Astrit Lulushi
Shkencėtarėt thonė se pėrdorimi i antibiotikėve nga gratė mund tė bėhet shkak pėr zhvillimin e kancerit nė gji. Po megjithatė, shkencėtarėt theksojnė se antibiotikėt vazhdojnė tė jenė ilaēet mė tė efektėshme kundėr infeksioneve.
Sipas njė studimi tė, botuar nė revistėn Jama, Revista e Shoqatės sė Mjekėve Amerikanė, shkencėtarėt kanė zbuluar njė lidhje tė mundėshme midis antibiotikėve dhe kancerit tė gjirit. Studimi u krye nga mjekėt Christine Velicer dhe John Pitter sė bashku me kolegėt e tyre nga universiteti i Washingtoni. Ata studiuan tė dhėnat mjekėsore tė mbi 10 mijė grave, duke filluar nga viti 1993 deri mė 2001.
Nga studimi doli se gratė qė pėrdornin antibiotike pėr njė kohė tė gjatė ishin nė rrezik mė tė madh pėr tu prekur nga kanceri i gjirit. Por edhe gratė qė pėrdornin rrallė antibiotike, ndodheshin nė njė shkallė tė lartė rreziku pėr tu prekur nga kjo sėmundje Mjekja Velicer thotė se sa mė shumė qė njė grua kishte pėrdorur antibiotike aq mė tė mėdha ishin gjasat qė ajo tė prekej nga kanceri i gjirit.
Megjithatė duhet theksuar se studimi nuk arrin nė pėrfundimin se antibiotikėt e shtojnė rrezikun e zhvillimit tė kancerit tė gjirit. Megjithatė mjekėt thonė se studimi nuk do tė thotė qė tė ndėrpritet pėrdorimi i antibiotikėve. Mjekėt janė tė njė mendimi se antibiotikėt vazhdojnė tė luajnė njė rol tepėr tė dobishėm nė mjekėsi dhe se ato pėrbėjnė njė mjet mjaft tė efektshėm pėr trajtimin e infeksioneve.
Dializa
Ēdo vit qindra mijėra vetė qė vuajnė nga veshkat u duhet ti nėnshtrohen dializės, e cila ėshtė dy llojėshe; dializė peritonale, kur gjaku pastrohet brenda trupit tė pacientit me anė tė njė tubi ose kateteri, qė vendoset nga kirurgu nė fund tė barkut. Dhe forma e dytė ėshtė hemodializė, kur njė veshkė artificiale pėrdoret pėr tė larguar kimikatet dhe lėngjet e tepėrta nga gjaku i pacientit. Pėr tė kaluar ose qarkulluar gjakun e pacientit nė veshkėn artificiale mjekėt ndėrhyjnė kirurgjikisht nė venat e pacientit, nė krah ose nė kėmbė. Por cila nga kėto dy dializa ėshtė mė e efektėshme?
Tė dhėnat tregojnė se hemodializa ėshtė mė e pėrhapur sesa dializa peritonale, por jo mė e efektėshme. Shkencėtarėt shprehin habinė pėrse hemodializa, njė metodė metodė e komplikuar dhe e kushtueshme qė kryehet nė klinikė pėr personat me sėmundje kronike tė veshkave ėshtė mė e pėrhapur se sa dializa peritonale qė ėshtė mė e thjeshtė dhe qė pacienti mund ta kryejė vetė nė shtėpi.
Ky fakt del nga njė studim ku tregohet se 8 pėrqind e pacientėve qė i nėnshtrohen dializės peritonale thonė se gėzojnė njė kujdes shumė mė tė mirė mjekėsor sesa 92 pėrqind e tė sėmurėve qė trajtohen me hemodializė.
Tyrone Gibson dhe Florine Walker nga Uashingtoni kalojnė 3 ditė nė javė nė qėndrėn e dializės nė klinikė. Teknikėt shpenzojnė 4 orė pėr tė siguruar pastrimin e gjakut nėpėrmjet hemodializės, lloji mė i pėrhapur mes dy dializave. 8 pėrqind e pacientėve nė Shtetete Bashkuara trajtohen me dializė peritonale dhe 92 pėrqind me hemodializė.
Doktor Neal Powe pyeti pacientėt pėr tė pėrcaktuar nivelin e kujdesit shėndetsor, dhe tė dhėnat rreth dy llojeve tė dializave. Mbi 600 pacientė nė mbarė vendin iu pėrgjigjen pyetjeve me shkrim dhe njė zėri thanė se dializa peritonale ėshtė mė e mirė. Rezultatet janė befasuese, thotė doktor Powe, sepse pacientėt qė trajtohen me kėtė lloj dialize thonė se dializa peritonale ėshtė mė e mirė, dhe njėkohėsisht numri i pacientėve qė trajtohen me kėtė lloj dialize ėshtė tepėr i vogėl.
Megjithėse janė dy metoda tė ndryshme, kėto dializa janė tė efektėshme nė pastrimin e gjakut tė pacientėve me sėmundje kronike tė veshkave. Por pacientėt qė trajtohen me hemodializė, shkojnė nė klinikė 3 herė nė javė pėr rreth 4 orė nė ditė, ndėrkohė qė pacientėt me dializė peritonale trajtojnė vetveten nė shtėpi, zakonisht gjatė natės ndėrsa flenė. Studimi lė tė kuptohet se pacientėt duhet tė njihen me tė gjitha alternativat e trajtimit tė sėmundjes kronike tė veshkave.
Doktor Powe thotė se pacientėt duhet tė kenė mė shumė informacione rreth mundėsive tė mjekimit, tė mirat apo pasojat e tij. Shkencėtarėt thonė se tani pėr tani, mjekėt ndoshta u rekomandojnė pacientėve hemodializėn sepse kjo ėshtė njė metodė e cila njihet mė mirė prej tyre.
Krijoni Kontakt