Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 67
  1. #21
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Antibiotikėt dhe kanceri i gjirit; Cila ėshtė dializa mė e efektėshme?

    Astrit Lulushi

    Shkencėtarėt thonė se pėrdorimi i antibiotikėve nga gratė mund tė bėhet shkak pėr zhvillimin e kancerit nė gji. Po megjithatė, shkencėtarėt theksojnė se antibiotikėt vazhdojnė tė jenė ilaēet mė tė efektėshme kundėr infeksioneve.

    Sipas njė studimi tė, botuar nė revistėn Jama, Revista e Shoqatės sė Mjekėve Amerikanė, shkencėtarėt kanė zbuluar njė lidhje tė mundėshme midis antibiotikėve dhe kancerit tė gjirit. Studimi u krye nga mjekėt Christine Velicer dhe John Pitter sė bashku me kolegėt e tyre nga universiteti i Washingtoni. Ata studiuan tė dhėnat mjekėsore tė mbi 10 mijė grave, duke filluar nga viti 1993 deri mė 2001.




    Nga studimi doli se gratė qė pėrdornin antibiotike pėr njė kohė tė gjatė ishin nė rrezik mė tė madh pėr t’u prekur nga kanceri i gjirit. Por edhe gratė qė pėrdornin rrallė antibiotike, ndodheshin nė njė shkallė tė lartė rreziku pėr t’u prekur nga kjo sėmundje Mjekja Velicer thotė se sa mė shumė qė njė grua kishte pėrdorur antibiotike aq mė tė mėdha ishin gjasat qė ajo tė prekej nga kanceri i gjirit.

    Megjithatė duhet theksuar se studimi nuk arrin nė pėrfundimin se antibiotikėt e shtojnė rrezikun e zhvillimit tė kancerit tė gjirit. Megjithatė mjekėt thonė se studimi nuk do tė thotė qė tė ndėrpritet pėrdorimi i antibiotikėve. Mjekėt janė tė njė mendimi se antibiotikėt vazhdojnė tė luajnė njė rol tepėr tė dobishėm nė mjekėsi dhe se ato pėrbėjnė njė mjet mjaft tė efektshėm pėr trajtimin e infeksioneve.

    Dializa

    Ēdo vit qindra mijėra vetė qė vuajnė nga veshkat u duhet t’i nėnshtrohen dializės, e cila ėshtė dy llojėshe; dializė peritonale, kur gjaku pastrohet brenda trupit tė pacientit me anė tė njė tubi ose kateteri, qė vendoset nga kirurgu nė fund tė barkut. Dhe forma e dytė ėshtė hemodializė, kur njė veshkė artificiale pėrdoret pėr tė larguar kimikatet dhe lėngjet e tepėrta nga gjaku i pacientit. Pėr tė kaluar ose qarkulluar gjakun e pacientit nė veshkėn artificiale mjekėt ndėrhyjnė kirurgjikisht nė venat e pacientit, nė krah ose nė kėmbė. Por cila nga kėto dy dializa ėshtė mė e efektėshme?

    Tė dhėnat tregojnė se hemodializa ėshtė mė e pėrhapur sesa dializa peritonale, por jo mė e efektėshme. Shkencėtarėt shprehin habinė pėrse hemodializa, njė metodė metodė e komplikuar dhe e kushtueshme qė kryehet nė klinikė pėr personat me sėmundje kronike tė veshkave ėshtė mė e pėrhapur se sa dializa peritonale qė ėshtė mė e thjeshtė dhe qė pacienti mund ta kryejė vetė nė shtėpi.

    Ky fakt del nga njė studim ku tregohet se 8 pėrqind e pacientėve qė i nėnshtrohen dializės peritonale thonė se gėzojnė njė kujdes shumė mė tė mirė mjekėsor sesa 92 pėrqind e tė sėmurėve qė trajtohen me hemodializė.

    Tyrone Gibson dhe Florine Walker nga Uashingtoni kalojnė 3 ditė nė javė nė qėndrėn e dializės nė klinikė. Teknikėt shpenzojnė 4 orė pėr tė siguruar pastrimin e gjakut nėpėrmjet hemodializės, lloji mė i pėrhapur mes dy dializave. 8 pėrqind e pacientėve nė Shtetete Bashkuara trajtohen me dializė peritonale dhe 92 pėrqind me hemodializė.

    Doktor Neal Powe pyeti pacientėt pėr tė pėrcaktuar nivelin e kujdesit shėndetsor, dhe tė dhėnat rreth dy llojeve tė dializave. Mbi 600 pacientė nė mbarė vendin iu pėrgjigjen pyetjeve me shkrim dhe njė zėri thanė se dializa peritonale ėshtė mė e mirė. Rezultatet janė befasuese, thotė doktor Powe, sepse pacientėt qė trajtohen me kėtė lloj dialize thonė se dializa peritonale ėshtė mė e mirė, dhe njėkohėsisht numri i pacientėve qė trajtohen me kėtė lloj dialize ėshtė tepėr i vogėl.

    Megjithėse janė dy metoda tė ndryshme, kėto dializa janė tė efektėshme nė pastrimin e gjakut tė pacientėve me sėmundje kronike tė veshkave. Por pacientėt qė trajtohen me hemodializė, shkojnė nė klinikė 3 herė nė javė pėr rreth 4 orė nė ditė, ndėrkohė qė pacientėt me dializė peritonale trajtojnė vetveten nė shtėpi, zakonisht gjatė natės ndėrsa flenė. Studimi lė tė kuptohet se pacientėt duhet tė njihen me tė gjitha alternativat e trajtimit tė sėmundjes kronike tė veshkave.

    Doktor Powe thotė se pacientėt duhet tė kenė mė shumė informacione rreth mundėsive tė mjekimit, tė mirat apo pasojat e tij. Shkencėtarėt thonė se tani pėr tani, mjekėt ndoshta u rekomandojnė pacientėve hemodializėn sepse kjo ėshtė njė metodė e cila njihet mė mirė prej tyre.

    Emri:  arttoday_kidney_1oct01_eng_150.jpg

Shikime: 4091

Madhėsia:  8.5 KB
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #22
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Terapia me hormone dhe kanceri i gjirit

    63 Vjeēarja Valeri Markoni ėshtė njė nga pjesmarrėset nė studim. Prej vitesh ajo iu nėnshtrua terapisė me estrogjen dhe progjestin, por kohėt e fundit mjekėt e kėshilluan t’a ndėrpriste atė. Tashmė shkencėtarėt kanė mė shumė tė dhėna qė tregojnė se estrogjeni e kombinuar me progjestin mund tė shkatojnė kancerin e gjirit. Doktor Rowan Klebovski dhe kolegėt e tij nga 13 qėndra mjekėsore amerikane analizuan tė dhėnat e mamogramėve tė 16 mijė grave pjesmarrėse nė studimin 5 vjeēar. Mjekėt vunė re se tek gratė qė merrnin terapinė me estrogjen dhe prostegjin kanceri i gjirit u rrit 24 pėrqind dhe se kanceri arriti tė diagnostikohej nė njė fazė tė avancuar. Doktor Klebovski thotė se terapia e kombinuar me kėto dy ilaēe rrit densitetin e gjirit dhe si rrjedhim zbulimi i tumoreve tė vegjėl bėhet mė i vėshtirė. Deri tani mamogramėt e Valeri Markonit nuk tregojnė shenja kanceri nė gji. Por tani pas rezultateve tė studimit, asaj dhe grave tė tjera u duhet tė kenė parasysh edhe rrezikun qė mund tė sjellė terapia e kombinuar.

    VOA
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #23
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Citim Postuar mė parė nga shefqeti11
    A ka sherim kanceri i gjirit? Qoft i kapur ne kohe apo jo?

    Kush ka ndonje info te fresket do ju lutesha ta postonit.

    Faleminderit!
    Kanceri gjirit mund te sherohet plotesishte nese ai kapet ne kohe
    Fillimisht duhet te hiqet ajo lamp(gjender) qe eshte ne gjoks me ane te operacionit.Nese kemi te bejm me nje cancer agresiv shoqerohet me gjendra te vogla dhe nen sqetull (hiqen dhe ato)
    Vazhdohet me kuren me te perhapur qe quhet kimoterapi (kjo behet cdo3jave,dhe shoqerohet me renjen e rezistences se personit,tevjella marjemendsh ,renje flokut)
    Sipas pergjigjeve te testeve kjo mund te behet nga 5 deri ne 8 seanca.
    Me von perseri pas mbarimit te kimoteraps shifen testet ,e sipas pergjigjes te tyre
    mund te vazhdohet me radioterapi qe behen 25 deri ne 30 seanca(djegje me reze mbi vendin ku kan hequr gjendren dhe kjo behet cdo dite nga 10 deri ne 15 minuta cdo seanc)
    kjo eshte kura qe eshte perdorur deri ne vitet 2005 per kurimin e cancerit te gjirit.
    Canceri i gjirit sherohet komplet po u kap ne kohe
    Sa me heret te zbulohet gjendra ne gjoks nga grat ,qe duhen cdo her qe bejn larjen e trupit ta kontrollojn gjosin e tyre me imtesi dhe poshte sqetulles,ky lloj ekzaminim nga grat ben qe semundja te kapet ne kohe dhe te sherohet plotesisht

    Gjithsesi kohet e fundit kan dal medikamente te reja qe e minimizojn ate
    sado te jet ne gjendje agresive.
    Nje nga keto medikamente eshte ne forem serumi dhe quhet HERCEPTINE
    Mirpo kjo lloj kimo nuk behet ke ai pacjent qe ka problemet me zemren ,sepse ka efekte anesore mbi muskulin kryesor te zemres
    HERCEPTINA ashtu sikurse kimoterapia behet cdo 3 jave ne kushte spitalore dhe meret ne forem serumi,nuk rezon floket ,nuk ka aq lodhje apo te vjella si kimoterapia,jep pak lodhje fizike te pergjithshme.
    Vetem se kostoja e ketij ilaci eshte shum e lart ne Angli kushton 22mijpaund per nje vit trajtim (qe me lekun shqiptar i bie te jet gati41miljon)
    Ka dal dhe nje tjeter medikament qe quhet TYKERB qe meret nga pacienti ne forem tablet dhe piet 1nedite .Teper i kostushem dhe ky 2500dollar per 1 muaj trajtim.The sipas shkenctarve keto dy medikamentet e fundit eleminojn cancerin e gjoksit dhe parandalojn perseritjen e tij
    SHPRESOJ SHEFQET DO TE KEM NDIHMUAR SADOPAK ME INFORMACIONIN QE TE DHASH
    te pershendes
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bebushja : 22-04-2007 mė 14:51
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  4. #24
    Nqs se te gjitha keto qe ju keni permendur pak me lart egzistojn si te verteta dhe jo thjesht per t'i dhen shpresa te kota dikujt, ateher jo vetem me keni ndihmuar por me keni dhen dhe shpres per te vazhduar hapat e mia me tej....

    Sinqerisht ju falenderoj nga zemra!
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  5. #25
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Shefqet11 perpiqu te gjesh ndonje shoqate qe merret me trajtimin e kancerit te gjirit. Nuk e di ku jeton personi per te cilin keni hapur kete teme, por nese eshte jashte shtetit do te kete me shum mundesi per te qene ne kontakt me kto organizata. Mund te ndiqni dhe "arritjet" qe ato bejne ne kete fushe online, tek website qe ato ofrojne.. Nese eshte ne Shqiperi, do te rekomandoja te fillonte te bente perpjekje per t'u larguar prej aty dhe per te shkuar ne ndonje vend tjeter per tu kuruar.. I uroj sherim te shpejt atij personi

    Zemrushja
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #26
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Citim Postuar mė parė nga shefqeti11
    Nqs se te gjitha keto qe ju keni permendur pak me lart egzistojn si te verteta dhe jo thjesht per t'i dhen shpresa te kota dikujt, ateher jo vetem me keni ndihmuar por me keni dhen dhe shpres per te vazhduar hapat e mia me tej....

    Sinqerisht ju falenderoj nga zemra!
    Atehere SHEFQET po ta them me plote gojen dhe e sigurt se nese semundja kapet heret sherohet .
    Kjo qe te tregova pakashum lart eshte dicka qe me ka ndodhur ne familjen time.Mami im ishte vetem 37 vjece kur u semur
    Dhe pse me nje cancer agresiv dhe te shperndar ,pas tre operacjoneve 2 ne gjoks e nje nen sqetull e pas atyre trajtimeve qe te tregova me siper. Sote mami im gezon shendet te plote perfundon tani dhe HERCEPTINEN dhe eshte vertet shum shum mire (kostoja e trajtimit qe ka ber mami ka qen teper e lart ,por me e cmuar se jeta ska) .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bebushja : 22-04-2007 mė 16:13
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  7. #27
    Faleminderit nje mije here per te gjitha keto qe me that bebushja, faleminderit me gjithe shpirt!

    Me te vertet me shtohen shpresat duke lexuar keto fjal.

    Me behet qejfi qe nena juaj gezon shendet te plot dhe ka shfarosur nje here e pergjithmon nje semundje te ketill.
    Ju uroj shendet dhe lumturi.


    Me respekt Shefqeti!
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga shefqeti11
    A ka sherim kanceri i gjirit? Qoft i kapur ne kohe apo jo?

    Kush ka ndonje info te fresket do ju lutesha ta postonit.

    Faleminderit!
    Shefqet , Mund tju jap dy menyra te reja per sherimin e kancerit pa ilace si kimio terepia , qe perbejne rrezik per jeten e mepasme te pacientit megjithse sherohet nga kanceri te dy metodat jane te ndryshme por qe se bashku japin nje rezultat optimal kato metoda jane te viteve te fundit dhe nuk perkrahen shume nga mjekesia ligjore sepse jane ne konkurence per arsye bisnesi pasi me jeten dhe semundjet tona shume te tjere bejne bisnes dhe nuk lejojne perhapjen e menyrave te tjera kurimi .

    Psh njera nga teorite e mesiperme thote qe kanceri ne rastet me te shumta lind si nje konlikt qe zhvillohet ne tru nga nje ngjarje e rende dhe e papritur qe ka ndodhur ne jeten e pacientit dhe nese ky konflikt nuk zgjidhet brenda 9 muajve individi ne fjale semuret me kancer.DHe cdo lloj konlikti ne tru ka nje kancer te caktuar psh ato te gjirit kane te bejne me sa kujtoj me humbjen e nje familjari shum te afert apo femije .Prandaj gjeja e pare eshte zgjidhja e ketij konflikti pasi cdo ilac qe ti japesh nuk mund ta ndoloje lindjen e qelizave te reja tumorale.

    Ndersa metoda e dyte eshte e nje shkencetari turk me te cilin kam pak njohje . Ai ka shpikur nje aparat qe i sheron disa lloj kanceresh vetem nepermjet valeve eletromagnetike dhe ka patur sukses duke publikuar ne kongrese shkencore studimet dhe arritjet e tij , por edhe ne kete rast mafia e kancerit quhet e ka bllokuar dhe ulur vleren e tij per arsye bisnesi.

    Keto dite jam duke punuar pikerisht per kete problem duke perkthyer shum studime te ketyre dy metodave dhe per ti hedhur ketu ne forum por ende nuk i kam gati pasi eshte nje pune shume e gjate dhe do shum kohe. Prandaj nese ju intereson mund tju jap ketu adresat e tyre dhe duhet ti lexosh vete por duhet te dish mire ndonje gjuhe si Italisht Anglisht Frengjisht apo gjermanisht.
    Ne Shqip nuk i kam ende gati.
    larguar forever

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e adibela
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    larg dhe afer
    Postime
    46
    Citim Postuar mė parė nga dardajan
    Psh njera nga teorite e mesiperme thote qe kanceri ne rastet me te shumta lind si nje konlikt qe zhvillohet ne tru nga nje ngjarje e rende dhe e papritur qe ka ndodhur ne jeten e pacientit dhe nese ky konflikt nuk zgjidhet brenda 9 muajve individi ne fjale semuret me kancer.DHe cdo lloj konlikti ne tru ka nje kancer te caktuar psh ato te gjirit kane te bejne me sa kujtoj me humbjen e nje familjari shum te afert apo femije .Prandaj gjeja e pare eshte zgjidhja e ketij konflikti pasi cdo ilac qe ti japesh nuk mund ta ndoloje lindjen e qelizave te reja tumorale.
    .
    Shefqet shumica a parafolesve kane te gjithe te drejte , dhe krijojne te verteten e madhe mbi kancerin e gjirit, po vetem me eksperience sepse ekspertiza u duhet lene ne dore mjekeve.
    Citova vetem sa me siper per te thene se stresi, ngarkesat emocionale negative, shqetesimet e vazhdueshme jane te gjitha faktore negative ne jeten e nje gruaje qe ka pasur nje semundje te tille.
    Une nuk e di ku jeton zonja qe e ka, por sa me afer mjekeve te jete e sa me shpejt aq me mrie per te.
    Mami im e identifikoi 3 vjet me pare dhe ka bere nderhyrje ne gjox dhe ne gjendrat e nensqetulles, vazhdon mjekimin 5 vjecar dhe ndihet mire, pas cdo kontrolli periodik qe ben rezultatet i dalin te mira.
    Duhet shume kurajo mik, rrijini afer por jo duke i qare hallin, duke e bere te ndihet me normale se asnjehere tjeter, forca e brendshme eshte shume decizive per tu perballur me kete semundje dhe periudhen e rende te kemio- terapise.


    Bebushe dear! me vjen shume mire qe mami eshte ok tani. me siguri ti ke qene nje faktor pozitiv prane saj si isha une dhe beba ime, motra e vellai dhe babi per mamin.

    Shefqet!
    Vetem dy keshilla mik:
    1. ndiqni keshillat e mjekut
    2. kurajo dhe mbeshtetje pozitive emocionale.

    tung
    koha eshte armiku i vetem qe kam

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Nese ke vullnet te 'germosh', hidhi nje sy artikujve ne NYTimes tek http://topics.nytimes.com/top/news/h...index.html?8qa

    Aty ke plot artikuj, por merru me artikujt e pese viteve te fundit. Mbase ato mund te te sugjerojne ndonje link tjeter...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    Citim Postuar mė parė nga shefqeti11
    A ka sherim kanceri i gjirit? Qoft i kapur ne kohe apo jo?

    Kush ka ndonje info te fresket do ju lutesha ta postonit.

    Faleminderit!
    Nqs kapet ne kohe kanceri i gjirit mund te sherohet. Punoj me dokumentare dhe kam bere nje dokumentar para ca kohesh qe jepte disa raste ne SH.B.A. qe ishin diagnostikuar dhe sheruar me ane te terapive te ndryshme dhe vazhdonin jeten te qeta. sipas shkalles se avancimit varej edhe terapia qe ndiqej. megjithate ka sherim, gjithmone nqs kapet ne kohe. Uroj te sherohet sa me shpejt personi per te cilin interesohesh.

  12. #32
    Faleminderit nga zemra te gjithve ju....

    Me keni ndihmuar shume me informacionet qe keni sjell.

    Ju falenderoj dhe per urimet tuaja.

    Faleminderit per gjithcka!


    Ju pershendes te gjithve.





    Me respekt per ju:
    Shefqeti A.D
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  13. #33
    Not Interested ! Maska e Marijuana85
    Anėtarėsuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Home for a while and soon back to U.K :)
    Postime
    683
    tung ! se pari me falni se nuk kam "pergjegje" reale per ket pyetje por si kan than edhe tjert : nuk duhet me i hup shpresat !!
    mirepo kam lexu ne nje gazet online se femrat se i bejn punet e shpis ( i pastrojn dritaret e tjera sene .... ) kan me pak probleme me kancer te gjirit ... byeee

  14. #34
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anėtarėsuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Po te burrat a keni ndonje te dhene lidhur me kete semundje?
    Wild and crazy can't be lazy

  15. #35
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Citim Postuar mė parė nga jessi89
    Po te burrat a keni ndonje te dhene lidhur me kete semundje?
    tek burrat kanceri i gjirit eshte me i rralle.Por ne rastet kur ndodh eshte me i rrezikshem se tek femrat.Zakonisht ndodh gjate moshes 60-70 vjecare.
    Faktore risku mund te jene ekspozimi ndaj rrrezeve radioaktive,thistori familjare me ca gjiri apo niveli i larte i estrogjenit ne gjak.

    Simptoma mund te jene prekja e ndonje mase ose gjendre ne gjoks,ndryshimi i ngjyres se gjirit ose kokrres se gjirit (nipple).etj.
    eshte shume here me i shpeshte tek zezaket se tek te bardhet.
    Trajtimi i kancerit te gjirit tek meshkujt eshte zakonisht heqja e plote e gjirit (mastectomy).
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  16. #36
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anėtarėsuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Thnx miki_al2001 per informacionin.
    Per me teper,ne 1000 gra te semura,ndodh qe 1 te jete burre.
    Di nje rast, qe nje 81 vjecar u operu nga kjo gje.Skishte dhimbje fare por e diktoi me sy,pasi kokra e gjirit (nipple) i ishte terhequr ne brendesi dhe kjo u be shkak per nje vizite mjekesore te metejshme.Rezultati,operimi me sukses.....
    Wild and crazy can't be lazy

  17. #37
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga jessi89
    Per me teper,ne 1000 gra te semura,ndodh qe 1 te jete burre.
    Eshte 1 ne 100 (dmth 1%)!
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Aspirina dhe kanceri i gjirit

    Rreth nje ne tete gra amerikane preken nga kanceri i gjirit
    Barry Newhouse

    Shkencetaret thone se sipas nje studimi te ri, grate qe marrin rregullisht aspirine mund ta pakesojne rrezikun per t'u prekur nga kanceri ne gji. Korrepondenti i Zerit te Amerikes Barry Newhouse na informon lidhur me kete zbulim te ri.

    Shkencetaret thone se sipas nje studimi me pjesemarrjen e rreth 3 mije grave nga New Yorku, rezultoi se ato gra qe merrnin aspirine ishin me pak te rrezikuara per te patur kancer ne gji se sa ato qe nuk merrnin aspirine.

    Doktor Alfred Neugut eshte profesor i mjekesise ne Universitetin Columbia te New Yorkut dhe nje prej autoreve te studimit.

    ”Marrja e nje aspirine ne dite mendohet se pakeson rrezikun e kancerit te gjirit me rreth 25 per qind dhe se nje tip i vecante te kanceri te gjirit qe kushtezohet nga hormoni i estrogjenit.”

    Doktor Neugut thote se aspirina duket se zhduk prodhimin e hormonit te estrogjenit ne gji. Estrogjeni eshte pjeserisht faktori qe shkakton 70 per qind te kancerit te gjirit.

    Rreth nje ne tete gra amerikane preken nga kanceri i gjirit

    Mjeket thone se nga perfundimet e studimit, nuk del se grate duhet te fillojne te marrin rregullisht aspirine, per arsye se nevojiten me teper kerkime lidhur me efektet anesore te aspirines. Por grate qe aktualisht marrin aspirine per semundje te tjera, mund te pakesojne edhe mundesine per te patur kancer ne gji.

    Studjuesi Andrew Dannerberg thote se ky studim eshte i rendesishem edhe se ai shenon nje moment te rendesishem persa i perket parandalimit te kancerit te gjirit.

    "Ne kardiologji, per shembull, tashme dihet se perdorimi i aspirines, qe eshte nje substance e cila lufton hipertensionin, ka efekte mbrojtese nga semundja e arterieve. Onkologjia eshte ndoshta 15-20 vjet prapa ne kete fushe. Por, mund te them se studimi ne fjale perben nje moment te rendesishem, per arsye se tregon qe mund te merren masa per parandalimin e kancerit, ne vend qe thjesht te qendrosh pasiv dhe te prekesh nga kjo semundje, thote studiuesi Dannenberg."

    Rezultatet e studimit u botuan ne numrin e fundit te Revistes Mjekesore, botim i Shoqates Amerikane te Mjeksise.

  19. #39
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Studimet e fundit tregojne se ushtrimet fizike mund te pakesojne rrezikun e kancerit te gjirit. Por studiuesit kerkojne te dijne nese ushtrime te tilla mund te ndihmojne edhe ato gra qe jane te prekura tashme me kancerin e gjirit.

    Autoret e studimit zbuluan se ushrimet fizike mund te ndihmoje dhe se rezultatet pozitive u vune re qe ne fazen e pare te fillimit te veprimtrarive apo ushtrime fizike. Ne shume menyra, 43 vjecarja Susan de Vries, nene e tre femijeve, eshte ne forme te mire fizike, vecanerisht po te kihet parasysh se kater vjet me pare u diagnostikua me kancer ne gji.

    "Menjehere pas operacionit fillova te ece. E kujtoj shume mire, nje jave pasi u operova, fillova ecjen sportive dhe ndjehem shume krenare qe kam arritur deri ketu", thote Susan. Tani ajo stervitet gati 4 ore ne jave, qe sipas studimit te ri eshte kohe e mjaftueshme per ta pergjysmuar rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit. Studimi u publikua ne revisten Jama te Shoqates Mjeksore Amerikane. "Grate me kancer ne gji qe ecin 3 deri ne 5 ore ne jave kane 50 perqind me pak te ngjare te vdesin nga kanceri i gjirit krahasuar me grate jo aktive qe kane kancer ne gji." Doktoresha Michelle Holmes dhe koleget e saj ne spitalin Brigham ne Boston moren ne studim gati 3 mije paciente me kancer ne gji, duke vezhguar shendetin dhe edukimin e tyre fizik per 18 vjet. Mjeket arriten ne perfundimin se levizjet fizike te cfardo mase ulin rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit. Por kjo nuk do te thote se pacientet me kancer ne gji duhet te vrapojne maratona per te marre frytet e punes. Mjeket pane se grate qe bejne aktivitete fizike 3 deri ne 5 ore ne jave perfitojne me shume. Doktoresha Holmes thote se ka te ngjare qe stervitja ndihmon ne uljen e prodhimit te hormoneve ne trup. Hormonet e larta mund te bejne rritjen e qelizave kanceroze te gjirit. Cilado qofte arsyeja, Susana thote se stervitja e ben ate te ndihet me mire. Ajo vazhdon te luftoj kancerin dhe kjo eshte nje beteje qe eshte e vendosur ta fitoj, per vete dhe per familjen e saj.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  20. #40
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Esse

    Kanceri i gjirit dhe gruaja shqiptare!
    Nė reflektim tė muajit Tetor, muaj i ndėrgjegjesimit ndaj kancerit tė gjirit.

    Ėshtė nė kulturėn shqiptare qė tė mos paramendojmė dhe tė mos ruhemi pėr jetėn. Nė njė farė mėnyre lejojmė frikėn “e ndonjė gjėje tė keqe” tė na udhėheqė me njė shpresė tė rremė dhe tė evitojmė vizitat nė doktori pėr vite me rradhė. Nuk janė tė paktė shqiptarėt qė nuk bėjnė kontroll vjetor nė mjeku, dhe aq mė pak tė rralla janė gratė qė nuk bėjnė kontroll vjetor nė gjinekologu, apo vetė-kontroll mujor tė gjirit.
    Muaji Tetor festohet nė mbarė botėn si “Muaji i ndėrgjegjėsimit ndaj kancerit tė gjirit!”. Unė nuk jam mjeke, por jam bijė, jam nėnė, jam motėr dhe mbi tė gjitha jam grua. Kur isha nė moshė 20-vjeēare, humba nėnėn qė nuk ishte veēse 43-vjeē. Njė grua me dėshirė dhe entuziazėm tė pa parė pėr jetėn. Optimizmi dhe gėzimi ishin kujtimet qė la nė mendjet dhe nė zemrat e tė gjithė atyre qė e njohėn pėr kohė tė gjatė dhe atyre qė e njohėn vetėm pėr disa caste, ndėrsa tek unė ajo la njė mall tė thellė, njė boshėsi dhe pėrdėllim tė pafjalė. Unė tani jam nėnė dhe shoh fėmijėt tek rriten. Nuk ka ditė qė tė mos mendoj pėr nėnėn time, pėr ninullat qė nuk kėndoi, pėr perkėdheljet qė nuk dhuroi, pėr vjershat shqip qė nuk mėsoi, pėr shqetėsimet e mia qė nuk dėgjoi… pėr fjalėt e para tė vogėlushėve qė humbi, hapat e parė qė hodhėn, qeshjet dhe qarjet dhe mbi tė gjitha shprehjen jetėdhėnėse tė gojėve tė tyre: “Tė dua nėna!”
    Gjithė kjo humbje nė kancerin e gjirit. Humbja e njė nėne, humbja e njė gruaje.
    A mund tė evitohej humbja e nėnės sime? A mund tė evitohet humbja e kaq e kaq grave shqiptare ndaj kėsaj sėmundjeje qė tė parėn gjė qė kėrkon ėshtė kontrolli?
    Tė paktėn kėtu nė Amerikė, nėse kanceri i gjirit kapet nė fazat fillestare ai mund tė kurohet plotėsisht Brenda 5-6 javėve tė para me rrezatim, ku ēdo seancė ėshtė 60 sekonda.
    Asnjė grua nuk ėshtė imune ndaj kėtij kanceri, por tė gjitha kanė mundėsinė ta dallojnė herėt dhe tė bėjnė njė luftė qė do u jape jo vetėm beteja tė fituara, por dhe njė luftė ku ato janė heroinat dhe shpėtimtaret.
    Ē’dua unė t’u them motrave dhe nėnave tė mia? Veē dashurisė dhe pėrkushtimit dua t’u jap kėtė thirrje: kontrolloni veten dhe bėni vizita vjetore te gjinekologu. Shoqata Amerikane e Kancerit kėshillon qė kėto vizita tė fillojnė qė nė moshėn 20-vjeēare, dhe takimet profesionale me mjekun tė bėhen ēdo tre vjet, dhe ēdo vit pas moshės 40-vjeē. Nėse nuk e keni zakon, bėjeni. Askush nuk mund t’i pėrshtatet jetės dhe kėrkesave tė saj ashtu si i pėrshtaten grate shqiptare, por le t’i pėrshtatemi jetės dhe jo kancerit. Bėjeni tė domosdoshme, ashtu si keni domosdoshmėri ajrin, tė bėni njė mamogramė nė vit dhe pėr ēdo dyshim sado tė vogėl tė drejtoheni tek mjeku dhe jo tek mitologjitė e plakave.
    Ruajeni jetėn pėr gėzimet qė vogėlushėt mezi presin t’ju dhurojnė dhe mos lejoni qė kanceri tė pėrdorė frikėn e njė analize pėr t’ju marrė gėzimet,…jetėn!
    Gjithashtu u kėrkoj burrave, baballarėve, vėllezėrve t’i nxisin gratė nė jetėn e tyre tė kontrollohen. Nuk e di sa prej tyre mund ta imagjinojnė jetėn pa nėnė, pa motėr, pa tė dashurėn e zemrės, pa ato qė u pėrkushtohen atyre me gjithė mish e shpirt.
    Le tė jetė ky muaj jehonė e vitit dhe tė na ndjekė ēdo ēast me perkėdhelje jete dhe me thirrje kujdesi. Kanceri i gjirit nuk ėshtė vetėm problem i grave, por i tė gjithėve qė kanė provuar dashurinė e tyre nė jetė.

    Tetor, 2007 - Pėrgatiti Aida Bode
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dibranėt nė Amerikė
    Nga dibrani2006 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 17:57
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 03:59
  3. Vaji i ullirit lufton kancerin e gjirit
    Nga Lioness nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-01-2007, 19:56
  4. Vaji i ullirit lufton kancerin e gjirit!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-01-2005, 10:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •