Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Simboli heraldik i familjes dhe pinjollėve Bua

    Figura mė madhore e familjes fisnike Bua ėshtė despoti Gjin Bua Shpata, i biri i Petro Nikollė Buas, protovestir – kryetar i garderobės private tė perandorit tė Serbisė. Kryente njėherėsh funksionin e komandantit tė ekspeditave luftarake. Studiuesi i herladikės Gin Varfi na ēon tek simbolet e kėsaj figure tė shquar mesjetare nė trevat e jugut tė Shqipėrisė

    Simboli heraldik i familjes dhe pinjollėve Bua


    Gjin Varfi

    Nė historinė e heraldikės shqiptare nė rrjedhėn kohore, nė planin krahasimtar, stemat e Gjin Bua Shpatės dhe familjes Bua, krahas stemave tė Balshajve e Topiajve, pėrbėjnė kulminacione heraldike, duke i dhėnė thellėsisht formė heraldikės sė asaj kohe e duke pėrbėrė periudhėn e arritjeve mė cilėsore e mė masive tė heraldikės shqiptare. Periudha e lulėzimit tė stemave tė lartpėrmendura pėrbėn fazėn e parė nė vijueshmėrinė e zhvillimit tė heraldikės sonė. Nė fazėn e dytė heraldika jonė u zhvillua nė ato territore shqiptare, kryesisht bregdetare qė mbetėn pėrkohėsisht nėn Republikėn e Venedikut, duke pasur njė hapėsirė tė kufizuar zhvillimi, brenda stadit tė hierarkisė sė stratiotėve dhe kapitenėve qė hynė nė marrėdhėnie aleance a varėsie me kėtė fuqi. Ajo ēka mbeti nė kulturėn heraldike shqiptare u pėrqėndrua nė jug tė Shqipėrisė, nė qytetin bregdetar tė Pargės, qė qe nė varėsinė e Venedikut. Nė fazėn e tretė, heraldika u zhvillua, kryesisht nė komunitetet arbėreshe brenda dhe jashtė trevave tė Ballkanit, nėpėr Mesdhe dhe nė mbarė Evropėn, si heraldikė e stratiotėve nėpėr kėto shtete evropiane, duke marrė karakteristika edhe tė vendeve ku ata jetuan e luftuan. Kjo kategori ishte mė larg ngjarjeve politike dhe luftarake tė trevave shqiptare.
    E bėra kėtė pėrshkrim tė ecurisė e karakteristikave qė mbarti e zhvilloi heraldika shqiptare nė tri fazat e vijueshmėrisė sė saj tė pėrcaktuara mė shumė si rezultat i kushteve historike qė pėrjetonte asaj kohe, pėr arsye, se ndryshe nga shumė stema themelore tė heraldikės shqiptare qė dokumentohen brenda dokumentave vetjake e familjare tė kohės nė tė cilėn jetuan e zhvilluan aktivitetin e tyre ekonomik-ushtarak e politik (nė vula kancelarike tė kohės, nė shqyte luftarake, nė afreske, nėpėr rezidenca, nėpėr monumentet funerale, nėpėr kisha e katedrale, nė manastire, nė mianiatura nėpėr libra, qė lidhen me kohėn nė tė cilėn jetuan) stema heraldike e Gjin Bua Shpatės dhe e familjes Bua vjen e dokumentuar gati dy shekuj mė vonė nė stemėn e njė pinjolli tė familjes sė tij, rreth tri breza pas Gjin Bua Shpatės (1358-1399), tek stema e Mėrkur Buas tė cilit mė 1510 i njihet titulli “kont” prej perandorit gjerman Maksimilianit I.


    Principata e Buajve, despotė e pinjollė

    Familja fisnike Bua ėshtė njė nga familjet mė tė mėdha dhe mė tė dėgjuara nė Shqipėrinė e Jugut gjatė shek.XIV-XV. Nė pemėn gjenealogjike tė familjes shėnohet se, me mbiemrin Bua, familja u njoh mė 1333, pasi mbiemri i tyre i mėparshėm ka qenė Shpata. Shpatajt, si dhe Zenebishėt pėrmenden nė dokumentat historike, qė mė 1304. Mendohet se Zenebishėt dhe Shpatajt dalin nga i njėjti trung familjar. Gjon Muzaka nė librin e tij “Memorje” shkruan se Shpata (Gjin Bua) ishte nga shtėpi e Zenebishėve. Buajt gjithashtu janė degė me Skurrajt dhe Gribajt (Grivajt). Pema gjenealogjike e familjes Bua jepet prej Ch.Hopf nė “Chroniques Greco-Romans”, Berlin 1873. Principata e Buajve pati shtrirje tė gjerė qė erdhi duke u rritur deri nė lulėzim tė plotė pas rėnies mė 1355 tė Perandorisė serbe tė Stefan Dushanit. Qendra politike dhe administrative e kėsaj principate ka lėvizur nė kohėra tė ndryshme, nė bazė tė zhvillimeve historiko-politike tė atyre trevave. Sė pari, u vendos mė 1354 nė Angjelokastėr tė Etolisė-Akarnanisė, pasi kėto krahina aso kohe pėrbėheshin nga komunitete tė fuqishme dhe aktive arbėreshe tė cilat ēuan nė fazėn e parė tė shtetformimit tė Buajve. Mė 1358 shpallet despot dhe pas disa kohėsh, mė 1374, qendra politike dhe administrative e despotatit tė tyre kalon nė Artė.
    Figura kryesore dhe mė madhore e familjes fisnike Bua ėshtė, pa dyshim, despoti Gjin Bua Shpata, i biri i Petro Nikollė Buas (protovestir – kryetar i garderobės private tė perandorit tė Serbisė qė njėherėsh kryente dhe funksionin e komandantit tė ekspeditave luftarake).
    Gjin Bua Shpata ėshtė figura mė e shquar e periudhės mesjetare nė trevat e jugut tė Shqipėrisė. Jetoi dhe sundoi nė gjysmėn e dytė tė shek. XIV. Nė “Kronikėn e Janinės” ai pėrshkruhet kėshtu: “Burrė aktiv dhe mbi tė gjitha i shkėlqyer, i stolisur me vepra dhe fjalė dhe nga bukuria serioz. Tek ai gjendeshin me tė vėrtetė teoria dhe veprimi”. Nė “Kronikėn e Tokove” gjejmė njė tjetėr pėrshkrim pėr tė: “I bukur, i pashėm nė pamjen e fytyrės, i guximshėm dhe i urtė nė fisin arbėror”. Nė vitin 1358 njihet prej mbretit Simeon Uroshi (qeveritar serb i Epirit) si despot i Etolisė-Akarnanisė me qendėr politike dhe administrative nė Angjelokastėr. 16 vjet mė vonė artiotėt dhe rogiotėt do e pranojnė Gjin Bua Shpatėn (pas vdekjes sė despotit tė tyre arbėr Pjetėr Ljosha, 1374, i cili ishte despot i Artės dhe i Rogisė dhe bashkėluftėtar me despotin Gjin Bua Shpatėn nė betejėn e Akeloit 1358 etj.), si despot tė tyre dhe tė mbarė krahinave tė tyre duke u shtrirė nė veri qė nga kėshtjella Gliqi, pranė lumit Gliqi (Lumi i Zi ose lumi Akeron qė rrjedh midis Ēamėrisė Qendrore dhe asaj Jugore) dhe nė juglindje deri nė Gjirin e Korintit.
    Ai sundoi nė Despotatin e Artės deri mė 1399, duke udhėhequr principatėn mė tė fuqishme nė Shqipėrinė e Jugut me qendėr politike dhe administrative tė vendosur nė Artė. Mė 1382 lidh aleancė politike dhe ushtarake me sebastin Gjon Zenebishi “qė tė jenė njish kufinjtė” me sebastėn e Gjirokastrės qė kufizohej nė jug me atė tė Despotatit tė Artės nė lumin Gliqi dhe nė veri me Grykėn e Kėlcyrės. Nė Principatėn e Zenebishėve pėrfshiheshin kėshtjella e Parakolosė (Parakalama) 50 km. nė juglindje tė Gjirokastrės, kėshtjella e Delvinės; e Vutrandės (Butrintit); e Srtevilit; kėshtjella e Shėn Donatit (Paramithia); e Mazrekut; e Pargės dhe kėshtjella e Gliqisė. Betejat qė i dhanė emėr despotit Gjin Bua Shpatės ishin Beteja e Akeloit, mė 1358, midis forcave arbėrore dhe atyre bizantine tė udhėhequra nga Perandori bizantin Niqifori II Engjėll Komneni. Kjo betejė e ashpėr dhe e pėrgjakshme pėrfundoi me disfatėn e plotė tė trupave bizantine, ku dhe vetė Perandori mbeti i vrarė. Beteja nė fushėn e Artės, (pranė mureve tė Artės) mė 1378 midis forcave arbėrore dhe atyre tė Joanitėve tė Rodit tė komanduara nga Huan Fernandes Heredia qė kishin ardhur pėr tė pushtuar Despotatin e Artės, tė paguar nga Mbretėria e Napolit. Pas njė rezistence tė fortė tė Despotit Gjin Bua Shpata, trupat arbėrore hidhen nė kundėrsulm dhe i shpartallojnė keq trupat pushtuese dhe vetė Heredia iu dorėzua rob Gjin Bua Shpatės.
    Beteja e Driskut (nė lindje tė liqenit tė Janinės) kundėr trupave osmane, 1396, tė thirrura prej Despotit tė Janinės, Ezau Buondelmonte Aēajuoli. Nė kėtė betejė pėrkrah Gjin Bua Shpatės merr pjesė dhe Gjon Zenebishi. Kjo betejė ishte suksesplote pėr trupat arbėrore.
    Historia e kėtij despoti s’ėshtė thjeshtė historia e njė heroi, ajo lidhet ligjėrisht dhe pazgjidhmėrisht me historinė e shtetformimit nė trevat e Arbėrisė sė Jugut.
    Despotė tė familjes Bua janė: Gjin Bua Shpata (1358-1399); Skurra Bua Shpata (1399-1404); Pal Bua Shpata (1399-1408) dhe Murik Bua Shpata (1399-1418).
    Pas vdekjes sė Gjin Bua Shpatės (29 tetor 1399), zotėrimet e Shpatajve u ndanė midis tė afėrmve pasues tė tij. Despotati u nda nė dy njėsi administrative: nė veri despoti Murik Bua Shpata me qendėr nė Artė, i cili mė pas bėhet dhe despot i Janinės (1403-1411) dhe nė jug despoti Pal Bua Shpata me qendėr nė Angjelokastėr. Mė 1408 Angjelokastra bėn pjesė nė territoret e Despotatit tė Qefalonisė nėn despotin Karl Toko, vasal i Mbretėrisė sė Napolit. Mė 1411 despoti Murik Bua Shpata pėrtėrin lidhjen e “Gliqisė” tė vitit 1382 midis Buajve dhe Zenebishėve “qė tė jenė njish kufinjtė, t’i mbajnė ashtu siē i kanė mbajtur”. Mė 1416 territoret veriore tė Despotatit si dhe qendra e saj Arta pėrfshihen nė Despotatin e Qefalonisė tė Karl Tokos, duke shėnuar fundin e kėtij fomacioni shtetėror nė Arbėrinė e Jugut. Principata e Zenebishėve (Sebasta e Gjirokastrės) mė anėn tjetėr do t’i bėnte ballė Despotatit tė Qefalonisė deri mė 1418, vit ky kur kjo principatė u pushtua nga trupat osmane. (Gjirokastra pas pushtimit Osman bėhet qendėr e Sanxhakut tė Shqipėrisė mė 1431). Kur despoti Pal Bua Shpata humbi Naupaktin, pas vitit 1407, pasardhėsit e tij i ndeshim si princa nė More (1423-1489) me qendėr nė Davi (Dafni) tė Arkadisė (Rosi Bua, 1423); Gjin dhe Aleks Bua, 1457; dhe Petro Bua i mbiquajtur “kolosi” komandant i gjithė arbėreshėve tė Moresė nga 1453-1489). Me ardhjen e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut nė Arbėri, mė 1443 sebasti Simon Zenebishi ( ? -1443) kthehet nga Korfuzi dhe fillon kryengritjen antiosmane pėr ēlirimin e zotėrimeve tė Zenebishėve. Mė 1466 fisniku shqiptar i myslimanizuar Hamza Bua Shpata rikthehet nė fenė e krishterė dhe kalon nė anėn e Venedikut. Mė 1480 Teodor Bua qė ishte nė More nėn shėrbimin venedikas theu paqen qė ishte vendosur midis venedikasve dhe osmanėve dhe sulmoi osmanėt nė afėrsi tė Argosit. Mė 1585 Bua Griva nis revoltėn antiosmane nė trevėn e tij nė Akarnani.

    Simbolet heraldike
    Mėrkur Bua ėshtė njė pinjoll i lavdishėm i familjes princore Bua, i cili u bė me emėr jashtė Arbėrisė. Luftoi nė ushtrinė e perandorit gjerman, Maksimiljani I, qė prej vitit 1490, si komandant i pėrgjithshėm i kalorėsisė sė lehtė. Mėrkur Buas i njihet titulli kont nė vitin 1510. Nė pemėn gjenealogjike tė familjes koha e vdekjes sė tij jepet midis vitit 1527 -1560.
    Mbajtja e titullit kont shoqėrohet dhe me njohjen e simboleve heraldike, ku titulli jepet dhe bėhet i dallueshėm nė trajtėn e kurorės pėrkatėse tė kokės (kurorė konti), qė paraqitet edhe nė stemė, si dhe njohja e paraqitja e origjinės fisnike familjare, e cila pasqyrohet nė shqytin e tij. Deri mė sot nuk kemi paraqitje artistike tė stemės sė kohės sė Mėrkur Buas e cila vjen e ndryshme nė kohė tė ndryshme. Jepet njė pėrshkrim pėr stemėn e tij, si dhe shoqėrohet me njė ilustrim po tė kėtij viti nė librin “Ellenika anekdhota perisillehthenta kai ekdhidhomena kat egkrisin tis Bojlis Ellinikis Dapanis”, vėll.1-2, Athinė1867, tė Sathas, K.N., por edhe ato kanė ngarkesa tė lehta subjektivizmi. Stema ėshtė e punuar dhe botuar edhe nga N. Manesku dhe ėshtė e ribotuar nė librin e Sturdza, M.D. “Dictionnaire historique et Genealogique des Grandes Familles de Grece d`Albanie et de Constantinople”, Paris 1983. Varianti i dhėnė i pėrshkruar ėshtė verifikuar nga autoritetet e Vjenės. Stema qė njihet me emrin e Mėrkur Buas pėrbėhet nga kėto elementė: shqyti, pėrkrenarja e kurorėzuar, kreshta e pėrkrenares, si dhe pėlhura e kokės (ojnat). Nga pikėpamja heraldike kemi tė bėjmė me njė zhvillim thuajse tė plotė tė stemės nė fjalė. Shqyti ėshtė i ndarė nė katėrsh. E para ėshtė e prerė nė tė blertė (nė kėtė blazon paraqitet gabimisht e purpurt) dhe nė tė kaltėrt. Nė tė blertė paraqitet njė kryq i artė patent, midis dy yjeve tė arta tetėcepėshe. Nė tė kaltėr paraqitet njė ferrėgjatė i artė dhe i kurorėzuar. E dyta ėshtė e kaltėr me njė shqipe tė artė flatrėhapur dhe e kurorėzuar. E treta ėshtė e brezuar nė 12 pjesė (tė valėzuara) tė argjendta dhe tė kaltėrta. E katėrta ėshtė e zezė, nga e majta futet njė llėrė e veshur me tė kuqe, nė dorė ka mbėrthyer katėr (bolla) vitore tė blerta. Nė qendėr tė shqytit ndodhet njė “shqytėz tėrfil” me krye tė zbukuruara nga tri urora tė arta dhe me buzim po tė artė. Shqytėzi ėshtė i kaltėr me njė grifon tė artė dhe tė kurorėzuar. Forma e tij simbolizon trininė e shenjtė, ndėrsa kurorat simbolizojnė monarkinė, atė tė perandorit gjerman Maksimiliani I.
    Mbi shqytin pėrkrenarja e argjendtė ėshtė e kurorėzuar me pesė kangjella tė arta, me pėlhurė koke tė ojnėzuar, tė kaltėr nga brenda dhe tė blertė nga jashtė (nė kėtė blazon paraqitet gabimisht e purpurt). Nė konvencionin heraldik ngjyrat e pėlhurės sė kokės rrėfejnė dhe ngjyrat e mantelit tė pėrdorur prej Mėrkurit. Kreshta pėrbėhet nga katėr kokė tė arta luani. Numri i tyre lidhet formalisht me numrin e stemave qė pėrbėjnė shqytin. Shqytėzi nė formė tėrfili qė i lidh dhe i mbivendoset stemave tė tjera tregon njohjen, aprovimin si dhe mbrojtjen e kėtyre simboleve nga perandori Maksimiliani I. Analizimi heraldik i shqytit tregon se kemi tė bėjmė me njė bashkim, ndėrthurje stemash tė veēanta, qė dikur kanė qenė mė vete. Ato vijnė tė bashkuara nė shqyt pėr arsye tė panjohura prej nesh, por qė mė i shpjegueshėm mund tė jetė fakti i njė subjektivizmi tė Mėrkur Buas pėr tė ngjizur nė njė tėrė lavdinė e sė kaluarės sė familjes, origjinės sė tij tė shprehur nėpėrmjet stemave heraldike. Duke bėrė analizėn e tyre brenda fakteve heraldiko-historike, secila stemė ka shpjegimin e saj qė e lidh dhe bashkėrendon me tė tjerat. Pėrshkrimi qė i bėhet stemės sė Mėrkur Buas nė njohjen e motivacionit tė kontit na ndihmon tė kuptojmė historinė e pjesėrisht pėrkatėsinė e stemave pėrbėrėse tė shqytit tė tij, pasi gjuha heraldike pasqyron deri-diku dhe historinė e familjes qė e mban atė; pra njė histori e shprehur nė simbole.
    Megjithatė ka elemente nė stemė pėr tė cilat nuk mund tė flitet nė mėnyrė absolute pėr shkak tė zbrazėsive tė herėpashershme historike qė i mbulojnė ato. Nė njė tė katėrtėn e parė tė shqytit ndeshim njė ferrėgjatė tė artė tė kurorėzuar, qė ėshtė simboli i familjes mbretėrore tė Francės, i cili vihet nė pozicionin e privilegjuar dhe tė kryesimit tė shqytit pėr tė treguar varėsinė e Mėrkur Buas me stemat e tij, ndaj kurorės mbretėrore franceze tė Ludovikut. Forma e vjetėr e kryqit tė artė patent lidhet me hershmėrinė e pėrqafimit tė kristianizmit nga ana e familjes mbretėrore nė fjalė dhe yjet e arta tetėcepėshe flasin pėr lavdinė e saj nė mbrojtje dhe nė udhėrrėfim drejt krishtėrimit. Nė njė tė katėrtėn e dytė njė shqipe e artė, flatrėshpalosur dhe e kurorėzuar tregon se kemi tė bėjmė me simbolin e familjes tė despotėve tė Angjelokastrės, tė cilėt siē dihet kryesoheshin nga Gjin Bua Shpata e pasuesit e tij. Nė njė tė katėrtėn e tretė tė shqytit nga pėrshkrimi qė i bėhet stemės sė Mėrkur Buas nė njohjen e motivacionit tė kontit tregohet pėr njė krahinė tė Bregut tė quajtur “Boyena” qė tregon origjinėn e zotėruesve tė stemės. Pėrshkrimi nė motivacion nuk ndihmon nė pėrcaktime tė sakta pėr tė, por duke u nisur nga vizioni heraldik kemi tė bėjmė me njė krahinė bregdetare, ndofta-ndofta kemi tė bėjmė me stemėn e sunduesve Bua tė Moresė, tė cilėt mund ta kenė thirrur vendin ku kanė jetuar me emrin e tyre Buena. Nė njė tė katėrtėn e katėr tė shqytit, ku tregohet njė krah me mėngė tė kuqe, i cili futet nga e majta e shqytit, duke mbajtur nė dorė katėr vitore (bolla) tė blerta, ėshtė stema e hershme e Buajve, tė cilėn Mėrkur Bua, nė pėrshkrimin qė i bėn stemės sė tij nė njohjen e motivacionit tė kontit, e lidh me hershmėrinė e historisė sė lavdishme tė familjes Bua qė ėshtė pasardhėse e denjė e lavdisė sė mbretit Pirro tė Epirit (nė njė legjendė pėr Pirron e Epirit tregohet se ai mbyti me shtrėngimin e dorės njė gjarpėr kur ishte fėmijė). Flitet dhe pėr njė lidhje midis mbiemrit tė Buajve me emrin e simbolit nė kėtė stemė (bolla). Mė 1490 Buajt i gjejmė nė Librin e Artė tė familjeve fisnike nė ujdhesėn e Korfuzit, asaj kohe nėn Republikėn e Venedikut, ku mė 1622 shquhet fisniku Petro Bua, i cili kryeson njė pėrfaqėsi tė fisnikėrisė sė Korfuzit pranė senatit tė Venedikut. Fisniku Petro Bua mbante njė stemė tė artė me majė tė blertė, majtas hyn njė llėrė me byzylyk, nė dorė mban njė degė tė blertė me gjethe, qė shoqėrohet me dy iniciale P dhe B, qė nėnkupton Petro Bua. Mė pas kjo stemė do tė jetė blazoni i Buajve tė Korfuzit. Emblema vjen tek ne vetėm e pėrshkruar. U botua nga M.D. Sturdza nė “Dictionnaire historique et Genealogique des Grandes Familles de Grece d`Albanie et de Constantinople”, Paris 1983. Nga pikėpamja formale ka njė ngjashmėri midis stemės sė vjetėr tė familjes Bua dhe asaj tė Petro Buas, ndonėse simbolet themelore ndryshojnė: njė llėrė qė futet nga e majta e shqytit e mban me dorė – simbole tė ndryshme.
    Duke u nisur nga tė dhėnat heraldike tė mėsipėrme do tė thoja se mungesa e dokumentimit tė kėtyre stemave krahas asaj ku ato paraqiten tė bashkėngjitura dhe tė pėrshkruara pėr Mėrkur Buan krijon njė paplotėsi nė historinė e qenėsisė dhe interpretimin e tyre. Gjithsesi studimet e mėtejshme heraldike mund tė sjellin mendime tė reja dhe mė tė plota pėr simbolet e familjes mė nė zė nė historinė e gjysmės sė dytė tė shek. XIV nė trevat jugore tė Shqipėrisė.




    22/05/2006
    KATEGORIA: Kulture.Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Me poshte ka nje gjenealogji te familjes Shpata. Ndoshta jo i gjithe informacioni perputhet me tekstin e mesiperm.

    ==================================================

    Bua Spatas Family


    N Bua (Buchia) had issue:

    --- * A1. Nicolo, Protovestarios of Stefan Dushan King of Serbia (1345-49)
    ------ o B1. Pietro, Lord of Angelokastron and Delvino 1354
    --------- + C1. Ghin Bua Spatas (Lanza), Despot of Angelokastron and Acheloos (1358-1400), Lord of Arta 1375, Lord of Lepanto, Despot of Arta and Lepanto, +29.10.1400; m.1375 Elena Preliubowna, heiress of Vela, Drynopolis and Vagenetzia in 1382
    ------------ # D1. Irene, fl 1403; m.1396 Esau Buondelmonti, Despot of Joannina (+1403)
    ------------ # D2. a daughter, fl 1392; m.Ghin Zenevisi
    ------------ # D3. [illegitimate] Paolo Spata, Lord of Lepanto (1400-07), sold to Venetians, +after 1408
    --------------- * E1. a daughter, heiress of Dragomeste in 1402; m.N.H. Francesco Foscari, Patrizio Veneto (+before 1427)
    --------------- * E2. [parentage uncertain] Rosso Bua, "Baron of Morea" in 1423
    ------------------ o F1. Ghin Bua, Baron of Morea in 1457
    --------------------- + G1. Pietro Bua, albanese master of clan in Morea (1453-89)
    ------------------------ # H1. Nicolo, "Stratiota" in 1500
    ---------------------------- * I1. Mercurio/Maurizio, Count of Holy Empire 1510, +after 1527; m.1519 Caterina Bocalis
    ------------------ o F2. Alessio Bua, Baron of Morea in 1457
    --------- + C2. Maurizio Bua Sgouros, Despot of Arta (1400) -deposed by Vongo Zardari and (1410-18), Despot of Joannina (1403-18), +killed by Carlo I di Tocco Duke of Leucade 1418
    --------- + C3. Comneno Spatas, fl 1392-1407
    ------------ # D1. a daughter; m.1392 Count Nicetas Thopia Lord of Croia and Valona (+1415)
    ------------ # D2. Maurizio/Macer
    --------------- * E1. Comneno/Camusa Spata, Lord of Eximeno (1464-66), gave to Venetians 1466
    --------------- * E2. Count Giaras, lived in Agraphi by Lepanto in 1465
    ------------------ o F1. Nicolo Sguros, Turkish vassal in 1518
    ------------------ o F2. Giorgio Sguros, Turkish vassal in 1518
    ------ o B2. a daughter; m.Marco de Gozze, Nobile of Ragusa (living 1349)
    --- * A2. Michele, +1350
    ------ o B1. Ripa, Lord of Meleda’s island 1360

    http://genealogy.euweb.cz/balkan/spatas.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga King_Gentius : 23-05-2006 mė 01:30

Tema tė Ngjashme

  1. Simboli i shqiponjės me dy koka nė flamurin tonė kombėtar
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 464
    Postimi i Fundit: 17-06-2023, 04:16
  2. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  3. Kumanova, informacione tė pėrgjithshme
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 07:52
  4. Mbidoza e modernizmit tė familjes
    Nga Cimo nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2007, 18:19
  5. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •