trajtojmė veten qė nga fėmijėria e nė vazhdim e mbi tė gjitha nėse vazhdojmė tė jemi optimistė. Pesimizmi dhe gjendja e trishtuar ndikojnė shumė mė tepėr pėr keq nė shėndetin tonė nga sa mund ta imagjinojmė. Ja disa mėnyra pėr tė parandaluar zhvillimin e kancerit tė gjirit, ose tė paktėn disa mėnyra pėr kapjen nė kohėn e duhur tė sėmundjes, pra nė momentin mė tė hershėm tė mundshėm.

    Ushqimi i foshnjės me qumėsht gjiri mund tė jetė shpėtimtar


    Pėr shumė vite rresht ka ekzistuar njė teori, sipas sė cilės nėse njė femėr shndėrrohej nė mėmė nė moshė tė hershme ajo kishte mė shumė shanse qė nė moshė mė tė mėvonshme t‘i shmangej kėrcėnimit tė kancerit tė gjirit. Pra, me pak fjalė, mėmėsia ishte pro shėndetit tė mirė. Nė kėtė logjikė mendohet se shtimi i numrit tė tė diagnostikuarave me kancer gjiri nė vendet nė zhvillim si Indi dhe Kinė ka tė bėjė pikėrisht me faktin se nė kėto vende ėshtė rritur shumė edhe mosha e vajzave qė sjellin nė jetė fėmijėt e parė. Pra, tendenca gjithnjė e nė rritje ėshtė ajo e fėmijėve nė njė moshė mė tė vonė. Pėr sa i pėrket ndikimit pozitiv qė ka nė shėndetin e nėnės tė ushqyerit e fėmijės me gji, sė fundi kanė dalė nė mbėshtetje tė kėtij fakti tė reja shumė interesante. Nė shtator shkencėtarėt raportuan zbulimin e fundit, sipas sė cilit ushqimi i fėmijės me gji, tė paktėn pėr tre muaj, redukton ndjeshėm rrezikun e kancerit tė gjirit, madje nė masėn 25%. Ky zbulim ka qenė rezultat i njė studimi qė ka zgjatur plot 8 vjet dhe njė monitorim i kryer ndaj 60 mijė grash. Grupi i studimit zbuloi se ushqimi me qumėsht gjiri i jep gruas mbrojtjen mė tė madhe tė mundshme nga kanceri i gjirit, madje edhe atyre grave qė kanė prirje gjenetike pėr njė gjė tė tillė.

    Shmangni yndyrat dhe mos e bėni vetėm pėr vete, por edhe pėr vajzėn tuaj
    Gratė qė pėrdorin njė dietė me kalori tė pakta kanė njė sasi mė tė vogėl hormonesh femėrore nė gjak dhe kjo redukton rrezikun e kancerit tė gjirit, veēanėrisht nė vitet pas menopauzės, kur dhjami i trupit ėshtė burimi mė i madh i estrogjenit. Ka fakte qė mbėshtesin idenė se sa mė herėt tė nisė dieta e yndyrave tė pakta, aq mė e efektshme ėshtė nė organizėm. Nėse njė dietė e tillė nis nė adoleshencė, atėherė aq mė mirė, sepse nė kėtė periudhė tė jetės reduktimi i hormoneve femėrore nė gjak luan njė rol shumė tė rėndėsishėm nė mbarėvajtjen e mėtejshme tė shėndetit dhe redukton mundėsinė e sėmundjes. Mėnyra se si ushqehemi nė fėmijėri ėshtė shumė e rėndėsishme pėr sėmundjet qė na shfaqen kur jemi tė rritur.

    Nxihuni nė diell, por me masa mbrojtėse

    Ėshtė fakt tashmė se kanceri i gjirit te femrat ėshtė mė i pėrhapur nė zonat qė janė mė pak tė ekspozuara ndaj diellit. Arsyeja ėshtė lidhja qė ekziston mes kancerit tė gjirit dhe niveleve tė ulėta tė vitaminės D. Trupi ynė e prodhon njė vitaminė tė tillė nė kundėrpėrgjigje tė rrezeve ultravjollcė B qė i marrim nga dielli. Sipas njė studimi, gratė qė kanė njė nivel tė ulėt tė vitaminės D janė mė tė prirura tė kenė kancer tė gjirit. Kjo do tė thotė se vitamina D ėshtė parandaluese ndaj kancerit tė gjirit. Sipas mjekėve, ata qė vuajnė nga mungesa e kėsaj vitamine duhet qė ta marrin atė pėrmes tabletave dhe tipi D3 ėshtė mė i tretshmi pėr organizmin e njeriut. Ėshtė e vėshtirė tė marrėsh sasinė e duhur nė vitaminė D nga dieta e pėrditshme dhe burimet mė tė mira janė qumėshti dhe drithėrat, vezėt, salmoni, toni dhe sardelet. Megjithatė, njė kėshillė pėr sa i pėrket ekspozimit tė diellit ėshtė ajo e marrjes sė masave mbrojtėse, sepse ato janė tė domosdoshme nė ruajtjen e trupit nga rrezet e dėmshme.

    Bėni rregullisht ushtrime fizike

    Tė gjithė pa pėrjashtim kemi nevojė pėr t‘u ushtruar fizikisht, pavarėsisht moshės, apo gjinisė, por kjo ėshtė veēanėrisht e rėndėsishme pėr ato gra qė janė mė nė rrezik pėr kancerin e gjirit. Kėrkimet e fundit flasin pėr njė reduktim tė rrezikut tė kancerit nė periudhėn para menopauzės tek ato gra qė tė paktėn 3 orė nė javė ia kushtojnė stėrvitjes trupore dhe qė kėtė zakon e kanė pasur qė nė adoleshencė. Dhe me tė kaluar menopauzėn, rėndėsia e ushtrimit fizik bėhet edhe mė e madhe. Gratė qė kalojnė menopauzėn janė zakonisht mbi peshė dhe duhet patjetėr qė t‘u dedikojnė ushtrimeve fizike njė pjesė tė mirė tė kohės sė tyre.

    Kėshillohuni vazhdimisht me mjekun


    Parandalimi ėshtė mė i mirė se kurimi dhe njė nga fazat e parandalimit ėshtė edhe diagnostikimi i hershėm i sėmundjes, duke kontaktuar mjekun dhe bėrė kontrollet e nevojshme. Nėse kanceri i gjirit do tė kapej nė kohėn e duhur, atėherė thuajse gjysma e tė diagnostikuarave qė humbasin jetėn mund tė kishin shpėtuar.

    Njih historinė e familjes tėnde

    Njė sėmundje mund tė jetė shpesh fatale, pėr shkak tė gjenetikės sė saj. Pėr tė mėsuar nė lidhje me kėtė predispozitė duhet qė tė kryhen disa teste, tė cilat nė shumė vende perėndimore janė lehtėsisht tė mundshme. Pėrmes tyre mund tė zbulohen njė numėr gjenesh qė kanė predispozitė pėr tė mbrojtur organizmin, pra qė kanė njė impakt sado modest nė shėndetin tonė. Ėshtė mirė qė gratė ta fillojnė kryerjen e kėtyre testeve me tė kaluar tė 25-at. Kjo do tė thotė se ato qė kanė mė shumė mundėsi gjenetike pėr tė zhvilluar njė kancer do tė kenė mundėsi tė kenė njė kontroll tė vazhdueshėm, i cili do tė ēojė nė njė diagnostikim tė hershėm tė problemeve.

    Shmangni pėrdorimin e tepruar tė alkoolit

    Tė konsumuarit e shumtė tė alkoolit rrit rrezikun e zhvillimit tė kancerit tė gjirit, por sigurisht bėhet fjalė nė rastet kur konsumohen sasi shumė mė tė mėdha alkooli nga sa janė tė dobishme pėr shėndetin. Nė njė studim tė fundit, thuhet se pak alkool ėshtė i dobishėm, por nė sasinė e njė gote vere nė ditė, ndėrsa nėse kalohet kjo masė, situata mund tė jetė e rrezikshme dhe kjo jo vetėm pėr sa i pėrket kancerit tė gjirit.

    Mamografia duhet tė jetė e rregullt dhe e vazhdueshme

    Ka ekspertė tė fushės qė pretendojnė se nėse do t‘i nėnshtrohesh mamografisė vazhdimisht kjo mund tė jetė nė vetvete e rrezikshme, duke qenė se mund tė arrihet nė njė situatė tė tepruar diagnostikimi, pasuar me marrjen e medikamenteve parandaluese, qė nė vend qė tė tė ndihmojnė, tė krijojnė probleme. Por, tė tjerė pretendojnė se mamografia ėshtė shumė e rėndėsishme dhe kjo pėr arsyen e vetme se parandalon njė rast serioz. Po tė marrim rastin e njė vendi tė vetėm, Britaninė sė Madhe, mamografia ka shpėtuar 117 000 raste qė mund tė ishin shndėrruar nė vdekjeprurėse dhe ndėrkohė ka shpėtuar 1200 jetė. Pėr shkak tė mamografisė, vdekshmėria nga kanceri i gjirit ėshtė ulur me 30%.

    shqip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #67
    arijeta shaqiri
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    10
    Fatkeqesisht ketu ne Kosove mammographia jo qe nuk eshte falas po kushton mjaft,dhe ndoshta kjo eshte edhe arsyja pse femra e ben mammographin-e vetem ne raste kur ndoshta edhe semundja(kanceri i gjirit ) eshte ne nje faze mjaft te avancume.
    Mirepo me duhet te them me keqardhje se edukimi shendetesor nuk edhe aq ne nivel sidomos PRIMARY HEALTH (ne kuader te mjekesise familjare) ,dhe mundet me qene kjo arsyja kryesore pse KANCERI I GJIRIT diagnostifikohet ne nje faze ku mundesite per "sherim dhe shpetimin e gjirit" jane jashtezakonisht te vogla.
    Jam dakort me parafolesit e mi se preventiva me e mire kunder kesaj semundje do te ishte edukimi dhe njoftimi sa me i madh i femres ne lidhje me kete semundje,pastaj shperndarja e lefletave me ane te te cilave do te spjegohet se si vet femra te kujdesej per veten,te di te palpoj gjirin dhe te jete e afte te verej ndryshimet eventuale dhe ne kete menyre te mund qe ne fazen fillestare te semundjes ti nenshtrohet trajtimit adekuat.

    Shpresoj qe se shpejti edhe pacientet tane te mund ti nenshtrohen ketyre testeve pa pasur nevoje te paguajne shuma qe si perballojne dot.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Dibranėt nė Amerikė
    Nga dibrani2006 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 17:57
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 03:59
  3. Vaji i ullirit lufton kancerin e gjirit
    Nga Lioness nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-01-2007, 19:56
  4. Vaji i ullirit lufton kancerin e gjirit!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-01-2005, 10:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •