Close
Faqja 1 prej 4 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 67
  1. #1
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,580
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Kanceri i gjirit, pse shkaktohet

    Dihet qe shume femra marrin kancer ne gjoks. Ketu ne USA grate sa ndiejne nje gur te vogel ne gjoksin e tyre ikin me vrap ke mjeku. Meqe ikin shpejt ke doktori kanceri nuk e vdes personin. Ne Shqiperi grate kan nje mendim shume ndrryshe. Mendojne se po te ikin ke mjeku ai do i vdesi. Pra keshtu ato jetojne me vite me gjenderr ne gjoks. Me kalimin e viteve kanceri behet i madh edhe gjoksi i dhemb kur e kapin me dore. Keshtu kanceri shperndahet ne te gjithe trupin dhe doktorret nuk i japin shume shpresa grave per jetese. Cfare sygjerime keni per grate qe e kane kancerin ne gjoks per vite? Eshte e domosdoshme te shkosh tani ke doktorri kur kanceri te eshte shperndare ne te gjite trupin?

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    907
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Po arriten metastazat kancerogjen te shperndahen ne tere trupin, s'ka doktor qe te te beje derman, pervec sugjerimit te ndonje kenio-terapie, apo dhenies se ilaēeve qetesuese ndaj dhimbjeve, tjeter gje a kure eshte e kote.

    Puna eshte qe grate/femrat te kontrollohen here pas here tek gjinekologu a ndonje specialist tjeter,per te evituar "surpriza" te hidhura me pas.
    Nje nder kontrollet mos gaboj eshte dhe mamografia e gjoksit, ku mund te evidentohet nese ka qeliza kanceroze.

    Sa per ate se grate ne Shqiperi kane frike te shkojne tek mjeku... se ai do i vdesi....

    une mendoj disi ndryshe.

    Nuk eshte se kane frike.
    Por lidhet me kulturen shendetesore te shqiptareve ne pergjithesi dhe femrave ne veēanti per te shkuar tek gjenekologu, ku shume "klishera patriarkale- te prapambetura" nxjerrin kleēka ne kete drejtim.
    Mbi kete duhet punuar nga OJQ apo organizata apo vete mjeket shqiptare,per te kultivuar tek shqiptaret nje kulture shendetesore dhe per te patur kontrolle te here pas hershme shendetesore.
    P.sh. ne vendi ku une ndodhem aktualisht, jashte Shqiperise; nje here ne vit shteti u jep mundesi qytetareve te vet, te kene nje kontroll te pergjithshem falas (kuptohet qe paguajne kasat e asikuracioneve),kontroll prej te cilit mund te evidentohen parregullsi ne trupin e njeriut dhe mendoj se kjo gje eshte shume vlefshme e i vjen ne ndihme qytetarit.
    Por ndoshta kjo praktike eshte vetem per Evropen e shtetin socil te ndertuar ne te, nuk e di nese nje praktike e tille ekziston dhe ne SHBA apo gjetke ?

    Nejse, do ishte mire qe dhe ne Shqiperi, te mund te kishim te tilla praktika.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Mosha
    40
    Postime
    4
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mund te them qe edhe ne Kosove nuk eshte situata asgje me e mire. Ne pergjithsi njerzit tekne e sidomos femrat nuk e kan kulturen dhe disciplinen e shkuarjes tek mjeku. Apo nese verejn dicka jo normale ne veten e tyre ja nisin me diagnosat e plakave qe i japin vet pa kurfar pregaditje profesionale deri sa p.sh kur eshte fjala tek tumori ne gji nuk mer permasa te medha d.m.th. deri sa te metastazoj e pastaj per cdo intervenim eshte von! E vetmja gje pastaj qe behet eshte zvoglimi i dhimbjeve.
    Normal nga mjeket preferohet qe cdo femer cdo gjasht muaj te beje mamografin.

    Pershendetje

  4. #4
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,791
    Faleminderit
    66
    66 falenderime nė 54 postime
    Kanceri i gjirit dhe fiskultura
    Ne baze te studimeve, eshte vene re qe vrapi ose ecje e lire 3 here ne jave per dy milje (afersisht 3.2 km) mund te reduktoj 33% zhvillimin e kancerit ne gji kur je e re ne moshe, dhe 26% pas menopauzes.
    (Departamenti i Programit te Kerkimeve per Mbrojtjen nga Kanceri i Gjirit)
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ajo puna e mamografise cdo 6 muaj me duket pak si e tepruar, ne USA nuk rekomandohet te behet mamografi nese nuk ke shqetesime para moshes 40 vjec...

  6. #6
    Perjashtuar Maska e darxtar
    Anėtarėsuar
    03-05-2003
    Postime
    23
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Sėmundjet e gjirit

    Pėr fillim, ēka janė gjinjtė, si zhvillohen dhe karakteristikat e tyre anatomike?

    Gjinjtė janė gjėndrra qumshti, ēifte, tė vendosura nė muskujt e krahėrorit nė mes tė brinjės sė tretė dhe tė gjashtė. Deri nė moshėn 8-10 vjeēare zhvillimi i tyre ėshtė i njejtė si te djemt ashtu edhe te vajzat. Pas kėsaj kohe, pėr shkak tė veprimit tė hormoneve, tė cilat prodhohen nė vezore, te femrat vazhdojnė dhe zhvillohen ndėrsa te meshkujt pushojnė sė zhvilluari. Zhvillimi i tyre ėshtė nėn veprimin e hormoneve seksuale (estrogjeneve dhe progesteronit). Nė gjinj vazhdimisht kanė veprim hormonet seksuale pėr ēka edhe madhėsia, fryerja dhe konzistenca e tyre ndryshon gjatė fazave tė ciklit menstrual.
    Madhėsia, forma dhe pozita e tyre varet nga raca, konstitucioni, veprimi hormonal dhe faktorėt trashėgues. Gjinjtė tepėr tė mėdhenj, hipertrofik (macromasthia) mund tė arrijnė peshė nga 5-10 kg e mė shumė. Mund tė jetė i rritur vetėm njėri gji, por zakonisht janė tė dyja. Te disa gra kjo ndodh pas dhėnies gji pėr njė periudhė tė gjatė dhe shumė lindjeve tė cilat qojnė nė lėshimin-ptozėn e tyre.

    Ēfarė funksioni kanė gjinjtė a ka sėmundje tė gjinjve, nese po atėhere cilat janė sėmundjet mė tė shpeshta?

    Gjinjtė, janė gjėndrra qumshti dhe ky ėshtė funksioni fiziologjik dhe kryesor i tyre. Mirėpo, pos ketij funksioni, ato paraqesin njė ndryshim anatomik qė e karakterizon bukurinė e femrės.
    Si ēdo organ i organizmit tė njeriut qė mund t'i nėnshtrohet proceseve patologjike, edhe gjinjtė e kanė kėtė mundėsi. Sėmundjet e gjinjve ndahen nė: sėmundje inflamatore (pezmatime) dhe procese tumoroze.

    Ēka janė sėmundjet inflamatore ose pezmatimet dhe cilat janė shenjat e pezmatimit tė gjinjve?

    Procesi i inflamacionit (pezmatimit) mund ta pėrfshijė tėrė indin e gjiut (mastitis) ose thelbin e gjiut (thelitis). Nė mbi 90% tė rasteve shkaktarėt e infeksionit vijnė nga jashtė, sidomos gjatė periudhės sė lehonisė (llahusnisė). Shkaktar mė tė shpeshtė janė: stafilokoket dhe streptokoket. Kėto pezmatime paraqiten nė fund tė javes sė parė tė lehonisė. Shkaktaret e infeksioneve futen nga jashtė nėpėrmes ragadeve (qarjeve) pėr shkak tė higjienės jo tė duhur tė gjinjve.
    Shenj i parė ėshtė dhėmbja e lokalizuar nė gjirin tė cilin e ka kapluar inlamacioni dhe atė nė vendin ku ndodhet ky pezmatim. Mė vonė pos dhimbjeve, fillojnė tė paraqiten edhe shenjat tjera lokale tė inflamacionit si: skuqja e gjiut, tėrhjekje e lėkurės sė vendit tė inflamuar dhe ėnjtje. Nėse nuk fillohet mjekimi menjėhere, pezmatimi avanson dhe kalon nė proces qelbėzues ose apsces. Nga shenjat e pėrgjithshme lehona ka ethe-temperaturė tė lartė dhe gjėndje tė pėrgjithshme tė rėndė.

    Ēka duhet tė bėjė lehona e cila ka pezmatim dhe a duhet t'i jipet fėmiut gji gjatė kėsaj gjendjeje?

    Qė nė fillim duhet t'i paraqitet mjekut mė tė afėrt, i cili do t'i pėrshkruajė barėrat pėrkatėse. Derisa tė mos ėshtė paraqitur te mjeku, ajo mund tė pėrdorė fasha tė ftofta dhe ndonjė bar simptopatik (pėr temperaturė dhe dhimbje), pastaj mjeku i pėrshkruan terapinė pėrkatėse me antibiotikė. Nėse ka ardhur deri te formimi i qelbit (apsces) atėherė duhet tė bėhet njė prerje dhe tė largohet qelbi, por pėr kėtė vendos mjeku pėrkatės.
    Jo, por laktacioni (moshumbja e qumshtit) mbahet duke e mjelur gjiun deri sa ai tė mjekohet e pastaj mund tė vazhdohet me dhėnien gji edhe me gjiun qė ka qenė i sėmurė.

    Si tė parandalohen proceset pezmatuese?

    Duhet t'i kushtohet rėndėsi higjienės sė gjinjve nė pėrgjithėsi dhe nė periudhėn e laktacionit (dhėnies gji) nė veēanti, tė mos futen mjete tė ndryshme nė gji ose para tė pastrohen duart para dhėnies gji fėmijės. Mundėsisht, thithat tė pastrohen para dhe pas dhėnies gji femijės. Nė rastet me ragade (ēarje) mirė ėshtė qė pas dhėnies gji thithat tė lyhen me njė yndyrė me antibiotikė psh. hidrokortizon. Nėse lehona ka shumė qumėsht dhe fėmiju nuk mund ta thithė gjithė sasinė atėhere duhet qė pjesa e mbetur tė mjelet dhe tė largohet.

    Ēka ėshtė Mastopatia dhe me ēka manifestohet kjo sėmundje?

    Kjo ėshtė njė sėmundje e gjinjve e cila ka shumė emra si: fibrosa cystica, masthopathia chronica, adenosis, fibroadenomatosis etj. Manifestohet me njė hiperplazion (rritje) tė gjinjėve, e cila mund tė pėrcillet me forminin ose jo tė cistave nė parenkimin e gjinjve. Nuk ėshtė sėmundje me zė tė keq (malinje). Kjo ėshtė sėmundje kronike dhe gati 50% e femrave vuajnė nga kjo patologji. Paraqitet te femrat e martuara dhe tė pamartuara prej fėmijrisė e deri nė pleqėri. Mė e shpesht ėshtė nga mosha 20 deri nė fillim tė viteve 60-ta tė jetės sė femrės.
    Sėmundja manifestohet me dhėmbje dhe fryerje nė njėrėn ose nė tė dy gjinjtė. Ankesat janė tė lidhura me ciklin menstrual dhe zakonisht paraqiten disa ditė para menstruacioneve ose gjatė gjakderdhjeve menstruale. Nė disa raste edhe gjatė ovulacionit. Kur fillojnė menstruacionet, pengesat shpejt pushojnė e ndodh tė vazhdojnė deri tė kryhen menstruacionet. Gratė vet palpojnė (prekin) formacione-nyje tė forta sidomos nė 1/4 e jashtme tė gjinjve. Mendohet se shkaktohet nėn veprimin e estrogjeneve (hormone seksuale femrore).

    Si mjekohet kjo sėmundje dhe a mund tė kalon nė sėmundje serioze me zė tė keq ose malinje siē i thoni ju nė mjekėsi?

    Mjekim specifik nuk ka. Jipet terapi simptomatike. Mendohet se dhėnia e preparateve me progesteron (me yndyrė progestagel lyej e gjinjtė) ka veprim tė mirė. Kohet e fundit nga studimet qė janė bėrė ėshtė ardhur nė pėrfundim se disa lloje ushqimesh si pėrdorimi i tepėrt i kafesė, ēajit tė rusit ose indisė, ēokollates si dhe streset, lujanė rrol me rėndėsi nė paraqitjen gjegjėsisht mosparaqitjen e kėsaj sėmundje.
    Duhet pasur kujdes nga se afėr 6% tė kėtyre grave me kėtė patologji mund tė kalojė nė sėmundje tė keqe ose karcinom si dhe kujdesi i kėsaj moshe (40-60 vj) nga se nė kėtė moshė paraqitet mė sė shpeshti karcinomi i gjinjve.

    Ky ėshtė tumor?

    Po, ky ėshtė tumor.

    A janė tė shpeshtė tumorėt e gjinjve te femrat dhe a duhet tė mjekohen tumorėt benjinjė ose me zė tė mirė dhe si?

    Njė femėr, ndėr 5 gra preket nga njė tumor i gjinjve, prej tė cilėve 2/3 e rasteve janė beninje (me zė tė mirė).
    Duhet tė mjekohen patjetėr nėse diagnostifikohet ndonjė formė e tyre si formacionet cistike, ato duhet tė operohen nga se nė tė kundertėn mund tė kalojnė nė tumorė malinjė-me zė tė keq.

    Po tumorėt ose malinjė a janė tė shpesht te femrat?

    Nga tė gjitha sėmundjet malinje (ose me zė tė keq) te femrat, sė bashku me karcinomin e qafės sė mitrės karcinomi i gjinjve ėshtė ndėr mė tė shpeshtit. Statistikat ndryshojnė nga vendi nė vend, kėshtu nė Japoni vdekshmėria nga karcinomi i gjirit ėshtė 4 nė 100.000, nė SHBA 26. Nė Evropė vdekshmėri mė tė lartė ka Britania e Madhe, Danimarka 32-40 nė 100.000 gra.
    Gjatė jetės 2-3% tė grave sėmuren nga karcinomi i gjirit. Nga tė gjitha sėmundjet malinje 20-25% tė tyre i takon karcinomes sė gjirit, ndėrsa nga numri i vdekjeve nga sėmundjet malinje deri nė 20% tė grave vdesin nga karcinomi i gjirit.
    Sipas tė dhėnave mė tė reja afėr 6% e popullatės sė femrave, janė tė pėrfshira nga kjo sėmundje si dhe me njė tendencė rritjeje edhe nė 1% brėnda vitit. Mirėpo kjo sėmundje sot fal mundėsive diagnostikuese, disciplines dhe edukatės shėndetėsore tė vet grave mund te zbulohet shume heret

    Nė cilėn moshė mund tė sėmuret femra nga karcinomi i gjirit si dhe a mund tė sėmuren edhe meshkujt nga kjo sėmundje?

    Nga karcinomi i gjirit femra mund tė sėmuret nga rinia e hershme e deri nė fund tė jetės sė saj. Mosha mė e shpeshtė kur sėmuren femrat ėshtė nga mosha 40 deri nė moshėn 75 vjeēare
    Sėmurėn edhe mashkujt, por sėmundja te burrat ėshtė mjaft e rrallė. Mardhėniet e paraqitjes sė karcinomit tė gjirit tė burrat dhe grat ėshtė 99:1 nė favor tė grave.

    A dihet shkaktari i paraqitjes sė kėsaj sėmundje vdekjeprurėse dhe cilėt janė faktorėt tė cilėt e ndihmojnė paraqitjen e kėsaj sėmundjeje?

    Etilogjia (shkaku) e sėmundjes nuk dihet. Mirėpo ka mjaft studime qė flasin pėr disa faktorė tė cilet e favorizojnė si dhe disa tė tjerė tė cilėt e mbrojnė femrėn nga paraqitja e kėsaj sėmundje tė rrezikshme.
    Faktorė kyqė janė hormonet seksuale tė vezoreve sidomos estrogjenet. Kėshtu femrat tė cilat nuk kanė lindur ose kanė pak lindje janė tė favorizuara nė paraqitjen e kėsaj sėmundjeje. Sėmundja mė e shpeshtė ėshtė te ato gra tė cilat menopauza (menstruacioni i fundit) ėshtė e vonshme dhe gratė, tė cilat kanė gjakderdhje tė rregullta menstruale deri pas moshes 55 vjeēare, sėmuren nga karcinomi i gjirit 2 herė mė shpesh se te ato, tė cilat menstruacionet u pushojnė para moshes 45 vjeēe.
    Mėnyra e ushqyeshmėrisė, sidomos ushqimi i pasur me yndyrėra, dhe gratė me peshė tė shtuar (majme) sėmuren mė shpesh nga karcinomi i gjirit se femrat e dobėta. Edhe femrat, tė cilat ngelin shtatzėnė pėr herė tė parė pas moshes 30 vjeēare, mė shumė mund tė paraqitet kjo sėmundje se te ato qė fare nuk kanė lindur dhe ky rrezik vjen duke u rritur sa mė nė moshė tė shtyrė tė jetė shtatzėnia a parė. Disa studime flasin se edhe abortet e shpeshta rrisin rrezikun e paraqitjes sė kėsaj sėmundjeje.

    Po duhani a ka ndikim nė paraqitjen e karcinomit tė gjirit?

    Njė kohė tė gjatė janė duke u bėrė studime nė kėtė drejtim. Te kafshėt ėshtė vėrtetuar se materjet kimike tė cilat i pėrmban duhani me siguri shkaktojnė karcinomin e gjirit. Kohėt e fundit nė Amerikė ėshtė shpallė njė studim pėr karcinomin e gjirit dhe duhanin. Nga ky studim ėshtė ardhur nė pėrfundim se gratė, tė cilat pinė duhan aftėsia mbrojtėse e njė gjeni, i cili ka ndikim nė paraqitjen e karcinomit tė gjirit, ulet. Ky gjen, te popujt evropjan, haset nė mbi 50%. Janė tė rrezikuara sidomos, ato femra qė fillojnė tė pinė duhan heret, si dhe ato, tė cilat pinė mė shumė se njė pako brėnda 24 orėve.

    A ka faktorė, tė cilėt e mbrojnė gruan nga paraqitja e karcinomit tė gjirit, cilet janė?

    Rrezik mė tė vogėl tė paraqitjes sė karcinomes sė gjirit kanė ato femėra tė cilave u janė larguar (kastruar) vezoret para moshes 40 vjeēare. Rrezik mė tė vogėl nga paraqitja e karcinomės sė gjirit te femrat janė edhe menstruacionet e rralla pėr shkak tė shtatzėnive, dhėnies gji njė kohė tė gjatė si dhe te ato femra, tė cilat ngelin pa menstruacione heret. Edhe shtatzėnitė e shpeshta e zvogėlojnė rrezikun nga paraqitja e karcinomit tė gjirit te femrat. Ka edhe disa tė dhėna se shtatzėnia para moshes 25 vjeēe e zvogėlon mundėsinė e paraqitjes sė karcinomit tė gjirit. Gratė, tė cilat kanė lindur para moshes 18 vjeēare kanė vetem 1/3 e rrezikut pėr tu sėmurė nga kjo sėmundje, nė krahasim me gratė, tė cilat pėr herė tė parė kanė lindur pas moshės 35 vjeēare.

    A ėshtė karcinomit i gjirit sėmundje ngjitėse apo trashėguese?

    Jo, dhe nuk ka frigė se kjo sumundje mund t'i ngjitet pėrsonave, tė cilėt e rrethojnė ose kujdesen pėr tė sėmurėn.
    Nuk mund tė thuhet me siguri se a ėshtė sėmundja trashėguese apo jo. Mirėpo, ka tė dhėna se sėmundja ėshtė paraqitur te disa gjenerata tė gruas sė sėmurė si gjyshja, nėna, e bija, motra. Incidenca e paraqitjes sė karcinomit tė gjirit ėshtė 2-3 herė mė e shpeshtė te gratė tė cilat nė familje (gjyshja, nėna, motra) kanė pasur tė sėmurė me karcinom tė gjirit, nė krahasim me ato gra, tė cilat nė anamnezėn familjare nuk kanė pasur tė sėmurė me kėtė sėmundje.

    Cila pjesė e gjirit ėshtė mė e rrezikuar nga paraqitja e kėsaj sėmundje?

    Nėse gjirin e ndajmė nė katėr pjese atėherė nė 1/4 e jshtme tė sipėrme nė afėr 48 tė rasteve paraqitet mė shpesh karcinomi i gjirit, pastaj vjen 1/4 e sipėrme e brėndshme me 15%, 1/4 e poshmte e jashtme me 11% dhe mė pak karcinomi i gjirit lokalizohet nė 1/4 e poshtme tė brendshme 6%. Pėr rreth thithit-areoles nė 17% dhe multifolikular-nė shumė vėnde 3%.

    Cilat janė shenjat e paraqitjes sė karcinomit tė gjirit?

    Faza e fillimit tė paraqitjes sė karcinomit tė gjirit nuk ka ndonjė shenjė karakteristikė. Shpesh ndodh qė gruaja vet tė zbulojė, prek disa ndryshime nė gjinjė nė formė tė formacioneve tė forta nyjesh. Kėto zbulohen zakonisht gjatė larjes sė trupit. Mirėpo janė bėrė studime edhe te popujt mė tė ngritur nė kuptim tė edukatės shėndetėsore, dhe se nga koha e prekjes sė kėtyre ndryshimeve e deri te paraqitja te mjeku sė paku kalon 7-12 muaj. Sigurisht te populli ynė kjo ėshtė edhe mė e vonuar pėr shkak tė edukimit shėndetėsor tė pamjaftaur. Nė fillim kėto nyje, tė cilat preken janė tė veēuara dhe tė lira por me kalimin e kohės kėto bashkohen me indin pėr rreth dhe mė nuk janė tė lira. Nė disa raste hasen ndryshime nė thitha (ato futen brenda) ose paraqitet skuqje apo trashje e lėkures sė gjirit. Nė disa raste paraqitet rrjedhje e lėngut tė pėrzier me gjak nga gjiri.

    A pėrhapet sėmundja edhe nė organe tjera?

    Po. Nė fillim procesi i karcinomit tė gjirit pėrhapet nė tėrė gjirin nė drejtim tė krahėrorit dhe lėkurės ashtu qė lėkura e gjirit merr njė dukje si lėvorja e portokallit. Sėmundja mund tė pėrhapet edhe me anė tė gjakut nė organe tjera si: vezore deri nė 30% tė rasteve, unaza tė boshtit kurrizor, mushkėri, mėlqi, tru etj.

    Si caktohet diagnoza e karcinomit tė gjirit?

    Pėr diagnozė tė karcinomit tė gjirit duhet tė merret anamneza mirė, ajo familjare dhe pėrsonale, tė vėshtrohen gjinjėt, preken-palpohen. Nga analizat duhet tė bėhėt: kontrolli me ultrazė-ultratingull sidomos te femrat e reja, mamografia-kontrolli me rentgen dhe analiza citologjike aspiratit tė marrur me gjilpėrė.

    Kur duhet tė bėhen kontrollet me ultrazė-ultratingull dhe me rentgen ose mamografi?

    Mė sė miri ėshtė qė kontrollii me ultrazė-ultratingull ose me rentgen-mamografi duhet tė bėhet nė fazėn e parė tė ciklit menstrual, pra menjėherė pas menstruacioneve gjegjėsishtė nga dita e 4 deri nė ditėn e 10 tė ciklit menstrual.

    A ka mjekim?

    Po, ekziston mjekimi, i cili kryhet nė institucione tė specializuara. Rezultatet varen nga koha e zbulimit. NESE ZBULOHET ME KOHE ATĖHERE KOHĖZGJATJA E JETĖS MUND TĖ ARRIHET DERI NE 20 VJET. Mjekimi kryhet me rrugė operative dhe pastaj vazhdohet me rrezatim. Mjekimi pesėvjeēar ėshtė nė 80-90% tė rasteve tė zbuluara heret, ku gjėndrrat limfatike regjionale nuk janė prekur.

    (Marre nga web faqja e Shoqates se Kosoves per Aplikimin e Ultratingullit ne Mjekesi. I intervistuari eshte Dr. Selami Sylejmani)

    P.S. neper tekst ka disa gabime drejtshkrimore, por nga mungesa e kohes nuk arrita t'i korigjoj, por besoj se edhe keshtu eshte e dobishme.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e darxtar
    Anėtarėsuar
    03-05-2003
    Postime
    23
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Karcinomi i gjirit

    A ka mjekim pėr karcinomin e gjirit?
    Ekziston mjekimi, dhe ky mjekim kryhet nė institucione tė specializuara. Rezultatet varen nga koha e zbulimit. NESE KARCINOMI I GJIRIT ZBULOHET ME KOHE ATĖHERE KOHĖZGJATJA E JETĖS MUND TĖ ARRIHET DERI NE 20 VJET. Mjekimi kryhet me rrugė operative dhe pastaj vazhdohet me rrezatim. Ndėrsa mjekimi pesėvjeēar ose kohėzgjatja e jetės ėshtė nė 80-90% tė rasteve tė zbuluara heret, ku gjėndrrat limfatike regjionale nuk janė prekur.

    Cilat femra ose cilat gra bėjnė pjesė nė grupin e tė rrezikuarave pėr paraqitjen e karcinomit tė gjirit ?
    Nė kėtė grup bėjnė pjesė:
    gratė – femrat mė tė vjetra se 50 vjet
    gratė – femrat qė kan nė familje ndonjė tė sėmurė me sėmundje tė karcinomit tė gjirit si: nėna, motra, e bija, gjyshja
    gratė – femrat e operuara nga karcinomi i gjirit ose i ndonjė organi tjetėr
    gratė – femrat qė nuk kanė lindur
    ato tė cilat lindjen e parė e kanė pasur pas moshės 30 vjeqare
    gratė tė cilat nuk i kanė dhėnė gji fėmijėve
    gratė – femrat tė cilat menarkėn (menstruacionin e parė) e kanė fituar heret
    gratė – femrat tė cilat menopauzėn (menstruacionin e fundit) e kan pasur vonė
    gratė – femrat tė cilat kanė pasur ndonjė sėmundje tė gjirit qofshin edhe ato benjinje qofshin edhe ato sėmundjeve fibrokistike.
    ushqimi i pasur me yndyrėra, dhe gratė me peshė tė shtuar (majme)
    disa studime flasin se edhe abortet e shpeshta rrisin rrezikun e paraqitjes sė kėsaj sėmundjeje.
    Nė sa femra mundet tė zbulohet karcinomi i gjirit te grupi i femrave tė rrezikuara dhe nė sa femra tė grupit jo tė rrezikuar zbulohet karcinomi gjirit, nėse keni tė dhėna?
    Nėse merren 1000 gra tė gupit tė rrezikuar dhe bėhen kontrolla ose vizita tė rregullta, nė kėtė grup mundet tė zbulohen 24 karcinome tė gjirit, ndėrsa nė 1000 gra tė grupit jo tė rrezikuar, zbulohen 7-8 karcinome tė gjirit.

    Nėse karcinomi zbulohet gjatė shtatzėnisė ēka duhet bėrė?
    Edhe pse paraqitja e karcinomit tė gjirit gjatė shtatzėnisė ėshtė i rrallė, nė rast se diagnostikohet atėhere shtatzėnia duhet tė ndėrpritet dhe fillohet mjekimi i specializuar.

    Ēka duhet bėrė te rastet kur gjiu gjakderdh?
    Gjakderdhja nga gjiri rrallė ėshtė shenjė funksionale ose fiziologjike, gjakderdhja nga gjiri ėshtė mė shpesh si shenjė i pezmatimeve, mastopative proliferimeve e nė disa raste edhe shenjė i karcinomit tė gjirit. Nė 50% tė grave tė cilat kan gjakderdhje mund tė zbulohet karcinomi i gjirit. Pėr kėtė gjė duhet tė lypset kontrolli i mjekut ku duhet tė vihet diagnoza pėrfundimtere.

    A mundet femra tė bėjė vetėkontroll tė gjinjve?
    Po, mundet, dhe duhet tė kryej njė veprim tė tillė. Kėtė punė femra duhet ta kryejė ashtu qė fillimisht zhvishet deri nė bel nė pozitė tė shtrirė ose qėndron nė kėmbė e mė sė miri para pasqyres.

    Vetkontrolli fillohet me:

    veprimin e parė - femra sė pari qėndron para pasqyres me duar tė lėshuara pėr rreth trupit-vitheve dhe shiqon ndryshimet nė madhėsi, formė, simetri ose ndonjė veēori qė mund tė vėshtrojė,
    veprimi i dytė - i qon duar lartė mbi kokė dhe tani poashtu i vėshtron tė njėjtat ndryshime,
    veprimi i tretė - femra e shtrirė me njė jastėk tė vogėl nėn shpatullėn e majtė. Shuplaka e majtė ngritet dhe qitet pas kokės. Me gishta tė shtrirė tė dorės sė djathtė kontrollohet gjiri i majtė sė pari gjysma e gjirit tė majtė. Nė fillim 1/4 e brendshme e sipėrme e pastaj 1/4 brendshme e poshtme,
    veprimi i katėrt - tani gruaja e lėshon dorėn e majtė pėrreth trupit dhe e vazhdon kontrollin e gjysmės sė jashtme tė gjiut. Nė fillim 1/4 e sipėrme tė jashtme e pastaj 1/4 e poshtme tė jashtme.
    veprimi i pestė - nė fund e kontrollon edhe regjionin e nėnsqetullės. Pasi e kryen kontrollin e gjiut tė majtė tani tė njejtat veprime i kryen me gjirin e anės sė djathtė. Vendosja e jastėkut nėn shpatull ndihmon qė indi i gjiut tė jet i tėrhequr nė tėrė gjirin njėlloj gjė e cila mundėson kontrollin mė tė lehtė dhe mė tė mirė tė gjirit. Tė gjitha ndryshimet qė i hase femra gjatė vetkontrollit duhet tė janė si njė vėrejtje se ajo duhet tė kėrkojė kėshilla dhe ndihmėn e mjekut.

    Cili ėshtė mesazhi juaj pėr femrat?
    Duhet tė zbatohet programi i vizitave tė rregullta qė i duhet ēdo femre pėr t’a diagnostikuar me kohė karcinomin e gjirit, program ose qėndrim ky edhe i shumicės sė vendeve nė mbarė botėn.

    Pasi se njė nga tetė gra e sipas disa informatave mė tė reja edhe njė nė 6 gra sėmuret nga karcinomi i gjirit si dhe dy nga kėto para moshės 50 vjeēare, atėhere dua tė sjellė pėrvojėn dhe kėshillat gjegjėsisht qėndrimet si mesazh, tė cilat i kanė paraqitur shumica e shoqatave tė vendeve tė ndryshme tė botės pėr luftė kundėr karciomit tė gjirit.

    Tė pėrgjithshme:

    sė paku njė vizitė klinke ose ultrasonografike tė gjinjėve brenda vitit
    fotografimin e gjirit me rendgen-mamografinė pėr herė tė parė nė moshėn 40 vj.
    ndėrsa vetėkontrolli i gjijve ēdo muaj
    Kėto shoqata tė cilat kanė lindė nga shtete me tradita universitare shekullore, nė mėnyrė tė detajuar paraqesin kalendarin e vizitave tė detyruara tė gjinjėve dhe me ketė kalendar bėhet nje program, dhe gratė me kete program ndahen:

    sė pari gratė tė cilat nuk kan nė farefisni tė sėmurė me sėmundje tė gjirit,
    pastaj ato me tė dhėna anamnestike se kan ndonjė tė afėrm me sėmundje tė keqe tė gjirit pra me karcinom tė gjirit dhe
    grupi i tretė ato gra tė cilat kan ose janė duke e mjekuar karcinomin e gjirit.
    Duke filluar nga kjo ndarje propozohet edhe kalendari i vizitave.

    Si duket ky kalendar?

    A) Pėr gratė tė cilat nė afėrsi ose farefisni nuk kan ndonjė tė sėmurė me karcinomė tė gjirit

    Pėr gratė e moshės 20 - 35 vjeēare (gjegjėsisht kėtu bajnė pjesė edhe shtatzėnat dhe ato tė cilat u japin gjinjė fėmijėve) u propozohet:

    Njė vizitė klnike dhe njė vizitė me ultratingull ose ultrazė sė paku ēdo 2 - 3 vjet
    Vetkontroll njė herė nė muaj
    Nė raste tė dyshimta mund tė bėhet edhe punksioni (shpimi me gjylpėr) i udhėhequr nėn kontrollė tė ultratingullit dhe marja e materialit pėr analizė mikroskopike.

    Pėr gratė e moshės 35 - 40 vjeēare:

    Njė vizitė klinike dhe vizitė me ultratingull ose ultrazė sė paku njė herė nė vit
    Sė paku njė vizitė me rentgen (mamografi) e ashtuquajtur mamografi bazike
    Vetkontrolli i gjinjeve njė herė nė muaj

    Nė raste tė dyshimta mund tė bėhet edhe punksioni (shpimi me gjylpėr) i udhėhequr nėn kontrollė tė ultratingullit dhe marja e materialit pėr analizė mikroskopike.

    Pėr gratė e moshės mbi 40 vjeēare:

    Njė vizitė klinike dhe vizitė ultrasonografike-ultratingull sė paku njė herė nė vitė
    Mamografia ēdo dy vjet
    Vetkontrolli i gjinjeve ēdo muaj
    Nė raste tė dyshimta mund tė bėhet edhe punksioni (shpimi me gjylpėr) i udhėhequr nėn kontrollė tė ultratingullit dhe marja e materialit pėr analizė mikroskopike.

    Po pėr gratė qė kan ndonjė tė afėrm me karcinom tė gjirit si duhet tė bėhėn kontrollat?
    B) Gratė tė cilat kan ndonjė tė afėrm-farefisni karcinom tė gjirit ju propozohet:

    Vizitė klinike dhe ultrasonografike-me ultratingull sė paku dy herė nė vit
    Mamografia e parė nė moshėn 35 vjeēare, e pastaj vazhdohet me njė mamografi brėnda njė viti
    Vetkontrolli i gjinjeve njė herė nė muaj
    Nė raste tė dyshimta mund tė bėhet edhe punksioni (shpimi me gjylpėr) i udhėhequr nėn kontrollė tė ultratingullit dhe marja e materialit pėr analizė mikroskopike.

    C) Gratė tė cilat janė duke e mjekuar karcinomin e gjirit ju propozohet:

    Vizitė klinike dhe vizitė me ultratingull-ultrazė dy herė brenda njė viti
    Mamografi-vizitė me rentgen njė herė brenda vitit dhe
    Vetkontrolli i gjinjeve ēdo muaj


    P.S. burimi i njejte si ne postimin e meparshem

  8. #8
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Zonjat e Evropes Lindore dhe lufta ndaj kancerit te gjirit

    Zonjat e Para Evropiane Zotohen te Ndihmojne Luften Ndaj Kancerit te Gjirit

    (mare nga yahoo health)

    E Premte, 9 Maj

    ZAGREB (AFP) Grate e 9 presidenteve te Evropes qendrore dhe lindore u zotuan te ndihmojne luften ndaj kancerit te gjirit—semundjes malinje me frekuente nder grate – duke promovuar programe te kontrollit te gjoksit pa para ne vendet e tyre perkatese.

    Zonjat e para te Shqiperise, Bosnjes, Bullgarise, Kroacise, Hungarise, Maqedonise, Sllovakise, Sllovenise dhe Ukrahines te gjitha nenshkruan deklaraten duke thene qe ato duhet te “binin dakord per te punuar se bashku ne tre vitet qe do vijojne per te sjelle nje program te kontrollit te gjoksit pa para, atje ku ai nuk ekziston”.

    “Porgramet e kontrollit te gjoksit duhet te jene nje prioritet kombetar ne politiken primare shendetesore te shtetit.” – kane shtuar ato ne deklarate qe u nenshkrua ne fund te nje samiti dy-ditor rajonal per dallimin e hershem te kancerit te gjirit.

    Ato gjithashtu theksuan rendesine e rolit te medias ne fushaten per diagnozen e hershme te semundjes.

    Ne vitin 2000, nje million gra perreth botes u diagnostikuan me kancer te gjirit, ndersa 373.000 vdiqen nga semundja, tha ministri kroat I shendetit te enjte.

    Ka 97 perqind shans qe te mbijetosh nga kanceri gjirit nqs. e diagnostikon ne kohe, tha ai.

    Samiti vijues rajonal per dallimin e hershem te kancerit te gjirit do te mbahet ne Shqiperi brenda nje viti e gjysem.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    11,941
    Faleminderit
    18
    158 falenderime nė 135 postime

    Kanceri i gjirit, pse shkaktohet

    Vaji i ullirit dhe 5 orė ushtrime nė javė, luftojnė sėmundjen


    Kanceri i gjirit, pse shkaktohet



    Ende nuk njihet shkaku themelor i formimit tė kancerit malinj. Ka nga ata qė mendojnė se ai vjen si rrjedhojė e disa kushteve tė trashėguara tė sėmundjes ose nga disa kushte tė jashtme, si virus ose e pėrdorimit tė gjatė tė duhanit. Nė tė vėrtetė, kanceri malinj nuk ėshtė i trashėgueshėm. Fakti qė tė afėrmit tanė mund tė kenė vuajtur, nuk do tė thotė se ne jemi tė destinuar qė tė kalojmė tė njėjtėn sėmundje; as edhe ekspozimi pėr njė kohė tė gjatė ndaj “helmit” tė duhanit mund tė dėnojė me kėtė sėmundje.
    Sidoqoftė, asnjė substancė kancerogjene e veēuar nuk mund tė jetė shkaku direkt i kancerit; mundėsisht, provokon forma malinje vetėm nėse shkakton ndryshime kimike nė brendėsi tė analizave tė trupit, por disa herė as ky nuk ėshtė shkaku i formimit tė kancereve. Deri mė sot, shkencėtarėt kanė identifikuar rreth 24 substanca kimike, qė nė kushte tė veēanta, mund tė provokojnė kancerin nė trupin e njeriut. Kjo listė shtohet gjithnjė me vazhdimin e kėrkimeve qė bėhen dhe ajo pėrmbledh edhe mbeturinat industriale, tymin e makinave, helmeve tė ndryshme bujqėsore dhe disa prej materialeve tė ndėrtimit. Nė kėtė listė bėjnė pjesė edhe rrezet diellore, sidomos rrezet X dhe ato atomike. I njėjti opinion ėshtė edhe pėr viruset, edhe pse shumė kėrkues, tani pėr tani, refuzojnė tė pranojnė se ato janė njė ndėr shkaqet e formimit tė kancerit tek njeriu.
    Vaji i ullirit
    Dieta mesdhetare ku pėrdoret shumė vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit, kjo pėr shkak tė acidit oleik qė gjendet nė vajin e ullirit. Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze tė gjirit, treguan se ky acid e bėnte mė tė efektshėm medikamentin qė pėrdoret kundėr kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave qė lufton tumoret. Kėshtu gratė qė ushqehen me vaj ulliri duket se janė tė mbrojtura nga ky lloj kanceri. Ndėrkaq shkencėtarėt thonė se kanė zhvilluar njė ilaē tė ri tė efektshėm pėr trajtimin e kancerit tė gjirit. Por ata thonė se ilaēi i ri, i cili quhet Arimidex, ėshtė mė i efektshėm nėse kanceri i gjirit shfaqet nė periudhėn pas menopauzės dhe si i tillė nuk mund tė zėvendėsojė ilaēin e deritanishėm, Tamoxifen, ilaē qė jepet pėr gratė qė vuajnė nga kanceri i gjirit. Gjatė 30 vjetėve tė fundit, Tamaxifeni ka qenė mjekimi standard pėr gratė nė periudhėn e pas menopauzės. Arimidexi zakonisht njihet si anastrozole, njė nga ilaēet e reja qė parandalon prodhimin e estrogjenit. Estrogjeni nxit zhvillimin e rreth tre tė katėrtave tė tumoreve qė ndodhin nė periudhėn pas menopauzės tek gratė. Po ashtu studimet e fundit tregojnė se ushtrimet fizike mund tė pakėsojnė rrezikun e kancerit tė gjirit. Por studiuesit kėrkojnė tė dinė nė se ushtrime tė tilla mund tė ndihmojnė edhe ato gra qė janė tė prekura tashmė me kancerin e gjirit. Dhe pikėrisht pėr kėtė arsye u bė njė studim, dhe autorėt zbuluan se ushtrimet fizike mund tė ndihmojė, dhe se rezultatet pozitive u vunė re qė nė fazėn e parė tė fillimit tė veprimtarive apo ushtrime fizike.
    Ecja
    Gratė me kancer nė gji qė ecin 3 deri nė 5 orė nė javė kanė 50 pėr qind mė pak tė ngjarė tė vdesin nga kanceri i gjirit krahasuar me gratė jo aktive qė kanė kancer nė gji. Njė studim me 3 mijė paciente me kancer nė gji, i ēoi mjekėt nė pėrfundimin se lėvizjet fizike tė ēfarėdo mase ulin rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit. Por kjo nuk do tė thotė se pacientet me kancer nė gji duhet tė vrapojnė nė maratona pėr tė marrė frytet e punės.

    Keshillat

    1-Pini ēdo ditė nga njė lugė vaj ulliri
    2-Tė gjitha gjellėt dhe sallatat bėjini me vaj ulliri
    3-Ecni ēdo ditė nga 30 minuta
    4-Bėni ushtime fizike deri nė 5 orė nė javė
    5-Shkoni tek mjeku njė herė nė tre muaj (edhe pse nuk jeni prekur nga sėmundja)
    6-Tamafixen, ėshtė medikamenti qė duhet tė pėrdorni nė rast se prekeni nga kanceri malinj
    7-Kimioterapia dhe fizioterapia, janė dy mėnyra mė tė mira pėr tė kuruar sėmundjen

    Kanceri

    5 ore ne jave ushtrime fizike, largojnė kancerin
    Mjekėt panė se gratė qė bėjnė aktivitete fizike 3 deri nė 5 orė nė javė pėrfitojnė mė shumė. Kjo pasi stėrvitja ndihmon nė uljen e prodhimit tė hormoneve nė trup. Hormonet e larta mund tė bėjnė rritjen e qelizave kanceroze tė gjirit.

    Hormonet, shkaku i zhvillimit te kancerit
    Nė disa prej formave malinje, sidomos ata qė prekin gjirin, hormonet mund tė jenė ndėr faktorėt e rastėsishėm. Tipa tė tjerė tė kancerit, duke pėrfshirė kėtu ato tė gojės (dhe tė buzės) ndodh qė tė zhvillohen pas njė periudhe tė gjatė irritimi kronik qė shkaktohet nga proteza jo tė pėrshtatshme (ose nga vesi pėr tė mbajtur cigaren e ndezur midis buzėve dhe jo midis gishtėrinjve).

    Kimioterapia, per kurimin e kancerit
    Mėnyrat mė tė pėrdorshme pėr kurimin e kancerit janė kirurgjia, rrezatimi dhe kimioterapia. Kohėt e fundit ėshtė bėrė njė hap pėrpara nė kirurgji falė rrezeve lazer, qė duke mundur tė pėrdoren direkt nė mėnyrė shumė tė saktė, parandalojnė infektimin e qelizave tė shėndosha.

    Pėrgatiti: Blerina KACA
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    larguar
    Anėtarėsuar
    11-09-2006
    Postime
    535
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Kanceri i Gjirit!?

    A ka sherim kanceri i gjirit? Qoft i kapur ne kohe apo jo?

    Kush ka ndonje info te fresket do ju lutesha ta postonit.

    Faleminderit!
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  11. #11
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,800
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Kanceri i gjirit po prek moshat e reja

    Studim i kryer nga mjekėt e shėrbimit tė onkologjisė nė qendrėn spitalore universitare


    Vendin e parė tė tumoreve malinje e zė seksi femėr
    400 raste tė reja tė sėmundjes sė kancerit tė gjirit shėnohen nė vit, sipas statistikave mė tė fundit tė Qendrės Spitalore “Nėnė Tereza”, nė Tiranė

    1992 - 1996
    Maksimalisht u shėnuan 225 raste tė reja nė vit ose 14 raste tė reja pėr 100 mijė banorė, sipas tė dhėnave tė shėrbimit onkologjik

    1996-2001
    Shifra maksimale ishte 305 raste ose 18 pėr 100 mijė banorė, poduke iu referuar tė njėjtave shifra tė dala nga shėrbimi onkologjik.Nėn 35 vjeē ėshtė mosha qė po preket mė shumė nga kanceri i gjirit nė vendit tonė, njė sėmundje e shpeshtė tek gratė, duke zėnė vendin e parė tė tumoreve malinje

    Nė pacientet e prekura nga kanceri i gjirit vihet re njė gradė e lartė e emalinjitetit dhe risku i lartė i metastazimit, si pasojė e mungesė sė diagnostikimit nė kohė.Kanceri i gjirit nė vendin tonė ėshtė sėmundja mė e shpeshtė tek gratė, duke zėnė vendin e parė tė tumoreve malinje qė prekin seksin femėr. Vitet e fundit kjo patologji po haset nė mosha tė reja, mė pak se 35 vjeē. Ky ėshtė konkluzioni i njė studimi njėvjeēar tė realizuar nga mjekėt e Shėrbimit tė Onkologjisė nė Qendrėn Spitalore Universitare "Nėnė Tereza" nė Tiranė.
    Sipas autorėve tė kėtij studimi, nė pacientet e prekur nga kanceri i gjirit vihet re njė gradė e lartė e malinjitetit dhe risku i lartė i metastazimit, si pasojė e mungesė sė diagnostifikimit nė kohė. Studimi i mjekėve onkologė thekson rėndėsinė e depistimit nė kohė, me qėllim trajtimin me sukses tė sėmundjes sė kancerit.

    Bordi
    Nė kuadėr tė parandalimit tė sėmundjes sė kancerit tė gjirit, Bordi i Luftės kundėr Kancerit nė Ministrinė e Shėndetėsisė po harton politikat pėr tė gjitha tumoret, ku janė parė me prioritet investimet e dikasterit pėr tė pėrmirėsuar trajtimin e tė sėmurėve me medikamente dhe terapinė e rrezeve.

    Ndėrsa Grupi i Punės pėr Kontrollin e Kancerit nė vendin tonė konsideron si domosdoshmėri nevojėn e njė strategjie pėr parandalimin dhe trajtimin e sėmundjes sė kancerit. Sipas kėtij grupi, ekzistenca e njė plani afatgjatė pėr kontrollin e sėmundjes, strukturimin e njė programi pėr mbrojtjen e tė rinjve, kufizimin e duhan pirjes, alkoolit dhe edukimin pėr njė jetė tė sigurt seksuale, janė elementėt pėr njė luftė tė suksesshme kundėr kancerit.

    Grupi i Punės pėr Kontrollin e Kancerit, tė angazhuarit nė kėtė mision, janė nė pritje tė rekomandimeve dhe sugjerimeve tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė pėr dokumentin strategjik pėr kontrollin e sėmundjes, tashmė tė bėrė gati.

    Rekomandimi
    Bordi i Tumoreve rekomandon se duhet bėrė njė lėvizje nė kontrollin e kancerit, ndaj tė cilit shėrbimi ynė shėndetėsor ėshtė ende larg. Ky bord e konsideron njė sfidė dhe sukses arritjen e INTERREG pėr tė pėrfituar rreth 2.5 milionė euro pėr parandalimin e kancerit tė qafės sė mitrės dhe tė gjirit te gratė.

    Statistikat e QSUT-sė tregojnė se nė vit shėnohen rreth 400 raste tė reja tė sėmundjes sė kancerit tė gjirit. Gjatė viteve 1992- 96, maksimalisht u shėnuan 225 raste tė reja nė vit ose 14 raste tė reja pėr 100 mijė banorė, ndėrsa nė vitet 1996-2001, shifra maksimale ishte 305 raste ose 18 pėr 100 mijė banorė.

    Kanceri i gjirit ėshtė njė problem mbarėbotėror, njė nga problemet mė tė mprehta tė mjekėsisė, ku shifrat janė alarmante nė Evropė dhe tė tilla janė edhe pėr vendin tonė. Statistikat evropiane flasin pėr njė shėrim nė masėn 80- 90 pėr qind tė rasteve me kancer tė gjirit, nėse diagnostikimi realizohet nė kohė.

    Ushtrimet
    Studimet e fundit tregojnė se ushtrimet fizike mund tė pakėsojnė rrezikun e kancerit tė gjirit. Por studiuesit kėrkojnė tė dinė nėse ushtrime tė tilla mund tė ndihmojnė edhe ato gra qė janė tė prekura tashmė me kancerin e gjirit. Autorėt e studimit zbuluan se ushtrimet fizike mund tė ndihmojnė dhe se rezultatet pozitive u vunė re qė nė fazėn e parė tė fillimit tė veprimtarive apo ushtrimeve fizike.

    Koha Jone

    *~*~*~*~*~*

    Eshte botuar ne Shkurt te ktij viti.. shpresoj te te kem ndihmuar sadopak
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  12. #12
    femmedecarriere Maska e Visage
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    LarG ... aty ke veriu i veriut
    Postime
    590
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga shefqeti11
    A ka sherim kanceri i gjirit? Qoft i kapur ne kohe apo jo?

    Kush ka ndonje info te fresket do ju lutesha ta postonit.

    Faleminderit!
    Kete pergjigje smund te t'a jape asnje pervec doktori i pacientit/es.

    Shanset e sherimit dhe metodat qe mund te ndiqen varen nga shume gjera si psh shkalla e avancimit te kancerit, perhapja e tij, nese eshte malinj apo benign.

    Ne ditet e sotme kanceri i gjirit eshte nje nga kancerat te cilat gjejne me shume sherim, sidomos nese eshte kapur ne fazat e para. Megjithate dhe keto varen nga spitali ne te cilin do trajtohet pacienti dhe specializimi i atij spitali.

    Per informacione me te detajuara duhet te japesh info me te detajuara per pacientin.

  13. #13
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anėtarėsuar
    25-08-2003
    Postime
    958
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kanceri i gjirit dhe fiskultura
    Ne baze te studimeve, eshte vene re qe vrapi ose ecje e lire 3 here ne jave per dy milje (afersisht 3.2 km) mund te reduktoj 33% zhvillimin e kancerit ne gji kur je e re ne moshe, dhe 26% pas menopauzes.
    Wild and crazy can't be lazy

  14. #14
    Aleanca Kuq e Zi Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit Michigan U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,401
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 2 postime
    Pėrhapja e kancerit tė gjirit dhe kurat pėr trajtimin e tij

    Ēdo vit kanceri i gjirit zbulohet i pranishėm nė mė shumė se 1 milion gra nė botė dhe mė shumė se 400 mijė gra vdesin nga ēdo vit nga kjo sėmundje. Instituti Kombėtar Amerikan i Kancerit thotė se numri i grave qė diagnostikohen me kancerin e gjirit po shtohet. Dje, kandidati presidencial John Edwards dhe bashkėshortja e tij Elizabeth njoftuan se asaj i ėshtė pėrhapur kanceri i gjirit. Por si pėrhapet ky kancer dhe cilat janė mundėsitė e kurimit tė tij?

    Nė vitin 2004, Elizabeth Edwards mėsoi se kishte kancer tė gjirit. Bashkėshorti i saj ishte nė garė si kandidati pėr nėnpresident i Partisė Demokrate. Eduardėt pritėn deri pas zgjedhjeve pėr tė njoftuar publikun rreth sėmundjes sė saj. Dje, ajo dhe bashkėshorti i saj, ish senatori John Edwards pėrsėri bėnė njė njoftim. "Rezultati pėrfundimtar nga tė gjitha analizat tregon se kanceri ėshtė rikthyer dhe ėshtė pėrqėndruar nė kockė", tha zoti Edwards.

    Kanceri mund tė fillojė nė ēdo organ apo ind tė trupit. Por qelizat mund tė pėrhapen nga tumori fillestar dhe tė lėvizin pėrmes rrjedhjes sė gjakut nė pjesė tė tjera. Nė rastin e zonjės Edwards, qelizat e kancerit tė gjirit po rriten tani nė brinjėn e saj.

    Mjekja e saj tha se tumori ėshtė i vogėl, gjė qė i jep asaj shans mė tė mirė pėr tė jetuar. Mbijetesa do tė varet edhe nga mėnyra se si do tė reagojė ndaj kimioterapisė. Gjatė viteve tė fundit, studiuesit kanė krijuar ilaēe qė pėrmirėsojnė shanset e grave me kancer nė gji.

    Vetėm kohėt e fundit, Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaēeve miratoi njė medikament tė ri, tė quajtur Tykerb pėr tė trajtuar format e avancuara tė sėmundjes. 18 muaj mė parė, Marsha Brekke zbuloi se kanceri i saj i gjirit ishte pėrhapur. Mjekėt mė pas i dhanė Tykerb. "Ishte shansi im i fundit. Ėshtė shumė e frikshme kur je e ulur nė dhomėn e mjekut dhe e di se je nė prag tė vdekjes", thotė ajo.

    Sot Brekke ėshtė plotėsisht e shėruar. Tykerb ėshtė i lehtė pėr t'u marrė – vetėm njė kokėr nė ditė. Nė provat klinike pacientėt kishin mė pak raste tė sėmundjeve tė zemrės nga Tykerb sesa nga ilaēi tamoxifen. "Ėshtė ndoshta zbulimi i pestė mė i rėndėsishėm gjatė karrierės sime pėr trajtimin e pacienteve me kancerin e gjirit", thotė Blackwell.

    Ka disa lloje tė kancerit tė gjirit. Studiuesit thonė se trajtimi varet gjerėsisht nga terapia e pėrdorur, pėrdorimi i ilaēeve qė reagojnė mbi qelizat specifike tė kancerit. Doktor Cliffoerd Hudis shpjegon. "Kemi zbuluar tani sekretin e arsyes sė rritjes sė kancerit dhe po krijojmė kura qė shfrytėzojnė disa dobėsi tė kancerit". Tani ka disa ilaēe qė vėnė nė shėnjerstėr lloje tė veēanta tė kancerit tė gjirit. Studiuesit thonė se hapi tjetėr ėshtė kombinimi i terapive specifike nė mėnyrė qė pancientet me kancer tė gjirit tė mund t’i mbijetojnė sėmundjes.
    __________________
    ALEANCA KUQ E ZI

  15. #15
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anėtarėsuar
    25-08-2003
    Postime
    958
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Cilat femra ose cilat gra bėjnė pjesė nė grupin e tė rrezikuarave pėr paraqitjen e karcinomit tė gjirit ?
    Nė kėtė grup bėjnė pjesė:
    gratė – femrat mė tė vjetra se 50 vjet
    gratė – femrat qė kan nė familje ndonjė tė sėmurė me sėmundje tė karcinomit tė gjirit si: nėna, motra, e bija, gjyshja
    gratė – femrat e operuara nga karcinomi i gjirit ose i ndonjė organi tjetėr
    gratė – femrat qė nuk kanė lindur
    ato tė cilat lindjen e parė e kanė pasur pas moshės 30 vjeqare
    gratė tė cilat nuk i kanė dhėnė gji fėmijėve
    gratė – femrat tė cilat menarkėn (menstruacionin e parė) e kanė fituar heret
    gratė – femrat tė cilat menopauzėn (menstruacionin e fundit) e kan pasur vonė
    gratė – femrat tė cilat kanė pasur ndonjė sėmundje tė gjirit qofshin edhe ato benjinje qofshin edhe ato sėmundjeve fibrokistike.
    ushqimi i pasur me yndyrėra, dhe gratė me peshė tė shtuar (majme)
    disa studime flasin se edhe abortet e shpeshta rrisin rrezikun e paraqitjes sė kėsaj sėmundjeje.
    Wild and crazy can't be lazy

  16. #16
    larguar
    Anėtarėsuar
    11-09-2006
    Postime
    535
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Zemrushja shume faleminderit per kete info, pamvarsisht se me teper flet per statistika, por dhe dicka per sherimin e tij e ka aty por jo te plot apo te sqaruar pak me hollesisht.

    Nqs egziston ndonje info paksa me e shpjegushme, se si veprohet, se cfare duhet bere, se cilat jan rruget qe duhen ndjekur per t'ju shmangur kesaj semundje, dhe se cfare perfundimi mund te ket nje semundje e kapur"te themi ne kohe", ka ndonje institucion spitalor qe ka leshuar ndonje deklarat mbi kete semundje?
    Po qe se keni qoft edhe dicka tjeter lidhur me kete semundje, te lutur jeni ta paraqisni.

    Kalofshi mire!
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  17. #17
    larguar
    Anėtarėsuar
    11-09-2006
    Postime
    535
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Faleminderit....tani sa i pash postimet tuaja.



    Sinqerisht faleminderit.
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  18. #18
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,800
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Mjekimi i kancerit tė gjirit

    Ekziston mjekimi, dhe ky mjekim kryhet nė institucione tė specializuara. Rezultatet varen nga koha e zbulimit. NĖSE KANCERI I GJIRIT ZBULOHET ME KOHĖ ATĖHERE KOHĖZGJATJA E JETĖS MUND TĖ ARRIHET DERI NĖ 20 VJET. Mjekimi kryhet me rrugė operative dhe pastaj vazhdohet me rrezatim. Ndėrsa mjekimi pesėvjeēar ose kohėzgjatja e jetės ėshtė nė 80-90% tė rasteve tė zbuluara heret, ku gjėndrrat limfatike regjionale nuk janė prekur.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  19. #19
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,800
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nė Qendrėn "Shėn Maria Humane" e cila ndodhet nė Ormilia tė Halkidhikisė mund tė bėni kontroll mjekėsor parandalues gratis pėr kancerin e gjirit, i cili pėrfshin vizitė mjekėsore dhe mamografi, nė njė ambjent paqeje, gėzimi dhe dashurie. Qendra ofron cilėsi tė lart shėrbimesh falė pėrdorimit tė teknologjisė mė moderne qė aplikohet nė kėtė fushė. Ajo ėshtė Qendėr Referimi e Bashkimit Evropian pėr Kontrollin Masiv tė Zbulimin nė Kohė tė kancerit tė gjirit. Duke zbuluar kancerin qė nė fazat e para tė tij, jeta e gruas do tė shpėtohet. Pėr kėtė arrėsye qetė, pa frikė apo ankth ejani tė bėni vizitėn tuaj mjekėsore.

    Sot mesazhi ėshtė jashtėzakonisht shpresėdhėnės:

    Nė ditėt tona kanceri i gjirit mund tė kurohet (deri nė 97%) mjafton tė diagnostikohet nė kohė. Kanceri i gjirit ėshtė kanceri qė ndeshet mė shpesh tek gratė. C, do vit rreth 185.000 gra nė Evropė shfaqin kancer tė gjirit dhe rreth 44.000 vdesin pėr shkak tė kėsaj sėmundjeje.

    Zhvillimi i kancerit tė gjirit ndodh gjatė njė periudhe tė gjatė kohore. Nė fazat e para pjesa mė e madhe e kancerave tė gjirit nuk shfaqin asnjė simptomė (shenjė). Nė rastet kur kanceri i gjirit zbulohet nė fazat e para tė zhvillimit tė tij, atėherė mund tė kurohet.

    Shoqata Amerikane Kundėr Kancerit kėshillon tė bėhet njė mamografi kontrolluese C, DO VIT, pėr zbulimin nė kohė tė kancerit tė gjirit tek tė gjitha gratė pas moshės 40 vjeēare

    C'farė ėshtė mamografia?

    Gjiri "shtypet" lehtėsisht ndėrmjet pllakave nė mėnyrė tė tillė qė tė shtrihet mirė pėr t’u "fotografuar" me rreze X nė dozė shumė tė vogėl. Kjo fazė zgjat vetėn disa sekonda dhe ėshtė e domosdoshme pėr tė realizuar njė mamografi tė saktė.
    Mamografia mbetet njė mėnyrė kontrolli mjaft efikase dhe e vlefshme pėr uljen e rasteve tė sėmundjes dhe tė vdekjeve pėr shkak tė saj. Megjithatė duhet tė themi se disa kancerė specifik nuk zbulohen nga mamografia.

    Kur duhet tė bėj mamografi?

    Diskutojeni kėtė ēėshtje me Mjekėt e Qendrės. Rreziqet pėr shfaqjen e kancerit tė gjirit shtohen me rritjen e moshės. Pėr kėtė arrėsye ju nevojitet njė program i rregult mamografishė. Frekuenca dhe koha e mamografisė vendosen nga personeli mjekėsor i Qendrės, i cili (personel) do tė marrė parasysh dhe do tė shqyrtojė probabilitetin e shfaqjes sė kancerit tė gjirit nė rastin tuaj. Nė bazė tė historikut mjekėsor tė familjes dhe tuajin personal do t’ju kėshillojnė dhe sygjerojnė programin e pėrshtatshėm tė mamografisė, tė cilin duhet tė ndiqni.

    ps. shefqeti11 do perpiqem te gjej sa me shum info

    Kto info i kam marre nga Abanika..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  20. #20
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,800
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Vaji i ullirit lufton kancerin e gjirit

    Shkencėtarėt nė Shtetet e Bashkuara mund tė kenė zbuluar se dieta mesdhetare ku pėrdoret shumė vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit.
    Studiuesit qė i botuan rezultatet e punės sė tyre nė revistėn Analet e Onkologjisė thonė se acidi oleik qė gjendet nė vajin e ullirit mund tė ndihmojė nė kurimin e sėmundjes

    Studimet e mėparshme kanė treguar se pėr gratė qė jetojnė nė vendet ku pėrdoret njė dietė e pasur nė proteina, rreziku nga kanceri i gjirit ėshtė pesė herė mė i lartė se nė ato vende ku kultura e tė ushqyerit ėshtė pėr njė dietė me mė pak kalori.

    Megjithatė gratė qė ushqehen me vaj ulliri duket se janė tė mbrojtura nga ky lloj kanceri.

    Studiuesit nė Spanjė dhe nė SHBA gjetėn se njė prej pėrbėrėsve tė vajit tė ullirit ul me gjysmėn e tyre nivelin e substancave qė shkaktojnė kancerin e gjirit.

    Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze tė gjirit treguan se acidi oleik e bėnte mė tė efektshėm medikamentin qė pėrdoret kundėr kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave qė lufton tumoret.

    Tani shkencėtarėt do tė shohin nėse teoria e tyre provohet gjatė eksperimenteve me kaviet.

    BBC
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 1 prej 4 123 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dibranėt nė Amerikė
    Nga dibrani2006 nė forumin Shqipe nė SHBA
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 17:57
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 02:59
  3. Vaji i ullirit lufton kancerin e gjirit
    Nga Lioness nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-01-2007, 18:56
  4. Vaji i ullirit lufton kancerin e gjirit!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-01-2005, 09:31

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •